PDA

View Full Version : Cila eshte shkalla e popullaritetit tend?


Zana_ch
10-12-06, 18:20
Cila eshte shkalla e popullaritetit tend?

Ne familje apo midis miqsh ndihesh e vleresuar? Kerkohet mendimi yt? Festat nuk organizohen pa ty? Pra cfare niveli popullariteti ke?

Per ty simboli i pushtetit eshte:

A Nje gote shampanje

B Nje luan

C Nje makine e fuqishme

Cfare titulli do t’i vendosje nje te perjavshme femerore:

A Histori femrash

B Femra te kohes

C Egersira

Si i pergjigjesh nje telefonate me ton agresiv:

A “Ju lutem qetesohuni”

B “Ndryshoni tonin, perndryshe do ta mbyll”

C “Qenkeni zgjuar keq sot”

Fundjava e endrrave te tua:

A Ne nje keshtjelle midis nje pamje perrallore

B Ne nje hotel luksi ne Nju Jork

C Ne nje plazh te dendur ne Kaliforni

Nese e vogel do te kishe qene mashkull, do te te kishte pelqyer te beheshe:

A Policino

B Robin Hud

C Rambo

Festa po shkon per mrekulli. Ti cfare roli ke:

A Te nje mikeshe besnike dhe diskrete

B Te nje vezhgueseje qe nuk i shpeton asgje

C Te nje bombe qe ndez atmosferen

Gjate mbedhjeve te punes, preferon te ulesh:

A E rendesishme eshte te qendrosh prane kolegeve te preferuar

B Ne nje vend te rehatshem, pak pas te tjereve

C Gjithnje prane shefit, edhe nese duhet te qendrosh ne kembe

Nese mikeshat e tua te jepnin nje cmim, do doje ate te:

A Alegrise

B Simpatise

C Elegances

Luku i nje fituesi:

A Dopiopet gri dhe ore floriri

B Xhinse, cizme dhe veshtrim joshes

C Nje axhende e mbushur me takime, vullnet te hekurt dhe vendosmeri

Po ai i nje fitueseje?

A Kostum dhe buzeqeshje

B Humor i mire, dinamike dhe veshje casual

C Lap top, korrektesi dhe ide te qarta

A

Pak i ulet

Thua gjithmone ate qe mendon dhe nuk ben asnje perpjekje per t’u dukur simpatike. Per kete nuk je nga ato qe te gjithe admirojne dhe qe ftohen te parat neper festa, pra shkalla jote e popullaritetit nuk eshte kurre shume e larte. Por kjo nuk te shqeteson shume, preferon te kesh tre apo kater miq qe njeh mire, ne vend te nje ushtrie te panjohurish. Per ty eshte e nevojshme te jesh gjithmone te sinqerte, e di se cfare do dhe preferon te mos heqesh dore kurre nga liria jote e te vepruarit dhe menduarit. Nuk sforcohesh qe te gjesh kompromise midis shijeve te tua dhe atyre qe te rrethojne, dhe shpesh akuzohesh se ke nje karakter te keq. Por kjo nuk perben nje problem duke qene se ke nje personalitet te forte dhe nga pikepamja sentimentae je e sigurt tek vetja, nuk ke nevoje per popullaritetin.

B

Mire

Ke nje temperament antikonformist, por te hareshem dhe te ekujlibruar. Per kete shkalla e popullaritetit tend varet nga simpatia qe do te inspirosh. Nese ndihesh e kenaqur dhe ne forme di te jesh komunikuese, e adhurueshme, dhe shkalla jote e popullaritetit shkon ne maksimum. Por nese ndihesh melankolike dhe e lodhur shfaqesh me pak e gatshme. Te tjeret ndjejne se nuk jane me aq te rendesishem para syve te tu dhe keshtu qe lodhen me ty. Te pelqen te ndihesh e lire, pa u kushtezuar nga askush. Por duhet te provosh me shpesh te tregosh te gjitha aspektet e personalitetit tend, edhe ato me te trishtat, dhe te lejosh qe te tjeret te te ndihmojne.

C

Gjithnje shume lart

E rrethuar me miq nga agimi ne perendim, e vleresuar dhe e mire me te gjithe, jeta jote e perditshme i ngjan autostrades se diellit ne muajin gusht…! Shkalla e popullaritetit tend nuk eshte vetem zhuritese, por mahnitese madje. Per ty nuk ka asgje me te mire se sa personat qe te vleresojne, qe te buzeqeshin sapo te shohin, apo atyre qe mund t’u mesosh dicka, te jesh e dobishme. Ke nevoje qe te jesh e vleresuar nga te tjeret per t’u ndjere e gjalle dhe kur je vetem merzitesh menjehere. Por kujdes mos u ndiko gjithnje nga te tjeret per t’u ndjere mire me veten, apo qw te duash gjithnje te njohesh njerez te rinj. Rrezikon qe te perfundosh pa miq dhe me shume njohje siperfaqesore.