PDA

View Full Version : Gazullorėt e rinj


Zana_ch
15-12-06, 21:05
Gazullorėt e rinj


Gazullorėt pėrbėjnė njė univers. Duke gėrmuar nė rrjedhat e 500 vjetėve, bindesh se mund tė flitet jo vetėm pėr njė trini unikale vėllezėrish tė shquar Gazulli (Gjoni, Pali, Ndreu) - “Yllėsi” shqiptare nė botėn perendimore Europiane nė shek XV, por pėr njė dinasti tė tėrė Gazullorėsh qė nė vetvete pėrbėjnė ende njė Enciklopedi tė pandriēuar. Brezi i dytė i Gazujve janė klerikėt katolikė, ndryshe Gazullorėt e Rinj. Universi Gazullian mundet tė zėrė fill me njė meshtar tė thjeshtė Dom Mat Gazulli nga Barbullushi qė pėrmendet shkarazi nė njė dokument se kishte blerė njė Bibėl tė ēmuar me shumėn e madhe prej 60 dukatėsh nga Arqipeshkvi i Tivarit nė vitin 1404 dhe tė “mbyllet” nė shek. XX me Dom Jak Gazullin famullitar i Kēirės i cili nė vitin 1952 e mė pas kryen shėrbesa fetare dhe nė Qafė Mali e Korthpulė tė Mirditės. Prej mė se pesė shekujsh gjendet i paprishur mbiemri Gazulli, ashtu si dhe mė parė vazhdon tė mbahet dhe sot e kėsaj dite si mbiemėr nė disa fshatra tė Zonės sė Ulėt tė Shkodrės. Gazujt pėrmenden sė pari mė 1301 nė “Libėr Reformatorium” tė Raguzės, mė pas nė Kadastrėn Veneciane tė njė shekulli mė vonė 1416, ku dalin 4 shtėpi me mbiemrin Gazulli nė njė katund tė Bregut tė Bunės.

Vini re! Katėr shtėpi, jo njė fshat i tėrė, ēka nėnkupton nė njė farė mėnyre se ishin tė ardhur nga diku brenda vendit. Vihemi kėshtu nė kėrkim tė origjinės sė tyre tė hershme. Si shumė bashkohės e tė tjerė tė mėvonshėm shpėrngulen nga Mirdita e vendosen nė fushė pėr njė jetė mė tė mirė. Pėr tė mos humbur identitetin, siē ndodhte rėndom me tė shpėrngulurit morėn me vete emrin e fshatit si mbiemėr tė tyre.

Origjina e hershme e Gazullorėve ishte Mirdita ku deri vonė janė ruajtur disa mbishkrime me kėtė emėr ndėr varreza. Tė tilla janė gjetur nė Ndėrfanė e gjetkė.

Dom Gaspėr Gurakuqi i vendos ata nė Kashnjet tė Mirditės, “Ku gjinden edhe sot (1938) dy lagjesh: Kuqaj dhe Lalaj. Prej Kuqajve u shkėputėn tre vėllazėn nuk dihet kur, njėri shkoi nė Lezhė dy tė tjerėt u ngulėn kėtu nė Dajē (Zadrimė), ku u shumuen e sot gjinden 16 familje me 125 pjesėtar pos atyre qė kanė dalė prej kėndej”.

Pikėrisht nė Kashnjet duhen kėrkuar rrėnjėt e kėtij fisi bujar. Kuqajt dhe Lalajt i pėrkasin fshatit Gjazujt-Sukagji, mė pak se tre orė nga Ndėrfana nė Veriperėndim tė saj. Emri Gjazuj del vetėm atje dhe askund tjetėr, nė trajtėn e shumėsit, kurse tė shpėrngulurit e kanė mbajtur nė trajtėn e butė tė njėjėsit – Gazull. Ėshtė fshat i vjetėr me pamjen tipike tė njė vendbanimi tė hershėm nė tė dy anėt e luginės qė formon pėrroi i Gjazujve. Kemi Gjazujn e Epėrm dhe Gjazujn e Poshtėm. Nė Kodėr Gjazuj gjenden rrėnojat e njė objekti fortifikues mesjetar dhe ato tė kishės sė Shėn Ilisė qė nuk mbahet mend nga banorėt e sotėm, por qė del nga relacionet e fillimit tė shekullit XVII vetėm si emėr. Prej kėtej janė shpėrngulur gazullorėt nė Zadrimė, Dajē, Barbullush, Kukėl duke i dhėnė emrin e tyre dhe njė fshati tė vogėl nė afėrsi tė Velipojės, siē gjendet nė kadastrat e vjetra tė shekullit XV. “Kemi pas tokat bashkė, kemi pas mort e darzėm me njėri - tjetrin”, tregojnė sot nė Gazuj tė Kashnjetit. Edhe Gazullorėt e Dajēit njohin Gazujt e Kashnjetit pėr vendorigjinėn e tė parėve tė tyre. Kjo tezė e origjinės sė kėsaj familjeje me emėr mbėshtetet nga disa studiues, sipas tė cilėve “djepi i parė i gazullorėve ka qenė lagjja Gjazuj e Kashnjetit tė Mirditės”. Lidhjet mes gazullorėve vendas dhe tė shpėrngulur i japin dhe disa gojėdhėna, sipas sė cilave, ata dhe nė ditė tė vėshtira i janė gjetur njėri tjetrit, madje dhe jashtė Shqipėrisė.

Pėrsa i pėrket vendit tė lindjes sė Gjon Gazullit (figurė e madhe poliedrike e shek. XV), studiuesi Mikel Prenushi e lė evaziv, kur shkruan se pėr shumė arsye mund tė mendohet se ai ka lindur nė Zadrimė apo nė Mirditė nga e kishte origjinėn familja e tij. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė Gjin Gazulli i ati i tre vėllezėrve tė shquar humanistė, (Gjon, Pal, Ndre) tė ketė qenė njė malėsor me qeleshe qė priste e pėrcillte dashamirė tė tij nė kullėn e tij nė Gjazuj tė Mirditės, siē mund tė ketė qenė njė arhond i njohur i Arbėrisė po nė kėtė trevė.

Madhėshtia e derės sė Gazullorėve sintetizohet te njeriu simbol, Gjon Gazulli, i lindur nė vitin 1400, shkolluar nė Padova, marrė doktoratėn nė shkencat e lira, atdhetar i madh, politikan, diplomat, profesor, orator, figurė poliedrike e njė shkencėtar brilant, astronom e matematikan, posedues i njė biblioteke tė madhe.

Gjoni dhe dy vėllezėrit e tij patėn lidhje tė ngushta me Gjergj Kastriotin. Raguza u bė atdheu i tyre i dytė, prej nga lidheshin me Shqipėrinė, Italinė, Hungarinė etj.

“Pal Gazulli ishte besniku i tė madhit Skandėrbeg, tė cilin herė e shoqėronte, herė shkonte nė emėr tė tij te Papa i Romės. Papa i dorėzonte 2000 dukatė pėr Skandėrbegun, si ndihmė pėr luftė kundra Turqisė”.

Mirėpo a do tė kishte njė vazhdimėsi Gazullore apo gjithēka do tė mbyllej nė qarkun e tyre tė lavdisė sė shekullit XV? Fatmirėsisht ky gen i fortė nuk u shuajt. Fisi i Gazullit rron, luton e meshon pėr fe, atdhe e kombėsi: shumėfishohet pėrballė barbarisė qė dyndet nga larg pėr tė tjetėrsuar tokėn, njeriun, katoliēizmin, traditat. Ėshtė njė radhė e ēmuar priftėrinjsh katolikė qė sė bashku nė “polifoto” historike i japin njė dimension tė ri dimensionit Gazullian.

Nuk ėshtė e rastit qė “brezi i dytė” i Gazullorėve, ai i klerikėve, qė ende mund tė konsiderohet si njė brez i humbur, bėn emėr nė rradhėn e ndritur tė pėrpjekjeve pėr liri e pavarsi, si dhe pėr mbrojtjen e katoliēizmit

Nga fisi priftėror i Gazullorėve rreshtojmė: Dom Mate Gazulli, prifti domenikan katolik Gjon Gazulli qė sė bashku me Palin, Abatin e Ndėrfanės, ėshtė ndėr ambasadorėt e Gjergj Kastriotit nė Europė, krahas Pal Ėngjėllit, Arqipeshkvit tė Durrėsit; dhe 200 vjet pas tij Dom Pal Gazulli qė mė 1671 ėshtė famullitar nė Gjunalė dhe mė pas nė Kashnjet. Nė shekullin XVIII ėshtė imzot Gjon Gazulli, Arqipeshkvi i Shkupit i pasuar nga Dom Ndre Gazulli apo Gazullori, Abat i Mirditės.

Vijnė mė pas Dom Mėhill Gazulli, Dom Shtjefėn Gazulli, Dom Simon Gazulli, Dom Zef Gazulli, Dom Gjon Gazulli (i vjetri), Dom Gjon Gazulli (i riu) me tė vėllanė Dom Nikoll Gazullin dhe sė fundi Dom Jak Gazulli. Janė tė paktėn 12 meshtarė Gazullorė nė gjashtė shekuj, sa nga asnjė derė tjetėr shqiptare.

“Gazullorėt e Rinj” (siē e kemi cilėsuar brezin e klerikėve pėr t'i dalluar nga “Gazullorėt e Vjetėr” humanistė tė shek XV) bėjnė emėr nė mėnyrė tė veēantė nė shekullin XVIII e mė pas.

Zana_ch
15-12-06, 21:07
IMZOT GJON GAZULLI, ARQIPESHKĖV I SHKUPIT



Nė shkrimet pėr klerikėt Gazulli pėrmenden dy me kėtė emėr. Kėta i pėrkasin shekujve XIX e XX. Gjon Gazulli i parė (qė e kemi cilėsuar i vjetri) ishte nip i Dom Zef Gazullit nga Dajēi. Kur ky i fundit vdes nė vitin 1872 i shkruan njė epitaf mbi rrasėn e varrit xhaxhait, teksa ishte nxėnės-xhakue nė kolegjin Loteran. Mė vonė do tė kemi Gjon Gazullin e dytė (i riu) i cili ekzkutohet mė 1927 pėr motive politike. Kurse Gjon Gazulli (1702-1753), Arqipeshkėv i Shkupit nė shek. XVIII ėshtė pėrmendur ndėr ne vetėm tash sė voni, “kosovar nga Gjakova”, “doktor nė teologji e filozofi” qė ka botuar nė Romė nė vitin 1743 librin e tij shqip nė dialektin e Gjakovės.

Ky pasardhės i denjė i Budit, Bogdanit, Hasit e tė tjerė del tė ketė qenė njėherėsh dhe njė njeri i spikatur i dijes e letrave. Shkrimi mė i plotė pėr Gazullorėt, ai i Dom Gaspėr Gurakuqit, kufizohet vetėm nė ata me prejardhje nga Dajēi i Zadrimės- “kjenė dhe janė tė gjithė Gazullorė tė Dajēit” – dhe vetėm pėr periudhėn 1783-1938, duke mos pėrmendur jo vetėm Dom Mate Gazullin, por as Dom Pal Gazullin e shek. XVII le pastaj Imzot Gjon Gazullin, Arqipeshkėv i Shkupit, me tė cilin gjeografia Gazullore shtrihet dhe nė njė hapėsirė tjetėr shqiptare nė Gjakovė e nė Shkup. Pėr origjinėn e tij mund tė thuhet ose ai ishte nga Gazullorėt e shpėrngulur nė Zadrimė dhe pėr nevojat e shėrbimit fetar ishte dėrguar nė Kosovė, ose (ēka ka mė tepėr gjasė), njė degėzim i Gazullorėve tė Mirditės ishte vendosur me banim nė Gjakovė e prej tij kishte rrjedhur edhe Imzot Gjon Gazulli, gjė qė e pėrforcon edhe libri i tij i shkruar nė “dialektin e Gjakovės”.