PDA

View Full Version : Pershendetja e fundvitit.


Kalt
24-12-06, 22:30
Sot eshte 24dhjetor 2006.
Edhe disa ore na ndajne nga kremtimi i Krishtlindjeve dhe duke perfituar nga kjo kohe e mbetur,perfitoj nga rasti te pershendes te gjithe anetaret e forumit Dardania.de me urimet dhe deshirat me te mira per vitin qe po vjen.
Ky fundviti eshte paksa i vecante sepse ne nje kohe te shkurter mbare njerezimi kremton Krishtlindjet, Bajramin dhe Vitin e Ri.
E tille eshte bota, i tille eshte njerezimi, banoret e Tokes nuk jane me si dikur te larget e te panjohur per njeri-tjetrin, sepse teknika ka bere te veten duke i afruar njerezit me shume me njeri-tjetrin.
Afersia e krijuar eshte nje mundesi me e madhe per t'a kuptuar me mire njeri-tjetrin, per te biseduar me njeri-tjetrin qe pavaresisht besimeve, ideve, bindjeve, gjinise dhe races, te mundet te gjendet gjuha e perbashket, ne menyre qe brezat e sotem te kene nje te sotme me te mire dhe ata qe do te vijne te fitojne nje te ardhme edhe me te ndritshme.
Vecanerisht per ne shqiptaret ka shume rendesi qe te dijme te integrohemi ne kete bote qe ecen shume shpejt perpara, ne menyre qe dhe ne te gjejme sa me shpejt vendin qe na perket ne Europen e qytetareve te lire.
Fundi i vitit eshte nje kohe kur gjithkush behet me i ndjeshem, me i hapur, me shoqeror, me i afert, me i gezuar, me familjen e me shoket.

I pershendes vecanerisht ata me te cilet kam shkembyer mesazhe, kritika e ide si:Bond, Turisti, Reana, Jador, Barbaroza, Prishtinasja, Vjeshta, Sy_kaltra, Ninnela, Luana, e martumja, Artisti, Murgesha, e sa e sa te tjere qe per momentin nuk po ua kujtoj dot emrat sepse nuk kam qene i kycur ketu per nje kohe te gjate.
Te gjitheve pa perjashtim ju uroj shume fat, lumturi dhe respekt.

Me shume mall dhe respekt

Kalt

http://www.riversongs.com/christmas/silver_bells.html

http://www.riversongs.com/greetings/sleigh.html

Prishtinasja_
24-12-06, 23:58
I nderuari Kalt ,

gjithashtu edhe une ta uroj festen e bajramit dhe vitit te ri !

Dashuria, paqja dhe lumturia qofshin ne familjen tuaj !! :smile:

Gjithashtu jau uroj gjithe shqiptarve dhe antarve te forumit Dardan festen e krishtlindjeve, festen e bajramit dhe vitit te ri !!!

Shendeti dhe miresija qofshin percjelles ku do qe jeni !! :smile:

Vecanerisht e pershendes : Kalt, Artist,Drinni, Murgesha,vendasi, vjeshta,sy_kaltra,Gentiani, Selvija,halla e madhe, Amazona, Amina,Guri i madh, LOJETARI,Dea_A.e_martumja,Paradox_13,Naki,seriozja _19,Dr.Leone,schütze,Elektroliti !!:smile:

instruktori
25-12-06, 11:45
Edhe une ju deshiroj dhume te mira ne jete z.Kalt.


Gjithashtu jau uroj gjithe shqiptarve dhe antarve te forumit Dardan festen e krishtlindjeve