PDA

View Full Version : Gryka e Rugoves


Vin-Diesel
08-02-07, 18:12
Kush nga ju e ka Vizituar kete vend dhe sa ju ka len Mbresa ???
Mund te na thoni diq per kete vend ??

Giovanni
11-02-07, 00:18
Une e kam vizituar disa her dhe prap do ta vizitoj se eshte vend i mrekullushem.

Rugova me bukurite e saj natyrore ka qen dhe do te mbetet nje vend turistik shume i vizituar ka pas dhe investime te shumta eshte asfaltuar rruga dha kan ber ndertime te ndryshme te restoranteve. Tek i pesti apo kilometri i 5 ndodhet nje restorant ku eshte shume i vizituar nga te huajt. Ne menyn e ati restorani mund te porositet edhe menyja popullore flija etj...
Nder te tjerat ne rugove jeton edhe nje familje amerikane nje amrikan gjat qendrimit ne kosove ne mision ka pare ket dukuri natyrore dhe tani jeton me familje.


Eshte per tu vizituar....

Prishtinasja_
11-02-07, 19:57
Pershendetje Vin-Diesel

Njėra ndėr panoramat mė tė bukura tė Kosovės ėshtė pa dyshim Gryka e Rugovės.

Gjdo here kur shkoj per pushime ne Kosove vizitoj edhe Rugoven dhe Gryken e Rugoves ! Heren e fundit e vizitova ne Gusht (2006) dhe kalova shume mire !!!
Isha edhe ne disa fshatra te Rugoves, vizitova edhe fshatin e gjyshit :biggrin: sepse jam mbese e Rugoves :biggrin: !! Ishte gati afer kufi me Malin e Zi por ishte shume mire !!
Per vete e dua shume at vend sepse gjithmone me len pershtypje te mira !! :smile:

Ja ketu kam nje foto :

Eshte Nje pjese e ketij kanjoni madheshtor ku mund te shihen disa shpella te vogla siq eshte "Shpella e Princeshes"

407

Pershendes gjithe sidomos te gjithe Rugovasit !!!!! :smile:

Naki
11-02-07, 22:00
Direkt mbi qytetin e kendshem Kosovar te Pejes,i cili shtrihet ne nje lartesi mbidetare prej 525m, dhe i cili per nga pozita e bukur qe ka prane bjeshkeve te larta, te perkujton me se shumti ne qytetin e Salzburgut i cili shtrihet prane maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veqant dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatesi prej 25 km, perderisa lugina eshte nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njifet me emrin “Gryka e Rugoves”, dhe ka nje karakter te nje kanjoni te madhe, me shkembinje te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtesisht vertikal. Perafersishte ne mesin e kesaj gryke, aty ku lumi e prene nje shkembe te madhe gelqeror, aty fillon te ngjitet edhe rafshnalta e Lumbardhit me nje madhesi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, ne nje form te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt eshte edhe fillimi apo hyrja ne kete sistem te veqant te shpellave, dhe i cili quhet me emrin “Gryka e Madhe”. Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatesine prej me shume se 10km, dhe per kete fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe eshte shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj permbi burimin e lumit nentokesor praktikisht fillon te ngjitet ne lartesi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e veshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartesi eshte 310m ( +296 m, -14 m). Dhe kjo e bene kete shpelle unike dhe poashtu me te larten ne Ballkan.


http://www.aragonit-speleo.org/files/images/af1e_w300.jpg


Gjatė gushtit 2006,nė bjeshkėt e Rugovės isha pėr herė tė parė nė pushime verore nė zonat tek guri i kuq dhe liqeni,mė ka fascionuarė bukuritė natyrore,ushqimi dhe jeta nė pėrgjithėsi e Rugovanasve.

I gėzohem pėrseri pushimeve verore 2007,tė shijojė edhe mė tepėr bukuritė e bjeshkėve tė Rugovės.


Naki

e_martumja
11-02-07, 22:04
Kush nga ju e ka Vizituar kete vend dhe sa ju ka len Mbresa ???
Mund te na thoni diq per kete vend ??


Nuk e kam vizitu kurre por e kam pa ne TV, shume bukur u duke, shpresoj te kam rrast te shkoj dhe te vizitoj sepse me pelgjejn vendat e tilla !

Agolli
11-02-07, 22:19
O ju malet dhe bjeshket e Rugoves... e ju o lisat e gjate!
Fushat e gjera me lule, q'u kam nder mend dit' e nate!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gerxhe dhe perplot pyje te gjelberuar!....

http://static.flickr.com/55/120112483_10cec8e0d1_m.jpg

http://images.world66.com/gr/yk/a_/gryka_e_rugoves_galleryfull

Vin-Diesel
12-02-07, 14:50
Une e kam vizituar disa her dhe prap do ta vizitoj se eshte vend i mrekullushem.

Rugova me bukurite e saj natyrore ka qen dhe do te mbetet nje vend turistik shume i vizituar ka pas dhe investime te shumta eshte asfaltuar rruga dha kan ber ndertime te ndryshme te restoranteve. Tek i pesti apo kilometri i 5 ndodhet nje restorant ku eshte shume i vizituar nga te huajt. Ne menyn e ati restorani mund te porositet edhe menyja popullore flija etj...
Nder te tjerat ne rugove jeton edhe nje familje amerikane nje amrikan gjat qendrimit ne kosove ne mision ka pare ket dukuri natyrore dhe tani jeton me familje.


Eshte per tu vizituar....


Ne Hagjaj, Rruga prej Kuqishte qe te qon ne Boge, eshte i Ndertuar Stani i nje Amerikani ku jeton me Familje ...Eshte pak veshtir per ta Zbuluar ate Stan sepse e ka te Ndertuar e rrethuar me Pisha !!

Edhe Mua me Pelqen shume aj vend,ne Kilometrin e 12 eshte Restauranti "Rugova Camp"
Por edhe ne Leqinatin e Kuqishtes eshte ndertuar edhe eshte Hapur nje Restaurant teper teper i mire !!!

Ata qe nuk e kan Vizituar shpresoj, se nje dite do ken kohen te bej nje Vikend ne kete vend!!

Guri i madh
13-02-07, 16:46
rugoven e kam vizitue shum her disi jam shum i lidhur me qytetin e PEJES e kam pas rast shum her me vizitue esht nji bukuri e rrall natyrore

Vin-Diesel
17-02-07, 14:44
Po veshja e RUGVASVE, Shalli apo si te themi QEFINI per te Mbuluar te VDEKURIN qe Rugovasit e Mbajn ne KOKE??



424

Vin-Diesel
17-02-07, 14:46
425



-----------------------------

Prishtinasja_
17-02-07, 14:50
Muzika dhe Folklori

Folklori shqiptar nė Regjionin e Pejės(pėrfshin Regjionin e Dukagjinit) ėshtė shumė i pasur dhe i krijuar nė kushte specifike ndėr shekuj,nėn ndikime tė ndryshme,mirpo gjithmon i ruajtur elementi autokton dhe ėshtė njė prej elementeve tė rėndėsishme qė zė vend nė valorizimin turistik tė regjionit.
Instrumentet qė pėrdoren nė kėng dhe janė autoktone janė:

Lahuta,Sharkia, Fyelli, Qiftelia,Kavall etj.

Lahuta:

http://www.archiviocomunita.org/Lahuta%20strum.music.albania.jpg

Kėtu duhet pėrmendur ansamblin e kėngėve dhe valleve "Rugova"dallohet pėr ekzekutimin e valleve tė bukura tė Rugovės me lėvizje,dinamizėm dhe me veshje karakteristike,qė pėr turistė paraqet atraksion tė vėrtetė.

Prishtinasja_
17-02-07, 14:53
Veshmbathja si motiv turistik

Sikurse nė tėrė Kosovėn ,nė refshin e Dukagjinit e poashtu edhe ne regjionin e Pejės janė ruajtur veshjet e traditės sė vjetėr shqipėtare.
Karakteristik e veshjės sė burrave nė regjionin e Pejės janė: tiqit e bardhė me gajtan tė zi ,kėpucėt prej lėkurės,ndėrsa Rugovasit nė kokė e mbajn edhe shallin e bardhė.
Atė shall qe e bajn rreth kokės e quajnė "qejfin", me at e mbulojn te vdekurin !!!

http://www.shkembi.com/rapsha2005/nata1/medium_IMG_4795.jpg

Prishtinasja_
17-02-07, 14:55
Vallė burrash rugovase e ansamblit folklorik"Rugova"

http://www.shkembi.com/rapsha2005/nata1/medium_IMG_4825.jpg

Prishtinasja_
17-02-07, 14:58
Antarėt e ansamblit folklorik "Rugova", kėngė me lahutė

http://www.shkembi.com/rapsha2005/nata1/medium_IMG_4834.jpg

Prishtinasja_
17-02-07, 14:59
"Veshje femrash rugovase"

Nė veshjen e grave ėshtė e komponuar ngjyra e zezė me tė bardhėn ndėrsa te vajzat ngjyra e bardhė me tė kuqėn.

Veshmbathja e traditės sė vjetėr tashti mund tė gjendet vetėm te gjenerata e vjetėr,sit ė berrat poashtu edhe te gratė,si dhe mund tė shihen tė ekspozuara nė muzeun e qytetit tė Pejės apo nė dyqanet qė shesin punime artizanale.

http://www.shkembi.com/rapsha2005/nata1/medium_IMG_4841.jpg

Dilaver
20-02-07, 09:11
Gryka e Madhe e Alpeve Shqiptare


Aty ka shtylla tė mėdha dhe tė larta, pastaj shkopinj tė sodės, stalaktite dhe perde tė gjata nė formė drapri, stalagmite tė grumbulluara, penda tė vogla nga shkėmbinjtė, liqene me kristale dhe margaritarė nga kalciti

http://8900.dk/kfor6/pics/rugov1.jpg




Nė trekėndėshin kufitar Kosovė - Mal i Zi - Shqipėri, gjenden vargmalet e Alpeve Shqiptare. Pėr nga pėrmbajtja gjeologjike, ato kanė njė strukturė tė rrafshnaltave tė mėdha, si Brada, Maja e Roshit, Gjeravica, Guri i Kuq, Marashi, e shumė tė tjera, qė kanė lartėsi mesatare mbidetare deri nė 2000 m. Pjesa mė e madhe e kėtij masivi ka pėrmbajtje tė gėlqerorit, kryesisht nga koha e triasikut dhe e gjurasikut, tė cilat rrjedhin nga metamorfoza e shkėmbinjve mė tė rinj vullkanikė. Maja mė e lartė e kėtyre bjeshkėve tė ashpra ėshtė ajo e Jezercit (2694), pastaj Gjeravica (2656) e kėshtu me radhė. Mbi qytetin e Pejės ekziston gryka e veēantė dhe unike e Bizhtricės sė Pejės, e cila buron nga malet e larta qė ka formuar grykėn nė njė gjatėsi prej 25 km. Lugina qė njihet si Gryka e Pejės ėshtė ndėr mė atraktivet nė Ballkan dhe ka karakterin e njė kanioni me shkėmbinj tė lartė e vertikalė deri nė 800 m.
Pėrafėrsisht nė mesin e kėsaj gryke, aty ku lumi pret njė shkėmb tė madh gėlqeror, fillon tė ngjitet edhe rafshnalta e Bizhtricės dhe mu prej aty zhvillohet njė arterie signifikante dhe autoktone hidrologjike, nė njė formė tė burimit tė ngritur ujor, e cila ėshtė edhe hyrja nė sistemin e veēantė tė shpellave, qė njihet si Gryka e Madhe. Ky sistem shpellash arrin gjatėsinė prej mė shumė se 10 km, qė radhitet ndėr mė tė gjatat nė Ballkan. Kjo shpellė, qė nga hyrja e saj pėrmbi burimin e lumit nėntokėsor, fillon tė ngjitet nė lartėsi tė vazhdueshme. Nga ngjitjet e vėshtira nėpėr ngushticat e saj diferenca nė lartėsi ėshtė 310 m (+296 m, - 14 m).

Dilaver
20-02-07, 09:13
Gryka e Madhe
Gjendet nė anėn e majtė tė kanionit, 50-60 m pėrmbi lum. Nga ky burim ėshtė gjetur njė korridor, nė tė cilin pas 100 m haset nė njė liqe. Aty gjendet edhe njė lum i brendshėm, pastaj ka kanione tė nėndheshme. Bile, njė grup prej 12 speleologėsh arriti qė ta kalojė gjysmė-sifonin dhe hyri nė njė
korridor-oval, me njė labirint dy nivelesh, por i dekoruar pėr mrekulli, ku nė njė distancė prej 700 metrash nė brendi tė shkėmbit, supozohet se ishte fundi i shpellės afėr disa sifoneve, qė kishin ngjyrė tė gjelbėr dhe ishin mjaft atraktive. Nė pjesėt mė tė thella tė shpellės, nė njė oxhak ėshtė arritur lartėsia mė e madhe e ngjitur lart, qė ishte +296 metra nė krahasim me hyrjen nė shpellė. Deri mė tash njihen 8 km tė korridoreve tė kėsaj shpelle.


Gjeneza
Kjo shpellė paraqet njė sistem tė kompleksit tė njė zone freatike. Kalimet e shpellės nė pjesėn mė tė madhe janė paleosifone. Kėto kalime kanė profil oval, por mė shume eliptike, janė mė homogjene dhe tė dimensioneve mė tė mėdha sesa korridoret e pjesės sė poshtme tė shpellės, tė cilat kanė karakterin e njė kanioni tė vazhdueshėm nėntokėsor, me mure mjaft tė larta.
Deri mė tash njihen disa nivele. I pari ėshtė niveli i lumit dhe ėshtė mjaft aktiv. Ai ka lartėsi 66 m prej hyrjes. Kėtu hasen fundėrrina shumėngjyrėshe. Niveli i lartė, qė ėshtė edhe kryesori, ka karakter gati subhorizontal dhe njė lartėsi +80 m dhe gjatėsi prej 1 km. Nė pjesėn e parė tė shpellės kėto dy nivele janė tė lidhura nė mėnyrė simetrike me njė kaos tredimensional tė disa kalimeve tė vogla, tė cilat nuk janė tė hulumtuara deri nė fund, e qė janė tė futura nė hartė dhe quhen Kalimet e Gjarprit.
Njė pjesė e veēantė dhe unike e shpellės ėshtė edhe i ashtuquajturi Tobogani, njė sifon i pjerrtė origjinal-freatik, ku me zbritjen e rrjedhės sė ujit, qė kalon nėpėr disa shkallė tė shkėmbinjve, janė krijuar ngushtica tė mrekullueshme, tė pjerrėta dhe tė lėmuara, qė janė tė gjera deri nė 1 metėr dhe tė thella deri nė 2 sosh.
Vlen tė theksohet se nė pjesėn e parė mungojnė dekorimet, kurse nė pjesėn tjetėr, pas gjysmėsifonit, ka dekorime tė mrekullueshme, bile edhe ndoshta me tė gjitha llojet e mundshme tė speleodekorimeve apo speleotemave, ēka ėshtė vėshtirė tė imagjinohet pėr njė zonė, e cila gjendet nė njė mes tė kushteve nėntokėsore tė Evropės. Kėtu ka shtylla tė mėdha dhe tė larta, deri nė disa metra tė gjata, si shkopinj tė sodės, stalaktite dhe perde tė gjata apo nė formė drapri, stalagmite tė grumbulluara, penda tė vogla nga shkėmbinjtė, liqene me kristale dhe margaritarė nga kalciti. Tė papėrshkrueshme janė edhe govatat me ujė, tė mbuluara me kristale tė kalcitit dhe grupe tė gjera tė kristaleve.
Ėshtė interesante edhe rėra e ngurtėsuar nė formė dhe madhėsi tė topave, qė gjenden lart mbi nivelin e ashtuquajtur Harku i Ylberit. Nė hyrje, qė njihet si Kalimi i Leopardit, janė disa pika dhe leqe tė shpėrndara tė vermikulitit nė formė tė lėkurės sė leopardit, tė mbetura kėtu nga vėrshimet fosilike tė ujit.


Njė depėrtim i ngushtė dhe klaustrofobik
Karakteristika tė tjera tė shpellės janė edhe disa hapėsira indirekte, nė tė cilat gjenden disa rrjedha tė vogla uji, nga kullon uji prej rrafshnaltės sė Gurit tė Kuq. Horizonti mė i lartė njihet me emrin Dyshemeja e Ngjitėsve, qė gjendet nė njė lartėsi rreth 260-270 m nga pika e lartėsisė sė hyrjes sė shpellės. Shpella ėshtė e krijuar nė gėlqerorin e triasikut tė mesėm, dhe pėrgjithėsisht ka ngjyrė hiri tė mbylltė, ndėrsa baza ėshtė me ngjyrė tė kuq e vjollce, qė kanė disa arterie tė mermerizuara. Kėtė e dėshmojnė pjesėt e ndryshme tė rėrės, tė cilat janė krijuar nga karbonatet shumėngjyrėshe tė quajtura mika, qė rrjedhin prej shtresave tė brendshme tė formuara gjatė triasikut. Kjo shpellė hyn relativisht thellė nė masivin shkembor, ngjashėm me shpella tė tjera tė Ballkanit. Vazhdimi i hulumtimeve ka mbetur vetėm te mundėsitė e hulumtuesve, tė ngjitėsve- alpinistė, por edhe te speleozhytėsve, tė cilėt duhet ta kalojnė liqenin e fundit sifonal (me gjatėsi rreth 100 m dhe thellėsi mėse 25 m).
Me kėtė do tė zbulohej tėrėsisht shpella e njė sistemi tė veēantė shkėmbor.


F.M.K.


Iliriapost



Shqiptari i arkivave britanike | Drane Bernaj – Nėna e Nėnė Terezės | FAQE

Arkza
10-03-07, 11:42
Seriozisht kurr skam qen ne Rugove dhe kam shume deshir te vizitoj jo veq qe me kan fol m perpajmen e tyre por e adhuroj shume , dhe me pelqen shume shume shume Valleja e Rugoves .

vjeshta
10-03-07, 14:04
Te vizitosh Gryken e Rugoves eshte sikur te vizitosh nje tjeter dimenzion te jetes ,mrekulli ....!Hera e fundit qe e kam vizituar ka qene para 2 vjete por ,ajo qe me te impresionion me se shumti ,eshte ramja e shpejt e temperatures (pregadituni me veshje te gjata ),rruga eshte e rindertuar por ,edhe e shkaterruar por edhe extra e ngarkuar me kamionet te kategoris se rand qe trasportojn drunj,keto ishin sa per te ju vu ne kujdes .Por vizitojeni se me te vertet ia vlen ...fjala e vjeshtes :biggrin: !

Prishtinasja_
09-04-07, 15:32
Rugovasit e 13 katundeve nderojnė Presidentin Rugova

http://www.trepca.net/2006/presidenti/060202_rugovasit1.jpg

Prishtinasja_
09-04-07, 15:39
"Bjeshket e Nemura te Rugovės"


Bjeshket e Nemura perbehen nga Viset kodrinoro-malore te Rrafshit te Dukagjinit.

Rugova (200km²)shtrihet ne pjesen e siperme dhe te mesme te lumit te Lumbardhit (Bistrices) se Pejes. Mbizotrojne formacionet gelqerore, ne te cilat janė zhvilluar proceset karakeristike. Ėshtė teritor malor, me lartesi mbi 1000m . Neper kėtė territor kanė thelluar shtratin e tyre Bistrica e Pejes (dega e Drinit te Bardhe) dhe deget e saj. Dallohet pėr relievin e copetuar dhe me forma te shumta akullnajore. Klima ėshtė malore. Temperatura mesatare e janarit ėshtė -6°C kurse e korikut 18,1°C. Mesatarisht bien 1146mm reshje ne vit. Shpatet e maleve janė te veshura me pyje, kurse pjeset me te larta, me livadhe.
Ndon se dallohet pėr shtimin e lartė natyror popullsia e tij zvogelohet, pėr shkak te shpernguljes ne pjeset e tjera te Rafshit te Dukagjinit. Ne 13 fshatrat e Rugovės jetojne vetėm shqiptare qe arijne rreth 25000 vete. Ato fshatra janė :

1. Shtupeqi i vogėl. 2. Shtupeqi i madh. 3. Drelaj. 4. Malaj. 5. Koshutani. 6. Pepaj. 7. Dugaiva. 8. Stankaj. 9. Kuqishta. 10. Bogaj .11. Haxhaj .12. Shkrel.13.Bellopaq.

Popullsia meret me blegtori e pylltari dhe shumė pake me bujqesi.
Bukurite e shumta natyrore, siē janė Gryka e Rugovės, ujvarat ne Bistricen e Pejes, shpellat, liqenet malore, bota e larmishme bimore dhe shtazore, i kanė dhėnė mundėsi tė vlerėsohet si vend turistik!!!

http://www.aragonit-speleo.org/files/images/IMG_6333.preview.JPG

Prishtinasja_
09-04-07, 15:40
Nje pjese e qytetit te Pejes, pamja nga Bjeshka e Tiganit-1550m, nen te cilen edhe gjindet shpella "Gryka e Madhe"!! :smile:


http://www.aragonit-speleo.org/files/images/af1e_w300.jpg

Prishtinasja_
09-04-07, 15:43
Qyteti i Pejes -- Pamje nga Maja e Zeze...

http://www.aragonit-speleo.org/files/images/DSC_0125_1.preview.JPG

Prishtinasja_
09-04-07, 15:46
Liqeni i Kuqishtes -- Rugove :smile:

http://www.aragonit-speleo.org/files/images/korrik-gusht2006%20002_0_0.jpg

Prishtinasja_
09-04-07, 15:48
Nje pjese e ketij kanjoni madheshtor ku mund te shihen disa shpella te vogla siq eshte shpella e Princeshes :smile:

http://www.aragonit-speleo.org/files/images/tosi-2%20013_0.jpg

Peja-Boy
25-08-07, 11:17
Video nga Gryka e Rugoves !!!

http://www.youtube.com/watch?v=YaFuoyfnvFo

Dilaver
02-02-08, 00:17
Nje ekspedite bullgaro-sllovake do te studioje shpellėn me te gjate ne Evrope/ Gryka e Madhe - Peje

Hulumtimi i nje nder shpellave me te mėdha ne Evrope.


Beqir Sina/ New York
[email protected]

http://www.hermesnews.org/file/FotoRedazionali_833.jpg

14 Janar 2007 - Media te ndryshme njoftojnė sot, se disa burime nga Federatat Bullgare dhe Sllovake e Speleologjise kane pėrgatitur ne ditėt e afėrta nje ekspedite bullgaro-sllovake, e cila do te filloje studimin e shpelles 18-kilometrashe kosovare, te cilėn shqiptaret e quajnė Gryka e Madhe. Kjo ėshtė shpella me e gjate ne Evrope.

Ekipi bullgaro sllovak sipas njoftimit pėr median thuhet se ka ndėrmend te vendose bashkėpunim me speleologet e Kosovės, me qellim realizimin e projekteve te pėrbashkėta, ne eksplorimin e kėsaj shpelle.

Hulumtimi i nje nder shpellave me te mėdha ne Evrope. GRYKA E MADHE -PEJE-KOSOVE

Ne kufirin e Kosovės, Malit te Zi dhe Shqipėrisė, gjenden vargmalet e mėdha te Bjeshkėve te Nemuna me nje hapėsirė prej rreth 3500 km2. Pėr nga pėrmbajtja gjeologjike ato janė pjese e vargmaleve Dinaride, dhe kėto nuk janė vargmale te pandėrprera por me pėrpara nje strukture e rafshenaltave te mėdha si Brada, Maja e Rosit, Gjeravica, Guri I Kuq, Marashi,e shume te tjera, me nje lartėsi mesatare gjer ne 2000m.

Nje pjese e madhe e kėtij masivi ėshtė formuar apo ka pėrmbajtje te gėlqerorit kryesisht nga koha e Triasikut dhe Gjurasikut, dhe te cilat arritėn ne lartėsi nga metamorfoza e shkėmbinjve me te ri vullkanik.

Maja me e larte e kėtyre bjeshkėve te ashpra, te ndėrhyra nga lugina te thepisura ne Shqipėri ėshtė Maja Jezerce (2694), dhe ne pjesėn Kosovare te kėtyre vargmaleve ėshtė Gjeravica, me 2656m lartėsi mbidetare.

Kėto rrafshnalta janė te pasura me bare ne pjesėn e sipėrme, dhe disa grupe te majave vazhdojnė mbi to, me nje ambient tipik alpin.

http://www.hermesnews.org/file/FotoRedazionali_834.jpg

Direkt mbi qytetin e kėndshėm Kosovar te Pejės, i cili shtrihet ne nje lartėsi mbidetare prej 525m, dhe i cili per nga pozita e bukur qe ka pranė bjeshkėve te larta, te pėrkujton me se shumti ne qytetin e Salzburgut i cili shtrihet pranė maleve Tennegebirge, dhe aty ka hyrjen nje gryke e veēante dhe unike. "Lumi i Bardhe" i cili buron nga malet e larta gjate shekujve ka formuar gryken ne nje gjatėsi prej 25 km, pėrderisa lugina ėshtė nje nder me te egrat dhe nje nder me fascinueset ne Ballkan, dhe e cila njihet me emrin Gryka e Rugovės, dhe ka nje karakter te nje kanioni te madhe, me shkėmbinj te larte gjer ne 800metra, pothuajse krejtėsisht vertikal.

Pėrafėrsisht ne mesin e kėsaj gryke, aty ku lumi pret nje shkėmb te madh gėlqeror, aty fillon te ngjitet edhe rrafshnalta e Lumbardhit me nje madhėsi prej 70km2 dhe mu prej aty zhvillohet nje arterie domethėnėse dhe autoktone hidrologjike, ne nje formė te burimit te ngritur ujor, i cili ne fakt ėshtė edhe fillimi apo hyrja ne kėtė sistem te veēante te shpellave, dhe i cili quhet me emrin Gryka e Madhe.

Ky sistem shpellash deri me tani ka arrit gjatėsinė prej me shume se 10km, dhe pėr kėtė fakt radhitet ne nje nder me te gjatat ne Ballkan, dhe ėshtė shume interesant fakti se kjo shpelle qe nga hyrja e saj pėrmbi burimin e lumit nėntokėsor praktikisht fillon te ngjitet ne lartėsi te vazhdueshme. Nga ngjitjet e vėshtira neper ngushticat e saja diferenca ne lartėsi ėshtė 310m ( +296 m, - 14 m). Dhe kjo e bene kėtė shpelle unike dhe po ashtu me te lartėn ne Ballkan.

Peja-Boy
02-02-08, 16:15
Vallezim Rugovas


http://www.youtube.com/watch?v=ChjSitu-RrA

http://www.youtube.com/watch?v=_9Vro-Qg73g&feature=related (http://www.youtube.com/watch?v=_9Vro-Qg73g&feature=related)

gjini
04-02-08, 11:45
pas qe eshte fjala te gryka e rugoves po ja bashkangjes edhe nje tjetr foto qe ka te beje ne vazhdim te ketyre maleve dhe kjo pamje eshte e fotografuar nga dogana e kosoves me mal te zi te stanet e berdynajve.

Prishtinasja_
08-04-08, 14:58
Sa me ka marre malli per kete vende te bukur.................:rolleyes:

natyra
09-04-08, 04:04
Sa me ka marre malli per kete vende te bukur.................:rolleyes:

Ehh,dhe mua shum dhe me shummm se q'ti e mendon moj bukuroshe e Prishtines...:cool:
...Ju pergezoi te gjithve ketu,per aktivitetin mbi temen-Gryka e Rugoves-natyrishte dhe respektin qe shtroni kesaj bukurie te rralle natyrore si "Trev e lashte Rugovase".....pranoni pershendetjet me te sinqerta nga ana ime per te gjithe....
Jufalemnderit qe m'bet te emoncionuar per rugoven time te larte qe aqe shum e dua....:smile:

....ndaj me lejoni,tu le pak mall,me vargje poezie....

.ATJE
~~~~~~~~
Atje lashe Kosoven
.Pejen dhe Rugoven
atje lashe Dugagjinin
.Klinen dhe Istogun
atje lashe Rahovecin
.Prishtinen dhe Gjakoven
atje lashe Mitrovicen
.Prizrenin dhe Presheven
atje lashe Gjilanin
.Llap e Gollap
atje lashe Vitin
.Ferizaj e Vushtrin
atje lashe Prekazin
.Fushe Kosov e Skenderain
atje lashe Krushen
.Hasin dhe Kosharen
atje lashe Tetoven
.Kumanov e Gostivarin
atje lashe Ulqinin
.Plaven dhe Gusin
atje lashe Tivarin
.Shkoder malesin
atje lashe Shkupin
.Dibren dhe Qamerin
atje lashe Te madhen
.Loke Shqiperin...


....me falni por kurr s'do ju harroj,
nga kjo zemer,ka nje pik gjak,do ua qoj....


Natyra&Hajla-
Rugovase

natyra
15-04-08, 00:26
Bukurit e Rugoves time...:smile:


http://farm3.static.flickr.com/2198/2398743304_7e609deee9_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2398743304/)

natyra
15-04-08, 00:28
http://farm4.static.flickr.com/3107/2397913693_9e556180fa_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2397913693/)

natyra
15-04-08, 00:43
GRYKA E RUGOVES...
http://farm4.static.flickr.com/3078/2378086199_bfe3778af4_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2378086199/)
SHPELLA E MALSORIT-2300.M

natyra
15-04-08, 00:53
GRYKA E RUGOVES NJE PAMJE MBREMJE
http://farm4.static.flickr.com/3107/2397913693_9e556180fa_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2397913693/)
KETO ZJARRE TE NEDEZURA NATE
http://farm4.static.flickr.com/3088/2398742780_506a36fbbb_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2398742780/)

natyra
15-04-08, 00:55
[quote=natyra]GRYKA E RUGOVES...
http://farm4.static.flickr.com/3078/2378086199_bfe3778af4_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2378086199/)

http://farm4.static.flickr.com/3147/2378924840_29468f7481_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2378924840/)
SHPELLA E MALSORIT

natyra
15-04-08, 00:57
NATE MBI LIQENIN E KUQISHTES
http://farm3.static.flickr.com/2271/2398736934_8b556a6b9b_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2398736934/)

http://farm4.static.flickr.com/3135/2397907411_13e3433b9b_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2397907411/)
Duke pergaditur qadrat ne kompin e liqenit

natyra
15-04-08, 01:04
Nga keto alpe te larta te-
Rugoves time..shiqoni kte ujvare,a seshte per tu mahnitur?:smile:
http://farm3.static.flickr.com/2340/2341877192_c32fe8ec71_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2341877192/)

http://farm3.static.flickr.com/2355/2341876882_5d2ef40bc6_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/2341876882/)
Sofer Tradicionale Rugovase...

natyra
15-04-08, 01:09
Liqeni i Kuqishtes
http://farm2.static.flickr.com/1334/1463670886_959e2c3bfa_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1463670886/)

http://farm2.static.flickr.com/1103/1463670568_ea575b73ac_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1463670568/)
Bjeshka e Dromodolit Rugov

natyra
15-04-08, 01:12
Mengjesi ne pyll.
http://farm2.static.flickr.com/1253/1348588652_bd78419569_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1348588652/)

http://farm2.static.flickr.com/1316/1347691941_891127e521_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1347691941/)
Shpella e karanfilave

natyra
15-04-08, 01:17
Zjarre i ndezur nate
http://farm2.static.flickr.com/1349/1347688763_bff0b65755_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1347688763/)

http://farm2.static.flickr.com/1139/1348577698_1e3b4c447a_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1348577698/)
Keta duken te lodhur nga gjumi,
(ruji zot prej zjarrit)!

natyra
15-04-08, 01:31
Udhe e gjate per ne Rugov....!
http://farm2.static.flickr.com/1310/741922471_a427f28632_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/741922471/)

Ini te pergaditur me rroba te trasha,se atje ben fresket,rruge te mbare,ju deshiroi kenaqesi....gjithe vizitorve....:smile:
***shkroi***
Natyra&Hajla-Rugovase

natyra
15-04-08, 01:41
Pamje nate-(kur bjen muzgu)...!
ps..ne kete kohe,mos udhetoni ne kemb se ju han arusha:biggrin:
http://farm2.static.flickr.com/1218/741922441_98edfaf9ee_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/741922441/)

http://farm2.static.flickr.com/1342/741922415_ace837f252_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/741922415/)
Hmm,ja dhe ketu (shpella e kulqedres)ps..kujdes mos kaloni aty pari,(mund t'jete rrezik):rolleyes:

natyra
15-04-08, 01:48
A s'eshte per tu mahnitur kesaj bukurie natyrore:smile:
http://farm1.static.flickr.com/197/465218764_1f87d17a2e_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/465218764/)

http://farm1.static.flickr.com/207/465218768_2dc6e7a7ae_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/465218768/)
Pamje tejet fantastike,ne te perenduar dielli:smile:

natyra
15-04-08, 12:34
Ja dhe Ylberi, se si ben magjin...:smile:
ne keto Alpe te larta Rugovase..!!

http://farm1.static.flickr.com/203/461674068_48881c493a_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461674068/)

http://farm1.static.flickr.com/248/461674118_1d7ccfbdc0_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461674118/)

Bukuri e rralle natyrore...:smile:

natyra
15-04-08, 12:40
Liqeni i Kuqishtes mahnia vet...:smile:
http://farm1.static.flickr.com/238/461644653_ccafeff0e5_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461644653/)

http://farm1.static.flickr.com/246/461626648_ad3cb61d32_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461626648/)
As'eshte per tu mahnitur?
nga kjo pamje natyrore
qe Zoti e ka krijuar keshtu...

natyra
15-04-08, 13:37
Prap Liqenjet ma me hapsire te madhe,
ne neqinatin e Kuqishtes Rugov...
http://farm3.static.flickr.com/2103/1558418964_7ccf2ba381_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1558418964/)

http://farm3.static.flickr.com/2102/1557540657_533dd9196b_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1557540657/)

Ketu Liqeni i vogel, ne neqinatin Drelaj te Rugoves...

natyra
15-04-08, 14:02
Kjo Shpelle e madhe,te ben magji...:smile:
E krijuar nga vet Zoti.
Ps..(ku i dihet sa vite ju kan dashur) qe te marre kete form shum karakteristike...e pa pare ndonjihere,
porsa e zbuluar nga Alpinistet e vendit,dhe atyre nderkombtar...Pikerishte ne Alpet e larta te Rugoves...
mbi Qytetin e Pejes...Viti -2008-

http://farm3.static.flickr.com/2068/1557540753_deee4016bc_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1557540753/)

http://farm3.static.flickr.com/2320/1526541211_7ba2b964e3_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1526541211/)
Ja se si buron dhe uji,
mbrenda kesaj shpelle shum mahnitese...!!!

SANTANA-29
15-04-08, 14:11
Prap Liqenjet ma me hapsire te madhe,
ne neqinatin e Kuqishtes Rugov...
http://farm3.static.flickr.com/2103/1558418964_7ccf2ba381_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1558418964/)

http://farm3.static.flickr.com/2102/1557540657_533dd9196b_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1557540657/)

Ketu Liqeni i vogel, ne neqinatin Drelaj te Rugoves...

Natyra,,jan do fotografi shum te mira me bejn te krenohem edhe pse jam shum large kur, shiqoj keto fotografi ndihem shum afer,i vizitoj te pakten dy her ne vit
e kush thot se kosova ska bukuri natyrore,,,,respekt natyra
santana frankfurt,,,peje,,

natyra
15-04-08, 14:20
Akoma nga pamje mbrenda shpelles se madhe-Rugov..!!
http://farm3.static.flickr.com/2117/1527408446_e9f67af5e8_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1527408446/)

http://farm3.static.flickr.com/2245/1527405546_ae6f29504b_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/1527405546/)
Me kaqe po e perfundoj,
duke ua len radhen dhe te tjerve ketu,per t'
postuar sipas shijes se tyre...
Ps..falinderimi i takon atij qe ka hapur temen pikerishte,
mbi Gryken e Rugoves.
kurse une kisha kenaqesin qe ti bashkangjitem me disa foto nga pamje ma karakteristike te kesaj natyre te ralle, qe Zoti krijoi....Jufalemnderit...
Disponim te kendshem per adhuruesit...:smile:

Ju pershendes
Natyra

natyra
15-04-08, 14:31
Natyra,,jan do fotografi shum te mira me bejn te krenohem edhe pse jam shum large kur, shiqoj keto fotografi ndihem shum afer,i vizitoj te pakten dy her ne vit
e kush thot se kosova ska bukuri natyrore,,,,respekt natyra
santana frankfurt,,,peje,,

Ooo Mire se vjen i/e nderuar/a santana...me ben nder qe njoha dhe ni vendas/e..!!

Pershendetje dhe gjithe te mirat ku do qe jeni...:smile:

Te pergezoj per shijen e Rugoves larte,me te cilen freskohet dhe Peja yte e bukur...:cool: dihet se Peja&Rugova jen te lidhura ngusht...

Me Respekt
Natyra

Naki
15-04-08, 16:57
Liqeni i Kuqishtes mahnia vet...:smile:
http://farm1.static.flickr.com/238/461644653_ccafeff0e5_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461644653/)

http://farm1.static.flickr.com/246/461626648_ad3cb61d32_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461626648/)
As'eshte per tu mahnitur?
nga kjo pamje natyrore
qe Zoti e ka krijuar keshtu...


Vertetė ėshtė natyrė impozante,vitin e kaluar isha pėr herė tė dytė dhe tani mė ėshtė bėrė infusion i shpirtit kėto bukuri Natyrore.
I gėzohem pushimeve Verore tė ushqeje Sytė me Panorama natyrore,Veshėt ti pushojė nga kumonat dhe cicėrrimet e zogjėve dhe apetitin me kuzhinen e pasur biologjike.

Peja-Boy
08-10-09, 18:55
http://photos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs035.snc1/3266_204526030144_888500144_6854931_703959_n.jpg

Peja-Boy
08-10-09, 18:56
http://photos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs035.snc1/3266_204526130144_888500144_6854945_1797282_n.jpg

Peja-Boy
08-10-09, 18:57
http://photos-h.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs035.snc1/3266_204526110144_888500144_6854943_3849192_n.jpg

Peja-Boy
08-10-09, 18:59
http://photos-c.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs035.snc1/3266_204526075144_888500144_6854938_4101665_n.jpg

Peja-Boy
15-12-09, 15:36
http://static.panoramio.com/photos/original/9129744.jpg

Peja-Boy
15-12-09, 15:38
http://www.chapso.de/galpics/2007/12/13/69162/66213/a13208-1211645090.jpg

Peja-Boy
15-12-09, 15:43
Vallezime Rugovase !!


http://www.chapso.de/galpics/2007/12/13/69162/66213/a13208-1211645090.jpg

roadrunner
15-12-09, 15:49
Shihja mbajtsen e anti-radarit kesaj veture :p hahahahha

http://photos-d.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc1/hs035.snc1/3266_204526030144_888500144_6854931_703959_n.jpg

Peja-Boy
15-12-09, 16:01
Shihja mbajtsen e anti-radarit kesaj veture :p hahahahha

Hahahahahahahaha... te kam kerku sta kam vjedh, te kam tregu se keto foto i Mora !!

roadrunner
15-12-09, 16:12
haaha :P e di, hajgare bona hahahah :p hahahhahaha

Hahahahahahahaha... te kam kerku sta kam vjedh, te kam tregu se keto foto i Mora !!

thellenza
15-12-09, 17:44
Liqeni i Kuqishtes mahnia vet...:smile:
http://farm1.static.flickr.com/238/461644653_ccafeff0e5_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461644653/)

http://farm1.static.flickr.com/246/461626648_ad3cb61d32_m.jpg (http://www.flickr.com/photos/33311484@N00/461626648/)
As'eshte per tu mahnitur?
nga kjo pamje natyrore
qe Zoti e ka krijuar keshtu.....sa bukur :smile:.

pasioni_
16-12-09, 13:42
Hmhmhmhmhm, sikur tė mos ishte dora e njeriut...