PDA

View Full Version : "Ikja e trurit", brenga e Evropes Juglindore


Albanian eX|PerT
11-02-07, 15:25
Nje e treta e te diplomuarve braktisin vendin per Perendimin

"Ikja e trurit", brenga e Evropes Juglindore

Parashikimet per ndryshimin e kesaj tendence brenda nje kohe te shkurter jane shume pesimiste


Nė mėnyrė tė rregullt e tė vazhdueshme, popullsia mė aktive e mė e aftė nė vendet ku ėshtė zhvilluar testimi si: Shqipėria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Rumania e kėrkon fatin e saj jashtė vendit, thotė Marijana Grandits, qė punon pėr Paktin e Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Pėr vendet e Evropės Juglindore ajo e cilėson tė ashtuquajturėn tashmė si simptoma e "Brain Drain", (rrjedhja e trurit) me pasoja tė rėnda: "Te kėta njerėz ėshtė investuar pėr njė kohė tė gjatė. Ata janė shkolluar e trajnuar, por mė pas shohim se ata largohen. Shpesh bėhet fjalė pėr kontingjente tė rinjsh, tė pasionuar e tė ndershėm, qė janė tė vlefshėm nė ēdo kohė e pėr ēdo shoqėri, pasi ata kėrkohen si forca mė e kualifikuar pėr ndėrtimin e strukturave tė reja, pėr tė cilat ata, ndėrkohė, edhe kanė kontribuar, e mund tė kontribuonin sigurisht edhe mė shumė".

Tė ardhura mė tė larta dhe mė shumė mundėsi

Arsyet pėr tė lėnė vendin janė tė shumta. Nga njėra anė, ata joshen prej tė ardhurave mė tė mėdha nė vendet e vjetra anėtare tė BE-sė. Tej kėsaj, shkencėtarė shumė tė zotė nė vendet e tyre respektive, nuk kanė kurrfarė shansesh praktikisht pėr tė bėrė karrierė. Bullgaria, pėr shembull, ka vėnė nė dispozicion si buxhet pėr kėrkimin shkencor, vetėm 0,5 pėr qind tė GDP-sė sė saj, thotė Nikolina Sretenova, specialiste nė Akademinė Bullgare tė Shkencave: "Unė nuk dua tė bėj fare krahasim me vendet e vjetra anėtare tė BE-sė, apo me SHBA-nė, por tė krahasohemi me vendet ish-komuniste, anėtare tė reja tė Bashkimit Evropian. Ndėr ta, e para renditet Sllovenia, e ndjekur nga Ēekia e Hungaria pėr investimet nė kėtė sektor. Nė krahasim me Bullgarinė, ajo shpenzon dhjetėfish mė shumė, kurse Ēekia gjashtė e Hungaria pesė. Pėr tė mos folur pastaj pėr rrogat".

Pėrse tė rikthehen?

Pa mjetet e duhura financiare dhe investimet nė shkencė e lėmin e kėrkimit shkencor, shkencėtarėt e rinj nė vendet tyre nuk mund tė konkurrojnė dot nė mėnyrė tė barabartė me kolegėt e tyre nė vendet e tjera tė Evropės e botės. E kjo do tė thotė se ata parapėlqejnė mė mirė tė shkojnė e tė jetojnė e punojnė atje ku gjenden dhe kushtet optimale pėr ta. "Njė aspekt tjetėr ėshtė edhe se qėndrimi nė vendlindje pėr ta nuk duket fare atraktiv, duke pasur kėtu parasysh jo vetėm kushtet e punės e rrogat, por edhe kushtet e jetės nė tėrėsi", thotė Gejsi Plaku, bashkėthemeluese e rrjetit tė studentėve shqiptarė jashtė vendit. Kundėr idesė sė rikthimit flet shumėēka: "Gjendja sociale e ajo politike flasin kundėr njė rikthimi tė mundshėm, pasi akoma nuk ėshtė ashtu siē ne do ta kishim dashur tė ishte. Rroga mesatare nė Shqipėri shkon te 200 euro, e njė profesor universiteti fiton 400 euro, ēfarė flet qartazi se ajo ėshtė shumė mė e vogėl se nė Evropėn Perėndimore".

Perspektivat nė vendet e tyre

Mobiliteti i studentėve dhe shkencėtarėve tė rinj nuk mund tė interpretohet vetėm nė aspektin e saj negativ, mendon Marijana Grandits e Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Nėse fenomeni "Brain Drain" do tė shndėrrohej nė "Circulation of Brains" (qarkullim i trurit), atėherė tė rinjtė do t‘i investonin eksperiencat e tyre nė atdhe. E pėr kėtė, sė pari ata duhet tė shohin njė terren ku i ofrohet perspektiva e qartė. "Ēfarė kuptohet nėn termin perspektiva? Nga njėra anė ajo politike dhe, nga ana tjetėr, ajo ekonomike e sociale. Kėtu duhen pėrpjekje tė mėdha nga ana e qeverive pėrkatėse dhe e Komisionit Evropian, tė shteteve fqinje, tė Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, pėr tė arritur nė krijimin e strukturave pėrkatėse. Me kėto hapa duhej tė fillohej qysh mė parė, pasi ne tė gjithė e dimė se minimumi do na duhen tė paktėn dhjetė vjet pėr tė parė rezultatet e punės sonė".

Gazeta "Shqip"

Albanian eX|PerT
01-03-07, 20:36
Cka po thuani ju anetare te nderuar, a duhet me u kthye truri shqiptar, apo le te vazhdojne ne experiencat e tyre, duke e shkri trurin e tyre ne vendet e huaja?

elvis1207
26-03-07, 13:09
Mendoj se metoda me e mire per te ndaluar ikjen e trurit eshte arsimi. Shume shqiptare ikin nga vendi i tyre jo vetem per motivet financiare, por edhe sepse ketu nuk shohin nje mundesi te mire per tu formuar intelektualisht (si per vete si per femijet). Une per vete jam student ne Itali, por kam vendosur te kthehem ne shqiperi per te jetuar. Tani punoj part time te universiteti privat Kristal ne Tirane www.kristal.edu.al (http://www.kristal.edu.al) dhe mendoj se nese arsimi ne Shqiperi do arrije nivele te larta (Qofte edhe nepermjet universiteteve private), atehere kjo do sillte mundesi me te shumta, ekonomi me te mire, investime me te medha, jetese me te mire, me pak ikje truri.

Penesti
27-03-07, 11:00
Mendoj se metoda me e mire per te ndaluar ikjen e trurit eshte arsimi. Shume shqiptare ikin nga vendi i tyre jo vetem per motivet financiare, por edhe sepse ketu nuk shohin nje mundesi te mire per tu formuar intelektualisht (si per vete si per femijet). Une per vete jam student ne Itali, por kam vendosur te kthehem ne shqiperi per te jetuar. Tani punoj part time te universiteti privat Kristal ne Tirane www.kristal.edu.al (http://www.kristal.edu.al) dhe mendoj se nese arsimi ne Shqiperi do arrije nivele te larta (Qofte edhe nepermjet universiteteve private), atehere kjo do sillte mundesi me te shumta, ekonomi me te mire, investime me te medha, jetese me te mire, me pak ikje truri.

I nderuar Elvis !
E ndaj shqetesimin tend teresisht ne lidhje me kete dukuri qe une e kualifikoj si kanceri modern i shoqerise sone. Ju keni permende disa motive qe e shkaktojne rriten e ketij fenomeni dhe keni te drejt absolute. Pa asnje pretekst nenqmimi un po i selektoj nje nder faktoret qe vazhdojne ta "ndihmojne " kete dukuri. Me ra rasti te vizitoj nje shkolle private te huaj ne vendin tone.Dhe, ske q`i thua ...kushtet teknike teper moderne etj.mirepo verejta nje moment zhgenjyes. Udheheqsi i shkolles i (huaj natyrisht) krekosej per komoditetin qe u paska dhene nxenesve ne shenimin e dites se arsimit, 7 marsit.Dhe kjo shihej si nje privelegj nga shumkush prej nesh!!! Po si ka mundesi nje i huaji te vjen ne shtepine tende dhe te te caktoje vendin ku duhet te ulesh e mepastaj kete "miresi" ta cilesosh si privelegj...C`eshte me skandaloze ne keto shkolla "myshterinjte" me ne numer jan bij-a deputetesh, ministrash, e funkcionare te ndryshem. I huaji dhe investimet e tyre nuk jan fajtore per kete...kjo i takon logjikes shum transparente jap-per te mare apo jo. Un e pergezoj paraendesin per perzgjedhjen e artikullit ne Gazeta Shqip... aty mbase jepen detajisht pergjigjet e shqetsimeve tona Elvir.Po ja qe qeveritaret tane gjithandej trumbetojne per hapje prespektivash e ne esence e luajne lojen e njejte dmth. interesohen per varferi qe mepastaj te kene elektorat tw varur egzistencialisht pwr nje vend pune(e drejte e dhene nga zoti) dhe po ky elektorat ne zgjedhje militarizohet ekstremisht per me qene besnik i perjetshem dhe i dhe po qe nevoja edhe ne vllavrasje.Ky skenar eshte prezent gjthandej ne mjediset shqiptare apo jo...
Biznesmenet shqiptare te cilet siq thoni ju do duhej te ishin me te intresuar ( se pari nga interesi i tyre, e me pas nga prizmi prespektiv), qe ne hapat e pare kushtezohen nga parti politike per larjeborxhi ende pa filluar punen.Dhe sipas kesaj logjike un perseri e gjej shkakun e ketij fenomeni shoqeror pikerisht tek lidershipi yne dhe strategjite e tyre.
z.Elvir temen e keni tresisht te qelluar dmth konform kohes dhe rrethanave, e shpresoj se polemikat qe zhvillohen rreth saje edhe ketu ne forum do sherbejne padyshim ne senzibilizimin e metejshem te saje.

rilinda
29-03-07, 17:52
Mendoj se metoda me e mire per te ndaluar ikjen e trurit eshte arsimi. Shume shqiptare ikin nga vendi i tyre jo vetem per motivet financiare, por edhe sepse ketu nuk shohin nje mundesi te mire per tu formuar intelektualisht (si per vete si per femijet). Une per vete jam student ne Itali, por kam vendosur te kthehem ne shqiperi per te jetuar. Tani punoj part time te universiteti privat Kristal ne Tirane www.kristal.edu.al (http://www.kristal.edu.al) dhe mendoj se nese arsimi ne Shqiperi do arrije nivele te larta (Qofte edhe nepermjet universiteteve private), atehere kjo do sillte mundesi me te shumta, ekonomi me te mire, investime me te medha, jetese me te mire, me pak ikje truri.

"Ikja e trurit" nuk mund tė ndalohet as me arsimim. E vetmja mėnyrė e ndalimit tė kėsaj dukurie ėshtė ndėrgjegjja e secilit nga ne. Pėrderisa ti i nderuar elvis1207, thua se metoda mė e mirė ėshtė arsimi, e edhe pse je duke punuar nė Universitetin e Tiranės me orar jo tė plotė, vet pėrdor fjalė t'huaja...
Si metodė tjetėr me rėndėsi ėshtė edhe krijimi i njė baze tė jetesės. Pse shumica e tė rinjė tanė ta lėnė punėn e tyre qė e kanė nė njė vend tjetėr, e tė vinė (ta kthejnė trurin nė vendin e vet), e tė bredhin rrugėve. Ēka na duhet edhe neve "kthimi i trurit"!? Tė shohim mė shumė tė rinjė duke ecur "udhės sė pa krye" a!?

Jam pro kthimit tė tyre, por vetėm pasi tė vetėdijėsohemi edhe mė shumė, ta shohim kėtė rini duke punuar e jo duke ecur sa poshtė- lartė, e pa asnjė dobi...