PDA

View Full Version : Nektari i vulosur i Xhennetit (JETA E MUHAMMEDIT A.S.)


Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:35
Safijjurrahman El-Mubarekfuri


NEKTARI I VULOSUR I XHENNETIT


STUDIM MBI JETĖSHKRIMIN
E RESULULL-LLAHUT A.S.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:35
FJALA E SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ LIGĖS BOTĖRORE ISLAME - RABITĖS, ZOTĖRI PROFESOR ALI EL-HAREKANIT

Falėnderimi i qoftė All-llahut xh.sh., Sunduesit tė botėve, Kriju­esit tė qiejve dhe tė Tokės, Dhuruesit tė territ dhe tė dritės, salavati e selami i All-llahut xh.sh. qoftė mbi Muhammedin a.s. i cili ėshtė vulė e tė gjithė Pejgamberėve, i cili ka ditur tė gėzojė dhe tė paralajmėrojė, tė premtojė dhe tė kėrcėnojė. All-llahu e ka nxjerr njerėzimin me tė nga errėsira nė dritė dhe e ka shpjerr nė rrugėn e drejtė, sirati mustekim, nė rrugėn e Zotit tė gjithėēkaje qė ekziston nė qiej dhe nė Tokė.
A nuk po i kthehet, pra, ēdo gjė All-llahut?!
Kur All-llahu i Lartmadhėruar e ka pajisur Pejgamberin a.s. me shef'at, dhe i ka caktuar pozitė tė veēantė ndėr Pejgamberėt, Mysli­manėt i ka porositur qė ta donė atė dhe pėr Vete i ka bėrė tė dashur pasuesit e tij, ka porositė kėtė:
"Thuaju (o Muhammed!): "Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje, qė All-llahu t'ju dojė dhe t'ju falė mėkatet..." (Ali Imran, 31)
Kėto fjalė tė All-llahut janė porosi pėr myslimanėt qė me tėrė qeni­en e vet tė pėrpiqen dhe ta duan Resulull-llahun a.s.
Arsyet pėr ta dashur vazhdimisht Resulull-llahun a.s. shtohen shu­mėfish nga dita nė ditė, e ato gjenden nė personalitetin, karak­terin dhe nė veprėn e tij.
Andaj, qė nga fillet e para tė Islamit, myslimanėt fuqishėm qenė mishėruar me Resulull-llahun a.s., imituan atė dhe ēdo herė theksonin vlerat dhe virtytet e tij, ndaj filluan edhe tė shkruajnė rrugėn e jetės sė tij - "Siretu Resulull-llah a.s."
Jetėshkrimi i shkėlqyeshėm i Pejgamberit a.s. bazohet nė fjalėt, veprat dhe karakterin e tij shembullor. Aishja r.a. thotė:
"Sjellja e tij ėshtė sipas Kur'anit", ndėrsa Kur'ani ėshtė Libri i All-llahut xh.sh., Fjala e Tij universale, andaj kush sillet kėshtu do tė jetė njeriu mė i mirė, personalitet i formuar dhe ndėr krijesat mė tė dashura tė All-llahut xh.sh.
Edhe sot myslimanėt i bashkon dashuria e madhe dhe e pakufish­me ndaj Pejgamberit a.s. Andaj, kush e donė ate (Pejgamberin a.s.) edhe lexon edhe shkruan pėr te.
Kėshtu u lind ideja qė tė mbahet kongresi i Parė Islam, kushtuar studimit tė jetės, punės dhe veprės sė ndershme tė Resulull-llahut a.s.
Ky kongres u mbajt nė Pakistan nė vitin 1396 h. Liga islame - Rabita - ofroi shpėrblime nė tė holla me vlerė prej 150.000. rijal saudit pėr pesė veprat mė tė mira mbi jetėshkrimin e Resulull-llahut a.s. me kėto parashtresa:
1. Qė studimi tė jetė i plotė dhe t'i pėrfshijė saktėsisht ngjarjet historike sipas rendit kronologjik;
2. Tė jetė origjinal dhe i pabotuar mė parė;
3. Qė autori t'i numėrojė tė gjitha veprat klasike etj. me tė cilat ėshtė shėrbyer;
4. Qė autori tė shkruajė posaēėrisht autobiografinė e vet tė plotė, me kualifikim profesional dhe t'i pėrmend punimet e veta shkencore ose veprat e botuara, nėse i ka;
5. Qė studimi tė jetė i shkruar qartė ose i shtypur;
6. Tė jetė i shkruar nė gjuhėn arabe ose nė ndonjė gjuhė tė gjallė;
7. Studimi do tė pranohet nga fillimi i muajit rebiul th-thani 1396. h. gjer nė fillim tė muajit muharrem tė vitit 1397. h.;
8. Studimi do t'i dorėzohet sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Rabi­tės islame nė Mekė, nė zarf tė vulosur qė do tė regjistrohet nėn numrin e veēantė serik;
9. Punimet do t'i kontrollojė komisioni i veēantė profesional i pėrbėrė nga dijetarėt e kėsaj fushe tė shkencės.
Kjo proklamatė ka qenė stimulim qė nė konkurs tė marrin pjesė tė gjithė ata, tė cilėve All-llahu xh.sh. u ka dhuruar dashuri ndaj Resu­lull-llahut a.s. e qė e kanė studiuar personalitetin, punėn dhe veprėn e tij, e veē kėsaj kanė pasur prirje pėr tė shkruar.
Nė selinė e Rabitės fillojnė tė arrinė punimet e shkruara nė gjuhėn arabe, urde dhe nė gjuhė tė tjera.
Nė konkurs arritėn 171. punime prej tė cilave: 84. studime nė gjuhėn arabe, 64. nė gjuhėn urde, 21. nė gjuhėn angleze, njė nė gjuhėn franceze dhe njė nė gjuhėn hamite (afrikane).
Komisioni profesional, pas leximit dhe shqyrtimit tė gjitha puni­meve i zgjodhi pesė mė tė mirat, autorėt e tė cilave u shpėrblyen.
Kkėta janė:
1. Fitues i shpėrblimit tė parė, profesor Safijju-r-Rahman El-Mubarekfuri, ligjėrues nė Universitetin Selefik nė Indi. Vlera e shpėr­blimit ėshtė 50.000. rijal saudit;
2. Fitues i shpėrblimit tė dytė, dr. Mexhid Ali Kani nga Universi­teti Krahinor Islamik Nju Dehli - Indi. Vlera e shpėrblimit 40.000. r.;
3. Fitues i shpėrblimit tė tretė, dr. Nusajr Ahmed Nasiri, rektor i Universitetit Islamik nė Pakistan. Vlera 30.000. r. s.;
4. Fitues i shpėrblimit tė katėrt, profesor Hamid Mahmud Men­sur Lemudi nga Egjipti. Vlera 20.000. r. s.;
5. Fitues i shpėrblimit tė pestė, profesor Abdusselam Hashim Hafėzi nga Medina, Arabia Saudite, vlera e shpėrblimit 10.000. r. s.
Rabita shpalli emrat e fituesve nė Konferencėn e Parė Aziatike nė Karaēi qė u mbajt nė muajin shaban tė vitit 1398. h. dhe pėr kėtė e informoi mbarė opinionin islam.
Kjo ngjarje u shėnua nė Mekė nė solemnitetin e organizuar nga Emir Saud ibėn Abdul-Muhsin ibėn Abdul-Azizi, zėvendės i mėkėm­bėsit tė qarkut tė Mekės, mė 12. rebiul-evvel tė vitit 1399. h.
Sekretariati i Rabitės nė kėtė solemnitet ka bėrė tė ditur se do t'i botojė studimet e shpėrblyera nė disa gjuhė botėrore. Sipas kėsaj, lexuesit tė nderuar i ofrojmė veprėn qė ka fituar shpėrblimin e parė, tė autorit sheh Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri, profesor nė Universi­tetin Selefik nė Indi. Do tė botohen edhe veprat e tjera tė shpėrblyera, duke lutur All-llahun e Lartėsuar qė nga tė gjithė ne t'i pranojė veprat tona, tė kryera posaēėrisht nė emėr tė Tij. All-llahu xh.sh. ėshtė Sundues i mirė dhe Ndihmės i mirė.
Salavati dhe selami qofshin mbi Resulull-llahun a.s., familjen e tij, as'habėt e tij dhe ithtarėt e tij.


Sekretari i pėrgjithshėm i Rabitės
Muhammed ibėn Ali El-Harekan

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:37
PARATHĖNIA E BOTUESIT

Jetėshkrimi i Resulull-llahut a.s. gjithnjė do tė jetė pikėvrojtim historik, burim i pashterur, nga i cili do tė inspirohen gjenerata tė tėra, kureshtarė tė etshėm, tė cilėt janė trashėgimtarė tė pejgamberisė, pishtarė tė imanit, flakadani i tė cilėve do tė flakėrojė pėrgjithmonė e aureoli i dritės do tė zgjerohet vazhdimisht.
Kush e ka studiuar me pėrkushtim rrugėn e jetės sė Resulull-llahut a.s. dhe i ka kushtuar rėndėsi tė mjaftueshme vlerave tė tij ide­ore, meditative dhe praktike, sheh zinxhirin e pandėrprerė tė ngjar­jeve interesante dhe tė jashtėzakonshme historike, nė tė cilat Resulull-llahu a.s. dhe njė grup i vogėl besimtarėsh kanė mbizotėruar qysh nė atė kohė me shumė njohuri shkencore. Prejardhja e materies, shkaqet e gravitacionit tė Tokės dhe shumė njohuri tė tjera nga Kur'ani, ua kanė ngritur atyre njerėzoren nė nivel tė paparė dhe tė panjohur gjer atėherė nė gjininė njerėzore. Kush thellohet mė tepėr nė jetėn dhe veprėn e Resulull-llahut a.s. ndeshet me njė transformim misterioz nga historia e thatė, sterile e boshe, qė i gjasonte shkretė­tirės - nė njė histori tė begatė sikurse toka e pasur e pjellore nga e cila mbien e mė vonė rritet njerėzorja, dituria, qytetėrimi dhe bukuria.
Nga burimi i Resulull-llahut a.s. njerėzit shuan etjen, nga kopshti i tij trėndafilash ata volėn frute dhe lule aromatike. Me kėto janė ushqyer dhe kanė qenė tė qortuar vetėm aq sa tė dihet se janė njerėz e jo engjėj; ke mundur t'i dėgjosh duke thėnė:
"Ekziston njė shkretėtirė e madhe nė pėrqafimin e sė cilės u rritėn njerėzit, tė cilėt e pranuan Islamin dhe e pėrhapėn atė nė hapėsirat e mbuluara me errėsirė, duke dėbuar para vetes terrin dhe injorancėn."
Veprat e Resulull-llahut a.s. na flasin: "Ne e sajojmė ummetin - popullin tė cilit do t'i takojė historia e Botės nė tė ardhmen."
Historia e gjertanishme nuk njeh ndonjė personalitet si Resulull-llahu a.s. i cili ka pasur durim nė fatkeqėsi, qėndrueshmėri nė drejtėsi, ka qenė i fortė nė karakter dhe i qetė nė vrungullimet dhe tundimet e kėsaj bote. Askush nuk ka qenė mė i mėshirshėm, mė zemėrgjerė dhe mė i arsyeshėm se ai, dhe askush nga njerėzit nuk ka mundur mė mirė se ai t'i kuptojė domethėniet mbinatyrore. Atė All-llahu xh.sh. e ka krijuar qė t'i mposhtė shumė fatkeqėsi (mynxyra) dhe t'i pėrvuajė ato vetė.
Prandaj Resulull-llahu a.s. pėr historinė e njerėzimit ėshtė burim i pashtershėm i humanizmit, ndėrsa pėr vetė njerėzimin mbrojtės i strukturės sė kėtij humanizmi dhe zbatimit tė tij nė vepėr.
All-llahu i Lartėsuar e ka vulosur zemrėn e Resulull-llahut a.s. nga tė gjitha tė metat dhe dobėsitė, qė nga lindja gjer nė vdekje.
Duke lexuar jetėshkrimin e Resulull-llahut a.s. njohim personali­tetin e tij, tiparet e karakterit tė tij, mėnyrėn e shprehjes dhe metodėn e punės sė tij, si dhe kuptojmė se All-llahu xh.sh. gjithnjė ka qenė mirė­dashės ndaj tij: Udhėzues, Ndihmės dhe Mbrojtės i tij. Islami ka qenė feja e tij, ndėrsa Kur'ani udhėrrėfyes i tij.
Krahas kėsaj do tė kuptojmė se njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė qėllime tė larta morale dhe vlera njerėzore ndryshe nga shem­bulli i Resulull-llahut a.s. i cili, para sė gjithash, ka qenė njeri e pastaj nismė­tar i humanizmit dhe pėrparimit shoqėror.
Nga mundėsitė mbinatyrore, mbinjerėzore tė Resulull-llahut a.s. pėrkatėsisht mu'xhizet e tij, duhet pėrmendur, pėrveē tjerash qė histo­rinė (kuptimi i historizuar i jetės sė vet) e vet e ka plotėsuar me fakte deri atėherė tė panjohura (paevidencuara) pėr njerėzimin.
Tėrė jeta e Resulull-llahut a.s. ėshtė caktuar dhe rregulluar sipas dispozitės hyjnore. Sikur cilėsitė e tij, All-llahu xh.sh. t'i ketė krijuar nė njė kohė, pastaj t'i ketė varur ato, nė mėnyrė qė gjatė jetės dhe sipas nevojave tė caktuara t'i ketė marrė nga koha dhe t'a ketė stolisur tė Dėrguarin e Vet. Kjo i gjason bimės e cila merr dritėn e diellit nga qielli, pa tė cilėn s'mund tė jetojė.
Njė komponentė e rėndėsishme e personalitetit tė Resulull-llahut a.s. ka qenė - oratoria, e cila, pėrndryshe, nuk i ka munguar atij popu­lli tė paarsimuar arab. Tė folurit e Resulull-llahut a.s. fjalėt e tija dhe men­dimet e shprehura, tė shpiejnė nė kopsht tė begatshėm me frute tė lloj-llojshme. Kur hyn nė kėtė kopsht, ndien se gjithēka rreth teje frymon dhe tė duket se rrah vetėm njė zemėr.
Ēdo fjalė dhe mendim i Resulull-llahut a.s. pėrmban nė vete porosi. Nėse e kupton kėtė, atėherė do tė pėrtėritet vullneti pėr jetė. Ai magjeps me mėnyrėn e tė shprehurit: qetė, sinqerisht, durueshėm dhe me plotė ndjenja. Pastaj, edhe pa u ngutur gjithaq, lexuesi bie nėn ndikimin e tij, andaj gradualisht humanizohet. Ai te lexuesi edu­kon dhe kultivon njerėzoren, e pastaj All-llahu xh.sh. i dhuron kujt do Ai njė pjesė nga Drita e Tij. Tė folurit e Resulull-llahut a.s. na ėshtė aq afėr sa edhe vetė shpirti e njėkohėsisht na ėshtė aq larg sikur tė mos e dimė se ēka ėshtė shpirti. Ai ka zgjidhje pėr ēdo problem, ofron shtegdalje nga ēdo situatė e vėshtirė dhe udhėzon nė shtigjet e ndriēuara nėpėr tė cilat duhet ecur.
Derisa lexojmė fjalėt e Resulull-llahut a.s. humbim perceptimin e kohės dhe hapėsirės dhe, tė thelluar nė domethėnien e atyre fjalėve, pėrjetojmė praninė e tij, na bėhet sikur tė ishte kėtu mes nesh, nė bisedė tė drejtpėrdrejtė. Kur nė tekstin e vet fut ndonjė ide tė re, fjalėt e tij menjėherė marrin kuptim tė ri. Ne e kuptojmė Pejgamberin tonė a.s. aq sa jemi me te, aq sa e pranojmė ate dhe aq sa dėshirojmė ta kuptojmė atė. Nėse ndalemi diku, atėherė edhe ai ndalet, nėse vazh­dojmė, edhe ai vazhdon. Atė ēka e kemi zbatuar ndaj tij, edhe ai e ka plotėsuar ndaj nesh. Nė mėnyrėn e vet tė shprehjes, Resulull-llahu a.s. nuk posedon atė qė posedojnė shumica e oratorėve botėrorė. Nė gjuhėn e tij nuk ka vrazhdėsi, nuk ka cinizėm e as domethėnie dykup­timore, nuk ka humor tė zi. Ai nuk i ka lejuar vetes tė flas ēka kanė dashur ose ēka i kanė diktuar tė tjerėt. Fjala e Resulull-llahut a.s. ėshtė thėnė, apo ėshtė shprehur pėr ta bartė domethėnien apo poro­sinė e cila duhet tė jetėsohet. Ai flet me zemėr, e cila rrezaton iman, dhe me Kur'an. Pas fjalėve tė tij qėndron All-llahu i Lartėsuar.
Si do qė tė jetė, kjo ėshtė formulė, sipas sė cilės duhet tė jetojė njeriu. Jeta, fjalėt dhe vepra e Pejgamberit tė All-llahut duhet tė jenė shembull pėr ēdo njeri, sidomos kur dihet se ai qė nga lindja e gjer nė vdekje ka ecur shtigjeve tė Islamit tė pastėr. Jeta e tij nuk ka njolla qė tė mund tė formohet bindje e kundėrt. Kėtu nuk ka hamendje.
Prandaj theksojmė se e tėrė jeta e Resulull-llahut a.s. fjalėt dhe veprat e tij, duhet tė kenė rėndėsi pėr besimtarin sikurse qė ka rėndėsi zemra e vet, pa tė cilėn as qė do tė mund tė jetonte. Hija e tij duhet ta ndjek atė si ndėrgjegjja qė udhėhiqet nga arsyeja. Ne me vetėdije nuk mund t'i ikim hijes sonė, e as ndėrgjegjes sonė, ndaj me vetėdije nuk guxojmė tė largohemi nga Resulull-llahu a.s.
Duhet tė pėrpiqemi pėr ngritjen shpirtėrore dhe morale qė qėn­drojnė mė lartė se ambicjet materiale dhe robėrimi i dunjallėkut. Shpirti nuk mund tė fluturojė dhe tė ngritet nė lartėsira pėrderisa njeriu nuk e kupton qėllimin e lindjes, jetės, vdekjes dhe ringjalljes sė vet. Kėtė mund ta kuptojė vetėm ai njeri, i cili e ka pasur Pejgamber Resulull-llahun a.s.
Ummeti ynė e ka fenė dhe Pejgamberin ēfarė nuk e ka asnjė po­pull tjetėr. "All-llahu xh.sh. ne na ka dėrguar pėr ta nxjerrė atė qė dė­shiron nga robėrimi ndaj njeriut nė robėrim dhe adhurim ndaj Sundu­esit tė tė gjithė njerėzve, nga padrejtėsia e feve nė drejtėsinė e Islamit dhe nga padrejtėsia e kėsaj bote nė gjerėsitė e kėsaj dhe asaj bote."
Kėto fjalė forcojnė imanin e njeriut. Ato rrezatojnė me dritė dhe ofrojnė shpresė. I ka shqiptuar personi i cili ėshtė edukuar nga udhė­rrėfyesi ynė dhe mėsuesi i parė, s.a.v.s., personi i cili e ka kuptuar qėllimin e jetės sė vet dhe ka punuar nė sendėrtimin e atij qėllimi. I kėtillė duhet tė jetė secili qė dėshiron t'i shoqėrohet varganit tė besim­tarėve tė vėrtetė nė rrugėn e tyre tė gjatė.
Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė ka "Sira" nė jetėn e ēdo mys­limani, qoftė pėr tė kaluarėn apo tė sotmen, janė shkruar shumė libra, nė tė cilat jetės sė Resulull-llahut a.s. ju ėshtė qasur nga aspektet e ndry­shme, nė mėnyrė tematike ose metodologjike. Por ekzistojnė vetėm disa libra mbi jetėn dhe veprėn e Resulull-llahut a.s. tė cilat dallohen me stilin tregimtar tė shkrimit, e krahas kėsaj autorėt i janė pėrmbajtur me besnikėri ndodhive historike dhe tė dhėnave tė sakta dhe autentike, qė i mundėson lexuesit t'i lexojė ato me lehtėsi, qė t'i kuptojė tėrėsisht dhe t'i studiojė pa kurrfarė tė metash.
Ky libėr me titull nė gjuhėn arabe "Er-Rehiku-l-Mehtumi", nė gjuhėn tonė do tė mund tė pėrkthehet si: "Nektari i vulosur i Xhen­netit" ose "Nektari i vulosur" i profesorit Safijju-R-Rahman El-Mu­barekfuri nga India, bėn pjesė nė librat e veēantė me kronologjinė e vet tė ngjarjeve, e posaēėrisht ėshtė e shprehur pėrfshirja e tėrėsishme e "Sirės" sė pastėr pa fije dyshimi apo pavėrtetėsie, tė cilat janė kom­ponente pėrcjellėse nė disa vepra. Gjithashtu ky libėr ėshtė i kapshėm pėr opinionin e gjerė tė lexuesve, sikur edhe pėr hulumtuesit, profe­sioni i tė cilėve ėshtė "Sira". Secili do tė gjejė aty atė qė dėshiron pėr veti. Andaj kjo vepėr ka fituar shpėrblimin e parė nė konkursin e Rabitės "Pėr Siren mė tė mirė".
Tė shtojmė kėtu se ky libėr ėshtė vetėm vazhdim i pėrpjekjeve tė mėdha qė kanė bėrė shkencėtarėt e Indisė gjatė shumė shekujve, pėr ruajtjen e traditės islame, duke kultivuar shumė shkenca islamike. Janė tė njohura arritjet e tyre origjinale nė fushėn e tefsirit, hadithit, Sires dhe shkencave tė tjera tė hadithit.
Dhe, pėrderisa botojmė kėtė libėr pėr myslimanėt e Lindjes dhe tė Perėndimit, e lusim All-llahun xh.sh. qė ta pėrdorin kėtė. All-llahu e di se ēfarė qėllimi ka ēdo njeri!

Botuesi

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:39
FJALA E AUTORIT

Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar Pejgamberin e vet me Shpalljen e fesė sė vėrtetė, e cila do tė ngritet mbi tė gjitha fetė tjera. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar atė tė dėshmojė, tė pėrgėzojė, tė porositė dhe tė ftojė te Sunduesi i vet, duke bartė fenerin ndriēues. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė na dhuroi Pejgamberin tonė e ta kemi si shembull tė bukur pėr tė gjithė ata, tė cilėt e duan shumė dhe e lavdėrojnė shumė All-llahun dhe i shpresojnė Ditės sė gjykimit.
All-llahu im i dashur, bekoje dhe sjelli salavat dhe selam atij, familjes sė tij, farefisit dhe shokėve tė tij dhe atyre, tė cilėt e pasojnė atė nė veprat e mira gjer nė Ditėn e Gjykimit. Dhuroju atyre nga buri­met e mėshirės Tėnde, nga burimet e kėnaqėsive Tua dhe nga burimet e furni­zimit Tėnd.
E, pastaj: Jam i lumtur qė liga botėrore islame - Rabita shpalli konkursin pėr "Es-Siren" mė tė mirė, nė Kongresin Es-sire, tė mbajtur nė Pakistan, nė muajin rebiul-evvel tė vitit 1396 h.
Konkursi ka qenė i tipit publik pėr tė gjithė myslimanėt e botės, ndėrsa tema ka qenė "Es-Siretun-Nebevijjetu", e mbi ata qė e kanė dhėnė idenė pėr kėtė studim shkencor, njė mijė mijėra herė le tė jetė salavati dhe shpėtimi.
Ka qenė kjo nxitje e madhe pėr tė gjithė shkrimtarėt dhe shken­cėtarėt e kėsaj fushe pėr tė bėrė pėrpjekje maksimale pėr t'u paraqitur nė konkurs. Besoj se kjo pėrpjekje do tė jetė e frytshme dhe me vlerė tė madhe pėr gjeneratat e ardhme. Me tė vėrtetė, jetėshkrimi i Resu­lull-llahut a.s. ėshtė i jashtėzakonshėm. Sepse ėshtė jetėshkrim pej­gamberik ku paraqitet shėmbėlltyra Muhammedane qė ndryshon nga tė gjitha jetėshkrimet tjera. Salavati dhe selami qoftė mbi ty, o Pej­gamber i All-llahut!
Kur tė vėshtrojmė mė me pėrpikėri, vėrejmė se Sira ėshtė burim i vetėm nga i cili rrjedhin ēėshtjet praktike tė jetės sipas Islamit, me vlera tė jashtėzakonshme pėr lumturinė e tėrė gjinisė njerėzore.
Jam i lumtur pėr miratimin e vendimit qė tė marr pjesė nė kėtė konkurs fatlum, por i bėj vetes pyetje: ku gjendem unė kėtu, dhe kush jam unė kėtu, qė do tė mund tė hedhė njė rreze drite nė jetėn e mė tė zgjedhurit dhe pėr All-llahun mė tė dashurin nga tė gjithė Pejgamberėt, Resulull-llahut a.s. Unė jam njeriu i cili kam fat tė madh dhe pėrjetojė kėnaqėsi tė madhe kur gjendem nė "shoqėri" me Resu­lull-llahun a.s.
Dashuria ndaj tij ngroh zemrėn time dhe mė jep shtytje, vullnet pėr tė jetuar, mė jep kurajo qė tė mos humbė guximin e tė mos ligė­shtohem dhe tė mos rrėshqas nė ambiset e errėsirės. Mė mėson tė jetojė nė mėnyrė tė denjė dhe tė vdes nė mėnyrė tė denjė si anėtar i popullit mė tė zgjedhur, ummetit tė Resulull-llahut a.s.
Lus All-llahun xh.sh. qė me shef'atin e tij, tė mi falė mėkatet.
Nė fund do tė them diē shkurtimisht pėr mėnyrėn e punės time nė kėtė libėr:
Para se tė filloja ta shkruaj kėtė punim, kam pasur nė konsideratė se kjo duhet tė jetė e njė volumi tė mesėm. I kam ikur detajizimeve tė gjerėsishme sikurse edhe shkurtimeve tė pavlefshme. Nė shumė vepra burimore tė "Sires" kam lexuar gjerėsinė e madhe pėr gjėrat jo aq tė rėndėsishme, pėrkatėsisht pėr ndodhitė epizodike, si dhe radhitje dhe renditje tė llojllojshme tė betejave, andaj nė raste tė tilla jam pėr­pjekur tė jem i pėrpiktė me qėllim qė tė arrijė gjer tek e vėrteta e saktė. Ngjarjet dhe ndodhitė i kam vėshtruar nga shumė aspekte tė ndryshme, pėrderisa nuk vendosa qė nė konturet e punimit tim tė pėrfshihet ajo qė ėshtė mė e qarta dhe, sipas mendimit tim, mė e sakta.
I kam ikur komentimit tė argumenteve, sepse kjo shpien gjer tek gjerėsia e panevojshme, por ndoshta i kam theksuar disa prej tyre, atėherė kur frikėsohesha se lexuesi do tė habitej, ose kur kam vėrejtur se tė gjithė autorėt, pėrkundėr tė vėrtetės, kanė ndjekur rrugė tjetėr.
O All-llahu im, mė pėrcakto pėr tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Ti vėrtetė je Ai i cili falė, i cili meriton dashuri. Ti je Sundues i Arshit tė lavdishėm.
Mė 24. 07. 1396 h./ 23. 07. 1976
Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:41
POZITA E ARABĖVE
DHE POPUJVE ARABĖ

S

iretu Resulull-llahu ose Jetėshkrimi i Resulull-llahut a.s. ėshtė interpretim i vėrtetė i Shpalljes sė Kur'anit dhe i poro­sisė, tė cilėn Pejgamberi a.s. ia komunikoi mbarė njerėzimit. Kjo Shpallje ėshtė udhėrrėfyes me tė cilin All-llahu xh.sh. i ka nxjerrė njerėzit nga errėsira nė dritė, nga idhujtaria nė besim nė njė Zot.
Prandaj nuk ėshtė e mundur qė nė tėrėsi tė pėrfytyrohet fuqia madhėshtore e Shpalljes sė All-llahut xh.sh., pėrveē nėse krahasohet gjendja e cila i ka paraprirė Shpalljes me gjendjen e cila ka rezultuar me ndikimin dhe fuqinė e saj. Nga ky aspekt sjellim kaptinėn mbi popujt arabė dhe ndodhitė historike para Islamit, e pastaj kaptinėn mbi situatėn historike tė periudhės nė tė cilėn ėshtė paraqitur Muhammedi a.s.
Pozita e arabėve

Fjala El-Areb nė gjuhėn shqipe do tė thotė shkretėtirė, stepe, tokė papjellore, pa ujė dhe pa bimė. Me kėtė emėr, qė nga kohėt e lashta ėshtė quajtur Gadishulli Arabik, sikurse qė me tė njėjtin emėr janė quajtur banorėt e kėtij vendi, i cili ėshtė bėrė atdhe i tyre.
Gadishulli Arabik nga perėndimi kufizohet me Detin e Kuq dhe me njė pjesė tė gadishullit tė Sinajit, nga lindja me gjirin Arabik dhe me njė pjesė tė madhe tė Irakut Jugor. Nė jug gjendet Deti Arabik, i cili ėshtė vazhdim i Detit tė Indisė. Nė veri kufizohet me Sirinė dhe me njė pjesė tė Irakut. Sipėrfaqja kap rreth njė milion - njė milion e treqind mijė mila katrorė. Gadishulli Arabik zė njė vend shumė tė rėndėsishėm gjeo­strategjik nė atė pjesė tė botės.
Pėrbėrja natyrore e tokės ėshtė zallore, pa kurrfarė pasurish natyro­re qė do t'i joshte tė huajt ta kolonizojnė kėtė vend. Prandaj Gadishulli Arabik ka mbetur i pamposhtur dhe i mbrojtur vetvetiu qė nga kohėt mė tė lashta e gjer mė sot. Edhe banorėt e kėtij Gadishulli kanė qenė gjithnjė tė lirė dhe tė pamposhtur, pėrkundėr faktit ishin tė kufizuar me fuqitė mė tė mėdha botėrore tė asaj kohe: Bizantin dhe Persinė.
Pozita strategjike e Gadishullit Arabik ėshtė e rėndėsishme pėr tėrė rajonin e Azisė Juglindore. Gjendet ndėrmjet dy kontinenteve tė njo­hura me emrin Bota e Vjetėr. Ėshtė e lidhur me tokė dhe me det. Kufiri i tij veriperėndimor paraqet portin pėr hyrje nė Afrikė, ndėrsa kufiri verilindor ėshtė ēelės pėr Evropėn. Ana lindore u hapė derėn jo-ara­bėve, kėshtu qė lidhja me Indinė dhe Kinėn ėshtė njėkohėsisht edhe lidhja me Lindjen e Largėt. Nga kufiri verior, ky Gadishull lidhet me Lindjen e Afėrt. Pėr shkak sė pozitės sė tillė gjeografike tė Arabisė, veriu dhe jugu i saj kanė qenė porte pėr popujt tjerė, kanė qenė qendra tregtare, kulturore, arsimore, fetare dhe qendra tė artit.
Popujt arabė

Historianėt i ndajnė arabėt nė tri grupe sipas origjinės:
1. Arabėt El-Baide, ose arabėt autokton tė kėtij Gadishulli, pėr prejardhjen e tė cilėve nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme me shkrim. Atyre u takojnė fiset: Ad, Themud, Tasėm (degė e fisit tė zhdukur Ad nė Jemen), Xhedis, Amlak e edhe disa fise tė tjera. Kėta nė realitet janė arabėt beduin.
2. Arabėt El-Aribe, tė cilėt janė me origjinė nga Ja'reb bin Jeshxhel bin Kahtani, i quajnė edhe arabėt Kahtanit.
3. Arabėt El-Mustar'ebe, tė cilėt e kanė origjinėn nga Ismaili, e tė cilėt i quajnė arabėt Adnanit.
Arabėt e Kahtanit ose El-Aribe kanė ardhur nga jugu i Arabisė. Djepi i tyre ėshtė Jemeni. Familjet e tyre janė degėzuar me lidhje martesore, andaj i veēojmė dy nga fiset mė tė njohura:
a). Humejr, me familjet mė tė njohura: Zejdull-Xhumhur, Kuda'at dhe Sekasik;
b). Kehlan, me familjet mė tė njohura: Hemdan, Enmar, Tajj, Midhhaxh, Kinda, Laham, Xhidham, El-Ezd, El-Evs, El-Hazrexh, ndėr­sa pasardhėsit e Xhefnit kanė qenė sundimtarė tė Shamit, pėrkatėsisht Sirisė, Palestinės dhe Jordanit. Fisi Kehlan nga Jemeni ėshtė shpėrngu­lur nė tė tėra viset e Arabisė dhe atė menjėherė pas shpėrthimit tė pen­dės Arim. Janė bėrė tregtarė tė njohur, por tregtia u dėshton pasi qė Bizanti e zapton rrugėn detare, ndėrsa rruga tokėsore rrėnohet pas zaptimit tė Egjiptit dhe Sirisė.Fiset jetonin kryesisht nė marrėdhėnie tė mira, por ngandonjėherė edhe tė kėqija. Ndėrkaq gjithnjė garonin se cili do tė jetė mė i miri dhe cili do tė fitojė famė mė tė madhe. Ndėrmjet tyre gjithnjė mbretėronte fryma e rivalitetit. Ndodhte qė mes veti tė for­mojnė edhe lidhje gjaku me anė tė martesave, siē ka ndodhur me Hu­mejrėt dhe me Kehlanėt. Populli Kehlan ėshtė shpėrngulur nė tė katėr anėt dhe prej tyre rrjedhin katėr grupe tė pasardhėsve tė tyre. Kėta janė:
1. El-Ezdėt

Sipas mendimit tė kryeparit tė tyre Umran ibėn Amrit, ata u shpėr­ngulėn nė tė gjitha anėt. Udhėtuan nga Jemeni nė veri tė Arabisė. Ekzis­tojnė vendet e evidencuara ku janė vendosur pas shpėrnguljes sė fundit. Thalebe ibėn Amėr El-Ezdi shkon nė Hixhaz dhe vendoset ndėrmjet vendeve Thalebije dhe Dhi-Kar. Kur i rritet i biri, dhe forcohet, e merrė botėn nė sy. Arrinė nė Medinė dhe vendoset aty. Pasardhėsit e tij janė: El-Evs, El-Hazrexh, djemtė e Harith ibėn Thalebit.
Harith ibėn Amri nga fisi Huza'ah, ndahet prej tyre dhe arrinė nė rajonin e Hixhazit. Vendoset nė rrugėn Edh Dhahran. Fisi i tij, pasi push­ton Haremin dhe Mekėn i zgjodhi si vendbanim pėr vete dhe prej andej i dėbon Xherahimėt, banorėt e lashtė autokton. Amran ibėn Amri shkon nė Amman (Jordan), ku vendoset me familjen e vet.
Xhefre ibėn Amri shpėrngulet nė Sham, ku mbetet tė jetojė me familjen e vet. Prej tij rrjedhin mbretėrit e Gassanit, tė cilėt e marrin emrin sipas njė uji Hixhaz (bunar mes Remeit dhe Zeabetit), e ky ka qenė edhe vendbanimi i tyre i parė, para se tė shkonin nė Sham.
2. Lahamėt dhe Xhedhamėt

Nga fisi i parė ėshtė pasardhėsi Nasėr ibėn Rebia, nga i cili rrje­dhin mbretėrit e Menadhirit nė Hajėr.
3. Benu Tajjėt

Pas shkuarjes sė El-Ezdėve, Benu Tajjėt nisen pėr nė veri. Ven­dosen nė dy kodra, Exha dhe Selma, andaj qė tė dyjat i quajtėn kodrat e Tajjit.
4. Kindamėt

Ata vendosen nė rajonin e Bahrejnit, e pastaj me dhunė u detyruan ta braktisin kėtė vend. Shkojnė nė Hadramevt, e pastaj edhe nė Nexhd, ku formojnė njė shtet me rėndėsi tė madhe strategjike, por ky shtet sė shpejti shkatėrrohet pa lėnė gjurmė.Kindamėt i takojnė fisit Kuda'at me origjinė nga Humejri edhe pse ka mendime tė ndryshme pėr origjinėn e tyre. Ata, pas braktisjes sė Jemenit vendosen nė shkretėtirėn e Irakut.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn1)
Arabėt Mustar' Ebe

Ata rrjedhin nga stėrgjyshi Ibrahimi a.s., me origjinė nga viset ira­kiane, saktėsisht nga qyteza "Ir" e cila ndodhej nė bregun perėndimor tė lumit Eufrat nė afėrsi tė Kufės. Gėrmimet dhe trashėgimia e kėtij vendi tė rėndėsishėm historik janė pėrshkruar hollėsisht dhe ruhen nė libra. Po ashtu janė ruajtur edhe shėnimet mbi origjinėn e familjes sė Ibra­himit a.s. dhe pėr ndodhitė shoqėrore dhe fetare tė asaj kohe.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn2)
Nga historia ėshtė e njohur se Ibrahimi a.s. ėshtė shpėrngulur nga vendi "Ir" nė vendin Haran apo Hiran, prej kėndej ka shkuar nė Pales­tinė. Palestinėn e ka zgjedhur si qendėr pėr ushtrimin e misionit tė vet, kurse pėrkohėsisht udhėtonte nė vende tė tjera e pėrsėri kthehej aty.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn3)
Burimet pėrmendin se me njė rast ka udhėtuar nė Egjipt te Faraoni, i cili ėshtė orvatur t'i bėnte intrigė dhe ligėshti gruas sė tij, por All-llahu xh.sh. kėtė intrigė ia kthen atij. Faraoni vėren se sa e devotshme ishte Sara ndaj All-llahut xh.sh., andaj ia jep vajzėn e vet Haxheren si shėrbėtore.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn4) Sara e merr Haxheren nė shėrbim, e pastaj e marton me Ibrahimin a.s.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn5) Kėshtu Haxherja bėhet gruaja e dytė e Ibrahimit a.s., ndėrsa intriga e Faraonit dėshton.
Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė dhe All-llahu xh.sh. nga Haxherja i dhuron Ismailin. Sara, gruaja e tij e parė, ishte xheloze, andaj pėrpiqej t‘ia mbushte mendjen Ibrahimit a.s. qė ta lė Haxheren dhe fėmijėn e saj tė vogėl, Ismailin. Ibrahimi a.s. nuk deshti tė ndahet nga Haxherja, por pėr t'ia plotėsuar dėshirėn Sarės e dėrgon kėtė nė Hixhaz dhe qė tė dy i lė nė njė luginė jopjellore afėr shtėpisė sė Shenjtė Bejtul-Muharrem, e cila asokohe ekzistonte nė formėn e njė grumbulli tė ngritur prej gu­rėsh e zalli, tė cilėn herė pas herė e bartėte vėrshima nga tė dy anėt.
Ibrahimi a.s. i lė kėta nėn hijen e njė palmeje, nė afėrsi tė Zem-ze­mit tė sotėm, i cili atėbotė nuk ekzistonte. Ky vend ndodhet nė majė tė Mesxhidul-Haramit tė sotėm. Nė kohėn e Haxheres e tėrė kjo ka qenė shkretėtirė. U lė ushqim dhe ujė, e pastaj kthehet nė Palestinė.
Haxherja dhe djali i saj i vogėl qėndruan disa ditė nė shkretėtirė. Ushqimi dhe uji u harxhuan. Pastaj, me vullnetin e All-llahut xh.sh., uji buron nga rėra - burimi Zem-zem, i cili ua shuajti etjen dhe u bė burim i jetės sė tyre.
Rrėfimi pėr Haxheren dhe Ismailin ėshtė i gjatė dhe mjaft i njohur[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn6)
Atėbotė aty arrinė fisi Jemanit, i quajtur Xhurhum, apo brezi i dytė i tyre, dhe, me lejen e Haxheres, nėnės sė Ismailit, u vendosėn nė trua­llin rreth Zem-zemit. Thuhet se fisi Xhurhum mė parė ka jetuar nė shpatiet e maleve tė Mekės sė sotme.Buhariu, nė koleksionin e vet tė haditheve, thotė qartė se ky fis ėshtė vendosur nė rajonin e Mekės sė sotme pas Ismailit, para moshės madhore tė tij, dhe se ata edhe mė parė zbritnin nga malet nė kėtė luginė, por nė mungesė tė ujit nuk ishin vendosur aty mė herėt.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn7)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref1) Gjerėsisht pėr kėto fise dhe dyndjet e tyre tė shikohet: Tarihu umemi-l-Arebi nga Hudariu: I/11-13; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 231-235. Burimet historike dallojnė shumė rreth datave dhe shkakut tė kėtyre dyndjeve. jemi pėrpjekur qė nė bazė tė argumenteve tė marrim atė qė konsiderojmė se ėshtė e saktė.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref2) Tefhimu-l-Kur'ani nga Mevdudi: I/553-556.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref3) Vepra paraprake: I/108

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref4) Ėshtė e njohur se Haxherja ka qenė robėreshė e blerė, e cila ka jetuar tek Faraoni. Mirėpo, me njė studim mė tė gjatė, dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur, ka ardhur tek njohuria se ajo ka qenė e bija e Faraonit.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref5) Tefhimul-Kur'ani: II/34.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref6) Sahihu-l-Buhari: Kitabul-Enebija: I/474, 475

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref7) Sahihu-l-Buhari: I/475.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:43
Ibrahimi a.s. kohė pas kohe vinte nė Mekė pėr ta vizituar familjen e vet tė braktisur. Nuk dihet saktėsisht numri i kėtyre udhėtimeve, por histo­ria i ka shėnuar katėr. All-llahu xh.sh. pėrmend nė Kur'an se Ibrahimi a.s. ka parė ėndėrr se duhet ta pres (flijojė) djalin e tij Ismailin, andaj kur deshti ta bėnte kėtė vepėr, All-llahu xh.sh. tha: "E kur ata tė dy iu dorė­zuan urdhrit tė Zotit dhe kur e pėrmbysi atė (djalin) me fytyrė (me ballė) pėr toke, Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm." (37, 103-107).
Nė Gjenezė, nė librin e parė tė Dhiatės sė vjetėr thuhet se Ismaili ishte trembėdhjetė vjet mė i moēėm se Is'haku. Tregimi dėshmon se kjo ka ndodhur para lindjes sė Is'hakut, sepse lajmi i parė pėr Is'hakun pėr­mendet pas rrėfimit tė shkruar nė tėrėsi mbi Ismailin. Nė kėtė rrėfim pėrmendet sė paku njė udhėtim i Ibrahimit a.s. para moshės madhore tė Ismailit, ndėrsa tri udhėtime tė tjera i pėrmend Buhariu, transmetuar nga Ibėn Abbasi r. a., e ky drejtpėrdrejtė nga Resulull-llahu a.s.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn1)
Ismaili rritet dhe bėhet njė djalosh i bukur e i pashėm. Gjuhėn ara­be e mėson nga fisi Xhurhum. Kėta e pėlqejnė shumė, andaj e mar­tojnė me njė vajzė nga fisi i tyre. Ndėrkohė i vdes nėna, e ndodhė qė Ibrahimi a.s. niset nga Palestina pėr ta vizituar Haxheren dhe tė birin, Ismailin.
Nė Hixhaz mbėrrinė pas martesės sė Ismailit. E kėrkon Ismailin nė shtėpi por nuk e gjenė, e takon vetėm bashkėshorten e tij dhe e pyet pėr Ismailin, si ėshtė dhe si jeton. Ajo ankohet nė varfėri, e Ibrahimi a.s. e porosit atė qė t'i thotė Ismailit ta ndėrrojė pragun e shtėpisė. Ismaili e kup­ton porosinė e babait dhe ndahet nga kjo grua e martohet me njė tjetėr, me tė bijėn e Mudad b. Amrit, kryeparit tė moēėm tė fisit Xhur­hum.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn2) Pas kėsaj martese tė Ismailit, Ibrahimi a.s. pėrsėri vjen nė vizitė dhe pėrsėri nuk e gjenė Ismailin nė shtėpi, andaj e pyet gruan e tij se si ėshtė dhe si jeton? Ajo e falėnderoi All-llahun xh.sh. pėr ēdo gjė, e ai porosit Ismailin qė kėsaj radhe te pėrforcojė pragun e shtėpisė. Pastaj Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė.
Ibrahimi a.s. vjen pėr tė tretėn herė, dhe e gjenė Ismailin duke mprehur shigjeta nėn kurorėn e njė druri afėr burimit Zem-zem. Nisen njėri pėrballė tjetrit, sikur djali ndaj babės apo baba ndaj djalit. Takimi i tyre mė nė fund ndodh, pas njė kohe aq tė gjatė. Babai plak vėshtirė mund t'i fshihte lotėt e gėzimit para birit tė vet, e edhe i biri i ndershėm dhe i mirė vėshtirė mund tė fshihte gėzimin para babės tė vet. Njė kohė ata qėndruan sė bashku. Kėsaj here i ndėrtojnė themelet mbi tė cilat e ngritėn Ka'ben. Ibrahimi a.s. u komunikon njerėzve t'a kryejnė haxh­xhin ashtu siē ka urdhėruar All-llahu xh.sh.
All-llahu xh.sh. i ka dhuruar Ismailit dymbėdhjetė djem. Djemtė e tij quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishmaa, Devmen. Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.
Prej tyre u shtuan dymbėdhjetė fise. Nė fillim qė tė gjithė qėndro­nin nė Mekė. Merreshin me tregti. Udhėtonin rrugėve tregtare nė rela­cionin Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas njė kohe kėto fise shpėr­ngulen nė mbarė Arabinė, madje edhe jashtė saj. Shumė prej tyre harro­hen, pėrveē fiseve Nabit dhe Kajdar. Nė veri tė Hixhazit lulėzon kultu­ra e El-Enbatėve. Ky popull krijoi njė pushtet tė fortė tė cilit iu nėn­shtruan fiset pėrreth. Kryeqendrėn e kishin nė Batra. Askush nuk guxonte t'u kundėrvihej, gjersa nuk erdhėn Bizantinėt, tė cilėt edhe i nėnshtruan.
Profesor Sulejman En-Nedeviu, nė studimin e vet shkencor, para­shtron mendimin e vet se prijėsit e fisit Gassan (Gassasinė), sikurse edhe ensarėt nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh nuk e kanė prejardhjen nga kahtanėt, por nga familja e Nabit b. Ismailit, pėr ēka dėshmojnė gjurmėt historike tė tyre nė ato vende.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn3)
Tė bijtė, pėrkatėsisht, pasardhėsit e Kajdarit kanė mbetur nė Mekė ku janė familjarizuar. Brezit tė tyre i takojnė Adnani dhe i biri i tij, Me'adi. Pėrmes tij arabėt Adnanijė kanė mbajtur nė mend origjinėn e vet. Adnani ėshtė gjyshi i njėzetenjėtė nė brezin familjar tė Resulull-llahut a.s. Ėshtė shėnuar se Resulull-llahu a.s. gjatė pėrmendjes sė ori­gjinės sė vet, ka ardhur gjer tek Adnani e atėherė ėshtė ndalur duke thė­nė: "As shkruesit nuk do tė ishin tė sigurt pėr babėn para Adnanit." Nė tė kaluarėn ai nuk ka shkuar mė larg se Adnani. Me kėtė pajtohen edhe shumė dijetarė, andaj nė origjinėn e Resulull-llahut a.s. nuk shkojnė pėrtej Adnanit duke u bazuar nė hadithin e pėrmendur. Ata thonė se prej Adnanit e gjer te Ibrahimi a.s. ekzistojnė dyzet brezni.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn4)
Pasardhėsit e Me'adit janė shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi pas­ardhės i tij mashkull. Ai i ka pasur katėr djem, nga tė cilėt rrjedhin katėr fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy tė fundit janė numerikisht tė mėdha dhe tė njohura nė histori pėr nga nami dhe autoriteti.
Nga fisi Rebiah dolėn personalitete tė rėndėsishme historike nė kohėn paraislamike. Kėta janė: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtė e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.
Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht tė shumtė, u nda nė dy fise tė mėdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b. Mudari pasojnė fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndėr­sa nga Gaffanėt janė: Abesi dhe Dhubjan Eshxh'i dhe Gani b. Easari.
Nga Ilijas b. Mudari pasojnė: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudri­ke, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhėsit e Ken'aneh b. Hudhejmes.
Nga Ken'aneti pasojnė kurejshitėt, dhe atė djemtė e Fihėr b. Malik b. Nadar b. Ken'anetit. Kurejshitėt me kohė u ndanė nė shumė fise, e mė tė njohurat janė: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndėrsa pasardhėsit e Kussaj b. Kelabit janė Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b. Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.
Fisi Abdu Menaf degėzohet nė katėr familje: Abdu-sh-Shems, Neufel, El-Muttalib dhe Hashim, kurse prej familjes Hashim, All-llahu xh.sh. e ka zgjedhur Pejgamberin tonė, Muhammedin a.s., djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b. Hashimit.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn5) Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu e ka zgjedhur Ismailin nga bijtė e Ibrahimit, e Ken'anen nga bijtė e Ismailit, e kurejshitėt nga bijtė e Ken'anit, ndėrsa nga kurejshitėt i ka zgjedhur Benu Hashimitėt, e mua nga Benu Hashimitėt."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn6)
Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thėnė: "Resu­lull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu i ka krijuar krijesat, e mua mė ka zgjedhur me origjinė nga brezi mė i mirė, nga fisi mė i mirė dhe nga familja mė e mirė. Unė jam, pra. mė i miri edhe sipas virtyteve edhe sipas origjinės."[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn7) Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpėrndanė nė tėrė Arabinė. Janė vendosur nėpėr shpatie tė kodrave dhe nėpėr lugina pje­llore. Pasardhėsit e Bekėr b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhėsit e Te­mimit u vendosėn nė Bahrejn dhe mbetėn aty.
Fisi Benu Hanife b. Sa'd b. Ali b. Bekėr u vendos nė Jemame dhe nė qytezat pėrreth, ndėrsa pasardhėsit tjerė tė Bekėr b. Vailit u vendo­sėn nė trevat prej Jemames gjer nė Bahrejn, dhe atė gjer te portet Sejf dhe Kazimet nė bregdet dhe nė shpatiet e rajonit Sevad nė Irak. Fisi Taglib u vendos nė luginėn e lumit Eufrat. Disa familje kanė jetuar sė bashku me fisin Bekėr. Fisi Benu Temim u vendos nė stepet (fshatrat) e Basrės. Benu Sulejmėt (Selimėt) mbetėn nė afėrsi tė Medinės nė lugi­nėn Vadil-Kura dhe Hajber nė lindje tė Medinės e gjer tek dy kodrat (Xhebelejn) - tė cilat shtrihen deri nė El-Xherre. Nė Taif u vendos fisi Thekaf, kurse fisi Hava­zin nė lindje nga Meka nė shpatiet e Evsasit nė rrugėn ndėrmjet Mekės dhe Basrės. Benu Esedėt u vendosėn nė pjesėn lindore tė Tejmit dhe nė perėndim nga Kufa, e mes tyre ishin shtėpitė e Buhtur b. Tajjit. Largėsia prej tyre gjer nė Kufe ka qenė pesė ditė ecje. Dhubjani u vendos mes Tejmit dhe Havranit Familja e Ken'anit ngeli nė Tuham, ndėrsa Mekėn dhe luginėn e saj e banuan kurejshitėt tė cilėt, pasi ishin tė pėrēarė, i bashkoi A'ta-Kus b. Kulabi, i cili i bėri tė njohur e me famė qysh para Islamit.[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftn8)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref1) Sahihu-l-Buhari: I/475, 475.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref2) Kalbu-xhezireti-l-Arebi: 230.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref3) Tarihu erdi-l-Kur'ani: II/78-86.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref4) Rahmetun li-l-alemin: II/7, 8, 14, 15, 16 dhe 17.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref5) Muhadaretu tarihi-Umemi-l-islamijjeti, nga El-Hudariu: I/14 dhe 15.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref6) Transmeton Muslimi nga Vail b. El-Eska'u, II/245 dhe Tirmidhiu: II/201.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref7) Tirmidhiu, nė kaptinėn pėr vlerat e Resulull-llahut a.s.: II/201.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947597#_ftnref8) El-Hudariu: I/15 dhe 16.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:43
PUSHTETI DHE UDHĖHEQJA MBI ARABĖT

P

asi qė duhet tė flasim pėr gjendjen e arabėve para Islamit, ven­dosėm tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė historikut Arab, shtetit tė tyre dhe besimit tė tyre, nė mėnyrė qė mė lehtė t'i kuptojmė ngjarjet dhe ndodhitė e jashtėzakonshme nė kohėn e paraqit­jes sė Islamit.
Gjatė kohės sė paraqitjes sė Islamit, nė Gadishullin Arabik mbretė­ronin dy shtresa shoqėrore:
a). Mbretėrit e kurorėzuar, tė cilėt nuk kanė gėzuar pavarėsi, dhe
b). Paria dhe udhėheqja e fiseve, tė cilėt kanė gėzuar tė gjitha privilegjet sikurse edhe vetė mbretėrit, qoftė nė pushtet qoftė nė post, pėr dallim qė shumica prej tyre kanė qenė tė pavarur. Rrallėherė krye­parėt e fiseve i janė nėnshtruar mbretit. Mbretėrit e kurorėzuar kanė qenė sundimtarėt e Jemenit, pastaj sundimtarėt e familjes Gassan dhe sundimtarėt e El-Hajrit. Sundimtarėt tjerė tė Gadishullit Arabik nuk kanė pasur kurorė.
Pushteti nė Jemen

Populli mė i vjetėr i Jemenit ėshtė populli Seb'e. Ata i takojnė ara­bėve Arebe. Pėr ta kemi mėsuar mjaft nga gėrmimet arkeologjike tė Evrit nga shekulli XXV para lindjes sė Isait a.s., ose para erės sė re. Shkallėn e lartė tė qytetėrimit e kanė arritur nė shekullin XI p.e.r.
Epokėn e sundimit tė tyre do tė mund ta ndanim nė katėr etapa:
1. Kjo periudhė arrinė tė shėnohet gjer nė vitin 650. p.e.r. Sun­dimtarėt e kėsaj periudhe janė quajtur "Seb'ejėt e Fortė".
Kryeqendra e tyre ka qenė qyteti Sarvah, gėrmadhat e tė cilit gjen­den njė ditė udhėtimi nga qyteti M'areb ose Harib. Nė kohėn e sundim­tarėve seb'eit kishte filluar ndėrtimi i pendės sė famshme, tė njohur me emrin "Seddu Me'reb", e cila ka pasur rėndėsi tė madhe historike pėr Jemenin. Dihet se Seb'ejėt kanė qenė pushtuesė tė mėdhenj, andaj gjatė kohės sė sundimit tė tyre kanė pasur shumė koloni nė Arabi dhe jashtė saj.
2. Periudha e dytė nga viti 650. p.e.r. Nė kėtė periudhė mbretėrit mohuan emrin "Seb'ejėt e Fortė" dhe u quajtėn "Mbretėrit nga Seb'e". Si kryeqytet caktojnė M'arebin nė vend tė Sarvahit, gėrmadhat e tė cilit ekzistojnė gjashtėdhjetė mila larg nga ana lindore e San'it.
3. Periudha e tretė zgjatė prej vitit 115 p.e.r. e gjer nė vitin 300 tė erės sė re. Seb’enė e sundojnė Himjerėt, tė cilėt e pushtojnė qytetin Rejdan, e bėjnė kryeqytet tė vetin dhe e riemėrtojnė me emrin "Dha­ffar". Gėrmadhat e Dhaffarit ekzistojnė nė kodrėn Midver afėr Jeremit.
Qė nga kjo periudhė Seb'ejėt dhe shteti i tyre fillojnė tė dobėsohen dhe tė bien nė dekadencė. E humbin tregun nė veri tė Hixhazit dhe tregtia e tyre shkatėrrohet. Ndėrkohė Bizanti, pasi pushton Egjiptin, Sirinė dhe Sha­min, mbizotėron me tregtinė detare dhe me tregun e Hixhazit verior. Edhe pėrleshjet ndėrfisnore ndikojnė nė shkatėrrimin e rrjetit tregtar tė Seb'ejėve. E tėrė kjo i kontribuoi edhe shpėrnguljes mė tė shpejtė tė familjes Kahtan, tė cilėt filluan tė emigrojnė nė vise tė ndryshme tė Arabisė.
4. Periudha e katėrt zgjatė nga viti 300. i erės sė re e gjer nė pėr­hapjen e Islamit nė Jemen. Kjo periudhė ėshtė e shėnuar me pėrmbysje, konflikte dhe me luftėra qytetare, qė u mundėsuan tė huajve t'i nėn­shtrojnė ata dhe t'i lėnė pa liri.
Nė kėtė kohė Bizanti hyn nė Aden, e me ndihmėn e tyre Abisinasit pushtojnė Jemenin, pėr tė parėn herė nė vitin 340 duke shfrytėzuar pėr­leshjet ndėrmjet fiseve Hemdan dhe Himjer. Pushteti i Abisinasėve zgja­tė gjer nė vitin 378, pastaj Jemeni pėrsėri fiton pavarėsinė.
Ndėrkaq, atėbotė nė pendėn M'areb fillojnė tė paraqiten plasaritje, e sė shpejti ajo shpėrthen dhe shkaktohet pėrmbytje e madhe. Pėr kėtė pėrmbytje na flet Kur'ani a.sh., siē flet edhe pėr pėrmbytjen e qytetit Irem, e cila ka ndodhur nė vitin 450 apo 451. Kjo ka qenė katastrofė e madhe, e cila rrėnon qytetin Amran dhe i detyron banorėt e saj tė arratisen.
Nė vitin 523 udhėheqėsi hebraik, Dhu-Nuvas pėrgatit ushtrinė e vet dhe niset nė njė fushatė tė madhe kundėr tė krishterėve tė Nexhranit dhe orvatet qė me presion t'i kthejė ata nga krishterimi. Pasi qė refu­zojnė ta bėjnė kėtė, ai urdhėron tė hapen hendeqe dhe aty tė hidhen tė krishterėt dhe tė digjen tė gjallė. Pėr kėtė ngjarje flet Kur'ani nė suren "El-Buruxh". All-llahu xh.sh. thotė:
"Mallkuar qofshin ata qė kanė hapur hendeqe." (85,4).
Kjo ka qenė periudhė e depėrtimit tė vrullshėm tė krishterimit nė Lindje, e kjo valė pėrfshinė edhe Arabinė, pėrndryshe, kjo ishte peri­udhė e ndritshme e Perandorisė Romake, e cila zgjerohej me tė shpejtė.
Bizantinėt i ngrisin Abisinasit, ua pėrgatisin anijet dhe urdhėrojnė afro shtatėdhjetė mijė luftėtarėve tė zbarkojnė nė Arabinė jugore.
Kėshtu Abisinasit - krishterė zaptojnė Jemenin pėr tė dytėn herė nė vitin 525 nėn udhėheqjen e Orijatit. Orijati mbetet nė Jemen, i kurorė­zuar nga mbreti i Abisinisė, gjersa nuk e zėvendėson Ebrehe, mėkėm­bėsi abisinas nė Jemen, i cili ishte njėri nga komandantėt e Orijatit.
Ky Ebrehe, nė realitet, ėshtė njeriu i cili nisė ushtrinė me elefantin tė rrėnojė Ka'ben. Ky dhe ushtarėt e tij nė histori janė tė njohur me emrin "As'habu-l-fil", ose pronarėt e elefantit. (Pėr ngjarjen me elefan­tin do tė bėhet fjalė mė vonė).
Pas ngjarjes me elefantin Jemenasit kėrkojnė ndihmė nga Persianėt, i mundin Abisinasit dhe i pėrzėnė nga vendi i vet. Atėherė, nė vitin 575 fitojnė pavarėsinė nėn udhėheqjen e Me'ad Jekrebit. Me tė mbetėn disa Abisinas si shėrbėtorė, ose si roje tė Me'adit. Pas vdekjes sė tij pushon sundimi i Jemenasėve. Atėbotė sunduesi Persian, Kisra emėron mė­kėm­bėsin e vet nė San'ae dhe shpallė Jemenin si provincė persiane. Kėshtu nė Jemen ndėrrohen mėkėmbėsit persian njėri pas tjetrit, gjer nė vitin 638 kur Badhani pranon fenė islame. Me kalimin e tij nė Islam nė Jemen pushon sundimi persian.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947598#_ftn1)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947598#_ftnref1) Pėrkitazi mė kėto ngjarje mė gjerėsisht tė shikohet nė veprėn: "Tefhimu-l-Kur'ani": IV/195-198. si dhe nė "Tarihu erdi-l-Kur'ani: I prej faqes 133 e gjer nė fund tė librit. Shumė autorė tė "Sires" kanė mendime tė ndryshme rreth datajeve tė ndodhive historike, ndėrsa disa orientalistė konsiderojnė se kėto janė vetėm tregime mitologjike.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:44
Pushteti nė Hira

Persianėt sundonin me Irakun dhe me zonat e tij kufitare, sidomos gjatė sundimit tė Karashit tė Madh, prej vitit 559 gjer nė 527 p.e.r. Askush nuk i trazonte gjersa nuk ua tund fronin Aleksandri i Maqe­donisė, nė vitin 326 p.e.r.
Ai fut pėrēarje mes tyre, e pastaj nė Irak sundojnė mbretėrit Tavaif, pushteti i tė cilėve zgjatė gjer nė vitin 230 p.e.r.
Nė kohėn e kėtyre sundimtarėve kahtanėt migrojnė dhe zaptojnė shpatiet pjellore tė Irakut. Atyre u shoqėrohen edhe disa grupe adnani­jėsh, kėshtu qė i zmbrapsin mbretėrit Tavait nė luginėn e Eufratit.
Persianėt pėrsėri kthejnė pushtetin nė kohėn e Erdishirit, theme­luesit tė shtetit sasadin, nė vitin 226 p.e.r. Ai i bashkon Persianėt dhe i robėron arabėt, tė cilėt jetonin nė pjesėt kufitare tė mbretėrisė sė tij. Ky ka qenė shkaku qė fisi arab Kuda'at tė tėrhiqet prej kėtyre viseve dhe tė vendoset nė Sham.
Gjatė kohės sė sundimit tė Erdishirit, nė rajonin e Hirasė sundonte Hudhejme El-Vedahi. Ky njėkohėsisht ishte sundimtar i arabėve tė tjerė, tė cilėt jetonin nė shkretėtirėn irakiane, kurse nėn sundimin e tij bien edhe fiset nga Arabia - Rebiah dhe Mudar.
Erdishiri vėren se nuk do tė mundet qė drejtpėrdrejtė tė sundojė nė Arabi dhe se arabėt nuk do tė mund t'i ndalė nga sulmet e tyre nė viset kufitare tė mbretėrisė sė vet, andaj vendos qė si sundimtar t'a emėrojė njė arab, i cili do tė jetė besnik ndaj tij. Kėshtu arabėt do tė ishin tė mirėseardhur nė luftė kundėr Bizantit, dhe arabėt e Irakut do tė kishin pėrparėsi ndaj arabėve tė Shamit, tė cilėt tanimė ishin nėn sundimin e Bizantit.
Mbreti i Hirasė, Hudhejme gjithnjė e mbante tė pėrgatitur njė ēetė kalorėsie pėr shuarjen e kryengritjeve. Vdiq nė vitin 268. tė erės sė re.
Pas vdekjes sė Hudhejmes, nė Hira sundon Amėr b. Adijj b. Safėr El-Lahmi, sundues i parė nga Lahmitėt. Ky qėndron nė pushtet derisa Persi­anėt nuk e vendosin Kubadh b. Ferjuzin. Nė kohėn e tij paraqitet Mazdaku, i cili fillon tė propagandojė dėshirėn e madhe pėr liri (liber­tizmin). Ithtar i tij ka qenė Kubadhi si dhe shumė shtetas tė tij. Kubadhi i dėrgon sunduesit tė Hirasė, Mundhir b. Mause-Semait, njė ftesė qė t'i bashkohet kėsaj lėvizjeje dhe tė pranojė idenė e tij. Ky refuzon kėtė ftesė, andaj Kubadhi e shkarkon nga pushteti, e nė vend tė tij emėron El-Harith b. Amėr b. Haxher El-Kindijjin, i cili i pėrgjigjet ftesės sė tij.
Kubadhi pas veti e lėnė nė pushtet Kisra Enu Shirevahin, armikun e madh tė libertinizmit, i cili e vret Mazdakun dhe shumė ithtarė tė tij, pastaj e kthen Mundhirin pėr sundimtar tė Hirasė. Gjithashtu ka dashur qė ta nėn­shtrojė edhe El-Harith b. Amrin, por ky ikė tek fisi Kuleb dhe aty mbetet gjer nė vdekje.
Sundimi i Mundhirit vazhdon njė kohė tė gjatė, sepse atė e trashė­gonin trashėgimtarėt e tij. Kjo ka qenė dinasti e vėrtetė. Kur nė post vjen Nu'man b. Mundhiri, Kisrai hidhėrohet nė tė dhe (pas njė shpifjeje - spiunimi qė ia bėnė Zejd b. Adijj El-Ibadiji) e fton nė kryeqendrėn e vet. (Nu'mani largohet fshehtazi dhe shkon tek Hani b. Mes'udi, krye­pari i fisit El-Shejban, tė cilit ia dorėzon nė ruajtje familjen dhe pasuri­nė e vet). Pastaj shkon te Kisrai, i cili e hedh nė burg dhe aty mbetet gjer nė vdekje.
Nė vend tė tij pėr sundimtar tė Hirasė e emėron Ijjas b. Ka'bist El-Tajjin, dhe i urdhėron qė tė kėrkojė nga Hani b. Mes'udi t'ia dorėzojė atė qė gjendet tek ai. Mirėpo Hani kėtė e refuzon kategorikisht, andaj Kisrai i shpall luftė. Ai sė shpejti e pėrgatitė kėmbėsorinė e kalorėsinė dhe i vėrsulet Ijjasit. Mes dy ushtrive zhvillohet njė luftė e ashpėr tek vendi Dhi-Kar. Benu Shejbanėt korrin fitore tė madhe, tė cilėn Persia­nėt nuk mund ta mohonin. Kjo ishte hera e parė qė arabėt tė dalin fitues kundėr tė huajve. Kjo ka ndodhur menjėherė pas lindjes se Resu­lull-llahut a.s. i cili u lind tetė muaj pas emėrimit tė Ijjas b. Ka'bisit pėr sundues tė Hirasė. Ndėrkaq, pas Ijjasit, Kisrai pėrsėri rivendosė pushte­tin e vet dhe pėrsėri e emėron njė mėkėmbės arab nga Ali Lahmėt (familja e Lahmit). Prej Lahmitėve pushtetin pėrsėri e merr El-Mun­dhiri, i njohur me pseudonimin M'arur, i cili sundon vetėm tetė muaj. Atė e mposhtė Halid b. Velidi me ushtrinė myslimane.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn1)
Pushteti nė Sham

Nė periudhėn kur arabėt bėnin dyndje masive, nė Sham arrinė fami­lja Kuda'at dhe vendoset aty. Ata janė me origjinė nga Sulejh b. Hel­vanėt, prej tė cilėve rrjedhin Dexhxham b. Sulejtėt, fisi mė i njohur me emrin Dexhxhaim.
Bizantinėt i pėrdornin kėta si mburojė tė gjallė nga sulmet tokė­sore tė arabėve, dhe si mbrojtje tė fortė kundėr Persianėve. Por kėta marrin pushtetin nga Bizantinėt dhe sundojnė njė kohė tė gjatė. Sun­dimtari mė i njohur Dexhxhaim ka qenė Zijad b. El-Hubevleti. Nė histori sundimi i tyre pėrmendet prej fillimit gjer nė mbarim tė sheku­llit tė dytė tė erės sė re. Ata pushojnė sė sunduari pas ardhjes sė Ali Gassanėve, familje kjo e cila i mposhtė Dexhxhaimėt, andaj Bizantinėt i emėronin kėta si sundimtarė tė arabėve tė Shamit. Udhėheqėsi i tyre ka qenė Devmet Xhendeli.
Sundimtarėt Gassanė nė Sham janė emėruar si mėkėmbės tė mbre­tėrve bizantinė gjer nė shpėrthimin e betejės sė Jermukut, mė vitin 13 hixhrij. Mbreti i tyre i fundit, Xhebel b. Ejhami i nėnshtrohet Islamit nė kohėn e Umer b. Hattabit r.a., sundimtarit tė besimdrejtėve.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn2)
Pushteti nė Hixhaz

Ismaili a.s. ka qenė personaliteti mė i shquar nė Mekė dhe kryepari i pėrhershėm i Ka'bes gjatė tėrė jetės sė vet.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn3) Ka jetuar 137 vjet.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn4) Pastaj e zėvendėsojnė tė bijtė Nabiti, pastaj Kajdari e disa thonė Akisi.
Pas tyre me Mekėn udhėheqė gjyshi i tyre, Medad ibėn Amėr Xhur­humi. Kėshtu qė e tėrė qeverisja e Mekės ishte nė duart e tyre. Tė bijtė e Ismailit kanė qenė tė nderuar dhe me famė nė saje tė autoritetit tė babės dhe gjyshit tė tyre, ndėrtuesve tė Ka'bes, por ata nuk kanė pasur pushtet mbi Mekėn.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn5)
Kaluan shumė kohė, e pasardhėsit e Ismailit nuk patėn sukses tė kenė ndonjė pozitė tė lartė nė pushtet. Ata dalngadalė harrohen, pėrde­risa nuk dobėsohen Xhurhumėt para ardhjes sė Buhatanaserit. Qysh atėherė mbi qiellin mekas fillon tė ndriēojė ylli politik i adnanijėve, siē do tė tregojnė edhe ndodhitė e ardhshme. Veēanėrisht kjo shihet nė luftėn e Buhatanaserit kundėr arabėve nė Dhate Irk. Komandanti i arabėve nė kėtė luftė nuk ka qenė nga Xhurhumėt.[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn6)
Tė bijtė e Adnanit shpėrndahen nėpėr Jemen nė kohėn e luftės sė Buhatanaserit, nė vitin 587 p.e.r.
Barmijahu dhe Me'adi nisen pėr nė Sham kundėr dėshirės sė Buha­tanaserit, andaj ky shton presionin e vet e Me'adi kthehet nė Mekė. Nga Xhurhumėt e takon vetėm Xhershem b. Xhelhemetin dhe martohet me bijėn e tij Mu'anaten e cila e lind Nezarin.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn7) Pas kėsaj ndodhie gjendja e Xhurhumėve keqėsohet. Jeta e tyre bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, andaj fillojnė tė ushtrojnė dhunė ndaj vizituesve tė Mekės dhe lejojnė shpėr­ndarjen e pasurisė sė Ka'bes.[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftn8) Kėto ngjarje i hidhėrojnė dhe i pezma­tojnė adnanijėt. Kur fisi Huza'ah vjen nė Meri Dhahran dhe shohin se adnanijėt janė duke ikur prej xherahimijėve, shfrytėzojnė rastin dhe mbeten nė pushtet me ndihmėn e adnanijėve, tė cilėt kthehen t'i ndih­mojnė Huza'atėt. Mė sė shumti u ka ndihmuar Benu Bekėr ibėn Abdu Menaf ibėn Ken'aneti. Ata vėrsulen kundėr Xhurhumėve dhe i pėrzėnė larg Mekės, e pastaj e marrin qeverisjen mbi Mekė, nė gjysmėn e shekullit tė dytė tė erės sė re. Kur fisi Xhurhum niset nė mėrgim, ata mė parė fshehin nė pusin Zem-zem ca gjėra me vlerė nga Ka’bja, pastaj e mbulojnė mirė qė tė mos duket fare pozita e tij.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref1) "Tahiru-l-alemi-l-Islami" nga Hudariu: I/29-32.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref2) Libėr mėsimi "Tarihu-l-alemi-l-Islami": I/34. "Erdul-Kur'ani", II/80-82.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref3) Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230-237.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref4) Sifru-l-tekvim 17:25 "Gjeneza" Libri i Dhiatės sė vjetėr.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref5) Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230-237, Ibni Hisham: I/111-113. Ibni Hishami shkruan se nė Mekė ka udhėhequr vetėm njėri nga djemtė: Nabiti.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref6) Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref7) Rahmetun li-l-Alemi, II/48.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947599#_ftnref8) Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 231.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:45
Ibni Is'haku thotė: "Amėr b. Harith b. Mudadi, nga fisi Xhurhum[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn1), braktis Mekėn duke bartė dy kaproj tė artė[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn2) dhe Haxherul-esvedin (gu­rin e zi), dhe i fshehė nė bunar, ndėrsa ai dhe suita e tij shkojnė nė Jemen. Ishin tejet tė dėshpruar pėr shkak tė braktisjes sė Mekės dhe lėnies sė pasurisė sė vlefshme. Periudha e Ismailit a.s. nė histori njihet rreth shekullit njėzet para erės sė re, sipas kėsaj xhurhumėt kanė qėn­druar nė Mekė nė shekullin njėzet e njė, ndėrsa pushteti i tyre nė Mekė ka lulėzuar pėrafėrsisht njėzet shekuj.
Huza'atėt pavarėsohen nė Mekė dhe ua marrin Benu Bekėrve njė pjesė tė pushtetit, kurse fisi Mudar ka pasur tri detyra, pėrkatėsisht, tri leje gjatė kohės sė haxhxhit.
E para: T'i drejtojnė njerėzit, haxhilerėt nga Arafati nė Muzdelife dhe tė lejojnė kthimin e tyre nga Minna nė Mekė. Kėtė e bėnin njerėzit e Benu Gavh b. Merit nga familja e Ilijas b. Mudarit. Ata e kanė pasur ofiqin Sufė, qė do tė thotė nėpunėsit e Ka'bes.
Rėndėsia e lejes qėndronte nė atė se asnjėri nga haxhilerėt nuk ka guxuar t'i gjuante guralecat pėrderisa kėtė mė parė nuk e bėnte Sufa. Kur ky e kryente gjuajtjen, atėherė kėtė e bėnin edhe haxhilerėt tjerė. Kur e pėrfundonin gjuajtjen dhe niseshin pėr nė Minne, Sufėt qėndro­nin nė Aka'ba dhe pritnin tė kalonin tė gjithė haxhilerėt. Pas ndėrprerjes sė zinxhirit tė Sufėve, kėta i trashėgon familja Benu Sa'd b. Zejd Munati nga fisi Temim.
E dyta: Kujdesi pėr kthimin kolektiv tė haxhilerėve nė Minne, nė mėngjes tė ditės sė kurbanit. Kėtė e kryenin Benu Advanėt.
E treta: Respektimi i muajve tė shenjtė - "Eshhuru-l-hurum". Pėr respektimin e kėtyre muajve kujdeseshin Benu Temim b. Adijjėt nga fisi Benu Ken'aneh[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn3).
Familja Huza'ah ka sunduar nė Mekė treqind vjet[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn4). Nė kohėn e tyre adnanijėt shpėrngulen nė territorin e Nexhdit dhe nė shpatiet e Ira­kut dhe Bahrejnit. Nė shpatiet e Mekės mbeten familjet Kurejshite, dhe atė: Hulul, Harm dhe Bujutah, tė pėrziera mes veti. Kėta nuk kanė pa­sur kurrfarė pushteti nė Mekė, e as nė Ka'be, gjersa nuk vjen nė pushtet Kussaj b. Kulabit[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn5).
Historia shėnon se babai i Kussajit ka vdekur ende pa u lindur Ku­ssaji. Nėna e tij pėrsėri martohet me njėrin nga Benu Udhretėt, qė quhej Rebiah b. Haram, dhe e merr me veti nė vendlindjen e vet, nė shpatiet e Shamit. Kur rritet Kussaji, kthehet nė Mekė, ku asokohe sundonte Hu­lejl b. Habeshi nga fisi Huza'ah. Kussaji e kėrkon vajzėn e tij, Hube­jjėn, pėr grua dhe, pasi qė babai saj pranon kėtė, martohet me tė[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn6).
Pas vdekjes sė Hulejlit, shpėrthen lufta ndėrmjet fiseve Huza'ah dhe Kurejsh, qė i mundėson Kussajit tė mbizotėrojė me Mekėn dhe Ka'ben.
Rreth shkaqeve tė shpėrthimit tė luftėrave ndėrmjet kėtyre dy fiseve, ekzistojnė tė shėnuara tri versione:
Versioni i parė:
Kur Kussajit i lindin fėmijėt dhe fiton pasuri tė madhe, autoritet dhe prestigj, e pas falimentimit tė Hulejlit, vendos qė tė merr udhėhe­qjen mbi Mekėn dhe Ka'ben. Konsideron se vetė ėshtė mė meritor se huza’atėt dhe Benu Bekrėt, sepse kurejshitėt janė arabė origjinar dhe trashėgimtarė tė Ismailit. Pėr kėtė shkak arrihet marrėveshja mes njė Kurejshiti dhe njė Benu Ken'aneti pėr persekutimin e fiseve Huza’ah dhe Benu Bekėr nga Meka, e edhe kėshtu veprojnė.
Versioni i dytė:
Hulejli, siē konsideron fisi Huza'ah, e kishte lėnė me testament qė Kussaji tė udhėhiqte me Mekėn dhe Ka'ben[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn7).
Versioni i tretė:
Hulejli ia ka dhuruar vajzės sė vet, Hubejjės pushtetin mbi Ka'ben dhe e ka emėruar Ebu Gibshan Huza'aiun, pėr ndihmės tė saj, andaj ky bėhet derėtar i Ka'bes. Pas vdekjes sė Hulejlit, ajo e blen shėrbimin e Ebu Gibshanit pėr Kussajin, pėr njė shakull verė. huza’atėt hidhėrohen pėr shkak talljes sė tillė me objektin e shenjtė dhe pėrpiqen qė t'ia nda­lojnė Kussajit qeverisjen mbi Ka'ben. Andaj Kussaji i tubon kurejshitėt dhe Benu Ken'anijėt pėr t'i pėrzėrė huza’atėt nga Meka. Ashtu edhe ndodhė[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn8).
Sido qė tė jetė, e tėrė kjo na flet se pas vdekjes sė Hulejlit dhe pas punėve qė i kryenin Sufėt, Kussaji sė bashku me kurejshitėt dhe ken'a­nijėt ka ardhur dhe u ka thėnė huza’atėve: "Ne jemi mė tepėr meritor dhe mė tė denjė pėr kėto punė, andaj jemi mė tė nevojshėm se ju." Ndėrkaq, huza’atėt nė tė njėjtin moment sulmojnė me atė qė kanė pasur pranė veti, por Kussaji i mposhti kėta.
Pra, huza’atėt dhe Benu Bekrėt kanė qenė tė mundur nga Kussaji, i cili ashpėrsisht i rrahu nė pėrleshje tė hapėt e tė pėrgjakshme, dhe qė tė dy fiset bėhen pre lufte e tij. Pas kėsaj disfate huza’atėt dhe Benu Bek­rėt kėrkojnė armėpushim. Atėherė detyrohen qė publikisht tė pra­nojnė se Kussaji ishte meritor tė bėhet kryepar i Mekės dhe Ka'bes dhe se i tėrė gjaku qė ishte derdhur nė kėto beteja, ka qenė falur. Pos kėsaj, huza’atėt dhe Benu Bekrėt kanė qenė tė detyruar t'u japin kurejshitėve dhe Ken'anijėve dėmshpėrblim gjaku. Vendimin pėr tėrė kėtė e shqip­ton Ja'mur b. Arifi nga Benu Bekrėt, andaj prej kėtu e quajtėn "Esh-shedah".[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn9) Kussaji merr pushtetin mbi Ka'be dhe Meke nė gjysmėn e shekullit tė pestė tė erės sė re, apo mė saktė nė vitin 440.[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn10) Pas tij, kurejshitėt e marrin tėrėsisht udhėheqjen dhe sundimin mbi Mekė, qytet i cili asokohe bėhet qendėr kryesore fetare, e vizituar nga arabėt e tėrė Gadishullit Arabik. Kussaji sjellė fisin e vet nė Mekė, ndėrsa udhėheq­jen mbi Mekė dhe kryerjen e shėrbimeve tė rėndėsishme nė lidhje me haxhxhin ia cakton kurejshitėve. Ai shpallė se: Ali Safvani, Nes'ati, Udvani dhe Meret b. Avfi kanė marrė detyra tė rėndėsishme dhe pozita udhėheqėse nė Mekė[11] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn11). Kussaji nė periudhėn e ardhshme ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė organizimin e punėve nė Mekė.
Ai ka themeluar "Daru-n-Nedveti" - sallėn e Kėshillit nga ana e majtė e Haremi-sherifit tė Ka'bes, duke ia kthyer derėn nė mesxhid; sa­lla e Kėshillit ka qenė vend tubimi i kurejshitėve, ku merreshin vendi­me tė rėndėsishme. Kjo sallė e Kėshillit i ka tejkaluar tė gjitha parashi­kimet e kurejshitėve pėr nga funksioni i vet. Ishte skenė ku marreshin vendime tė rėndėsishme, jipeshin mendime tė ndryshme, bėheshin dis­kutime dhe zgjidheshin mė sė miri tė gjitha problemet[12] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn12).
Funksionet e nderit tė cilat i ka kryer
apo i ka mbikėqyrė Kussaji:

1. Tė udhėhequrit dhe tė kryesuarit me sallėn e Kėshillit dhe kėshi­llin, ku zgjidheshin tė gjitha problemet, merreshin tė gjitha vendimet e rėndėsishme dhe bėheshin martesat dhe dasmat.
2. Udhėheqja, organizimi dhe rregullimi i aktiviteteve ushtarake. Tė gjitha fushatat ushtarake janė organizuar nėn udhėheqjen e tij.
3. Protektorati dhe komisariati mbi Ka'ben. Vetėm ai ka mundur t'i hapte dyert e Ka'bes dhe askush tjetėr. Ai mbante ēelėsin e Ka'bes dhe vetė shėrbente nė Ka'be nė ēdo pikėpamje.
4. Furnizimi i haxhilerėve me ushqim dhe me ujė. Pėr haxhilerėt i mbushnin koritat me ujė dhe u siguronin hurma dhe rrush tė terur. Ēdo haxhxhi e ka pasur ujin pa pagesė, qė ka pasur rėndėsi tė madhe nė kėto vise tė nxehta.[13] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn13)
5. Kujdesi pėr ushqimin e haxhilerėve; ushqimi pėrgatitej nė tė gjitha vendet ku kryheshin ceremonitė e haxhxhit.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref1) Ky nuk ėshtė ai Mudadi, Xhurhumi i madh i cili pėrmendet nė tregimin mbi Ismailin a.s.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref2) Mes'udi thotė: "Persianėt sillnin dhurata pėr Ka'be si dhe vlera e stoli tė ndry­shme. Persiani Sasan b. Babik dhurn dy kaproj tė artė, stoli dhe shumė flori, e Amri tė gjitha kėto i fsheh nė bunarin Zem-zem." Muruxhu-z-zeheb, I/205.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref3) Ibni Hishami: I/44, 119, 120, 122.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref4) Jakut Madde: "Meka".

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref5) Tarihu-l-Alemi-l-Islam, I/35; -Ibni Hisham: I/117.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref6) Ibnul Hisham: I/117, 118.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref7) Ibnul Hisham: I/188.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref8) Rahmetun li-l-Alemin: II/55.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref9) Ibni Hisham: I/123, 124.

[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref10) "Kalbu-xhezireti-l-Arebi": f. 232.

[11] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref11) Ibni Hisham: I/124, 125.

[12] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref12) Ibni Hisham: I/125; Tarihu-l-Umemi-l-Islami: I/36; Abbaru-l-Kur'ani: 152.

[13] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref13) "Tarihu-l-alemi-l-Islami" - El Hudariu: I/36.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:46
Kussaji u kishte caktuar banorėve tė Mekės tatimin vjetor, tė cilin e paguanin tė gjithė nė kohėn e haxhxhit. Nga ky tatim sigurohej ushqi­mi pėr haxhilerėt e varfėr.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftn1)
Tė gjitha kėto punė i mbikėqyrte apo i kryente vetė Kussaji. Edhe i biri i tij, Abdu Menafi bėhet i famshėm qysh gjatė jetės sė babės sė vet. Kussaji e kishte edhe njė djalė mė tė madh, Abduddarin, por Abdu Me­nafi ishte mė i aftė. Njė herė Kussaji i kishte thėnė Abdu Menafit mė tė ri: "Ty do tė tė dėrgojė nė mesin e popullit, pėrkatėsisht, do tė tė propo­zojė, e nėse ata tė pranojnė e tė zgjedhin, atėherė unė do t'i lė nė amanet punėt me interes pėr kurejshitėt, Mekėn dhe Ka'ben."
Derisa ishte gjallė, kėtij ia besoi udhėheqjen mbi Kėshillin, prote­ktoratin mbi Ka'ben, udhėheqjen ushtarake dhe kujdesin pėr furnizimin e haxhilerėve. Kussaji nuk ka pasur kurrnjė vėrejtje nė kryerjen e kėtyre punėve, ndėrsa i biri ka punuar edhe gjatė jetės edhe pas jetės sė tij.
Pas vdekjes sė Abdu Menafit, punėt e tija i trashėgojnė djemtė e tij. Por, ēdo gjė ka qenė nė rregull, gjersa nuk rebelohen djemtė e Abdud­darit, vėllait mė tė madh tė Kussajit, tė cilėt lakmonin pozitėn dhe push­tetin. Atėherė kurejshitėt ndahen nė dy tabore, dhe pėr pak sa nuk filluan luftėn mes veti. Mirėpo mė nė fund pajtohen dhe e ndajnė push­tetin mes veti, dhe atė, ne mes djemve tė Abdu Menafit dhe Abduddarit.
Furnizimi me ujė dhe ushqim u takon djemve tė Abdu Menafit, kurse Kėshilli dhe ruajtja e Ka'bes, djemve tė Abduddarit. Benu Abdul Menafėt tė gjitha vendimet e rėndėsishme i sillnin sipas zakoneve tradi­cionale tė arabėve, me short apo me tėrheqjen e shigjetėzave. Nė kėtė mėnyrė dėshironin tė siguronin edhe trashėgimin e punėve rreth Ka'bes. Ata me short e zgjodhėn Hisham b. Abdu Menafin, i cili trashėgoi sikajetin dhe refadetin (furnizimin me ujė dhe ushqim), tė cilat i ushtroi gjer nė vdekje. Kur vdiq Hishami, atė e trashėgon vėllai i tij El-Mutta­lib b. Abdu Menafi, e pas kėtij kėtė e trashėgon Abdul Muttalib b. Hi­sham b. Abdu Menafi, gjyshi i Resulull-llahut a.s. Pas tij kėtė e kanė trashėguar dhe i kanė kryer kėto punė gjer tek shpallja e Islamit. Atė­herė kujdesi rreth Ka'bes bie nė duart e Abbas b. Abdul-Muttalibit.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftn2)
Kurejshitėt kanė pasur edhe funksione tė tjera pėrveē katėr tė pėr­mendurave, e qė i ndanin edhe nė familjet tjera. Ata nė Mekė formojnė qeverinė e ngjashme me qeverinė e shteteve demokratike. Kanė pasur organizimin e qeverisė sikurse disa qeveri tė disa shteteve sot. Kanė pasur kėshillin dhe sesionin e parlamentit. Po japim pasqyrėn e kėtyre funksioneve qeveritare:
1.Qeverisja mbi mejsirin, duke kėrkuar ndihmė nga idhujt.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftn3) Kėtė punė e udhėhiqnin Benu Xhumhėt;
2.Kujdesi pėr pasurinė dhe dhuratat e dedikuara zotėve - idhujve tė Ka'bes. Nė kėtė shėrbim bėnte pjesė edhe zgjidhja e konflikteve dhe mos­marrėveshjeve, kėtė punė e kryenin Benu Sehmėt;
3. Kėshilli qeveritar, me tė cilin udhėhiqnin Benu Esedėt;
4. Dėmshpėrblimi pėr vrasje, caktimi i dėmshpėrblimit, pėrkatė­sisht, i borxhit pėr viktimėn, e kėtė e bėnin Benu Temimėt;
5. "Ukab"[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftn4) - ruajtja e flamurit nacional - fisnor, qė e mbanin Benu Umejjėt;
6. Kujdesi pėr kubben dhe rregullimin e ēadrave pėr haxhilerė, si dhe kujdesi pėr kalorėsinė. Kėtė detyrė e kryenin Benu Mahzumėt;
7. Kujdesi pėr ceremonitė - ritualet e haxhxhit dhe udhėtimi prej njė vendi nė vendin tjetėr ceremonial. Me kėtė merreshin Benu Adi­jjėt.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftn5)
Pushteti ēfarė kanė pasur arabėt e tjerė

Mė parė folėm pėr shpėrnguljen e kahtanėve dhe adnanijėve dhe se si ata mes veti i kanė ndarė tokat Arabe. Ato fise qė ndodheshin nė afėrsi tė Hirasė, kanė qenė nėn mbikėqyrjen e mbretit tė Hirasė, ndėrsa ato tė cilat ndodheshin nė shkretėtirėn e Shamit, kanė qenė nėn mbikė­qyerjen e Gassanėve. Kjo mbikėqyrje ka qenė vetėm simbolike sepse fiset kanė pasur lirinė e plotė tė qeverisjes.
Pavarėsinė e plotė e kanė pasur vetėm fiset beduine tė cilat jetonin nė brendinė e shkretėtirės arabike. Ēdo fis ka pasur udhėheqėsin e vet fisnor, kryeparin, kanė pasur qeverisjen e vet tė brendshme, andaj ēdo fis ka qenė si njė shtet i vogėl i pavarur, rregullimi i tė cilave ka qenė besnikėria ndaj fisit, mbrojtja e interesave reciproke, ruajtja dhe mbroj­tja e vendit nga armiku. Kryepari i fisit gėzonte autoritet tė madh. Ka qenė porsi mbret nė shtetin e vet. Fisi e respektonte fjalėn e kryeparit tė vet, qoftė nė paqe apo nė luftė. Pushteti i tij ka qenė i fortė sikurse pushteti i diktatorit mė tė fuqishėm. Nėse ai binte nė konflikt me dikėnd, pas veti kishte me mijėra shpata tė pėrgatitura, i kishte njerėzit qė nuk pyetnin fare pėr shkaqet e konfliktit, e as qė kėrkonin shpjegim pėr kėtė. Verbėrisht zbatonin urdhrat e udhėheqėsit tė vet fisnor. Por ekzistonte edhe konkurrenca familjare pėr pushtet. Kushė­rirėt garonin mes veti nė fisnikėri dhe bujari ndaj mysafirit, nė trimėri, burrėri, nė mbrojtjen e njerėzve, tė cilėve u bėhej padrejtėsi, e tė tėra kėto i bėnin pėr tė fituar autoritet tek njerėzit. Kishin poet tė posaēėm, orator tė fisit. Me kėtė lartėsoheshin mbi rivalėt nė prestigj pėr pushtet.
Arabėt kanė qenė popull tejet elokuent (qė flet bukur). Kanė qenė tė talentuar nė poezi. Poetėt kishin vend tė posaēėm nė shoqėri. Ata e mbro­nin fisin me gjuhė, prandaj, gėzonin autoritet hiq mė pak se push­tetarėt. Kryeparėt dhe magnatėt (zotėrinjtė e mėdhenj) kanė pasur privi­legje tė posaēme nė ndarjen e presė. Ata i gėzonin kėto benifici­one: mirba'a, saffij, neshitah dhe fudul.
Mirba'a, do tė thotė njė e katėrta e presė.
Saffij, ishte tėrė ajo qė merrte personalisht kryepari pėr vete para shpėrndarjes sė presė.
Neshitah, ishte tėrė ajo qė kryepari konfiskonte gjatė kthimit nė fis.
Fudul, ishte mbetja gjatė ndarjes sė presė, e cila nuk mund t'u ndahej luftėtarėve nė pjesė tė barabartė, si p.sh. devetė, kuajt, etj.
Situata politike nė Arabi

Kemi folur pėr pushtetet arabe, e tani tė themi diē nė lidhje me situatėn e pėrgjithshme politike.
Nė situatė tė vėshtirė politike gjendeshin tri krahina arabe, tė cilat kufizoheshin me shtetet e huaja. Ėshtė e pakontestueshme se situata politike ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė nė situatėn shoqėrore dhe ekonomike. Prandaj, situata nė kėto krahina ka qenė tejet e rėndė dhe nuk hetohej kurrfarė pėrparimi. Populli ishte i ndarė nė klasa. Ekzis­tonin pronarėt dhe skllevėrit, apo shtresa sundimtare dhe ajo e shtypur. Sundimtarėt nė tė gjitha krahinat kryesisht kanė qenė tė huajt. Ata tėrė pasurinė e kishin nė duart e veta, ndėrsa skllevėrit kanė qenė borxhli tė pėrhershėm.
Kjo ka qenė e ngjashme sikur t'i pėrfytyronim skllevėrit tė cilėt i punojnė tokat bujqėsore, nga tė cilat i tėrė fitimi i shkonte pushtetit. Pushteti shfrytėzonte kėtė fitim, e shpenzonte nė zbavitje, qejfe tė ndry­shme, pėr dhurata, pėr mito dhe korrupsion, kurse skllevėrit, nė verbė­rinė e vet, bredhnin nė errėsirė tė pėrhershme nga e cila nuk kėrkonin dalje as qė tentonin tė dalin prej saj. Ata nuk kishin kujt t'i ankoheshin e as qė kishte kush t'i mbronte, sepse nga kjo gjendje nuk kishte rrugė­dalje. Duronin pajtueshėm robėrinė dhe tė gjitha llojet e mundimeve, sepse konsideronin se kėshtu ju ishte caktuar nga Zoti, dhe se pushteti ėshtė parėsor kurse e drejta e tyre dytėsore.
Fiset fqinje tė kėtyre krahinave kanė qenė mjaft tė lėkundshme dhe jostabile. Nuk kanė pasur ndonjė qėllim tė veēant jetėsor. Kohė pas kohe futeshin nė Irak apo nė Sham, duke bredhur pėr ushqim.
Arabėt nė brendėsinė e Arabisė, po ashtu nuk kanė qenė tė lidhur mes veti. Ata kryesisht kanė qenė tė ngarkuar me origjinėn fisnore, me zakone, bestytni etj. Ata nuk kanė pasur njė pushtet tė fuqishėm qen­dror, i cili do t'i mbronte nė rast fatkeqėsie dhe t'i ruante nga e keqja.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftnref1) Ibni Hisham: I/130.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftnref2) Ibni Hisham: I/129-132, 137, 142, 178 dhe 179.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftnref3) Mejsir - lojė hazardere e arabėve tė vjetėr, nė tė cilėn me ndihmėn e shigje­tėzave tė posaēme kanė luajtur bixhoz pėr mishin e kurbanit tė therur tė ndarė nė 10 ose nė 28 pjesė.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftnref4) Emri i flamurit tė Muhammedit a.s.: "Shqiponja".

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947601#_ftnref5) "Tarihu erdi-l-Kur'ani": II/104-106.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:47
Pushteti nė Hixhaz

Tė gjithė arabėt me respekt e shikonin Hixhazin. U interesonte shumė situata politike aty. Hixhazi pėr ta ka qenė kalim gjer nė qendrėn fetare botėrore, nė Mekė, nė Ka'be, ndaj edhe Hixhazin e konsideronin si krahinė tė shenjtė. Sundimtarėt e Hixhazit i respektonin si mbrojtės tė qendrės fetare, Mekės dhe tempullit tė shenjtė Ka'bes. Pėr Mekėn kemi thėnė se ka qenė kryeqendėr, ku funksiononte edhe pushteti fetar edhe pushteti profan.
Nė Ka'be aprovoheshin vendime tė rėndėsishme. Detyra kryesore e pushtetit ka qenė kujdesi ndaj punėve me interes jetik pėr haxhilerėt.
Nė Mekė funksiononte edhe gjyqtaria. Ata gjykonin sipas ligjit fetar tė Ibrahimit a.s.
Pushteti nė Hixhaz i ngjante pushtetit tė sotėm parlamentar, ndonė­se ka qenė i dobėt qė tė mund tė mbante peshėn e shtetit me qendrėn fetare mė tė madhe nė botė. Kjo tregohet si e saktė posaēėrisht kur shpėrthen konflikti me Abisinasit, pėr ēka do tė flitet mė vonė.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:48
BESIMET TEK ARABĖT

Sh

umica e arabėve njė kohė tė gjatė kanė pasuar fenė e Ismailit a.s., i cili i thėrriste nė fenė e babės sė vet Ibra­himit a.s. Ata besonin Zotin Njė tė Vetmin dhe rrėfenin fenė e Tij. Kjo ka zgjatė njė kohė, gjersa nuk fillojnė t'i harrojnė poro­sitė dhe ndalesat e Zotit. Me gjithė zhytjen gjithnjė e mė tė madhe nė idhujtari, pėrherė ka ekzistuar Zoti - All-llahu xh.sh. - Suprem. tė Cilit i drejtoheshin nė momentet e vėshtira. Disa rituale tė haxhxhit i kanė mbajtur, derisa erdhi nė pushtet Amėr b. Lihjai, kryepar i fisit Huza'ah. Ai ishte rritur nė mjedisin fetar, i cili i respektonte kufijtė e Zotit. Shquhej me sinqeritet dhe devotshmėri, andaj populli e donte dhe e konsideronte si njeri tė madh. Njė herė ky udhėton pėr nė Sham qė t'i vizitonte viset ku ishin dėrguar mė sė shumti Pejgamberė dhe ku kishin zbritur mė sė shumti Shpalljet e Zotit. Atje sheh se banorėt i adhuronin idhujt, e kjo i pėlqeu dhe besoi se ata kishin tė drejtė. Nga Shami kthehet duke bartur me vete njė idhull qė quhej Hubel dhe e vendos atė nė Ka'be. Pastaj u bėn thirrje banorėve tė Mekės nė politeizėm. Ata i pėrgjigjėn kėsaj thirrjeje pasi qė e ēmonin Lihjanin, duke konsideruar se ajo nė ēka i thėrriste ky ishte gjė e mirė. Brenda njė kohe tė shkurtėr tė gjithė banorėt e Hixhazit fillojnė t'i pasojnė banorėt e Mekės, sepse ata ishin pronarė tė Ka'bes dhe banorė tė Haremit.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947603#_ftn1)
Ndėr idhujt mė tė vjetėr nė Ka'be ėshtė konsideruar edhe "Menati", tė cilin e kishin sjellur nga bregu i Detit tė Kuq, prej njėfarė vendi afėr Kudejdit. Pastaj ishte i njohur "Lati", tė cilin e kishin sjellur nga Taifi, dhe "Uzzaja", tė cilin e kishin blerė nė Vadi Nahėl. Kėta tre idhuj kanė qenė mė tė mėdhenjtė.
Shirku - politeizmi nga dita nė ditė merrte hov mė tė madh, ndėrsa numri i idhujve rritej gjithnjė e mė tepėr. Tė tillė ka pasur nė ēdo vend tė Hixhazit. Pėrmendet se Amėr b. Lihjai ka pasur lidhje me xhinnėt, e njėri prej tyre e kishte lajmėruar se idhujt nga periudha e popullit tė Nuhit a.s., qė quheshin Vedd, Suvaa, Jeguth, Jeuk dhe Nasėra, janė tė fshehur (tė gropuar) nė Xhidde, andaj duhet tė gjenden dhe tė sjellen nė Ka'be. Ai i gjeti kėto idhuj nė vendin e quajtur Tiham nė bregun e Detit tė Kuq, nė veri tė Hixhazit, dhe i solli nė Ka'be. Kur erdhi koha e haxhxhit, ai ua tregojė haxhilerėve dhe pėrsėri i vendosi nė Ka'be.
Nga kjo kohė ēdo fis e kishte zotin e vet idhull, bile edhe ēdo shtėpi veē e veē. Haremi i Ka'bes mbushet me idhuj. Ėshtė evidente se nė kohėn e ēlirimit tė Mekės, Resulull-llahu a.s. ka hasur nė 360. idhuj nė Ka'be, tė cilėt i ka rrėzuar dhe i ka thyer, e pastaj ka urdhėruar qė tė gjitha mbeturinat tė nxjerren nga Haremi dhe tė digjen.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947603#_ftn2)
Asokohe politeizmi dhe idhujtaria ishin bėrė manifestim i vėrtetė i tėrė popullatės arabe paraislamike, ndėrkaq ishin tė bindur se gjithnjė janė duke pasuar fenė e Ibrahimit a.s.
Arabėt e kohės paraislamike "El-Xhahilijjun" - injorantė nė besim kanė pasur zakone dhe besim tė veēant ceremonial nė vetė pėrmbajtjen e lutjeve - pranė figurės - idhull, qė ishin trillime, kryesisht tė Amėr b. Lihjait.
Atė qė ai bėnte, shumica e konsideronin si risi tė bukur, me ēka hijeshohej feja e Ibrahimit a.s., tė cilėn tanimė e kishin shėmtuar tėrė­sisht.
Ja disa ceremoni gjatė adhurimit tė idhujve:
1. Rrinin nė kėmbė afėr idhullit, tė cilin e adhuronin dhe i luteshin, prej tij kėrkonin mbrojtje, ndihmė, luteshin pėr dėshira, besonin nė shef'atin e tij - angazhimin te Zoti pėr mėkatet e bėra etj.
2. Rreth idhullit bėnin pelegrinim, tavaf (ecnin rreth e pėrqark tyre), bėnin sexhde para tij dhe ishin tė pėrulur dhe tė penduar.
3. Para idhullit thernin kurban, me ndihmėn e tė cilit orvateshin t'i afrohen shenjtėrisė sė tij. Para tyre ēdo ditė i thernin edhe kafshėt shtėpia­ke. Kėtė lloj therjeje All-llahu xh.sh. ua ka ndaluar myslima­nėve, si dhe ngrėnien e mishit nga kafsha e therur nė kėtė mėnyrė. All-llahu xh.sh. thotė:
"...dhe u ėshtė e ndaluar ajo qė ėshtė flijuar pėr hir tė idoleve..." (5,3) si dhe: "Mos e hani atė, qė kur ėshtė therė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut; ajo, me tė vėrtetė ėshtė mėkat i madh." (6,121).
4. Njė nga mėnyrat e tė afruarit hyjnisė ka qenė edhe ofrimi i ush­qimit dhe pijes idhujve. Gjithashtu ndanin nga njė pjesė nga tė lash­tat dhe kafshėt dhe i sillnin para idhujve. E nga e tėrė kjo, gjėja mė intere­sante ėshtė se gjithnjė e ndanin njė pjesė pėr All-llahun, Zotin Suprem.
E kanė pasur zakon qė disa gjėra nuk kanė dashur t'i atribuonin idhujve, pėr tė cilat e dinin se i takojnė vetėm All-llahut, por, gjitha­shtu, nuk e bartnin te All-llahu xh.sh. atė qė konsideronin qė i takon vetėm idhullit nė situatėn pėrkatėse.
All-llahu i Lartėsuar thotė:
"...dhe thonė sipas hamendjes sė tyre: "Kjo ėshtė pėr All-llahun, e kjo ėshtė e idhujve tanė". Mirėpo, ajo pjesė qė ėshtė pėr idhujt e tyre, nuk arrinė (nuk jipet) te Zoti, kurse ajo qė ata e kanė caktuar pėr All-llahun - ajo arrinė (jipet) te idhujt e tyre. Sa gjykim tė shėmtuar bėjnė ata." (6, 136).
5. Njėra nga mėnyrat pėr t'iu afruar idhujve ka qenė flijimi i kaf­shėve shtėpiake dhe fruteve, siē e cekėm mė lartė. All-llahu xh.sh. thotė:
“Ata thonė: “Kėto kafshė shtėpiake dhe kėto tė lashta janė tė nda­luara, nuk mund t'i hajė askush, pėrveē kujt ia lejojmė ne"; e sipas hamendjes sė tyre edhe disa kafshė shtėpiake janė tė ndaluara pėr ngarkim dhe disa kafshė qė kur i therin nuk e pėrmendin emrin e All-llahut, duke e pėrgėnjeshtruar Atė. Ai do t'i ndėshkojė ata pėr gėnjeshtrat e trilluara." (6,138).
6. Nė ritualet pėr t'iu afruar idhullit bėnte pjesė edhe adhurimi i kafshėve tė caktuara: "behiret, saibet, vesilet dhe hamet". Ibni Is'haku thotė: "El-behiret, vajza e es-saibes quhej deveja e liruar, pėrkatėsisht, ajo e cila kishte lindur dhjetė deve femėr, nė mesin e tė cilave nuk kish­te deve mashkull. Kėtyre llojeve tė deveve nuk i hipnin, nuk e qethnin, nuk punonte punė tė rėnda dhe qumėshtin e saj nuk e pinte askush, pėrveē mysafirit. Nėse ajo pėrsėri lindėte femėr, viēit ia prejshin veshin dhe ndaj saj silleshin sikurse ndaj nėnės sė saj. Pra kjo e fundit (deveja e njėmbėdhjetė) quhej behiret - vajza e saibes (e devesė sė liruar)
El-vesilet; deveja e cila kishte lindur pesė herė nga dy viēa femėr, nė mesin e tė cilave nuk ka asnjė viē mashkull. Ajo quhej vesilet. Viēat qė lindshin pas kėtyre, ishin tė lejuara vetėm pėr mashkujt, pėrveē nėse lindte viēi i ngordhur, e kėtė e hajshin tė gjithė, mashkujt dhe femrat.
El-hami ėshtė el-fahėl, fahėl ėshtė dromedar - mashkulli i devesė me tė cilin ajo ka lindur dhjetė deve femra, nė mesin e tė cilave nuk kishte asnjė deve mashkull. Kurrizi i tij kishte vlerė tė madhe (ishte i mbrojtur), askush nuk i hipte, nuk punonte kurrfarė punėsh, nuk i qe­thej qimja dhe ruhej vetėm pėr shtim (damazllėk)
Nė lidhje me kėtė Kur'ani thotė:
“All-llahu nuk e pėrligji behi­rėn, as saibėn, as vesilėn, as hamin, por ata tė cilėt nuk besoj­nė trillojnė gėnjeshtra pėr All-llahun, e shumica prej tyre nuk kanė mend. (5,103).
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947603#_ftnref1) Muhtesar Siretu-r-Resul nga sheh Muhammed b. Abdul-Vehhabi f. 12.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947603#_ftnref2) "Muhtesar Siretu-r-Resul nga sheh Muhammed b. Abdul-Vehhabi, f. 13, 50, 51, 52, 54.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:49
All-llahu xh.sh. po ashtu thotė:
"Dhe ata thanė: "Ajo qė gjen­det nė barkun e kėtyre kafshėve shtėpiake u pėrket vetėm mashkujve tonė, kurse pėr gratė tona janė tė ndaluara. E, nėse lindin ato tė ngordhura, ata tė gjithė (burra e gra) janė pjesė­marrės nė tė." All-llahu do t'i ndėshkojė ata pėr gėnjeshtra, se Ai, me tė vėrtetė ėshtė i Plotdijshėm dhe i Gjithdijshėm." (6,139).
Mirėpo, ekzistojnė edhe shpjegime tjera tė kėtyre llojeve tė kaf­shėve.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn1)
Se'id b. El-Musejjibi konsideron se kėto lloje kafshėsh janė tė dedikuara vetėm pėr idolet e tyre,[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn2) ndėrsa nė hadithin autentik, i cili ėshtė "merfu'un" - i pandėrprerė, i transmetuar nga Resulull-llahu a.s. qėndron: "Amėr b. Lihjai ka qenė i pari i cili i ka mbrojtur dhe i ka liruar kėto lloje kafshėsh dhe i ka futur nė rituale adhurimi."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn3)
Tė gjitha punėt paraprake, arabėt i bėnin pėr t'i kėnaqur zotat, duke besuar se zotat do t'i afrojnė te All-llahu, dhe se do tė ndėrmjetė­sojnė dhe do tė angazhohen pėr ata tek All-llahu.
Nė lidhje me kėtė Kur'ani thotė:
"E, ata qė marrin mbrojtės, pos All-llahut thonė: "Ne i lutemi atyre vetėm qė tė na afrojnė te All-llahu." (39,3). "Ata adhurojnė - pėrveē All-llahut - atė qė as nuk u bėnė dėm, as nuk u sjellė dobi dhe thonė: "Kėta janė ndėrmjetėsit tonė te All-llahu." (10,18).
Arabėt e bėnin ndarjen e shumė gjėrave me ndihmėn e shigjetėzave pa pupla, tė cilat shėrbenin pėr bixhoz dhe pėr lojė. Ekzistonin tri lloje shigjetėzash: shigjetėza nė tė cilat shkruante "Po" dhe shigjetėza nė tė cilat shkruante "Jo", qė i pėrdornin pėr tė marr vendime lidhur me punėn, udhėtimet, martesėn etj. Nėse dilte shigjetėza me "Po", atėherė kėtė punė e bėnin, ndėrsa me "Jo", nuk e bėnin at vit, por pėrsėri i hidhnin vitin e ardhshėm, e kėshtu me radhė. Ekzistonin shigjetėza nė tė cilat ka pasur ujė ose gjak, pastaj tė tilla nė tė cilat shkruante: "ėshtė nga ju" dhe "nuk ėshtė i juaji" dhe "tė dyjat". Kėshtu p.sh. nėse dysho­nin nė origjinėn e fėmijės, e vendosnin atė para "Hubelit", i merrnin me veti njėqind kurbanė, tė cilėt ia dorėzonin shortarit (fallgjiut). Ky i hidhte shigjetėzat dhe nėse dilte "ėshtė nga ju", do tė thoshte se fėmija ėshtė i juaji dhe ka tė drejtė trashėgimi, e nėse dilte "nuk ėshtė i juaji", nuk ka pasur tė drejtė nė trashėgim, e nėse dilte "tė dyjat", fėmija mbe­tej nė kėtė familje, trajtohej sikurse i tyre, por pa tė drejtė nė trashėgim dhe pa baba tė vėrtetė.
E ngjashme me shigjetėzat ka qenė gurėgaca, si dhe lojėrat e rre­zikshme tė cilat kanė lidhje me bast. Me bast ndanin mishin e kurba­nit tė flijuar pėr idhuj dhe tė therur me shortin e shigjetėzave. Arabėt beso­nin nė fjalėt e "Kahinėve", "arrafėve" dhe "munexhxhimėve".
"Kahin" ėshtė ai i cili parashikonte ardhmėrinė. Ai e shpallte ve­tėn si njohės i fshehtėsive. Mes tyre kishte edhe tė atillė qė konsi­dero­nin se ishin pasues tė xhinnėve dhe se xhinnėt u sjellin lajme.
"Arraf" ėshtė ai i cili e konsideronte vetėn si njohės tė ngjarjeve me shkaqe dhe pasoja tė cilat i theksonte nė situatat pėrkatėse. Ai e qėllonte p.sh. se kush ėshtė vjedhėsi, ku ka ndodhur vjedhja, ēka ėshtė vjedhur dhe pėrgjithėsisht i qėllonte ngjarjet e pėrditshme.
"Munexhxhim" ėshtė ai i cili zbulonte kismetin dhe ngjarjet nėpėr­mjet horoskopit dhe yjeve. Ky ishte astrolog. Tė besuarit nė fjalėt e tija nė realitet paraqiste adhurimin e yjeve.
Arabėt besonin nė parashenja (isharet i keq) apo nė pesimizėm. Ata nė kėtė besim shkonin aq larg sa qė kalimin e macės pėrtej rrugės, ose fluturimin e zogut pėrmbi kokė, e konsideronin fatkeqėsi. I afroheshin zogut apo kaprollit pėr ta trembur, dhe nėse ikte nė anėn e djathtė, vazh­donin punėn e filluar dhe e konsideronin hair, e nėse ikte nė anėn e majtė, ata e ndėrprenin punėn e filluar duke parė nė kėtė parashenjė "tė keqe". Kėtyre zakoneve shortare mund t'u shtohen edhe disa tė tjera, si p.sh.: bartja e shputės sė lepurit rreth qafe, pastaj drojtja prej disa ditėve apo muajve, prej disa kafshėve, shtėpive, grave, besimi nė armikun ose kryeparėt. Gjithashtu besonin se trupi i tė vrarit nuk do tė qetėsohet derisa tė mos paguhet gjaku, dhe se shpirti i tij do tė rrijė pezull duke thėnė: "Ma ktheni trupin tim, ma ktheni trupin tim", ose "mė jepni ujė, mė jepni ujė", e kur kryhej hakmarrja ose kur paguhej gjaku, shpirti hynte pėrsėri nė trup dhe trupi qetėsohej.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn4)
Ja, kėshtu pra kanė besuar arabėt paraislamik, edhe pse kanė pasur diēka nga besimi i Ibrahimit a.s., tė cilin nuk e kanė braktisur krejtė­sisht, si p.sh. lavdėrimin e Ka'bes ose tavafin rreth Ka'bes, kryerjen e haxhxhit, umres, qėndrimin nė Arafat, Muzdelife dhe therjen e kurba­neve. Por gjithashtu nė tė gjitha kėto kanė futur bid'ate - risi.
Kurejshitėt thonin: "Ne jemi bijtė e Ibrahimit dhe trashėgimtarė tė Ka'bes, ne jemi pronarė tė saj dhe banorė tė Mekės. Askush prej arabė­ve nuk gėzon tė drejta dhe pozita tė tilla." vetėn e quanin "elhimes", e ky ishte emri i pėrbashkėt i tė gjithė pjesėtarėve tė fisit Kurejsh, Kinan dhe Xhedil. "Ne nuk guxojmė ta braktisim Haremin dhe t'i zhveshim ihramet." Ata nuk qėndronin nė Arafat e as qė bėnin ifaden nga Arafati, por kėtė e bėnin nga Muzdelifeja. (Ifade ėshtė kthimi i pėrbashkėt gru­por nga Arafati.)
Nė lidhje me kėtė All-llahu xh.sh. thotė:
"Mandej kthehuni nga Arafati, siē kthehen tė gjithė tė tjerėt dhe kėrkoni ndjesė prej All-llahut." (2,199)
Ata po ashtu thonin: "Ne himesėt, nuk guxojmė tė marrim ushqim dhe ta fėrgojmė nė tlyen, gjersa jemi nė ihrame. Ne nuk hyjmė nė ēadra nga kėmenda (lesh dhie ose deveje) e kur kemi nevojė tė pushojmė, pushojmė vetėm nėpėr shtėpia pėrderisa jemi nė ihrame."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn5) Gjithashtu thonin: " Kush ka ardhur nė Tempull, e me vete ka marrė ushqim nuk duhet ta hajė atė ushqim gjatė kohės sė haxhxhit dhe umres."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn6)
Atyre qė banonin jashtė haremit u urdhėronin qė tavafin e parė rreth Ka'bes ta bėnin nė petkat e ndonjė himesi, e nėse nuk gjejshin petka pėrkatėse, mashkujt e bėnin tavafin lakuriq. Femrat kėtė e bėnin krejtėsisht tė zhveshura, me pėrjashtim tė njė kėmishe tė prerė. Nė lidhje me veshje All-llahu xh.sh. thotė: "O bijtė e Ademit, vishuni bukur kurdo qė tė faleni!" (7,31)
Nėse ndonjė mashkull apo femėr kishte nderin ta bėnte tavafin nė teshat e veta nė tė cilat kishte ardhur, atėherė pasi e kryente tavafin i gjuante ato dhe nuk i pėrdorte mė, as ai e as dikush tjetėr. E kishin zakon qė tė mos hyjshin nė shtėpi nga dera kryesore pėrderisa ishin nė ihrame, por nė pjesėn e mbrapme tė shtėpisė e bėnin njė tė ēelur nėpėr cilėn hynin dhe dilnin.
Kėtė absurditet e konsideronin si bamirėsi. Kur'ani kėtė e ka ndaluar, andaj All-llahu xh.sh. thotė:
"...Nuk shprehet mirėsia me tė hyrit nė shtėpi nga pjesa e mbrapme, por mirėsia qėndron nė tė ruajturit nga tė kėqijat. Hyni nė shtėpia kah dyert e tyre dhe droni All-llahut." (2,189).
Tė gjitha kėto bindje fetare tė arabėve paraislamik kanė qenė shirk i kulluar ose politeizėm. Po kėshtu janė edhe besimet nė idhuj, fall, nė trille etj. Madje edhe hebrenjtė, tė krishterėt, mexhusijėt - adhuruesit e zjarrit, seb'ejėt dhe tė tjerėt, gjenin rrugė tė volitshme tė hynin nė Arabi me bindje dhe adete tė veta fetare. Hebrenjtė tė paktėn i kanė pasur dy periudha, kur patėn sukses tė depėrtojnė nė trevat e Arabisė.
1. Shpėrngulja e tyre gjatė fushatave luftarake tė Asirisė dhe Babi­lonisė nė Palestinė. Fushata pushtuese ushtarake u nis si shkas i presio­nit ndaj hebrenjve, pėr shkak tė rrėnimit tė qyteteve dhe tempujve tė tyre nga vetė mbreti Buhatanaseri nė vitin 589. para erės sė re.
Shumica e hebrenjve tė robėruar dėrgohen nė Babiloni, dhe prej aty ndajnė tokėn e braktisur prej Palestinės gjer nė Hixhaz qė tė vendo­seshin nė veri tė Arabisė.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftn7)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref1) Ibni Hisham: I/89, 90.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref2) Sahihu-l-Buhari: I/499.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari: I/499.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref4) Sahihu-l-Muslim, me komentuesin Nevevije-Kitabu-l-imami: I/59.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref5) Ibni Hisham: I/199, Sahihu-l-Buhari: I/226.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref6) Ibni Hishami: I/202.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947604#_ftnref7) Kalbu-xhezireti-l-Arebi: f. 151.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:49
2. Pas pushtimit tė Palestinės nga ana e Bizantit, nėn udhėheqjen e komandantit romak Betatsit, nė vitin 70. tė erės sė re. Bizantinėt u bėjnė presion hebrenjve dhe pasi rrėnojnė tempujt e tyre, shumė fise hebreje shpėrngulen nė Hixhaz. Ata zėnė vend nė Jethrib (Medinė), Haj­ber dhe Tejma dhe ndėrtojnė vendbanime, fshatra dhe kėshtjella. Kėshtu depėrton feja hebraike nė Arabi, nėpėrmjet muhaxhirėve ose refugjatėve hebrenj. Hebrenjtė bėhen edhe faktor politik, pėr tė cilėt flitej para ardhjes sė Islamit, e sidomos gjatė shekullit tė parė tė Islamit. Kur fillon tė pėrhapet Islami, nė Arabi jetonin fiset e njohura hebreje. Hajber, Nadir, Kurejdha, Mustalak, Kajnuka, kurse shkrimtari i njohur Es-Semhudi nė veprėn e vet "Vefaul-Vefa" nė faqen 116 pėrmend mbi njėzet fise hebreje.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftn1)
Feja hebraike ka arritur nė Jemen pėrmes Es'ad Ebi Kurebit, i cili si luftėtar shkon nė Jethrib ku edhe e pranon besimin hebraik. Ai merr me vete dy rabinė nga fisi Benu Kurejdha nė Jemen.
Feja hebraike pėrhapej shpejt nė Jemen, kėshtu qė me ardhjen e djalit tė Es'adit, Jusufit, nė pushtet, Dhu-Nuvasi i vėrsulet tė krishte­rėve tė Nexhranit dhe u bėnė thirrje t'a pranojnė hebraizmin. Pasi kėta kundėrshtojnė, ai i hedh nė hendeqet e hapura dhe i djegė. Nė zjarr janė djegur pa dallim mashkuj, femra, pleq e tė rinj.
Thuhet se numri i viktimave ka qenė rreth 20 dhe 40 mijė vetė. Kjo ka ndodhur nė tetor tė vitit 523 tė erės sė re,[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftn2) kurse Kur'ani pėrmend njė pjesė tė kėsaj ngjarjeje nė kaptinėn "El-Buruxh".
Pėrhapja e krishterimit nė Arabi depėrton krahas pushtimit tė toka­ve arabe nga Bizantinėt dhe Abisinasit.
Okupimi i parė i Jemenit nga ana e Abisinisė u bė nė vitin 340. para erės sė re dhe zgjati deri nė vitin 378.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftn3) Nė kėtė periudhė nė Jemen fillon predikimi i Ungjillit nė tė gjitha krahinat.
Atėbotė nė Nexhran vjen njė besimtar i madh i quajtur Fimijan dhe i thėrret Nexhranėt nė fenė krishtere. Si besimtar i devotshėm qė ishte, populli i beson dhe pranon krishterimin menjėherė pas udhėheqėsit tė vet Malbuit.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftn4)
Kur Abisinasit hynė nė Jemen, shkelėn atė qė kishte bėrė Dhu-Nu­vasi, kurse Ebrehe merr pushtetin. Ai fillon ta zgjeronte krishterimin shumė shpejt dhe me pėrmasa tė gjėra aq sa deshti qė nė Jemen t'a ndėr­tonte Ka'ben, kėshtu qė rolin dhe rėndėsinė e Mekės ta ketė Jemeni. Ebrehe niset ta rrėnojė Ka'ben nė Mekė por merr ndėshkimin e merituar tė All-llahut xh.sh. nė kėtė dhe nė atė botė.
Krishterimin e pranojnė fiset arabe Gassasin, Taglib, Tajj dhe disa tė tjerė qė kufizoheshin me Bizantin, kėtė e pranojnė edhe disa sundim­tarė tė Hirasė.
Besimin farisej apo idhujtarinė nė zjarr ose nė arabishte mexhusijė, kryesisht e pranojnė arabėt qė jetonin nė viset kufitare kah Persia. Ithtarė tė kėtij besimi ka pasur edhe nė Irak dhe Bahrejn, sidomos nė Ahsa dhe Hixhėr, qytete tė Bahrejnit si dhe nė bregun e gjirit Arabik. Kėtė besim e kanė ndjekur edhe Jemenasit gjatė dominimit persian.
Mbi sebeizmin na flasin shumė gėrmime arkeologjike nė Irak.
Ky ka qenė besimi i popullit tė Ibrahim Kaldejsit. Kaldejsėt kanė qenė popull semit qė i kanė besuar astrologėve dhe astrologjisė. Kėtė lloj besimi nė tė kaluarėn e kishin pėrvetėsuar banorėt e Shamit dhe tė Jemenit. Por pas vėrshimit tė krishterimit dhe hebraizmit ky besim filloi t'i humbė ithtarėt e vetė. Megjithatė edhe mė tutje ekzistojnė besimtarė tė kėtillė tė pėrzier me fariseizėm, sidomos nė Irak dhe nė brigjet e gjirit Arabik.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftn5)
Gjendja fetare

Islami i gjenė tė tėra kėto religjione dhe kėto besime tek arabėt, por tė cilat ishin duke u dobėsuar dhe duke stagnuar.
Idhujtarėt, tė cilėt deklaronin se janė duke ndjekur fenė e Ibrahimit a.s. ishin larg urdhrave dhe ndalesave tė sheriatit tė Ibrahimit dhe larg ahlakut-moralitetit tė Ibrahimit a.s. Ishin zhytur thellė nė lajthitje dhe mėkate, prandaj me kohė ata pėrvetėsuan idhujtarinė, politeizmin, me tė gjitha zakonet shoqėruese tė tij. E tėrė kjo ka lėnė gjurmė tė thella nė vetėdijen shoqėrore, politike dhe fetare tė kėtij populli.
Hebraizmi shndėrrohet nė dyfytyrėsi dhe nė diktaturė. Prijėsit heb­renj u bėnė zota tė kombit tė tyre. Ata i gjykonin njerėzit dhe komando­nin me fatin e tyre. Para tyre njerėzit jepnin llogari pėr gabimet e veta private, madje edhe pėr fjalėn e shqiptuar nė pėrshpėritje. I tėrė preoku­pimi i tyre ishte pushteti dhe pasuria. Besimi i vėrtetė dobėsohej, kurse zgjerohej ateizmi, herezia dhe indiferenca ndaj mėsimit, qė All-llahu xh.sh. nxitė dhe urdhėron secilin ta nderojė kėtė, pra mėsimin dhe diturinė.

Krishterimi ishte besim i cili kishte filluar tė shtrėngonte mendjen. Kjo ishte miksturė (pėrzierje) e ēuditshme e Zotit dhe njeriut. Andaj nuk ka lėnė gjurmė tė thella dhe tė vėrteta tek arabėt pėr shkak tė doktrinarizmit tė ndryshėm dhe reflektimit tė tij nė mėnyrėn e jetės sė tyre qė e jetonin e tė cilėn nuk mund ta braktisin.
Gjendja e besimeve tė tjera tek arabėt ka qenė sikurse gjendja e politeistėve - mushrikve. Zemrat e tyre kanė qenė tė ngjashme, sikurse edhe zakonet e tyre, bindjet fetare dhe pikėpamjet e tyre mbi botėn.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftnref1) Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 151

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftnref2) Tefhimu-l-Kur'ani: VI/297, 298; Ibni Hisham: I/20, 21, 22, 27, 31, 35, 36.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftnref3) Tefhimu-l-Kur'ani: VI/297.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftnref4) Ibni Hisham: I/31-34.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947605#_ftnref5) Tarihu erdi-l-Kur'ani: II/193-208.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:50
SHOQĖRIA PARAISLAMIKE ARABE

P

as trajtimit tė gjendjes politike dhe fetare nė Gadishullin Ara­bik, tani tė themi diē shkurtimisht pėr rrethanat shoqėrore, ekonomike dhe sociale tė asaj periudhe.
Rrethanat shoqėrore

Arabėt kanė pasur disa shtresa shoqėrore me dallime tė theksuara ndėrmjet veti. Marrėdhėniet mes njerėzve tė parisė (tė fiseve) kanė qenė nė shkallėn e ngritjes dhe tė pėrparimit. Njerėzit kishin lirinė e tė shpre­hurit dhe vullnetin e lirė. Kur dikush dėshironte t'i lavdėronte virtytet arabe, bujarinė, trimėrinė, parėsinė etj. shprehej me vargje tė cilat i thurte aty pėr aty.
Gruaja ishte nė gjendje, vetėm nėse dėshironte, t'i paqėsonte fiset tė tėra, apo edhe t'i fuste nė grindje, nė ato pėrmasa, saqė mund tė shkaktoheshin gjakderdhje dhe luftėra.
Megjithatė, mashkulli ka qenė kryefamiljar dhe bartės i fjalės krye­sore nė shtėpi. Gruaja dhe burri kanė qenė tė lidhur me martesė, me lejen e prindit apo kujdestarit tė saj, ajo nuk ka pasur tė drejtė tė kun­dėrshtonte.
Tek shtresat e tjera mbretėronte zakoni i pėrzierjes sė mashkullit dhe femrės. Kjo nuk mund tė shpjegohet ndryshe, pėrveēse aty ka mbre­tėruar amoraliteti, paturpėsia, shfrenimi dhe prostitucioni.
Ebu Davudi transmeton nga Aishja r.a. se kurorėzimi nė periudhėn paraislamike ėshtė bėrė nė kėto mėnyra:
1. Ekzistonte martesa sikurse kjo e sotmja. Djalit i gjenin vajzėn, e lypnin pastaj kurorėzoheshin.
2. Burri i thotė gruas, pas pėrfundimit tė ciklit mujor, shko te filan njeriu dhe kėrko tė jetosh me te. Burri i saj nuk i afrohej derisa kon­sta­tohej se ka mbetur shtatzėnė me atė njeri. Nėse mbetej shtatzėnė, burri i saj pėrsėri e merrte prapa, nėse dėshironte. Kėshtu vepronte nė rast se tė gjithė fėmijėt i kishin vajza, e dėshironte tė kishte djalė. Kjo lloj martese quhej "nikahul-istibdai", nė pėrkthim nikahi keitus.
3. Mblidhej grupi prej tre gjer dhjetė personash dhe bėnin marrė­dhėnie me njė grua. Nėse mbetej shtatzėnė, pas lindjes, ajo i thėrriste tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė akt tė turpshėm, e qė ishin tė obliguar tė vinin dhe ajo e zgjedhte atė qė dėshironte ajo, tė bėhet baba i foshnjės sė saj. Ky e pranonte fėmijėn dhe i jepte emrin familjar.
4. Tek gruaja vinin shumė njerėz, e ajo nuk guxonte ta refuzonte asnjėrin prej tyre. Kėto parimisht kanė qenė gra publike, nė dyert e veta i vėnin flamujt si shenjė njohjeje tė shtėpisė sė tyre. Ēdokush qė dėshironte tė shkonte te kėsi lloj grash e dinte se ku duhet shkuar. Nėse ndonjėra prej tyre mbetej shtatzėnė dhe lindte foshnjėn, atėherė tubohe­shin tė gjithė ata qė e kishin vizituar dhe e thirrnin ekspertin (njohėsin e mirė tė gjurmėve). Ai e merrte foshnjėn nė prehėr dhe e zgjidhte enig­mėn se cili prej tyre ishte baba. Pasi qė konstatonte se cili ishte babai i foshnjės, sipas dofarė normash tė tija, atėherė ky ishte i obliguar ta merrte foshnjėn, t'i jepte emrin e vet dhe tė kujdesej pėr tė.
Me ardhjen e Shpalljes, All-llahu xh.sh. i anulon tė gjitha kėto lloje martesash dhe lejon vetėm martesėn e sotme islamike.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftn1)
Tek arabėt paraislamik ekzistonte edhe njė mėnyrė tjetėr e marte­sės, pėrkatėsisht, mashkulli si fitues nė dyluftim e fitonte gruan e ardh­shme. Fėmijėt e lindur nga kėto lidhje nuk kanė pasur kurrfarė tė drej­tash atėsie, por kanė qenė tė turpėruar gjatė tėrė jetės.
Ėshtė e njohur se arabėt e periudhės paraislamike kanė pasur mun­dėsi tė kenė gra sa kanė dėshiruar. Madje njėkohėsisht bėnin kurorė me dy motra, si dhe me gratė e baballarėve tė tyre, nėse mbeteshin tė veja apo tė lėshuara. Nė lidhje me kėtė na flet Kur'ani nė ajetet 22 dhe 23 tė kaptinės ”En-Nisa”. Gjithashtu burrat kanė pasur tė drejtė t'u japin grave shkurorėzime me numėr tė pakufizueshėm.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftn2)
Amoraliteti dhe shfrenimi mbretėronin tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė paraislamike arabe. Nuk mund tė veēohet asnjė shtresė e sho­qėrisė, pėrpos rasteve individuale, qė kanė ēuar jetė tė moralshme dhe qė lavirinė e kanė konsideruar si amoralitet dhe si turp tė madh.
Robėreshat e blera ishin nė situatė mė tė mirė sesa ato tė luftės. Arabėt nuk e konsideronin tė turpshme jetesėn me robėresha.
Ebu Davudi transmeton nga Amėr b. Shu'ajbi, e ky nga babai i vet, pastaj nga gjyshi, i cili ka thėnė: "Njė njeri ka thėnė: filan filani ėshtė djali im. Para Islamit ka jetuar me njė robėreshė, andaj Resulull-llahu a.s. i thotė: "Islami nuk pranon njė martesė tė tillė, koha e xhahi­lijetit ka kaluar, fėmija ėshtė i atij nė shtratin e tė cilit lindet, ndėrsa shkelja e kurorės ėshtė e ndaluar".
Tregimi mbi grindjen mes Sa'd Ibėn Vekkasit dhe Abd Ibėn Zum'a­tit rreth djalit tė robėreshės sė Zum'atit ėshtė i njohur. Djali ėshtė quaj­tur Abdu-r-Rahman Ibėn Zum'ah.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftn3) Raporti mes prindit dhe fėmijėve mund tė klasifikohet nė disa kategori. Ka pasur sish qė thonin: "Fėmijėt tanė janė mėlēitė tona tė cilat ecin nėpėr tokė", ndėrsa ka pasur edhe tė tillė qė i mbytnin vajzat e veta, apo i shtinin tė gjalla nė dhe, duke i drojtur turpit, e ka pasur edhe sish qė i mbytnin nė barkun e nėnės duke ju frikėsuar varfėrisė dhe turpit. Nė lidhje me kėtė na flet Kur'ani nė kėto ajete: 6, 151; 16, 58-59; 17, 31 dhe 81, 8.
Megjithatė, nuk mund tė themi se ky ka qenė aspekt dominant i etikės dhe moralit. Pėr arabėt ka qenė shumė e rėndėsishme qė tė kenė shumė djem, tė cilėt do tė luftojnė pėr atdheun e vet. Marrėdhėniet ndėrmjet vėllezėrve, nipėrve si dhe ndėrmjet kushėrirėve tė tjerė, kanė qenė tė bazuara nė lidhjet e forta tė gjakut. Kanė jetuar pėr patriotizmin fisnor, dhe pėr tė kanė vdekur. Fryma e bashkimit mbretėronte nė suaza tė njė fisi, e kjo edhe mė tepėr e rriste patriotizmin. Bazė e rendit shoqėror tė njė fisi ka qenė patriotizmi individual dhe atdhedashuria e gjakut. I pėrmbaheshin njė rregulli tė pashkruar: "Ndihmoi vėllait tėnd qoftė ai i drejtė apo jo". Natyrisht, ky parim nuk ka qenė nė pajtim me parimin e doktrinės islame qė thotė: "Ndihma e tiranit duhet tė jetė e tillė qė ta pengojė kryerjen e tiranisė".
Garimi nė origjinė dhe ndershmėri (mburrje) shpeshherė ka qenė shkas pėr shpėrthimin e luftėrave ndėrmjet veti, madje edhe nė mesin e atyre fiseve tė cilėt e kanė pasur babėn e pėrbashkėt. Kjo ka ndodhur mes fiseve Evs dhe Hazrexh, Abes dhe Zuhjan, si dhe Bekėr dhe Taglib, e disa tė tjerėve. Ndėrkaq, marrėdhėniet shoqėrore mes fiseve me ori­gjinė tė ndryshme nuk kanė qenė tė forta dhe tė fuqishme. Ato shkatė­rroheshin nė luftėra tė pėrgjakshme. Nė raste tė veēanta kryeparėt e fi­seve organizonin tubime publike nė tė cilat vinin fise tė ndryshme, si­domos nė muajt e shenjtė-muajt e haxhxhit. Kėta muaj kanė pasur rėn­dėsi tė madhe pėr arabėt, sepse gjatė kėtyre muajve ata rivendosnin ma­rrėdhėniet normale njerėzore dhe zgjidhshin shumė probleme jetėsore.
Thėnė shkurtimisht, rrethanat shoqėrore kanė qenė nė gjendje tė mjerueshme, e si mos tė ishte kėshtu, kur ndėr arabėt mbretėronte injo­ranca dhe bestytnia, kurse bota jetonte nė politeizėm dhe ideologji tė errėt. Gratė bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si ndonjė gjėsend, pėrderisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarė kufizimesh, as njerėzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur vetė dhe me kėnd ka dashur vet.
Pushtetin e ndanin pasanikėt, tė cilėt i mbushnin arkat me flori nė kurriz tė tė varfėrve, apo tė pushtetit, i cili gjithnjė ka qenė i gatshėm tė luftonte.
Gjendja ekonomike

Gjendja ekonomike gjithnjė ka qenė rezultat i rrethanave shoqė­rore. Kjo mė sė miri shihej nė standardin jetėsor tė njerėzve tė asaj kohe. Tregtia ka qenė burimi kryesor i sigurimit tė mjeteve materiale pėr jetesė, e ushtrohej vetėm atėherė kur rrugėt ishin tė sigurta dhe nė kohė tė paqes, kjo ka qenė gati e pamundur nė trevat arabe, pėrveē nė muajt e shenjtė. Gjatė kėtyre muajve organizoheshin panaire tė njohura tregtare. Vendpa­nairet e njohura kanė qenė ("suk" - ēarshi) Ukadh, Dhu-l-Mexhaz, Maxhne dhe shumė tė tjera.
Zejtaria dhe strukturat tjera prodhuese nuk kanė qenė tė zhvilluara dhe pėr arabėt kanė qenė diēka e huaj, bile mė e huaj se pėr ēdo popull tjetėr. Shumė lloje tė zejtarisė kanė lulėzuar nė Jemen dhe nė Hira, kurse mė tė njohurat kanė qenė: pėrpunimi i lėkurės dhe tekstilit, ndėr­sa banorėt e Arabisė qendrore merreshin me blegtori dhe me bujqėsi.
Gratė arabe tjerrnin lesh dhe thurnin veshmbathje, por mė sė tepėr­mi pėr nevojat e veta dhe tė luftėtarėve, sepse e tėrė kjo ka qenė e rrezi­kuar nga plaēkitja e sulmuesve, andaj as qė mund tė bėhej fjalė pėr ndo­njė prodhimtari. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se, kryesisht mbre­tėronte njė gjendje e tėrėsishme varfėrie, skamjeje dhe urie.
Etika e arabėve

Nuk mund tė themi se arabėt e periudhės paraislamike nuk kanė pasur disa norma shumė tė ulėta tė sjelljes, veprime tė turpshme dhe situata, tė cilat nuk mund t'i pranojė dot mendja e shėndosh e as natyra e vet njeriut, por, nga ana tjetėr, kanė pasur edhe vlera shumė tė ēmue­shme me tė cilat edhe ne sot do tė mburreshim dhe do tė befasoheshim. Vlenė t'i pėrmendim:
1. Kerem - nderi dhe fisnikėria me ēka garonin mes veti dhe i ndih­monin njėri tjetrit. Gati gjysma e krijimtarisė poetike paraislamike - nė ē'fushė kanė qenė mjeshtėr tė talentuar - i ėshtė dedikuar kėsaj vije tė karakterit tė tyre. Tė marrim njė shembull - papritmas arrinė njė my­safir, ėshtė dimėr, vit urie. Shtėpiakut pėrveē njė deveje, e cila ishte shpėtim pėr tėrė familjen, nuk i qėllon asgjė nė shtėpi. Pėr tė treguar mikpritje dhe pėr ta ruajtur nderin familjar, nikoqiri ēohet dhe pėr hir tė tij - ther tė vetmėn deve, ndez zjarrin dhe pėrgatitė gosti tė begatshme pėr nder tė mysafirit. Nė trajtė tė keremit arab numėrohet edhe pjesė­marrja e drejtpėrdrejtė nė pajtimin e familjeve dhe qetėsimin e gjakder­dhjes. Njeriu dinte qė nė interes tė paqes, tė merrte barrėn e huaj pėr tė paguar dėmshpėrblimin - vlerėn e gjakut, vetėm pėr ta qetėsuar situatėn nė momentin e dhėnė. Ka qenė me rėndėsi tė ndėrpritet gjakderdhja - e cila do tė kishte pasoja prej brezi nė brez - dhe tė shpėtohej njeriu.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftnref1) Ebu Davudi: Kitabu-n-Nikahi: Llojet e martesave tek arabėt paraislamike.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftnref2) Ebu Davudi: Vepra paraprake, kaptina: Mospranimi i kthimit pas "tre tal­keve" - tri pushimeve tė shkurorėzimit. Kėtė e cekun mufessirėt - komentuesit e Kur'anit si shkak pėr shpalljen e ajetit "Dy herė shkurorėzim".

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947606#_ftnref3) Ebu Davudi, kaptina: fėmija ėshtė i atij nė shtratin e tė cilit lind.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:51
Shpeshherė nė kaside e lavdėronin veten, por dinin t'i lavdėronin edhe tė tjerėt, madje edhe sundimtarėt dhe kryeparėt e huaj, nėse e me­ritonin kėtė. Arabi e nderonte mysafirin duke i ofruar verė, pa ēka nuk mund tė flitej pėr nderin. Prandaj pėrdorimi i verės ka qenė fuqi­shėm i lidhur pėr kerem, pėr ēka edhe i kanė thurė lavdi nė poezitė e tyre. Ara­bėt vetė kėrcellin e rrushit e quanin "kėrcell i nderit", kurse verėn "e bija e nderit".Ndėr cilėsitė fisnike tė arabėve numėrohej edhe bixhozi. Konside­ronin se bixhozi ėshtė rrugė, pėrkatėsisht, mjet i shoqėrimit, ku fituesi do tė shprehė bujarinė dhe mirėsinė e vet, sepse nga fitimi do t'i ushqejė tė varfėrit. Vera pėrmendet nė shumė vende nė Kur'ani-kerim, e krahas saj edhe bixhozi. All-llahu i Lartėsuar thotė:
"Tė pyesin ty pėr verė dhe bixhoz. Thuaju: "Ato ju sjellin dėme tė mėdha, por edhe dobi pėr njerėzit, mirėpo, dėmi ėshtė mė i madh se dobia." (2, 219).
2. Nė mirėsjelljen e arabėve bėnė pjesė edhe respektimi i marrė­veshjes. Pėr ta marrėveshja kishte rėndėsinė e aktit fetar, tė cilės i pėr­mbaheshin me besnikėri, nė interes tė saj kanė qenė nė gjendje t'i flijojnė fėmijėt e vet dhe ta shkatėrrojnė shtėpinė e vetė. Pėr kėtė na flet tregimi i Hani b. Mes'ud Shejbanit, Samuel b. Adit dhe Haxhib b. Temi­miut. Rrallė, shumė rrallė ndodhte qė marrėveshja tė ndėrpritet.
3. Kulti i personalitetit ka rezultuar me dėbimin e ēfarėdo pėru­ljeje dhe shtypjeje. Nga kjo rrjedhė se me andje e shprehnin trimėrinė, por edhe xhelozinė, andaj reagonin shumė shpejt nė situatat pėrkatėse. Ata nuk donin tė dėgjonin fjalėt tė cilat sado pak aludonin turpin dhe padrejtėsinė, e tė mos kėrcejnė e t'i pėrvishen shpatės dhe shtizės, e nėse duhej - menjėherė nė luftė, duke mos llogaritur se edhe vetė rreziko­heshin nė kėtė rrugė.
4. Ata e ēmonin traditėn e betimit. Nėse betoheshin pėr diēka, atė­herė edhe e pėrmbushnin atė, sepse kjo i pėrkiste nderit dhe famės sė tyre, ndonėse viheshin nė situatė kritike dhe tė rrezikshme.
5. Nė virtytet etike tė tyre numėrohej edhe butėsia dhe sjellja fis­nike. Kėtė e kanė thurur nė vargje edhe pse, nga ana tjetėr, kėtij virtyti i kundėrvihej trimėria dhe nxitimi i veprimit luftarak. Megjithatė ky vir­tyt ka qenė i rrallė nė mesin e tyre.
6. Naiviteti beduin dhe mospėrlyerja e saj me qytetėrimin dhe me intriga tė tjera ka ngjallur tek arabėt sinqeritetin, besnikėrinė dhe ruaj­tjen nga tradhtia dhe shpifja.
Nga e tėrė kjo qė u pėrmend pėr arabėt, me gjithė karakteristikat e tyre pozitive e tė tjera, tė cilave, kur t'i shtohet pozita gjeografike dhe strategjike e Arabisė nė raport me tėrė botėn, shohim se tė gjitha kėto kanė qenė shkak qė arabėt tė zgjidhen si popull pėr ta bartė barrėn e rėndė tė Shpalljes dėrguar mbarė njerėzimit dhe qė mu kėta tė jenė udhėrrėfyes tė shoqėrisė njerėzore, pėrkatėsisht, ummetit njerėzor.
Ndonėse disa nga vlerat e sipėrpėrmendura janė pjesėrisht tė man­gėta e nė disa raste tė mira, nė thelb ato janė bazė e shėndosh pėr mbrojtjen e virtyteve tė bukura - tė cilat kanė qenė tė dobishme pėr tėrė gjininė njerėzore - sidomos pas disa pėrmirėsimeve qė i ka bėrė Islami.
Nga tė gjitha karakteristikat e pėrmendura, me siguri mė tė vlef­shmet janė: respektimi i kontratės dhe kulti i personalitetit. Ndryshe, pa tė gjitha kėto, do tė ishte e pamundur tė mposhtet e keqja dhe zvetėnimi e tė riven­doset sistemi i drejtėsisė dhe i mirėsisė, pra vetėm me kėtė potencial tė fuqisė dhe intelektit. Arabėt kanė pasur edhe vlera tė tjera, por qėllimi ynė nuk ėshtė qė tė shkruajmė mė gjerėsisht pėr ata.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:52
ORIGJINA E MUHAMMEDIT A.S. DHE E FAMILJES SĖ TIJ

O

rigjina e Resulull-llahut a.s. ėshtė klasifikuar nė tri periudha kohore. Pjesa e parė ėshtė pranuar si e saktė nga tė gjithė autorėt e Sires.
Kėtu pėrmendet prejardhja e Resulull-llahut a.s. gjer tek Adnani. Pjesa e dytė ėshtė nė lidhje me brezin hyrės tė Resulull-llahut a.s. nga Adnani e gjer te Ibrahimi a.s.
Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretė ka tė bėj me origjinėn lidhur nga Ibrahimi a.s. e gjer tek Ademi a.s. Te brezi i fundit ka tė dhėna tė cilave nuk mund t'u besohet me siguri tė plotė.
Shkalla e parė e origjinės

Muhammed Ibėn Abdullah ibėn Abdul-Muttalib - i quajtur Shejbe, ibėn Hashim - i quajtur Amėr, - ibėn Abdi Menaf - i quajtur El-Mugire, - ibėn Kussaj - i quajtur Zejd, - ibėn Kilab ibėn Marre ibėn Ka'b ibėn Lu'a ibėn Galib ibėn Fahėr - i quajtur Kurejsh, sipas tij fisi mori emrin, - Ibni Malik ibėn En-Nadar - i quajtur Kajs, - ibėn Ken'aneh ibėn Huzejmeh ibėn Mudriket - i quajtur Amir, - ibėn Ilijas ibėn Mudar ibėn Nazzar ibėn Me'ad ibėn Adnan.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftn1)
Shkalla e dytė

Kėtu llogaritet vija hyrėse duke filluar prej Adnanit, e Adnani ėshtė djali i Edd ibėn Humejs ibėn Selaman Ibni Avs ibėn Berz ibėn Kamval ibėn Ebi ibėn Avam ibėn Nashid ibėn Haza ibėn Beldas ibėn Judlah ibėn Tabih ibėn Xhahim ibėn Nahish ibėn Mahij ibėn I'id ibėn Abkar ibėn Ubejde ibėn ed-Du'a ibėn Hemdan ibėn Senber ibėn Jethrebij ibėn Jah; Zen ibėn Jehhan ibėn Eravij ibėn Dishan ibėn Ajser ibėn Efnad ibėn Ejham ibėn Naksar ibėn Nahas ibėn Zerah ibėn Semij ibėn Mezzij ibėn Avdat ibėn Aram ibėn Kajdar ibėn Ismail ibėn Ibrahim a.s.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftn2)
Shkalla e tretė

Vija hyrėse prej Ibrahimit a.s. gjer te Ademi a.s. ėshtė kjo: Ibrahimi a.s. ėshtė djali i Tarihit i cili ėshtė quajtur Azer - ibėn Nahur ibėn Sar'u (ose Sarug) ibėn Rauv ibėn Lamik ibėn Metuveshleh ibėn Ehnuh - thonė se ky ėshtė Idrisi a.s. - ibėn Jerid ibėn Mehlail ibėn Kajnan ibėn Anusheh ibėn Shejth ibėn Adem a.s.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftn3)
Familja e Pejgamberit a.s.

Familja e Resulull-llahut a.s. ėshtė e njohur me emrin Hashimitėt sipas gjyshit tė tij Hashim ibėn Abdi Menafit. Andaj do tė themi diē pėr familjen Hashimit.
I. Hashimi:
Ky e ka trashėguar mbikėqyrjen rreth furnizimit tė haxhilerėve me ujė dhe ushqim nga Beni Abdi Menafi. Mė parė pėrmendėm se Abdi Menafi dhe Abi-d-Dari janė pajtuar dhe i kanė ndarė pozitat mes veti. Hashimi ka qenė Mekas i dalluar dhe i pari i cili u ka siguruar ushqim haxhilerėve (pėrshesh - bukė tė grimcuar). Emri i tij ka qenė Amėr, kurse Hashim ofiq (llagap) tė cilin e ka fituar pėr shkak tė thėrrmimit tė bukės pėr pėrshesh. Ai, po ashtu ėshtė i pari i cili ka caktuar dhe zba­tuar praktikisht udhėtimin dimėr - verė tė kurejshitėve pėr tregti. Pėr mirėsinė dhe mendjemprehtėsinė e tij flasin edhe shumė poetė parais­lamik.
Disa ngjarje interesante janė tė lidhura me Hashimin.
Ai tregon se njė herė niset nė udhėtim tregtar nė Sham. Kur arrinė nė Jethrib (Medinė) martohet me Selmėn, vajzėn e njėfarė Amrit nga familja Beni Adijj Nexhar dhe ngel aty pėr tė jetuar tek ajo. Pas njė kohe pėrsėri niset pėr nė Sham, e ajo mbetet shtatzėnė. Hashimi vdes nė Gazzė, qytet nė Palestinė, e Selma lind Abdul-Mutta­libin nė vitin 497. tė cilit ia dha emrin i Thinjuri, pėr shkak ballukės sė thinjur me tė cilėn u lind.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftn4)
Selma kujdesej pėr fėmijėn nė shtėpinė e babait tė saj, nė Medinė. Pėr tė nuk dinte kurrgjė familja e Hashimit nga Meka. Hashimi ka pa­sur katėr djem dhe pesė vajza. Djemtė quheshin: Esed, Ebu Sajfi, Nad­leh dhe Abdul -Muttalib, kurse vajzat: Esh-Shifa, Halide, Daife, Rukaja dhe Xhennete.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftn5)
II. Abdul Muttalibi
Thamė se furnizimi i haxhilerėve me ujė dhe me ushqim nga Hashimi ka kaluar te vėllai i tij El-Muttalib ibėn Abdi Menafi, i cili gėzonte auto­ritet tė madh, ishte i nderuar dhe i famshėm ndėr fisin e vet. Kurejshitėt e quanin El-Fejjad-bujar. Kur Shejbe (mė vonė Abdul-Muttalibi) bėhet dja­losh, apo diē mė i moēėm, pėr tė dėgjon xhaxhai i tij El-Muttalib ibėn Menafi dhe shkon nė Jethrib pėr ta kėrkuar. Kur e gjenė dhe e sheh fillon tė qajė, e pėrqafon dhe e hipė nė devenė e vet. Djaloshi zbret dhe nuk donė tė shkoj me tė pa lejen e nėnės sė vet. El-Muttalibi e pyet por ajo refuzon t'ia jap djalin xhaxhait. Atėherė El-Muttalibi i thotė asaj:
"Ai do tė shkonte nė ēifligun e babait tė vet, nė tempullin e Zotit". Andaj nėna e lejon tė shkojė. El-Muttalibi hynė nė Mekė kaluar mbi deve e prapa tij djaloshi. Njerėzit tregonin me gisht kah djaloshi dhe thonin:
"Ky ėshtė rob i Abd-Muttalibit." El-Muttalibi ju thotė: "Duhet tė keni turp, ky ėshtė djali i vėllait tim - Hashimit." Djaloshi jetoi tek xhaxhai i vet derisa nuk u bė mė i pjekur. Dikur, pėrafėrsisht nė atė kohė El-Muttalibi vdes nė Redman, vend ky nė Jemen.
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftnref1) Ibni Hisham: I/1, 2; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, 5 dhe 6; Rahmetun li-l-Alemin: II/11-14, 52.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftnref2) Brezin e ka tubuar Muhammed Sulejman el-Mensur Fevri nga el-Kelbi dhe Ibėn Sa'dit pas verifikimit.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftnref3) Ibni Hisham: I/2, 3, 4. Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 6. pėrmbledhja e Sireve tė Taberaniut f. 6. dhe Rahmetun li-l-Alemin II/18 (Nė disa vepra emrat janė tė shkruar nė mėnyra tė ndryshme, kurse disa mungojnė).

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftnref4) Ibni Hisham: I/137. Rahmetun li-l-Alemin: I/26. II/24.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947608#_ftnref5) Ibni Hisham: I/107

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:53
Tė gjitha punėt e tij i trashėgon Abdul-Muttalibi. E tėrė kushėriria dhe tė gjithė pjesėtarėt e fisit filluan ta duan, sepse ishte bujar, i nder­shėm, i drejtė dhe i aftė nė kryerjen e punėve. Ai fisit tė vet ia rriti edhe mė tepėr famėn.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftn1)
Pas vdekjes sė El-Muttalibit nė Jemen, Neufeli me dhunė uzurpon oborrin e Abdul-Muttalibit. Ai kėrkon ndihmė nga kurejshitėt, kurse ata i pėrgjigjen: "Nuk dėshirojmė tė ndėrhyjmė mes teje dhe Neufelit, sepse ai ėshtė xhaxhai yt". Atėherė Abdul-Muttalibi e thėrret dajėn e vet nga Jethribi pėr ta ndihmuar. Daja i tij, Ebu Sead ibėn Adijj, niset pėr nė Mekė me tetėdhjetė kalorės. Nė hyrje tė Mekės, e pret Abdul-Mutta­libi dhe i thotė: "Eja tė shkojmė nė shtėpi, o daja im." "Jo, pėr Zotin, derisa nuk takohem me Neufelin", dhe nisen pėr nė shtėpinė e Neufelit. Ndėrsa ai rrinte afėr Ka'bes me disa kurejshitė dinjitoz. Kur e pa Ebu Seadi, nxori shpatėn dhe briti: "Pėr Zotin dhe pėr Ka'ben, nėse nuk ia kthen tokėn Abdul-Muttalibit, do tė vras me kėtė shpatė." Neufeli iu pėrgjigj: "Qė, tani ia ktheva, e tij ėshtė", qė e vėrtetuan edhe tė prani­shmit. Ebu Seadi bujti tek Abdul-Muttalibi tri netė, pastaj e bėri umren dhe u kthye nė Medinė.
Pas kėsaj ngjarjeje Neufel b. Abdi Shems b. Abdi Menafi, lidhi ma­rrėveshje me Benu Hashimitėt. Kur fisi Huza'ah e sheh se ēfarė ndihme fitoi Abdul-Muttalibi prej dajės sė vet Ebu Seadit nga fisi En-Nexhar, thanė:
"Ashtu siē e keni lindur ju edhe ne e kemi lindur (sepse nėna e Abdul-Muttalibit ėshtė nga fisi Huza'ah), andaj ne jemi mė tepėr tė nevojshėm se ju t'i ndihmojmė atij."
Prandaj edhe ata shkuan nė Mekė, hynė nė Kėshill dhe lidhėn marrėveshje mė Benu Hashimitėt, e pastaj edhe me Benu Abdi Shemsėt - fisin e Neufelit.
Kjo ndėrlidhje mes fiseve tė Medinės dhe Mekės, e forcuar kėshtu, do tė jetė njė nga faktorėt e rėndėsishėm pėr ēlirimin e Mekės, qė do tė mėsojmė mė vonė.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftn2) Ėshtė me rėndėsi t'i pėrmendim dy punė tė vlefshme qė i ka bėrė Abdul-Muttalibi pėr Ka'ben:
Hapja e pusit Zem-zem dhe mbrojtja e Ka'bes nė luftėn me ele­fan­tin.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftn3)
I. Abdul-Muttalibit i ėshtė urdhėruar nė ėndėrr qė te hapė pusin Zem -zem, dhe iu ėshtė dėftuar vendi ku duhet gropuar. Gjatė gropimit hasi nė sende tė cilat i kishin fshehur Xherahimėt kur patėn ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj nga ari. Me shpata e stolisi por­tėn e Ka'bes, nė to i vendosi (gozhdoi) kaprojtė e artė, e muroi pusin dhe hapėsirėn pėr rreth pusit pėr haxhilerėt. Kur u zbulua pusi Zem-zem, kurejshitėt u grindėn me Abdul-Muttalibin duke thėnė: "Ne duam tė marrim pjesė me ty", e ky u pėrgjigj:
"Kurrsesi, unė jam i zgjedhur pėr kėtė punė". Ata nuk e lėnė tė qetė derisa e nxorėn para gjyqi tek magjistari nga Beni Seadėt. Ende pa u kthyer nė shtėpi kėta gjatė rrugės hasėn nė shenja tė cilat paralajmė­ronin se Abdul-Muttalibi kishte tė drejtė. Atėherė Abdul-Muttalibi u betua se: Nė qoftė se Zoti ia dhuron dhjetė djem e ai jeton gjersa ata rriten e t'i ndihmojnė, do ta flijoj njėrin prej atyre para Ka'bes.
II. Mėkėmbėsi i sundimtarit tė Abisinisė nė Jemen, Ebrehe, duke parė se arabėt pelegrinojnė Ka'ben, e ndėrton njė kishė tė madhe nė San'ae. Dėshironte qė haxhilerėt tė kthehen nė San'ae, nė vend tė Mekės.
Kur njėri nga fisi Ken'aneh dėgjon pėr kėtė ndodhi, hyn natėn nė kėtė kishė dhe ndyen ballinėn e saj me fėlliqėsirė. Kur Ebrehe dėgjon pėr kėtė hidhėrohet shumė, mbledh njė ushtri prej 60.000 luftėtarėsh dhe niset nė Mekė pėr ta rrėnuar Ka'ben.
Pėr vete zgjodhi elefantin mė tė madh, tė cilit i hipė dhe u niset pėr nė Mekė. Ushtria i kishte 9 ose 13 elefantė dhe kur arrinė nė vendin Mugammese, ndalen tė pushojnė dhe tė pėrgatiten pėr tė hyrė nė Mekė. Kur arrinė nė luginėn Mehser, ndėrmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti ndalet dhe shtrihet. Nuk ka mundi mė tė ngritej pėr t'iu afruar Ka'bes. Thuhet se janė munduar ta ngrisin me zor por nuk kanė mundur dot, e kur e tėrhiqnin nė ndonjė anė tjetėr ai ngritej menjėherė.
Gjersa Ebrehe dhe ushtria e tij kishin kokėēarje me elefantin, All-llahu xh.sh. dėrgoi mbi ta zogjtė Eba-Bil, tė cilėt gjuanin mbi ushtrinė e Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe (All-llahu xh.sh. i bėri) ata sikurse gjethet e brejtura nga krimbat.
Zogjtė kishin pamje tė ēuditshme sikurse dallėndyshe tė balsamo­sura. Secili nga zogjtė bartėte nga tre gurė, njė nė sqep kurse dy nė kthetėra. Kur e qėllonte dikėnd me kėtė masė nuk shpėtonte dot, i shka­pėrderdhej trupi dhe vdiste. Nuk kanė qenė tė goditur tė gjithė ushtarėt e Ebrehes. Disa filluan tė ikin, por gjatė rrugės shumica prej tyre pėsu­an, andaj u shpėrndanė nė tė gjitha anėt.
Ebrehe u ndėshkua me njė sėmundje nga e cila i ranė majat e gishtėrinjve. U kthye nė San'a me kraharor tė qarė ku vdes sė shpejti.
Kurejshitėt e Mekės, duke parė se Meka do tė sulmohej nga njė ushtri e madhe, ikėn nėpėr kodra. Vetėm kur kaloi rreziku ata u kthyen tė sigurt nė shtėpitė e tyre.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftn4)
Kjo ngjarje ka ndodhur nė muajin muharrem, 50 ose 55 ditė para lindjes sė Muhammedit a.s. qė i pėrgjigjet fundit tė shkurtit ose fillimit tė marsit tė vitit 571, sipas kalendarit.
Kjo ngjarje - mbrojtja e Ka'bes nga rrėnimi - sigurisht ishte dhura­tė e All-llahut xh.sh., qė ia dhurojė Pejgamberit a.s. dhe Shtėpisė sė tij - Bejtullahut, sepse nėse e shikojmė Kuddusi-Sherifin, shohim se kėtė kible e kishin pushtuar armiqtė e All-llahut, jobesimtarėt dhe i kishin nėnshtruar myslimanėt, siē ka ndodhur nė vitin 587. para erės sė re me Buhatanaserin, pastaj kėtė e pushtojnė Romakėt nė vitin 70 sipas kalendarit.
Por, Ka'ben dhe kiblen nė Mekė nuk ka mundur ta pushtojė askush, edhe pse banorėt e Mekės ishin jobesimtarė.
Pėr kėtė ngjarje nė Mekė sė shpejti patėn dėgjuar asokohe jo vetėm vendet fqinje por edhe fuqitė udhėheqėse e qytetėruese tė asaj kohe. Abisinasit mbanin lidhje tė forta me Romakėt dhe me Persianėt. Sė shpejti pas kėsaj ngjarjeje, Persianėt erdhėn nė Jemen dhe e nėnshtruan atė.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftnref1) Ibni Hisham: I/137, 138.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftnref2) Muhtesar siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 41, 42.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftnref3) Ibni Hisham: I/142-147.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947609#_ftnref4) Ibni Hisham: I/43-56., Tefhimu-l-Kur'an: VI/462-469.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:53
Kjo ngjarje, gjithashtu, i ka treguar botės nė shenjtėrinė e shtėpisė sė Zotit dhe se Meka ėshtė vend tė cilin All-llahu xh.sh. e ka zgjedhur si Vend tė shenjtė.
Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur pėrse All-llahu xh.sh. e ka shpėtuar kėtė vend nga rrėnimi, kur dihet se prej kėtu doli mė i besueshmi El-Emin - Pejgam­beri i fundit i All-llahut xh.sh.
Abdul- Muttalibi i ka pasur dhjetė djem. Kėta janė: El-Harithi, El-Gajdaku, Ez-Zubejri, Ebu Talibi, Abdullahu, Hamza, Ebu Lehebi, El-Mekumi, Saffari dhe El-Abbasi.
Nė disa libra numėrohen njėmbėdhjetė djem, e i njėmbėdhjeti ka qenė Kathem. Nė tė tjerat janė trembėdhjetė djem dhe i shtojnė edhe Abdul-Ka'bin dhe Huxhlanin, por me siguri tė plotė dihet pėr dhjetė djem. Pėrveē dhjetė djemve Abdul Muttalibi ka pasur edhe gjashtė vaj­za. Kėto janė: Ummul-Hakim, e quajtur El-Bejda, pastaj Berret, Atika, Safija, Erva dhe Umejma.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftn1)
III. Abdullahu ėshtė babai i Resulull-llahut a.s. Nėna e Abdullahut ėshtė Fatimja, vajza e Amėr b. Aidh b. Umran b. Mahzum b. Jekadhe b. Merret.
Abdullahu ka qenė djali mė i bukur i Abdul-Muttalibit dhe pėr tė mė i dashuri. Ky ka qenė "flijimi" i premtuar apo kurbani. Ngjarja thotė:
Kur Abdul-Muttalibit i lindin dhjetė djem, dhe kur ata u rritėn, i mblodhi rreth veti dhe u tregoi pėr premtimin e dhėnė. Ata e miratuan kėtė. Ai ua shkroi emrat e tyre nė shigjetėza dhe tė gjitha ia dha kad­dahut - njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e parė u kthyer drejtė Abdullahut. Abdul- Muttalibi e merr djalin dhe e dėrgon nė Ka'be pėr ta therur, por kurejshitėt dhe dajallarėt e tij, e edhe vėllai i tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bėnte kėtė. Abdul Muttalibi u tha: "Atėherė si ta pėrmbushi betimin tim?"
Ia mbushėn mendjen qė pėrsėri tė shkonte tek shortari dhe t'i thotė qė tani tė hidhte shigjetėzėn mes Abdullahut dhe dhjetė deveve. Nėse del te Abdullahu, le tė shtojė numrin e deveve, dhe gjithnjė kėshtu, derisa shigjeta nuk bjerė mbi devetė qė Zoti tė jetė i kėnaqur. Nėse bie mbi deve atėherė ato do ti therte para Ka'bes.
Dhe kur numri i deveve arriti nė njėqind, vetėm atėherė shigjetėza ra prej Abdullahut mbi devetė. Abdul-Muttalibi i flijoi kėto nė vend tė djalit. Gjer atėherė vlera e gjakut tek arabėt ka qenė dhjetė deve, e pas kėsaj ngjarjeje arriti nė njėqind deve, qė e ka vėrtetuar edhe Islami.
Tregohet se Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Unė jam i biri i dy fliji­meve" (Ismailit dhe babait tė tij Abdullahut).[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftn2)
Abdul-Muttalibi ia zgjodhi djalit tė vet pėr grua Eminen, vajzėn e Vehbi b. Abdi Menaf b. Abd Zehre b. Kulabit. Nė atė kohė ajo ishte vajza mė e bukur dhe mė e ndershme ndėr kurejshitėt, edhe pėr kah ori­gjina e edhe pėr kah pozita. Babai i saj ishte kryepar i familjes Zehra, tė njohur pėr nga prejardhja dhe nderi. Abdullahu martohet dhe me gruan e vet jeton nė Mekė. Pas disa kohėsh babai e dėrgon nė Medinė qė tė furnizohet me hurma, ku edhe ndėrron jetė.
Disa thonė se ėshtė nisur nė Sham pėr tė bėrė tregti, por nė Medinė e takon njė karvan tė kurejshitėve dhe pėr shkak sėmundjes ndalet aty ku edhe vdes dhe varroset nė varret Nabig El-Xhadi. Vdes nė moshėn njėzet e pesė vjeē, e para lindjes tė djalit tė tij, Muhammedit a.s.
Ky ėshtė mendim i shumė historianve.
Ka edhe sish qė thonė se Abdullahu ka vdekur dy muaj pas lindjes sė fėmijės.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftn3) Kur nė Mekė arrinė lajmi pėr vdekjen e tij, Eminja e terrin atė me pikėllim tė madh qė e shpreh edhe me vargje prekėse.
E tėrė pasuria qė Abdullahu kishte lėnė pas veti kanė qenė: pesė deve, njė tufė tė vogėl delesh dhe robėre­shėn abisinase, Berket, me ofiqin Ummu Ejmen, e cila ėshtė kujdesur pėr Resulull-llahun a.s.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftn4)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftnref1) Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 8 dhe 9. Rahmetun li-l-Alemin: II/56.66.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftnref2) Ibni Hisham: I/151-155; Rahmetun-l-Alemin: II/89, 90; Muhtesar Siretu Resulull-llah nga En-Nexhdi, f. 12, 22, 23.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftnref3) Ibni Hisham: I/156, 158; Fikhu-s-Sire nga Muhammed Gazaliu, f. 45; Rah­metun li-l-Alemin: II/91.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947610#_ftnref4) Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 12, Telkih Fuhumi ehli-l-ether, f. 4 dhe Sahih Muslim: II/96.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:54
LINDJA DHE DYZET VJET JETESE
GJER TEK PEJGAMBERLLĖKU

Lindja

M

ė i dalluari Pejgamber, Resulull-llahu a.s. u lind nė familjen Beni Hashim nė Mekė, nė mėngjesin e ditės sė hėnė, mė nėntė rebiul-evvel, nė vitin e parė tė ngjarjes me "elefantin", ose dyzet vjet pas sundimit tė mbretit persian Kisras (Kserksit) - Enu Shervanit. Kjo datė i pėrgjigjet 20 ose 22 prillit tė vitit 571 sipas kalendarit. Kėtė datė e ka llogaritur dijetari i madh Muhammed Sulej­man El-Mensur Fevri dhe astronomi i shquar Mahmud Pasha.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn1)
Ibni Seadi transmeton se nėna e Resulull-llahut a.s. ka thėnė: "Kur e kam lindur, bashkė me tė kam lindur edhe njė dritė tė madhe, nga e cila kanė shkėlqyer pallatet e Shamit." Ngjashėm transmeton edhe Ahmedi nga El-Urbad ibėn Sarijeh.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn2)
Gjithashtu flitet se, gjatė lindjes sė Muhammedit a.s. kanė ndodhur disa ngjarje tė ēuditshme nė botė, tė cilat kanė qenė parashenja tė pej­gamberllėkut tė tij:
Janė rrėzuar katėrmbėdhjetė pyrgje nga kėshtjella e Kserksovit nė Persi, ėshtė shuar zjarri tė cilin shekuj me radhė e kanė adhuruar fari­sejėt nė Indi, janė rrėnuar kishat rreth liqenit "Savit" pasi qė ėshtė tharė liqeni. Kėtė e transmeton Bejheki,[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn3) e Gazaliu nuk pajtohet me kėtė.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn4)
Kur Eminja e sjellė nė botė fėmijėn, e thėrret gjyshin e tij Abdul- Muttalibin pėr t'ia kumtuar lajmin e gėzueshėm. Ai, plotė gėzim, e merr djalin nė duar dhe e dėrgon nė Ka'be. Aty i lutet All-llahut dhe e falėnderon pėr nipin. Aty edhe ia vėnė emrin Muhammed - e qė me siguri dihet se ky emėr nuk ka qenė i njohur ndėr arabėt. Synetia ėshtė bėrė shtatė ditė pas lindjes, siē ka qenė zakon tek arabėt.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn5)
Gruaja e parė qė i ka dhėnė gji, pas nėnės sė vet, ka qenė Thuvej­bja, e mbrojtura e Ebu Lehebit, e cila e ka pasur njė foshnjė nė gji me emrin Mesruh. Para Muhammedit a.s. i ka dhėnė gji Hamzės, djalit tė Abdul-Muttalibit, e pas tij i ka dhėnė gji Ebu Seleme b. Abdul-Esed El-Mahzumit.[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn6)
Qėndrimi tek fisi Benu Sa'd

Arabėt qė jetonin nė qytet e kishin zakon qė foshnjeve t'u gjejnė mėndeshė dhe atė nga fshatrat dhe shkretėtira, duke dėshiruar kėshtu t'i largojnė fėmijėt e vet nga sėmundjet e qytetit. Fėmijėt duhej tė pėrkun­deshin nė ajr tė pastėr, tė forcoheshin shpirtėrisht dhe tė flisnin gjuhėn e pastėr arabe.
Kėshtu edhe Abdul Muttalibi del tė kėrkojė mėndeshė (gruaja qė u jep gji foshnjeve) pėr nipin e vet. Bien nė ujdi me Halimen nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, vajzėn e Ebi Dhuejbit. Burri i saj quhej El-Harith b. Abdul-Uzzaji, me ofiqin Ebi Kebsheh, po nga fisi i Halimes.
Muhammedi a.s. ka pasur vėllezėr mėndorė (tė qumėshtit). Kėta janė: Abdullah b. (el)-Harithi, Enisa, vajza e Harithit, Hudhafeh ose Xhuzema, vajza e Harithit, tė cilėn e quajtėn Shejma. Ajo e donte dhe e mbante nė duar Muhammedin a.s. pastaj Ebu Sufjan b. Harith b. Abdul Muttabi, djali i mixhės Resulull-llahut a.s.
Mixha i Resulull-llahut a.s., Hamza, po ashtu ka pasur mėndeshė nga fisi Benu Sa'd ibėn Bekėr, e njė herė i ka dhėnė gji edhe nėna e Resulull-llahut a.s. kur ka qenė nė vizitė tek Halimja. Hamza ka qenė vėllai mėndorė i Resulull-llahut a.s. nga dy anėt, prej Thuvejbes dhe Halimes. Halimja, me Resulull-llahun a.s. ka pėrjetuar bereqet (mba­rėsi) tė papritur si dhe ngjarje interesante.
Ibni Is'haku shkruan: "Halimja tregon se njė ditė ishte nisur me burrin dhe me djalin e vogėl, tė cilin ende e kishte nė gji, me njė grup grash nga fisi Sa'd ibėn Bekėr, pėr tė kėrkuar punė (gratė vinin nė Mekė dhe merrnin foshnje pėr t'u dhėnė gji). Kjo ka ndodhur nė njė vit kur nuk kemi pasur ushqim. Jemi nisur me njė deve e cila, pėr Zotin, nuk jepte asnjė pikė qumėsht. Askush prej nesh nuk ka fjetur nga tė qarėt e fėmijės tonė tė uritur, i cili nuk ka mundur tė ngopej nga gjoksi im. I luteshim Zotit qė tė na nxjerrte nga kjo situatė e vėshtirė. Kėshtu mbėrrimė nė Mekė. I shikonim foshnjat e posalindura dhe ēdonjėrės prej nesh na ofruan Resulull-llahun a.s., por asnjėra nuk donte ta merrte, sepse ishte jetim - pa babė. Natyrisht, ne shpresonim qė tė na paguante babai i foshnjės. Ēdonjėra prej nesh thoshte: "Jetim, ēka mund tė bėj pėr tė nėna dhe gjyshi!?" Andaj nuk dėshironim t'i marrim jetimėt. Ndėrkaq, ēdo grua qė kishte ardhur me mua gjeti pėr vete fėmijė pėr gji, pėrveē meje. Kur bėheshim gati pėr t'u kthyer, i thashė burrit: "Pasha Zotin, ndihem e poshtėruar sepse tė gjitha shoqet e mia gjetėn pėr vete foshnjė pėr gji. Nuk mund tė kthehem nė shtėpi kėshtu e mjerė. Pasha Zotin, vajta mbrapa ta marr atė jetim." "Mos bėn merak, gjithsesi vepro kėshtu, ndoshta All-llahu me tė do tė na jep bereqet." Ajo pastaj vazhdoi tregimin: "Vajta ta marr fėmijėn vetėm pėr shkak se nuk gjeta tjetėr. Pastaj, kur e mora, e solla te karvani dhe e vura nė gji. Ai i pranoi gjinjtė e mi dhe thithte e thithte gjersa u ngop. Pas tij u ngop edhe djali im. Pastaj Muhammedi fjeti, e fjeti edhe djali im, nga vaji i tė cilit (nga uria) nuk kemi mundur ta bėjmė asnjė sy gjum natėn e kaluar. U ēua burri im dhe shkoi te deveja, kur, ēka me pa, asaj iu kishin fryer gjinjtė. Pastaj e mjeli dhe pimė qė tė dy gjersa u ngopėm. Atė natė fjetėm mirė. Kur u zgjuam, burri mė tha: "Oj Halime, dije se pasha Zotin, e ke marr njė fėmijė me fat dhe me bereqet!" Unė u pėrgjigja: "Edhe unė kam dėshirė tė jetė ashtu." Pastaj u nisėm. Unė me fėmijėt i hipa devesė. Deveja ishte e fuqishme dhe e shpejtė, andaj shkova mjaft pėrpara shoqeve, kėshtu qė ato mė britėn: "Oj e bija e Vehbit, ēka tė ndodhi! Pritna pakėz neve, a ėshtė ajo e njėjta deve me tė cilėn ke vajtur sė bashku me ne?" "Po, pėr Zotin", u pėrgjigja: "Ajo vetė ėshtė." "Nuk ėshtė e mundur", thanė ato. "Ka ndodhur diē me tė."
Pastaj mbėrritėm nė fshatin tonė - tokė e Beni Sa'dėve. Nuk kam njohur tokė mė tė thatė se kjo. Delet tona gjithnjė ktheheshin tė uritura nė shtėpi, por kur erdhėm me Muhammedin ato u kthyen nga kullosat tė ngopura dhe me plotė qumėsht, pastaj i molėm dhe u ngopėm me qumėsht. Fqinjėt tanė, duke e ditur se delet tona, gjer atėherė nuk kishin pasur asnjė pikė qumėsht, u thoshin barinjve tė vetė: "Tė mjerėt ju, pse nuk i kullotni delet atje ku kullosin kopetė e bijės tė Vehbit." Por, gjithnjė ndodhte e njėjta gjė. Delet e tyre ktheheshin tė uritura dhe pa qumėsht, kurse tė miat tė ngopura dhe me qumėsht. Pėrmes kėsaj gjithnjė e ndienim mirėsinė e Zotit, ndihmėn dhe furnizimin e tij. Kjo zgjati derisa Muhammedi i mbushi dy vjet. E ndava nga gjiri sepse dukej mė i fuqishėm dhe mė i madh se moshatarėt e tij. Atėherė ven­dosėm t'ia dėrgojmė nėnės sė vet, ishim tė pikėlluar dhe tė mjerė pėr shkak tė ndarjes.
Nėnės sė tij i treguam se ēfarė mbarėsie kishim nė shtėpi me tė dhe i thashė: "Sikur ta lishe tek ne edhe pak kohė qė tė forcohet edhe mė, do ta kishte mė mirė se nė qytet. Kam frikė se do t'i bėn keq ajri i qytetit." Halimja vazhdoi: "As qė kemi shpre­suar, e Emin­ja menjėherė vendosi ta marrim fėmijėn mbrapa me vete.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn7)
Kėshtu Resulull-llahu a.s. mbetet tek Benu Sa'dėt. Ishte nė moshėn katėr-pesė vjeē, kur ka ndodhur njė ngjarje - njėra nga mu'xhizet e Re­sulull-llahut a.s. "Hapja dhe pastrimi i kraharorit tė Muhammedit a.s."
Muslimi transmeton nga Enesi se Resulull-llahut a.s. i erdhi Xhibrili derisa ai luante me fėmijė. Ai e merr kėtė, e shtrin pėr toke, ia hapė kraharorin gjer tek zemra, ia nxjerrė zemrėn jashtė dhe nga zemra nxjerr njė koagulim (piksje) dhe thotė: "Me kėtė shejtani ka mundur tė tė bėj dėm." Pastaj ia pastruan zemrėn nė njė legen tė artė ku ka pasur ujė tė Zem-zemit, pastaj e qepė dhe pėrsėri e vėnė nė vend tė vet. Fėmijėt tjerė vajtėn tek ndrikulla e tij duke britur: "Muhammedi ėshtė i mbytur!" Kur e panė pėrsėri, fytyra e tij kishte ngjyrė tjetėr."[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn8)
Tė vajturit tek nėna e vet

Pas kėsaj ngjarjeje tė ēuditshme, Halimja u frikėsua pėr Muham­medin dhe vendosi t'ia kthente nėnės sė vet. Tek nėna ishte gjer nė moshėn gjashtė vjeē.[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftn9) Eminja e shihte tė arsyeshme, pėr shkak tė vetvetes dhe pėr shkak tė djalit, ta vizitonte varrin e burrit nė Jethrib (Medinė). Sė bashku me djalin, shėrbėtoren Ummu Ejmenen dhe me vjehrrin e vet, niset nė rrugėn e gjatė 500 km. Nė udhėtim kalun njė muaj. Eminja dobėsohet shumė, sidomos gjatė kthimit. Edhe pse nė fillim tė udhėtimit ishte kėmbėngulėse, megjithatė nuk mundi tė qėndronte gjer nė fund. Vdiq nė vendin e quajtur El-Ebva, ndėrmjet Mekės dhe Medinės.
Jeta tek gjyshi i dashur

Abdul-Muttalibi kthehet me Muhammedin a.s. nė Mekė. Tė tėra ndjenjat e tij, tė mirėsisė, tė bujarisė dhe tė dashurisė i ishin drejtuar nipit jetim, tė cilin e gjeti njė tragjedi e re qė vetėm ia rihapi plagėn e vjetėr qė s'ishte mbyllur ende - sė pari i ati, e tani edhe e ėma!
Gjyshi ishte mė i mėshirshėm ndaj Muhammedit a.s. se sa ndaj djemve tė vetė. Asnjėherė nuk e linte vetėm, gjithnjė ishte dikush me tė.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref1) Libri shkollor: Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62; Rahmetun li-l-Alemin: I/38, 39 (data kontestuese: mė 9 apo 12.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref2) Muhtesar Siretu-r-Resul, profesor Abdullah En-Nexhdit, f. 13, dhe Ibni Sead: I/23 (ose 33).

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref3) Historia e popujve islam: I/62.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref4) Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 460.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref5) Ibni Hisham: I/159, 160. Historia e popujve islam nga El-Hudariu: I/62. Ekzistojnė disa mendime se Muhammedi a.s. ka lindur i synetuar. Zadul-Miad: I/18. Telkih, f. 4.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref6) Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 4. Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah En-Nexhdi, f. 13.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref7) Ibni Hisham: I/162-164. Ky ėshtė mendim i shumicės autorėve tė Sires. Ibni Is'haku konsideron se tek Halimja ka shkuar tre vjeē. Shiko Ibni Hisham: I/92.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref8) Sahih Muslim, kaptina El-Isra: I/92.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947611#_ftnref9) Telkihu Fuhumi ehli-l-ether, f. 7, Ibni Hisham: I/168.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:55
Ibni Hishami thotė: "Abdul-Muttalibi e kishte njė shilte tė vet nėn hijen e Ka'bes. Djemtė e tij uleshin rreth shiltes dhe nga respekti asnjėri nuk tentonte tė ulej nė vendin e babait. Por kur paraqitej Resulull-llahu a.s. - nipi, ulej mes tė shiltes. Xhaxhallarėt e tij, djemtė e Abdul-Mutta­libit donin ta largonin, por Abdul-Muttalibi u thoshte: "Lėreni mos e ēoni Muhammedin, djalin tim. Ai gėzon vend tė posaēėm tek unė."
Pastaj e ulte pranė, ia ledhatonte shpinėn me dorė dhe gėzohej pėr ēdo gjė qė bėnte Muhammedi a.s.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn1)
Nė moshėn tetė vjeē, dy muaj e dhjetė ditė, Resulull-llahu a.s. e humb edhe gjyshin e vet. Ky vdes nė Mekė, duke dėshiruar qė kujdesin ndaj nipit tė t'ia besonte xhaxhait tė tij Ebu Talibit, i cili ishte vėllai i babait tė Pejgamberit a.s., nga baba dhe nėna.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn2)
Tek ungji sentimental

Ebu Talibi mori pėrsipėr kujdesin e plotė ndaj djalit tė vėllait - nipit. E radhiti nė mesin e djemve tė vet, atyre edhe ua la amanet dhe posaēėrisht kėrkoi mirėsi dhe nderim tė ndėrsjellė. Ebu Talibi, ungji i tij e favorizoi Muhammedin a.s. mbi dyzet vjet, duke ia dedikuar mbrojtjen e vet dhe pėr shkak tė tij lidhte miqėsi dhe hidhėrohej, pėr ēka do tė bėhet fjalė.
Me lutje solli shiun

Ibni Asakiri e ka marrė njė hadith nga Xhelhemeh ibėn Arfeteh, i cili thotė: “Njė ditė hyra nė Mekė, ishte thatėsirė, ndaj kurejshitėt thanė: "O Ebu Talib, na u tha lugina, fėmijėt na vuajnė nga thatėsia, etja dhe lutu pėr shi." Ebu Talibi doli me djaloshin, dhe dukej sikur tė ishte zėnė Dielli, retė u shakullisėn. Djaloshi shikonte nė qiell. Ebu Talibi e mori atė, e mbėshteti me shpinė pėr Ka'be, dhe tregoi me gisht kah ai, e nė qiell ndodhi njė mrekulli. Retė u grumbulluan nga tė gjitha anėt, filloi stuhia dhe nė luginė u derdh njė shi i begatshėm qė ujiti gjithė ēka duhej. Kėtė ndodhi Ebu Talibi e ka pėrshkruar me njė verset." Nė kėtė verset Ebu Talibi e ka pėrshkruar fuqinė mbinatyrore tė Muhammedit a.s.
Prifti Behira

Kur Resulull-llahu a.s. mbushi dymbėdhjetė vjet - sipas disave - e edhe dy muaj e dhjetė ditė,[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn3) Ebu Talibi e mori me vete nė njė udhėtim tregtie pėr nė Sham. Gjatė udhėtimit u ndalėn nė Basėr pėr tė pushuar. Atėbotė Basra ishte vend i rėndėsishėm tregtar dhe kryeqytet i trevave arabe qė ishin nėn sundimin e Romakėve.
Nė kėtė qytet jetonte njė prift i quajtur Behira, ndėrsa emrin e vėrtetė e kishte Gėrges (Xherxhiz). Kur karvani me tregtarė arriti nė qytet, ai u doli pėrpara dhe i ftoi nė gosti. Edhe pse i shihte pėr tė parėn herė, ky menjėherė e njohu Resulull-llahun a.s. sipas veēorive tė shpallura mė herėt nė librat e shenjtė. Ai e mori djaloshin pėr dore e tha: "Ky do tė jetė Pejgamberi i tėrė botės. Kėtė All-llahu do ta dėrgojė si mėshirė tė gjitha botėrave." Ebu Talibi tha: "Si e din ti kėtė?" Ai u pėrgjigj: "Kur vėshtronit nga Aka'beja, nuk mbeti asnjė gurė, as bimė, as lis pa bėrė sexhde, kurse ata nuk i bėjnė sexhde askujt tjetėr pėrveē Pejgamberit. Unė e njoh nga vula e pejgamberllėkut, sipas nishanit mbi kėrcen e epėrme tė shpatullės nė formė tė mollės. Unė pėr tė kam dėgjuar nė shpalljet tona." Pastaj e luti Ebu Talibin qė tė mos shkonte me tė nė Sham. Frikėsohej mos ta gjejė ndonjė e keqe nga hebrenjtė. Ebu Talibi e ktheu Muhammedin a.s. nė Mekė me dy shėrbėtorė.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn4)
Lufta e quajtur El-Fixhar

Kjo ka qenė lufta e fiseve Kurejsh dhe Kinan kundėr Havazinėve. Nė atė kohė Resulull-llahu a.s. ishte nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeē. udhėheqėsi i kurejshitėve dhe Kinanėve ka qenė Harb b. Umejje i cili gėzonte famė dhe nder tė madh. Udhėheqės i fisit Havazin ka qenė Kajsi. Fillimi i luftės i ka takuar Kajsit kurse mesi i luftės i ka takuar fisit Kinan. Kjo luftė ėshtė quajtur "Fixhar" ngase pushoi ndalesa e luftimit nė muajt e shenjtė. Nė kėtė luftė ka qenė prezent edhe Resu­lull-llahu a.s. por ai vetė nuk luftoi, vetėm qė iu jepte shigjeta xhaxha­llarėve.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn5)
Marrėveshja mbi dinjitetin

Nė bazė tė luftės paraprake u bė betimi pėr muajin e shenjtė dhul-ka'de, iniciatorėt e tė cilit kanė qenė kurejshitėt, dhe atė kėto familje: Benu Hashim, Benu Muttalib, Esed b. Abdul Uzzaj, Zehreh b. Kulab dhe Tejma b. Merreh. Pėrfaqėsuesit e kėtyre familjeve u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah Xhedanit et-Temijut, sepse ishte mė i vjetri prej tyre dhe ishte shumė i ndershėm dhe bujar. Lidhėn marrėveshjen se nė Mekė nuk guxon tė jetė askush i nėnshtruar e as i terorizuar, qoftė ai mekas ose mysafir, e tė mos jenė ata nė anėn e tij e kundėr zullum­qarit, pėrderisa ky nuk ndalet. Nė kėtė marrėveshje ka qenė prezent edhe Resulull-llahu a.s. e kur All-llahu xh.sh. e ka prirur me shpallje, ka deklaruar: "Kam qenė prezent nė shtėpinė e Abdullah b. Xhedanit kur u lidh marrėveshja e cila mė pėlqeu, e po qe se nė Islam do tė ftohesha pėr diē tė tillė, do tė pėrgjigjesha me dėshirė."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn6)
Kjo marrėveshje ėshtė rezultat i fanatizmit paraislamik qė ka rezul­tuar nga "asabijja". Asabijja ėshtė fryma e gjinisė e cila nėnkup­tonte besnikėrinė e domosdoshme ndaj farefisit tė vet.
Tė shohim se cili ishte shkaku i lidhjes sė aleancės dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes mbi dinjitetin e njeriut. Njė njeri nga fisi Zubejd erdhi nė Mekė pėr tė shitur mallin. Kėtė mall e bleu El-As b. Vail Es-Sehmi, por nuk e bėri pagesėn ashtu siē duhej. Tregtari e luti qė ta bėnte pagesėn siē duhet dhe i ftoi pėrfaqėsuesit e familjeve. Abdu-Dar, Mah­zum, Xhumh, Sehm dhe Ad qė t'i ndihmojnė, por kėta nuk e pėrfillėn as njeriun e as ngjarjen. Atėherė tregtari thėrret njė poet dhe e lutė qė nė treg t'i recitonte disa vargje me tė cilat do tė pėrshkruante padrejtėsinė dhe dhunėn qė i ishte bėrė. Dhe, derisa poeti recitonte, aty pari kaloi Zubejr b. Abdul-Muttalibi dhe pyeti: "Ēka ėshtė shkaku i kėtyre var­gjeve?" Kur mori vesh shkakun, i mblodhi njerėzit e sipėrpėrmendur qė tė marrin vendimin pėr respektimin e dinjitetit njerėzor, si pėr banorėt e Mekės ashtu edhe pėr tė huajt qė vinin nė Mekė. Pastaj tė gjithė tė tubuarit vajtėn tek El-As b. Vaili tė cilin e detyruan t'i jap tregtarit tė drejtėn e tij.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn7)
Jeta e mundimshme

Resulull-llahu a.s. nė rini nuk kishte ndonjė punė tė caktuar apo profesion. Tradita shėnon se ka qenė bari i deleve tė fisit Beni Sa'd dhe banorėve tė Mekės. [8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn8)
Nė moshėn njėzet e pesė vjeē shkon nė Sham si tregtar me mallin e tregtares sė njohur mekase, Hatixhes, r.a.
Ibni Is'haku shėnon: "Hatixhja, vajza e Huvejlidit ka qenė tregtare e njohur dhe e ndershme. Ajo i punėsonte tregtarėt tė cilėt punonin me pasu­rinė e saj dhe rregullisht, nė mėnyrė tė zellshme ua paguante fitimin. Pėrndryshe kurejshitėt kanė qenė tregtarė tė njohur.
Kur Hatixhja dėgjon pėr Resulull-llahun a.s. posaēėrisht se ėshtė i sinqertė, i besueshėm dhe me sjellje fisnike, dėrgon qė ta thėrrasin. Kur Resulull-llahu a.s. paraqitet para saj, ajo i ofron tė kujdeset pėr tregtinė e saj nė Sham, e pėr kėtė do tė jetė i shpėrblyer mė mirė se tė gjithė tė tjerėt para tij. Gjithashtu me tė do ta dėrgonte shėrbyesin e saj Mejserin. Resu­lull-llahu a.s. pranon kėtė ofertė dhe menjėherė niset me Mejserin dhe karvanin pėr nė Sham.[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftn9)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref1) Telkih Fuhumi l-ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref2) Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7; Ibni Hisham: I/168

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref3) Telkih Fuhumi ehli-l-ether nga Xhevzi, f. 5; Ibni Hisham: I/169

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref4) Muhtesar Sireti-Resul, En-Nexhdi, f. 46. Ibni Hisham: /180-183 Tek Tir­midhiu dhe tek disa tė tjerė qėndron se e ka kthyer me Bilallin, por kjo gjithsesi ėshtė gabim sepse Bilalli atėherė nuk ka qenė i pranishėm, e edhe nėse ka qenė gjallė, nuk ka mund tė jetė sė bashku me Ebi Talibin, e as me Ebu Bekrin; Zadul-Miad: I/17

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref5) Ibni Hisham: I/184-187; Kalbu xhezireti-l-Arebi, f. 260. Historia e popujve mysliman I/63.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref6) Ibni Hisham: I/113, 135. Muhtesar Siretu Resulull-llah nga Nexhdi, f. 30, 31.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref7) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 30, 31.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref8) Ibni Hisham: I/166.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947612#_ftnref9) Ibni Hisham: I/187, 188.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:56
Martesa me Hatixhen

Kur u kthye Resulull-llahu a.s. nė Mekė, Hatixhja u befasohet shumė me suksesin e arritur nė tregti. Mejseri i tregon pėr bujarinė dhe besnikėrinė e Resulull-llahut a.s. dhe i thotė se kjo ka qenė njė nga shkaqet e fitimit tė madh. Hatixhja njėkohėsisht qe e kėnaqur dhe e befasuar. Ishte e vejė dhe gjer atėherė e kishin kėrkuar shumė pasanikė tė njohur, zotė­rinjtė e Mekės, por ajo i kishte refuzuar, sepse dėshi­ronte t'i pėrkushtohej vetėm tregtisė. Por, atė qė ndjeu ndaj Resulull-llahut a.s. nuk mundi ta fshihte prej shoqes sė vet Nefises, bijės sė Menijjetit. Nefiseja nuk heshti pėr kėtė por drejtpėrdrejtė vajti tek Resulull-llahu a.s. dhe i tha haptazi qė tė martohet me Hatixhen. Ai u pajtua me kėtė dhe bisedoi me xhaxhallarėt e vet, tė cilėt pajtohen dhe me anė tė ungjit tė Hatixhes i fejojnė. Menjėherė pas fejesės u bė edhe martesa. Nė aktin e kurorėzimit ishin tė pranishėm Benu Hashimitėt dhe paria e Medarve. Kjo ndodhi vetėm dy muaj pas kthimit tė tij nga Shami, kurse versioni mė i saktė ėshtė pas njėzet ditėsh. Hatixhja atė­herė ishte dyzet vjeē. Nė atė kohė ishte gruaja mė e dalluar e Mekės, sipas origjinės, pasurisė dhe mendjemprehtėsisė. Kjo ėshtė gruaja e parė me tė cilėn ėshtė martuar Resulull-llahu a.s. dhe gjatė jetės sė saj nuk ka pasur tjetėr grua.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn1)
Hatixhja i ka lindur tė gjithė fėmijėt e Resulull-llahut a.s. pėrveē Ibrahimit. Mė sė pari u lind Kasimi, sipas tė cilit e kanė quajtur Resu­lull-llahun a.s. Ebu Kasim. Pastaj ėshtė lindur Zejnebja dhe Rukija, mandej Ummu Kulthum dhe Fatimja, e pastaj djali Abdullahu tė cilin e kanė quajtur i "Miri" dhe i "Pastėrti". Djemtė i kanė vdekur nė djalėri kurse tė gjitha vajzat kanė pėrjetuar Islamin dhe Shpalljen, dhe janė bėrė mysli­mane, muhaxhire. "Muhaxhire" do tė thotė se tė gjitha janė shpėrngulur nga Meka nė Medinė, pėrkatėsisht, kanė bėrė hixhretin. Megjithatė, tė gjitha vajzat i kanė vdekur gjatė jetės sė Resulull-llahut a.s. pėrveē Fatimes, r.a., e cila vdes gjashtė muaj pas babait tė vet.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn2)
Ndėrtimi i Ka'bes dhe ndodhia e gjykimit

Kur Resulull-llahu a.s. ishte tridhjetė e pesė vjeē, kurejshitėt ven­do­sėn tė ndėrtojnė Ka'ben e cila gjer atėherė ishte njė grumbull gurėsh nė njė truall pak sa tė ngritur. Ishte e lartė nėntė arshin qė nga koha e Ismailit a.s. Nuk kishte kulm, andaj disa vjedhės e kishin vjedhur njė arkė me ari e cila gjendej asokohe brenda kėtij grumbulli. Pėr shkak tė traditės sė vet dhe vlerės sė madhe historike, si dhe theme­let tė cilat i ka vėnė Ibrahimi a.s. Ka'ben gjithnjė e kanė vizituar tė gjithė kalimtarėt e Mekės. Ngjante qė shumė prej tyre tė merrnin me vete nga njė copė dhe apo gur si simbol shenjtėrie dhe bereqeti. Pesė vjet para pejgamber­llėkut tė Resulull-llahut a.s. Ka'ben e kaplon pėrmbytja pas shpėrthimit sė pendės Arem. Kurejshitėt u frikėsuan sepse Ka’bja ishte gati tė rrėnohej, andaj vendosėn ta rindėrtojnė duke i ruajtur themelet dhe ven­din e saj tė mėparshėm. Vendosėn qė ta ndėrtojnė vetėm me pasurinė e fituar nė mėnyrė tė ndershme - pa pėrzierje tė kamatės, ryshfetit, tė hollave tė vjedhura dhe tė plaēkitura. Ata frikėsoheshin t'i rrėzojnė mbeturinat ekzistuese tė Ka'bes. Kėtė e filloi El-Velid b. Mugire El-Mahzumi, e tė tjerėt pas tij pasi qė, gjatė spastrimit kėtij nuk i ndodhi asgjė e keqe. E rrėzuan gjer nė themel tėrė atė qė kishte ndėrtuar Ibra­himi a.s. E pėrpiluan edhe planin e ndėrtimit tė Ka'bes. Ēdo fisi i caktuan se sa do tė sjellte gurė dhe cilėn pjesė tė murit do ta ndėrtonte, kėshtu qė tė gjithė tė jenė pjesėmarrės nė ndėrtim. E sollėn njė ndėrtues Romak, tė quajtur Bakum, dhe ndėrtimi shkonte sipas planit gjersa nuk erdhėn nė lartėsi tė vendit ku duhej vendosur Haxherul-esvedin (Gurin e Zi). Ēdo fis e konsideronte vetėn tė privilegjuar qė kėtė punė tė ndershme ta bėnte ndonjėri prej tyre. Grindja mes tyre zgjati katėr apo pesė ditė dhe kanosej rreziku qė tė shpėrthente pėrleshje e pėrgjakshme rreth tempullit tė Shenjtė nė tokėn e Shenjtė. Nė tėrė kėtė tollovi mė i maturi ishte Ebu Umejje b. El-Mugire El-Mahzumi, i cili jep kėtė propozim: personi i parė, i cili paraqitet nė dyert e Haremit tė Ka'bes le ta zgjedh kėtė problem dhe le tė vendos.
All-llahun xh.sh. ka dashur qė ky person tė jetė Resulull-llahu a.s. Kur e panė brohoritėn: "El-Emini, El-Emini (sepse ka qenė i njohur me kėtė ofiq, qė nė pėrkthim do tė thotė: i besueshėm, besnik), jemi tė kėnaqur qė ky tė vendos, ky ėshtė Muhammedi!"
Kur u afrua Resulull-llahu a.s. mė afėr, ata ia parashtruan ēėshtjen dhe kėrkuan zgjidhje nga ai. Resulull-llahu a.s. kishte zgjidhje: Ai kėr­koi njė copė pėlhurė, e shtriu nė tokė dhe mes e vuri "gurin e Shenjtė", pastaj u tha kryeparėve tė fiseve tė ngatėrruara tė afrohen, ta kapin nga njė kind tė pėlhurės dhe tė gjithė sė bashku ta ngrisin "gurin e Shenjtė" gjer tek vendi ku do tė vendosej. Pastaj Resulull-llahu a.s. e mori atė me duar tė veta dhe e vuri ku duhet. Ky ka qenė veprim i mirė me tė cilin ishin tė kėnaqur tė gjitha palėt.
Kurejshitėve iu harxhohet pasuria e pastėr - hallall pėr ndėrtim, andaj nga ana veriore e ndėrtuan murin nė lartėsi prej gjashtė arshinėve, sot i quajtur muri-Hatim apo muri i Gurit. Nė kėtė mur e bėnė derėn dhe e ngritėn nga toka qė tė mos mund tė hyjė nė Ka'be kush tė dojė, por vetėm ai, tė cilit i lejohet. Kur ndėrtimi i Ka'bes arrinė lartėsinė pesėm­bėdhjetė arshin, e bėjnė plafonin tė mbėshtetur nė gjashtė shtylla. Me kėtė ndėrtim Ka’bja merr trajtėn e vet katrore mė pėrmasa pėrafėrsisht tė njėjta: Lartėsia ėshtė pėrafėrsisht pesėmbėdhjetė metra, gjatėsia e murit nė tė cilin ėshtė Haxherul-esvedi ėshtė dhjetė metra, sikurse edhe muri tjetėr kundruall kėtij. Guri gjendet nė lartėsi prej 1,5 m. nga fundamenti ku bėhet tavafi. Muri ballor nė tė cilin gjendet dera, ėshtė i gjatė dymbėdhjetė metra sikurse edhe ai kundruall tij. Dera e Ka'bes ėshtė vendosur dy metra nė lartėsi nga toka. Nga ana e jashtme Ka'ben e rrethon rrethi prej gurėve nė lartėsi njėzet e pesė centimetra e nė gjerėsi tridhjetė centimetra. Kėto janė, nė realitet, blloqe gurėsh nga godina e parė, e qė janė ruajtur nė kėtė mėnyrė.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn3)
Jetėshkrimi i shkurtėr para pejgamberllėkut

Resulull-llahu a.s. nė rininė e vet ka qenė i prirur me virtyte mė tė mira qė mund t'i posedojnė njerėzit. Ka pasur njė koeficient tė lartė inteligjence qė ėshtė shprehur nė ēdo lėvizje tė tij, ose nė ēdo iniciativė tė tij. Nuk ka pasur dėshirė tė fliste shumė. E kishte andje vetmimin (veēi­min), qė e praktikonte nė momentet e meditimit dhe hulumtimit pėr drejtėsi dhe pėr tė gjitha ato gjėra qė janė tė arritshme pėr mendjen e njeriut. Meditonte pėr natyrėn, bukuritė e saja, ligjet e natyrės, pastaj pėr njeriun si individ dhe si pjesėtar tė shoqėrisė. Pastaj mendonte pėr besimin, ē'ėshtė ajo qė besonte populli i tij, kujt ose ēkafit i pėrkulej dhe i lutej, pėrse merreshin me herezi, me magjira (shorte, falle) etj. Nėse vėrente se diku punohej mirė, atėherė edhe ai ngarendte nė ndih­mė, ndėrsa nga veprat e kėqija largohej. Nuk pinte alkool, nuk e hante mishin e kafshės tė therur nė altar, nuk i festonte festat e idhujve. Ka qenė i pari qė ikte nga shirku apo politeizmi. Nuk duronte dot kur dikush bėnte be me idhujt Latin dhe Uzatin. Nuk ka dyshim se Resu­lull-llahun a.s. e ka ruajtur pėrcaktimi i All-llahut xh.sh. Nėse ndodhte qė te ai tė zgjohet ndonjė ves i keq njerėzor, ose tė niset pas ndonjė zakoni tė padenjė pėr te, atėherė paraqitej kujdesi Hyjnor qė ta ruante nga ēdo gjė qė nuk vyen.
Ibni Ethiri rrėfen: "Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Kurrė nuk kam qenė i interesuar tė bėj atė qė bėnin arabėt paraislamik, pėrveēse nė dy raste, e nga tė dyjat All-llahu xh.sh. mė ka nxjerr nga situata. Pastaj kjo nuk mė ka ndodhur gjer nė fillim tė Shpalljes me tė cilėn All-llahu xh.sh. mė ka nderuar. Njė mbrėmje i thashė njė djaloshi, i cili ruante delet me mua nė kodrat e Mekės: "A dėshiron tė kujdesesh pėr delet e mia, e unė tė shkoj nė aheng nė qytet, sikur edhe djelmoshat tjerė?" U pėrgjigj po. Unė u nisa, dhe kur mbėrrijta tek shtėpia e parė nė Mekė, dėgjova muzikėn, e pyeta: "Ē'ėshtė kjo?" Ata mu pėrgjigjėn: "Martohen dy tė rinj." U ula tė dėgjoj, e All-llahu xh.sh. mi mbylli veshėt e unė fjeta. Nė mėngjes mė zgjoi nxehtėsia e diellit dhe u ktheva tek djaloshi, i cili mė pyeti se si kisha kaluar? Unė i tregova, e pastaj vendosa qė edhe natėn e dytė tė veproj kėshtu. Kur nė mbrėmje hyra nė Mekė, mė ndodhi sikurse natėn e kaluar. Pas kėsaj ndodhie mė nuk lejova tė mė okupoj e keqja."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn4)
Transmeton Buhariu nga Xhabir b. Abdullahu i cili thotė: "Kur ėshtė ndėrtuar Ka’bja, Resulull-llahu a.s. dhe Abbasi kanė shkuar tė bartin gurė. Abbasi i thotė Resulull-llahut a.s.: "Vėre petkun (izarin - pjesėn e posht­me) tėnd nė qafė qė tė mos rrjepet lėkura nga gurtė." Resulull-llahu a.s. u gjunjėzua, i ngriti sytė kah qielli, pastaj u ngrit e tha: "Izari im, izari im" dhe e shtrėngoi petkun rreth veti."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn5) Nė versio­nin tjetėr tė hadithit qėndron: "Pas kėsaj kurrė mė nuk ėshtė dukur ndonjė pjesė e turpshme e trupit tė tij."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn6)
Resulull-llahu a.s. ėshtė shquar nė fisin e vet me gjuhė tė bukur, sjellje tė mirė dhe me virtyte fisnike. Nga pamja ka qenė mė i bukuri nė fis, dhe me ahlak - moral mė tė bukur. Ka poseduar butėsi, pėrzemėrsi. Gjithnjė e ka folur vetėm tė vėrtetėn. E plotėsonte ēdo premtim ndėrsa amanetin e besuar e ruante. Populli i vet e quante El-Emin, ndėrsa pėr tė ka thanė nėna e tė gjithė besimtarėve, Hatixhja r.a.: "Bartė pėrsos­mėri, e pėrfiton (ngushėllon) tė humburin, e gostit mysafirin dhe ndih­mon nė brenga."[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftn7)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref1) Ibni Hisham: I/189-190; Fikhu-s-Sira nga M. Gazaliu, f. 59; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 7.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref2) Ibni Hisham: I/190-191; Fikhu-s-Sira, f. 60; Fet’hu-l-Bari: VII/507.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref3) Ibni Hisham: XII/192-197; Fikhu-s-Sira nga Gazaliu, f. 62, 63; Sahihu-l-Buhari: I/215; Historia e popujve islam: I/64, 65.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref4) Ekziston mospajtim rreth asaj se a ėshtė ky hadith sahih. Hakimi dhe Zehebi e njehin nė sahih, ndėrsa Kethiri nė Daif. Shih: El-Bidajetu ve-n-nihajetu: II/287.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref5) Sahihu-l-Buhari - kaptina mbi ndėrtimin e Ka'bes: I/540.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref6) Vepra e njėjtė krahas me shpjegimin e Kastalanit.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947613#_ftnref7) Sahihu-l-Buhari: I/3.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:57
NĖN HIJEN E PEJGAMBERLLĖKUT DHE SHPALLJES

Nė shpellėn Hira

K

ur Resulull-llahu a.s. i afrohet tė dyzetave dhe kur vrojtimet e tija pėr tė kaluarėn dhe tė tanishmen ia kthjellojnė mendjen, vazhdon tė thellohet gremina ndėrmjet tij dhe popullit tė tij nė shumė gjėra. Atėherė ai fillon ta dojė vetminė. Merrte me vete ushqim dhe ujė dhe shkonte nė shpellėn Hira nė malin Nur, larg Mekės afro dy mila. Kjo ėshtė njė shpellė e bukur, e gjatė katėr arshin dhe e thellė njė arshin e tri tė katėrtat. Muajin Ramazan e kalonte nė kėtė shpellė. I ushqente varfanjakėt nėse kalonin atypari.
Kohėn e kalonte nė ibadet dhe pėrsiatje pėr ēdo gjė qė e rrethonte, madje edhe pėr Gjithėsinė. Meditonte se ēka fshihet pas saj, cila ėshtė ajo fuqi e cila e vėnė nė lėvizje tė tėrė atė. Ai ishte i sigurt se populli i tij e adhuronte All-llahun nė mėnyrė tė gabuar, ata jetonin tė humbur (nė lajthitje) dhe duke bėrė shirk, besonin nė idhuj. Por ai nuk kishte rrugė tė qartė kah do tė shkonte, nuk kishte program tė cilin do ta jetė­sonte e as qėllim tė caktuar, i cili do ta qetėsonte dhe do ta kėnaqte.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftn1)
Zgjedhja e Resulull-llahut a.s. (kėtė vend tė vogėl dhe tė qetė) ka qenė pjesė e kujdesit tė All-llahut xh.sh., plani i All-llahut me tė.
All-llahu xh.sh. e ka parapėrgatitur pėr atė qė e priste. Ėshtė e vėrtetė e madhe se ēfarėdo transformimi - natyrisht shpirtėror - njeriu e pėrjeton pasi bėnė llogaritje tė gjithanshme tė jetės sė vet tė kaluar. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė vetmohet, tė izolohet apo tė tėrhiqet pėr njė kohė tė caktuar, sepse kėshtu e arrinė koncentrimin e plotė nė pėrsiatje, i pa­penguar nga imtėsirat e jetės sė pėrditshme, nga njerėzit dhe problemet e tyre dhe nga brengat tė cilat, zakonisht, e okupojnė jetėn.
Kėshtu edhe All-llahu xh.sh. e ka pėrgatitur Muhammedin a.s. nė qetėsinė dhe vetminė e malit Nur, nė shpellėn Hira. E ka pėrgatitur qė mbi supet e veta ta bartė amanetin mė tė madh pėr mbarė njerėzimin, amanet ky i cili do t'a ndryshojė botėn dhe do ta ekuilibrojė historinė.
All-llahu xh.sh. e ka pėrgatitur Muhammedin a.s. tre vjet rresht pėr detyrė tė rėndė dhe me pėrgjegjėsi tė madhe e cila e priste asokohe. Ai vetmohej edhe nga njė muaj tė tėrė, duke menduar pėr ekzistencėn, dhe ēka ka pas zhdukjes, ēfarė fshehtėsish ka jeta, e ēfarė vdekja etj.
Kjo ka zgjatur gjer nė momentin e caktuar, gjer nė takimin e cak­tuar me tė panjohurin, kur All-llahu xh.sh. i dha lejen.
Engjėlli Xhibril sjellė Shpalljen "Ikre"

Kur Resulull-llahu a.s. i mbushi tė dyzetat, qė konsiderohet si viti i pjekurisė sė njeriut, e thuhet se nė kėtė moshė Pejgamberėve u kanė zbritur Shpalljet, filluan tė paraqiten shenjat e pejgamberllėkut edhe nė jetėn normale. Shenjat e para kanė qenė ėndrrat - er-ru'ja.
Ėndrrat i kishte tė qarta dhe tė pastėrta sikurse agu i mėngjesit. Ru'jaja i ėshtė paraqitur plotė gjashtė muaj, kurse pejgamberllėku ka zgjatur njėzet e tre vjet. Kėto ėndrra paraqesin njėrėn prej dyzet e gjashtė pjesėve tė pejgamberllėkut.
Nė Ramazanin e tretė tė vetmisė sė Resulull-llahut a.s. nė shpellėn Hira, All-llahu xh.sh. vendos tė lėshojė mėshirėn e vet nė tokė, qė njerė­zimit t'i dhurojė pejgamberllėkun, andaj ia dėrgoi Muhammedit a.s. engjėllin Xhibril me disa mijėra ajete tė Kur'anit.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftn2)
Me gjithė llogaritjet kalendarike dhe nė bazė tė argumenteve ekzis­tuese, ne mund tė konfirmojmė se Shpallja e Kur'anit ka filluar tė hėnėn nė mbrėmje mė 21 Ramazan, qė i pėrgjigjet 10. gushtit 610. sipas kalendarit. Resulull-llahu a.s. atėherė i ka pasur plot dyzet vjet (tė hėnės) e gjashtė muaj e dymbėdhjetė ditė, ose rreth tridhjetė e nėntė vjet (tė diellit) e tre muaj e njėzet e dy ditė.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftn3)
Aishja r.a. na rrėfen tregimin pėr vetė ngjarjen, pėr dritėn e cila ka filluar ta shpėrndajė terrin dhe errėsirėn e mosbesimit dhe lajthitjes. Me anėn e kėsaj drite fillon tė ndryshojė rrjedha e jetės dhe fati i historisė.
Aspekti i parė i Shpalljes sė Resulull-llahut a.s. ka qenė "er-ru'ja es saliha" - vegimet e vėrteta.
Kėto ėndrra i vinin sikurse agimi i mėngjesit, e menjėherė pas kėsaj dėshironte tė izolohej, dhe kėtė e bėnte nė shpellėn Hira. Ēdo herė bėhej mė i devotshėm dhe mė i pėrshpirtshėm. I jipej ibadetit disa netė rresht, e para vajtjes nė Hira furnizohej me ushqim nė shtėpi, e vizi­tonte Hatixhen r.a., pastaj tėrhiqej nė izolim.
Kjo ka zgjatur gjer tek paraqitja e engjėllit, i cili i erdhi Resulull-llahut a.s. nė shpellėn Hira. Xhibrili i tha:
"Ikre!" - "Lexo, mėso!"
"Unė nuk di tė lexoj", - u pėrgjigj Muhammedi a.s.
Pastaj vazhdoi: "Mė mori nė pėrqafim dhe mė shtrėngoi aq sa mė kaploi mundimi. Kėtė e pėrsėriti tri herė, e pastaj mė lėshoi dhe mė tha:
"Lexo nė emėr tė Zotit tėnd, i cili ka krijuar (ēdo gjė). Ka krijuar njeriun prej gjaku tė ngjizur. Lexo, se Zoti yt ėshtė mė bujari, qė ia mėsoi njeriut pendėn (tė shkruajė), qė njeriut ia mėsoi atė qė nuk dinte". (96. 1-5).[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftn4)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftnref1) Rahmetun li-l-Alemin: I/47; Ibni Hisham: I/235, 236; Fi-Dhilali-l-Kur'an, pjesa 29, f. 166.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftnref2) Ibni Haxheri thotė: "Bejheki tregon se ru'ja ka zgjatur gjashtė muaj. Andaj konsideron se, nėse pejgamberllėku ka filluar me ru'ja, atėherė ka filluar nė muajin rebiul-evvel pas dyzetave, ndėrsa Shpallja, nė realitet fillon nė Ramazan - Fet’hu-l-Bari: I/27.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftnref3) Historianėt kanė mendime tė ndryshme rreth asaj se nė cilin muaj ka filluar t'i zbresė shpallja Resulull-llahut a.s.
Shumica mendojnė se kjo ka ndodhur nė muajin rebiul-evvel, ndėrsa tė tjerėt - nė Ramazan. Disa mendojnė se kjo ka ndo­dhur nė muajin rexheb. Muhtesar Sire nga Nexhdi, f. 75. Ne jemi pėrcaktuar pėr mendimin e dytė, pėrkatėsisht muajin Ramazan, sepse All-llahu xh.sh. thotė: "Kėto ditė janė ditėt e muajit Ramazan, nė tė cilin ka zbritur Kur'ani..." (2, 185 dhe 97, 1). Ėshtė e njohur se nata Lejletul-Kadėr ėshtė nė muajin ramazan, e edhe Resulull-llahu a.s. gjatė muajit Ramazan qėndronte nė shpellėn Hira ku e ka vizitur Xhibrili. Gjithashtu ekzistojnė edhe mendime tė kundėrta rreth ditės kur ka filluar zbritja e Shpalljes. Disa thonė ditėn e shtatė, disa tė shtatėm­bėdhjetėn, e disa tė tetėmbė­dhjetėn ditė. Vepra paraprake, f. 75. dhe Rahmetun li-l-Alemin: I/49. Hudariu ka mendim tė prerė se kjo ėshtė dita e shtatėmbė­dhjetė e Ramazanit. Vepra e tij: I/69. Unė mendoj se kjo ėshtė dita 21. e Rama­zanit, duke pasur parasysh se kjo ditė gjithsesi duhet tė jetė e hėne. Kėtė na vėrteton hadithi, tė cilin e transmetojnė muhaddithėt e famshėm. Transmetohet nga Ebi Kadate, se e kanė pyetur Resulull-llahun a.s. pėr agjėrim nė ditėn e hėnė, e ai ėshtė pėrgjigjur: "Tė hėnėn jam lindur, tė hėnėn ka filluar tė mė zbret Shpallja", qė vėrteton fjalėt e hadithit tė transmetuar nė Sahihu-l-Muslimi: I/368; Ahmedi: V/297, 299; El-Bejheki: IV/286, 300; El-Hakimi: II/602. E hėna e atij viti i pėrgjigjet datave: 7., 14, 21 dhe 28, ndėrsa traditat sahih konfir­mojnė se nata Lejletul-Kadėr bie nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit Ramazan. Nėse kra­hasojmė ajetin: Ne kemi filluar me Shpallje natėn Lejletul-Kadėr, hadi­thet dhe tė gjitha llogaritjet kalendarike, rezulton se kjo natė ka qenė mė 21. Ramazan.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947614#_ftnref4) Atė natė Resulull-llahut a.s. i janė shpallur vetėm pesė ajete tė sures El-Alek.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:57
Pastaj Resulull-llahu a.s. kthehet nė shtėpi i tronditur dhe i shqetė­suar, hyn tek Hatixhja b. Huvejlidi r.a. tė cilės i tha: "Mė mbuloni! Mė mbuloni!" dhe i tregon asaj "lajmin", e thotė: "Kam pasur frikė pėr veten", e h. Hatixhja r.a. i pėrgjigjet: "Jo, jo pėr Zotin, All-llahu ty kurrė nuk do tė turpėrojė, sepse ti je njeri i cili i viziton tė afėrmit tu, kujdesesh pėr tė varfėrit, e kompenson tė humburėn, e gostit mysafirin, gjithnjė i ndihmon tė tjerėt dhe ndjek tė drejtėn."
H. Hatixhja r.a. shkon me Muhammedin a.s. te djali i axhės sė vet, qė quhej Vereka b. Neufel b. Esed b. Abdi Uzza. Ky njeri e kishte pra­nuar krishterimin nė kohėn e xhahilijetit. E njihte shkrimin e vjetėr hebraik, e kjo ia kishte mundėsuar pėrshkrimin (transkriptimin) e disa pjesėve tė Ungjillit.
Ishte plak i kėputur (shumė i moshuar) dhe i verbuar. Hatixhja i tha: "O djalė i xhaxhait, dėgjoje tregimin e djalit tė vėllait tėnd!", e Vereka i tha (Resulull-llahut a.s.): "O djali i vėllait tim, mė trego ēka ke parė?" Resulull-llahu a.s. ia shpjegoi ndodhinė qė e kishte pėrjetuar nė shpellėn Hira. Vereka e dėgjoi mirė dhe i tha: "Ky ka qenė i besuari i Zotit, tė cilin All-llahu xh.sh. ia ka dėrguar edhe Musait. Sikur ta kisha fatin tė isha i ri, sikur tė donte Zoti tė jem gjallė, kur populli yt do tė dėbojė." Resulull-llahu a.s. tha: "Mos, vallė, do tė mė perseku­tojnė ata?" "Po. Dije se asnjėri qė ka sjellur diē sikurse ti, nuk ka qenė pa armiq. Nėse e pres atė ditė, do tė tė ndihmojė me gjithė zemėr.
Nuk kaloi shumė kohė pas kėsaj, Vereka vdiq. Edhe shpallja pėr njė kohė pushoi.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn1)
Taberaniu dhe Ibni Hishami transmetojnė disa plotėsime, tė cilat janė tė dobishme. Pėr shembull: Pas shpalljes Resulull-llahu a.s. ka dalur i habitur nga shpella Hira, e pastaj menjėherė ėshtė kthyer prapa ku ka qėndruar njė kohė, pastaj ka shkuar nė Mekė. Tradita e Tabe­raniut hedhė njė shkėndizė nė shembullin e daljes sė tij. Ja teksti i tij:
Resulull-llahu a.s. pas ligjėrimit mbi zbritjen e Shpalljes ka thėnė: "Nga krijesat e All-llahut mė sė tepėrmi i kam urrejtur bejtaxhiun dhe tė ēmendurin. Nuk kam pasur dėshirė as t'i shoh me sy. U kam thėnė kurejshitėve qė kurrė mos tė flasin me ta pėr mua! Nėse e bėjnė kėtė, atėherė do tė hipi nė maje tė kodrės dhe do tė gjuhem prej aty e tė mbytem, e atėherė do tė pushoj."
Pastaj vazhdoi: "Njė ditė dola tė bėj kėtė, e kur erdha mes tė malit dėgjova njė zė nga qielli qė mė tha: "O Muhammed! Ti je i Dėrguari i All-llahut, e unė jam Xhibrili.", - pastaj tha: "E ngrita kokėn kah qielli dhe e pash Xhibrilin nė figurėn e njeriut. Ia shihja vetėm kėmbėt qė i arrinin gjer nė qiell." Ai pėrsėri tha: "O Muha­mmed! Ti je i Dėrguari i All-llahut, e unė jam Xhibrili." Pejgamberi a.s. tha: "U ndala dhe fillo­va t'a shikoj, e kjo mė zmbrapsi nga qėllimi i mėparshėm, nuk u nisa as pėrpara as mbrapa. Gjithnjė mundohesha ta largoj shikimin prej tij nė anėn tjetėr tė qiellit, por kah do qė ktheja kokėn, aty ndodhej edhe ai. Kėshtu qėndroja nė vend, as pėrpara as mbrapa, derisa Hatixhja nuk e dėrgoi dikėnd qė tė mė thėrriste pėr t'u kthyer. Lajmėtarėt vinin dhe ktheheshin nė shtėpi, e unė nuk mund tė lėvizja nga vendi. Pastaj Xhibrili shkoi, e unė u ktheva nė familjen time.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn2) Kur arrita nė shtėpi, u ula afėr Hatixhes dhe u mbėshteta te ajo, e ajo mė tha: "O Ebu Kasim, ku ishe?" Pasha All-llahun, i kam dėrguar njerėzit tė tė kėrkojnė nėpėr tėrė Mekėn, por nuk tė gjetėn."
Pastaj unė i tregova se ē'kam parė e ajo tha: "Mė gėzo, o kushėri, dhe ma vėrteto. Pasha Krijuesin dėshiroj tė jeshė Pejgamber i kėtij ummeti."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn3) Pastaj ajo u ngrit dhe shkoi tek Vereke, dhe e njoftoi me ngjarjen, kurse Vereka iu pėrgjigj: "Kuddusun, kuddusun - O All-llah, O All-llah, pasha Atė nė duart e tė cilit ėshtė shpirti im, Muhammedit i ka ardhur i besueshmi i All-llahut, i cili i ka ardhur edhe Musait. Ai ėshtė Pejgamber i kėtij ummeti (populli). I thuaj atij, oj Hatixhe, le tė jetė i fortė dhe i qėndrueshėm." Hatixhja, r.a., u kthye dhe ia tregoi fjalėt e Verekės.
Kur Resulull-llahu a.s. e kreu qėndrimin nė shpellėn Hira, u kthye nė Mekė. Atėherė e takon Vereka dhe pasi qė e dėgjon rrėfimin e Resulull-llahut a.s., i thotė: "Pasha Atė, nė duart e tė cilit ėshtė jeta ime, ti je Pejgamber i kėtij ummeti. Tė ka ardhur i besueshmi i All-llahut, i cili i ka ardhur edhe Musait."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn4)
Ndėrprerja e Shpalljes

Se sa ka zgjatur ndėrprerja e shpalljes shtrohet pyetja e cila kėrkon pėrgjigje. Ibėn Sabi transmeton nga Ibni Abbasi lajmin i cili shkon nė favor tė atyre qė thonė se ndėrprerja ka zgjatur ditė me radhė.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn5) Ky mendim do tė ishte mė i fuqishmi dhe mė i sakti pas shqyrtimit tė tė gjitha rrethanave rreth kėsaj ngjarjeje.
Megjithatė, mendimi se ndėrprerja ka zgjatur plot tre vjet ose dy vjet e gjysėm, nuk ėshtė i saktė. Por, kėtu nuk ėshtė vendi qė ta shpje­gojmė kėtė. Ėshtė me rėndėsi tė dimė se Resulull-llahu, a.s., nė kohėn e ndėrprerjes sė Shpalljes ka qenė gjithnjė i deprimuar, i pikėlluar, i hutu­ar dhe i befasuar. Buhariu, nė librin e vet El-Te'abir, na rrėfen si vijon: "Shpallja u ndėrpre dhe kjo e pikėlloi Resulull-llahun a.s., si dėgjuam, me hidhėrim tė madh nga i cili shpėrtheu helmi qė e bėri tė dėshironte tė hidhet nga majat e maleve. Sa herė qė mbėrrinte nė maje tė malit me qėllim qė tė hidhet poshtė, i paraqitej Xhibrili, i cili thosh­te: "O Muhammed, ti me tė vėrtet je i Dėrguari i All-llahut. “Kėto fjalė i jepnin pėrsėri fuqi dhe vullnet pėr jetė, e kur iu zgjat sėrish periudha e ndėrprerjes sė Shpalljes, ai pėrsėri shkonte nė mal, pėrsėri ndodhte e njėjta gjė, dhe me fjalėt e Xhibrilit kthehej mbrapa i inkurajuar."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn6)
Xhibrili paraqitet pėr tė dytėn herė

Ibni Haxheri thotė: "Kjo ka ndodhur (ndėrprerja e Shpalljes qė ka zgjatur ditė me radhė) me qėllim qė Resulull-llahu a.s. tė lirohej nga frika dhe pėrsėri tė fitojė vetėbesim. Vetėm atėherė kur ėshtė zhdukur pavendos­mėria, dhe kur janė vėrtetuar shenjat e sė vėrtetės dhe kur Resulull-llahu a.s. ka qenė i vetėdijshėm pėr bindjen e fuqishme se ėshtė bėrė Pejgamber i All-llahut tė Lavdėruar dhe tė Lartėsuar, dhe se Xhibrili ėshtė trans­metues i Shpalljes e jo ndonjė halucinacion, se ky ėshtė ai qė do ta bartė Shpalljen nga qielli, vetėm atėherė nė qetėsimin dhe e ekuilibrimin e plotė shpirtėror, i erdhi pėrsėri Xhibrili, pėrkatė­sisht pėr tė dytėn herė."
Buhariu transmeton prej Xhabir b. Abdullahut, se ky e ka dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke shpjeguar ndėrprerjen e Shpalljes dhe thotė: "Gjersa shkoja (pėrtej malit) dėgjova njė zė nga qielli. Ngrita shikimin lartė dhe e pash engjėllin i cili mė pat ardhur nė Hira. Rrinte ulur nė njė karrigė e cila qėndronte pezull as nė qiell e as nė tokė, atėherė pata frikė nga ai dhe ula shikimin nė tokė. U ktheva nė shtėpi dhe ashtu i frikė­suar, thashė: "Mė mbuloni! Mė mbuloni!", e ata mė mbuluan, kurse All-llahu xh.sh. shpalli:
"O ti i mbuluar, ngritu dhe tėrhiqu vėrej­tjen (duke ithirrur)” gjer te fjala fehxhur, mandej shpallja ka ardhur rregu­llisht."[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftn7)
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref1) Sahihu-l-Buhari: I/2, 3. Buhariu e ka nxjerr kėtė hadith nga libri "Tefsiri dhe komentimi i ru'jes".

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref2) Teksti nga Taberaniu: II/207.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref3) Teksti i Ibni Hishamit: I/237-238.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref4) Transmetuar nė pika tė shkurtėra nga Ibni Hishami: I/238

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref5) Fet’hu-l-Bari: I/27, XII/360.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref6) Sahihu-l-Buhari: Kitabu Tab'ir, kaptina e cila fillon me: Shenjat e para tė Shpalljes Resulull-llahut a.s. kanė qenė me anė tė er-ru'ja saliha, II/34.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947615#_ftnref7) Sahihu-l-Buhari: Libri El-Tefsir, II/733.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:58
Llojet e Shpalljes

Para se tė fillojmė tė flasim gjerėsisht mbi jetėn e Resulull-llahut a.s. dhe mbi pejgamberllėkun e tij, konsiderojmė se duhet tė pėrmenden llojet e Shpalljes, sepse Shpallja ėshtė lėndė e Risaletit - pejgamber­llėkut. Ibni Kajjumi, duke i numėruar shkallėt e Shpalljes, thotė:
Shkalla e parė: Er-ru'ja es-sadika ose tė ėndėrruarit e vėrtetė me tė cilėn i fillon Shpallja Resulull-llahut a.s.
Shkalla e dytė: Shpallja tė cilėn Resulull-llahu a.s. e ka pranuar nga Xhibrili pėrmendsh, duke mos e parė atė, siē tregon vetė Resulull-llahu a.s. "fryma e engjėllit i ka dėrguar mendjes sime se asnjė person nuk do tė vdes pėrderisa nuk e harxhon nafakėn e vet. Andaj, kini frikė All-llahun dhe luteni Atė nė mėnyrėn mė tė bukur, dhe mos e kėrkoni atė prej All-llahut me anė tė ndalesave dhe mosbindjes, sepse ajo ēka posedon All-llahu xh.sh. mund tė fitohet vetėm me bindje."
Shkalla e tretė: Resulull-llahut a.s. i vinte engjėlli Xhibril nė figurėn e njeriut bisedonte me tė derisa Resulull-llahu a.s. nuk e zėnte pėrmendsh tė tėrė bisedėn. Shpeshherė edhe as'habėt e kanė parė nė kėtė shkallė tė Shpalljes.
Shkalla e katėrt: Engjėlli ndonjėherė i vinte nė trajtė tė kumbimit tė kambanave. Kjo metodė e Shpalljes ka qenė mė e vėshtira pėr Resulull-llahun a.s. sepse engjėlli e rėndonte Resulull-llahun a.s. me tėrė peshėn e vet, kėshtu qė djersa ia bėnte qull ballin, edhe kur dita ishte e ftohtė, e nėse ishte i hipur nė deve, ajo nga pesha e madhe pėrulej gjer nė tokė. Njė herė i erdhi shpallja gjersa ishte i mbėshtetur nė kėmbėn e Zejdit. Zejdi e kishte aq rėndė sa qė mezi duronte.
Shkalla e pestė: Resulull-llahu a.s. e shihte Xhibrilin nė formėn e vėrtetė, ashtu siē e ka krijuar All-llahu xh.sh. atėherė i shpjegonte Resulull-llahut a.s. ēka i ka urdhėruar All-llahu. Nė kėtė mėnyrė Resulull-llahu a.s. e ka pranuar Shpalljen vetėm dy herė. Kėtė e ka pėrmendur Kur'ani-kerim nė suren En-Nexhm.
Shkalla e gjashtė: Mėnyra e drejtpėrdrejtė e dėrgimit tė Shpalljes nga All-llahu xh.sh. gjersa ka qenė nė qiej nė natėn e ngritjes - Lejletul-Mi'raxh, e nė lidhje me namazin dhe disa gjėra tė tjera.
Shkalla e shtatė: All-llahu xh.sh. drejtpėrdrejtė i fliste Resulull-llahut a.s. pa ndėrmjetėsimin e engjėllit, siē i ka folur edhe Musait a.s., birit tė Imranit. Kjo shkallė e Shpalljes ka qenė mu'xhize e Musait a.s., tė cilėn e ka vėrtetuar Kur'ani, kurse paraqitja e saj tek Resulull-llahu a.s. ka qenė nė hadithin pėr Isra'nė, ose nė lidhje me ndodhinė udhėti­min e njėnetshėm tė Resulull-llahut a.s. nė burak, nga Meka nė Kuddus nė Sham.
Disa mendojnė se ekziston edhe mėnyra e tetė e Shpalljes. Ky ka qenė bisedimi i drejtpėrdrejtė i All-llahu xh.sh. me Resulull-llahun a.s., ballė pėr ballė, pa perde. Kjo mėnyrė e Shpalljes ėshtė lėndė mospajtimi ndėrmjet tradicionalistėve dhe trashėgimtarėve tė tyre, e cila ka pėrfun­duar me dhėnien e njė rezymeje nė shpjegimin e shkallės sė parė dhe tė tetė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947616#_ftn1) E vėrteta ėshtė se mėnyra e tetė e shpalljes ėshtė e pabazė.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947616#_ftnref1) Zadu-l-Me’ad: I/18;

Albanian eX|PerT
04-03-07, 07:58
URDHRI DREJTUAR PEJGAMBERIT A.S., QĖ TĖ FILLOJĖ THIRRJEN NĖ FENĖ E ALL-LLAHUT XH.SH.

R

esulull-llahu a.s. nė suren El-Muddeththir i ka pranuar disa urdhra. All-llahu i Lartėsuar thotė: "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur); Dhe Zotin tėnd madhėroje! Dhe petkat tuaja pastroji! Dhe largohu nga (veprave) tė kėqija! Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro!"
Nė shikim tė parė kėto urdhra duken si tė imėta dhe tė parandė­sishme. Por, nė realitet, ato janė largpamėse dhe qėllimore me ndikim dhe veprim tė madh edhe nė njėmendėsi edhe tek njerėzit.
Qėllimi i parė i urdhrit "Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen" ėshtė qė mos ta lė dikėnd i cili i kundėrshtohet kėnaqėsisė sė All-llahut, e qė tė mos ia tėrheq vėrejtjen pėr pasojat e rėnda qė e presin, qė tė nxitė tek ai alarmim dhe rikthimin e ta zgjojė zemrėn e tij.
Qėllimi i dytė i ajetit "Dhe Zotin tėnd madhėroje" ėshtė qė kryelartėsia dhe madhėria e dikujt mos tė kenė rėndėsi mė tė madhe se All-llahu, sepse ēdo madhėri tjetėr do tė thehet si therat, nga shpina do tė bie barkazi pėrderisa nuk i takon lavdia dhe madhėria vetėm All-llahut xh.sh.
Qėllimi i tretė i ajetit "Dhe petkat tuaja pastroji" ėshtė tė pas­truarit nga ēdo ndytėsi, tė brendshme dhe tė jashtme, dhe tė pastruarit e shpirtit nga ēdo ligėshtirė gjer nė maksimum, nė mėnyrė qė njeriu, nėn mbrojtjen e mėshirės sė All-llahut tė bėhet shembulli mė i mirė nė shoqėrinė e vetė, i cili do ti tėrheqė mendjet e ndritura dhe nga i cili do tė turpėrohen zemrat e prishura. Ai do tė udhėheqė me sistemet e kėsaj bote, e nuk do tė udhėheqin ata me tė.
Qėllimi i katėrt i ajetit "Dhe mos ndaj me qėllim qė tė marrish mė shumė" ėshtė ai qė njeriu, mundin e vet dhe veprat e veta, mos t'i konsiderojė tė mėdha dhe kolosale, por gjithnjė le tė pėrpiqet, le tė punojė dhe le tė sakrifikohet shumė nė punėn e vet, e pastaj tėrė kėtė le ta harrojė duke u zhytur tėrėsisht nė ndjenjat e prezencės sė All-llahut xh.sh., duke e lėnė pas dore dhe duke mos ndier asgjė pėr ēfarėdo nga ajo qė e ka punuar.
Qėllimi i pestė i ajetit "Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro" ėshtė paralajmėrim pėr gjithė atė qė do tė hasė Resulull-llahu a.s. nė vepri­min e vet, sa dhe ēfarė mundime dhe vuajtje do t'i pėrjetojė ai prej atyre, tė cilėt ēojnė jetė tė shfrenuar, pastaj ēfarė pėrqeshje dhe bishtė­nime do ti pėrjetojė, gjersa edhe luftėra tė hapta dhe dėshirė tė madhe pėr ta mbytur atė dhe shokėt e tij - as'habėt. Diē tė ngjashme do tė pėrjetojnė edhe ithtarėt e Resulull-llahut a.s. Andaj All-llahu xh.sh. kėshillon qė tė jetė i durueshėm ēfarėdo qė t'i ndodh, jo pėr shkak satisfaksionit tė vet, por pėr hir tė Zotit tė vet.
All-llahu Ekber! All-llahu ėshtė i madh!
A ekzistojnė urdhra mė tė thjeshta se kėto, tė shprehura me fjalor tė thjesht, me fjali tė shkurtėra, e nė esencė kėto urdhra janė jashtėza­konisht tė vėshtira dhe tė rėndėsishme pėr t'u realizuar nė vepėr. Jehona e kėtyre urdhrave i ka tejkaluar tė gjithė kufijtė administrativ dhe kanė arritur nė tė gjitha anėt e botės. Kėtyre urdhrave do t'i bashkangjiten tė tjerat tė cilat do ti vijnė Resulull-llahut a.s. Vetė ajetet pėrmbajnė mesazhin e transmetimit dhe interpre­timit tė fesė (ed-da'vetu vet-teblig). Tė tėrhequrit e vėrejtjes nėnkupton se ekzistojnė veprime nė kėtė botė pėr tė cilat njeriu do tė pėrgjigjet para All-llahut xh.sh., prandaj njeriu, si krijesė e cila harron, gjithnjė duhet t'i tėrhiqet vėrejtja dhe tė pėrkujtohet, jo pėr shkak tė kėsaj bote, por pėr shkak ditės sė Gjykimit ku do tė jepet llogari.
Ajetet tjera nė kėtė sure (El-Muddeththir) kėrkojnė nga njerėzit qė tė besojnė nė Njėsinė e All-llahut xh.sh. t'i mbėshteten All-llahut xh.sh. pėr ēdo punė, dhe t'i lėnė pas dore dėshirat dhe teket personale. Kulminanta e tė gjitha kėtyre ėshtė se tė gjithė ne do tė jemi tė kėnaqur, kur All-llahu xh.sh. bėhet i kėnaqur me ne. Kuptimi thelbėsor i kėtyre ajeteve mund tė nxjerret me kėtė radhė:
1. Njėsia e All-llahut.
2. Besimi nė ditėn e Gjykimit.
3. Kultivimi i shpirtit tė mos lakmojė nė gjėrat e ndaluara dhe tė mos bėj mėkate, tė cilat do ta shpiejnė gjer tek ndėshkimi, por tė stoli­set me virtyte tė mira, tė rindėrtohet gjithnjė dhe tė bėj vepra tė mira
4. Ti lihet All-llahut xh.sh. qė pėr tė gjitha gjėrat , vendimi i tij tė jetė pėrfundimtar.
5. Natyrisht, e tėrė kjo duhet tė vijė pas besimit nė mesazhin e Resulull-llahut a.s.; tė besohet nė udhėheqjen e tij bujare dhe nė orientimin e tij tė drejtė.
Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se fillimi i ajetit pėrmbanė thirrjen e lartėsuar dhe urdhrin e All-llahut xh.sh. drejtuar Pejgamberit a.s., tė cilin, mė sė pari ai duhet pranuar. Kjo ėshtė thirrje e cila zgjon nga gjumi, nga strukja dhe nga izolimi nė mėnyrė qė tė niset nė xhihad dhe t'i pėrvishet punės tejet tė rėndė. "O ti i mbuluar! Ngritu dhe tėrhiqu vėrejtjen!" Sikur i Lartėsuari i thotė: "Ai i cili jeton pėr vetėn e vet, ai jeton pa brenga, e ti, ti i cili do ta bartish nė supet tuaja njė barrė tė rėndė, si ėshtė gjumi yt? Si ėshtė pushimi yt, si ėshtė shtrati i yt i ngrohtė, jeta e qetė dhe e kėndshme? Ngritu tani pėr njė detyrė tė madhe, e cila tė pret, Obligim i cili tė ėshtė dedikuar ty. Ngritu tė punosh, dhe pėrgatitu pėr shumė vėshtirėsira, tė cilat do tė jenė pengesa nė kėtė rrugė. Ngritu, koha e gjumit ka kaluar, e edhe ajo e rehatllėkut ka kaluar. Qysh sot fillon vigjillimi, vigjillimi i pandėrprerė dhe lufta e gjatė e e vėshtirė nė rrugėn e Zotit. Ngritu dhe pėrgatitu pėr tė gjitha kėto!"
Kėto janė fjalėt madhėshtore dhe serioze, tė cilat e ngrisin nga shtrati i ngrohtė i shtėpisė, nga pėrqafimi i ngrohtė dhe i kujdesshėm, pėr tu futur nė pafundėsi dhe nė turmė, nė kohė pa kohė dhe nė shtrėngatė, nė mesin e njerėzve tė mirė dhe tė kėqij, kah pėrfitimi dhe kundėrshtimi, dhe nė fund, nė realitetin jetėsor.
U ngrit Resulull-llahu a.s. dhe qėndroi nė kėmbė, i drejtuar, me kokė tė ngritur, mė tepėr se njėzet vjet. Nuk pushoi dhe as qė u ndal ndonjėherė, nuk jetoi pėr vete e as pėr familjen e vet.
U ngrit dhe mbeti i qėndrueshėm nė interpretimin e fjalės sė All-llahut, duke bartė mbi vete tė tėrė peshėn e shfrenimit, nė tė cilin jetonte populli i tij, duke bartė amanetin madhėshtor dėrguar njerėzve nė tokė, tė gjithė njerėzve, mbarė njerėzimit.
Ky amanet ka qenė feja, feja e ballafaqimit, pėrgje­gjėsisė dhe xhihadit - lufta nė tė gjitha fushėveprimet.
Jetoi nė luftė tė pandėrprerė mbi njėzet vjet. Nuk mundi ta pengonte asgjė, kurrnjė ngjarje, gjatė tėrė kėsaj kohe, qė nga momenti kur e dėgjoj thirrjen dhe urdhrin e Sunduesit tė Lartėsuar dhe iu dha detyrė e madhe.
All-llahu xh.sh. e shpėrbleftė nė emrin tonė dhe nė emrin e mbarė njerėzimit, me shpėrblimin mė tė madh![1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947617#_ftn1)
Pjesa tjetėr vijuese nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse pasqyrim nė minia­turė i kėtij xhihadi tė gjatė e tė mundimshėm dhe pėrpjekjes sė madhe qė ka bėrė Resulull-llahu a.s. gjatė periudhės sė Shpalljes.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947617#_ftnref1) "Fi Dhilali-l-Kur'an"; Tefsiri i sures El-Muzzemmil dhe El-Muddeththir, xhuzi 28/169-172.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:01
PERIUDHAT E THIRRJES - DA'VES DHE SHKALLĖZIMI I SAJ

Sh

palljen e Kur'anit, qė i ka zbritur Resulull-llahut a.s. - sa­lavati, paqja dhe selami qoftė mbi tė - mund ta klasifikoj­mė nė dy periudha kohore, me karakteristika tė veēanta:
1. Shpallja nė Mekė, e cila ka zgjatur pėrafėrsisht trembėdhjetė vjet.
2. Shpallja nė Medinė, e cila ka zgjatur plot dhjetė vjet.
Secila periudhė ka shkallėt dhe karakteristikat e veta, specifike pėr atė vend dhe pėr atė kohė, tė lidhura ngusht dhe tė pandara nga jeta e pėrditshme dhe nga ngjarjet historike.
Periudhėn e Shpalljes nė Mekė dhe thirrjen e Resulull-llahut a.s. nė Islam mund ta ndajmė nė tri periudha:
1. Thirrja e fshehtė nė Islam, qė ka zgjatur tre vjet.
2. Thirrja e hapėt qė i ėshtė bėrė banorėve tė Mekės nė fillim tė vitit tė katėrt gjer nė mbarim tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut - Risaletit.
3. Thirrja nė Islam qė u ėshtė bėrė njerėzve jashtė Mekės dhe pėrhapja e fesė. Kjo periudhė zgjatė nga fundi i vitit tė dhjetė e gjer tek hixhreti i Resulull-llahut a.s. nė Medinė.
Pėr Shpalljen medinase do tė flasim kur arrijmė nė kėtė periudhė.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:02
PERIUDHA E PARĖ E SHPALLJES
- QĖNDRUESHMĖRIA NĖ THIRRJE -

Tre vjet thirrjeje tė fshehtė

Ė

shtė e njohur se Meka ka qenė qendėr fetare arabe. Nė tė ndo­dhej Ka’bja - kryeqendėr e idhujtarisė dhe politeizmit tė tė gjithė arabėve. Pretendimi pėr rimėkėmbjen e fesė ka shkak­tuar frikė dhe vėshtirėsira tė pa parapara, madje edhe nėse do t'ishte i drejtuar larg Mekės. Andaj kjo ishte ēėshtje qė kėrkonte vendosmėri, qėndrueshmėri dhe vullnet tė fortė, tė cilin nuk guxon ta luhasė fatke­qėsia, mynxyra e as katastrofa. Mirėpo, menēuria e madhe e All-llahut xh.sh. pėrbėhej nė atė qė interpretimi i Shpalljes nė fillim tė bėhet fshehtazi, nė mė­nyrė qė tė mos befasohen banorėt e Mekės me atė qė do t'i shqetėsonte ata.
Pararoja e parė

Ėshtė gjė e natyrshme qė Resulull-llahu a.s. mėsimin mbi Islamin sė pari ia paraqiti njerėzve tė vet, familjes sė vet dhe shokėve tė vet.
Ai i thirri qė ta pasojnė bindjen e tij, e pastaj e thirri edhe secilin qė e njihte mirė dhe pėr tė cilin dinte se ėshtė njeri i mirė. I thirri ata tek tė cilėt ishte i sigurt se e duan All-llahun Njė, e duan tė vėrtetėn dhe drej­tėsinė dhe e njohin atė, Muhammedin a.s. me tė gjitha virtytet dhe vetit e tija. Ata iu pėrgjigjėn thirrjes, jo tė gjithė, por u pėrgjigjėn ata tė cilėt kurrė nuk kanė dyshuar nė personalitetin madhėshtor dhe fjalėn e Resu­lull-llahut a.s. Janė njerėzit tė cilėt kanė dėgjuar pėr Islamin nga dije­tarėt e mėparshėm.
Nė rend tė parė ka qenė Hatixhja, r.a., bashkėshortja e tij, nėna e besimtarėve tė drejtė, bija e Huvejlidit, e pastaj shėrbėtori i tij Zejd b. Harith b. Sher Hubejl el-Kelbi[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn1), mandej Ali b. Ebu Talibi, kushėriri i tij - djalosh i cili ka jetuar tek Resulull-llahu a.s. dhe tė cilin ai e ka edukuar, dhe nė fund shoku i tij besnik Ebu Bekėr Es-Siddiku. Ky grup i vogėl i pėrbėrė prej katėr krijesave mė tė dashura, e pranuan Islamin nė ditėn e parė tė veprimit tė Resulull-llahut a.s. si Pejgamber i All-llahut xh.sh.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn2)
Pas pranimit tė Islamit Ebu Bekri fillon aktivitetin e vet nė pėrhapjen e Islamit. Ishte person i pėrshtatshėm, i dashur tek populli dhe shumė i nderuar pėr shkak tė mirėsjelljes sė tij. Njerėzit kėrkonin kėshilla nga ai sepse ishte i ditur dhe me eksperiencė tė madhe. Ky filloi t'i thėrras nė Islam ata tė cilėt i njihte mirė, me tė cilėt shoqėrohej dhe tek tė cilėt kishte besim. Prej tij e pranojnė Islamin: Uthman Ibni Affan Emeviu, Zubejr Ibni El-Avami, Abdu-r-Rahman bin Avfi, Sa'd b. Ebi Vekkas Ez-Zuhejrani dhe Talha b. Ubejdullah Et-Tejmi. Ky grup prej tetė vetėsh ka qenė pararojė e parė qė do t'u prijnė tė tjerėve tė cilėt e kanė pranuar Islamin qė nė agim.
Ndėr myslimanėt e parė ėshtė edhe Bilall bin Rebah - Abisinasi, e pastaj pasojnė: sekretari i kėtij ummeti[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn3) Ebu Ubejde Amir bin El-Xhe­rrah nga fisi Beni Harith b. Fihėr, Ebu Selem b. Abdu-l-Esed, El-Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumijen, Uthman b. Ma'dhun dhe dy vėllezėrit e tij Kudameti dhe Abdullahu, pastaj, Ubejdeh b. El-Harith b. El-Mutta­lib b. Abdi Menafi, Se'id b. Zejd El-Adevijji dhe gruaja e tij Fatimja, Vajza e Hattab El-Adeviut apo motra e Umer b. Hattabit, Habab b. El-Eret, Abdullah b. Mes'ud El-Hudhejfe dhe disa tė tjerė. Kėta kanė qenė myslimanėt e parė, njerėz nga tė gjitha familjet kurejshite. Ibni Hishami i ka numėruar mbi dyzet vetė.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn4) Mirėpo, disa prej tyre faktikisht nuk mund tė llogariten prej tė parėve.

Ibni Is'haku thotė: "Pastaj populli filloi tė pranojė Islamin, edhe mashkujt edhe femrat, kėshtu qė nė Mekė filloj tė flitet pėr Isla­min."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn5) Tė gjithė njerėzit e pėrmendur fshehurazi e pranuan Islamin. Resulull-llahu a.s. takohej me ta nė vendet e caktuara dhe ua kumtonte Islamin, larg syve tė botės. Misioni i tij ende ka qenė: misioni i thirrjes sė fshehtė indivi­duale nė Islam.
Pas zbritjes sė ajeteve tė para tė sures El-Muddeththir, Shpallja ka vazhduar rregullisht. Shpalleshin ajete tė shkurta tė sureve tė ndryshme, si dhe tė njė sureje tė vetme. Kuptimi i pėrgjigjej tėrėsisht kohės dhe mesit. Domethėnia ishte madhėshtore, e ngrohtė, e kuptueshme dhe e pranueshme, kurse si detyrė themelore kanė pasur: edukimin dhe pėrga­titjen e vet njeriut tė bėhet besimtar i vėrtetė. Ka pasur edhe ajete tė tilla tė cilat tregonin pavlefshmėritė e virtyteve jonjerėzore nga tė cilat duhet larguar nė kėtė botė. Shumė sish e pėrshkruanin Xhennetin dhe bukuritė e tija, si dhe Xhehennemin me tė gjitha tmerret e tija, nė mėnyrė pitoreske dhe precize sikur t'i kishe para sysh. E tėrė ajo qė ėshtė shpallur, pasqyronte njė atmosferė krejtėsisht tjetėr nga ajo nė tė cilėn jetonte njerėzimi asokohe.
Namazi

Ndėr urdhrat e para, tė cilat janė shpallur nė fillim tė zbritjes sė Shpalljes, ka qenė edhe urdhri pėr faljen e namazit.
Mukat-il b. Sulejmani thotė: "All-llahu xh.sh. nė fillim tė Islamit ka caktuar namazin prej dy rekatesh ditėn dhe dy rekate natėn." Kėtė e vėrteton ajeti:
"Dhe Zotin tėnd madhėroje dhe lavdėroje nė fund dhe nė fillim tė ditės." (11, 55)
Ibni Haxheri thotė: "Dihet me siguri se Resulull-llahu a.s. ėshtė falur para Isra'asė, e edhe shokėt e tij, as'habėt.
Ekziston mosmarrėveshje vetėm rreth asaj se a ka zbritur urdhri pėr namaz para urdhrit pėr pesė namaze ditore. Disa thonė se urdhri ka qenė vetėm pėr namazin para lindjes dhe pas perėndimit tė diellit.
Harith b. Usame na tregon pėrmes Ibni Luhej'ah me anė tė Zejd b. Harithit: se nė fillim tė Shpalljes Resulull-llahut a.s. i ka ardhur Xhi­brili dhe e ka mėsuar tė merr abdest, pastaj kur e ka kryer abdestin ka marrė njė grusht ujė dhe me tė e ka stėrpikur pjesėn e turpshme tė tru­pit." Ibni Maxhxhe transmeton domethėnien e kėtij hadithi. Njė hadith i ngjashėm ėshtė transmetuar prej El-Berae b. Azibit dhe b. Abbasit. Nė hadithin e Ibni Abbasit thuhet: "Ky ka qenė ndėr urdhrat e parė."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn6)
Ibni Hishami cekė se Resulull-llahu a.s. nė kohėn e namazit shkonte me shokėt e vet nė njė grykė mali ku faleshin fshehurazi, qė mos t'i shihte populli. Ebu Talibi njė herė i ka parė Resulull-llahun a.s. dhe Aliun r.a., duke u falur, e pėr kėtė i ka qortuar, por kur kuptoi se pėr ēka ėshtė fjala, i urdhėroi tė jenė tė qėndrueshėm dhe tė patundur.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn7)
Shpallja nė pikat themelore arrinė tek kurejshitėt

Duke vėshtruar nga aspektet e ndryshme nė ngjarjet nė Mekė, duket se lajmi pėr Ed-da'vetin - thirrjen nė Islam - qė nė fillet e para ishte individual dhe sekret, arrinė edhe tek kurejshitėt, edhe pse nuk i kushto­nin ndonjė rėndėsi tė madhe.
Muhammed El-Gazaliu thotė: "Ky lajm arriti tek kurejshitėt, porse nuk i dhanė rėndėsi. Ėshtė e mundshme qė ata e konsideronin Muham­medin a.s. njėrin nga shprestarėt e pavarur i cili fliste pėr hyjnoren dhe tė drejtat e saja, ngjashėm sikur ka bėrė Umejjeh b. Ebi Sulhi, Kus b. Saidi, Amėr b. Nefili, dhe tė tjerėt. Ndėrkaq, kurejshitėt kėtu ishin mė tė kujdesshėm, andaj pėrgjonin me kujdes, duke iu frikėsuar masivitetit tė ithtarėve tė Muhammedit a.s. dhe gjurmėve mė tė thella dhe filluan ta pėrcjellin rrugėn e tij jetėsore dhe aktivitetin e tij fetar."[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftn8)
Kishin kaluar tre vjet e puna e Resulull-llahut a.s. nė Islam ende bėhej fshehurazi dhe individualisht. Nė kėtė periudhė ishte formuar njė grup besimtarėsh tė mbėshtetur nė vėllazėri dhe nė ndihmėn e ndėr­sjellė, me detyrė qė tė interpretojnė dhe tė pėrhapin fenė Islame dhe tė punojnė nė konsolidimin dhe forcimin e saj.
Pastaj, All-llahu xh.sh. e obligoi Resulull-llahun a.s. me Vahj-Shpallje, qė t'ua proklamonte kurejshitėve fenė, qė t'u kundėrvihej gėnjeshtarėve tė tyre dhe tė vėrsulej nė idhujt e tyre.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref1) Zejdi ka qenė i robėruar. Hatixhja r.a. e shpengon dhe ia dhuron Resulull-llahut a.s. Babai dhe xhaxhai i tij erdhėn pėr ta marrė dhe pėr ta dėrguar nė shtėpinė e vet, por ai zgjodhi tė mbetet tek Resulull-llahu a.s., i cili e adoptoi sipas zakonit tė arabėve. Zejdin e quanin Zejdi i biri i Muhammedit gjersa erdhi Islami, i cili e anuloi kėtė zakon.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref2) Rahmetun li-l-Alemin: I/50.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref3) Kėtė ofiq e pėrmend Buhariu nė Sahihun e vet nė kaptinėn - kryepari Ebu Ubejde b. El-Xherrah: I/530.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref4) Siretu Ibni Hisham: ?245, 262.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref5) Siretu Ibni Hisham: I/262.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref6) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 88.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref7) Ibni Hisham: I/247.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947619#_ftnref8) Ibnu-l-Ether - Fikhu-s-Sira, f. 76.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:03
PERIUDHA E DYTĖ E SHPALLJES - THIRRJA PUBLIKE NĖ ISLAM -

Urdhėresa e parė pėr publikimin e thirrjes

A

ll-llahu xh.sh. nė lidhje me thirrjen publike nė Islam, urdhėroi: "Dhe paralamėroje farefisin tėnd mė tė afėrm." (26, 214). Sureja, nė tė cilėn gjendet ky ajet, quhet Esh-Shu'ara, e aty mė parė pėrmendet rrėfimi mbi Musain a.s. dhe atė prej fillimit tė pejgam­berllėkut tė tij e gjer tek shpėrngulja me Beni Israilėt dhe shpė­timi i tyre nga Faraoni dhe populli i tij. Pastaj flet pėr mbytjen e Fara­onit dhe familjes sė tij nė det. Ky rrėfim kur'anor pėrmbanė tė gjitha pe­riudhat nėpėr tė cilat ka kaluar Musai a.s. gjatė misionit tė vet nė Egjipt - duke thirrė Faraonin dhe popullin e tij tė besojnė All-llahun xh.sh.
Unė konsideroj se ky shpjegim i gjerėsishėm rreth Musait a.s. dhe misionit tė tij ka ardhur mu nė vendin kur All-llahu xh.sh. urdhėron Resulull-llahun a.s. qė ta thėrras popullin e vet nė Islam, ashtu qė ai t'i bėhet udhėheqės, si atij ashtu edhe as'habėve tė tij, dhe tė bėhet shem­bull se ēka do tė pėrjetojė nga populli i vet kur fillojnė ta sulmojnė atė dhe t'i thonė gėnjeshtar. Pėr Islamin duhet tė flitet publikisht, andaj duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr gjithēka ēfarė mund t'u ndodh qė nė ditėt e para.
Kjo sure gjithashtu pėrmbanė edhe tė gjithė shpifėsit e Pejgam­berėve tė mėparshėm tė popullit: Nuhit, Adit, Themudit, Ibrahimit, Lutit, Shu'ajbit - (as'habil-Ejketėt), pėrveē qė kėtu pėrmendet populli i Faraonit dhe ngjarjet lidhur me tė - nė mėnyrė qė t'i paralajmėrojė ata tė cilėt shėrbehen me gėnjeshtra, se do tu arrijė ndėshkimi i All-llahut xh. sh. nėse ngulmojnė nė kėtė. Gjithashtu besimtarėt e vėrtetė duhet ta dinė se pėrfundimi i bukur do t'u takojė atyre, e assesi shpifėsve.
Thirrja e farefisit nė Islam

Pas zbritjes tė ajetit: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm!" Resulull-llahu a.s. mė sė pari u bėri thirrje fisit Benu Hashim apo Hashimitėve, dhe erdhėn, e me ta erdhėn edhe disa anėtarė tė fisit Benu Muttalib b. Abdi Menaf. Gjithsej ishin dyzet e pesė njerėz. Ebu Lehebi qe mė i shpejtė se Resulull-llahu a.s. e tha: "Ja, kėta janė xha­xhallarėt dhe djemtė e xhaxhallarėve tu, e ti fol. Hiqu fjalėve boshe dhe dije se nuk ke kurrfarė tė drejte mbi kėtė popull Arab, unė kėtu kam mė tepėr tė drejtė se ti. Mos prek nė farefisninė e babės tėnd! Nėse vazhdon me atė qė ke filluar (me thirrje), ata do ta kenė shumė lehtė tė tė brak­tisin. Nė kėtė do t'u ndihmojnė edhe arabėt tjerė. Nuk njoh askend tjetėr i cili i ka shkaktuar farefisit tė vet mė tepėr dėm se ti."
Resulull-llahu a.s. heshti gjatė gjithė kohės dhe nė kėtė tubim nuk e tha atė qė dėshironte. Andaj i thirri pėr tė dytėn herė, kur erdhėn u tha:
"Falėnderimi i qoftė All-llahut, Atė e lavdėroj dhe tek Ai mbėsh­tetem. Atė e besoi, tek Ai kėrkoj strehim dhe dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, Njė tė Vetmit, i Cili nuk ka shok." Pastaj tha:
"Udhėheqėsi nuk guxon ta gėnjejė popullin e vet, pasha All-llahun, pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam Pejgamber i All-llahut, i juaji veēanėrisht, e i tė gjithė njerėzve pėrgjithėsisht. Pasha All-llahun, tė gjithė ju do tė vdisni, sikurse qė bini tė fleni, dhe tė gjithė do tė ringja­lleni, sikurse qė zgjoheni nga gjumi. Dhe gjithsesi do tė jepni llogari pėr veprat tuaja, kurse shpėrblimi do tė jetė ose Xhenneti i pėrhershėm ose zjarri i pėrhershėm." Ebu Talibi tha: "Ne kemi nevojė pėr ndihmėn tėnde, jemi gati tė pranojmė kėshillėn tėnde, ne mė sė tepėrmi tė be­sojmė, ja kėtu, sė bashku ėshtė tėrė farefisnia e babės tėnd, edhe unė jam njėri prej tyre, edhe pse nuk do tė jem i pari qė do tė pranoj atė qė dėshiron ti, por shko dhe bėnė ashtu si tė ėshtė urdhėruar! Pasha Zotin, unė do tė mbrojė sikur qė tė kam mbrojtur gjer mė tani. Vetėm se unė ende nuk jam gati tė braktisi besimin e Abdul-Muttalibit."
Ebu Lehebi tha: "Kjo, pasha Zotin, ėshtė turp, pengoni deri sa nuk e kanė penguar tė tjerėt!" Ebu Talibi tha: "Pasha Zotin, do ta mbrojmė sa tė jemi gjallė!"[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftn1)
Nė bregoren Safa

Pas premtimit tė Ebu Talibit se do ta mbronė deri sa tė jetė gjallė, All-llahu xh.sh. ia zbret Shpalljen. Resulull-llahu a.s. njė ditė shkon nė Safa dhe thėrret me zė tė lartė: "Ja invazioni i armikut!" Kurejshitėt u mblodhėn rreth tij. Atėherė i thirri qė t'a besojnė All-llahun Njė, pej­gamberllėkun e tij dhe ditėn e Gjykimit. Buhariu transmeton njė pjesė tė kėsaj ngjarjeje nga Ibni Abbasi, i cili thotė:
"Kur u shpall: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm", Resulull-llahu a.s. hipi nė Safa dhe filloi tė thėrriste: "O pasardhėsit e Fihrit! O pasardhėsit e Adit! O kurejshitė!", dhe kėshtu me radhė, derisa ata nuk u tubuan. Disa nuk mundėn t'i pėrgjigjen thirrjes sė tij andaj dėrgoi dikėnd qė t'i lajmėronte se cilėt janė ata. Erdhi Ebu Lehebi, e erdhėn edhe kurejshitėt. Resulull-llahu a.s. tha: "Ēka men­doni, po t'ju thosha se nė luginė gjendet kalorėsia e cila do t'u sulmojė, a do tė mė kishit besuar?" Ata u pėrgjigjėn: “Ne do tė tė besojmė, se ti kurrė nuk na ke gėnjyer." "Atėherė", ai tha: "dijeni se unė jam i dėrguar tek ju qė t'ju tėrheqė vėrejtjen nė vuajtjet e rėnda dhe ndėshkimin qė ju pret." Ebu Lehebi tha: "Tė shkoftė huq pjesa e mbetur e ditės! A pėr kėtė na ke ftuar? All-llahu xh.sh. atėherė shpallė:
"Le tė shkatėrrohet Ebu Lehebi."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftn2)
Muslimi transmeton pjesėn e dytė tė kėsaj ngjarjeje nga Ebu Hurejre r.a., i cili thotė: "Atėherė kur All-llahu xh.sh. Shpalli: "Dhe paralajmėroje farefisin tėnd mė tė afėrm.", Resulull-llahu a.s. iu drejtua ēdo njėrit qė ishte i pranishėm, e tha: "O kurejshitė, shpėtoni vetėn nga zjarri! Oj Fatime, e bija e Muhammedit, shpėtoje vetėn nga zjarri. Pasha All-llahun, unė nuk mundem tė bėj kurrgjė pėr ju tek All-llahu, pėrveē qė jemi tė lidhjes amnore, dhe qė do tė informojė Atė pėr kėtė lidhje fisnore."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftn3)
Ky nivel i tė drejtuarit, me zė tė fuqishėm dhe tė depėrtueshėm, ėshtė mėnyra qė tė kumtohet lajmi dhe paralajmėrimi. Resulull-llahu a.s. u ka shpjeguar njerėzve mė tė afėrm se pranimi i Shpalljes dhe pranimi i tij si Pejgamber, ėshtė ēėshtje jetėsore e ndėrlidhjes mes tij dhe atyre. "Asabijja" fisnore, lojaliteti i verbėr tė cilit i pėrmbaheshin arabėt, nuk ėshtė kurrgjė dhe sė shpejti do tė zhduket nė vapėn e kėtij paralajmėrimi qė ka ardhur prej All-llahut xh.sh.
E vėrteta e theksuar sheshazi dhe reagimi i idhujtarėve

Ngjarja paraprake ende nuk ishte qetėsuar nė Mekėn e turbulluar, e All-llahu xh.sh. shpallė:
"Ti haptazi prediko atė qė tė ėshtė urdhėruar dhe shman­giu idhujtarėve." (15, 94).
Andaj Resulull-llahu a.s. u drejtua kundėr bestytnive tė idhujtarėve dhe pavlerėsisė sė tyre, duke thėnė tė vėrtetėn pėr idhujt dhe pavlef­shmėrinė e tyre. Ai u sillte shembuj pėr paaftėsinė e idhujve qė t'i shėr­bejnė vetvetes, e si atėherė tė jenė zota prej tė cilėve populli kėrkon ndihmė dhe shėrbim. Pastaj u sqaronte se ai i cili beson idhujt dhe i merr ata si ndėrmjetėsues mes tij dhe All-llahut, ėshtė nė humbje tė hapėt.
Mekėn e kaploi urrejtja, shqetėsimi dhe frika. Kush flet kėshtu me zė tė lartė kundėr idhujve dhe popullit qė i adhuron kėta? A thua janė nė rrugė tė humbur dhe janė duke jetuar nė lajthitje tė madhe? Kush ėshtė duke prekur kėshtu nė zotat e kurejshitėve dhe nė fenė e tyre? Me mijėra shkrepėtima, rrufe dhe tėrmete tronditėn luginėn e qetė, tė heshtur dhe tė pėrgjumshme tė Mekės. E shakullisėn ajrin e saj dhe i ngritėn peshė shkretėtirat e stuhishme. U ngritėn kurejshitėt kundėr kėtij shpėrthimi qė i kaploi tė gjithė ata, pa pritė e pa kujtuar, duke u frikėsuar se do tė depėrtonte nė zakonet dhe nė trashėgiminė e tyre.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftnref1) Ibnu-l-Ethir - Fikhu-s-Sira, f. 77-78.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftnref2) Sahihu-l-Buhari: II/702, 743 dhe tek Muslimi: I/114.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947620#_ftnref3) Sahihu-l-Muslim: I/114; Sahihu-l-Buhari: I/385, II/702; dhe Mushkatu-l-Mis'habi: II/640.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:04
U ngritėn mekasit, sepse kuptuan domethėnien e fjalės "iman" - besim i cili mohon ēfarė do hyjnije tjetėr pėrveē All-llahut xh.sh. Domethėnė: Tė besuarit nė Shpallje dhe nė Ditėn e gjykimit ėshtė bin­dje e plotė dhe dorėzim i plotė kur njeriu mė nuk ėshtė zotėrues i vetvetes e as i pasurisė sė tij, sepse kjo i takon All-llahut xh.sh. pėr dallim prej atyre tė cilėt nė kėtė nuk besojnė.
Tė pranosh kėtė, do tė thoshte tė heqish dorė nga zotėrillėku, sundimi dhe autoriteti qė gėzonin te arabėt e qė ishte i ndėrlidhur me idhujtarinė nė Mekė.
Tua ndalosh atyre kryerjen e ritualeve tė veta politeiste dhe t'i lėnė ato pas dore pėr ta bėrė tė kėnaqur All-llahun dhe Pejgamberin e Tij, as qė u binte ndėrmend. Tua ndalosh tė bėjnė dhunime, robėrime dhe shumė vepra tjera mėkatare, nė tė cilat ishin zhytur thellė dhe tė cilat i bėnin ditė e natė, kjo ishte e pamundur. Ata nuk pranojshin kurrfarė ndryshimesh, sepse All-llahu xh.sh. thotė: "Por, njeriu dėshiron tė gabojė pėrderisa tė jetė gjallė." (75, 5).
Kurejshitėt i dinin tė tėra kėto, por ēka tė bėnin para kėtij njeriu tė sinqertė dhe besnik, njeriut i cili posedon vlerat mė tė larta njerėzore - sjellje tė mirė? Nuk e kishin tė njohur se kishte ekzistuar dikush i tillė qysh kur e njihnin historinė e popullit tė vet. Ēka tė bėjnė? Si tė veprojnė? Ishin nė mėdyshje tė madhe. Ani, le tė jenė, kanė pasur edhe pėr ēka tė jenė!
Pas pėrsiatjes sė gjatė dhe tė mundimshme nuk gjetėn zgjidhje mė tė mirė se tė shkojnė tek xhaxhai i Muhammedit a.s. Ebu Talibi, dhe tė kėrkojnė nga ai qė ta pengojė nipin e vet nė planet e tija. Pėr tė qenė kėrkesa e tyre mė serioze vendosėn tė veprojnė ashpėr. Andaj i thanė: Thirrja qė njerėzit tė braktisin besimin nė zotat tanė, interpretimi pėr pamundėsinė dhe dobėsinė e tyre ėshtė sharje e shėmtuar dhe nėnēmim i rėndė pėr ta, e krahas kėsaj ėshtė sharje dhe poshtėrim i etėrve dhe gjyshėrve tanė, tė cilėt i kanė adhuruar ata, kanė ndjekur me besnikėri kėtė rrugė dhe kanė garuar nė kėtė drejtim."
Delegacioni i kurejshitėve tek Ebu Talibi

Ibni Is'haku thotė: "Njė grup kurejshitėsh tė dalluar, vajtėn tek Ebu Talibi dhe i thanė: "O Ebu Talib, nipi yt ėshtė duke i sharė zotėt tanė, turpėron besimin tonė, i rrėnon ėndrrat tona, i pėrqesh tė parėt tanė, andaj, ose pengoje nė kėtė, ose largohu nga rruga jonė, ngase edhe ti mendon si na dhe beson si edhe na. Pra, ta ndalim bashkarisht." Ebu Talibi i qetėsoi me fjalė tė mira dhe me pėrgjigje tė njerėzishme, e ata u kthyen nė shtėpitė e tyre. Ndėrsa Resulull-llahu a.s. vazhdoi interpreti­min e fesė sė All-llahut xh.sh. duke bėrė thirrje nė Islam.
Formimi i Kėshillit Konsultativ pėr t'i penguar haxhilerėt tė dėgjojnė thirrjen nė Islam

Nė ditėt vijuese kurejshitėt i mundonte njė plan tjetėr. Tani kishin kaluar disa muaj qė Muhammedi a.s. ishte duke interpretuar fenė e re, e afrohej koha e haxhxhit. Shumė arabė do tė vijnė nė Mekė, andaj ishte e nevojshme t'u shpjegohej sjellja e Muhammedit a.s., kėshtu qė mos ta kuptonin seriozisht proklamimin e tij. Ata u mblodhėn pėr t'u konsul­tuar tek El-Velid b. Mugire. El-Velidi tha:
"Duhet tė jeni tė njė men­dimi dhe tė keni qėndrim unanim qė tė mos bini nė kundėrshtim me njėri-tjetrin e tė demantoni njėri-tjetrin." Ata thanė: "Na trego ti?"
Ai u pėrgjigj: "Jo, thuani ju se ēka mendoni, e unė do tė dėgjoj." Ata thanė:
"Do tė themi se ėshtė magjistar." Ai tha "Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar! Ne i njohim magjistarėt, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk llomotitė si magjistar, e as qė e rimon fjalimin si ata." Ata thanė: "Pra, do tė themi se ėshtė i ēmendur." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė i ēmendur. Ne i kemi parė tė ēmendurit dhe e dimė se ēfarė janė, kush janė dhe ēka janė. Ai nuk ka mendje tė errėsuar, nuk ėshtė i sėmurė shpirtėrisht, e as me nerva tė ērregulluara." Ata thanė: "Do tė themi se ėshtė poet." El-Velidi u pėrgjigj: "Ai nuk ėshtė as poet. Ne i njohim tė gjithė poetėt dhe poezinė e tyre. E njohim recitimin nė raxhez, e e njohim edhe nė hezexh (raxhez dhe hezexh janė trajta metrike nė poezinė arabe, sh.p.). E dimė se ē'ėshtė poezia melankolike dhe dėfry­ese, prandaj ky nuk ėshtė as poet." Thanė: "Do tė themi se ėshtė shortar." Velidi tha: "Jo, ai nuk ėshtė as shortar. Ne i njohim shortarėt, i kemi parė edhe ata e edhe sehiret e tyre. Ai nuk hipnotizon e as qė lidhė short." Ata thanė: "Po, ēka tė themi, pra?" Velidi u pėrgjigj:
"Pasha Zotin, fjalėt e tija posedojnė bukuri, bazėn e kanė tė stolisur dhe tė frytshme, ndėrsa pėrmbajtjen tė menēur, tė arsyeshme dhe depėrtuese. Ju nuk mund tė thoni asnjė mendim pėr tė e tė jetė nė formėn e duhur. Nga e tėrė ajo qė that, mė sė miri do t'ishte tė thoni se ėshtė magjistar-sehir. Fjalėt tė cilat i flet, janė magji-sehire, ai e ndanė babain nga i biri, vėllanė nga vėllai, burrin nga gruaja, njeriun nga familja dhe nga farefisi, andaj edhe ju vetė ruajuni dhe largohuni prej tij."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftn1)
Disa tradita transmetojnė se pas tėrė asaj qė ju tha El-Velidi, disa prej tyre e kanė pyetur: "Na thuaj se ē'mendon ti nė tė vėrtetė pėr te?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "Mė lini tė mendoj pak!" Mendoj gjatė e gjatė, e pastaj iu tha atė qė u kishte propozuar atyre mė nė fund.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftn2)

Pėrkitazi me El-Velidin, All-llahu xh.sh. shpalli gjashtėmbėdhjetė ajete nė suren El-Muddeththir dhe atė prej 11-26:
"Lemėni Mua dhe atė qė e kam krijuar Unė Vetė, dhe i kam dhėnė pasuri kolosale, dhe djemtė qė i ka tė pranishėm, dhe nder e prestigj i kam dhuruar dhe pėrpos kėsaj - dėshi­ron, qė Unė t'ia zmadhojė (tė mirat). Jo, kurrsesi! Me tė vėrtetė, ai ėshtė mohues kryeneē i ajeteve Tona; e Unė do ta ngarkojė atė me dėnime tė rėnda, sepse, ka paramenduar dhe ka kur­disur (kundėr Kur'anit), - dhe qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! dhe sėrish - edhe njė herė, qoftė mallkuar, si e ka kurdisur! - Pastaj ka shikuar e, u vrenjt dhe iu mrrol (fytyra) dhe u kthye (nga mendimi i drejtė) dhe u kapėrdis, dhe tha: "Ky (Kur'ani) nuk ėshtė gjė tjetėr, pėrpos magji trashėguese, kėto janė vetėm fjalė njeriu!" Do ta hudhi (dėnojė) nė Sekar (Skėterrė).
Pasi qė Kėshilli Konsultativ u pajtua me vendimin pėrfundimtar, iu pėrvishėn punės qė ta realizojnė kėtė nė vepėr. I vendosėn njerėzit nė udhėkryqet kah silleshin haxhilerėt. Askush nuk ka kaluar pranė tyre e tė mos jetė i paralajmėruar pėr Muhammedin a.s., dhe tė mos flasin gėnjeshtra pėr tė.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftn3)
Nė kėtė plan, mė sė tepėrmi ka kontribuar Ebu Lehebi. Resulull-llahu a.s. i vizitonte njerėzit nė shtėpitė e tyre dhe nė tregje: nė Ukadh, Mexhneh dhe Dhu-l-Mexhaz e i thėrriste nė fenė e All-llahut xh.sh. kurse Ebu Lehebi shkonte pas tij dhe klithte: "Mos iu pėrgjigjni ftesės sė tij, ai ėshtė renegat dhe gėnjeshtar i madh."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftn4)
Ky veprim i kurejshitėve ka bėrė qė arabėt, nė kėtė haxhxh ta njohin Resulull-llahun a.s. dhe qė lajmi pėr tė, tė zgjerohet nė tėrė Arabinė.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftnref1) Ibni Hisham: I/271.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftnref2) Fi Dhilali-l-Kur'an, 29/188.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftnref3) Ibni Hisham: I/271.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947621#_ftnref4) Tirmidhiu tregon pėr kėtė ngjarje nga Jezid b. Rummani dhe Tarik b. Abdu­llah El-Muharibi, e transmeton Imam Ahmedi nė Mesned: III/492 dhe IV/341.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:05
Metodat e llojllojshme pėr rezistimin e Da'vetit

Kur kurejshitėt panė se Muhammedin a.s. nuk mund ta pengonte asgjė nga interpretimi i fesė sė re dhe pėrhapja e saj, filluan pėrsėri tė mendojnė pėr mėnyrėn e shuajtjes tė veprimtarisė sė Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Pėr kėtė qėllim caktuan disa metoda, pėr tė cilat tani do tė bėjmė fjalė:
1. Ironia, qesėndia, tallja, shpotia dhe pėrgėnjeshtrimi kanė qenė mjet pėrdorimi i parė kundėr myslimanėve. Filluan t'i poshtėrojnė me emra fyese, kurse Resulull-llahun a.s. e akuzonin rėndė, duke thėnė se ėshtė i marrė.
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xh.sh. thotė: "Ata thanė: "O ti, qė tė ėshtė shpallė Kur'ani, ti je, me tė vėrtetė, i marrė!" (15, 6).
Shpifnin se ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar: "Ata janė ēuditur pėr ardhjen e njė paralajmėruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarėt kanė thanė: "Ky ėshtė magjistar dhe gėnjeshtar." (38, 4).
Ata e pritnin dhe e pėrcillnin me shikime dashakeqe, budallaqe dhe me gjeste tėrbuese. "Pothuaj se, me tė vėrtetė, jobesimtarėt duan tė tė rrėzojnė me shikim kur dėgjojnė Kur'anin, duke thėnė: "Ai, nė tė vėrtetė, ėshtė i marrė!" (68, 51).
Kur e shihnin se ėshtė duke ndejtur me shokėt e vet tė pafuqishėm, thonin me qesėndi: "A kėta na qenkan ata nga mesi ynė, ndaj tė cilėve All-llahu shfaqi mėshirėn e Tij?" (6, 53).
Kėta kanė qenė prej atyre pėr tė cilėt thotė Kur'ani: "Mėkatarėt qeshnin me ata qė besonin; kur kalonin pranė tyre njėri-tjetrit ia bėnin me sy, e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argėtoheshin nė formė tallėse; ata kur i shihnin besimtarėt thonin: Kėta, me tė vėrtetė, kanė humbur. Kurse Ne nuk i caktuam ata pėr kujdestar tė besimtarėve." (30, 29-33).
2. Shtrembėrimi i mėsimit tė Resulull-llahut a.s., shkaktimi i dyshimit, propagandimi i agjitacioneve tė rrejshme, pėrhapja e fjalėve tė pabaza rreth kėtij mėsimi dhe rreth personalitetit tė Resulull-llahut a.s., duke e tepruar nė tė gjitha kėto, ashtu qė njerėzve mos t'u mbetet kohė tė mendojnė pėr kėtė fe. Ata pėr Kur'anin thonin:
"Dhe thanė: "Kėto janė pėrrallat e popujve tė lashtė; tė cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje (qė t'i mbajė mend mė mirė)." (25, 5).
"E mohuesit thonė: "Ky (Kur'ani) ėshtė vetėm njė gėnje­shtėr, tė cilėn e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanė ndihmuar nė kėtė (edhe) njerėz tė tjerė" Ata (me kėtė) kanė bėrė zullum dhe akuzė." (25, 4).
Ata thonin: "Atė (Muhammedin) e mėson njė njeri" (16, 103).
Pėr Resulull-llahun a.s. thonin: "Ēka ka ky Pej­gamber? Hanė ushqimin dhe shetitė nėpėr tregje." (25, 7).
Mirėpo Kur'ani nė shumė vende ka pėrgjigje nė propagandėn e tyre.
3. E kundėrshtonin Kur'anin me trillimet e popujve tė lashtė qė me kėto t'i zbavisin njerėzit pėr t'i larguar nga mėsimi i Kur'anit. Ata thonė se En-Nadar b. Harithi, me njė rast u ka thėnė kurejshitėve: "O njerėz! Ju ka mbėrthyer njė situatė ēfarė nuk keni pasur rast tė hasni gjer mė tani. Muhammedi ėshtė ritur nė mesin tuaj. Ka qenė fėmija mė i miri prej jush, mė i dėgjueshmi dhe mė i sinqerti nga tė gjithė ju. Ka qenė personi mė i besueshėm ndėr ju. Kėshtu ka jetuar gjer nė pjekurinė e tij. Atėherė ai ju erdhi me kėtė Shpallje, e ju that: Magjistar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė magjistar, ne kemi pasur rast tė shohim magjistarė tė ndryshėm dhe tė njihemi me punėt e tyre.
Mandej that: Shortar! Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė kurrfarė shortari. Ne i kemi parė shortarėt, e dimė se ē'punojnė, dhe e dimė se n'ēmėnyrė pėrshpėrisin disa fjalė tė rimuara. Pastaj that se ėshtė poet. Jo, pasha Zotin, ai nuk ėshtė as poet. Ne e dimė se ē'ėshtė poezia, i kemi dėgjuar dhe i kemi njohur tė gjitha llojet e poezisė. Mė nė fund that se ėshtė i ēmendur. Pasha Zotin, as i tillė nuk ėshtė. Ai nuk ėshtė person i pakujdesshėm, i cili nuk din se ē'bėn e ē'flet. O kurejshitė, kontrollone veten. Pasha Zotin, juve ju ėshtė dėrguar njė gjė madhė­shtore dhe ju ka ndodhur njė ngjarje madhėshtore, por nuk jeni tė vetėdijshėm pėr kėtė."
Pas kėsaj, En-Nadari vajti nė Hira dhe atje e mėsoi mėnyrėn e tė folurit tė mbretėrve persian, tė folurit e Rustemit dhe Sfenddijarit, dhe kur pėrsėri dėgjon fjalimin e Muhammedit a.s. nė tubime, ku pėrmend­te emrin e All-llahut xh.sh., dhe u tėrhiqte vėrejtjen njerėzve nė ndėsh­kimet e Tij, ai tha: "Pasha Zotin, as unė nuk flas mė dobėt se Muham­medi a.s." Mandej rrėfente pėr mbretėrit e Persisė, Rustemin dhe Sfenddijarin, e thoshte: "Nė ēka ėshtė fjalimi i Muhammedit a.s. mė i mirė se i imi? Kėtė assesi nuk e kam tė qartė."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn1)
Ibni Abbasi, nė favor tė kėsaj, na tregon se En-Nadari i kishte blerė disa kėngėtare - robėresha, dhe kur dėgjonte se ndonjė njeri anonte kah Resulull-llahu a.s., e thirrte nė shtėpinė e vet dhe e obligonte njėrėn prej kėngėtareve qė ta ushqente dhe t'i jepte pije, e pastaj tė kėndonte dhe tė luante aq gjatė, derisa nė zemrėn e tij nuk mbetej asnjė gjurmė e Islamit. Pėr tė All-llahu ka shpallur:
"Po ka njerėz tė cilėt blejnė tregime dėfryese, e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut, pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Ata me siguri i pret dėnim i turpshėm." (31, 6)[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn2)
4. Kėrkesa e kurejshitėve pėr tė gjetur njė mesatare tė pėrbashkėt mes mėsimit paraislamik dhe islamik, me kusht qė idhujtarėt t'i braktis­nin disa nga bindjet e tyre dhe disa manifestime religjioze, por qė edhe Pejgamberi a.s. t'i braktiste disa parime islame. Kėtė mė sė miri e shpjegon Kur'ani:
"Ata dėshirojnė qė ti tė bėsh kompromis, e edhe ata tė bėjnė kompromis (nė fe)." (68, 9).
Ekziston njė traditė gojore tė cilėn e transmeton Ibni Xheriri e cila vėrteton kėtė. Pėrkatėsisht, mushrikėt-idhujtarėt i kanė propozuar Resulull-llahut a.s. qė ky t'i adhuronte idhujt e tyre njė vjet e ata do tė adhuronin Zotin e tij njė vjet.
Ekziston edhe njė version tjetėr, transmetuar nga Abd b. Humejdi, se ata i kanė thėnė Muhammedit a.s.: "Nėse ti pranon zotat tonė, edhe ne do tė pranojmė All-llahun tėnd."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn3)
Ibni Is'haku transmeton duke u thirrur nė njė varg transmetuesish, e thotė:
"Njė ditė, gjersa Resulull-llahu a.s. bėnte tavaf rreth Ka'bes, i dolėn pėrpara Esed b. Abdul-Uzzaji, El-Velid b. Mugire, Umejje b. Halefi dhe El-As b. Vail Es-Sehmi, kryeparėt e popujve tė vetė, dhe i thanė:
"O Muhammed, hajde tė besojmė nė atė qė beson ti, kurse ti beso nė atė qė besojmė ne, tė bashkohemi ne dhe t'i bashkojmė fetė tona. Nėse feja jote ėshtė mė e mirė se feja jonė ne do ta pranojmė atė, por nėse kjo e jona ėshtė mė e mirė se e jotja, atėherė ti pranoje tonėn."
Asokohe All-llahu i Lartėsuar xh.sh., shpallė:
"Thuaj: O jobesim­tarė! Unė nuk adhuroj atė ēka adhuroni ju. Por as ju nuk adhuroni Atė qė adhuroj unė. Unė nuk jam adhurues i atyre qė ju i adhuroni. Por as ju nuk jeni adhurues tė Atij qė adhuroj unė. Ju keni fenė tuaj, kurse unė kam fenė time!" (El-Kafirun).[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn4)
Nė kėtė mėnyrė All-llahu xh.sh. e pėrfundoi shantazhin e tyre cinik dhe qesharak, me kėtė zgjidhje tė qartė dhe precize. Ėshtė e mundur tė ekzistojnė disa dallime nė transmetim pėr arsye se propozimet e mush­rikve kanė ardhur njėra pas tjetrės.
Trysnitė dhe persekutimet

Idhujtarėt kanė pėrdorė tė gjitha metodat e pėrmendura. Kėtė e bėnin gradualisht, pak nga pak, nė mėnyrė qė tė pengojnė pėrhapjen e mėsimit islamik. Kjo ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut tė Resulull-llahut a.s. Nė vitin e parė tė Islamit ata nuk i tejkalonin kufijtė e njerėzores gjatė veprimtarisė sė vet. Por, me kalimin e kohės, kur panė se kjo mėnyrė e veprimtarisė sė tyre nuk po sillte kurrfarė rezul­tatesh, u tubuan sėrish dhe formuan njė komision prej 25 anėtarėsh nga paria mekase.
Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulull-llahut a.s. Pas mendimeve dhe konsultimeve tė shumta, ky grup njerėzish mori vendimin definitiv kundėr Resulull-llahut a.s. dhe as'habėve tė tij. Vendosėn qė tė mos kursejnė asgjė nė luftė kundėr Islamit. Do ta torturojnė Resulull-llahun a.s. dhe tė gjithė ata qė e pėrqafuan Islamin, dhe do tė ushtrojnė ndaj tyre tė gjitha trysnitė e mundshme, me ndėsh­kime dhe sulme tė ashpra.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn5)
Morėn kėtė qėndrim dhe vendosėn ta zbatojnė nė vepėr. Kjo ka qenė lehtė tė zbatohet kundėr myslimanėve, sidomos kundėr atyre qė ishin tė dobėt e tė pambrojtur.
Por a do tė zbatohej kjo ndaj Resulull-llahut a.s.? Kurrsesi! Ai ka qenė mendjemprehtė, i qetė dhe plot dinjitet, personalitet i fortė dhe i qėndrueshėm; i ēmuar edhe nga miqtė edhe nga armiqtė, njerėzit e mėdhenj e nderonin dhe e respektonin, ndėrsa ata tė cilėt ishin mėsuar me paturpėsi dhe pafytyrėsi, ndaj tij kishin sjellje tė ashpėr dhe arogante.
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref1) Ibni Hisham: I/299, 300, 358; Tefhimu-l-Kur'ani: IV/8, 9; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 117 dhe 188.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref2) Tefhimu-l-Kur'ani: IV/9.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref3) Tefhimu-l-Kur'ani: IV/501, 205.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref4) Ibni Hisham: I/362.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref5) Rahmetun li-l-Alemin: I/59, 60.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:06
Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, Resulull-llahu a.s. ishte nėn mbrojtjen e Ebu Talibit, kurse Ebu Talibi ishte njėri nga paria mekase, i nderuar dhe i respektuar prej tė gjithėve, si prej pasanikėve ashtu edhe prej tė varfėrve. Andaj mushrikėt frikėsoheshin shumė nga zėnka me te, madje edhe vetėm nga qortimi i tij.
Ky status i tij i sillte kurejshitėve pikėllim tė madh. Posa fillonin tė ndėrmerrnin diē, menjėherė tėrhiqeshin. Por durimi i gjatė ishte tejet i rrezikshėm pėr bestytninė e tyre, pėr udhėheqjen e tyre fetare mbi arabėt dhe pėr hallin e vend-nderit tė tyre.
Ata fillojnė fushatėn e torturimeve nėn udhėheqjen e Ebu Lehebit, i cili merr qėndrim armiqėsor kundėr Resulull-llahut a.s. nga dita e parė e misionit tė tij, shumė mė herėt se kurejshitėt. Mė parė thamė se si ka reaguar nė tubimin e Benu Hashimitėve dhe nė Safa. Nė disa tra­dita gojore gjejmė se nė Safa ka marrė njė gur pėr ta goditur Pejgam­berin a.s.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn1)
Djemtė e Ebu Lehebit, Utbeja dhe Utejbeh, kanė qenė tė martuar me vajzat e Resulull-llahut a.s. Rukijen dhe Ummu Kulthumen. Kjo ka ndodhur para pejgamberllėkut, e kur filloi t'i zbret Shpallja Resulull-llahut a.s. Lehebi urdhėron djemtė qė tė ndahen prej tyre. Ishte aq i ashpėr dhe kėmbėngulės sa qė djemtė qenė tė detyruar tė veprojnė sipas dėshirės sė tij.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn2)
Pas vdekjes sė Abdullahut, djalit tė dytė tė Resulull-llahut a.s. Ebu Lehebi u gėzua shumė dhe u ngut tek shokėt e vet t'ua kumtojė lajmin e gėzueshėm se Muhammedi a.s. ka mbetur pa trashėgimtar-mashkull.
Mė herėt kemi pėrmendur se si Ebu Lehebi e pėrcillte Resulull-llahun a.s. gjatė kohės sė haxhxhit, nėpėr vendet e shenjta dhe sheshet e njohura, duke u thėnė njerėzve se ky ėshtė rrenacak. Tarik b. Abdullah El-Muharibi rrėfen se Ebu Lehebi nuk kėnaqej vetėm me kėto gėnje­shtra, porse e gjuante Resulull-llahun a.s. edhe me gurė, saqė ka pasur edhe gjurmė gjaku.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn3)
Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja - bija mė e bukur e Harb b. Umejjes, motra e Ebu Sufjanit - aspak nuk ngecte prapa burrit tė saj nė armiqėsi ndaj Resulull-llahut a.s. E kishte zakon tė mblidhte gjemba dhe t'i hidhte ato nė rrugė para Resulull-llahut a.s. dhe para derės sė tij natėn. Ishte llafazane gojėkeqe e cila ia nxinte jetėn nga ēdo anė, i bėnte shpifje tė llojllojshme dhe i shtinte poetėt qė ta pėrgojojnė, prandaj Kur'ani e ka quajtur Hammaletul-hattabi (gruaja e cila thurė intriga).
Kur dėgjon gruaja e Ebu Lehebit se ēka ka shpallur Kur'ani pėr tė dhe pėr burrin e saj, vajti tek Resulull-llahu a.s. nė mesxhid nė Ka'be, ku rrinte ulur pranė Ebu Bekrit. Nė dorė mbante njė gur tė madh sa grushti dhe kur u doli para kėtyre dyve, All-llahu xh.sh., ia mori tė pamurit dhe para veti e shihte vetėm Ebu Bekrin, e jo edhe Resulull-llahun a.s. Ajo pyeti: "O Ebu Bekėr, ku e ke shokun tėnd? Dėgjova se flet keq pėr mua. Pasha Zotin, nėse e shoh gojėn do t'ia thėrrmojė me kėtė gur. Le ta di ai se edhe unė jam poete", - dhe recitoi: "Ndėgjesėn e tė qortuarit nuk e pranuam, urdhrat e tij i refuzuam, dhe fenė e tij nuk e pėrqafuam."
Pas kėsaj ajo shkoi, kurse Ebu Bekri tha: "O Pejgamber i All-llahut, a e pave se ē'ndodhi? Ajo nuk tė vėrejti." Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj:
"All-llahu ia tėrhoq tė pamurit nga unė.”[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn4)
Kėtė ngjarje Ebu Bekėr El-Bazzari e tregonte kėshtu:
"Kur gruaja e Ebu Lehebit doli para Ebu Bekrit tha:
"O Ebu Bekėr, shoku yt ėshtė duke bėrė shpifje pėr ne?" Ebu Bekri iu pėrgjigj:
"Jo, pasha Zotin e kėsaj godine, ai nuk reciton vjersha, e as qė ėshtė poet, andaj nuk mund tė tė pėrgojoj." Ajo tha: "Tė besoj, se ti pėrherė e flet tė vėrtetėn."
Tė gjitha kėto marifetllėqe (dredhira) Ebu Lehebi ia pėrgatiste Resulull-llahut a.s. edhe pse ishte xhaxhai i tij, fqiu i parė dhe shtėpitė e tyre ndodheshin njėra pranė tjetrės. Nė kėto tė kėqija nuk dallonte as ky e as gruaja e tij nga fqinjėt e tjerė, tė cilėt e shqetėsonin Pejgamberin a.s. nė shtėpinė evet.
Ibni Is'haku thotė: "Personat, tė cilėt e shqetėsonin Resulull-llahun a.s. nė shtėpinė e vet, kanė qenė: Ebu Lehebi, Hakim bin El-As b. Umejje, Ukbet b. Ebi Muiti, Adijj b. Hamra Es-Thekafi dhe Ibnul-Asda El-Hudhejli. Tė gjithė kanė qenė fqinjėt e tij, dhe asnjėri prej tyre nuk e kishte pranuar Islamin, pėrveē Hakim b. Ebi-l-Asit."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn5) Njė ditė, njėri prej tė pėrmendurve ia gjuan zorrėt e deles Resulull-llahut a.s. gjersa falej nė Harem tė Ka'bes, e njė tjetėr kėto dinte t'i hidhte nė rrugė kah kalonte Resulull-llahu a.s., prandaj Resulull-llahu a.s. shpeshherė e zėnte njė kėnd nė xhami ku falej nė qetėsi i fshehur nga dushmanėt. Ndonjėherė i mblidhte zorrėt e hedhura, e me to dilte para xhamisė dhe i hidhėruar briste: "O Beni Abdi Menaf! Ēfarė fqinjėsh janė kėta!? Pėrse ma bėjnė kėtė, ēka u kam bėrė unė atyre?"
Ukbe Ebi Muiti dinte ta tepronte me kėtė.
Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mes'udi r.a. se njė ditė, Resulull-llahu a.s. falej tek Ka’bja, kurse Ebu Lehebi dhe shokėt e tij rrinin ulur aty pari, e njėri prej tyre pyeti:
“Cili prej nesh do tė shkoi tek kasapi e tė sjellė zorrė pėr t'ia gjuajtur Muhammedit mbi supe kur tė bie nė sexhde?" U paraqit me i guximshmi prej tyre, Ukbe b. Ebi Muiti.[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn6) I solli zorrėt, priti derisa Resulull-llahu ra nė sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unė kėtė e shikoja dhe nuk mund tė bėja asgjė", - thotė Abdullah b. Mes'udi.
"Edhe sikur tė pėrpiqesha, nuk do tė kisha pasur sukses." Pastaj tha: "Ata filluan tė qeshin aq tepėr, saqė dridheshin nga tė qeshurit. Resulull-llahu a.s. mbeti nė sexhde dhe nuk e ngriti kokėn deri sa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrėn nga supet, e ai e ngriti kokėn dhe tha:
"O All-llahu im, Ty po t'i lė kurejshitėt." Kėtė e pėrsėriti tri herė. E kjo iu erdhi rėndė atyre, sepse mendonin se lutjet e bėra nė kėtė qytet, plotėsohen. Pastaj filloi t'i emėronte:
“O Zoti im, ty po ta lė Ebu Xhehlin, Utbete b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin...” - dhe e pėrmendi edhe tė shtatin por nuk ia mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, tė gjithė ata i kam parė tė vdekur nė varrin e pėrbashkėt tė mushrikve pas luftės nė Bedėr."[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn7)
Kur Umejje b. Halefi e shihte Resulull-llahun a.s. e pėrgojonte atė dhe e pėrqeshte, e All-llahu xh.sh., shpalli:
"Vaj halli pėr ēdo pėrgojues - pėrqeshės..."
Ibni Hishami thotė:
"Pėrgojues (hummezeh) ėshtė ai i cili sheshazi e ofendon njeriun, e me kėtė e turpėron dhe nė mėnyrė ofenduese bėn shenjė me sy, kurse pėrqeshėsi (lummezeh) ėshtė ai i cili i maltreton njerėzit dhelpėrisht dhe tinėzisht."[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn8)
Vėllai i Umejjes, Ubej b. Halefi dhe Ukbete b. Ebi Muiti kanė qenė shokė tė mirė. Njė herė Ukbete ishte ulur tek Resulull-llahu a.s. pėr ta dėgjuar se ēka fliste, e ky lajm i erdhi Ubejes, i cili e qortoi ashpėr dhe kėrkoi nga ai qė ta pėshtyjė Resulull-llahun, nė fytyrė, dhe e bėn kėtė.
Njė herė vetė Ubeje e ka thėrrmuar njė kockė tė kalbur dhe pluhu­rin ia ka fryer Resulull-llahut a.s.[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn9)
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref1) Pėr kėtė tregon Tirmidhiu.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref2) Fi Dhilali-l-Kur'ani: 30/282; Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref3) Xhamiu Et-Tirmidhi.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref4) Siret - Ibni Hisham: I/335, 336.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref5) Ky ėshtė Hulejf El-Emevijj Mervan b. El-Hakimi.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref6) Ibni Hishami: I/416.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref7) Sahihu-l-Buhari, libri pėr abdest, kaptina: Kur falėsit i gjuhen ndyrėsira: I/37.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref8) Ibni Hisham: I/356, 357.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref9) Ibni Hisham: I/361, 362.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:07
El-Ahnes ibėn Shurejk Es-Thekafi ishte njėri prej atyre tė cilėve Resulull-llahu a.s. i kishte bėrė mirė, edhe pse kėtė nuk e kishte meri­tuar. Kėtė e vėrteton edhe Kur'ani, qė e pėrshkruan kėtė njeri me shtatė cilėsi. All-llahu xh. sh., thotė:
"Mos dėgjo askend qė betohet rrejshėm dhe ėshtė pėrbuzės shpifarak qė banė fjalė ndėr njerėzit, qė ėshtė koprrac, i pafre­nueshėm, mėkatar i madh, qė ėshtė i vrazhdė, e pėrveē kėsaj ėshtė kopil." (68, 10-13)
Edhe Ebu Xhehli vinte nganjėherė tek Resulull-llahu a.s. pėr tė dėgjuar kėndimin e Kur'anit, e pastaj vazhdonte me tė vjetrėn. Nuk pranonte fenė, e as qė bindej. Nuk frikėsohej, e as qė pėrmirėsohej. Ai e mundonte Resulull-llahun a.s. - bėnte ezijjet me fjalė, i largonte tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj shkonte me mburrje pėr atė qė ka bėrė, i gėzuar pėr tė keqen qė ia ka bėrė dhe pėr ēka do tė mbahej mend. Pėr Ebu Xhehlin Kur'ani thotė:
"Ai nuk ka besuar dhe nuk ėshtė lutur (falė namazin).(75, 31)"[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn1)
Qė nga dita e parė ia ndalonte Resulull-llahut a.s. tė falej nė Harem. Njė herė e takoi nė namaz afėr mekami i Ibrahimit dhe i tha:
"O Muhammed, a nuk ta kam ndaluar tė bėsh kėtė!" Resulull-llahu a.s. u hidhėrua dhe me zė pak sa tė lartė iu kėrcėnua. Nė kėtė Ebu Lehebi tha: "Me ēka mė kėrcėnohesh kėshtu? Pasha Zotin, nė kėtė luginė unė kam mė sė tepėrmi shoqėri." All-llahu xh.sh. shpalli:
"E, ai le ta thėrrasė shoqėrinė e vet" (nė ndihmė)" (96, 17).[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn2)
Nė njė traditė tjetėr thuhet se Resulull-llahu a.s. e ka kapur pėr jake dhe e ka shkundulluar duke i thėnė:
"Vaj halli pėr ty! Vaj halli pėr ty!" (25, 34).
Armiku i All-llahut xh.sh. tha: "Po mė kėrcėnohesh, o ti Muham­med? Pasha Zotin, nuk mund tė mė bėni gjė, as ti e as Zoti yt, sepse unė jam njeri i madh."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn3)
As pas kėtyre ndodhive Ebu Xhehli nuk zgjohej nga agonia e lajthitjes, por edhe mė tepėr zhytej nė baltė. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre: "Ebu Xhehli ka pyetur se a do tė bie Muhammedi a.s. nė sexhde nė prezencėn tuaj?" "Po". Ebu Xhehli tha: "Pasha Latin dhe Uzatin (idhuj) nėse e bėn kėtė, do ta shkeli nė qafė, e hundėn do t'ia fus nė pluhur." Ai shkoi tek Resulull-llahu a.s. dhe e takoi atė duke u falur. Deshti ta gjuan nėn kėmbė, por tė gjithė tė pranishmit u habitėn kur ai u zmbraps duke u mbrojtur me duar prej diēkaje, andaj e pyetėn:
"Ēfarė tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "Nė mes meje e tij pashė njė hendek ku gafullonte zjarri, e duart e mia sikur tė ishin flatra, tė cilat do tė digjeshin aty." Resulull-llahu a.s. tha: "Sikur tė mė prekte me dorė, engjėjt do ta rrėmbenin dhe do ta bėnin copė e grimė."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn4)
Kėsi lloj torturash pėrjetonte Resulull-llahu a.s. nga armiqtė e vet, qoftė nga Mekasit autoritativ, qoftė nga njerėzit e thjeshtė, me gjithė mbrojtjen tė cilėn e gėzonte nga Ebu Talibi. Sa u pėrket myslimanėve tė tjerė, e sidomos ata mė tė dobėtit dhe tė pambrojturit, kėto tortura ndaj tyre kanė qenė edhe mė tė mėdha, kurse metodat edhe mė brutale.
Njėkohėsisht ēdo fis i ndėshkonte njerėzit nga mesi i vet qė e kishin pranuar fenė Islame. Metodat kanė qenė tė tmerrshme dhe tė llojllojshme. Ata myslimanė qė nuk kishin dikėnd tė vetin, pėrjetonin vėrsuljen e horrave kurejshitė, sė bashku me zotėrinjtė. Pėrdornin metoda tė ndryshme tė keqtrajtimit, andaj, vetėm edhe njė pėrfytyrim i tyre, ēdo njeriut fisnik do t'ia plaste zemrėn.
Kur Ebu Xhehli dėgjonte se ndonjėri prej njerėzve autoritativ ka pranuar Islamin, i kėrcėnohej atij se sė pari do ta shkatėrronte materia­lisht, e pastaj edhe moralisht. E nėse ky qėllonte i varfėr dhe i pambroj­tur atėherė e rrahte, e maltretonte, e pastaj i nxiste edhe tė tjerėt tė veprojnė kėshtu.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn5) Xhaxhai i Uthman b. Affanit e mbėshtjellte kėtė nė hasure nga fletėt e palmės, e pastaj e ndizte zjarrin nėn te.[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn6)
Kur nėna e Mus'ab b. Umejrit kupton se djali i saj kishte pranuar Islamin, sė pari e bėri tė vuante nga uria, e pastaj e pėrzėnė prej shtėpie, edhe pse ishin tė pasur. Lėkura e tij, pas kėtyre vuajtjeve, i ishte mble­dhur sikurse ajo e gjarprit. Bilalli, rob i Umejje b. Halef El-Xhume­hijit, e pranoi Islamin, kurse Umejja ia vuri lakun nė qafė e konopin ia dha fėmijėve nė dorė pėr ta tėrhequr kodrave tė Mekės, pėrderisa nė qafė nuk i mbetej prerja nga laku. Pastaj, ia shtrėngonte lakun me njė dorė e me tjetrėn e rrahte duke e goditur me shkop. E detyronte tė ulej nė shkretėtirė nė mesditė kur Dielli pėrcėllonte. E bėnte tė vuante nga uria, e mė sė vėshtiri ishte kur, lakuriq e shtrinte nė rėrėn pėrcėlluese e nė gjoks ia vėnte njė gur tė madh dhe i thoshte:
"Do tė qėndrosh kėshtu, pasha Zotin, derisa nuk vdes ose nuk e mohon Muhammedin, e pėrsėri tė besosh nė Latin e Uzatin."
Bilalli, pėrkundėr gjendjes sė vėshtirė qė pėrjetonte thoshte: "Zoti ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Njė! Ėshtė Njė!"
Njė ditė, gjersa Bilalli e vuante kėtė lloj torturimi, aty pari kalon Ebu Bekri, e sheh tėrė kėtė dhe e blenė Bilallin nga Umejja. Kėtij ia jep njė rob tė zi e tė ri, si kompensim pėr Bilallin. Ndėrkaq pėrmendet se e ka blerė pėr pesė apo shtatė okė argjend. Pastaj Ebu Bekri e liron Bilallin.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn7)
Amėr b. Jasiri ishte rob i Benu Mahzumėve. Ky, baba i tij dhe nėna e tij, e pranojnė Islamin sė bashku. Ata kaluan edhe mė keq se Bilalli. Mushrikėt - jobesimtarėt - idhujtarėt apo politeistėt e Mekės, nė krye me, pėrsėri, Ebu Xhehlin, i shpienin kėta nė shkretėtirė, gjatė vapės mė tė madhe tė ditės, i lidhnin pėr drunj dhe i linin ashtu.
Njė ditė Resulull-llahu a.s. kaloi pranė tyre dhe u tha: "Kini durim, o familje e Jasirit! Vendbanimi i juaj do tė jetė Xhenneti." Jasiri vdes nga plagėt. Gruan e Jasirit e mbyt Ebu Xhehli, duke ia shpuar zemrėn me hu. Kjo ėshtė shehid i parė i Islamit. Amri tėrė kėtė e shikonte me pėrvuajtėri, nė zemėr pėrjetonte dhembje tė padurueshme pėr shkak tė prindėrve tė vet. Ebu Xhehli vazhdon ta torturonte Amrin, herė me uri e herė me gurė tė nxehtė qė ia vėnte nė gjoks, e pastaj i hudhte ujė pėrmbi tė pėr t'i shuar gurtė e zjarrtė nė gjoksin e ti. Kurejshitėt i thoshin:
"Nuk do tė lėmė tė qetė, pėrderisa nuk e shanė Muhammedin dhe deri sa nė zemrėn tėnde nuk ndien dashuri ndaj Latit dhe Uzatit."
Ai, pėr shkak vuajtjeve tė rėnda, iu premtoi kėtė, e ata pas prem­timit tė tij, e lirojnė, ndėrsa ai, shkon tek Resulull-llahu a.s. duke qarė dhe duke kėrku­ar ndjesė. All-llahu xh.sh., pastaj shpalli:
"Ai qė mohon All-llahun pasi qė pat besuar - pėrpos atij qė ėshtė i detyruar me forcė, por qė zemra e tij ėshtė plotė besim (nuk ka mėkat) - si edhe pėr ata qė e hapin zemrėn pėr mohim, pėr ta ka zem­rim nga All-llahu dhe pėr ata ka dėnim tė madh." (16, 106).[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn8)
Ka qenė i torturuar edhe Ebu Fukejheti, i quajtur Efleh, rob i Mekasit Abdu-d-Darit. Atij ia lidhin kėmbėt, dhe kėshtu tė lidhur e tėrhiqnin zvarrė pėr tokė.
Vuajtje tė ndryshme, azabe - keqtrajtime - i ka pėrjetuar edhe Habab b. El-Ereti, rob i Ummi Enmares, bijės sė Seba'a El-Huza'aijes. Mushrikėt e tėrhiqnin pėr flokėsh, pastaj ia shtrembėronin qafėn gjersa nuk i kėrsitnin vertebrat (rrotullat) e qafės, e pastaj ia ngarkonin njė gur tė madh qė tė mos mund tė ēohej.[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn9)
Disa gra e kishin pranuar Islamin: Zun-Nejra, En-Nehdija me tė bijėn e vet dhe Ummu Ubejsa. Tė gjitha ishin robėresha. Edhe kėto mushrikėt i keqtrajtonin nė mėnyra tė ndryshme. Po ashtu, Islamin e pranon robėresha (e blerė) e familjes Benu Muemmel, me origjinė nga Benu Adijjėt. Umer b. El-Hattabi e rrahte derisa i mėrzitej - asokohe ende ishte mushrik - e pastaj thoshte: "Nuk do tė pushoj gjersa nuk lodhem mirė."[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn10)
Ebu Bekri i blenė kėto robėresha, e pastaj i liron sikurse qė e ka liruar Bilallin dhe Amir b. Fuhejrehin.[11] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftn11)
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref1) Fi Dhilali-l-Kur'ani: 20/212.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref2) Fi Dhilali-l-Kur'an: 30/208.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref3) Fi Dhilali-l-Kur'ani: 29/313.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref4) Transmeton Muslimi nė "Sahihun" e vet.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref5) Ibni Hisham: I/320.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref6) Rahmetun li-l-Alemin: I/57.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref7) Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkihu-l-Fuhumi, f. 61; Ibni Hisham: I/317-8.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref8) Ibni Hishami: I/319, 320; Fikhu-s-Sire nga Gazaliu, f. 82; Rivajeti i El-Avfit nga Ibėn Abbasi, tė shikohet Muhtesar Siretu-r-Resulull-llahu nga En-Nexhdi, f. 92; Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Min Iaxhazu El-Tenzil, f. 53.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref9) Rahmetun li-l-Alemin: I/57; Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 60.

[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref10) Rahmetun li-l-Alemin; I/57; Ibni Hisham: I/318.

[11] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947624#_ftnref11) Ibni Hisham: I/318, 319.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:08
Mushrikėt ia vishnin disa as'habėve tė Resulull-llahut a.s. lėkurėn e devesė e pastaj e lėnin nė rėrė, e disave ia vishnin parzmoren e hekurt dhe e lėnin nė shkėmbinjtė pėrcėllues.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftn1)
Regjistri i tė munduarve nė rrugė tė All-llahut xh.sh., ėshtė shumė i gjatė ndėrsa vuajtjet e tyre nuk i kap dot mendja e njeriut. Ata, sikurse edhe ēdo kush tjetėr pėr tė cilin dėgjonin se ėshtė mysliman, kalonin nėpėr shtigje tė njėjta gjembash.
Shtėpia e Erkamit

Ka qenė urtėsi e madhe qė gjatė kėtyre ngjarjeve tė trishtuese Resulull-llahu a.s. ndalon tė shfaqurit dhe proklamimin publik tė Isla­mit. I urdhėron myslimanėt qė tė takoheshin vetėm fshehtazi. Ēdo tubim publik pėrsėri i shtyente mushrikėt tė shprehin agresivitetin e vet pėr tė penguar Resulull-llahun a.s. t'ua mėsonte njerėzve fenė, Kur’a­nin, urtėsinė dhe edukatėn.
Ekzistonte po ashtu frika nga konfrontimi i hapėt ndėrmjet dy palėve armiqėsore, me ide tė ndryshme. Kjo edhe ka ndodhur nė vitin e katėrt tė pejgamberllėkut. shokėt e Pejgamberit a.s., tuboheshin nė vende tė fshehta pėr ta kryer namazin. Njė herė, kėtė e vėrejnė disa jobesimtarė dhe pas ofendimeve tė rėnda i sulmojnė. Nė pėrleshje e sipėr, Sa'd b. Ebi Vekkasi e godet njėrin prej mushrikve dhe e pėrgjakė.
Kjo ka qenė gjakderdhja e parė nė mbrojtjen e Islamit.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftn2) Po qe se konflikti do tė zgjaste mė tepėr, dhe do tė ndodhte mė shpesh, atėherė kjo sigurisht do tė shkaktonte shkatėrrimin e myslimanėve, e njėherit edhe shkatėrrimin e fesė sė tyre.
Prandaj urtia e All-llahut xh.sh., urdhėron fshehjen. Shumica e myslimanėve e mbanin sekret idenė e tyre, praktikimin e fesė si dhe tubimet e veta.
Pėr sa i pėrket Resulull-llahut a.s. ai kėtė e bėnte sheshazi para syve tė mushrikve, dhe asgjė nga kjo nuk mund ta pengonte. Vetėm qė fshehtazi takohej me myslimanėt, mė tepėr pėr shkak tė sigurisė sė tyre dhe tė Islamit, se sa pėr vetėn e vet.
Nė Safa gjendej shtėpia e Erkam b. Ebi-l-Erkam El-Mahzumit. Ka qenė e vogėl dhe larg syve tė zullumqarėve. Resulull-llahu a.s. e cakton kėtė shtėpi pėr interpretimin e fesė dhe tubimin e myslimanėve. Kjo ka ndodhur nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftn3)
Hixhreti i parė nė Abisini

Torturat ndaj myslimanėve kanė filluar nė gjysmėn apo nė fund tė vitit tė katėrt tė pejgamberllėkut. Torturimi, edhe pse i rėndė, ende nuk ka pasur karakter tė pėrgjithshėm. Nė vitin e pestė tė pejgamberllėkut torturat, dhunimet, nga dita nė ditė, nga muaji nė muaj, bėheshin mė tė mėdha dhe mė tė ashpra.
Kjo zgjati gjer nė gjysmėn e kėtij viti, kur myslimanėve u ndalohet banimi nė Mekė. Myslimanėt janė kėshilluar qė tė mendojnė pėr ndonjė dredhi, me ndihmėn e sė cilės do tė shpėtonin nga kjo e keqe e madhe. Nė kėtė moment vendimtar pėr myslimanėt, All-llahu xh.sh., shpallė suren "El-Kehf"-"Shpella" si pėrgjigje mushrikve nė pyetjet qė i bėnin Resulull-llahut a.s. Ndėrkaq, kjo sure pėrmbanė tri rrėfime kur'anore, nė tė cilat All-llahu xh.sh. u ofron myslimanėve kėshilla me pėrmbajtje tė pasur dhe tė rėndėsishme.
Rrėfimi mbi grupin nga "Shpella" preferon hixhretin nga qendra e pabesisė dhe armiqėsisė, pėr shkak tė intrigave dhe fitnellėqeve tė mund­shme kundėr Islamit. I Lartėsuari thotė:
"Kur t'i braktisni ata dhe idhujt qė i adhurojnė ata pėrveē All-llahut, strehohuni nė shpellė, se Zoti juaj do t'ju begatojė juve nga mėshira e Tij dhe do t'ju pėrgatisė pėr veprėn tuaj, atė, nga e cila do tė keni dobi" (18, 16).
Rrėfimi i dytė ėshtė mbi hazreti Hidrin dhe Musain a.s. Kjo tregon se tė gjitha gjėrat dhe tė gjitha rrethanat nuk vijojnė dhe nuk japin rezultate sikurse duket nė shikim tė parė. Ndonjė herė mund tė ndodh qė tė dal ndryshe.
Ky rrėfim, nė mėnyrė simpatike, udhėzon nė atė se lufta e cila ėshtė duke u pėrgatitur kundėr myslimanėve do tė pėrjetojė transformim total, dhe se do tė kthehet kundėr zullumqarėve jobesimtarė, nėse ata nuk e pranojnė Islamin, e nė favor tė myslimanėve tė dobėt, numeri­kisht tė pakėt dhe tė papėrgatitur pėr luftė.
Rrėfimi i tretė ėshtė mbi Dhulkarnejnin. Ky na mėson se toka i takon All-llahut xh.sh., dhe Ai ndanė kujt do prej robėrve tė Vet. Kur'­ani thotė se shpėtimi i vėrtetė arrihet vetėm me ndihmėn e All-llahut xh.sh., pra duke besuar, e jo me pabesim. Gjithashtu na udhėzon nė atė se All-llahu xh.sh. vazhdimisht do tė kujdeset pėr besimtarėt e Vet. Kohė pas kohe, Ai nga mesi i tyre do t'i zgjedh ata tė cilėt do t'i mbro­jnė tė dobėtit nga Jexhuxhi dhe Mexhuxhi[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftn4) i kohės vijuese. Dhe gjithsesi, mė tė meritueshmit qė tė trashėgojnė sundimin nė tokė do tė jenė robtė e mirė tė All-llahut xh.sh. Pas kėsaj, ėshtė shpallur sureja "Ez-Zumer" e cila udhėzon pėr hixhret. Nė tė thuhet se toka e Zotit nuk ėshtė e ngushtė:
"Ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira nė kėtė botė do tė kenė shpėrblim tė mirė, e toka e All-llahut ėshtė e gjerė." (39, 10).
Resulull-llahu a.s. ėshtė njoftuar se Nexhashiu - Negusi, mbreti i Abisinisė, ėshtė njeri i drejtė, dhe se nė vendin e tij tė gjithė njerėzit janė tė trajtuar njėsoj, pa marrė parasysh racėn, pėrkatėsinė kombėtare dhe atė klasore. Askush nuk ėshtė i nėnshtruar nė atė vend. Pėr kėtė arsye i urdhėron myslimanėt qė tė shpėrngulen nė Abisini dhe ta ruajnė besimin e vet nga turbullirat.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftnref1) Rahmetun li-l-Alemin: I/58.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftnref2) Ibni Hisham: I/263; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Vehhabi, f. 60.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftnref3) Vepra paraprake e Abdul Vehhabit, f. 61.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947625#_ftnref4) Jexhuxhi dhe Mexhuxhi - pėrfaqėsuesit e zullumqarėve dhe jobesimtarėve)

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:08
Nė muajin rexheb, tė vitit tė pestė tė pejgamberllėkut, grupi i parė i as'habėve u shpėrngul nė Abisini. Grupi pėrbėhej prej dymbėdhjetė mashkujsh dhe katėr grash, e udhėhiqte Uthman b. Affani me bashkė­shorten e tij Rukijen, vajzėn e Resulull-llahut a.s. Pėr kėta dy, Pejgam­beri a.s. ka thėnė: "Kėta dy janė familja e parė qė e kanė bėrė Hixhretin - shpėrnguljen nė rrugėn e Zotit, pas Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn1)
Nė rrugė u nisėn natėn vonė qė tė mos i shohin dhe tė mos i pengojnė kurejshitėt. Vajtėn nė bregun e detit tė Kuq, dhe nga porti Shu'ajbet, me dy anije tregtare e kalojnė detin dhe mbėrrinė nė Abisini. Kurejshitėt assesi nuk mund tė qetėsoheshin pėr kėtė mashtrim, andaj u nisėn gjurmėve tė tyre, por derisa ata arrinė nė bregun e detit tė Kuq, myslimanėt tanimė e kishin kaluar atė nė siguri. Nė Abisini u pranuan si mysafirė tė mirėseardhur.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn2)
Njė ditė, nė muajin ramazan tė tė njėjtit vit, Resulull-llahu a.s. shkon nė Harem tė Ka'bes. Aty e takon njė grup tė madh kurejshitėsh, tė pėrbėrė nga paria dhe zotėrinjtė. Ai u ndal para tyre dhe filloi tė recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjė i befasoi tė gjithė ata, sepse gjer atėherė kurrė nuk kishin dėgjuar fjalėt e All-llahut xh.sh. Mėnyra e tyre e tė folurit ka qenė e pėrditshme, komunikimi reciprok dhe kėshillimi bėhej me fjalėt:
"Mos e dėgjoni kėtė Kur'an, por flisni me zė tė lartė pėr ta mundur atė!." (41, 26).
Pasi qė i befasoi recitimi melodik i kėsaj sureje, dhe fjala e All-llahut i befasoi shqisat e dėgjimit tė tyre me domethėnie madhėshtore, ata harruan plotėsisht se nė ēfarė situate gjendeshin. Tė gjithė ishin kthyer kah Muhammedi a.s. dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Mendja e tyre ishte e preokupuar tėrėsisht me atė qė dėgjonin, gjersa Muhammedi a.s. erdhi nė fund tė sures dhe fjalėt qė i hapin zemrat:
"Pra, bėni sexhde pėr All-llahun dhe adhuroni (Atė)!" (53, 62).
Pastaj bėri sexhde.
Gjatė tėrė kohės askush nuk luajti nga vendi, nė realitet, bukuria e sė vėrtetės ua kishte zbutur inatin nė shpirtrat e tyre, shpirtrat e pėrqeshėsve kryelartė, andaj nuk mundėn tė durohen, por edhe ata i bėnė sexhde All-llahut xh.sh.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn3) U penduan kur kuptuan se madhėshtia e fjalės sė All-llahut xh.sh. i bėni qė zotėrillėku dhe paria e tyre tė bien me fytyrė pėr toke. Me kėtė gjest do t'u shkonte huq i tėrė mundi qė kishin bėrė gjatė njė vit e gjysmė, andaj i kaploi frika nga njerėzit qė e kanė parė kėtė, por edhe prej atyre qė do tė dėgjojnė kėtė.
Kritikat filluan tė arrinin nga tė gjitha anėt. Ata nuk mund tė dilnin para bashkėmendimtarėve tė vet nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse me gėnjeshtra tė reja. Gėnjyen pėrsėri, por kėsaj radhe nė njė mėnyrė tjetėr. Gėnjyen se Resulull-llahu a.s. ishte i mėshirshėm ndaj zotėve tė tyre dhe se i ka lavdėruar ata duke thėnė:
"Ata janė zota tė mėdhenj dhe duhet tė shpresohet nė shef'atin e tyre" (ndėrmjetėsimi pėr njerėz nė Ditėn e gjykimit). Ata e thanė njė gėnjeshtėr tė madhe pėr Resulull-llahun a.s. nė mėnyrė qė tė arsyetohen pėr sexhden e bėrė All-llahut xh.sh. e qė e kanė bėrė sė bashku me Resulull-llahu a.s. Jo, kjo assesi nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo pritet prej njė populli, i cili ėshtė autor i tė gjitha gėnjeshtrave.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn4)
Lajmi pėr kėtė ngjarje arrinė tek muhaxhirėt nė Abisini, por nė petkun krejtėsisht tjetėr nga ajo e vėrteta. Ata kuptojnė se kurejshitėt e kanė pranuar Islamin, andaj pėrgatiten pėr kthim, dhe nė muajin shevval po atė vit nisen pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės kuptojnė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje andaj disa prej tyre pėrsėri u kthyen nė Abisini, e tė tjerėt hynė nė Mekė fshehtazi, apo nėn mbrojtjen e dikujt.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn5)
Numri i myslimanėve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitė e kurejshitėve. Kėtyre u erdhi shumė rėndė kur dėgjuan se Nexha­shiu i ka marrė myslimanėt nėn mbrojtjen e vet. Pezmi rritej nė zemrat e tyre gjithnjė e mė tepėr, andaj Resulull-llahu a.s. nuk pati tjetėr zgjidhje, por u propozoi shokėve tė vet qė me myslimanėt posa tė transformuar pėrsėri tė shkojnė nė Abisini.
Hixhreti i dytė ka qenė shumė mė i vėshtirė sesa ai i pari. Tani kurejshitėt ishin shumė mė tė kujdesshėm, andaj vendosėn t'i pengojnė myslimanėt, por megjithatė myslimanėt pėrsėri qenė mė tė shpejtė se ata. All-llahu xh.sh. ua lehtėsoi rrugėn dhe kaluan nė Abisini, vendin e mbretit Nexhashiut, para se t'i arrinin kurejshitėt.
Kėsaj radhe u shpėrngulėn 83. mashkuj dhe 18. ose 19. gra,[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn6) nėse me ta ka qenė Amri, sepse kjo nuk dihet saktėsisht, ndėrsa numrin e parė e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftn7)
Komploti i kurejshitėve kundėr emigranteve nė Abisini

Kurejshitėve u erdhi shumė rėndė qė muhaxhirėt gjetėn strehim tė sigurt pėr vete dhe pėr fenė e tyre. Pėr kėtė arsye i zgjodhėn dy njerėz tė aftė dhe mendjemprehtė, tė cilėt i dėrguan pas tyre. Kėta ishin Amėr b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dėrguan shumė dhurata tė vlefshme Nexhashiut dhe patrikėve tė tij. Pasi qė ua dorėzuan kėto dhurata, patrikėve u treguan se muhaxhirėt janė bartės tė njė feje tė re, e cila nesėr mund ta rrezikonte edhe vetė Abisininė. Patrikėt vendosėn tė shkojnė tek Nexhashiu e tė kėrkojnė nga ai dorėzimin e muhaxhirėve kėtyre dyve. Por kėta arritėn tek Nexhashiu para patrikėve dhe i thanė:
"O sundimtar, nė atdheun tėnd ka arritur njė grup tė rinjėsh, tė cilėt e braktisėn fenė e popullit tė vetė, por nuk pranuan as fenė tėnde. Erdhėn me njė fe tė re, tė cilėn nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dėr­guan magnatėt tanė dhe tė tyre, mes tė cilėve janė baballarėt, xhaxha­llarėt dhe tė afėrmit e tyre, qė tė na i dorėzosh e t'ju dėrgojmė atyre, se­pse ata mė mirė e njohin marrėzinė e tyre pėr ēka edhe i kanė qortuar."
Patrikėt, tanimė kishin arritur tek Nexhashiu dhe dėgjuan fjalimin e kėtyre dyve, dhe klithėn: "Tė vėrtetėn e flasin, o mbreti ynė, dorėzoi kėtyre dyve dhe le t'i kthejnė popullit tė vet dhe nė vendin e vet."
Por, Nexhashiu ishte mė i menēur se sa ata mendonin. Ai e konsi­deroi tė domosdoshme ta dėgjonte edhe palėn tjetėr, kėshtu qė situata tė jetė krejtėsisht e qartė. Andaj i thirri myslimanėt qė tė dalin para tij. Ata erdhėn. Tė gjithė ishin tė pajtuar pėr tė vėrtetėn dhe sinqeritetin, kujdoqoftė qė i pėrkiste. Nexhashiu i pyeti: "Pėr ēfarė feje e braktisėt popullin tuaj, vatrat tuaja dhe tė afėrmit tuaj? Sa e di unė, as fenė time - krishterimin nuk e pranuat, e as fenė e ndonjė populli tjetėr.”
Xha'fer b. Ebu Talibi doli para myslimanėve, e tha:
"O sundimtar, i takonim njė populli, i cili jetonte nė injorancė dhe nė lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshėve tė ngordhura, bėnim gjėra tė ndaluara, i shqetėsonim fqinjėt, mė i fuqishmi prej nesh e shtypte mė tė dobėtin. Ja, kėshtu jetonim, gjersa All-llahu xh.sh. nuk na dėrgoi Pejgamberin a.s. Ai ėshtė nga populli ynė dhe ia dimė brezin dhe origjinėn. E dimė se ėshtė i sinqertė, besnik dhe i drejtė. Ai na ftoi qė t'i besojmė vetėm njė Zoti dhe qė vetėm Atij t'i nėnshtrohemi. Na mėsoi qė tė braktisim bestytninė qė e manifestonim, ne dhe etėrit tanė, besimin nė shumė idhuj dhe nė kumire. Na udhėzoi tė flasim vetėm tė vėrtetėn, tė jemi njerėz besnik dhe ta mbajmė fjalėn, t'i respektojmė dhe t'i vizitojmė tė afėrmit tanė, tė sillemi mirė mė fqinjėt. Na urdhėroi qė t'i ndėrprejmė veprat e kėqija, tė mos gėnjejmė, mos tė shpenzojmė pasurinė e bonjakut, qė tė mos bėjmė shpifje dhe mos t'i pėrgojojmė gratė e ndershme. Na urdhėroi qė t'i bindemi vetėm All-llahut, Njė tė Vetmit, qė tė mos bėjmė shirk - mos t'i pėrshkruajmė Atij tjetėr zot. Na urdhėroi tė bėjmė namaz, tė japim zekat (njė pjesė nga pasuria) dhe tė agjėrojmė Ramazanin."

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref1) Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah b. En-Nexhdi, f. 92, 93; Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref2) Rahmetun li-l-Alemin: I/61; Zadu-l-Miad: I/24.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref3) Pėr kėtė tregon Buhariu nė kaptinėn mbi sexhden nė njė version diē mė tė shkurtėr nga Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi. Tė shikohet kaptina "Sexhdetu-n-Nexhm", kaptina "Sexhda e myslimanėve dhe mushrikėve": I/146 dhe kaptina "Ēka ka pėrjetuar Pejgamberi dhe myslimanėt nga mushrikėt": I/543.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref4) Tefhimu-l-Kur'ani: V/188.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref5) Tefhimu-l-Kur'ani: V/188; Zadu-l-Miad: I/24, II/44; Hishami: I/364.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref6) Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947626#_ftnref7) Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:10
Nė muajin rexheb, tė vitit tė pestė tė pejgamberllėkut, grupi i parė i as'habėve u shpėrngul nė Abisini. Grupi pėrbėhej prej dymbėdhjetė mashkujsh dhe katėr grash, e udhėhiqte Uthman b. Affani me bashkė­shorten e tij Rukijen, vajzėn e Resulull-llahut a.s. Pėr kėta dy, Pejgam­beri a.s. ka thėnė: "Kėta dy janė familja e parė qė e kanė bėrė Hixhretin - shpėrnguljen nė rrugėn e Zotit, pas Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn1)
Nė rrugė u nisėn natėn vonė qė tė mos i shohin dhe tė mos i pengojnė kurejshitėt. Vajtėn nė bregun e detit tė Kuq, dhe nga porti Shu'ajbet, me dy anije tregtare e kalojnė detin dhe mbėrrinė nė Abisini. Kurejshitėt assesi nuk mund tė qetėsoheshin pėr kėtė mashtrim, andaj u nisėn gjurmėve tė tyre, por derisa ata arrinė nė bregun e detit tė Kuq, myslimanėt tanimė e kishin kaluar atė nė siguri. Nė Abisini u pranuan si mysafirė tė mirėseardhur.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn2)
Njė ditė, nė muajin ramazan tė tė njėjtit vit, Resulull-llahu a.s. shkon nė Harem tė Ka'bes. Aty e takon njė grup tė madh kurejshitėsh, tė pėrbėrė nga paria dhe zotėrinjtė. Ai u ndal para tyre dhe filloi tė recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjė i befasoi tė gjithė ata, sepse gjer atėherė kurrė nuk kishin dėgjuar fjalėt e All-llahut xh.sh. Mėnyra e tyre e tė folurit ka qenė e pėrditshme, komunikimi reciprok dhe kėshillimi bėhej me fjalėt:
"Mos e dėgjoni kėtė Kur'an, por flisni me zė tė lartė pėr ta mundur atė!." (41, 26).
Pasi qė i befasoi recitimi melodik i kėsaj sureje, dhe fjala e All-llahut i befasoi shqisat e dėgjimit tė tyre me domethėnie madhėshtore, ata harruan plotėsisht se nė ēfarė situate gjendeshin. Tė gjithė ishin kthyer kah Muhammedi a.s. dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Mendja e tyre ishte e preokupuar tėrėsisht me atė qė dėgjonin, gjersa Muhammedi a.s. erdhi nė fund tė sures dhe fjalėt qė i hapin zemrat:
"Pra, bėni sexhde pėr All-llahun dhe adhuroni (Atė)!" (53, 62).
Pastaj bėri sexhde.
Gjatė tėrė kohės askush nuk luajti nga vendi, nė realitet, bukuria e sė vėrtetės ua kishte zbutur inatin nė shpirtrat e tyre, shpirtrat e pėrqeshėsve kryelartė, andaj nuk mundėn tė durohen, por edhe ata i bėnė sexhde All-llahut xh.sh.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn3) U penduan kur kuptuan se madhėshtia e fjalės sė All-llahut xh.sh. i bėni qė zotėrillėku dhe paria e tyre tė bien me fytyrė pėr toke. Me kėtė gjest do t'u shkonte huq i tėrė mundi qė kishin bėrė gjatė njė vit e gjysmė, andaj i kaploi frika nga njerėzit qė e kanė parė kėtė, por edhe prej atyre qė do tė dėgjojnė kėtė.
Kritikat filluan tė arrinin nga tė gjitha anėt. Ata nuk mund tė dilnin para bashkėmendimtarėve tė vet nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse me gėnjeshtra tė reja. Gėnjyen pėrsėri, por kėsaj radhe nė njė mėnyrė tjetėr. Gėnjyen se Resulull-llahu a.s. ishte i mėshirshėm ndaj zotėve tė tyre dhe se i ka lavdėruar ata duke thėnė:
"Ata janė zota tė mėdhenj dhe duhet tė shpresohet nė shef'atin e tyre" (ndėrmjetėsimi pėr njerėz nė Ditėn e gjykimit). Ata e thanė njė gėnjeshtėr tė madhe pėr Resulull-llahun a.s. nė mėnyrė qė tė arsyetohen pėr sexhden e bėrė All-llahut xh.sh. e qė e kanė bėrė sė bashku me Resulull-llahu a.s. Jo, kjo assesi nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo pritet prej njė populli, i cili ėshtė autor i tė gjitha gėnjeshtrave.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn4)
Lajmi pėr kėtė ngjarje arrinė tek muhaxhirėt nė Abisini, por nė petkun krejtėsisht tjetėr nga ajo e vėrteta. Ata kuptojnė se kurejshitėt e kanė pranuar Islamin, andaj pėrgatiten pėr kthim, dhe nė muajin shevval po atė vit nisen pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės kuptojnė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje andaj disa prej tyre pėrsėri u kthyen nė Abisini, e tė tjerėt hynė nė Mekė fshehtazi, apo nėn mbrojtjen e dikujt.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn5)
Numri i myslimanėve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitė e kurejshitėve. Kėtyre u erdhi shumė rėndė kur dėgjuan se Nexha­shiu i ka marrė myslimanėt nėn mbrojtjen e vet. Pezmi rritej nė zemrat e tyre gjithnjė e mė tepėr, andaj Resulull-llahu a.s. nuk pati tjetėr zgjidhje, por u propozoi shokėve tė vet qė me myslimanėt posa tė transformuar pėrsėri tė shkojnė nė Abisini.
Hixhreti i dytė ka qenė shumė mė i vėshtirė sesa ai i pari. Tani kurejshitėt ishin shumė mė tė kujdesshėm, andaj vendosėn t'i pengojnė myslimanėt, por megjithatė myslimanėt pėrsėri qenė mė tė shpejtė se ata. All-llahu xh.sh. ua lehtėsoi rrugėn dhe kaluan nė Abisini, vendin e mbretit Nexhashiut, para se t'i arrinin kurejshitėt.
Kėsaj radhe u shpėrngulėn 83. mashkuj dhe 18. ose 19. gra,[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn6) nėse me ta ka qenė Amri, sepse kjo nuk dihet saktėsisht, ndėrsa numrin e parė e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftn7)
Komploti i kurejshitėve kundėr emigranteve nė Abisini

Kurejshitėve u erdhi shumė rėndė qė muhaxhirėt gjetėn strehim tė sigurt pėr vete dhe pėr fenė e tyre. Pėr kėtė arsye i zgjodhėn dy njerėz tė aftė dhe mendjemprehtė, tė cilėt i dėrguan pas tyre. Kėta ishin Amėr b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dėrguan shumė dhurata tė vlefshme Nexhashiut dhe patrikėve tė tij. Pasi qė ua dorėzuan kėto dhurata, patrikėve u treguan se muhaxhirėt janė bartės tė njė feje tė re, e cila nesėr mund ta rrezikonte edhe vetė Abisininė. Patrikėt vendosėn tė shkojnė tek Nexhashiu e tė kėrkojnė nga ai dorėzimin e muhaxhirėve kėtyre dyve. Por kėta arritėn tek Nexhashiu para patrikėve dhe i thanė:
"O sundimtar, nė atdheun tėnd ka arritur njė grup tė rinjėsh, tė cilėt e braktisėn fenė e popullit tė vetė, por nuk pranuan as fenė tėnde. Erdhėn me njė fe tė re, tė cilėn nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dėr­guan magnatėt tanė dhe tė tyre, mes tė cilėve janė baballarėt, xhaxha­llarėt dhe tė afėrmit e tyre, qė tė na i dorėzosh e t'ju dėrgojmė atyre, se­pse ata mė mirė e njohin marrėzinė e tyre pėr ēka edhe i kanė qortuar."
Patrikėt, tanimė kishin arritur tek Nexhashiu dhe dėgjuan fjalimin e kėtyre dyve, dhe klithėn: "Tė vėrtetėn e flasin, o mbreti ynė, dorėzoi kėtyre dyve dhe le t'i kthejnė popullit tė vet dhe nė vendin e vet."
Por, Nexhashiu ishte mė i menēur se sa ata mendonin. Ai e konsi­deroi tė domosdoshme ta dėgjonte edhe palėn tjetėr, kėshtu qė situata tė jetė krejtėsisht e qartė. Andaj i thirri myslimanėt qė tė dalin para tij. Ata erdhėn. Tė gjithė ishin tė pajtuar pėr tė vėrtetėn dhe sinqeritetin, kujdoqoftė qė i pėrkiste. Nexhashiu i pyeti: "Pėr ēfarė feje e braktisėt popullin tuaj, vatrat tuaja dhe tė afėrmit tuaj? Sa e di unė, as fenė time - krishterimin nuk e pranuat, e as fenė e ndonjė populli tjetėr.”
Xha'fer b. Ebu Talibi doli para myslimanėve, e tha:
"O sundimtar, i takonim njė populli, i cili jetonte nė injorancė dhe nė lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshėve tė ngordhura, bėnim gjėra tė ndaluara, i shqetėsonim fqinjėt, mė i fuqishmi prej nesh e shtypte mė tė dobėtin. Ja, kėshtu jetonim, gjersa All-llahu xh.sh. nuk na dėrgoi Pejgamberin a.s. Ai ėshtė nga populli ynė dhe ia dimė brezin dhe origjinėn. E dimė se ėshtė i sinqertė, besnik dhe i drejtė. Ai na ftoi qė t'i besojmė vetėm njė Zoti dhe qė vetėm Atij t'i nėnshtrohemi. Na mėsoi qė tė braktisim bestytninė qė e manifestonim, ne dhe etėrit tanė, besimin nė shumė idhuj dhe nė kumire. Na udhėzoi tė flasim vetėm tė vėrtetėn, tė jemi njerėz besnik dhe ta mbajmė fjalėn, t'i respektojmė dhe t'i vizitojmė tė afėrmit tanė, tė sillemi mirė mė fqinjėt. Na urdhėroi qė t'i ndėrprejmė veprat e kėqija, tė mos gėnjejmė, mos tė shpenzojmė pasurinė e bonjakut, qė tė mos bėjmė shpifje dhe mos t'i pėrgojojmė gratė e ndershme. Na urdhėroi qė t'i bindemi vetėm All-llahut, Njė tė Vetmit, qė tė mos bėjmė shirk - mos t'i pėrshkruajmė Atij tjetėr zot. Na urdhėroi tė bėjmė namaz, tė japim zekat (njė pjesė nga pasuria) dhe tė agjėrojmė Ramazanin."
Xha'feri ia numėroi bazat kryesore tė Islamit dhe vazhdoi: "Tė gjitha kėto ne i pranuam nga ai si urdhra, sepse i besuam fjalėve tė tij, andaj besuam edhe nė pejgamberllėkun e tij dhe filluam t'i ndjekim mėsimet e tij. U bėmė myslimanė dhe filluam tė rrėfejmė Islamin. Ne vetėm All-llahun besojmė, Atij shok nuk i pėrshkruajmė, e ndalojmė atė qė ėshtė e ndaluar pėr ne dhe e lejojmė atė qė ėshtė e lejuar pėr ne. Ja pra, pėr kėtė shkak na urrejė populli ynė, pėr kėtė shkak na tortu­rojnė dhe na dhunojnė pėr ta braktisur fenė tonė, e pėr t'iu kthyer statu­jave dhe idhujve, qė pėrsėri tė veprojmė ashtu siē vepronim para prani­mit tė Islamit. Prandaj, pėr shkak tė torturimeve tė mėdha qė ushtronin mbi ne, na ishim tė detyruar tė vijmė nė vendin tėnd.
Tė zgjodhėm ty nikoqir nga gjithė mbretėrit e vendeve tė tjera. E dėshiruam mbrojtjen tėnde, sepse kemi dėgjuar se nė vendin tėnd askush nuk ka qenė i keqtrajtuar."
Nexhashiu e pyeti Xha'ferin: "A ke diē me vete nga Shpallja e All-llahut?" Xha'feri u pėrgjigj: "Po." "Atėherė ma lexo atė" - tha Nexha­shiu.
Xha'feri u ngrit dhe recitoi fillimin e sures Merjem - "Kaf, Ha, Ja, A'jn, Sadė." Nexhashiu qajti, pasha All-llahun! Qante, dhe e tėrė mjekra iu lag nga lotėt. Qajtėn edhe patrikėt, dhe nga lotėt e tyre iu lagėn biblat qė i mbanin gjithnjė tė hapura para veti. Sa fjalė tė bukura janė kėto!
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref1) Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah b. En-Nexhdi, f. 92, 93; Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref2) Rahmetun li-l-Alemin: I/61; Zadu-l-Miad: I/24.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref3) Pėr kėtė tregon Buhariu nė kaptinėn mbi sexhden nė njė version diē mė tė shkurtėr nga Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi. Tė shikohet kaptina "Sexhdetu-n-Nexhm", kaptina "Sexhda e myslimanėve dhe mushrikėve": I/146 dhe kaptina "Ēka ka pėrjetuar Pejgamberi dhe myslimanėt nga mushrikėt": I/543.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref4) Tefhimu-l-Kur'ani: V/188.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref5) Tefhimu-l-Kur'ani: V/188; Zadu-l-Miad: I/24, II/44; Hishami: I/364.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref6) Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php#_ftnref7) Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:10
Pastaj Nexhashiu tha: "Kėtė qė e dėgjova, dhe fjalėt qė i janė shpa­llur Isait, vinė nga i njėjti "burim". Shkoni, jeni tė lirė! Unė, pasha Zotin tim, nuk do t'ju dorėzojė kėtyre dyve - dhe u kthye kah Amri dhe Abdullahu - dhe mos tė shpresojnė se do ta bėj kėtė!" Qė tė dy dolėn jashtė tė turpėruar, e Amri i tha shokut tė vet: "Pasha Zotin, nesėr pėrsėri do tė vijmė dhe unė do t'ua gjejė dermanin tek Nexhashiu pėr kokėn e tyre." Abdullahu tha: "Mos e bėn kėtė, ata i kanė tė afėrmit dhe farefisin e tyre, edhe pse na kanė braktisur dhe kanė pranuar tjetėr fe nga ajo e jona, megjithatė, ata janė tanėt." Por Amri ishte i vendosur. Tė nesėrmen qė tė dy vajtėn tek Nexhashiu, ndėrsa Amri filloi tė flas: "O mbret, ti i amnistove ata njerėz, por sikur ta dije se ē'thotė feja e tyre pėr Isain!?" Nexhashiu i thirri myslimanėt dhe ua parashtroi pyetjen pėr Isain. Ata u befasuan, por, pasi qė kishin vendosur tė flasin tė vėrtetėn pa marrė parasysh se pėr cilėn krijesė ėshtė fjala, Xha'feri u pėrgjigj: Pėr Isain dimė vetėm atė qė kemi dėgjuar nga Pejgamberi ynė a.s. Isai ėshtė rob dhe i Dėrguari i Zotit. Ai ėshtė i biri i Merjemės (virgjėreshės sė pastėr, e cila me urdhrin e All-llahut: "Bėhu!, ajo bėhet" ka lindur djalė), ai ėshtė fryma e Zotit dhe Fjala e Tij qė ia ka dorėzuar Merjemės, virgjėreshės."
Nexhashiu tha: "Pasha Zotin tim, kjo qė thatė pėr Isain, ua shpėtoi jetėn." Pastaj tregoi nė shkopin e shtruar mes tij dhe myslimanėve, e tha:
"Neve na ndanė aq sa ėshtė kjo vijė nga shkopi."
Pastaj u tha myslimanėve: "Shkoni, ju jeni tė sigurt nė shtetin tim. Kushdo qė t'ju sulmojė, do tė jetė i ndėshkuar! As pėr njė kodėr ari nuk do tė lejojė qė t'ju ndodh ndonjė e keqe." Mandej u kthye kah shtetasit e vet dhe tha, duke treguar me gisht kah Amri dhe Abdullahu: "E kėtyre kėtu, ua ktheni tė gjitha dhuratat qė i kanė sjellur. Mua nuk mė duhen, pasha Zotin tim! Me ryshfet nuk e kam fituar kėtė fron, e le mė qė me anė tė ryshfetit t'i dorėzojė kėta myslimanė. Deri sa ta kem popullin e dėgjueshėm, dhe unė tė jem mbret i dėgjueshėm qė ta ndajė drejtėsinė, kėta janė tė qetė."
Ummu Selemja, e cila rėfente kėtė ngjarja, tha:
"Tė dy kurejshitėt dolėn nga Nexhashiu kokėulur dhe pa e mbaruar punėn pėr tė cilėn kishin ardhur. Ndėrsa na mbetėm tė jetojmė nė paqe, nė shtėpi tė mirė, tek nikoqiri i mirė."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftn1)
Ky ėshtė versioni i Ibni Is'hakut.
Autorėt tjerė tė Sires thonė se delegimi i Amrit tek Nexhashiu ėshtė bėrė pas Bedrit, e disa thonė se Amri ka qenė dy herė tek Nexha­shiu.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftn2) Mirėpo, pyetjet dhe pėrgjigjet qė janė cekur gjatė bisedės sė Nexhashiut dhe Xha'ferit nė vizitėn e dytė, janė gati tė njėjta siē i ka prezentuar Ibni Is'haku, ndėrsa pyetjet vėrtetojnė se dialogu ėshtė bėrė gjatė vizitės sė parė. Komploti, tė cilin e pėrgatiti paria e Mekės, pėsoi disfatė. Plani u dėshtoi, andaj e ndjenin vetėn tė ofenduar e tė poshtėruar. Kuptuan se nuk janė ne gjendje t'i realizojnė qėllimet e veta brutale, pėrveēse nė suazat e pushtetit tė tyre. Prandaj, nė kokat e tyre lind njė ide e tmerrshme. Duke e parė se tė gjitha kėtyre nuk mund t'ia dalin nė krye, mėnyra e vetme ishte qė pėrfundimisht t'ia ndalojnė Resulull-llahut a.s. veprimtarinė e mėtej­shme nė pėrhapjen e Islamit, nėse jo ndryshe, atėherė me shkatėrrimin total. Por, si, nė ē'mėnyrė tė bėhet kjo? Ebu Talibi e pėrkrahte atė dhe gjithnjė ishte pengesė mes tė tyre dhe atij. Andaj vendosėn qė t'i qėrojnė hesapet drejtpėrdrejtė me tė.
Kurejshitėt i kėrcėnohen Ebu Talibit

Paria e kurejshitėve vajtėn tek Ebu Talibi, e i thanė: "O Ebu Talib, ti je njeri i moshuar dhe gėzon autoritet tek ne. Gjer mė tani tė kemi lutur qė ta pengosh nipin tėnd nė kėtė rrugė, e kėtė nuk e bėre dot. Ne, pasha Zotin, mė nuk kemi durim. Ai sulmon etėrit tanė, rrėnon ėndrrat tona dhe i turpėron zotat tonė, ose pengoje nė kėtė rrugė, ose edhe ty do tė trajtojmė sikurse atė, e tė shohim se kush prej nesh do tė fitojė e kush do tė humbė."
Ebu Talibit i erdhi rėndė ky kėrcėnim, kjo vėrejtje dhe ky betim i tyre, andaj dėrgoi ta thėrrasin Muhammedin a.s. E kur erdhi i tha:
"O nipi im, mė vizituan njerėzit e fisit tėnd, mė thanė kėtė e kėtė - dhe ia shpjegoi tė gjitha me radhė, e pastaj vazhdoi: "Ke mėshirė edhe ndaj meje edhe ndaj vetes! Mos mė ngarko tė bėj atė qė nuk jam nė gjendje tė bėj." Resulull-llahu a.s. mendoi se xhaxhai i tij ėshtė duke hequr dorė nga ai pasi qė nuk kishte fuqi pėr ta mbrojtur edhe mė, prandaj tha:
"O xhaxhai im! Pasha All-llahun, edhe nėse do tė ma dhuronin Diellin nė dorėn e djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, unė nuk do tė heq dorė nga detyra ime, derisa tė ngadhėnjejė Islami me emėr tė All-llahut xh.sh, apo unė do shkatėrro­hem. Jo, unė nuk heq dorė." Pastaj, duke qajtur me dėnesė e me lotė ndėr sy, u ngrit dhe doli jashtė.
Ebu Talibi, i zhytur nė pikėllim tė thellė, e thirri qė tė kthehet dhe kur u paraqit pėrsėri, deklaroi: "Shko, o nipi im, e fol ēka tė dojė zemra, dhe dije se, pasha Zotin tim, kurrė nuk do tė tė dorėzojė e as qė do tė braktis." Pastaj i recitoi disa vargje me kėtė domethėnie: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė tė bėj ndonjė tė keqe, gjersa nuk mė mbulon toka e zezė. Bėhu i qėndrueshėm nė veprėn e madhe, pėrgėzo, disave rreth teje u shkėlqejnė sytė nga gėzimi."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftn3)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftnref1) Ibni Hisham - pėrmbledhtas: I/334-338.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftnref2) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 96-98. Nė kėto f. gjenden gjerėsisht pyetjet dhe pėrgjigjet e sipėrshkruara.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947628#_ftnref3) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 68.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:11
Kurejshitėt e vizitojnė Ebu Talibin
pėr tė dytėn herė

Kur shohin kurejshitėt se Resulull-llahu a.s. nuk ka ndėrmend tė heq dorė nga misioni i vet dhe se edhe mė tutje vazhdon me interpre­timin dhe pėrhapjen e Islamit, ndėrsa Ebu Talibi refuzonte ta braktisė atė, duke qenė i gatshėm tė ndahet prej tyre, vendosėn qė pėrsėri tė shkojnė tek ai. Me vete morėn edhe Amareh b. Velid b. Mugiren, dhe kur arritėn tek ai, thanė: "O Ebu Talib, ky djalosh (Amareja) ėshtė ndėr tė rinjtė kurejshit mė pėrparimtar dhe mė i bukuri. Ne ta dhurojmė ty! Merre atė dhe shfrytėzoje mendjen dhe fuqinė e tij, le tė jetė si djali yt. Por na dorėzo nipin tėnd, i cili u bė renegat i fesė tėnde dhe etėrve tuaj dhe nga feja e popullit tėnd. Ne dėshirojmė ta mbysim atė. Ta japim njeriun pėr njeri, kokė pėr kokė." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė kurdiste diē kėshtu sikurse ju. Kjo qė propozoni ju ėshtė gjė e ligė! ma jepni fėmijėn tuaj pėr ta ushqyer atė e ju timin ta mbytni! Kurrė, pasha Zotin, kurrė nuk do tė ndodh kjo."
Atėherė u ngrit EL-Mut'im b. Adijj b. Neufel b. Abdi Menafi e tha: "O Ebu Talib, populli yt ka mbajtur qėndrim tė drejtė ndaj teje, janė pėrpjekur tė tė lirojnė edhe ty nga ajo qė ėshtė e urrejtur edhe pėr ty, por ti nuk pranove asgjė prej tyre." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, nuk keni pasur qėndrim tė drejtė ndaj meje, por jeni bashkuar qė tė mė zhgėnjeni dhe ta ngritni popullin kundėr meje. Vazhdoni ashtu siē keni filluar."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn1)
Shėnimet historike saktėsojnė kohėn e kėtyre dy vizitave, por, si duket kjo ka ndodhur pas qetėsimit tė ngjarjeve dhe tė personave, nė gjysmėn e vitit gjashtė tė pejgamberllėkut, ndėrsa intervali kohor mes dy vizitave ka qenė i shkurtėr.
Ideja e zullumqarėve pėr ta shkatėrruar
Resulull-llahun s.a.v.s.

Pas tentimit tė pasuksesshėm qė me dy vizitat e bėra Ebu Talibit ta zgjedhin problemin, kurejshitėt i kthehen metodave edhe mė tė rėnda, mė tė vrazhda tė trysnive se ato qė i bėnin mė parė. Atėbotė u bie ndėr­mend njė mėnyrė tjetėr si t'ia humbin kokėn Resulull-llahut a.s. Duhet tė zhduket nė mėnyrė shtazarake qė, gjer atėherė nuk mbahej mend. E mu kjo do tė jetė shkak qė dy heronj tė Mekės, me autoritet tė madh, tė kalojnė nė Islam, Hamza b. Abdu-l-Muttalibi dhe Umer b. El-Hattabi.
Nė mizoritė qė i kanė bėrė atėherė, bėn pjesė edhe kjo: Njė ditė tek Resulull-llahu a.s. erdhi Utejbeh b. Ebu Lehebi dhe i tha: "Unė nuk besoj nė atė qė thotė Kur'ani: "Pasha yjet kur ato dalin", e as nė atė "Pastaj u afrua dhe u kėrrus", e pastaj iu vėrsul Resulull-llahut a.s. pėr ta goditur. Ia grisi kėmishėn, e pėshtyu nė fytyrė, por nuk mundi ta godas. Gjersa i biri i Ebu Lehebit vepronte kėshtu, Resulull-llahu a.s. iu drejtua All-llahut xh.sh., duke iu lutur: "O Zoti im, dėrgoja atij njėrin prej qenėve Tuaj!" Lutja iu plotėsua. Njė ditė Utejbehu me njė grup kurejshitėsh niset pėr nė Sham. Arritėn nė vendin Ez-Zerka nė shkretėtirė ku vendosėn tė bujnė. Nė mbrėmje atypari kaloi njė lua, nga i cili u frikėsuan. Utejbehu briti: "I mjeri unė, o vėlla, pasha Zotin, do tė mė hajė siē e ka lutur Muhammedi a.s. All-llahun. Mė ka mbytur qė nga Meka, e unė jam nė Sham (Siri)." Luani e rrėmbeu pikėrisht atė mu nga mesi i grupit dhe e preu nė qafė.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn2)
Nė mizoritė kurejshite bėnė pjesė edhe ajo kur Ukbe b. Ebu Muiti ia shtypė me kėmbė qafėn Resulull-llahut a.s. gjersa ky ishte nė sexhde, aq fortė, sa qė ai zgurdulloi sytė.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn3) Se kurejshitėt me mizoritė e veta donin ta mbytnin Resulull-llahun a.s. flet edhe rrėfimi i Ibni Is'hakut nė njė version mė tė gjatė:
"Njė ditė Ebu Xhehli tha: "O popull Kurejshit, Muhammedi nuk heq dorė nga veprimtaria e tij. A nuk e shihni se kush na e poshtėron fenė tonė, kush na i pėrqeshė etėrit tanė dhe i rrėnon ėndrrat tona? Betohem dhe pėrgjėrohem me Zotin se do tė ulem nė gurin mė tė madh qė mund ta ēoj dhe me tė do ta shtypi Muhammedin. Kur tė bie nė sexhde me tė do t'ia shtypi kokėn. Nėse doni mė pėrkrahni, ose mė pengoni, mandej familja Abdi Menaf le tė bėj ēka tė dojė." Kurejshitėt thanė: "Nuk do tė lėmė pa tė pėrkrahur, vepro ashtu si dėshiron!"
Tė nesėrmen nė mėngjes, Ebu Xhehli mori njė gur ēfarė e kishte pėrshkruar dhe u ul mbi tė pėr ta pritur Resulull-llahun a.s. Ky erdhi, si zakonisht, nė kohėn e duhur dhe filloi tė falet. Kurejshitėt ishin ulur nė vendet e tyre tė zakonshme dhe prisnin se ēfarė do tė bėnte Ebu Xhehli. Kur Resulull-llahu a.s. ra nė sexhde, Ebu Xhehli deshti ta godaste me gur por, shih, nuk mundi as ta lėvizte. Provoi nga njė anė - nuk bėn, provoi nga tjetra - pėrsėri nuk bėn. Pastaj e ēoj pak, por guri i shpėtoi nga duart. Kurejshitėt u afruan dhe i britėn:
"Ēka tė ndodhi, o Ebu Hakim?" Ai tha "Kur fillova ta realizojė atė qė pata ndėrmend, siē ju thashė dje, dhe kur deshta ta ngris gurin, ky pėrnjėherė u shndėrrua nė njė deve mashkull ēfarė nuk mė kishin parė sytė gjer atėherė, me kėmbė tė gjata e tė forta, me kofshė tė fuqishme, me fulqi tė madhe dhe me dhėmbė tė shėndoshė. Kurrė nuk kisha parė njė dromedar tė tillė. Pasha Zotin, ai luante dhe kthehej kah unė pėr tė mė kafshuar."
Ibni Is'haku transmeton: "Mua mė kanė thėnė se Resulull-llahu a.s. ka deklaruar: "Ai ka qenė Xhibrili a.s. Sikur ta arrinte, do ta kaf­shonte dhe do ta brente gjer nė vdekje."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn4) Pas kėsaj Ebu Xhehli i ka bėrė Resulull-llahut a.s. atė qė Hamzėn dhe Umerin i shtyri tė pėrqa­fonin Islamin, pėr ēka do tė flasim mė vonė.
Ideja pėr shkatėrrimin e Muhammedit a.s., nga dita nė ditė ngulitej nė kokat dhe nė zemrat e zymta tė zullumqarėve. Ibni Is'haku trans­meton nga Amėr b. El-Asi, i cili thotė: "Kam marrė pjesė nė tubimin e tyre nė Haxher (Haxhretul-esved). Duke folur pėr Resulull-llahun a.s., thanė: "Nuk e kemi tė njohur se dikush ka pasur aq shumė durim me tė sikurse ne. Kemi qenė tejet tė durueshėm, posaēėrisht kur kemi tė bėjmė me njė gjė aq serioze siē ėshtė kjo." Derisa ata flisnin kėshtu, ia behu Resulull-llahu a.s. dhe u nis pėr ta bėrė teslimin - shenjė me dorė kah qoshja e Ka'bes - pastaj kaloi para tyre duke bėrė tavafin rreth Ka'bes. Ata e pėrcollėn me fjalė tė shėmtuara. Kjo u shpreh nė fytyrėn e tij. Kur pėr tė dytėn herė kaloi pranė tyre, ata i pėrsėritėn ato fjalė, e kjo pėrsėri u shpreh nė fytyrėn e tij. Kėshtu ndodhi kur kaloi edhe pėr tė tretėn herė. Atėherė Resulull-llahu a.s. u tha:"
Mė dėgjoni, O kurejshitė, pasha Krijuesin tim, mund tė ketė vik­tima." Ata u trazuan. Secili prej tyre dukej sikur ta kishte mbi kokė njė shpesė rrėmbyese. Ai i cili mė sė tepėrmi e sulmonte, u qetėsua, u pėrqėndrua, dhe filloi t'i drejtohet me fjalė tė bukura. Ai i tha: "Shko, o Ebu Kasim, ti nuk je nga injorantėt."
Tė nesėrmen pėrsėri u tubuan dhe filluan tė flasin pėr tė, ndėrsa Resulull-llahu a.s. falej. Pa njė, pa dy, u ngritėn qė tė gjithė dhe e rre­thuan.
"E pash", rrėfen Ibėn Amėr b. El-Asi, "qė dikush prej tyre e kapi pėr pelerine, kurse Ebu Bekri u vėrsul mbi te. Fliste duke qajtur: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" Ata e lėshuan dhe ikėn. Kjo ishte gjėja mė e vėshtirė qė i kanė bėrė kurej­shitėt, e qė e kam parė unė."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn5)
Nė traditėn e Buhariut transmetohet nga Urvete b. Zubejri, i cili ka thėnė: "E kam pyetur Amėr b. El-Asin tė mė tregojė pėr tė keqėn mė tė madhe qė ia kanė bėrė kurejshitėt Resulull-llahut a.s. e ai mė tha: "Deri sa Resulull-llahu a.s. falej nė njė qoshe tė Ka'bes, u paraqit Ukbet b. Ebi Muiti dhe mbėshtolli petkun e vet rreth qafės sė Resulull-llahut a.s. dhe e shtrėngoi me tėrė fuqinė. Atėherė u paraqit Ebu Bekri dhe me tėrė fuqinė e largoi nga Resulull-llahu a.s. e tha: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?"[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftn6) Sipas njė versioni tė Esmasė, vajzės sė Ebu Bekrit, thuhet: "Jehoi njė britmė gjer te Ebu Bekri dhe zėri i tha: "Shpėtoje shokun tėnd", ai doli me vrull nga shtėpia, e nė kokė i kishte katėr kaēurrela. Doli duke thėnė: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm se thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" E lėshuan Muhammedin a.s. e iu kthyen Ebu Bekrit. Pastaj ai u kthye nė shtėpi."

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref1) Ibni Hishami: I/266, 267.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref2) Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522; Abdullah Nexhdi, f. 135.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref3) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 113.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref4) Ibni Hashim: I/298, 299.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref5) Ibni Hisham: I/289, 290.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947629#_ftnref6) Sahihu-l-Buhari, kaptina mbi pėrjetimet e Resulull-llahut a.s. nga mushrikėt nė Mekė, ai dhe shokėt e vet: I/544.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:12
Hamza r.a. pranon Islamin

Nė ato kohė aq tė vėshtira, gjersa retė e errėsirės shpėrndanin shpirt­ligėsinė e vet nė tė gjitha anėt, ndriti njė rreze drite e cila i gėzoi pa masė tė rrezikuarit dhe ua ndriēoi rrugėn. Kjo ishte kalimi i Hamzės nė Islam, Hamza i biri i Abdul-Muttalibit. Ky u bė mysliman kah fundi i vitit gjashtė tė pejgamberllėkut. Shumica e historianve konsiderojnė se kjo ka ndodhur nė muajin dhul-hixhxhe. Gjithsesi ka ekzistuar njė shkas pėr kėtė ngjarje tė ndritshme.
Njė herė Ebu Xhehli, duke kaluar pranė Resulull-llahut a.s. nė Safa, e sulmon atė me fjalė tė rėnda. Resu­lull-llahu a.s. nuk pėrgjigjet, e ai e godet me gur nė kokė, sa qė i rrodhi gjaku. Pastaj Ebu Xhehli kthehet dhe shkon nė ndeje me kurejshitėt tjerė para Ka'bes, dhe ulet mes tyre.
Nė Safa qėndronte robėresha e Abdullah b. Xhedanit dhe pa se ēka ndodhi. Pas pak atypari kalon Ham­za, i cili kthehej prej gjuetisė, duke e bartė harkun e vet. Ajo i tregon se ē'kishte bėrė Ebu Xhehli. Hamza hidhėrohet shumė - e ishte njeriu mė i famshėm dhe mė i guximshėm i kurejshitėve - dhe niset kah Ka’bja me vrap. Askund nuk ndalet gjersa mbėrrinė para Ebu Xhehlit, aty, nė mesxhidin e Ka'bes, qėndroi mbi kokėn e tij dhe briti: “O njeri i pagdhendur, ti je duke e ofenduar dhe duke sulmuar nipin tim, e unė i takoj tė njėjtės fe sikurse edhe ai!" Pastaj e godit me hark nė fytyrė me njė tė rame tė fortė, sa qė ia bėri njė vragė. Njerėzit nga familja e Benu Mahzumit qėndruan nė anėn e Ebu Xhehlit, kurse ata tė Benu Hashi­mit, nė anėn e Hamzės. Ebu Xhehli tha: "Lėreni Ebu Amarin - Hamzėn, unė e kam sulmuar keq nipin e tij."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn1)
Islami i Hamzės, nė momentin e parė, ishte nga inati. Ka qenė njeri i cili mė nuk mund tė duronte padrejtėsinė, andaj edhe reagoi aq ashpėr. Por, All-llahu xh.sh. menjėherė ia ndriēoi shpirtin dhe mendjen, e ai fuqishėm e pėrqafoi fenė, kurse myslimanėt e fituan njė shok me tė cilin mburreshin shumė.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn2)
Umer bin El-Hattabi r.a. pranon Islamin

Nė atė kohė ndriti edhe njė rreze drite dhe ndihmoi shpėrndarjen e errėsirės. Kjo ishte njė dritė mė e shndritshme, sikur vetėtima nė natėn me stuhi, e cila nuk shuhet shpejtė si ajo, por vazhdon edhe mė tė shndris dhe tė ndriēojė mjedisin e vet.
Kjo dritė e dytė nė Islam ishte Umeri. Umer b. El-Hattabi e pranoi Islamin nė muajin dhul-hixhxhe tė vitit gjashtė tė pejgamberllėkut,[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn3) vetėm tre ditė pas Islamit tė Hamzės.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn4) Resulull-llahu a.s. tanimė i ishte lutur All-llahut xh.sh. qė Umeri tė pranonte Islamin. Tirmidhiu transmeton nga Ibni Umeri njė hadith, tė cilin e klasifikon nė sahih, tė cilin po ashtu Taberaniu e transmeton nga Ibėn Mes'udi dhe Enesi qė Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "O All-llahu im, ndihmoje Islamin me njėrin prej kėtyre dyve, i cili ėshtė mė i dashur pėr Ty: me Umer b. Hattabin ose me Ebu Xhehl b. Hishamin." Mė i dashuri pra pėr All-llahun xh.sh. ka qenė Umeri r.a.
Pas studimit tė tė gjitha versioneve, tė cilat flasin pėr kalimin e Umerit r.a. nė Islam, mund tė konkludohet se feja Islame nė zemrėn e tij ka zėnė vend gradualisht, por sigurt. Para se ta prezentojmė kėtė, tė themi diē pėr virtytet e Umerit r.a. dhe ndjenjat e tij.
Umeri r.a. ka qenė i njohur me mprehtėsi nė tė folur dhe me lėvizje energjike. Shpeshherė myslimanėt kanė pėrjetuar nga ai hidhėrime, mirėpo nė realitet ka qenė person tek i cili pėrziheshin ndjenja tė ndryshme. I ēmonte shumė zakonet e tė parėve tė tij, e nga ana tjetėr ia kishte ėnda kėnaqėsitė e kėsaj bote, verėn dhe lojėrat. Mahnitej me qėn­drueshmėrinė e myslimanėve nė besimin e tyre tė ri dhe me vullnetin e tyre tė fuqishėm pėr tė vazhduar, pa marrė parasysh se nė ēfarė pen­gesash hasnin. Edhe vetė vihej nė situata tė dyshimta pėrkitazi me fenė e vet dhe mendonte se Islami ėshtė feja mė e mirė nga tė gjitha tė tjerat. Kėshtu zgjati gjersa nuk mbizotėroi ajo qė mbizotėroi. Kėto janė fjalėt e El-Gazaliut.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn5)
Rezymeu i traditės pėr Islamin e tij thotė se, Umeri r.a. njė natė del pėr tu zbavitur jashtė shtėpisė sė vet. Shkon nė Harem tė Ka'bes dhe brenda hasė Resulull-llahun a.s. nė namaz. Kėndonte nga fillimi i sure “EL-Hakka”. Umeri ndalet dhe dėgjon. I pėlqeu kėndimi i Kur'anit. Ai vetė thotė: "Thashė me vete - ky, pasha Zotin, ėshtė poet, siē kanė thėnė kurejshitėt. Pastaj i dėgjova fjalėt: "Kur'ani ėshtė, me tė vėrtetė, fjalė e shpallur Pejgamberit fisnik, e nuk ėshtė fjalė e poetit - sa pak jeni duke besuar!" (69, 40-41). Pastaj unė mendova: "Ai ėshtė magjistar." Dhe dėgjova fjalėt: "e nuk ėshtė fjalė e ndonjė magjistari - sa pak jeni duke menduar." (69, 42). Pastaj Umeri r.a. tha: "Atėherė Islami hyri nė zemrėn time."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn6)
Kėto kanė qenė farat e para tė Islamit qė u mbollėn nė zemrėn e tij, por lėvozhgat e farave ishin tė pėrbėrė nga keqkuptimet paraislamike, nga asabijja tradicionale (fanatizmi fisnor), dhe nga mbajtja dhe glori­fikimi i besimit tė gjyshėrve. Tė gjitha kėto ende mbizotėronin me men­djen e tij. Kjo ishte e vėrteta pėr tė cilėn rrahte zemra e tij. Andaj mbeti i zellshėm dhe i palodhshėm nė veprimet e veta kundėr Islamit. Por megjithatė, nė zemrėn e tij vibronte njė ndjenjė tjetėr e fshehur thellė pas mburojės sė tij trupore.
Nė armiqėsinė e ashpėr tė Umerit numėrohet vendimi i tij pėr ta mbytur Resulull-llahun a.s. Kjo ndodhi njė ditė, kur doli, i ngjeshur me shpatė tė mprehtė, pėr ta realizuar vendimin nė vepėr. Gjatė rrugės e takon Nu'ajm bin Abdullah el Adevijjun,[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn7) ose, ndoshta njė njeri tjetėr nga fisi Benu Zehra,[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn8) ose bile edhe nga fisi Mahzum,[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftn9) i cili e pyet: "Ku je nisur, o Umer?" Ai pėrgjigjet: "Dėshiroj ta mbys Muhamme­din." Ky i thotė: "Si do tė mbrohesh nga familjet Benu Hashim dhe Benu Zehra nėse e mbyt Muhammedin?" Umeri i tha: "Kėshtu mund tė flasish vetėm nėse e ke pranuar fenė e re, dhe ke braktisur atė tė vjetrėn nė tė cilėn ke lindur." Atėherė njeriu i tha: "Mirė pra, po a dėshiron, o Umer, tė tė them diē qė ende nuk e din? Do tė ishe i befasuar! Motra jote dhe dhėndri yt e kanė ndėrruar fenė e e kanė braktisur fenė tė cilės i takon ti." Umeri u trondit shumė dhe niset nė shtėpinė e tyre. Kur arrinė, aty hasi Habab bin El-Eretin. Nė dorė e mbante njė faqe tė Kur'anit ku shkruante "Ta-ha". Kėtė sure ia kėndonte kėtyre dyve. Hababi shpesh vinte tek kėta pėr t'ju kėnduar Kur'an. Kur dėgjoi zėrin e Umerit, u fsheh thellė nė shtėpi, ndėrsa Fatimja - motra e Umerit - fshehu faqen e Kur'anit. Kur hyri Umeri tek ata, tha: "Ēfarė janė ato fjalė qė i dėgjova kur arrita kėtu?" "Ata u pėrgjigjėn: "Kurrgjė, ne tė dy bisedonim mes veti." Ai tha: "A mos, vallė, ju dy e keni ndėrruar fenė?" Dhėndri tha: "O Umer, ēka mendon, nėse e vėrteta ėshtė nė anėn e asaj feje tjetėr, e jo nė atė tėndėn?" Umeri iu vėrsul dhe e goditi fuqishėm. Motra e tij ndėrhyri dhe e shkėputi nga burri i saj, kurse ai i dha njė tė shtyrė me dorė nė faqe dhe e pėrgjaku, - nė traditėn e Ibni Is'hakut thuhet se e ka goditur me shuplakė nė faqe dhe i ka shkaktuar plagė - e ajo, e hidhėruar, i drejtohet: "O Umer, nėse feja tjetėr ėshtė e drejtė, e e jotja e gabuar, atėherė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut."
Kur e pa Umeri se ēka i bėri motrės, tė cilės i rridhte gjaku nga plaga nė fytyrė, i erdhi shumė keq dhe u pendua. Pastaj ua kursej jetėn e tha: "Ma jepni atė fletė ta lexoj." Motra i tha: "Ti je i papastėr, e kėtė nuk e marrin nė dorė njerėzit e papastėr, ngrihu e pastrohu e pastaj merre Kur'anin." Kur e bėri kėtė, e mori fletėn dhe kėndoi: "Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!" dhe tha: "Sa emra tė bukur dhe tė pastėr (duke menduar nė Besmele)" dhe vazhdoi tė kėndojė "Ta-ha" gjersa nuk erdh tek ajeti: "Vėrtet, vetėm Unė jam All-llahu, nuk ka Zot tjetėr pos Meje, pra vetėm Mua mė adhuro dhe fale namazin - qė tė mė kesh gjithnjė ndėrmend!" (20, 14). Umeri u ndal dhe tha: "Sa ligjėrim i mrekullueshėm, nuk ka fjalė mė tė bukura se kėto! Mė dėrgoni tek Muhammedi!"

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref1) Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 66; Rahmetun li-l-Alemin: I/68; Ibni Hisham: I/291, 292.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref2) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 101.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref3) Tarihu Umer b. El-Hattab nga El-Xhevzi, f. 11.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref4) Nė lidhje me kėtė mė vonė do tė pason hadithi.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref5) Fikhu-s-Sire, f. 92, 93.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref6) Tarihu Umer b. El-Hattab nga Ibni Xhevzi, f. 6. Pėrafėrsisht thotė edhe Ibni Is'haku, Ibni Hishami: I/346, 347. Umer b. El-Hattab - Historia f.9, 10.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref7) I pari ėshtė sipas traditės sė Ibni Is'hakut, shiko Ibni Hisham: I/344.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref8) I dyti pėrmendet nė traditėn e Enes b. Malikut r.a., shiko Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 10. dhe Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi f. 103.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947630#_ftnref9) Tė tretin e transmeton Ibni Abbasi nė traditėn e vet. Vepra e fundit, f. 102.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:13
Kur Hababi i dėgjoi fjalėt e Umerit, i doli para dhe i tha: "Ji i kėna­qur, o Umer, unė do tė dėshiroja qė lutja, tė cilėn Resulull-llahu a.s. e tha tė enjten nė mbrėmje ("O All-llahu im, ndihmoje Islamin dhe bėne tė fam­shėm atė me Umer bin El-Hattab ose me Ebu Xhehl b. Hishamin) nė shtėpi nė pjesėn e ulėt tė Safasė, tė dedikohet ty"
Umeri mori shpatėn, e ngjeshi nė brez, dhe u nis nė shtėpinė e Muham­medit a.s. Trokiti nė derė. Nga shtėpia pėrgjoi njė njeri, e pa Umerin tė ngjeshur me shpatė, u kthye brenda dhe e njoftoi Muhamme­din a.s. pėr kėtė. Tė pranishmit nė shtėpi u shqetėsuan. Hamza pyeti: "Ē'keni?" Thanė: “Umeri!" "E, ani ēka nėse ėshtė Umeri? Hapjani derėn! Nėse ka ardhur me qėllim tė mirė, do t'a presim mirė, e nėse ka ardhur me qėllim tė keq, do t'a mbysim me shpatėn e vet." Nė shtėpi ishte Resulull-llahu a.s. duke pranuar Shpalljen nga All-llahu xh.sh. Pastaj kur doli, e hasi Umerin nė dhomė. Ia mori pelerinėn dhe shpatėn, pastaj e pėrqafoi dhe i tha: "O Umer, a je i pėrgatitur qė All-llahu tė tė shpė­tojė nga mjerimi nė tė cilin gjendesh? O All-llahu im! Ky ėshtė Umer b. El-Hattabi! O All-llahu im! Ndihmoje dhe bėre tė njohur Islamin me Umer b. El-Hattabin!" Umeri tha: "Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe dėshmoj se ti je Pejgamber i All-llahut."
Umeri pranoi Islamin, kurse tė pranishmit filluan tė kėndojnė tek­bire, sa qė edhe mushrikėt i dėgjuan nė mesxhid.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn1)
Umer b. El-Hattabi ishte guximtar i rrallė. Kalimi i tij nė Islam, shkaktoi te mushrikėt dhembje tė madhe pėr shkak tė humbjes sė re, pėrbuzjes dhe dėshtimit tė ri. Ndėrsa myslimanėt, vazhduan shtigjeve tė gėzimit, nderit dhe lartėsimit.
Ibni Is'haku transmeton nga Umeri r.a. me senedin e pandėrprerė tė transmetuesve, qė ka thėnė: "Kur pranova Islamin, fillova tė mendoj rreth asaj se kush ėshtė nė Mekė armiku mė i madh i Resulull-llahut a.s.? Thashė: Ebu Xhehli. Shkova tek ai dhe i trokita nė derė. Ai doli para meje e tha: "Mirė se vjen! Ēka tė solli kėshtu?" Unė i thashė: "Erdha tė tė lajmė­rojė se e kam pranuar Islamin, se besoj All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, Muhammedin a.s. dhe besoj atė qė po i shpallet atij." Ai ma pėrplasi derėn para fytyrės dhe briti: "Zoti tė shėm­toftė ty dhe atė me ēka ke ardhur!"[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn2)
Ibni Xhevzi thotė se Umeri r.a. ka thėnė: "Kur dikush pranonte Isla­min, njerėzit mblidheshin rreth tij dhe e goditnin, e edhe ai i godiste ata. Kurse unė kur pranova Islamin, shkova t'i tregoj dajės tim El-As b. Hashi­mit, e ai ma mbylli derėn dhe hyri nė shtėpi. Pastaj i shkova njė njeriu, njėrit nga paria e Mekės - ndoshta ky ka qenė Ebu Xhehli - dhe e lajmėrova, por edhe ky hyri nė shtėpi."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn3)
Ibni Hishami thotė, e gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, nė formė tė rezy­muar, se Umeri, pas pranimit tė Islamit, shkon tek Xhemil b. Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirė dhe i transmetonte ligjėrimet e njerė­zve dhe i tregon se e kishte pranuar Islamin, kurse Xhemili bėrtet me tėrė fuqinė qė kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenė. Umeri, prapa shpinės sė tij, i thotė: "Ai gėnjen, unė nuk e kam mohuar fenė, unė e kam pranuar Islamin."
Njerėzit iu vėrsulėn Umerit, e Umeri iu vėrsul atyre, dhe kėshtu u pėrleshėn gjer nė mesditė. Umeri lodhet dhe ulet tė pushonte, e ata tubohen rreth tij. Umeri u thotė: "Veproni ashtu siē keni vendosur, por, betohem me All-llahun, edhe nėse jemi treqind, ose ju do tė merrni kokat tona, ose ne tuajat."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn4) Pas kėsaj ndodhie, mushrikėt vendosin ta mbysin Umerin nė shtėpinė e tij.
Buhariu transmeton nga Abdullah b. Umeri, i cili thotė: " Umeri rrinte nė shtėpi i frikėsuar, kur iu paraqit El-As b. Vail Es-Sehmi, babai i Amrit, nė rroba tė reja, me kėmishė tė mėndafshtė. Ai ishte nga fisi Sehm, kurse ata ishin sunduesit tanė. Ky e pyet Umerin: "Ē'ėshtė me ty?" Ai pėrgjigjet: "Populli yt konsideron se duhet tė mė mbysin pėr shkak se kam pranuar Islamin." El-Asi tha: "Ata nuk kanė rrugė gjer tek ti." Pastaj doli, e takoi turmėn e njerėzve tė cilėt e kishin mbushur tėrė luginėn dhe i pyet: "Kah shkoni?" "Shkojmė tek Ibėn Hattabi i cili ndėrroi fenė." Ai u tha: "Ju nuk keni rrugė gjer tek ai." Pastaj ata u kthyen. Nė versionin e Ibni Is'hakut qėndron: "Pasha All-llahun, duke­shin sikurse njė grumbull rrobash tė ndrydhura para tij." Kėshtu ka ndodhur me mushrikėt.
E ēka ka ndodhur me myslimanėt?
Transmeton Muxhahidi nga ibėn Abbasi, i cili thotė: "E kam pyetur Umer b. Hattabin si e ka fituar ofiqin El-Faruk?" Ai tha: "Hamza pranoi Islamin tre ditė para meje.", - pastaj mė tregoi se si e kishte pranuar Isla­min, e nė fund mė tha: "Pėrkatėsisht, kur pranova Islamin pyeta: "O Resu­lull-llah! A jemi nė anėn e drejtė, qofshim gjallė apo tė vdekur?" Mė tha: "Po, pasha Krijuesin tim, ju jeni nė anėn e drejtė, qofshi gjallė apo tė vdekur." Umeri tha: "E pėrse atėherė jemi duke u fshehur? Pasha Krijue­sin, i Cili ta dėrgojė tė Vėrtetėn, do tė dalim sė bashku me ty. Pastaj dolėm jashtė. Hamza para tij, unė pas tij, e ai mes nesh sikurse nė kurth. Hymė nė mesxhid. I shikova kurejshitėt dhe Hamzėn. I kishte kapluar pikėllimi sikurse kurrė mė parė. Resulull-llahu a.s. mė quajti "El-Faruk."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn5)
Ibni Mes'udi r.a. ka thėnė: "Kurrė nuk kemi mundur tė falemi tė qetė nė Ka'be, gjersa Umeri nuk e pranoi Islamin."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn6)
Transmetohet nga Suhejbe b. Sinan Er-Rummiju se ka thėnė: "Kur Umeri pranoi Islamin, Islami u forcua dhe ne filluam tė ulemi nė hallkė rreth Ka'bes. U ngritėm qė publikisht ta bėjmė tavafin rreth Ka'bes dhe nė kalim e sipėr takoheshim me ata tė cilėt na bėrtisnin, e edhe ne u pėrgjigjeshim ashtu siē meritonin."[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn7)

Transmetohet nga Abdullah b. Mes'udi: "Kemi qenė tė ndihmuar dhe tė forcuar qė kur Umeri pranoi Islamin."[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftn8)
Pėrfaqėsuesi i kurejshitėve tek Resulull-llahu a.s.

Pasi qė kaluan nė Islam, kėta dy trima, Hamza dhe Umeri r.a. retė pėrmbi Mekė filluan tė shpėrndahen. Mushrikėt zhdehen nga dehja e vet, ndėrrojnė metodat e torturimit dhe tė ndėshkimit tė ashpėr. Bėnin pėrpjekje qė me anė tė marrėveshjeve tė ndryshme tė ndalin Resulull-llahun a.s. nga feja e tij. Nuk e dinin tė gjorėt se e tėrė ajo qė e ndriēon dielli nuk vlenė as sa njė flatėr e mushkonjės kundruall fesė sė Muhammedit a.s. Andaj dėshtonte ēdo orvatje e tyre.
Ibni Is'haku tregon: "Ka thėnė Jezid b. Zijadi se ka thėnė Muham­med b. Ka'bi: "Kjo ka ndodhur kur Utbe b. Rebia ishte kryepar. Njė ditė nė Kėshillin e kurejshitėve ky tha (Resulull-llahu a.s. ishte i ulur vetėm nė mesxhid): "O kurejshitė, a dėshironi tė shkojė tek Muham­medi? Do tė flas me tė dhe do t'ia ofrojė disa propozime. Ndoshta do t'a pranojė ndonjėrėn prej kėtyre. Do t'i japim gjith ēka dėshiron, vetėm tė na le tė qetė." Kjo ka ndodhur pas kalimit tė Hamzės nė Islam.
Duke qenė se numri i as'habėve tė Muhammedit a.s. rritej nga dita nė ditė, ata thanė: "S'ka mbetur tjetėr, ngrihu o Ebul-Velid, shko dhe fol me tė." Utbe u ngrit, iu afrua Muhammedit a.s. dhe tha: "O nipi im, siē e din edhe vet, ti je nga gjaku dhe origjina e jonė fisnike. E ke ven­din tėnd nė familje dhe nė brez. Popullit tėnd i bėre padrejtėsi tė madhe, i ke ndarė nė grupacione, ua ke rrėnuar ėndrrat, ua ke poshtėruar zotat e tyre dhe besimin e tyre, gjyshėrit tanė i bėre jobesimtarė. Mė dėgjo, po t'i ofrojė disa zgjidhje, besoj se do t'i pranosh, bile disa nga ato."
"Fol o Ebul-Velid, po tė dėgjoj," tha Resulull-llahu a.s.
"O nipi im, nėse dėshiron pasuri, pėr kėtė fe qė je duke kumtuar, ne do ta mbledhim nga pasuritė tona, dhe do tė jesh mė i pasuri nė mesin tonė. Nėse dėshiron tė sundosh me ne, do tė zgjedhim pėr kryepar tonin dhe asgjė nuk do tė bėjmė pa dijen tėnde. Nėse dėshiron pushtet, do tė zgjedhim pėr kryetar. Nėse tėrė kėtė qė je duke pėrjetuar dhe po tė shtiret se je Pejgamber nuk mund ta dėbosh nga vetvetja, do tė kėrkoj­mė mjek pėr ty dhe nuk do tė kursejmė asgjė vetėm qė ti tė shėrohesh nga kjo sėmundje, sepse vetė natyra e njeriut, nganjėherė e ngadhėnjen atė, andaj ka nevojė pėr shėrim." "A e kreve, tanimė o Ebil-Velid?" "Po", tha ai. "Atėherė pra mė dėgjo mirė," tha Muhammedi a.s. "Bismil-Lahir-Rahmanir-Rahim. Ha, Mim. (Kjo ėshtė) Shpallja prej Bamirėsit, Mėshiruesit. Libėr, argumentet e tė cilit janė tė qarta, (qė ėshtė) Kur'ani nė gjuhėn arabe, pėr popullin qė di. Si sihariques dhe paralajmėrues, por shumica e tyre janė shmangė (prej studimit tė tij) e nuk duan tė dėgjojnė. (Por) Thonė: "Zem­rat tona janė tė mbuluara (blinduara e nuk kuptojnė) atė qė na thėrret ti neve, veshėt tanė janė tė shurdhėr pėr atė, e mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (nė idenė tėnde), (por) me tė vėrtetė, dhe ne do tė punojmė".(41: 1-5).

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref1) Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 7, 10, 11; Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 102, 103; Ibni Hisham: I/343-346.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref2) Ibni Hisham: I/349, 350.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref3) Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 8.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref4) Vepra paraprake; Ibni Hisham: I/348, 349.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref5) Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 6.7.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref6) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 103.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref7) Tarihu Umer b. El-Hattab, f. 13.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947631#_ftnref8) Sahihu-l-Buhari, kaptina Islami i Umer b. El-Hattabit: I/545.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:13
Resulull-llahu vazhdoi tė kėndonte ajete nga kjo sure, kurse Ebul-Velidi dėgjonte nė heshtje. Duart i kishte vėnė prapa shpine, dhe i mbė­shtetur edhe mė tej dėgjonte, dėgjonte... Kur Resulull-llahu a.s. arriti gjer tek sexhda nė sure, e bėri atė dhe tha: "O Ebul-Velid, qe tek je ti dhe qe tek e ke kėtė."
Utbe u ngrit dhe vajti tek shokėt e vet, tė cilėt flitnin pėr tė. Kur e panė, thanė: "Betohemi me Zotin se Ebul-Velidi na kthehet me fytyrė tjetėr nga ajo me tė cilėn ka shkuar - ėshtė i disponuar ndryshe."
Pasi u ul, ata pyetėn: "E, ē'u bė? Ēfarė lajme na solle?" Ai u pėrgjigj: "Ju solla lajme qė dėgjova fjalė ēfarė, pasha Zotin tim, nuk kam dėgjuar gjer mė tani. Pasha Zotin, nuk janė vargje tė poetit, e as fjali tė magjistarit, e as murmuritje tė shortarit. O popull, o kurejshitė, bėhuni tė dėgjueshėm dhe fenė e tij ma leni mua. Lėreni kėtė njeri me vetveten e tij dhe shmanguni nga ai. Pasha Zotin tim, ligjėrimi qė dėgjova bartė porosi madhėshtore. Nėse arabėt e refuzojnė atė, atėherė ju do tė jeni tė mjaftueshėm pėr tė, por nėse shkon puna mbarė e tė gjithė arabėt e pranojnė atė, atėherė pushteti i tij, do tė jetė edhe i juaji, nami i tij do tė jetė nami i juaj, me tė do tė bėheni popull mė fatlum." Ata thanė: "O Ebul-Velid, tė paska bėrė mėngji!" Ai tha: "Ky ėshtė mendimi im pėr atė, e ju veproni si tė doni."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftn1)
Nė njė version tjetėr thuhet se Utbe ka dėgjuar kėndimin e Kur'anit, gjersa Resulull-llahu, nuk ka arritur gjer te: "Nėse shman­gen (refu­zojnė besimin), ti thuaju: "Ju paralajmėroj me bubu­llimė (dėnimin e tmerrshėm), asi dėnimi ēfarė e goditi Adin e Themudin" (41, 13). Pastaj, u ngrit i shqetėsuar dhe ia vuri Resulull-llahut a.s. dorėn nė gojė e tha: "Betohem nė Zotin se kjo ėshtė gjė e mirė." Me siguri kėtė e ka thėnė qė tė mos jetė paralajmėruar. Pastaj u ngrit dhe shkoi te populli i vet dhe iu tregoi pėr tė gjitha.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftn2)
Ebu Talibi ndėrmjetėson mes familjeve Benu
Hashim dhe Benu Abdi-l-Muttalib

Asokohe shumėēka ndodhi, bėhen disa ndryshime nė raportet e fuqive, por Ebu Talibi ende frikėsohej pėr nipin e vet nga torturat e mushrikve. Ebu Talibi gjithnjė kishte ndėrmend pasqyrėn dhe ngjarjet e viteve tė kaluara. Mushrikėt kėrcėnoheshin me izolim, pastaj tentuan ta ndėrrojnė Amareh bin Velidin me Muhammedin a.s. pėr ta mbytur. Atėherė Ebu Xhehli shkon pėr ta shkelur me gur, pastaj Ukbet bin Ebu Muiti ia vė lakun nė fyt nga petku i vet dhe paksa nuk e mbyt. Ibni Hattabi niset pėr ta mbytur me shpatėn e vet. Tė gjitha kėto ngjarje i pėrjetonte Ebu Talibi nė vete, por tani, kur i mblodhi tė gjitha, disa gjėra nuk i shkonin aq mirė, pa marrė parasysh se Islamin e kishin pranuar Hamza dhe Umeri. Mushrikėt qėmoti pėrgatisnin njė plan kundėr myslimanėve, me qėllim qė ta mbysin nipin e tij. Ebu Talibi ishte i sigurt nė kėtė. Kishte tė drejtė sepse kurejshitėt tanimė ishin marrė vesh qė publikisht ta mbysin Resulull-llahun a.s. Pėr kėtė komplot tė pėrbashkėt paralajmėron Kur'ani: " Nėse ata thurin gracka, edhe Ne do t'u vėmė gracka atyre." (43, 79). Atėherė ēka tė bėj Ebu Talibi?
Ai vendosi tė thėrrasė familjen e vet tė ngushtė Benu Hashimitėt dhe Benu Abdul-Muttalibėt - nga dy djemtė e Abdu Menafit, qė tė gjithė sė bashku tė vihen nė mbrojtjen e nipit tė tij. Ata kėtė e pranuan dhe sė bashku me myslimanėt e mushrikėt vendosmėrisht premtuan, duke ruajtur nderin arab dhe rendin fqinjėsorė, pėrveē vėllait tė tij Ebu Lehebit. Ai i braktisi kėta dhe iu bashkua kurejshitėve.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftn3)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftnref1) Ibni Hisham: I/293, 294.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftnref2) Tefsiri Ibni Kethir: VI/159-161.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947632#_ftnref3) Ibni Hisham: I/269; Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 106.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:14
BOJKOTI I GJITHMBARSHĖM

K

urejshitėve iu ndodhėn katėr ngjarje tė paharrueshme brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, dhe atė vetėm pėr katėr javė. Hamza pranoi Islamin, pastaj kėtė e bėri Umeri, pastaj Muha­mmedi a.s. refuzoi pazarllėkun e tyre rreth fesė Islame dhe, mė nė fund, vendimi i pėrbashkėt i Benu Hashimitėve dhe Benu Abdu-l-Mutta­libėve, edhe besimtarėve edhe jobesimtarėve, pėr ta mbrojtur dhe pėr­krahur Muhammedin a.s.
Mushrikėt ishin tė shqetėsuar, tė hutuar dhe tė habitur. Nuk dinin se ēka duhet bėrė. Nėse e mbysin Muhammedin a.s., nė luginėn e Me­kės do tė derdhet shumė gjak pėr shkak tė tij. Kjo edhe mė tepėr do tė mund t'i rrezikonte ata dhe fenė e tyre, andaj, pėr njė kohė tė shkurtėr, hoqėn dorė nga vrasja e Muhammedit a.s. Por, sė shpejti do t'i shohim me marifetllėqe tė reja dhe me torturime tė llojit tjetėr.
Kontrata mbi torturimin dhe armiqėsinė

Kurejshitėt u tubuan nė shpatiet pjellore tė fisit Benu Ken'aneh dhe u pėrbetuan kundėr familjeve Benu Hashim dhe Benu El-Muttalib. Vendosėn qė mos tė martohen me ta, mos tė tregtojnė, mos tė flasin me ta gjersa nuk ia dorėzojnė Muhammedin a.s. pėr ta mbytur. Ata e shkruan kontratėn nė njė faqe letre duke shtuar se ata kurrė nuk do lidhin paqe me Benu Hashi­mitėt, dhe qė tė mos i kaplojė pėrsėri ndje­nja e mėshirės pėr ēka edhe do tė abstenojnė nga vrasja.
Ibnu-l-Kajjumi ka thėnė: "Ata thonė se kėtė kon­tratė e ka shkruar Mensur b. Ikrime b. Amir bin Hashimi", kurse tė tjerėt thonė Nadar b. El-Harithi. E vėrteta ėshtė se shkrues i kontratės ka qenė Bagia b. Amir b. Hashimi. Resu­lull-llahu a.s. i ėshtė lutur All-llahut xh. sh., qė ta ndėsh­kojė pėr kėtė dhe atij iu paralizuan duart.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947633#_ftn1)
Pas nėnshkrimit tė kėtyre vendimeve, tė rėndėsishme pėr kurej­shitėt, fletėn e varėn nė brendi tė Ka'bes, kurse Benu Hashimitėt, Benu Mutta­libėt, tė gjithė me radhė, pėrveē Ebu Xhehlit, i dėrguan nė izolim. Kėtė e bėnė mė njė muharrem, tė vitin shtatė tė pejgamber­llėkut, kurse vendi i izolimit ishte Shu'ab - pronė e Ebu Talibit.
Tre vjet izolimi

Pasi qė fqinjėt i pėrforcojnė kufijtė e vendit tė rrethuar "Shu'ab Ebu Talib", atėherė ndėrprejnė ēdo kontratė me izolantėt. Ndaluan tė hyjė ushqim nė Mekė, e nėse malli paraqitej nė treg atėherė nguteshin qė tė tėrin ta blejnė pėr vete ashtu qė mos tė arrinte tek izolantėt. Kėta u gjendėn nė situatė tė vėshtirė. Nuk kishin ushqim, andaj filluan tė hanė gjethe, lėkura etj. Ndėrsa jashtė mureve tė kampit pėrqėndrues dėgjohe­shin klithmat e fėmijėve, gjėmė e grave dhe njerėzve tė uritur. Ngando­njėherė, pėrmes kanaleve tė fshehta furnizoheshin me ushqim vetėm aq sa pėr tė mbetur gjallė. Nga kamp-pėrqėndrimi mund tė dilnin vetėm nė muajt e shenjtė. Herė-herė dilnin tė blenin ndonjė deve nga tregtarėt qė ktheheshin, por Mekasit e rritnin ēmimin aq sa kėta hiqnin dorė nga blerja, sepse nuk kishin me ēka tė paguanin.
Nganjėherė Hakim bin Hizami fshehtazi i dėrgonte drith kushėrirės sė vet Hatixhes r.a. Njė herė e zuri Ebu Xhehli dhe deshti ta varte, por i ndau Ebu-l-Buhturi dhe ia mundėsoi Hakimit t'ia dėrgonte drithin kushėrirės.
Ebu Talibi kujdesej pėr Resulull-llahun a.s. I urdhėronte tė flente dhe tė pushonte kur pushonin edhe tė tjerėt. Gjithashtu e mbronte qė tė mos e rrėmbejnė. Nganjėherė afėr shtratit tė tij i vendoste djemtė apo vėllezėrit e vet tė bėjnė roje. Gjatė kohės sė haxhxhit, Resulull-llahu a.s. dhe myslimanėt dilnin dhe thirrnin njerėzit nė Islam.
Thyerja e kontratės mbi izolimin

Kaluan tre vjet, e situata e myslimanėve nė izolim nuk ndryshoi. Nė muajin muharrem[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947633#_ftn2)tė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut ndodhi ndėrprerja e kontratės.
Nė mesin e kurejshitėve ka pasur njerėz qė ishin tė kėnaqur me nėnshkrimin e kontratės, por ka pasur edhe sish qė nuk ishin tė kėnaqur me kėtė. Kėta tė fundit ndėrprenė fjalėn e dhėnė dhe anuluan nėnshkri­met e veta nė letėr.
Iniciator pėr ndėrprerjen e kontratės ka qenė Hisham b. Amri nga familja Benu Amir b. Lu'j. Ky dėrgonte fshehtazi dhe natėn ushqim nė kamp-pėrqėndrim. Njė natė shkon tek Zuhejre b. Ebi Umejjeh El-Mahzumi dhe thotė: "A je i kėnaqur duke ngrėnė e duke pirė, ndėrsa dajallarėt tuaj janė nė asi gjendje ēfarė e din edhe vet?" Ai pėrgjigjet: "Vaj halli pėr ty nėse mendon kėshtu, por ēka tė bėj unė i vetmuar? Sikur tė kisha pranė veti bile edhe njė njeri, do ta theja premtimin." Ky thotė: "Ta kam gjetur njė njeri." "Kush ėshtė ai?" "Unė", pėrgjigjet Zuhejre, "ti gjeje edhe njeriun e tretė."
Hishami shkon tek Mut'am b. Adijj, ia pėrkujton lidhjet farefisnore me Benu Hashimitėt dhe Benu El-Muttalibėt, gjyshi i pėrbashkėt i tė cilėve ėshtė Abdu Menafi. Pastaj e qortoi pėr pranimin e tij sė bashku me kurej­shitėt kėtė mėnyrė tė keqtrajtimit. Mut'ami pyet: "Mė trego se ēka tė bėj? Unė jam vetėm. Njėri nuk mund tė bėj kurrgjė vetėm." Hishami i thotė: "E kam gjetur njėrin." "Kush ėshtė ai?" "Unė vet." Pastaj Mut'ami thotė: "Gje­je tė tretin!" Hishami pėrgjigjet: "Kėtė e kam bėrė." "E kush ėshtė ai?" "Zuhejre b. Ebi Umejje" pėrgjigjet ky. "Kėrkoje pra edhe tė katėrtin", thotė Mut'ami.
Hishami shkon tek Ebu-l-Buhturije b. Hishami. E edhe kėtij ia pėrsė­ritė tė gjitha ato ēka i kishte thėnė Mut'amit, pėrkitazi me lidhjet farefis­nore dhe padrejtėsinė qė iu ėshtė bėrė, pastaj Ebu-l-Buhturi pyet: "Po a ke pėrkrahje?" "Po." "E kush janė kėta?" "Zuhejre b. Ebu Umejje, El-Mut'am b. Adijji dhe unė", pėrgjigjet Hishami. "Gjena edhe tė pestin", thotė Ebu-l-Buhturi.
Hishami shkon tek Zum'ah b. el-Esved b. El-Muttalib b. Esedi. Me tė folė pėr familjet e tyre, pėr obligimet farefisnore, pėr tė drejtat e tyre, e pastaj Zum'ati pyet: "A ke bashkėpunėtor pėr kėtė punė?" Hishami pėrgjigjet pastaj i numėron njerėzit me tė cilėt kishte biseduar. "Thirri tė gjithė", tha Zum'ati. Mė vonė tė gjithė tubohen tek El-Huxhuni dhe merren vesh pėr ndėrprerjen e kontratės. Zuhejre thotė: "Unė do t'ju prezentojė dhe unė do tė flas i pari."
Tė nesėrmen u nisėn ku e kishin ndėrmend. Me ta vajti edhe Zuhejre i veshur me baldakin (uniformė) tė bukur. Ky e kreu tavafin rreth Ka'bes, pastaj u kthye kah njerėzit dhe tha: "O banorėt e Mekės! Deri kur mė do tė hamė mirė dhe do tė vishemi mirė, kurse Benu Ha­shimitėt janė duke u shkatėrruar, as qė blejnė e as qė shesin diē. Pasha All-llahun, nuk do tė ulem deri sa nuk e grisni atė letėr tė mallkuar!"

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947633#_ftnref1) Zadu-l-Me'ad: I/46.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947633#_ftnref2) Ebu Talibi ka vdekur gjashtė muaj pas ndėrprerjes sė kontratės, nė muajin rexheb, e jo nė ramazan.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:14
Ebu Xhehli, i cili qėndronte mėnjanė mesxhidit, tha: "Gėnjen, pasha Zotin, nuk do ta grisish." Zum'ah b. El-Esvedi i tha: "Ti gėnjen, pasha Zotin! Ne as qė kemi dashur qė ajo kontratė tė shkruhet ashtu nė letėr. Kjo ėshtė vepėr e jote." Ebu-l-Buhturi briti: "Zum'ah e thotė tė vėrtetėn. Ne nuk kemi dashur qė kjo tė shkruhet nė letėr e tė nėnshkru­het." Mut'am b. Adijji tha: "Ju jeni duke thėnė tė vėrtetėn, e kush flet ndryshe, ai gėnjen. Kėrkoj mbrojtje prej Zotit nga ajo (kontratė) dhe nga pėrmbajtja e saj." Hisham b. Amri foli diē ngjashėm. Ebu Xhehli tha: "Pėr kėtė sigurisht jeni marrė vesh mbrėmė, dhe atė nė ndonjė vend tjetėr."
Ebu Talibi gjatė gjithė kohės rrinte ulur nė fund tė mesxhidit dhe shikonte se ē'po ndodhte. Kėtu kishte ardhur sipas porosisė sė Resu­lull-llahut a.s. sepse All-llahu xh.sh. e kishte informuar Resulin e vet pėr kontratėn e shkruar nė njė copė letėr e cila rrinte varur brenda Ka'bes dhe se All-llahu xh.sh. e ka dėrguar njė krimb qė ta brente tėrė atė qė ėshtė shkruar nė letėr pėrveē emrit tė All-llahut. Resulull-llahu a.s. pėr kėtė e njoftoi xhaxhain e vet dhe ky erdhi nė mesin e kurej­shitėve. Pasi qė Ebu Talibi dėgjoi tėrė bisedėn u ngrit dhe u tregoi atyre se ē'kishte porositur Resulull-llahu a.s. nipi i tij. Nėse gėnjen atėherė ndaj nesh veproni siē keni vepruar gjer mė tani, por nėse e thotė tė vėrtetėn, ndėrpritni izolimin tonė dhe ndėrpritni torturimin ndaj nesh. Kurejshitėt thanė: "Ke folur drejtė."
Pas kėsaj Ebu Xhehli filloi tė konsultohet me popullin, kurse El-Mut'ami vajti ta sjellė copėn e letrės - kontratėn - pėr ta grisur. Por mbeti i shastisur kur pa se krimbi e kishte brejtur tėrė tekstin pėrveē fjalėve: "Nė emrin Tėnd o All-llahu im" dhe emrin "All-llah" nė vetė tekstin e kontratės.
Pas kėsaj, u ndėrpre izolimi dhe Resulull-llahu a.s. me shoqėrinė e tij dolėn nga kamp-pėrqėndrimi Esh-Shu'ab. Mushrikėt patėn argument tė mrekullueshėm pėr pejgamberllėkun e Resulull-llahut a.s. nė kėtė shem­bull, por edhe mė tutje mbetėn tė atillė siē i ka quajtur All-llahu xh.sh., dhe pėr ta ka thėnė:
"Po, kur shohin ndonjė mrekulli, ata kthejnė kokėn e thonė: "Kjo ėshtė magji e vazhdueshme!" (54,2).
Ata, me gjithė vėrejtjen, nuk pėrfillėn kėtė ajet por edhe mė tepėr e pėrforcuan mosbesimin e vet.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947634#_ftn1)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947634#_ftnref1) Ne kemi mbledhur fragmente tė ndara nga: Sahihu-l-Buhari, kaptina: vajtja e Resulull-llahut a.s. nė Mekė: I/216 dhe kaptina: komploti i mushrikėve kundėr Resulull-llahut a.s.: I/548; Zadu-l-Me'ad: II/46 - Ibni Hisham: I/350-351, 374-377; Rahmetun li-l-Alemin: I/69, 70; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 106-110; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdul-Vehhabi, f. 68-73. Ekzistojnė disa mospajtime nė kėto vepra, por kemi marrė atė qė ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė tek tė gjithė

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:17
VITI I PIKĖLLIMIT

Vdekja e Ebu Talibit

S

ėmurja e shtrėngoi Ebu Talibin, vdekja iu afrua dhe ai ndė­rroi jetė nė muajin rexheb[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn1) tė vitit dhjetė tė pejgamber­llėkut, apo gjashtė muaj pas daljes nga Izolimi.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn2)
Ekzistojnė mendime se ka vdekur nė muajin ramazan, tre ditė para vdekjes sė h. Hatixhes r.a.
Nė Sahihun e Buhariut transmetuar nga El-Musejjibi thuhet se Resulull-llahu a.s. ka hyrė te Ebu Talibi. Pranė tij ishte ulur Ebu Xheh­li. Resulull-llahu a.s. iu drejtua xhaxhait tė vet: "O xhaxha, thuaj: Nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut, fjalė kjo me tė cilėn do tė tė mbrojė tek All-llahu." Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebu Umejje thanė: "O Ebu Talib, a mos, vallė, do tė dalėsh nga mileti i Abdul-Muttalibit?" (besi­mit tė gjyshit). Kėshtu vazhduan tė flasin, kurse fjalėt e tija tė fundit kanė qenė: "Nė miletin e Abdul-Muttalibit." Resulull-llahu a.s. tha: "Do tė kėrkoj falje pėr ty gjithherė, pėrveē nėse mė ndalohet." Atėherė All-llahu xh.sh. shpallė:
"Nuk ėshtė pėr Pejgamberin dhe besim­tarėt, qė tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, madje, qofshin edhe tė afėrm tė tyre, pasi qė t'ju bėhet e qartė se ata janė banorė tė Xhehe­nnemit." (9, 114).
Gjithashtu All-llahu xh.sh. shpalli: "Ti (o Muhammed) , me tė vėrtetė, nuk mund ta udhėzosh (nė formė imponuese) nė rrugė tė drejtė, atė qė dėshiron ti - por All-llahu e udhėzon (nė tė gjitha normat), Ai i di mė sė miri ata qė janė tė udhėzuar." (28, 56).
Mendojmė se nuk ka nevojė tė flitet mė gjerėsisht pėr rolin e Ebu Talibit nė mbrojtjen e Resulull-llahut a.s. nga zullumqarėt. Bedeni, me tė cilėn ai e ka mbrojtur, njėkohėsisht Resulull-llahun a.s. dhe Islamin, ka qenė i fortė dhe i padepėrtueshėm, por nuk ka qenė nė gjendje ta mbrojė vetveten. Ai i mbeti besnik fesė sė etėrve tė vet, andaj nuk e kreu nė tėrėsi detyrėn e vet nė kėtė botė. Nė hadithin sahih transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili i ka thėnė Resulull-llahut a.s. "Ti nuk munde ta shpėtosh xhaxhain tėnd, kurse ai ty tė ka mbrojtur dhe pėr shkak teje ka qenė i qortuar?" Resulull-llahu a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Ai ėshtė nė cekti­nėn e Xhehennemit, sikur tė mos isha unė, ai do tė ishte nė fund tė Xhehen­nemit."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn3)
Tregohet nga Ebu Se'id El-Hudariu se e ka dėgjuar Pejgamberin a.s. - kur e ka pėrmendur xhaxhain e vet - duke thėnė: "Ndoshta do tė ketė dobi nė ditėn e Gjykimit nga shef'ati im, kėshtu qė nė zjarr t'i jenė vetėm putrat (shputat e kėmbėve)."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn4)
Vdekja e h. Hatixhes r.a.

Dy muaj e tre ditė pas vdekjes sė Ebu Talibit, ndėrroi jetė nėna e tė gjithė besimtarėve, e ēmuara dhe e nderuara, Hatixhja r.a. Kjo ka ndodhur nė ramazan tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut. Ka vdekur nė moshėn gjashtėdhjetė e pesė vjeē. Resulull-llahu a.s. atėherė i ka pasur pesėdhjetė vjet.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn5)
Hatixhja r.a. ka qenė njėra nga hiret e vėrteta tė All-llahut xh.sh. pėr Resulull-llahun a.s. Me Resulull-llahun a.s. ka jetuar njė tė katėrtėn e shekullit, duke i ofruar butėsi dhe mirėkuptim nė ēastet e dėshprimit dhe tė pikėllimit. Bashkė me tė e ka bartė pėrgjegjėsinė e da'vetit nė supet e veta. Ajo i ka dhėnė kurajo nė momentet e pranimit tė shpalljes. E ka mbrojtur nga smirėzitė dhe zullumqarėt, dhe gjatė tėrė kėsaj rruge nuk iu ėshtė dhimbsur as vetja, e as pasuria e vet. Resulull-llahu a.s. ka thėnė:
"Ajo mė ka besuar (se jam Pejgamber) atėherė kur askush nuk mė besonte, e ka ditur se jam duke folur tė vėrtetėn atėherė kur mė thonin se jam rrenacak dhe mė ka ndihmuar me pasuri atėherė kur tė gjithė mė dėmtonin."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn6)
Nė hadithin sahih, Ebu Hurejre, thotė: "I ka ardhur Xhibrili Resulull-llahut a.s. dhe i ka thėnė: “O i Dėrguari i All-llahut, ja, arriti Hatixhja. Ajo ėshtė duke bartur njė enė me fiq, ose me ushqim, ose me pije. Nėse ajo vjen te ti, pėrcjellja selamin nga Zoti i saj dhe pėrgėzoje me shtėpinė nė Xhennet, ku nuk ka britma as shamatė, e as punė e lodhje, e All-llahu xh.sh. me tė mė fali fėmijė e me tė tjerat jo.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn7)
Shumėzimi i pikėllimeve

Kėto dy ngjarje tė dhembshme e tė rėnda (vdekja e xhaxhait Ebu Talibit dhe bashkėshortes Hatixhes) ndodhėn nė njė periudhė tė shkur­tėr Kohore. Atėherė u hap ēepi i dhembjeve, ndėrsa ndjenjat filluan tė penetrojnė (depėrtojnė). Pikėllimi dhe dhembja, dhembja dhe pikėllimi, njėra pastaj tjetra ose njėra pas tjetrės u futėn nė zemrėn bujare tė Resulull-llahut a.s. Nėse kėtyre i shtohen vėshtirėsitė qė ia shkaktonin kurejshitėt, atėherė vėrtetė kuptohet se e ka pasur tejet rėndė. Pas vdekjes sė Ebu Talibit, torturat e llojllojshme u dyfishuan, u shtuan nė ato pėrmasa, sa qė humbi vullnetin pėr tė qėndruar mė nė Mekė.
Njė ditė, duke qenė i mėrzitur, shkon nė Taif me qėllim qė edhe nė kėtė qytet tė pėrhapė fenė dhe qė populli i kėtij vendi t'i ndihmonte kundėr popullit tė vet. Mjerisht, as atje nuk gjeti askend qė do ta kup­tonte, e lėre mė qė ta ndihmonte. Pėrveē kėsaj, atje e sulmuan edhe mė tepėr se populli i vet.
Duhet thėnė se, siē vuante dhe kalonte Resulull-llahu a.s., nė tė njėjtėn mėnyrė vuanin dhe kalonin shokėt dhe ithtarėt e tij. Kėshtu, shoku dhe miku i tij, Ebu Bekri, u detyrua tė shpėrngulet nga Meka. Arrinė nė Berku-l-Gamad, me qėllim qė prej kėtu tė kalonte nė Abisini. Nga ky qėllim ia kthen mendjen Ibni Daganeh, i cili e ndali nė shtėpinė e vet.[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn8)

Ibni Is'haku thotė: "Kur vdiq Ebu Talibi, kurejshitėt e mundonin Resulull-llahun a.s. dhe i bėnin tė kėqija, ēfarė nuk guxonin nė kohėn e Ebu Talibit. Madje edhe njėfarė rrugaēi i hedhė pluhur nė kokė. Ky shkon nė shtėpi me flokė tė pluhėrosura. Njėra nga vajzat e tija, ia lanė kokėn duke qajtur. Resulull-llahu a.s. i tha: "Mos qajė, bija ime, se All-llahu ėshtė duke e mbrojtur babain tėnd." Kurejshitėt nuk i bėnin kėso mynxyrash derisa Ebu Talibi ishte gjallė."[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn9)
Pėr shkak kėtyre ngjarjeve tė dhembshme, tragjike dhe tė shpeshta, qė i ndodhėn nė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. kėtė vit e quajti "viti i pikėllimit", dhe me kėtė emėr njihet nė histori.
Martesa me Sevdėn r.a.

Nė muajin shevval tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. martohet me Sevdėn, bijėn e Zum'atit, i cili qėmoti e kishte pranuar Islamin. Ajo ka qenė e martuar pėr Sekran b. Amrin, i cili, pas pranimit tė Islamit, sė bashku me gruan e vet dhe me muhaxhirėt shpėrngulet nė Abisini (hixhreti i II). Sekrani vdes atje, kurse Sevda kthehet nė Mekė.
Kjo ka qenė gruaja e parė e Resulull-llahut a.s. pas vdekjes sė h. Hatixhes r.a. Pas disa vitesh ajo ia falė h. Aishes r.a. Nubijasen e vet.[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftn10)
Shkaqet e durimit dhe kėmbėnguljes

Nė disa situata tė jetės sė Resulull-llahut a.s. njeriu mbetet i shtangur. Ēdo njeri, sado pak i arsyeshėm, do tė mbetet pa fjalė. Shumė njerėz tė menēur i bėjnė vetit pyetje: ē'ėshtė ajo qė ka qenė aq e fuqi­shme dhe e fortė qė i ka mbajtur myslimanėt e Mekės nė fenė e All-llahut xh.sh. me gjithė vuajtjet e tmerrshme, tė cilat i pėrjetonin. Si kanė mundur tė kenė aq shumė durim pėrkundėr komploteve dhe dhu­nės, nga tė cilat tė ngriten flokėt nė kokė dhe tė rrėnqethet i tėrė trupi. Duke pasur parasysh kėtė, e shohim tė arsyeshme qė t'i pėrmendim disa nga shkaqet dhe arsyet e kėtij durimi tė madh.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref1) Tariku Islami nga Shahu i Madh Kanė En-Nexhib Abdi: I/20. Ekzistojnė mendime tė ndryshme se a ka vdekur Ebu Talibi gjashtė apo tetė muaj pas izoli­mit. Sipas llogarisė sime ka vdekur nė rexheb tė vitin 10. tė pejgamberllėkut.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref2) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 111.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari, kaptina rrėfimi mbi Ebu Talibin.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref4) Sahihu-l-Buhari: I/548.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref5) Ibni El-Xhevzi konfirmon se ka ndėrruar jetė nė Ramazan, f. 7. Edhe dijetari Mensur Fevri konfirmon kėtė nė Rahmetun li-l-Alemin: II/164.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref6) Kėtė hadith transmeton Imam Ahmedi nė Musnedin e vet: VI/118.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref7) Sahihu-l-Buhari, kaptina: Martesa e Resulull-llahut a.s. me Hatixhen r.a.: I/539.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref8) Shah Kan En-Nexhib Abadi thotė se kjo ngjarje ka ndodhur nė kėtė vit tė njėjtė. Tarihu-l-Islami: I/120. Rrėfimi i tėrė ekziston tek Ibni Hishami: I/372, 372; Sahihu-l-Buhari: I/552, 553.

[9] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref9) Ibni Hisham: I/416.

[10] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947635#_ftnref10) Rahmetun li-l-Alemin: II/165. Telkih Fuhumi ehli-l-Ether, f. 10.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:17
1. Imani i fortė ėshtė kusht i qėndrueshmėrisė pėr pėrballimin e tė gjitha vėshtirėsive. Besimi nė All-llahun xh.sh., Njė tė Vetmin dhe njohja, por njohja e sinqertė e All-llahut xh.sh. Kur imani i paluhat­shėm shkrihet me zemrėn e qiltėr dhe tė hapur atėherė peshon me peshėn e maleve, ndėrsa ai qė ka imanin e qėndrueshėm dhe bindjen e fortė i sheh tė gjitha vuajtjet e kėsaj jete, ēfarėdo qofshin ato, tė ndara nga imani i vet. Leshnja e gjelbėr nė rrugėn e terur ėshtė Islami nė Mekė, fe e cila me iman do t'i thėrrmojė shkėmbinjtė e zjarrtė, kėsh­tjellat e fortifikuara dhe kullat e mosbesimit.
Prandaj, asgjė nuk janė vuajtjet dhe mundimet e pėrjetuara nė kėtė rrugė. Ēka do tė thotė kjo nė krahasim me bukurinė e imanit i cili do t'i nxjerrė tė tėra fundėrrinat nė sipėrfaqe, derisa zemrėn do t'a le tė gėzuar e tė parapėrgatitur. "Kėshtu All-llahu ilustron dallimin e sė vėr­tetės dhe tė pavėrtetės: mbeturinat hidhen, ndėrsa ajo qė u sjellė dobi njerėzve, mbetet nė tokė." (13, 17).
Nga ky shkak thelbėsor rezulton tjetri i cili vetėm i kontribuon pėrforcimit tė durimit. E ky ėshtė:
2. Udhėheqja, tė cilėn njerėzit e pranojnė me zemėr, vėrteton atė se Resulull-llahu a.s. si udhėheqės suprem i bashkėsisė myslimane, jo vetėm i kėtij populli, por i tėrė njerėzimit, kishte moral dhe virtyte tė njė perso­nalitetit komplet i cili me vetėdijen, menēurinė, bujarinė, drejtėsinė dhe sinqeritetin e vet i pėrvetėsonte zemrat e njerėzve. Nder­shmėria, autoriteti, dinjiteti dhe mirėsia flasin pėr njeriun, i cili me tė gjitha kėto virtyte ka arritur nė shkallėn mė tė lartė tė gjinisė njerėzore. Ka qenė person tė cilin domosdo edhe armiku e ka admiruar, e ka ēmuar dhe e ka nderuar.
Kėshtu, njė herė u takuan tre kurejshitė, tė cilėt fshehtazi ēdo njėri prej tyre veē e veē, kishin dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke kėnduar Kur'an. Kanė qenė tė mahnitur, sepse ky nuk ishte ligjėrim i rėndomtė, kėto nuk ishin vargje. Njėri prej tyre, duke mos mundur tė mbante fshehtėsinė i tha Ebu Xhehlit: "Ēka mendon ti pėr atė qė kam dėgjuar prej Muhammedit a.s.?" "E, ēka ke dėgjuar ashtu?" "Kemi garuar ne dhe Abdu Menafi rreth nderit dhe pushtetit. Ne i ushqenim tė tjerėt, e edhe ata i ushqenin. Ata ishin tė pasur, e edhe ne ishim tė pasur. Tjera fise i merrnin ata pėr dėshmitarė, por edhe ne, ata kanė ndarė, por edhe ne kemi ndarė. Andaj kur kuptuam se jemi duke imituar njėri tjetrin nė ēdo gjė, madje edhe nė kalėrim, u bėmė sikurse kuajt e robėruar. Ata thanė se kanė njė Pejgamber tė cilit i zbret Shpallja nga qielli. Po a do tė kemi edhe ne Pejgamberin tonė? Pasha Zotin, nėse ata do ta kenė, e ne jo, ne kurrė nuk do ta pranojmė dhe as qė do ta pasojmė atė e as qė do ta pranojmė fenė e tij."
Ebu Xhehli dinte tė thoshte: "O Muhammed, ne nuk themi se ti je rrenacak, por ajo qė je duke interpretuar ėshtė rrenė."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftn1) Atėherė All-llahu xh.sh. shpallė: "Ata vėrtetė nuk tė fajsojnė ty se je rrena­cak, por jobesimtarėt i mohojnė fjalėt e All-llahut." (6, 33).[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftn2)
Jobesimtarėt e fajsonin Resulull-llahun a.s. pėr kėndimin e Kur'­anit njė ditė tri herė. Herėn e tretė u tha: "O popull, o Kurejshit, prano­ni Islamin ose do tė bėheni viktimė!" Atėherė nga kėto fjalė frikė­soheshin, prandaj edhe ata armiq mė tė vrazhdė ndaj tij silleshin ashtu siē ėshtė mė sė miri.
Kur i gjuajtėn nė qafė zorrė, ai i mallkoi. E ata pushuan sė qeshuri dhe i kaploi brenga dhe dėshprimi, sepse ishin tė bindur se do t'i arrinte mallkimi dhe do tė ndėshkohen.
Resulull-llahu a.s. po ashtu e ka mallkuar edhe Utejbeh b. Lehebin, e nuk kaloi shumė kohė nga kjo, ky, kur e pa luanin, briti: "Mbytėm, pasha Zotin, sepse mė mbyti Muhammedi edhe pse ai ėshtė nė Mekė." (kurse Utejbehu gjendej nė rrugė pėr nė Sham).
Kur Ubej b. Halefi i ishte kėrcėnuar Resulull-llahut a.s. se do ta mbyste, Resulull-llahu a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Unė ty do tė mbys ty, nė dhashtė Zoti!" Dhe kur Ubeje u plagos nė qafė, nė betejėn e Uhudit (plaga nga prerja nuk ishte e madhe), tha: "Tanimė ai mė pat thėnė nė Mekė: Unė ty do tė mbys. Pasha Zotin, sikur tė kishte pėshtyer nė mua, do tė mė mbyste."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftn3) (pėr kėtė do tė bėhet fjalė).
Sa'd b. Mu'adhi (gjersa ishte nė Mekė) i pat thėnė Umejjeh b. Halefit: "E kam dėgjuar Resulull-llahun a.s. duke thėnė: "Ata (mysli­manėt) do tė luftojnė kundėr teje." Umejja u frikėsua shumė dhe e dha fjalėn se kurrė nuk do tė dal jashtė Mekės. Kur Ebu Xhehli e detyroi tė shkonte nė Betejėn e Bedrit, bleu devenė mė tė mirė nė Mekė pėr tė ikur. Gruaja i tha: "O Ebu Safvan, a mos ke harruar ēka tė ka thėnė vėllai yt, El-Jethrebij?" Ky tha: "Jo, pasha Zotin, nuk dua tė udhėtojė me tė, nuk do tė shkojė larg."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftn4)
Kėshtu kanė kaluar armiqtė e Resulull-llahut a.s. Pėr sa i pėrket shokėve dhe miqve tė tij, ata pėr tė merrnin frymė me njė shpirt. Ishte nė zemrat e tyre dhe ishte dritė e syve tė tyre. Mes tyre rrjedhte dashuria e sinqertė sikurse qė uji rrjedhė nė shtratin e vet. I tėrhiqte njerėzit sikurse magneti qė tėrheq hekurin.
Pėr shkak tė dashurisė sė madhe ndaj Resulull-llahut a.s. ēdo njėri mė parė do tė pranonte vdekjen se sa atij t'i mungonte edhe thoni nga gishti, apo edhe thera t'a thumbonte.
Njė ditė Ebu Bekėr b. Kuhafeti ka qenė i sulmuar nė Mekė nga Utbe b. Rebia i cili e rrahu shumė duke e goditur me nallane, duke e shkelur nė fytyrė dhe duke i kėrcyer nė stomak. Nga goditjet e shumta nuk mund tė njihej nė fytyrė. Benu Tejimėt e sollėn nė shtėpi me ēarēaf, duke pritur se do tė vdes. Kah mbrėmja Ebu Bekri erdhi nė veti dhe tha: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s.?" Ata e puthėn dhe e lutėn qė tė qetė­sohet. Pastaj u ngritėn dhe i thanė nėnės sė tij, Ummi-l-Hajr: "Pėrpiqu ta ushqesh, sado pak!" Ajo e stėrpiki me ujė e ai erdhi nė vete dhe pyeti: "Ē'u bė me Resulull-llahun a.s. ?" Ajo tha: "Nuk e di." Ai tha: "Shko tek Ummi Xhemilja, e bija e Hattabit dhe pyet pėr te!" Ajo shkoi tek Xhemilja dhe i tha: "Ebu Bekri pyet pėr Muhammedin, tė birin e Abdu­llahut." Ajo u pėrgjigj: "Nuk di gjė as pėr Ebu Bekrin e as pėr Muha­mmedin e Abdullahut. Nėse don, do tė vij me ty tek biri yt." Ajo i tha: "Eja." Kur arriti nė shtėpi tė Ebu Bekrit e e pa atė tė tėrin nė plagė, klithi dhembshėm e tha: "Pasha Zotin, kėtė kanė mundur tė bėjnė vetėm armiqtė jobesimtarė. Dėshiroj qė All-llahu tė hakmerret pėr ty." Ai pyeti: "Si ėshtė Resulull-llahu a.s. ?" Ummu Xhemi­lja pyeti: "A guxon tė dėgjoi nėna?" Ai tha: "Mos ke frikė nga ajo." Ajo tha: "Ai ėshtė mirė dhe s'ka gjė." "E ku ėshtė ai?" "Nė shtėpinė e Ibnu-l-Erkamit." Ebu Bekri tha: "Pasha Zotin, nuk do tė ha, as nuk do tė pi, pėrde­risa nuk mė dėrgoni tek Resulull-llahu a.s." Ato e qetėsuan.
Kur u qetėsua, dhe kur njerėzit flinin, ato dyja dolėn natėn vonė e morėn Ebu Bekrin dhe duke e mbajtur atė, e sollėn tek Resulull-llahu a.s.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftn5)
Kur tė bėhet fjalė pėr Resulull-llahun a.s. nga ngjarjet nė Uhud, Hajber dhe situata tė ngjashme, do tė sjellim reflekse tė shprehjes sė dashurisė sė pakufishme ndaj tij.
3. Ndjenja e pėrgjegjėsisė; As'habėt nė tėrėsi e kanė ditur se ēfarė pėrgjegjėsie tė madhe dhe serioze janė duke bartė nė supet e veta. Kėtė pėrgjegjėsi nuk duhet harruar asnjė moment. Pasojat qė rezultojnė nga frika dhe ikja prej pėrgjegjėsisė, do tė sillnin dėme shumė mė tė mėdha se sa situata nė tė cilėn gjendeshin. Dėmi i cili do t'i godaste ata, por edhe njerėzimin, pas ndonjė ikjeje tė tillė, assesi nuk mund tė krahasohet me vuajtjet qė i pėrjetonin si rezultat i kėtij durimi.
4. Besimi nė botėn e ardhshme; Kjo bindje edhe mė tepėr ka ndikuar nė ndjenjat e pėrgjegjėsisė dhe gjithnjė e mė tepėr e forconte kėtė. Bindshėm dhe nė mėnyrė tė paluhatshme myslimanėt besonin se Zoti i botėrave do t'i ringjallė, pėr t'u pėrgjigjur pėr veprat e tyre, edhe pėr tė mirat edhe pėr tė kėqijat, e pastaj ose do tė jenė banorė tė Xhennetit, ku do t'i gėzojnė mirėsitė e All-llahut xh.sh., ose do tė jenė banorė tė Xhehenne­mit, ku do tė pėrjetojnė vuajtje pėrgjithmonė. Ata ēonin jetė tė disiplinuar mes frikės dhe shpresės, duke lutur All-llahun e vet pėr mėshirė dhe duke u frikėsuar nga ndėshkimi i Tij. Ata janė: "tė cilėt shpenzojnė pasurinė e tyre (nė rrugėn e All-llahut) qė u ėshtė dhėnė, dhe zemrat e tė cilėve dridhen nga frika se njė ditė do tė kthehen te Zoti i tyre." (23, 60). Ata e kanė ditur se Dunjallėku, kjo botė dhe tė gjitha tė mirat e saja nuk vlejnė as sa njė flatėr e mushkonjės nė krahasim me Ahiretin - botėn e ardhshme. Kjo bindje e thellė, atyre ua lehtėsonte vuajtjet dhe trishtimet e kėsaj bote, kėshtu qė atyre nuk u kushtonin kujdes e as rėndėsi tė madhe.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftnref1) Ibni Hisham: I/316.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftnref2) Tradita e Tirmidhiut nė Tefsiru smet El-En'am: II/132.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftnref3) Ibni Hisham: II/563.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftnref4) Sahihu-l-Buhari: II/563.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947637#_ftnref5) El-Bidajetu ve-n Nihajetu: III/30.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:18
5. El-Kur'an; Nė momentet mė tė vėshtira tė jetės sė myslima­nėve, nė momentet e tmerrit dhe tė frikės, janė shpallur suret dhe ajetet e Kur'anit si argumente tė pakontestueshme tė themelit tė Islamit, rreth cilit sillej da'veti nė Mekė. Besimtarėt udhėzoheshin sipas dispozitave bazė tė All-llahut, nė bazė tė tė cilave ėshtė themeluar shoqėria njerė­zore mė e pastėr dhe mė e mirė nė tėrė rruzullin tokėsor, e kjo ėshtė shoqėria Islame. Kur'ani i nxitė myslimanėt qė nė momentet dhe nė kohėt e vėshtira tė jenė tė durueshėm dhe tė fuqishėm. Pėrkitazi me kėtė, sjellė shumė shembuj dhe shpjegon menēurinė qė e pėrmbanė:
"A mendoni ju se do tė hyni nė Xhennet pa i pėrjetuar ato (vuajtje) ashtu si kanė pėrjetuar tė tjerėt para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe sėmurjet dhe aq shumė qenė tronditur saqė Pej­gamberi dhe ata qė ishin me tė thirrėn: "Kur mė do tė arrijė ndihma e All-llahut?!" Qe, ndihma e All-llahut ėshtė afėr!"(2, 214).
"Elif, Lam, Min. A mendojnė njerėzit se do tė jetė i mjaftueshėm vetėm pohimi i tyre: "Ne e pranuam besimin!" dhe tė mos vihen nė sprovė? Kurse Ne i kemi sprovuar edhe ata, tė cilėt kanė qenė para tyre. Pra, All-llahu, me siguri, do t'i dallojė ata, tė cilėt e thonė tė vėrtetėn dhe do t'i veēojė ata, tė cilėt gėnjejnė." (29, 1-3).
Kėto ajete u jepnin pėrgjigje aspiratave tė jobesimtarėve dhe kokė-fortėve kėmbėngulės, me pėrgjigje tė qartė dhe pa hamendje. Kur'ani tėrheqė vėrejtjen dhe i paralajmėron ata pėr ndėshkimet dhe mynxyrat qė do t'i pėrjetojnė nėse janė tė qėndrueshėm nė mosbesim dhe kokėfortėsi. Ky paralajmėrim ėshtė konkret dhe i qartė nė mbėshtetje tė ajeteve, tė cilat flasin pėr All-llahun dhe Fuqinė e Tij, pastaj para­shtrojnė shembuj nga historia, tė cilat vėrtetojnė pagabueshmėrinė e All-llahut ndaj armiqėve tė vet dhe ndaj evliave (njerėzve tė mirė). Kur'ani sė pari pėrdorė metodėn e butėsisė e pastaj metodėn e kėndelljes dhe udhėzimit, derisa njeriu nuk heq dorė nga jetesa nė lajthitje tė qartė nė tė cilėn gjendet.
Kur'ani me domethėnien e vet dhe me figurat e veta ka ditur t'i shpie njerėzit nė botėn tjetėr, nė botėn e panjohur dhe tė paarritshme. Ua ka hapur sytė qė tė shohin Gjithėsinė, qė tė shohin fuqinė dhe bukuritė e All-llahut xh.sh. dhe ta ndiejnė Pėrsosmėrinė e Tij, prapa sė cilės ėshtė fshehur mėshira, kujdesi, ngrohtėsia dhe kėnaqėsia ndaj atyre tė cilėt e ndiejnė Atė pa kurrfarė pengesash.
Nė suaza tė kėtyre ajeteve ka pasur dialogje me myslimanėt, pėrmes tė cilave All-llahu xh.sh. i pėrgėzon ata me lajme tė mira pėr mėshirėn e vet dhe kėnaqėsinė e vet qė janė banorė tė kopshteve me plotė mirėsira tė amshueshme. Kur'ani ua pasqyron armikun, jobesim­tarin si dhe zullum­qarin e gjakėsorin. Ai tregon se si do tė gjykohen dhe si do t'i nėnshtrohen vuajtjeve tė zjarrit tė Xhehennemit. Zjarri do t'ua djegė fytyrat, andaj le tė provojnė gostinė e skėterrės.
6. Paralajmėrimi i suksesit; Myslimanėt, qė nga dita e parė, prej kur e kanė pėrqafuar Islamin, me gjithė pėrjetimet e dhembshme dhe vuajtjet e torturat qė kanė pėsuar nga jobesimtarėt, e kanė pasur tė qartė se feja Islame nuk ėshtė ajo qė i ka sjellur me veti tė gjitha kėto mynxyra, por qė mėsimi Islam pėrpiqet dhe ka pėr qėllim qėrimin e hesapeve me injo­rancėn dhe injorantėt si dhe me regjimin e tyre tė errėt. Qėllimi kryesor i fesė Islame ėshtė rivendosja e autoritetit nė tokė dhe rrėzimi i regjimeve politike nė botė, tė cilat nuk respektojnė njeriun dhe tė drejtat e tij. Islami pėrpiqet pėr konsolidimin e shoqėrisė, me tė cilėn All-llahu xh.sh. do tė jetė i kėnaqur, shoqėri e cila nga adhurimi i idhujve do tė kalojė nė adhurimin e All-llahut xh.sh.
Nė lidhje me kėtė Kur'ani ka shpallur lajme tė gėzuara, ngandonjė­herė nė mėnyrė tė qartė dhe tė hapėt, e ngandonjėherė nė mėnyrė simbo­like. Dhe kėshtu, nė atė kohė tejet tė vėshtirė pėr myslimanėt, kur bota u dukej tejet e ngushtė, pak sa nuk u mbytėn nė vatrat e veta dhe ta humbasin jetėn e vetė, u shpallėn ajetet tė cilat rrėfenin pėr vėshtirėsitė dhe myn­xyrat, padrejtėsitė dhe dhunimet, pastaj jetėn e vėshtirė tė Pejgamberėve tė parė, tė dėrguar popujve, tė cilėt i quanin rrenacak dhe mbetnin nė pabesim. Kėto ajete pėrmbanin nė vete gjendje dhe situata pothuajse tė njėjta nė ēfarė kalonin dhe pėrjetonin edhe myslimanėt e Mekės, tė maltre­tuar nga jobesimtarėt e saj. Ajetet pėrmbanin metodat e zgjidhjes pėr suksesin e besimtarėve.
Nė disa sure haptazi paralajmėrohet shkatėrrimi i idhujtarėve tė Mekės dhe suksesi i myslimanėve sė bashku me pėrhapjen dhe kumti­min e fesė Islame.
Nė kėtė periudhė janė shpallur shumė ajete tė cilat sjellin lajme tė gėzuara pėr fitoren e myslimanėve. All-llahu xh.sh., thotė:
"E fjala e Jonė qėmoti ėshtė thėnė pėr robėrit Tonė, pėr Pejgamberėt: "Ata do tė jenė, vėrtetė tė ndihmuar dhe ushtria Jonė me siguri do tė triumfojė." Andaj shmangu prej tyre (ti o Muhammed) pėr njė kohė dhe vėzhgoi ata, sepse edhe ata do tė tė vėzhgojnė! A mos dėshirojnė ata tė shpejtojnė nga ndėsh­kimi Jonė? E kur i arrinė ai ndėshkim, do tė gdhij mėngjesi i tmerrshėm pėr ata tė cilėve u ėshtė tėrhequr vėrejtja!" (37, 171-177). All-llahu xh.sh., gjithashtu thotė: "Grupi sigurisht do tė pėsojė disfatė dhe ata do tė ikin!" (54, 45), dhe thotė: "Ata para­qesin njė ushtri komplotiste e cila do tė shpartallohet atje" (38, 11). Pėr ata qė kanė shkuar nė Abisini nė syrgjyn ėshtė shpallur: "Dhe ata tė cilėt migrojnė pėr hir tė All-llahut, pasi qė u ballafaquan me torturime, Ne me siguri do t'u japim vendbanim tė mirė nė kėtė botė, ndėrsa shpėrblimi i Ahiretit do tė jetė mė i madh - sikur ta dinin atė (jobesimtarėt)." (16, 41).
Resulull-llahun a.s. e kanė pyetur pėr Jusufin a.s. kurse All-llahu xh.sh. shpalli: "Vėrtetė, nė ngjarjet e Jusufit e tė vėllezėrve tė tij ka shumė Shenja pėr kėrkimtarėt e vėrtetėsisė." (12, 7). Kėrkim­tarėt e tillė janė banorėt e Mekės, tė cilėt do t'i gjejė e njėjta gjė sikurse vėllezėrit e Jusufit, shkatėrrimi dhe dorėzimi. Kur All-llahu flet pėr Pejgamberėt, thotė:
"Dhe ata, tė cilėt nuk e kishin pranuar besi­min, i thoshin Pejgamberėve tė tyre: "Ne me siguri do t'ju dėbojmė juve nga vendi ynė ose ju domosdo do tė ktheheni nė fenė tonė." Atė­herė Zoti i tyre (Pejgamberėve) u shpalli atyre: "Ne me siguri do t'i shkatėrrojmė mizorėt dhe pas tyre do t'ju vendosim nė tokė. Kjo do tė jetė pėr ata tė cilėt do t'i frikė­sohen dhėnies sė llogarisė para Meje dhe tė cilėt do t'i frikėsohen kėrcėnimit Tim." (16, 13-14).
Kur shpėrtheu lufta mes Persianėve dhe Romakėve, dhe kur mush­rikėt dėshironin fitoren e Persianėve, duke qenė se edhe ata ishin idhuj­tarė, myslimanėt si besimtarė dėshironin ngadhėnjimin e Roma­kėve, gjithashtu besimtarė, tė cilėt besonin nė Zotin, Pejgamberėt, Shpalljen e Librit dhe nė ditėn e Gjykimit. Por, megjithatė fituan Persi­anėt. Atėhe­rė All-llahu xh.sh. nė ajetet e shpallura paralajmėroi se Romakėt do tė fitojnė pas disa viteve. Pėrveē kėsaj, Kur'ani paralajmė­ron njė lajm edhe mė tė gėzueshėm, e kjo ėshtė fitorja e myslimanėve me ndihmėn e All-llahut xh.sh.: "Ėshtė vendimi i All-llahut, dhe atėherė besim­tarėt do t'i gėzohen ndihmės sė All-llahut. Ai e ndihmon cilin­do Ai. Ai ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Mėshirshėm." (30, 4-5)
Resulull-llahu a.s. edhe vetė ka pasur kėso lloj parandjenjash.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:19
Gjatė kohės sė haxhxhit sillej mes njerėzve nė sheshet e Ukadhit, Mexhnes dhe Dhu-l-Mexhazit dhe pėrhapte Shpalljen, por njerėzve nuk u premtonte vetėm Xhennetin dhe mbarėsitė e Xhennetit por u fliste haptazi: "O njerėz, thuani: "Nuk ka zot tjetėr pos All-llahut, e do tė jeni tė shpėtuar. Me kėtė fjalė do t'i mbizotėroni arabėt, do t'i nėnshtroni tė huajt, e nėse vdisni do tė jeni sundues nė Xhennet."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftn1)
Mė herėt kemi pėrmendur se si ėshtė pėrgjigjur Utbe b. Rebia kur bėnte pazarllėk me Resulull-llahun a.s. rreth gjėrave tė dunjallėkut. Utbe kurrė nuk e ka kuptuar Resulull-llahun a.s.
Ėshtė e dobishme tė pėrsėritet se si ėshtė pėrgjigjur Resulull-llahu a.s. kur delegacioni i fundit e ka vizituar Ebu Talibin. Ai shkurt dhe qartė ka kėrkuar prej tyre tė pranojnė vetėm njė fjalė - kelimei sheha­detin.
Na rrėfen Habab b. El-Ereti: "Kam ardhur tek Resulull-llahu a.s. e ai ishte ulur i mbėshtjellur me gunėn e vet nėn hijen e Ka'bes. Atėherė mushrikėt na ndiqnin ashpėr. i thashė: "E pse nuk i drejtohesh All-llahut kundėr tyre?" Ai u skuq nė fytyrė dhe tha: "Mė parė ka qenė zakon qė me krefshė (kashai) tė hekurt t'i shkulnin mishin nga koskat e dikujt pėr ta detyruar tė heq dorė nga feja , por nuk mund ta detyronin dot. E All-llahu do ta ndėrpret kėtė gjendje tė pasigurt, ashtu qė tė mundet udhėtari nga San’asi i qetė tė vijė nė Hadramevt, duke mos iu frikėsuar askujt pėrveē All-llahut xh.sh. - (transmetuesi shton) - e as qė bariu tė frikėsohet pėr kopenė e vet nga ujku[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftn2) - (dhe nė tjetrėn traditė) - por ju po nguteni (nuk keni durim).[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftn3)
As'habėt, duke u mbėshtetur nė tė gjitha paralajmėrimet pėr ardhmėrinė e ndritshme dhe tė lavdishme nė kėtė botė, krahas lutjeve tė sinqerta dhe tė pėrzemėrta pėr vendbanim nė Xhennet, ndodhitė e pėrditshme, vėshtirėsitė dhe mynxyrat, tė cilat vijimisht i rrethonin, i konsideronin si: "njė re verore e cilat sė shpejti do tė zhduket (shpėr­ndahet)."
Resulull-llahu a.s. posedonte fuqi tė madhe dhe durim jashtėzako­nisht tė madh pėr t'i ushqyer zemrat e myslimanėve me dituri nga Kur'ani. Nė kėto themele bazohej edukimi i thellė dhe efikas. Si rezultat i kėsaj mys­limani ka shpirt bujar, zemėr tė pastėr, edukatė tė bukur, nuk ėshtė i nėn­shtruar materies, lufton kundėr epsheve dhe ėshtė i nėnshtruar vetėm Sun­duesit tė Tokės dhe qiejve. Vetėm me kėsi virtytesh ka qenė e mundur tė gjendet rruga nga errėsira nė dritė. Ka qenė ky ngadhėnjim i durimit ndaj mynxyrave, i tė mirės ndaj tė keqės. Me tė gjitha kėto imani (besimi) bėhej mė i thellė, e me tė rritej edhe ēdo gjė qė ėshtė e njerėzishme. Rritej angazhimi pėr jetesė tė ndershme, pėr punėt me tė cilat All-llahu xh.sh. do tė jetė i kėnaqur, pėr dituri e cila do tė pasurojė njohurinė pėr Fenė, pėr vetėmohimin dhe mbizotė­rimin e epsheve, e gjer te qetėsimi psikik, durueshmėria etj.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftnref1) Transmeton Tirmidhiu.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftnref2) Sahihu-l-Buhari: I/543.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947640#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari: I/510.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:22
THIRRJA NĖ ISLAM JASHTĖ MEKĖS

Resulull-llahu a.s. nė Taif

N

ė muajin shevval[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947641#_ftn1) tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut doli Resulull-llahu a.s. nga Meka dhe vajti nė Taif.
Taifi ėshtė qytet afėr gjashtėdhjetė mila larg Mekės. Kėtė distancė Resulull-llahu a.s. e kaloi kėmbė. Sė bashku me tė u nis edhe robi i tij i liruar Zejd b. El-Harithi. Gjatė rrugės Resulull-llahu i thė­rriste nė Islam fiset tė cilat i hasnin. Por asnjė fis nuk iu pėrgjigj thirrjes sė tij. Kur arriti nė Taif, i takoi tre djemtė e prijėsit tė fisit Thekaf. Kėta ishin: Abdu Jalijel, Mes'udi dhe Hubejbi, djemtė e Amėr b. Umejr Es-Thekafit. Resulull-llahu a.s. u ul me ta dhe i thirri nė Islam, i thirri qė t'i besojnė All-llahut xh.sh. dhe ti ndihmojnė fesė sė Tij. Njėri prej tyre tha: "Unė do ta shkuli mbulojėn e Ka'bes, po qe se me tė vėrtetė tė ka dėrguar All-llahu. “I dyti tha: “A thua All-llahu nuk pati tjetėr kėnd pėrveē teje?", e i treti tha: "Pasha Zotin, kjo ėshtė hera e parė dhe e fundit qė jam duke folur me ty. Nėse ti vėrtetė je Pejgamber, atėherė mua nuk mė ka hije tė flas me ty, e nėse nuk je, ti gėnjen pėr Zotin, atėherė as qė duhet tė flas me ty." Resulull-llahu a.s. u ngrit dhe tha: "Ju thatė ēka patėt pėr tė thėnė, por mos i tregoni askujt pėr mua."
Resulull-llahu a.s. qėndroi nė Taif dhjetė ditė. Askend prej njerė­zve autoritativ nuk e thėrriste nė Islam e tė mos shkonte personalisht tek ai e tė fliste me tė. Ata thanė: "Lėshoje vendin tonė dhe ik", dhe i nxitėn horrat e vet kundėr tij. Duke dalė nga Taifi horrat dhe skllevėrit e pėrcollėn duke e sharė dhe bėrtitė. Kėshtu rreth tij u mblodh njė mori njerėzish, tė cilėt u rendisėn nė dy shpalire nga ana e majtė dhe e djathtė e tij. E gjuanin me gurė dhe e ofendonin me fjalė fyese. Dikush e goditi nė kordhė mbi themėr dhe gjaku i rridhte nė kėpucė. Zejd bin El-Harithi e mbronte me trupin e vet. Resulull-llahu a.s. ndiente dhembje nė kokė nga zhurma e madhe, britmat dhe goditjet. Ai dhe Zejdi u mbėshtetėn nė gardhin e njė kopshti, pronar i tė cilit ishin Utbe dhe Shejbe, djemtė e Rebia’s, tė cilėt jetonin tre mila larg Taifit. Pasi qė u fshehėn pas kėtij gardhi, vagabondėt u kthyen nė Taif. Resulull-llahu a.s. hyri nė kopsht dhe u ul nėn rrush afėr njė muri. Pasi pushoi pak dhe u kėndell nga ajo ēka i ndodhi, kėndoi duan (lutjen) e njohur e cila dėshmon pėr pikėlli­min dhe dhembjen qė e ndiente nė zemėr pas ngjarjes sė tmerrshme. Resulull-llahu a.s. ishte i pikėlluar sepse askush prej tyre nuk e pranoi Islamin.
Duaja e njohur e Taifit ėshtė kjo:
"O Zoti im, tė lutem tė mė japish fuqi dhe tė mė nxjerrish nga kjo situatė tejet e rėndė nė tė cilėn gjendem. Tė lutem tė mė mbrosh nga poshtėrimi njerėzor. O mė i Mėshirueshmi! Ti je Mbrojtės i tė dobtėve. Ti je Mbrojtėsi im. Tė lutem, mos mė le nė mėshirėn e tė huajve, tė cilėt mė pritėn armiqėsisht. O Zoti im, mos mė le nė duart e tyre!
O Krijuesi im, nėse Ti nuk je i hidhėruar nė mua, atėherė nuk mėrzitem pėr tė gjitha kėto vuajtje. Kujdesi Yt ndaj meje ėshtė tejet i madh, i mbėshtetem dritės sė fytyrės Tėnde, me tė cilėn e ke shpėrndarė errėsirėn, dhe me ndihmėn e tė cilės qeverisė me kėtė botė dhe me botėn e ardhshme, dhe tė lutem hiqe hidhėrimin Tėnd nga unė! Mė pajis me mėshirėn Tėnde gjersa nuk arrijė kėnaqėsinė Tėnde. Askush nuk ka fuqi dhe forcė, pėrveē Teje!"
Kur e panė djemtė e Rebia’s, nė kėtė gjendje aq tė mjerė, tek ata u zgjuan ndjenjat e mirėsisė, andaj e thirrėn robin e tyre, djaloshin e krishter, tė quajtur Addas, e i thanė: "Ēoja kėtė kalavesh rrushi atij njeriu." Djaloshi iu afrua Resulull-llahut a.s. dhe ia dha kalaveshin, ndėrsa Resu­lull-llahu a.s. e zgjati dorėn, tha Bismilahi - nė emėr tė All-llahut, e pastaj e hėngri.
Addasi tha: "Kėshtu nuk flet populli i kėtyre anėve." Resulull-llahu a.s. e pyeti: "Prej kah je ti dhe cilės fe i takon?" Ai tha: "Unė jam i krishter nga Niniva." Resulull-llahu a.s. shtoi: "Ti qenke, pra, nga fshati i njeriut tė mirė, Junus b. Metejit." Ai tha: "E prej nga e di ti se kush ėshtė Junus b. Meteji?" Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj: "Ai ėshtė vėllai im. Ai ėshtė Pejgamber, e edhe unė jam Pejgamber. “Addasi e pėrqafoi Resulull-llahun a.s. dhe filloi t'ia puth kokėn, duart dhe kėmbėt, ndėrsa djemtė e Rebia’s shikonin tėrė kėtė dhe i thanė njėri-tjetrit: "Ai atje ta prishė djaloshin. Nuk do tė tė dėgjoj mė!"
Kur u kthye Addasi, e pyetėn: "Vaj pėr ty, ēka tė ndodhi?" Ai u pėrgjigj: "O zotėri, ky njeri ėshtė person ēfarė nuk ekziston sot nė Tokė. Mė tregoi diēka qė nuk mund ta dijė askush qė nuk ėshtė Pej­gamber." Qė tė dy i bėrtitėn: "I mjeri ti, o Addas, nga feja jote do tė tė shpie nė fenė e vet, e feja jote ėshtė mė e mirė se e tij."
Pas kėsaj ngjarjeje Resulull-llahu a.s. doli nga vendstrehimi dhe u nis pėr nė Mekė, me zemėr tė shkallmuar, plotė mėrzi dhe pikėllim. Kur iu afrua vendit Karnul-Menazil, afėr qytetit, All-llahu xh.sh. ia dėrgoi Xhibrilin sė bashku me engjėllin e kodrave i cili i tha nėse mė urdhėron t'i rrėzojė dy kodrat - El-Ahsheban - (tė quajtura Ebu Kubais dhe el-Ahner) nė banorėt e Mekės do ta bėj atė.
Buhariu gjerėsisht transmeton kėtė rrėfim me senedin (vargun e transmetuesve) e vet nga Urvete b. Zubejri, tė cilit i ka treguar Aishja r.a. se i ka thėnė Resulull-llahut a.s.: "A ke pasur ditė mė tė vėshtirė se ajo nė Uhud (beteja nė Uhud)?" Ai u pėrgjigj: "Gjithēka kam pėrjetuar nga ky popull i yt, por mė sė keqi mė kanė pranuar nė Taif, ku e kam vuar vetėn nė ultėsi ndaj Ibni Abdi Jalilimit. Ai nuk iu pėrgjigj dėshirės dhe thirrjes sime tė pranojė Shehadetin, e pasi qė nuk e bėri kėtė, u largova prej tij i brengosur dhe i shqetėsuar. Kam qenė nė dremitje (kllapi) derisa nuk mbėrrijta tek vendi Karnul-Menazil. Aty ngrita kokėn dhe mbi kokėn time pash njė re tė vogėl qė mė bėnte hije, andaj shikova mė mirė dhe pash se nė tė qėndronte Xhibrili, i cili mu drejtua: "All-llahu ka dėgjuar ēka u ke thėnė atyre dhe ēfarė pėrgjigje tė kanė dhėnė. All-llahu ta dėrgon engjėllin e kodrave, tė cilit mund t'i urdhė­rosh t'u bėj ēka tė duash atyre." Pastaj dėgjova zėrin e engjėllit, i cili mė tha: "O Muhammed, qe tek jam. ēka dėshiron tė bėj? Nėse dėshiron t'i rrėzoj kėto dy kodra - El-Ahsheban - mbi ta, vetėm thuaj." Resulull-llahu a.s. tha: "Dėshiroj qė All-llahu xh.sh. prej tyre t'i shpie nė rrugė tė drejtė ata tė cilėt do tė besojnė All-llahun e Lartėsuar, Njė tė Vetmin, dhe nuk do tė bėjnė shirk, pėrkatėsisht, nuk do t'i pėrshkruajnė Atij zota tė tjerė."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947641#_ftn2) Nė kėtė pėrgjigje tė Resulull-llahut a.s. pasqyrohet persona­liteti i tij i jashtėzakonshėm i endur me vlerat mė tė larta morale, madhėsia e tė cilave vėshtirė diktohet. Resulull-llahu a.s. u kėndell plotėsisht dhe zemra iu qetėsua nga gėzimi pėr ofrimin e ndihmės nga All-llahu xh.sh. prej kateve qiellore. Pastaj vazhdoi rrugėn pėr nė Mekė dhe kur mbėrriti nė luginėn Nahėl, u ndal dhe aty qėndroi disa ditė. Nė atė luginė gjendeshin dy vende tė pėrshtatshme pėr qėndrim: Pėrroi i madh malor dhe fusha pjellore. Duke hulumtuar nėpėr libra, nuk mun­dėm tė vėrtetojmė se ku gjendet saktėsisht ky vend. Gjatė qėndrimit nė kėtė luginė, All-llahu xh.sh. ia dėrgoi Resulull-llahut a.s. njė grup xhinnėsh. Pėr kėta xhinnė All-llahu xh.sh. flet nė dy vende nė Kur'an:
Nė suren El-Ahkaf: "Dhe, (kujtoju atyre kohėn) kur t'i dėr­guam ty disa xhinnė pėr tė dėgjuar Kur'anin. Kur morėn pjesė (nė tė dėgjuarit e Kur'anit), ata i thanė (njėri-tjetrit) "Heshtni". E, kur pėrfundoi (tė lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmėrues. Ata thanė: "O populli ynė! Na dėgjuam Librin, tė shpallur pas Musait, i cili vėrteton se janė tė vėrteta edhe ato para tij, i cili udhėzon kah e vėrteta dhe nė rrugėn e drejtė. O populli ynė, pėrgjigjuni ju grishtarit tė All-llahut dhe beso­ni Atij! Ai do t'ua falė disa mėkate dhe do t'ju shpėtojė prej dėnimit tė dhembshėm (46, 29-31).
Nė suren El-Xhinn: "Thuaj (o Muhammed!): Mua m'u ka shpallur se disa prej xhinnėve kanė dėgjuar dhe kanė thėnė: "Me tė vėrtetė, kemi dėgjuar (njė) Kur'an tė mrekullueshėm, i cili udhė­zon nė rrugėn e drejtė - e ne kemi besuar nė te, dhe assesi mė nuk do t'i bėjmė shok askėnd Zotit tonė." (72,1-2).
Nga kėto ajete tė cekura, si dhe nga traditat tė cilat kanė rezultuar nga komentimi i kėtyre bisedave, na bėhet e qartė se Resulull-llahu a.s. nuk ka qenė i njoftuar pėr ekzistimin e xhinnėve. Pėr ta ka ditur vetėm pas shpalljes sė kėtyre ajeteve. Kjo ka qenė hera e parė qė ėshtė gjetur nė shoqėrinė e xhinnėve. Teksti i traditave mė tė vonshme pėr­mbanė njohurinė pėr atė se ata kanė ardhur mė shpesh pas kėtyre ngjarjeve.
Nė tė vėrtetė, Kur'ani ia ka zbuluar Resulull-llahut a.s. botėn e xhin­nėve, dhe me kėtė ia ka bėrė me dije aspektin e ri tė ofrimit tė ndihmės dhe thesarin e panjohur tė Gajbit (tė panjohur dhe tė pakuptue­shėm pėr ne). Ndihmesa me ushtri, tė cilėn nuk e di as nuk e sheh askush pėrveē Tij, ėshtė vėrtetuar nė ajetet e shpallura, nė tė cilat paralaj­mėrohet suksesi i da'vetit tė Resulull-llahut a.s. Me kėtė njo­huri tė re gjithashtu ėshtė vėrte­tuar qė kurrnjė fuqi e kėsaj bote nuk ėshtė nė gjendje t'ia zė rrugėn Islamit dhe suksesit tė tij. All-llahu xh.sh., thotė:
"E ata tė cilėt nuk i pėrgji­gjen grishtarit tė All-llahut, tė atillėt nuk do tė mund t'i ikin Atij nė Tokė dhe pėr ta s'ka mbrojtės, pos All-llahut. Ata janė nė humbje tė madhe" (46, 32). "Dhe ne e kemi ditur se nuk do tė mund t'i shpėtojnė All-llahut nė Tokė dhe nuk mund ta lodhin Atė duke ikur (nė qiell)." (72, 12)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947641#_ftnref1) Mendimi i Nexhib Abadit nė veprėn "Historia Islamit": I/122. e qė edhe unė e kam pranuar.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947641#_ftnref2) Sahihu-l-Buhari, libri mbi fillimin e Krijimit: I/458 - kaptina: Ēka ka pėrje­tuar Resulull-llahu a.s. prej mushrikėve dhe munafikėve.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:23
Pas kėsaj ndihme, pas kėsaj fitoreje dhe pas kėtyre paralajmė­rimeve, u shpėrndanė retė e errėsirės, trishtimit dhe pikėllimit, tė cilat e pėrcillnin Resulull-llahun a.s. qė nga dalja prej Taifit, ashtu tė demora­lizuar dhe tė pikėlluar, e derisa nuk vendosi tė kthehet nė Mekė, me bindje tė thellė qė tė vazhdonte misionin e filluar rreth interpretimit tė Islamit dhe pranimit tė Shpalljes sė amshueshme tė All-llahut xh.sh., me elan, fuqi, vullnet dhe me entuziazėm tė ri.
Atėherė, Zejd b. Harithi i thotė Resulull-llahut a.s. pėrafėrsisht kėshtu: "Si do tė shkosh pėrsėri nė Mekė pasi tė kanė dėbuar prej andej?" Ai u pėrgjigj: "O Zejd, siē po e sheh edhe vet, All-llahu ka zgjidhje pėr ēdo gjė dhe sjellė lehtėsime. Ai do ta ndihmojė Fenė e vet dhe do ta lartėsojė Pejgamberin e Vet."
Pastaj Resulull-llahu a.s. vajti nė shpellėn Hira, prej ku e dėrgoi njė njeri nga familja Huza'ah tek Ahnes b. Shurejke qė ta merr nėn mbrojtje. Ai u pėrgjigj: "Unė nuk jam vendas, vetėm vendasit mund tė marrin dikėnd nėn mbrojtjen e vet." Pastaj e dėrgoi njėrin tek Suhejl b. Amri, e ky tha: "Vėrtetė, familja Benu Amir nuk mund ta mbrojė familjen Benu Ka'b. "Pastaj e dėrgoi tek El-Mut'am b. Adijji, e ky u pėrgjigj: "Po, unė e marr atė nėn mbrojtjen time." Mandej ky i thirri djemtė e vet dhe fisin e vet dhe u tha: "Armatosuni qė tė gjithė dhe shpėrndahuni nėpėr qoshet e Ka'bes, sepse e kam marrė Muhammedin nėn mbrojtjen time." Pastaj dėrgoi qė ta thėrrasin Resulull-llahun a.s. e tė hyjnė nė Mekė. Kur Resulull-llahu a.s. u paraqit me Zejd b. Hari­thin dhe kaloi gjer nė mesxhidul-Haram, ku u ndal, Mut'am b. Adijji u ngrit nė devenė e vet dhe briti: "O kurejshitė, unė e kam marr Muham­medin a.s. nėn mbrojtjen time, prandaj askush prej jush nuk guxon ta ofendojė." Nė atė moment Resulull-llahu a.s., i cili bėnte tavaf rreth Ka'bes, arriti te qoshja dhe e kėndoi duanė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftn1) Pastaj i fali dy rekate namaz dhe vajti nė shtėpinė e vet, gjersa Mut'ami dhe njerėzit e tij tė armatosur e pėrcollėn deri aty.
Ekziston rrėfimi se Ebu Xhehli e ka pyetur Mut'amin: "A je mbrojtės i tij apo ithtar i tij?" Ai pėrgjigjet: "Vetėm mbrojtės." Atėherė Ebu Xhehli tha: "Atė qė e mbronė ti edhe ne do ta konsiderojmė tė mbrojtur."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftn2)
Resulull-llahu a.s. kurrė nuk e ka harruar kėtė vepėr tė mirė tė Mut'amit, andaj nė Bedėr, pėrkitazi me robėrit e luftės ka thėnė: "Po t'ishte gjallė Mut'am b. Adijji, e tė ndėrmjetėsonte pėr kėta kėtu, tė gjithė kėta do t'ia lėja atij."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftn3)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftnref1) Pasi qė tė kryhet rrethi i tavafit rreth Ka'bes, qėndrohet nė kėndin nga i cili ka filluar tavafi, kthehen pėllėmbat e duarve kah kėndi - Rukna - dhe kėndohet duaja, pastaj vazhdon rrethi i dytė, e kėshtu me radhė. (sh.p.).

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftnref2) Ibni Hisham: I/419, 420, 441, 442; Zadu-l-Me'ad: II/46, 47; Muhtesar Siretu -r-Resul nga En-Nexhdi, f. 141-143; Rahmetun li-l-Alemin: I/71-74; Tarihu Islami nga Abadi: I/123, 124.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947642#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari: II/573.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:25
Pas kėsaj ndihme, pas kėsaj fitoreje dhe pas kėtyre paralajmė­rimeve, u shpėrndanė retė e errėsirės, trishtimit dhe pikėllimit, tė cilat e pėrcillnin Resulull-llahun a.s. qė nga dalja prej Taifit, ashtu tė demora­lizuar dhe tė pikėlluar, e derisa nuk vendosi tė kthehet nė Mekė, me bindje tė thellė qė tė vazhdonte misionin e filluar rreth interpretimit tė Islamit dhe pranimit tė Shpalljes sė amshueshme tė All-llahut xh.sh., me elan, fuqi, vullnet dhe me entuziazėm tė ri.
Atėherė, Zejd b. Harithi i thotė Resulull-llahut a.s. pėrafėrsisht kėshtu: "Si do tė shkosh pėrsėri nė Mekė pasi tė kanė dėbuar prej andej?" Ai u pėrgjigj: "O Zejd, siē po e sheh edhe vet, All-llahu ka zgjidhje pėr ēdo gjė dhe sjellė lehtėsime. Ai do ta ndihmojė Fenė e vet dhe do ta lartėsojė Pejgamberin e Vet."
Pastaj Resulull-llahu a.s. vajti nė shpellėn Hira, prej ku e dėrgoi njė njeri nga familja Huza'ah tek Ahnes b. Shurejke qė ta merr nėn mbrojtje. Ai u pėrgjigj: "Unė nuk jam vendas, vetėm vendasit mund tė marrin dikėnd nėn mbrojtjen e vet." Pastaj e dėrgoi njėrin tek Suhejl b. Amri, e ky tha: "Vėrtetė, familja Benu Amir nuk mund ta mbrojė familjen Benu Ka'b. "Pastaj e dėrgoi tek El-Mut'am b. Adijji, e ky u pėrgjigj: "Po, unė e marr atė nėn mbrojtjen time." Mandej ky i thirri djemtė e vet dhe fisin e vet dhe u tha: "Armatosuni qė tė gjithė dhe shpėrndahuni nėpėr qoshet e Ka'bes, sepse e kam marrė Muhammedin nėn mbrojtjen time." Pastaj dėrgoi qė ta thėrrasin Resulull-llahun a.s. e tė hyjnė nė Mekė. Kur Resulull-llahu a.s. u paraqit me Zejd b. Hari­thin dhe kaloi gjer nė mesxhidul-Haram, ku u ndal, Mut'am b. Adijji u ngrit nė devenė e vet dhe briti: "O kurejshitė, unė e kam marr Muham­medin a.s. nėn mbrojtjen time, prandaj askush prej jush nuk guxon ta ofendojė." Nė atė moment Resulull-llahu a.s., i cili bėnte tavaf rreth Ka'bes, arriti te qoshja dhe e kėndoi duanė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn1) Pastaj i fali dy rekate namaz dhe vajti nė shtėpinė e vet, gjersa Mut'ami dhe njerėzit e tij tė armatosur e pėrcollėn deri aty.
Ekziston rrėfimi se Ebu Xhehli e ka pyetur Mut'amin: "A je mbrojtės i tij apo ithtar i tij?" Ai pėrgjigjet: "Vetėm mbrojtės." Atėherė Ebu Xhehli tha: "Atė qė e mbronė ti edhe ne do ta konsiderojmė tė mbrojtur."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn2)
Resulull-llahu a.s. kurrė nuk e ka harruar kėtė vepėr tė mirė tė Mut'amit, andaj nė Bedėr, pėrkitazi me robėrit e luftės ka thėnė: "Po t'ishte gjallė Mut'am b. Adijji, e tė ndėrmjetėsonte pėr kėta kėtu, tė gjithė kėta do t'ia lėja atij."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn3)
oOoOoO
TĖ PREZENTUARIT E ISLAMIT
FISEVE DHE INDIVIDĖVE

N

ė muajin dhul-ka'de, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, Resulull-llahu a.s. u kthye nė Mekė pėr tė vazhduar prezen­timin e Isla­mit fiseve tė ndryshme dhe individėve. Mbase afrohej koha e haxhxhit, njerėzit masivisht vinin nė Mekė, mbi deve tė lodhura, nga vise tė largėta, qė tė kryejnė ritualin e haxhxhit, qė tė kenė leverdi pėr vete dhe qė, nė ditėt e caktuara, me rastin e therjes sė kurbaneve, me tė cilėt i ka furnizuar All-llahu xh.sh., tė pėrmendin emrin e Tij. Resulull-llahu a.s. e shfrytėzon kėtė rast dhe i viziton tė gjitha fiset veē e veē, i njofton me bazat e Islamit dhe i thėrret nė fenė e All-llahut. Kėtė e bėnte me tė njėjtėn fuqi, me tė njėjtin elan dhe me tė njėjtėn metodė sikur qė pat vepruar nga viti i katėrt i pejgamberllėkut.
Fiset tė cilave iu ka ofruar Islamin

Ez-Zuhri ka thėnė: "Resulull-llahu a.s. i vizitonte fiset dhe i thėrriste nė Islam duke iu ofruar Shenjat e Kur'anit dhe veprimtarinė e vet qė tė pendohen e tė largohen nga politeizmi. I ka vizituar kėto fise: Benu Amir b. Sa'sa'a, Muharib b. Hasfeh Fezzereh, Gassan, Meret, Hanifeh, Sulejm, Abes, Benu Nasėr, Benu-l-Bukai, Kindeh, Kelb, El-Harith b. Ka'b, Udhreh, El-Hadarimeh, dhe asnjėri prej kėtyre nuk pranoi Islamin."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn4)
Kėto fise, sipas El-Zuhrit, nuk kanė kontaktuar pėr tė parėn herė me Resulull-llahun a.s. e as pėr tė parėn herė nuk u ėshtė prezentuar Islami nė vitin e dhjetė, por Resulull-llahu a.s. kėtė e bėnte ēdo vit, duke filluar prej tė katėrtit, prej kur edhe pranon imperativin qė tė paraqitet dhe vepron publikisht, e deri nė sezonėn e fundit tė haxhi­llėkut para Hixhretit. Prandaj nuk mund tė thuhet pėr asnjė fis se ėshtė thirrur nė Islam nė vitin e caktuar. Dijetari El-Mensur Fevri pėrmend disa fise tė cilat pėr tė parėn herė janė thirrė nė Islam nė vitin dhjetė tė pejgamberllėkut, kurse Ibni Is'haku i shpjegon edhe metodat e thirrjes dhe mospranimin e tyre. Ja shkurtimisht nė lidhje me kėtė:
1. Benu Kelb: Resulull-llahu a.s. ka shkuar tek njė familje e tyre e cila ėshtė quajtur Benu Abdullah. U ka bėrė thirrje qė ta besojnė All-llahun xh.sh. dhe atė si Pejgamber a.s. duke u thėnė: "O Benu Abdullah, All-llahu i ka dhėnė emėr tė bukur babės sė juaj, kurse ju nuk pranoni atė qė po ju ofrohet."
2. Benu Hanife: "Ai i ka vizituar kėta nė shtėpi e i ka thirrė nė Islam dhe ta besojnė ate si Pejgamber. Askush prej arabėve nuk e ka refuzuar mė vrazhdė se ata."
3. Benu Amir bin Sa'sa'a: ėshtė fis te i cili ka shkuar Resulull-llahu a.s. dhe i ka thirrė t'i besojnė All-llahut Njė xh.sh. dhe ta pranojnė atė si Pejgamber tė All-llahut. Njėri nga familja, i quajtur Behireh b. Firas, tha: "Pasha Zotin, sikur ta lėshoja kėtė tė ri kurejshit, gjallė do t'a hanin arabėt." Pastaj shtoi: "Ēka mendon o Muhammed, nėse ty tė njo­him si Pejgamber dhe pranojmė Islamin, e pastaj All-llahu tė ndihmon e i mposhtė kundėrshtarėt, a do tė mund tė tė trashėgojmė?" - "Pėrcak­timi i pushtetit ėshtė nė duart e All-llahut. Ai jep pushtet kujt tė do vet." - "Atėherė nuk kemi nevojė pėr ty." Edhe ata e refuzuan.
Kur u kthyen nė shtėpitė e veta i treguan prijėsit tė tyre, i cili pėr shkak tė pleqėrisė nuk kishte shkuar nė haxhxh, ēka u ka ndodhur dhe i thanė: "Na vizitoi njė i ri nga fisi Kurejsh, prej beni Abdul-Muttalibit, i cili vetėn e konsideronte si Pejgamber. Na thirri qė ta mbrojmė dhe qė ta marrim me vete nė vendin tonė." Plaku u kap pėr koke dhe tha: "O bijtė e Amrit, ēfarė marrėzie keni bėrė? Sa dėm tė madh keni bėrė! Pasha Zotin, diē tė tillė kurrė nuk do tė trillonte njė Ismailit (me origji­nė nga Ismaili). Ai e ka folur tė vėrtetėn. Ku e keni pasur mendjen?"[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn5)
Besimtarėt Islam jashtė Mekės

Resulull-llahu a.s. iu ka ofruar Islamin fiseve dhe delegacioneve tė ndryshme, por nuk i ka harruar as individėt, sikurse disa personalitete tė dalluara. Disa janė pėrgjigjur pozitivisht, kėshtu qė pas periudhės sė haxhxhit, shumė njerėz e pranuan Islamin. Ja disa prej tyre:
1. Suvejd bin Samiti ka qenė poet i shquar nga Jethribi.[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn6) Bashkė­vendėsit e quanin Kamil (i plotė) pėr shkak tė talentit poetik, dinjitetit dhe origjinės sė tij. Nė Mekė ka ardhur pėr shkak haxhxhit apo umres, ku Resulull-llahu a.s. e thirri nė Islam. Ai u pėrgjigj: "Ndoshta atė qė pose­don ti ėshtė e njėjtė me atė qė posedoj unė." Resulull-llahu a.s. e pyeti: "E ēka posedon ti?" Ai tha: "Urtėsinė e Llukmanit." "Mė thuaj ēka di." i tha Resulull-llahu. Ai tha atė qė dinte, e Resulull-llahu iu drejtua: "Ky ligjė­rim ėshtė i bukur, por ajo qė posedoi unė ėshtė mė e vlefshme, unė i kam ajetet Kur'anore tė cilat mua mi ka shpallur All-llahu i Madhėruar. Pastaj Resulull-llahu a.s. ia kėndoi njė fragment nga Kur'ani dhe e thirri nė Islam. Ai pėrsėriti pas Resulull-llahut a.s. keli­mei-shehadetin dhe kaloi nė Islam e tha: "Kėto janė fjalė tė mreku­llueshme. Pastaj u kthye nė Medinė, por sė shpejti pas kėsaj vritet afėr vendit Bu'ath.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn7)
Suvejdi pranoi Islamin nė fillim tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgam­berllėkut.[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftn8)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref1) Pasi qė tė kryhet rrethi i tavafit rreth Ka'bes, qėndrohet nė kėndin nga i cili ka filluar tavafi, kthehen pėllėmbat e duarve kah kėndi - Rukna - dhe kėndohet duaja, pastaj vazhdon rrethi i dytė, e kėshtu me radhė. (sh.p.).

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref2) Ibni Hisham: I/419, 420, 441, 442; Zadu-l-Me'ad: II/46, 47; Muhtesar Siretu -r-Resul nga En-Nexhdi, f. 141-143; Rahmetun li-l-Alemin: I/71-74; Tarihu Islami nga Abadi: I/123, 124.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari: II/573.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref4) Transmeton Tirmidhiu. Tė shikohet Siretu-r-Resul nga Nexhdi: f. 149.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref5) Ibni Hisham: I/424, 425.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref6) Jethrib - Medina dhe Munevveri.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref7) Ibni Hisham: I/425-427.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947643#_ftnref8) Tarihu Islam nga Nexhib Abadi: I/125.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:26
2. Ijjas bin Mu'adhi ka qenė njė djalė i ri, me prejardhje nga Jethribi. Nė Mekė erdhi me njė delegacion tė fisit El-Evs. Delegacioni kishte pėr qėllim lidhjen e marrėveshjes mes kurejshitėve dhe fisit tė tyre kundėr fisit El-Hazrexh, nė prag tė luftės sė njohur Bu'ath, nė fi­llim tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut. Zjarri i armiqėsisė kishte shpėrthyer ndėrmjet dy fiseve tė pėrmendura nė Jethrib.
Fisi El-Hazrexh ishte numerikisht mė i madh se fisi El-Evs. Kur Resulull-llahu a.s. kuptoi se evsasit kishin ardhur nė Mekė, shkoi te ata, u ul dhe tha: "A dėshironi tė keni dobi nga kjo ardhje e juaj?" U pėrgjigjėn: "E si kėshtu?" Ai tha: "Unė jam Pejgamber i All-llahut xh. sh., i dėrguar pėr besimtarėt. Unė i thėrras t'i besojnė All-llahut dhe mos t'i pėrshkruajnė Atij shok. Mua ma ka zbritur Librin." Pastaj ua shpjegoi Islamin dhe kėn­doi njė fragment nga Kur'ani. Atėherė Ijjas b. Mu'adhi tha: "O popull, mė mirė do t'ishte sikur tė kishim ardhur pėr kėtė se sa pėr marrėveshje." Njė anėtar i delegacionit, i quajtur Ebu-l-Hajser Enes b. Rafi, e merr njė grusht pluhur dhe ia gjuan Ijjasit nė fytyrė dhe i thotė: "Ik prej nesh! Pasha jetėn, ne kemi ardhur kėtu me qėllim tjetėr." Ijjasi heshti, e Resulull-llahu a.s. u ngrit dhe u largua prej tyre. Kėta pastaj janė kthyer nė Medinė pa kryer punė. Nuk kanė mundur tė lidhin marrėveshje me kurejshitėt.
Pas kthimit nė Jethrib, Ijjasi sė shpejti vdes duke rėnė shehadet, duke thirrė tekbir dhe duke madhėruar dhe falėnderuar All-llahun xh.sh. Askush nuk dyshon nė atė se Ijjasi ka vdekur si mysliman i vėrtetė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftn1)
3. Ebu Dherr El-Gaffari ka qenė banor nga rrethina e Jethribit. Kur ka arritur nė Jethrib lajmi pėr pejgamberllėkun e Muhammedit a.s., pėrmes Suvejdit dhe Ijjasit, Ebu Dherrit kjo i flenė nė zemėr dhe pra­non Isla­min.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftn2)
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili ka thėnė: "Ebu Dherri ka thėnė: Unė jam nga familja Gaffar. Kemi dėgjuar lajmin se nė Mekė ėshtė paraqitur njė njeri i cili vetėn e konsideron Pejgamber. Andaj, iu drejtova vėllait tim: "O vėllai im, shko tek ai njeri, fol me tė dhe kthehu tė mė informosh pėr tė." Ai shkoi, e pa Resulull-llahun a.s. e pastaj u kthye nė shtėpi dhe unė e pyeta: "Me ēfarė lajmesh ke ardhur?" Ai u pėrgjigj: "Pasha All-llahun, e kam parė njeriun i cili urdhėron tė bėhen vepra tė mira e tė pengohen ato tė kėqijat." Unė atėherė i thashė: "Nuk mė ke kėnaqur me pėrgjigje." Atėherė u furnizova me ujė, e mora shkopin dhe u nisa pėr nė Mekė. Kur mbėrrijta atje, fillova ta kėrkojė Muhammedin. Nuk e njihja, e tė pyesja e kisha mėni. Qėndroja nė mesxhid duke pirė ujė Zem-zem. Pastaj, pranė meje kaloi Aliu e tha: "Si duket ky njeri ėshtė i huaj?" U pėrgjigja: "Po." Pastaj ai mė ftoi nė shtėpi tė vet e unė u nisa me tė. Nuk mė pyeste kurrgjė e as unė nuk e pyetsha atė. Atė natė bujta tek ai, e nė mėngjes u nisa pėr nė mesxhid pėr tė pyetur pėr Muhammedin. Gjer atėherė kurrkush nuk mė tregoi diē pėr tė. Pastaj, pėrsėri Aliu kaloi pranė meje e mė tha: "Ende nuk ke gjetur ku tė vendosesh?" Thashė: "Jo." Ai tha: "Eja me mua." E pastaj mė pyeti: "Kush je? Ē'tė solli nė kėtė qytet?" I thashė: "Nėse nuk mė tradhton do tė tė tregojė." Aliu tha: "Mirė." Unė i thashė: "Kam dėgjuar se kėtu jeton njė njeri i cili vetėn e konsideron Pejgamber tė Zotit. E dėrgova vėllanė tė bisedonte me tė, por u kthye pa kryer punė. Dėshiroj qė personalisht ta shoh atė njeri." Aliu mė tha: "Ja, tani e ke gjetur pėrcjellėsin. Unė mu tani jam duke shkuar tek ai. Ku tė hyj unė, hyn edhe ti. Nėse e shoh dikėnd tė rrezikshėm pėr ty, do tė ndalem e do tė mbėshtetem nė mur kinse po i rregulloj kėpucėt e mia, e ti vazhdo." Aliu eci e unė pas tij, gjersa nuk hyri nė njė shtėpi, e unė pas tij. Me tė hyra tek Pejgamberi i All-llahut, dhe i thashė: "Ma shpjego Islamin." Ai ma shpjegoi. Pastaj pranova Islamin nė tė njėjtin ēast, e ai mė tha: "O Ebu Dherr, mos i trego kujt pėr kėtė. Kthehu nė vendin tėnd, e kur dėgjon se jemi forcuar, atėherė na u bashko. Ende nuk dihet se ēdo tė bėhet me ne dhe me punėn tonė, por ti puno." Unė thashė: "Pasha Atė, qė ta ka zbritur tė Vėrtetėn, tani tė gjithėve do tu them me zė tė lartė." Dhe shkova nė mesxhid ku i takova kurejshitėt tė tubuar. Brita me zė tė lartė: "O popull Kurejshit, unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij dhe Pejgamber i Tij." Ata britėn: "Ngrituni ta zėmė kėtė renegat!" U ngritėn dhe mė rrahėn gjer nė alivanosje. Abbasi mė gjeti nė atė gjendje, u pėrkul mbi mua, pastaj u kthye kah ata dhe tha: "Vaj halli pėr ju. A mos, vallė, do te mbytni njeriun nga familja Gaffar, ndėrsa tregtitė e juaja dhe rruga juaj kalojnė pėrmes tokės sė tyre?" Pas kėsaj, ata mė lanė tė qetė. Tė nesėrmen nė mėngjes, u ktheva nė mes­xhid dhe i pėrsėrita ato fjalė qė i thashė dje. Ata thanė: "Sillni kėtij rene­gati", u ngritėn dhe vepruan nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse dje. Pėrsėri erdhi Abbasi, u pėrkul mbi mua dhe e pėrsėriti fjalimin e djeshit.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftn3)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftnref1) Ibni Hisham: I/427, 428; Tarihu Islami: I/126.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftnref2) Vepra paraprake: I/126.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947644#_ftnref3) Sahihu-l-Buhari, kaptina mbi Zem-zemin: I/499, 500, dhe kaptina: Islami i Ebu Dherrit: I/544, 545.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:26
4. Tufujl b. Amėr Ed-Devsi ka qenė njeri i ndershėm dhe bujar, poet i talentuar dhe prijės i fisit Devs. Fisi i tij ka pasur njėfarė dominimi mbi disa krahina tė Jemenit. Mekėn e ka vizituar nė vitin njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut. Me atė rast banorėt e Mekės i kishin pėrgatitur pritje me nderime tė mėdha. Ata i thanė: "O Tefujl, ke arritur nė qytetin tonė ku gjen­det njė njeri misterioz dhe pėr ne i pakuptue­shėm, i cili na ndanė nė grupacione. Bėri tė grindemi mes veti. Flet si magjistar. E ndau babain nga i biri, vėllanė nga vėllai, burrin nga grua­ja. Kemi frikė pėr ty dhe pėrcje­llėsit tuaj se mos po ju ndodh diē sikur qė na ndodhi neve. Mos bisedo me tė dhe mos e dėgjo ē'flet." Tufejli tregon: "Pasha All-llahun, aq tepėr ishin kėmbėngulės, sa qė vendosa tė mos bisedoj me tė e as mos ta dėgjoj atė. Kur u nisa tė shkoj nė mes­xhid, i mbylla veshėt me pambuk qė tė mos ndiej kurrgjė nga biseda e tij. Kur arrita nė mesxhid, ai ishte duke u falur tek Ka’bja. U ndala pranė tij, e All-llahu nuk mė la e tė mos i dėgjoj disa nga fjalėt e tij. Ligjėrimi qė e dėgjova ishte i kėndshėm. Andaj, i thashė vetit: "Vaj halli pėr ty o Tufejl, se ēdo tė gjejė! Pasha Zotin, unė jam poet i talentuar, mirė e dalloj ligjėrimin e mirė nga i keqi, ēka mė pengon tė dėgjoj ligjėrimin e kėtij njeriu? Nėse flet diēka mirė, do ta pranojė, e nėse jo, nuk do ta pėrfilli atė." Ndejta aty gjersa ai nuk u nis pėr nė shtėpi. E pėrcolla dhe kur hyri nė shtėpi, hyra edhe unė pas tij. Pastaj i tregova se ēka kam dėgjuar dhe ēka flasin pėr tė dhe kujdesin e njerėzve pėr mua. I tregova se i kam mbyllur veshėt me pambuk, por megjithatė kam dėgjuar diē nga ligjėrimi i tij. Pastaj i thashė: "Mė trego si qėndron puna me ty." Ai ma prezentoi Islamin dhe kėndoi nga Kur'ani. Pasha Zotin, kurrė gjer atėherė nuk kam dėgjuar diē mė tė bukur. Ēfarė ligjė­rimi tė mreku­llueshėm. Menjėherė pranova Islamin, e shqiptova sheha­detin e sė vėrte­tės dhe i thashė: "Mua mė dėgjon populli im, andaj po kthehem nė vendin tim dhe do t'i thėrras nė Islam, lute All-llahun tė ma jap ndonjė shenjė." Resulull-llahu a.s. u lut." All-llahu xh.sh. ia dha shenjėn e kėrkuar. Kur u kthye nė shtėpi All-llahu xh.sh. ia ndriti fytyrėn me njė shndrizė. Ai tha: "All-llahu im, le tė shndritė diē jashta fytyrės sime, frikėsohem se njerėzit do tė thonė: ky ėshtė magjistar. Drita u shndėrrua nė kamxhik. Ai i thirri nė Islam babain dhe gruan e vet. Ata pranuan, por populli i tij nuk pranoi fenė e re. Megjithatė nuk e hoqėn nga udhėheqja derisa ai vetė nuk u largua prej tyre pas betejės tė Hendekut.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn1) Bashkė me tė u shpėrngulėn edhe rreth tetė­dhjetė familje tė fisit. Nė Islam ka pėrjetuar pleqėri tė bukur. Ka rėnė si shehid nė betejėn e Jemames.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn2)
5. Dimad El-Ezdi me origjinė nga fisi Ezd Shenueh nga Jemeni. Gjatė vizitės nė Mekė i ka dėgjuar horrat duke thėnė: "Muhammedi, vėrtetė ėshtė i marrė." Ai mendoi nė vete: "Sikur tė shkoja tek ky njeri, ndoshta Zoti do ta shėronte me ndihmėn time." Pastaj e gjeti Muha­mmedin a.s. dhe i tha: “O Muhammed, unė jam shėrues nga kėto sėmurje, a dėshiron tė tė shėroj?" Resulull-llahu a.s. tha: "Falėnderimi i takon All-llahut. Atij i falėnderojmė dhe nga ai ndihmė kėrkojmė. Atė qė All-llahu e udhėzon kurrė nuk do tė humbė, e atė qė Ai e sjell nė lajthitje, askush nuk mund ta shpie nga ajo. Unė dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr, pos All-llahut, Njė, tė Vetmit. Ai nuk ka konkurrent dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Tij dhe Pejgamber i Tij." "Tani, pėrsėritmi ato fjalė" tha El-Ezdi. Resu­lull-llahu a.s. ia pėrsėriti tri herė, e ky tha: "Kam dėgjuar fjalėt e magjis­tarit dhe shortarit, pastaj edhe fjalėt e poe­tit, por diē tė kėtillė nuk kam dėgjuar. Fjalėt tuaja tejkalojnė ēdo ligjėrim. Ma shtriej dorėn qė tė zotohem nė Islam", dhe e pranoi Islamin.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn3)
Gjashtė banorėt e mirė tė Jethribit

Gjatė kohės tė haxhxhit, nė vitin njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut - nė muajin gusht tė vitit 620 tė erės sė re - Islami gjenė farė pjellore pėr idenė e vet, tė cilat sė shpejti rriten nė trungje tė degėzuara nėn hijen e tė cilave do tė pushojnė myslimanėt nga vuajtjet shumėvjeēare tė tira­nėve dhe zullumqarėve.
Resulull-llahu a.s. posedonte urtėsi tė thellė. Atij i shkonte pėrdore qė, me gjithė pėrgėnjeshtrimet e ndryshme, vuajtjet dhe pėsimet nė Mekė, t'i vizitojė fiset Arabe dhe t'ua prezentojė Islamin. Kėtė e bėnte gjatė netėve tė errėta, duke u pėrpjekur qė tė mos ndėrhyjnė jobesim­tarėt mekasė mes tij dhe atyre fiseve.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn4)
Njė natė, del bashkė me Ebu Bekrin dhe Aliun, pėr t'i vizituar fiset Dhuhel dhe Shejban b. Thalebe. U flet pėr Islamin dhe i thėrret nė fe. Mes Ebu Bekrit dhe njėrit nga fisi Dhuhel zhvillohet njė dialog nė formė pyetje-pėrgjigjjesh tė bukura. Benu Shejbanėt shumė bukur janė pėrgjigjur nė pyetje, megjithatė refuzuan tė pranojnė Islamin.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn5)
Pastaj Resulull-llahu a.s. shkon nė Minne dhe atė nė Aka'ba. Gjatė udhėtimit i dėgjon disa njerėz duke folur. Ngutet qė t'i arrinė dhe t'i shoqėrojė. Kėta ishin gjashtė tė rinj nga Jethribi, tė gjithė nga fisi Hazrexh.
Kėta janė:
1. Es'ad b. Zeraret, nga familja Beni Nexhxhar;
2. Avf b. El-Harith b. Rifa'ta Afra', nga Beni Nexhxharėt;
3. Rafia b. Malik b. El-Uxhlan, nga Beni Zurejkėt;
4. Kutbet b. Amir b. Hudejde, nga Beni Selemėt;
5. Ukbet b. Amir b. Nabi, nga Beni Haram b. Ka'sėt; dhe
6. Xhabir b. Abdullah b. Riab, nga Abid b. Ganemėt.
Kėta ishin djemtė e zotėrinjėve medinasė. Nga robėreshat hebrenje nė Medinė kishin dėgjuar se nė shekullin e tyre do tė tė dėrgohet njė Pejgamber. "Ai do tė paraqitet, ne do ta pasojmė atė kurse ju do t'u luftojmė sikur populli i Adit dhe Iremit."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn6)
Kur i arrinė, Resulull-llahu a.s. fillon bisedėn duke pyetur: " Kush jeni ju?" Ata u pėrgjigjėn: "Njė grup i vogėl hazrexhėsh." Ai tha: "Jeni robėr tė hebrenjve?" Ata u pėrgjigjėn: "Po." Ai tha: "A doni tė ulemi e tė bisedojmė?" U pėrgjigjėn: "Po." pastaj u ulėn e Resulull-llahu a.s. ua prezentoi tė vėrtetėn e Islamit dhe esencėn e fesė. Pastaj i thirri qė ta besojnė All-llahun e Lartėsuar, dhe u kėndoi njė fragment nga Kur'ani. Ata biseduan mes veti: "Pasha Zotin ky ėshtė Pejgamberi, pėr tė cilin flitnin hebrenjtė. Nuk guxojmė tė lejojmė qė tė na tejkalojnė." Atėherė ata e pranuan Resulull-llahun a.s. pėr Pejgamber tė All-llahut, dhe e pranuan Islamin. Kanė qenė ndėr kokat mė tė menēura tė Jethribit. I kishte molisur lufta vėllavrasėse e cila pak kohė mė parė kishte mba­ruar dhe e cila pėrsėri mund tė shpėrthente, andaj dėshiruan qė feja dhe misioni i Resu­lull-llahut a.s. tė jenė shkak pėr pėrfundimin e kėtyre luftėrave. Ata thanė: "Ne e kemi braktisur fisin tonė, sepse nuk mund t'i shikonim se ēka janė duke bėrė. Nuk ekziston kurrnjė popull siē janė ata, nė armiqėsi dhe nė tė kėqija. Ndoshta All-llahu xh.sh. do t'i bash­kojė rreth teje. Ne do t'ua shpjegojmė dhe ofrojmė Islamin, dhe do t'i thėrrasim tė tė besojnė ty. Do t'ua shpjegojmė shkakun pėrse t'u pėrgji­gjėm ty dhe pėrse hymė nė radhėn e ithtarėve tuaj. Nėse All-llahu i tubon rreth teje, do tė jesh njeriu mė i ēmueshėm."
Kur u kthyen nė Medinė, u kthyen si bartės tė Islamit. Nė Medinė nuk mbeti asnjė shtėpi ensarėsh, pa u pėrmendur emri i All-llahut xh. sh. dhe Resulull-llahut a.s.[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn7)
Shėnim nė lidhje me martesėn e Resulull-llahut a.s.
me Aishen

Nė muajin shevval tė vitit njėmbėdhjetė tė pejgamberllėkut, Resu­lull-llahu a.s. u fejua me Aishen r.a. gjashtė vjeēe, kurse me tė ėshtė martuar nė Medinė pas Hixhretit, kur ajo i ka pasur nėntė vjet.[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftn8)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref1) Ai ėshtė shpėrngulur na Jemeni pas betejės sė Hudejbijes, sepse ka arritur nė Medinė atėherė kur Resulull-llahu a.s. ishte nė Hajber. Ibni Hisham: I/385.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref2) Ibni Hisham: I/382-385; Rahmetun li-l-Alemin: I/81, 82; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 144; Tarihu Islami nga Abadi: I/127.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref3) Rrėfen Muslimi nė veprėn e vet Mishkatu-l-Mishabih, kaptina: Shenjat e pejgamberllėkut: II/525.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref4) Tarihu Islami nga Abadi: I/129.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref5) Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 150-152.

[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref6) Zadu-l-Me'ad: II/50; Ibni Hisham: I/429.541.

[7] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref7) Ibni Hisham: I/428-430.

[8] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947645#_ftnref8) Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 10; Sahihu-l-Buhari: I/551.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:27
EL-ISRA VE EL-MI'RAXHI
- Isra dhe Mi'raxhi -
udhėtimi i natės dhe ngritja[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftn1)

R

esulull-llahu a.s. gjatė jetės sė vet, ka pasur njė periudhė jashtėzakonisht tė vėshtirė, duke i hapur rrugėn Islamit. Misi­oni i tij nė pėrhapjen e fesė tė All-llahut xh.sh. ka pėrjetuar suksese dhe rėnie. E atje lartė, diku nė hapėsirat e largėta hyjnore, xixė­llonin yjet e shkėlqyera duke pėshpėritur pėr sukseset e reja. Nė kėtė periudhė, mes suksesit dhe dėshprimit, ndodh Isra dhe Mi'raxhi. Duke qenė se kjo ngjarje ka vlerė tė madhe shpirtėrore, do tė flasim gjerėsisht pėr tė.
Ekzistojnė shumė mendime pėr kohėn nė tė cilėn ka ndodhur Isra dhe Mi'raxhi:
1. Isra ka ndodhur nė vitin nė tė cilin All-llahu xh.sh. e ka nderuar Resulull-llahun a.s. me pejgamberllėk. Ky ėshtė mendimi i Taberaniu.
2. Ngjarja ka ndodhur nė vitin pesė tė pejgamberllėkut. Kėshtu mendojnė Neveviu dhe Kurtubi.
3. Ngjarja ka ndodhur natėn e njėzet e shtatė tė muajit rexheb, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut, mendon dijetari El-Mensur Fevri.
4. Gjashtėmbėdhjetė muaj para Hixhretit, ose nė muajin ramazan tė vitit dymbėdhjetė tė pejgamberllėkut.
5. Njė vit e dy muaj para Hixhretit, ose nė muajin muharrem, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut; dhe
6. Njė vit para Hixhretit, ose nė muajin rebiul-evvel, tė vitit trembėdhjetė tė pejgamberllėkut.
H. Hatixhja r.a. ka kaluar nė Ahiret nė muajin ramazan, tė vitit dhjetė tė pejgamberllėkut. Gjer atėherė ende nuk ka qenė e shpallur dispozita pėr pesė namazet ditore, e nuk ekzistojnė kurrfarė mendimesh kontestuese rreth asaj se pesė kohėt e namazit janė caktuar natėn e Isra'asė.
Tri mendimet e fundit janė dhėnė nė bazė sė shpalljes tė sures "El-Isra" pėrmbajtja e sė cilės tregon se kjo ėshtė shpallur mjaft vonė. Nuk e di se cili mendim ėshtė mė i saktė. Tė gjithė imamėt e Hadithit e trans­metojnė kėtė ngjarje, e ne do te parashtrojmė nė pikat e shkurtėra me kėtė renditje:
Ibnul-Kajjumi thotė: "Resulull-llahu a.s. e ka pėrjetuar Isra'nė si udhė­tim tė vėrtetė trupor, qė ka filluar nė Mesxhidul Haram nė Mekė e ka mbaruar nė Bejtu-l-Mukaddes nė Kuddusi-Sherif. Ka udhėtuar nė Burak (mjet me tė cilin Muhammedi a.s. ėshtė ngjitur nė qiell) me pėrcjelljen e Xhibrilit a.s. Ka mbėrritur nė Kuddus ku ėshtė falur nė xhami me Pejgam­berėt e tjerė e ky ėshtė bėrė imam i tyre, ndėrsa Burakun e ka lidhur nė hallkėn e derės sė xhamisė.Atė natė ndodhė ngritja e Resulull-llahut a.s. nga Bejtu-l-Mukad­desi nė qiellin e parė, e nėn udhėheqjen Xhibrili a.s. i cili e shpien nė katet e hapėsirės sė panjohur tė All-llahut. Aty e takon Ademin a.s., babain e gji­nisė njerėzore. E pėrshėndet me selam e ai ia kthen me mirėseardhje dhe i pėrgjigjet me selam dhe e pranon pejgamber­llėkun e tij. All-llahu xh.sh. kėtu ia tregon shpirtrat e shehidėve nė anėn e djathtė dhe shpirtrat e fatkeqėve nė tė majtėn. Prej aty, Resulull-llahu a.s. ngritet nė qiellin e dytė, ku merr lejen pėr hyrje. Aty e takon Jahjan, tė birin e Zekerijas, dhe Isain, tė birin e Merjemės. Takohet me ta dhe i pėrshėndetė me selam. Ata i pėr­gjigjėn selamit, i dėshirojnė mirėseardhje dhe e pranojnė si Pejgamber. Pas kėsaj, pason ngritja nė katin e tretė ku takohet me Jusufin. E pėrshėndet me selam e edhe Jusufi i pėrgjigjet me selam, me mirėsear­dhje dhe ia pranon pejgamberllėkun. Pastaj ngritet nė qiellin e katėrt ku takohet me Idrisin. E pėrshėndet me selam e ai i pėrgjigjet nė selam, i shpreh mirėseardhje dhe ia pranon pejgamberllėkun.
Prej aty ngritet nė qiellin e pestė, ku takohet me Harunin, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e pranon si Pejgamber. Pastaj ngritet nė qiellin e gjashtė, ku takohet me Musain, tė birin e Imranit dhe e pėrshėndet me selam. Ai i pėrgjigjet me mirėseardhje dhe e pranon pejgamberllėkun e tij.
Duke e lėshuar qiellin e gjashtė, Musai fillon tė qajė. E pyesin: "Ē'tė shtyri tė qajsh?" Ai pėrgjigjet: "Po qajė pėr atė se populli i kėtij djaloshi, i cili ka ardhur pas meje si Pejgamber, do tė jetė mė i numėrt nė Xhennet se sa populli im." Pas kėsaj bisede, Resulull-llahun e ngrisin nė qiellin e shtatė. Aty e takon Ibrahimin a.s. E pėrshėndet me selam. Ai i shpreh mirėseardhje dhe e pranon si Pejgamber.
Pas kėtij udhėtimi Resulull-llahun a.s. e ngrisin gjer nė Sidretu-l-Munteha - Perdja e Fundit, e prej aty nė horizontin mė tė lartė tė All-llahut. Afrohet shumė afėr All-llahut tė Madhėruar e tė Lartėsuar, pastaj iu afrua, e u lėshua afėr, aq afėr sa dy harqe apo mė afėr. Dhe ia shpalli robit tė vet atė qė ia shpalli. Kėtu i caktohet falja prej pesė­dhjetė namazesh ditore. Pastaj Resulull-llahu a.s. niset tė kthehet. Kur kalon pranė Musait, ky e pyet: "Ēka t'ėshtė urdhėruar?" Pėrgjigjet: "Pesėdhjetė namaze nė ditė." Musai i thotė: "Ummeti yt nuk mund ta zbatojė kėtė. Kthehu tė Zoti yt dhe lute qė t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Resulull-llahu a.s. e shikon Xhibrilin, sikur tė kėrkonte kėshillim nga ai. Ai ia vėrteton me isharet (gjest): "Po, nėse dėshiron ti." Xhibrili pėrsėri e ngrit tek All-llahu i Gjithfuqishėm, i Lartėsuar dhe i Lavdė­ruar - i Cili ishte nė vendin e vet (kjo ėshtė pjesė e fjalisė sė Buhariut e ndėrvėnė nė disa hadithe). All-llahu ia zvogėlon dhjetė namaze. Pej­gamberi a.s. lėshohet gjer te Musai dhe e njofton pėr kėtė. Musai i thotė: "Kthehu te Zoti yt dhe lute t'ia lehtėsojė ummetit tėnd." Kėshtu, Resulull-llahu a.s. shkon lartė, poshtė te Musai dhe te Zoti i vet i Lartėsuar, gjersa All-llahu xh.sh. nuk ia kufizon numrin e namazeve gjer nė pesė. Pas kėsaj, Musai i thotė qė tė shkonte edhe njė herė Lart, por Resulull-llahu a.s. pėrgjigjet: "Mjaft kam fituar nga Zoti im, jam i kėnaqur dhe i pranoj." Kur largohet prej aty, Resulull-llahu a.s. dėgjon njė Zė: "E realizova urdhrin tim dhe ua lehtėsova robėrve tė Mi" - (mbaron citati).[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftn2)
Ibnul Kajjumi pastaj paraqet mendime tė ndryshme rreth pamjes sė All-llahut xh.sh. Ai citon fjalėt e Ibni Tejmiut me pėrmbajtje tė ngjash­me. Esenca tregon se nuk ka ardhur gjer tek pamja fizike e Krijuesit dhe se ky mendim nuk ėshtė transmetuar prej asnjė as'habi. Transme­timi i Ibni Abbasit, i cili flet pėr pamjen absolute dhe pėrjetimin e All-llahut xh.sh., me shqisa, nuk ėshtė kundėrthėnie me transmetimet tjera.
Ibnul-Kajjumi vazhdon: "Fjalėt e All-llahut tė Lartėsuar, nė suren En-Nexhm: "Pastaj iu lėshua dhe iu afrua." (53, 8) tregojnė tjetėr mėnyrė tė afruarit nga ai nė rrėfimin "mbi lartėsimin - ngritjen e natės", sepse afrimi nė suren "En-Nexhm" ėshtė afrim i Xhibrilit dhe tė lėshuarit e tij, siē thotė Aishja r.a. dhe Ibni Mes'udi, ndėrsa vetė teksti kėtė e vėrteton. Kurse "afrimi dhe lėshimi" nė kėtė hadith tregon qartas se ky ėshtė afrim dhe lėshim i All-llahut xh.sh. Nė suren "En-Nexhm" qėndron edhe kjo: "Atė e ka parė edhe herėn tjetėr tek Sidretu-l-Munteha." (53, 13-14). Kjo ka tė bėj me Xhibrilin, tė cilin Resulull-llahu a.s. e ka parė nė figurėn e vet dy herė: tė parėn herė nė tokė e tė dytėn herė nė Sidretu-l-Munteha, e All-llahu e di mė sė miri."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftn3) (mbaron citati).
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftnref1) Zadu-l-Me'ad: II/49; Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 148, 149; Rahmetun li-l-Alemin: I/67; Tarihu Islami nga Abadi: I/124.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftnref2) Zadu-l-Me'ad: II/48.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947646#_ftnref3) Zadu-l-Me'ad: II/47, 48; Sahihu-l-Buhari: I/50, 455, 456, 470, 471, 481, 548-550, II/684; Sahih-l-Muslim: I/92-96.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:28
Nė kėtė kohė ėshtė pėrsėritur mu'xhizeja e pastrimit tė gjoksit tė Resulull-llahut a.s. dhe kanė ndodhur edhe disa ngjarje tė tjera:
Resulull-llahut a.s. i kanė ofruar qumėsht dhe verė. Ai ka zgjedhur qumėshtin, e i ėshtė thėnė: "Je i udhėzuar nė rrugė tė drejtė, apo e ke qėlluar rrugėn e drejtė, po qe sė rastėsisht do t'a merrshe verėn, atėherė ummeti yt do tė ishte i pėrēarė (i larguar nga udha e drejtė)."
Resulull-llahu a.s. i ka parė katėr lumenj nė Xhennet, dy tė njohur e dy tė panjohur. Dy tė njohur janė Nili dhe Eufrati. Simbolika e tyre ka qenė se myslimanėt do tė vendosen nė luginat pjellore tė kėtyre dy lumenjve, dhe se banorėt e rrjedhave tė tyre do tė jenė bartės tė Islamit nga gjenerata nė gjeneratė. Me kėtė nuk ėshtė nėnkuptuar se kėta dy lumenj e kanė burimin nė Xhennet.
Resulull-llahu a.s. e ka parė sunduesin e hapėsirės sė Xhehennemit, tė mrrolur, me fytyrė leshėtore, pa buzėqeshje dhe pa ēiltėri. Gjithashtu e ka parė Xhennetin dhe Xhehennemin.
Nė qiell i ka parė ngrėnėsit e pasurive tė bonjakėve duke pėrjetuar vuajtje tė rėnda. Buzėt i kishin si turinjtė e deveve. Mėrtypnin kafshata tė zjarrit tė Xhehennemit, dhe gurė tė skuqur qė gulfonin nga shpinat e tyre. I ka parė shfrytėzuesit e kamatės, me stomaqe tejet tė mėdha pėr ē'shkak nuk mund tė lėviznin nga vendi. Para tyre kalonin ithtarėt e Firaunit dhe pėrderisa ata i djegėte zjarri i Xhehennemit, kėta shkelnin mbi ta.
I ka parė laviret duke mbajtur nė duar mish tė majm e tė freskėt sė bashku me mish tė lig e tė qelbur. Hajshin nga i ligu dhe e lejshin atė tė parin - mishin e mirė.
I ka parė gratė tė cilat fėmijėt e huaj ua kanė mveshur burrave tė vet. Ato pėrgjithmonė do tė mbesin tė varura pėr gjinj.
Gjatė shkuarjes dhe gjatė kthyerjes ka parė karvane mekase. I ka sinjalizuar udhėheqėsit e karvanit pėr devenė e humbur dhe ka pi ujė nga enėt e mbuluara tė tyre, gjersa ata flinin. Pastaj pėrsėri e ka mbuluar enėn. Tė gjitha kėto vėrtetonin vėrtetėsinė e rrėfimit tė tij, tė cilin e ka treguar tė nesėrmen pas kthyerjes nga udhėtimi.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftn1)
Ibnul-Kajjumi thotė: "Tė nesėrmen, porsa agon, Resulull-llahu a.s. e njofton popullin e vet se All-llahu xh.sh. atė natė ia ka treguar disa nga fshehtėsitė e Veta. Ata e tejkaluan nė mosbesim, e edhe mė tepėr bėnin shpifje e rrena kundėr tij. U vėrsulėn kundėr tij edhe mė ashpėr. Kėrkuan nga ai ta pėrshkruante Kuddusi Sherifin, e All-llahu xh.sh. ia lejoi kėtė, dhe ai e pėrshkruajti nė detaje, me argumente tė qarta. Nuk ishin nė gjendje ta kundėrshtojnė pėr kurrgjė, nuk kishin mė ēka t'i thoshin. Gjithashtu u lajmėroi pėr karvanet e tyre tė cilat shkonin dhe tė cilat ktheheshin, dhe u tregoi se kur do tė arrinė nė Mekė. Pastaj u tregoi pėr devenė e humbur nga kreu i karvanit, por tė gjitha kėto edhe mė tepėr nxisnin hidhėrimin e tyre, sepse jobesimtarėt gjithnjė mohojnė."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftn2)
E dimė se Ebu Bekrin r.a., e kanė quajtur "Siddik" - vėrtetėdashės, pėr arsye se ėshtė njeriu i parė qė ka besuar nė vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje (Isra dhe Mi'raxh) nė momentin kur tė gjithė e mohonin.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftn3)
E tėrė ajo qė ėshtė thėnė nė lidhje me kėtė udhėtim, me pėrmbajtje mė tė begatshme dhe mė madhėshtore janė fjalėt e All-llahut tė Lartė­suar xh.sh., i Cili thotė: "... me qėllim qė Ne t'ia tregojmė disa prej Shenjave tona." (17, 1). Nė kėtė mėnyrė All-llahu xh.sh. ka vepruar edhe ndaj Pejgamberėve tė tjerė. All-llahu thotė: "Dhe kėshtu Ne ia tregonim Ibrahimit brendėsinė e qiejve e tė Tokės qė ai (tė ketė dije tė pėrsosur) tė jetė ndėr ata, tė cilėt posedojnė besi­min e sigurt." (6, 75). Musait i ka thėnė: "Qė Ne tė tė tregojmė ty disa nga mrekullitė Tona tė mėdha." (20, 23). Qėllimi i kėsaj dėshire tė All-llahut ka qenė: "pėr tė besuar bindshėm." (6, 75).
Duke u mbėshtetur nė njohuritė e Pejgamberit a.s., Shenjat - Argumen­tet e mėdha tė All-llahut xh.sh. njeriut i ėshtė mundėsuar pėr ta njohur atė qė nuk ėshtė e mundur ta sheh me sytė e veta njerėzore. E, tė dėgjosh nuk ėshtė njėsoj sikurse tė shikosh! Vetėm Pejgamberėt kanė mundur tė durojnė nė rrugėn e All-llahut xh.sh. atė qė nuk munden tė tjerėt. Tė gjitha fuqitė e kėsaj bote dhe tė gjitha ligjet fizike, pėr ta kanė paraqitur pengesa qė pėr­ballohen lehtė. Tė gjitha vuajtjet e kėsaj bote nuk kanė mundur t'i shman­gin nga rruga e drejtė.
Vlerėsimi dhe sekretet qė fshihen prapa detajeve tė kėtij udhėtimi, paraqesin lėndė studimi dhe nė vete gjithnjė do tė pėrmbajnė njė dozė tė misteritetit. Vėrtet, ekzistojnė disa ngjarje tė vogla tė cilat janė produkt tė kėtij udhėtimi tė ndershėm, e qė tregojnė nė shtigjet e lulėzuara tė jetė­shkrimit tė Pejgamberit a.s. - salavati, pėrshėndetja dhe shpėtimi le tė jetė mbi tė - andaj e shoh tė arsyeshme tė them diē shkurtimisht nė lidhje me to: Lexuesi vėren se nė suren El-Isra All-llahu xh.sh. e ka pėrmendur ndo­dhinė e udhėtimit tė natės, vetėm nė njė ajet. Pas kėsaj tregon turpin e hebrenjve dhe veprat e tyre kriminele, e pastaj ua tėrheqė vėrejtjen se ky Kur'an shpien nė rrugėn e vetme tė drejtė. Lexuesi mund tė mendojė se kėto dy ajete nuk janė tė ndėrlidhura, por nuk ėshtė ashtu, sepse All-llahu xh.sh. me kėtė metodė tė ligjėrimit tregon se El-Isra ka ndodhur nė Kuddusi-Sherif dhe se hebrenjtė do tė zbresin nga shkalla mė e lartė, udhėheqja e shoqėrisė njerėzore, pėr shkak tė prapėsirave tė bėra, tė cilat i kanė hedhur pėr toke. All-llahu xh.sh. e ka ngritur Pejgamberin e vet dhe me tė i ka bashkuar dy qendra fetare tė Ibrahimit a.s. Ka ardhur koha qė udhėheqja shpirtėrore tė kalojė nga njė popull tek populli tjetėr, nga populli i cili supet e veta i ka ngarkuar me tė kėqija, mėkate dhe armiqėsira, tek populli i cili ka prirje pėr mirėsira. E tėrė kjo ka ndodhur gjatė kohės kur Resulull-llahu a.s. ishte duke pranuar Shpalljen - Kur'anin, i cili shpien nė rrugėn e drejtė, tė vetmėn qė ekziston.
Ndėrkaq shtrohen disa pyetje tė arsyeshme: Nė ē'mėnyrė do tė bartet kjo udhėheqje te Pejgamberi a.s., dhe te pasuesit e tij, deri sa ai bredhė nėpėr shpatiet e Mekės, i ndjekur nga njerėzit? Kjo pyetje heq velin e njė realiteti tjetėr, e kjo ėshtė: ky rreth i veprimtarisė Islame tanimė vetėm sa s'ishte mbyllur me njė rrumbullaksim e pėrfundim, dhe se duhet tė fillojė rrethi i dytė i cili tėrėsisht do tė jetė me pėrmbajtje tjetėr dhe rrjedha tė tjera. Andaj kemi disa ajete tė cilat pėrbėjnė paralajmėrime serioze dhe kėrcėnime tė ashpra drejtuar jobesimtarėve. "Dhe kur vendosim Ne ta shkatėrrojmė ndonjė popull, Ne i urdhėrojmė pasanikėt e tyre tė bėjnė punė tė mira, por ata pėrkundėr kėsaj jepen pas amorali­tetit. Pra, fjala Jonė rreth ndėshkimit po plotėsohet lidhur me atė popull dhe Ne e shkatėrrojmė tėrėsisht. "(Nė bazė tė kėtij ligji) Sa e sa popuj Ne i kemi shkatėrruar pas Nuhit!" (17, 16-17).
Krahas kėtyre ajeteve, kemi edhe ajete tė tjera, tė cilat u shpjegojnė myslimanėve bazat, paragrafet dhe parimet e qytetėrimit, nė tė cilat duhet tė ndėrtojnė shoqėrinė myslimane. Por, myslimanėt, e morėn situatėn nėn kontrollin e vet, sikur tė ishin shumė kohė mė parė nė tokė, dhe ndėrtuan njėsinė e fortė rreth cilės do tė sillet i tėrė sistemi shoqėror. Kėtu qėndron paralajmėrimi se Resulull-llahu a.s. do tė gjejė vendstrehim tė sigurt jashtė Mekės, se do tė pėrmirėsohet situata e tij dhe se do tė formojė njė qendėr nga e cila do tė pėrhapė fenė islame nė mbarė rruzullin tokėsor, e qė ndėrlidhet me studimin tonė. Pėr shkak tė urtėsisė sė kėtillė, dhe tė ngjashme me tė, shohim se udhėtimi Isra ka ndodhur mu para betimit tė parė nė Aka'ba, ose mes dy betimeve, e All-llahu mė sė miri e di kėtė.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftnref1) Marrė nga veprat paraprake si dhe nga Ibni Hishami: I/397, 403-406.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftnref2) Zadu-l-Me'ad: I/48; Sahihu-l-Buhari: II/648; Sahihu-l-Muslim: 1/36; Ibni Hisham: 1/402, 403

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947647#_ftnref3) Ibni Hisham: I/399.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:29
BETIMI I PARĖ NĖ AKA'BA
(Betimi nė besnikėri)

M

ė herėt i pėrmendėm gjashtė persona, banorė tė Jethribit tė cilėt e pranuan Islamin gjatė kohės sė haxhxhit nė vitin njė­mbėdhjetė tė pejgamberllėkut, me ē'rast i premtuan Resu­lull-llahut a.s. se do tė pėrhapin Islamin nė mesin e popullit tė tyre.
Rrjedha e ngjarjeve ka bėrė, qė nė vitin dymbėdhjetė tė pejgamber­llėkut nė muajin korrik tė vitit 621 sipas kalendarit, nė haxhxh tė vijnė dymbėdhjetė njerėz, nė mesin e tė cilėve ishin pesė vetė (prej gjashtėve) tė cilėt ishin takuar njė vit mė parė me Resulull-llahun a.s. I gjashti, Xhabir b. Abdullah b. Rebia, nuk kishte ardhur. Pėrveē kėtyre kishin ardhur edhe shtatė myslimanė tė tjerė, e kėta ishin:
1. Mu'adh b. El-Harithi, i biri i Afras nga familja Beni Naxhxhar, fisi Hazrexh;
2. Dhekvan b. Abdul Kajsi, nga familja Beni Zurejk, fisi Hazrexh;
3. Ubade b. Samiti, nga familja Beni Ganem, fisi Hazrexh;
4. Jezid b. Thalebe, nga familja Hulfa' Beni Ganem, hazrexh;
5. El-Abbas b. Ubade b. Nadleh, nga familja Beni Salem, hazrexh;
6. Ebul Hejthem b. Tajhan, nga familja Beni Abdul Eshhel, fisi El-Evs, dhe
7. Uvejm b. Saide, nga familja Beni Amėr b. Avf, fisi El-Evs.
Pesė ishin nga fisi El-Hazrexh, kurse dy nga fisi El-Evs.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947648#_ftn1)
Ky grup u takua me Resulull-llahun a.s. tek Aka'ba nė Minne, dhe ia dhanė fjalėn Resulull-llahut a.s. se do tė jenė besnik njėsoj sikurse qė u betuan gratė me rastin e ēlirimit tė Mekės, pėr ēka do tė bėhet fjalė.
Buhariu transmeton nga Ubade b. Samiti se Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "Ejani dhe mė bėni benė nė besnikėri dhe mė jepni fjalėn se nuk do t'i bėni shok All-llahut, s'do tė vjedhni, s'do tė bėni amoralitet, s'do t'i mbytni fėmijėt tuaj, s'do tė gėnjeni, s'do t'i bėni shpifje grave tuaja, dhe se do tė dėgjoni pėr ēdo gjė qė ėshtė e mirė. Kush prej jush pranon, shpėrblimin e ka tek All-llahu, e kush e prish besėn ēka do qoftė nga kjo qė thashė, do tė jetė i ndėshkuar nė kėtė botė, qė do tė jetė shpen­gim pėr mėkatet. Kush prej jush bėnė ndonjė cėnim nga kjo, e All-llahu atė e fshehė, Ai edhe do t'ia caktojė ndėshkimin nėse do ose do t'a falė nėse do." Dhe ia dhamė besėn. "Kurse nė njė pėrmbledhje tjetėr thuhet: "dhe ia dhamė fjalėn pėr ēdo gjė qė kėrkoi ai."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947648#_ftn2)
Ambasadori i Islamit nė Medinė

Pasi u krye betimi nė besnikėri, dhe kur kaloi periudha e haxhxhit, Resulull-llahu a.s. sė bashku me kėtė grup myslimanėsh e dėrgoi edhe ndėrmjetėsuesin e vet tė parė nė Jethrib, t'ua mėsoj myslimanėve tė atij vendi dispozitat e Islamit dhe t'i udhėzojė nė zbatimin e fesė. Ai edhe do tė pėrhap Islamin nė mesin e jobesimtarėve tė atij vendi. Pėr kėtė mision e zgjodhi njė tė ri nga radha e myslimanėve, njėrin prej tė parėve qė e kishte pėrqafuar Islamin. Ky ishte Mus'ab b. Umejr r.a.
Suksesi i shkėlqyeshėm

Mus'ab b. Umejri vendoset tek Es'ad b. Zurareti, dhe qė tė dy fillojnė me entuziazėm dhe vendosmėri tė madhe tė kumtojnė Islamin nė Jethrib. Mus'abi ishte i njohur me ofiqin "Mėsues".
Suksesin mė tė madh nė thirrjen e vet e arrinė, siē tregohet, me rastin e kėsaj ndodhie: Njė ditė Es'adi dhe Mus'abi nisen kah shtėpiat e Beni Abdul-Eshhelėve, me qėllim qė ta vizitonin kėtė fis e pastaj edhe fisin Beni Zufer. Kur arrijnė nė tokat e tyre, hyjnė nė njė oborr tė Beni Zuferėve. Ulen pranė pusit tė quajtur Merekk. Sė shpejti rreth tyre tubohen mashkujt qė e kishin pranuar Islamin dhe Sa'd b. Mu'adhi e Usejd b. Hudajri, dy kryeparėt e fisit Beni Abdul-Eshhel, atėherė ende ishin mushrikė. Kur dėgjojnė se ē'flet Mus'abi, Sa'di i thotė Usejdit: "Shko e pėrzėni kėta dy tė cilėt erdhėn t'i pėrvuajnė fėmijėt tanė, dhe ndaloi qė tė vijnė mė nė shtėpitė tona. Es'ad b. Zerareti ėshtė djali i tezės sime. Sikur tė mos ishte kėshtu vetė do t'i qėroja hesapet me ta."
Usejdi merr shtizėn e vet dhe niset kah ata. Kur e sheh Es'adi i thotė Mus'abit: "Ja tek po vjen kryepari i familjes sė vet, ktheje nė Islam." Mus'abi pėrgjigjet: "Nėse ulet, do tė flas me te." Usejdi u afrohet i mrrolur dhe i gatshėm t'i shante, ndalet dhe i pyet: "Pėrse keni ardhur tek ne? A mos, vallė, t'i pėrvuani fėmijėt tanė? Na leni tė qetė dhe shporruni qė kėtej, nėse ende mendoni pėr kokat tuaja!" Mus'abi i drejtohet: "A nuk do tė ulesh me ne tė dėgjosh, e nėse tė pėlqen pranoje, e nėse nuk tė pėlqen, refuzoje atė qė e ke mėni." Usejdi thotė: "Mė binde, qe besa." Pastaj e ngulė shtizėn nė tokė dhe ulet. Mus'abi i tregon pėr Islamin dhe ia kėndon njė fragment nga Kur'ani.
Mus'abi tregon: "Pasha All-llahun, nė fytyrė i shihej Islami edhe para se tė fliste. Ai mė tha: "Sa i bukur dhe sa i mirė ėshtė ky ligjėrim! Ēka du­het bėrė pėr tė pranuar kėtė fe?"
Mus'abi dhe Es'adi pėrgjigjen: "Pastrohu, pastroi rrobat dhe dėshmo me kelime shehadetin e vėrtetė, pastaj fali dy rekate." Ai thotė: "Atje pas meje ėshtė njė njeri, nėse ai pranon, atėherė edhe i tėrė populli i tij do tė pranojė. Unė do t'ua dėrgojė menjėherė." Pastaj Usej­di e merr shtizėn e vet dhe shkon tek Sa'd b. Mu'adhi i cili rrinte me shokėt e vet. Sa'di thotė: "O njerėz, ju bėj be me Zotin se Usejdi po kthehet tek ne i ndryshuar", dhe e pyeti Sa'di: "Ē'bėre atje?" Ai pėrgji­gjet: "Bisedova me ata dy dhe, pasha Zotin, nuk vėrejta kurrgjė tė keqe. Ua ndalova tė qėndrojnė aty, e ata thanė: "Do tė bėjmė ashtu si dėshiron ti."
"U thashė", tregon Usejdi, "se njerėzit e Beni Harithetėve janė nisur ta mbysin Es'ad bin Zeraretin, sepse e kishin kuptuar se ai ėshtė djali i tezės tėnde." Sa'di ngritet i hidhėruar pėr shkak asaj qė dėgjoi, e merr shtizėn e vet dhe niset kah Mus'abi dhe Es'adi. Kur i sheh tė qetėsuar, kupton se Usejdi kishte dashur qė t'i dėgjonte ata, prandaj u drejtohet nė mėnyrė tallėse: "Pasha Zotin, o Ebu Emameh, sikur mos t'ishim kushėri aq tė afėrt, do tė qėlloja me kėtė shtizė. Jeni duke na zėnė frymėn nė shtėpinė tonė me atė qė e kemi mėni."
Es'adi qė mė parė i kishte thėnė Mus'abit: "Do tė tė vijė prijėsi i cili pas veti e ka tėrė popullin, po qe se e bind atė, atėherė i ke bindur qė tė gjithė."
Mus'abi i thotė Sa'd b. Mu'adhit: "Ulu pak e mė dėgjo! Po qe se tė pėlqen, pranoje, e nėse jo, refuzo atė qė e ke mėni." Ai thotė: "Dakord", e ngulė shtizėn e vet nė tokė dhe ulet. Mus'abi ia prezenton Islamin dhe ia kėndon njė fragment nga Kur'ani.
"E kemi ditur, pasha All-llahun, se do ta pranonte Islamin", trego­jnė ata, "sepse kjo i shihej nė fytyrė para se tė fillonte tė flasė."
Sa'di pyet: "Ē'bėni pėr tu bėrė mysliman?" Mus'abi dhe Es'adi pėrgji­gjen: "Pastrohu, pastroi rrobat tua, shqiptoje kelime shehadetin dhe fali dy rekate." Kėshtu edhe bėri. Pastaj, Sa'di e merr shtizėn e vet dhe kthehet tek populli i vet. Kur e panė, thanė: "Betohemi me Zotin, se ėshtė duke u kthyer me fytyrė tė ndryshuar."
Kur arriti para tyre, iu drejtua: "O popull Abdi Eshhel, ēka mendo­ni pėr mua?" U pėrgjigjėn: "Ti je prijėsi ynė dhe je mė i dijshmi." Ai tha: "Ju ndaloj juve dhe grave tuaja tė flitni me mua, pėrderisa nuk besoni All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. “Askush prej mashkujve tė tij dhe grave, nuk fjeti atė natė pa e pranuar Islamin, pėrveē njėrit - El-Usajmirit. Ky e pranoi Islamin ditėn e betejės nė Uhud. Ka luftuar trimėrisht dhe ka vdekur pa e bėrė kurrnjė sexhde para All-llahut xh.sh. Resulull-llahu a.s. ka thėnė pėr tė: "Pėr njė mund tė vogėl e ka fituar shpėrblimin e madh."

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947648#_ftnref1) Rahmetun li-l-Alemin: I/85; Ibni Hisham: I/431-433.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947648#_ftnref2) Sahihu-l-Buhari, kaptina pas kaptinės: "Bukuria e imanit": I/7, kaptina: "Delegacioni i ensarėve": I/550.551. Teksti ėshtė nga kjo kaptinė dhe nga ajeti: "Kur tė tė vijnė besimtarėt..." (55, 13) e nė koleksionin e Buhariut II/727 dhe kaptinės pėr mashtrimet dhe kefaretin: II/1003.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:29
Mus'abi ka banuar nė shtėpinė e Es'ad b. Zeraretit duke thirrur njerėzit nė Islam derisa nuk mbeti asnjė shtėpi ensarėsh pa u bėrė myslimanė, burra dhe gra, pėrveē shtėpive tė Umejjeh b. Zejdit, Hatme­tit dhe Vailit. Ata e kishin poetin Kajs b. Uselitin tė cilin e dėgjonin. Ky ua ndalonte tė pranojnė Islamin, por, ditėn e Hendekut, nė vitin pesė tė hixhretit, edhe kėta e pranojnė Islamin.
Mus'ab b. Umejri kthehet nė Mekė, pak para kohės sė haxhxhit nė vitin trembėdhjetė tė pejgamberllėkut, dhe e lajmėron Resulull-llahun a.s. pėr sukseset e arritura. E lajmėron pėr fiset e Jethribit, pėr pasurinė, fuqinė dhe begatitė e tyre.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947649#_ftn1)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947649#_ftnref1) Ibni Hisham: I/435-438 dhe II/90; Zadu-l-Me'ad: II/51.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:30
BETIMI I DYTĖ NĖ AKA'BA

Gj

atė muajve tė haxhxhit, nė vitin trembėdhjetė tė pejgamber­llėkut, nė Mekė vajtėn mė tepėr se shtatėdhjetė myslimanė nga Jethribi, sė bashku me tė afėrmit e tyre mushrikė.
Gjatė udhėtimit kėta myslimanė pyesnin njėri-tjetrin se deri kur Resulull-llahu a.s. do tė vuante, do tė frikėsohej dhe do tė bredhte nėpėr malet mekase?
Kur arritėn nė Mekė kontaktuan fshehtazi me Resulull-llahun a.s. dhe u morėn vesh tė takohen nė gjysmėn e festės tė haxhxhit (Kurban Bajramit) nė vendin Esh-Shu'ab, afėr Aka'basė, tek xhemreja e parė[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftn1) nė Minne. Mbledhja duhej tė mbahej ilegalisht nė mesnatė.
Do tė shfrytėzojmė nga rasti qė pėrkitazi me kėtė tė na rrėfejė pjesėmarrėsi i kėtij tubimi, pėrfaqėsuesi i ensarėve, duke mos harruar se kjo seancė ka rėndėsi tė madhe historike dhe se tėrėsisht e ka ndė­rruar rrugėn e vėshtirė tė konflikteve tė pandėrprera mes idhujtarisė dhe Islamit.
Ka'b b. Malik El-Ensariu kėshtu e pėrshkruan kėtė ngjarje: "Nė gjys­mėn e Bajramit, natėn, u nisėm qė t'a kryejmė haxhxhin dhe tė takohemi me Resulull-llahun a.s. Me ne erdhi Abdullah b. Amėr b. Harami, njėri nga kryeparėt tanė, njeri bujar dhe i nderuar nga populli. E morėm me veti nė mbledhje, duke e fshehur kėtė nga mushrikėt, tė cilėt kishin ardhur me ne nga Jethribi pėr ta kryer haxhxhin. E njoftuam kryeparin tonė pėr mbledh­jen dhe iu drejtuam me kėto fjalė: "O babai i Xhabirit, ti je njėri nga kryeparėt tanė, i ndershėm dhe i respektuar. Kemi frikė pėr ty se nesėr do tė jesh lėndė djegėse e Xhehennemit." Pastaj e thirrėm nė Islam dhe e njoftuam pėr mbledhjen me Resulull-llahun a.s. qė do tė mbahej nė Aka'ba. Ai tha: "E pranoi Islamin”, dhe mori pjesė nė mbledhje."
Ka'bi tregon: "Atė natė ramė me fjetė sė bashku me haxhilerėt tjerė nga Jethribi. Kur kaloi njė e treta e parė e natės, u pėrvodhėm nga ēadra, njė nga njė dhe duke pėrgjuar arritėm nė vendin e caktuar. Ne ishim shtatėdhjetė e tre mashkuj e dy gra, Nesiba, vajza e Ka'bit (nėna e Amarit), nga familja Mazin b. En Nexhxhar dhe Esma, vajza e Amarit (nėna e Meniut), nga familja Beni Selem. Prisnim ardhjen e Resulull-llahut a.s. Ai u paraqit sė bashku me xhaxhain e tij El-Abbas b. Abdul Muttalibin -atėherė ende nė fenė e vjetėr. Ai, para Muhammedit a.s. shprehu dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė kėtė tubim, me rėndėsi jetėsore pėr nipin e vet. Ai edhe foli i pari nė kėtė tubim."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftn2)
Fillimi i bisedės - Abbasi flet
pėr pėrgjegjėsinė e madhe

Tė gjithė arritėn nė mbledhje dhe filluan diskutimet rreth pėrfor­cimit tė lidhjeve fetare dhe ushtarake. I pari e mori fjalėn Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili filloi tė shpjegonte haptazi peshėn e pėrgje­gjėsisė e cila do tė binte nė supet e tyre si rezultat i kėsaj lidhjeje. Ai tha: "O popull hazrexh - arabėt ensarėt i quanin hazrexhas ku i numė­ronin edhe evsasit - ju e dini mirė se, Muhammedi ėshtė njeriu ynė. Ne e kemi mbrojtur nga populli ynė. Pėr tė gjitha cilėsitė qė i posedon, ai ka autoritet, por edhe mbrojtjen nė mjedisin e vet. Mirėpo, ky nuk dėshiron kurrgjė prej kėtyre, por dėshiron tė shpėrngulet tek ju dhe t'ju shoqėrojė nėse mendoni se jeni nė pajtim me tė dhe me atė qė ėshtė duke kumtuar, dhe nėse do ta mbroni nga ata qė nuk pajtohen me tė, e atėherė pėrgjegjėsinė e merrni mbi vete. Nėse, megjithatė, mendoni ta braktisni dhe ta tradhtoni pasi tė largohet prej kėndej, unė qė tani i them: "mos shko. Ke autoritet, respekt dhe mbrojtje nga njerėzit e tu nė vendin tėnd."
Ka'bi tregon: "I thamė Abbasit: "Dėgjuam se ēka the ti. Tani fol ti, o Pejgamber i Zotit dhe zgjedh pėr vetėn dhe pėr Zotin tėnd atė ēka dėshiron."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftn3)
Pėrgjigjja e tillė e ensarėve tregon vendosmėrinė dhe trimėrinė e tyre nė imanin e fortė tė tyre dhe besnikėrinė e madhe pėr ta marrė pėrgjegjėsinė mbi vete me tė gjitha pasojat e mundshme. Resulull-llahu a.s. parashtroi qėndrimin e vet dhe marrėveshja u lidh.
Paragrafet e betimit

Pėrkitazi me kėtė detajisht na tregon imam Ahmedi nga Xhabiri r.a. i cili thotė: "Na thamė: O Pejgamber i Zotit, si duhet tė tė shprehim besnikėrinė tonė?" Resulull-llahu a.s. tha:
1. Tė jeni tė dėgjueshėm dhe tė bindur nė punė dhe nė dembeli;
2. Tė furnizoni kur e keni lehtė dhe kur e keni vėshtirė;
3. Tė jeni tė pėrpiktė nė punėt e mira dhe nė pengimin e tė kėqijave;
4. Tė punoni nė emėr tė Zotit e tė mos frikėsoheni nga qortimi i askujt;
5. Tė mė ndihmoni kur ju drejtohem, tė mė mbani sikurse vetve­ten, gratė dhe fėmijėt tuaj. Kėshtu do ta fitoni Xhennetin.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftn4)
Nė traditėn e Ka'bit tė cilėn e transmeton Ibni Is'haku, paragrafi i fundit pėrmbanė edhe disa gjėra. Ka'bi thotė: "Resulull-llahu a.s. foli, mandej kėndoi njė fragment nga Kur'ani, iu lut All-llahut dhe thirri nė Islam. Pastaj tha: "Prej jush kėrkoj besėn qė do tė mė mbroni nga tė gjitha ato nga tė cilat i mbroni gratė tuaja dhe fėmijėt tuaj."
Pastaj El-Berae b. Mearuri e mori pėr dore e tha: "Po, pasha Atė i cili tė dėrgojė me tė Vėrtetėn, do tė tė mbrojmė nga tė gjitha ato prej tė cilave i mbrojmė gratė tona dhe fėmijėt tanė.
Ta lidhim marrėveshjen, o Pejgamber i Zotit, ne, vėrtetė, jemi bijtė e luftės, popull qė mbanė armė, qė e kemi trashėguar brez pas brezi."
Ka'bi thotė: "Biseda mori hov. Derisa Berae i fliste Resulull-llahut, ndėrhyri Ebul-Hajthem b. Et-Tihani, i cili tha: "O Pejgamber i Zotit, mes nesh dhe disa tė tjerėve nė Jethrib ėshtė ngrehur litari. Ne dėshirojmė ta prejmė atė - ata janė hebrenjtė. - A do ta ndėrrosh mendimin nėse e bėjmė kėtė, tė na braktisish e t'i kthehesh popullit tėnd?"
Resulull-llahu a.s. duke qeshur tha: "Jeta ėshtė jetė, e vdekja ėshtė vdekje, unė jam i juaji e ju jeni tė mitė, do tė luftojė kundėr atyre qė luftoni ju, kurse do tė jem nė paqe me ata me tė cilėt ju jeni nė paqe."[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftn5)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftnref1) Vendi ku haxhilerėt simbolikisht gjuajnė shejtanin me guraleca (Sh. p.)

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftnref2) Ibni Hisham: I/440.441.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftnref3) Ibni Hisham: I/441, 442.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftnref4) Hadithin e transmeton imam Ahmedi, vargu i transmetuesve ėshtė hasen - i mirė, e el-Hakimi dhe Ibni Habani e kategorizojnė nė hadithet sahih. Shih: Muhtesar Siretu-r-Resul nga Nexhdi, f. 155 dhe Ibni Hisham: I/454. Ibni Is'haku transmeton njė hadith tė ngjashėm nga Ubade b. Samiti, ku ėshtė shtuar paragrafi: tė mos ia kundėrshtojmė pushtetin atij i cili e meriton kėtė pushtet;

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947650#_ftnref5) Ibni Hisham: I/442.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:30
Verifikimi i pėrgjegjėsisė sė madhe qė bartė betimi

Pas pėrfundimit tė bisedės rreth kushteve tė betimit, dhe pasi qė u morėn vesh rreth kontratės, u ngritėn dy njerėz, qė tė dy nga grupi i parė qė kishin pranuar Islamin gjatė haxhxhit nė vitin njėmbėdhjetė dhe dy­mbėdhjetė tė pejgamberllėkut, sė pari njėri e pastaj tjetri, filluan tė fla­sin pėr obligimin dhe pėrgjegjėsinė e madhe qė pasojnė nga kjo ngjarje historike. Ata paralajmėruan tė tubuarit pėr gjendjen faktike. Kėshtu qė deshtėn tė kuptojnė se sa janė tė gatshėm tė flijohen pėr atė qė janė betuar.
Ibni Is'haku thotė: "Kur u mblodhėn tė betohen, Abbas b. Ubade b. Nadleti tha: "A jeni plotėsisht tė vetėdijshėm se pėr ēka ia jepni fjalėn kėtij njeriu?" Ata u pėrgjigjėn: "Po." Ai tha: "Atėherė, premtojani fjalėn tuaj nė luftė me njerėz, qofshin ata tė bardhė apo tė zi, nėse mendoni ta mbani. Nėse fatkeqėsia e shkatėrron pasurinė e juaj dhe kryeparėt tuaj vriten e kjo bėhet shkak qė ta tradhtoni, pasha Zotin kjo do tė jetė vuajtja juaj nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Nėse mendoni se pajtoheni me tė, pėr ēka edhe e keni ftuar, e fatkeqėsia ua shkatėrron pasurinė dhe vriten kryeparėt tuaj tė ndershėm, e ju megjithatė e mbani dhe e pėrkrahni atė, atėherė kjo do tė jetė shpėrblim edhe pėr kėtė botė e edhe pėr botėn tjetėr.“ Ata thanė: "Do ta marrim me vete, edhe nėse i humbim pasurinė dhe kryeparėt tanė, por ēka do tė fitojmė me kėtė o Pejgamber i Zotit?" Ai tha: "Xhennetin." Ata thanė: "Zgjate dorėn!"
Ai e zgjati dorėn e ata ia dhanė besėn."[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn1)
Nė traditėn e Xhabirit qėndron (Tha): "U ngritėm pėr t'ia dhėnė besėn, kurse Es'ad b. Zerareti, mė i riu prej nesh, ia mori dorėn e tha: "Ngadal, ngadal, o popull i Jethribit, ne nuk do t'i vinim jetat tona nė duart e tij sikur tė mos ishim tė sigurt qė ai ėshtė Pejgamber i All-llahut. Ardhja e tij tek ne sot, do tė thotė tė armiqėsohesh me tė gjithė arabėt, do tė thotė tė vriten prijėsit tuaj, e nėse do tė jeni tė qėndrueshėm nė kėtė, atėherė pranoni atė, All-llahu do t'ju shpėrblejė pėr kėtė, e nėse jeni qyqarė e frikėsoheni pėr vetveten, atėherė mos e pranoni, ai ėshtė arsyetuar, pėr shkak jush, para All-llahut."[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn2)
Pėrfundimi i betimit

Pas konstatimit tė paragrafeve tė betimit, dhe pas vlerėsimit dhe arsyetimit tė tyre, filloi pėrfundimi i betimit me urime. Xhabiri ka thėnė se pas fjalimit tė Es'ad b. Zeraretit tė pranishmit thanė: "O Es'ad, hajde, shtrėngojani njėri-tjetrit dorėn dhe pėrfundoni kėtė punė, se, pasha Zotin, nuk do tė lejojmė e as qė do tė dėshirojmė tė ndėrpritet kjo marrė­veshje."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn3)
Atėherė Es'adi kuptoi se sa i gatshėm ishte ky popull tė flijohet pėr Islam. Pėr kėtė edhe vetė ishte i bindur - ka qenė misionar i madh i Islamit bashkė me Mus'abin - dhe nė saje tė kėsaj bėhet prijėsi kryesor fetar i kėtij grupi. Ky ka qenė edhe iniciator i kėtij tubimi dhe njeriu i parė i cili e ka pranuar kėtė marrėveshje. Ibni Is'haku ka thėnė: "Edhe familja Benu Nexh­dar konsideron se Ebu Umamet Es'ad b. Zerareti ka qenė njeriu i parė i cili ia ka uruar marrėveshjen Resulull-llahut a.s."[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn4)
Pas kėtij akti filluan urimet e gjithmbarshme. Xhabiri thotė: "I afrohe­shim Resulull-llahut a.s. njė nga njė, dhe ēdonjėri personalisht betohej, duke iu lutur All-llahut qė tė na shpėrblejė me Xhennet.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn5)
Sa i pėrket grave, tė cilat kanė dhėnė betimin, ato nuk pėrshėndete­shin dorė pėr dore, por, uronin vetėm me fjalė. Resulull-llahu a.s. kurrė nuk iu ka zgjatė dorėn grave tė huaja."[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftn6)



[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref1) Ibni Hisham: I/446.
[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref2) Tradita nga imam Ahmedi prej hadithit tė Xhabirit.
[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref3) Imam Ahmedi prej Xhabirit r.a.
[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref4) Ibni Is'haku thotė: Benu Abdul-Ehshelėt kanė thėnė se i pari ka qenė Ebul-Hejtheme. Ka'b b. Malik mendon se i pari ka qenė El-Berae b. Maruri. Ibni Hisham: I/447. Shumica mendojnė se megjithatė ky ka qenė Es'ad b. Zerareti.
[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref5) Musnedi imam Ahmedit.
[6] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947651#_ftnref6) Sahih Muslim, kaptina: "Si e kanė dhėnė gratė betimin": II/131.
Gruas e cila nuk i ėshtė mehrem - me tė cilėn do tė mundej tė martohet.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:31
Dymbėdhjetė prijėsit

Pas pėrfundimit tė tė gjitha detajeve rreth kontratės, Resulull-llahu a.s. kėrkoi nga pjesėmarrėsit e tubimit qė t'i zgjedhin dymbėdhjetė pėrfaqėsues - prijės tė familjeve tė veta, tė cilėt do tė jenė pėrgjegjės pėr aplikimin e paragrafeve tė betimit - kontratės nė vepėr. Resulull-llahu a.s. u tha: "Zgjedhni dymbėdhjetė vetė nga mesi juaj. Ēdonjėri prej tyre do tė jetė pėrgje­gjės pėr njerėzit e vet." Zgjedhja u krye menjėherė. Hazrexhasit i caktuan nėntė persona, kurse evsasit tre.
Ja emrat e tyre:
Prijėsit el-hazrexhasė:
1. Es'ad b. Zeraret b. Ades
2. Sa'd b. Er-Rebia b. Amėr
3. Abdullah b. Revaha b. Thalebe
4. Rafi' b. Malik b. El-'Axhlan
5. El-Berae' b. M'arur b. Sabėr
6. Abdullah b. Amėr b. Haram
7. Ubade b. Es-Samit b. Kajs
8. Sa'd b. Ubade b. Dulejm
9. El-Mundhir b. Amėr b. Hunejs
Prijėsit el-evsasė
1. Usejd b. Hadir b. Semmak
2. Sa'd b. Hajtheme b. El-Harith
3. Rufa'ah b. Abdul-Mundhir b. Zubejr
Kur u krye zgjedhja, Resulull-llahu a.s. kėrkoi prej tyre premtimin e fortė (betimin) dhe u tha:
"Ju jeni mbrojtės tė popullit tuaj dhe dorėzanė i tyre, siē kanė qenė Havarijjunėt - Nxėnėsit mbrojtės tė Isait a.s. tė birit tė Merjemės, kurse unė jam mbrojtės i popullit tim, pėrkatėsisht, myslimanėve." Qė tė gjithė u pajtuan me kėtė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftn1)
Shejtani zbulon kontratėn

Pasi qė u krye e tėrė kjo procedurė, dhe kur njerėzit u bėn gati tė shpėrndahen, papritmas u tradhtuan, e u gjetėn tė befasuar dhe tė papėr­gatitur pėr diē tė kėtillė. Ky tradhtar kishte hipur mbi njė kodėr, dhe me zė tė lartė, ēfarė nuk ėshtė dėgjuar gjer atėherė, filloi tė bėrtasė: "O banorė tė Shu'abit, a e doni Muhammedin dhe shoqėrinė e tij tė gjallė? Qe ku janė tė gjithė sė bashku dhe janė ngritur kundėr jush." Resulull-llahu a.s. the: "Kjo do tė thotė fatkeqėsi pėr Aka'ban. Pasha All-llahun, o ti armik i All-llahut, posaēėrisht do t'i qėroj hesapet me ty." Pastaj i urdhėroi njerėzit tė shpėrndahen e tė shkojnė nė kampet e tyre.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftn2)
Gatishmėria e ensarėve t'i sulmojnė kurejshitėt

Kur myslimanėt e dėgjuan zėrin e tradhtarit, Abbas b. Ubade b. Nadleh tha: "Pasha All-llahun, o Pejgamber, nėse don ti, nesėr do t'i sulmojmė banorėt e Minnes me shpata. Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj: "Unė nuk ju urdhėrojė diē tė tillė. Kthehuni nė kampet tuaja dhe flini."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftn3)
Kurejshitėt dėrgojnė protestė nė Jethrib

Lajmi pėr kėtė ngjarje sė shpejti u pėrhap edhe nė Mekė. Kurej­shitėt i kaploi frika dhe dėshprimi sepse tėrėsisht ishin tė vetėdijshėm se ēfarė pasoja do tė shkaktonte kjo marrėveshje pėr pasurinė e tyre dhe pėr vetė ata. Andaj, menjėherė tė nesėrmen, e dėrguan njė delegacion tė madh, tė pėrbėrė prej mekasve tė shquar dhe pasanikėve mė tė mėdhenj mekas, nė kampin e haxhilerėve nga Jethribi, qė tė protestojnė energji­kisht pėr marrėveshjen e bėrė. Ata thanė: "O hazrexhasė, jemi tė infor­muar se keni ardhur tek ky njeriu ynė (Muhammedi a.s.) me qėllim qė ta shpėtoni prej nesh, dhe t'i jepni pėrkrahje kundėr nesh. Dijeni se prej tė gjithė arabėve, ne mė sė paku do tė donim tė shpėrthente lufta mes nesh dhe jush.".[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftn4)
Duke qenė se mushrikėt e Jethribit assesi nuk e dinin se pėr ēka ėshtė fjala, filluan tė betohen nė Zot se nuk dinė asgjė dhe se, nė rea­litet, kėtu nuk ka kurrgjė. Ata e thirrėn Abdullah b. Selulin i cili erdhi para tyre e tha: "Kjo nuk vlenė asgjė. Kėsaj mos ia varni veshin. Popu­lli im as qė do tė mendonte tė bėnte diē tė tillė. Derisa kam qenė nė Jethrib, ata nuk bėnin kurrėnjėsend pėrderisa nuk konsultoheshin me mua." Myslimanėt tinėzisht shikonin njėri-tjetrin dhe asnjėri nuk bėzajti. Nuk vėrtetuan e as qė mohuan diē. Pėrfaqėsuesit e kurejshitėve i besuan mushrikve tė Jethribit dhe u kthyen tė zhgėnjyer.
Kurejshitėt kuptojnė pėr tubimin e mbajtur
dhe i ndjekin pjesėmarrėsit

Pėrfaqėsuesit e Mekės u kthyen pothuajse tė bindur se kanė qenė tė informuar gabimisht, por megjithatė vazhduan hulumtimin nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe nė fund kuptojnė se lajmi ishte i vėrtetė - se tubimi me tė vėrtetė ishte mbajtur. Ndėrkaq, kėtė e kuptuan me vonesė, sepse haxhilerėt tanimė ishin nisur pėr nė shtėpitė e veta. Ata e alarmuan kalorėsinė pėr t'i ndjekur medinasit, por mjaft vonė. Patėn sukses t'i shohin Sa'd b. Ubaden dhe Mu'adh b. Amrin. Mu'adhi i arrinė shokėt e vet dhe kėshtu shpėton, kurse Sa'din e zunė, ia lidhin duart pas qafe e pastaj e lidhin pėr kollan tė devesė dhe filluan ta rrahin dhe ta tėrheqin pėr flokėsh derisa mbėrritėn nė Mekė. Atėbotė erdhi El-Mut'am b. Adijji dhe Harith b. Harb b. Umejje dhe e shpėtojnė nga duart e tyre, sepse Sa'di u kishte garantuar rrugė tė sigurt karvaneve tė tyre qė kalonin afėr Medinės.
Gjatė rrugės ensarėt e shohin se Sa'di ka humbur, u morėn vesh qė ta kėrkojnė, por ai u paraqit para tyre, dhe sė bashku u kthyen nė Medinė.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftn5)
Kėshtu ėshtė zhvilluar betimi i dytė nė Aka'ba, i njohur me emrin "Betimi i Madh".
Ka kaluar nė atmosferė tė marrėveshjeve reciproke dashjeje dhe res­pektimi, ka kaluar me besim reciprok, trimėri dhe gatishmėri pėr flijim. Besimtari nga Jethribi ndiente dhimbsuri ndaj vėllait tė lėnduar nga Meka, i gatshėm tė luftonte pėr ta mbrojtur atė, sepse ata fshehtazi duheshin mes veti vetėm pėr hir tė All-llahut xh.sh.
Botėkuptimi dhe ndjenja e tillė nuk kanė pasur karakter tė pėrkoh­shėm, sepse mbėshtetje e tyre ka qenė, imani (besimi) i fuqishėm te All-llahu xh.sh. te Pejgamberi i Tij dhe Libri i Tij. Vetėm ata qė kanė iman tė fortė, qėndrojnė me krenari para forcave tė errėsirės, sepse imani harmo­nizon raportin mes fjalės dhe veprės.
Me kėsi imani, myslimanėt kanė arritur ta shėnojnė historinė me veprat e tyre dhe t'i lėnė gjurmėt e veta, tė cilat nuk ka mundur t'i zhdukė koha e kaluar, me tė cilat mburret e sotmja e pa tė cilat nuk do tė mbetet as e ardhmja.

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftnref1) Ibni Hisham: I/443, 444, 446.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftnref2) Zadu-l-Me'ad.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftnref3) Ibni Hisham: I/448.

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftnref4) Ibni Hisham: I/448.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947652#_ftnref5) Zadu-l-Me'ad: II/51, 52; Ibni Hisham: I/448-450.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:32
PARAROJA E HIXHRETIT

P

as pėrfundimit tė betimit tė dytė nė Aka'ba, dhe pasi qė mysli­manėve u shkon pėr dore tė formojnė atdheun e vet mes tė shkretėtirės ku dominonte politeizmi dhe injoranca - kjo ka qenė fitorja mė e madhe pėr Islamin qė nga fillimi i tij - Resulull-llahu a.s. u lejon myslimanėve tė shpėrngulen nė atdheun e ri, pėrkatėsisht, tė bėjnė hixhret.
Hixhreti ishte mospėrfillja e interesave personale, flijimi i pasurisė dhe shpėtimi i jetės. Njeriu ishte i vetėdijshėm se ēka ėshtė duke humbur, ishte i vetėdijshėm se ėshtė i plaēkitur legalisht dhe se mund tė pėsojė, qoftė nė fillim qoftė nė fund tė rrugės sė vet, por ai niset nė ardhmėri tė panjohur duke e ditur me siguri se pas veti po e len pikėlli­min dhe zhgėnjimin. Myslimanėt, edhe pse i dinin tė gjitha kėto, filluan tė shpėrngulen, ndėrsa jobesimtarėt u vuan mes tyre dhe shpėrnguljes sė tyre dhe aplikuan tortura tė reja ndaj myslimanėve.
Ja disa shembuj:
1. Ebu Seleme ka qenė njėri prej muhaxhirėve tė parė. Ai ėshtė shpėrngulur njė vit para betimit tė dytė, siē thotė Ibni Is'haku. Sė bashku me tė kanė shkuar bashkėshortja dhe djali i tij. Kur u pėrgatitėn pėr ta braktisur Mekėn, tė afėrmit e bashkėshortes i thanė: "Ti dėshiron tė shkosh kundėr dėshirės sonė. Ēka do tė bėhet me kushėrirėn tonė, e bashkėshorten tėnde? Pėrse tė lejojmė tė shkosh nė vend tė huaj?" Ia morėn gruan e kjo qe shkak pėr grindje tė ashpėr mes familjes sė tij dhe tė saj. Ata thanė: "Nėse ju e ndani nga ai, atėherė ne nuk do t'ia japim fėmijėn tonė." Ziheshin rreth fėmijės derisa ia nxorėn dorėn, por megjithatė xhaxhallarėt nuk ia dhanė. Ebu Seleme shkoi vetėm nė Medinė. Ummu Selema, pas shkuarjes sė burrit dhe marrjes sė fėmijės, dilte ēdo ditė nė njė kodėr dhe qante prej mėngjesit gjer nė mbrėmje. Kaloi njė vit e asaj nuk i kalonte mėrzia dhe nuk pėrmirėsohej. Prandaj, njėri nga kushėrirėt e saj ndien keqardhje pėr tė dhe thotė: "Pėrse nuk e lironi kėtė tė mjerė, a nuk ju mjafton se e keni ndarė nga burri dhe fėmija?" Atėherė i thanė asaj: "Nėse dėshiron shko te burri yt." Ajo e mori djalin nga familja e tij dhe u nis pėr nė Medinė. Rruga e gjatė pesėqind kilometra, e ajo - vetėm me djalin e saj. Askund kurrnjė krijesė e All-llahut xh.sh. Udhėtoi e udhėtoi, gjersa nuk mbėrrini nė Et-Ten'im, ku e takoi Uthman b. Talha Ebi Talhan. Ky, kur kuptoi se nė ē'gjendje ishte, e pėrcolli gjer nė paralagjen e Medinės. Kur e panė xhaminė Kubba (xhamia e parė e ndėrtuar nė Islam), ai tha: "Burri yt ėshtė kėtu, nė kėtė fshat. Shko tek ai me bekimin e All-llahut xh.sh." Pastaj u kthye nė Mekė.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftn1)
2. Kur Suhejbe vendosi tė shpėrngulet nė Medinė, kurejshitėt jobesimtarė i thanė: "Ke ardhur tek ne si lypės i shėmtuar, pastaj ke huazuar nga ne dhe je pasuruar. Ke arritur mjaft nė jetė, e tani dėshiron tė dalish e tė marrish me vete pasurinė tėnde. Pasha Zotin, kjo nuk bėn kėshtu." Suhejbe iu pėrgjigj: "E ēka mendoni, nėse do t'ua lėja tėrė pasu­rinė time, a do tė mė lejonit tė shkoj rrugės sime?" U pėrgjigjėn: "Po." Ky tha: "Po ua lė pasurinė time." Ky lajm erdhi gjer tek Resulull-llahu a.s. e tha: "Suhejbe ėshtė nė fitim e sipėr, Suhejbe ėshtė nė fitim e sipėr!"[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftn2)
3. Umer b. El-Hattabi, Ajjash b. Ebi Rebia dhe Hisham b El-Asijj b. Vaili u morėn vesh qė tė nesėrmen nė mėngjes tė takohen tek i pari, e prej aty tė nisen pėr nė Medinė. Umeri dhe Ajjashi u takuan kurse Hishami ishte i penguar.
Kur Umeri dhe Ajjashi mbėrritėn nė Medinė e u vendosėn nė Kubba, Ebu Xhehli dhe El-Harithi erdhėn tek Ajjashi - qė tė tre vėllezėr prej njė nėne - dhe i thanė:
"Nėna jote ėshtė betuar se nuk do t'i krehė flokėt dhe nuk do tė hyjė nėn hije, gjersa ti nuk kthehesh.
Umeri i tha: "O Ajjash njerėzit e tu tė kėrkojnė vetėm pėr tė bėrė ndonjė tė keqe dhe pėr tė tė kthyer nga feja! Dije se nėse nėnės sate i pengojnė veshėt, vetė do tė krehet dhe nėse e rrokė vapa e Mekės, vetė do tė shkojė nėn hije."
Megjithatė Ajjashi vendosi tė kthehet me ta, ashtu qė nėna e vet tė lirohet nga betimi.
Atėherė Umeri i tha: "Nėse tani ke vendosur, merre devenė time, ajo ėshtė e qėndrueshme dhe e shpejtė. Mbahu pėr shpine tė saj (mos zbrit nga ajo). Nėse do ta kesh ngusht nga tė tuajt, ajo do tė tė shpėtojė (do tė ik)."
Ajjashi hipi nė devenė e Umerit dhe u nis me ta.
Pas njė kohe udhėtimi, Ebu Xhehli i tha: "O vėllai im, unė jam duke hjekur keq nė devenė time. A don qė tė ndėrrohemi pak?" "Po si jo", u pėrgjigj Ajjashi. U ndalėn, i ulėn devetė e veta dhe zbritėn. Posa shkelėn nė tokė, Ebu Xhehli dhe Harithi e kapėn Ajjashin, e rrėzuan nė tokė dhe e lidhėn.
Kėshtu tė lidhur e sollėn nė Mekė, mes ditės, dhe thirrėn: "O bano­rė tė Mekės, veproni kėshtu edhe ju me renegatėt tuaj, siē vep­ruam ne me renegatin tonė."[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftn3)
Kėta janė vetėm tre shembuj, qė na tregojnė se ēka u bėnin mush­rikėt e Mekės atyre qė dėshironin tė shpėrnguleshin e kėta kuptonin qėllimin e tyre. Me gjithė kėto vuajtje, myslimanėt dilnin njėri pas tjetrit.
Pas dy muaj e disa ditė nga betimi i Madh nė Aka'ba, nė Mekė prej myslimanėve ngelėn vetėm Resulull-llahu a.s. me Ebu Bekrin dhe Aliun. Kėta dy as'hab mbetėn sipas urdhrit tė Resulull-llahut a.s.
Pėrveē kėtyre ngelėn edhe ata myslimanė, tė cilėt me dhunė pengo­heshin nga mushrikėt tė shpėrnguleshin. Resulull-llahu a.s. i pėrgatiste plaēkat e veta pėr udhėtim, duke pritur urdhrin prej All-llahut xh.sh. Gjithashtu edhe Ebu Bekri i pėrgatiste tė vetat.[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftn4)
Buhariu transmeton nga Aishja r.a. e cila thotė: "Resulull-llahu a.s. u ka treguar myslimanėve se ka parė vendin ku do tė vendosen ata. Ky do tė jetė afėr njė palmeje hurmash, mes dy shkėmbinjve vullkanik."
Dhe kėshtu ka filluar hixhreti nė Medinė.
Nė Medinė janė kthyer edhe tė gjithė muhaxhirėt nga Abisinia.
Edhe Ebu Bekri bėhej gati tė shkonte nė Medinė, kurse Pejgamberi a.s. i thotė: "Unė dėshiroj tė marrė lejen pėr udhėtim." Ebu Bekri e pyet: "A do ta marrish me tė vėrtetė?" "Po", - u pėrgjigj Resulull-llahu a.s. kurse Ebu Bekri pėrgatiti dy deve pėr rrugė, ndėrsa leja do tė arrijė pas katėr muajsh.[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftn5)

[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftnref1) Ibni Hisham: I/468-470.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftnref2) Ibni Hisham: I/477.

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftnref3) Hishami dhe Ajjashi kanė mbetur nėn internimin e mushrikėve gjer nė Hixhretin e Resulull-llahut a.s. Njė ditė tha: "Kush do tė ma sjellė Ajjashin dhe Hishamin?" El-Velid b. Velidi tha: Unė, o Resulull-llah." Kur hyn nė Mekė, e takon njė grua e cila u dėrgonte atyre ushqim, dhe e pėrcjellė atė pėr tė kuptuar se ku gjenden ata. Ishin tė mbyllur nė njė shtėpi pa kulm. Kur bie nata, El-Velidi kapėrcen murin, i liron kėta dhe i sjellė nė Medinė - (Ibni Hisham: I/474-476).

[4] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftnref4) Zadu-l-Me'ad: II/52.

[5] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947653#_ftnref5) Sahihu-l-Buhari, kaptina: "Hixhreti i Resulull-llahut a.s. dhe i shokėve tė tij": I/553.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:33
SEANCA E “PARLAMENTIT"
KUREJSHIT

Ngjarja nė Sallėn e Kėshillit

K

ur mushrikėt e Mekės panė se shokėt e Resulull-llahut a.s. po pėrgatiten qė sė bashku me familjet e tyre ta braktisin Mekėn, i kaploi frika dhe dėshprimi, qė s'mbahej mend. Para tyre qėn­dronte rreziku i madh dhe i vėrtetė, qė kanosej tė shkatėrronte idhujtarinė dhe ekono­minė e tyre. Ata e dinin se ēfarė kualitetesh posedon Muham­medi a.s. Askush sikurse ai nuk ka pasur ndikim te njerėzit. posedonte prirje tė larta tė prijėsit, i cili udhėhiqte nė rrugė tė drejtė. Ndėrsa as'habėt e tij ishin tė gatshėm, qė me vendosmėri dhe sinqeritet, tė flijohen nė rrugėn e tij. Kishin frikė nga fiset El-Evs dhe El-Hazrexh, tė njohur nė mesin e arabėve si trima, bujarė dhe tė menēur, pastaj me dashuri ndaj paqes dhe ēdo gjėje tė mirė. I dinin pėrpjekjet e tyre tė mėdha pėr ndėr­prerjen e luftėrave vėllavrasėse e tė gjata, qė mė nė fund edhe u shkon pėr dore ta realizojnė kėtė. Kurejshitėt, gjithashtu, e dinin se ēfarė rėndėsie strategjike ka Medina pėr tregti nė muajin e haxhxhit. Rrugėt tregtare nga deti i Kuq dhe Jemeni e gjer nė Sham kalonin nėpėr Medinė, Treg­tarėt mekas dėrgonin mallra nė Sham me vlerė prej 250.000. dinarė tė artė (dukatė) nė vit, pėrveē vlerave qė i dėrgonin banorėt e Taifit dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė tregti e tillė e suksesshme mund tė zhvillohej vetėm pėrmes rrugėve tregtare tė siguruara dhe tė mbrojtura mirė. Pėr kėtė arsye nuk mund tė fshihej frika e madhe e kurejshitėve nga ajo qė Islami u familja­rizua nė Medinė - Jethrib, dhe qė populli medinas u kthye kundėr tyre. Pasi qė e ndien rrezikun, i cili i tronditi me themel, filluan t'i hulum­tojnė mėnyrat mė adekuate pėr shmangien e kėtij rreziku, shkak­tar mė i madh dhe i vetmi i tė cilit ishte bartėsi i idesė Islame dhe men­dimit Islam, apo mė mirė tė thuhet, i fesė Islame, Resulull-llahu a.s.
Tė enjten, mė njėzet e gjashtė seffer tė vitit katėrmbėdhjetė tė pejgam­berllėkut, apo mė 12. shtator tė vitit 622.[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftn1) sipas kalendarit, ose rreth dy muaj e gjysmė pas betimit tė Madh nė Aka'ba, nė Mekė u mbajt seanca e Parlamentit nė Sallėn e Kėshillit, nė fillim tė ditės.[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftn2)
Kjo ka qenė seanca mė e rėndėsishme nė historinė e Mekės. Nė seancėn e Parlamentit kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha fiseve kurejshite. Kėtu duhej tė shqyrtohej plani vendimtar pėr shkatėrrimin definitiv tė bartėsit tė flamurit islam. Me pėrfundimin e tij duhej qė totalisht tė ndėrpritet vala depėrtuese e fesė ekzistuese - Islamit.
Nė kėtė tubim, me rėndėsi jetėsore pėr kurejshitėt, kanė marrė pjesė kėta delegatė kurejshitė:
1. Ebu Xhehl b. Hishami, prej fisit Beni Mahzum
2. Xhubejr b. Mut'ami, T'aimeh b. Adijji dhe El-Harith b. Amiri prej fisit Beni Neufel b. Abdi Menaf.
3. Shejbe dhe Utbe, tė bijtė e Rebia’s dhe Ebu Sufjan b. Harbi, prej fisit Abdi Shems b. Abdi Menaf
4. En-Nadar b. El Harith, prej fisit Beni Abdi-d-Dar
5. Ebu El-Buhturi b. Hishami, Zum'ah b. El-Esvedi dhe Hakim b. Hizami, prej fisit Beni Esed b. El-Uzza
6. Nebihu dhe Munebihu, tė bijtė e El-Haxhxhaxhit, prej fisit Beni Xhumeh
Pasi qė arritėn nė Sallėn e Kėshillit nė kohėn e caktuar, i befasoi Iblisi (shejtani) nė figurė tė njė plaku tė ndershėm, me veshje tė bardhė. U ndal nė derė, e ata pyetėn: "Kush je ti, o plak?" Ai u pėrgjigj: "Epror i banorėve tė Nexhdit. Kam dėgjuar pėr ēka do tė flisni, andaj erdha qė edhe unė tė marrė pjesė. Besoj se nuk do tė kundėrshtoni mendimin tim apo kėshillėn time." Ata thanė: "Ani mirė, hynė!" Ai hyri e u ul me ta.
Vendimi unanim i parlamentit pėr
vrasjen e Muhammedit a.s.

Kur Filloi seanca, filluan edhe propozimet dhe zgjidhjet e ndrysh­me. Diskutimi zgjati shumė. Ebu El-Esvedi tha: "Do tė leqitemi (heqim dorė) nga ai dhe do ta pėrzėmė nga vendi ynė. Nuk mėrzitemi se kah do tė shkoi dhe ku do tė vendoset. Nė kėtė mėnyrė do tė pėrmirėsojmė situatėn tonė dhe do tė jetė sikurse ishte edhe mė parė." Plaku nexhdijas tha: "Jo, pasha Zotin! Ky nuk ėshtė mendimi i tė gjithėve! Qė tė gjithė ju e dini se sa bukur flet dhe me ēfarė urtėsie logjikon, sa qė edhe tė tjerėve jetėn ua sajon. Pasha Zotin, nėse veproni kėshtu, nuk do tė jeni tė sigurt prej asnjė populli Arab. Kudo qė do tė jetė, ata do t'a pranojnė, e pastaj do tė kthehen kundėr jush. Do t'ju ngadhėnjen dhe atėherė do tė bėj me ju ēka tė dojė. Andaj, kėrkoni pėr tė zgjidhje tjetėr!"
Ebul-Buhturi tha: "Lidheni nė pranga e zinxhirė, mbylleni nė qeli, e pastaj shikoni se si do t'a gjejė kobi, siē i ka gjetur edhe ata poetėt - Zuhejrin dhe Nebigun - pėrpara tij, e ata vdiqėn. E edhe ai do tė vdes kur e gjenė e keqja siē i gjeti edhe ata."
Plaku Nexhdijas tha: "Jo, pasha Zotin, as ky nuk ėshtė mendim i tė gjithėve. Pasha Zotin, nėse e burgosni atė, siē thoni, nuk do tė mund ta lidhni edhe frymėn e tij, mendimet e tija dhe idetė e tija. Ato do tė dalin pėrjashta edhe pranė dyerve tė mbyllura dhe do tė valviten tek shokėt e tij. Ata do t'ju sulmojnė e do ta nxjerrin atė nga duart tuaja, e atėherė edhe tė tjerėt do tė ngriten kundėr jush gjersa nuk ngadhėnjejnė. Pra, kjo nuk ėshtė zgjidhje pėr ju. Kėrkoni diē mė tė mirė!"
Pasi qė parlamentarėt i refuzuan tė dy propozimet, u parashtrua propozim i ri, tė cilin tė gjithė e pranuan. Natyrisht, ky propozim rrjedh prej shpirtligut mė tė madh tė Mekės, e ky ėshtė Ebu Xhehli, i cili u ngrit e tha: "Pasha Zotin, unė kam zgjedhje. Besoj se tė gjithė do tė pajtoheni." Ata thanė: "Ēfarė, o Ebul-Hakim?" Ai pėrgjigjet: "Konsi­deroj se duhet tė zgjedhim nga njė tė ri tė fuqishėm prej ēdo fisi qė tė na pėrfaqėsojė, tė cilėve do tu japim nga njė shpatė vdekjeprurėse, tė shkojnė e ta mbysin atė tė gjithė pėrnjėherit. Vetėm atėherė do tė shpė­tojmė nga ai. Nėse vep­rojmė kėshtu, gjaku do t'i shpėrndahet nė tė gjitha fiset, e Benu Abdi Menafėt nuk do tė mund t'u hakmerren tė gjithėve. Kėshtu qė do tė dety­rohen tė pranojnė shpagimin e gjakut (dij'jen)."
Plaku Nexhdijas tha: "Le tė bėhet ashtu siē thotė ky njeri. As unė nuk jam duke parė zgjidhje mė tė mirė." Parlamenti mekas unanimisht pranoi kėtė propozim tė tmerrshėm.
Anėtarėt e parlamentit u kthyen nė shtėpi definitivisht tė vendosur qė kėtė konkluzion menjėherė tė zbatojnė nė vepėr.[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftn3)
[1] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftnref1) Kėtė datė e kemi marrė pas verifikimit tė tė gjitha burimeve prej nga e ka marrė Muhammed Sulejman Mensur Fevri; Rahmetun li-l-Alemin: I/95, 97. 102. II/471.

[2] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftnref2) Se seanca ka filluar nė mėngjes na vėrteton tregimi i Ibni Is'hakut, se Xhibrili e ka njoftuar Resulull-llahun a.s. pėr komplotin e kėtij tubimi dhe se i ėshtė dhėnė leja pėr Hixhret. Gjithashtu Buhariu transmeton hadithin nga Aishja r.a. se Resulull-llahu a.s. ka shkuar tek Ebu Bekri, aty kah mesdita, e i ka thėnė: "Ka arritur leja pėr udhėtim."

[3] (http://dardania.de/vb/upload/newreply.php?do=newreply&noquote=1&p=947654#_ftnref3) Ibni Hisham: I/480-482.

Albanian eX|PerT
04-03-07, 08:38
vazhdon akoma postimi i ketij libri....

...lexim te kendshem te dashur miq..!!!

albanian expert

p.s. libri eshte marrur nga linku online: http://www.mesazhi.com/libra.htm (http://www.mesazhi.com/libra.htm)