UniCorN
16-03-07, 22:35
Shqiptarėt, Kosova dhe bėrllogdashuria
Hijerėndė qėndron bėrllogu nė Kosovėn kreshnike dhe ėshtė bėrė pjesė e pandarė e heroizmit shqiptar. Nuk mund tė mendohet jeta nė Kosovė pa bėrrllog para, pas dhe gjithandej rrugeve, ndertesave, atyre pak lokacioneve me gjelberim. Filloi kohė pas kohe lufta nė Kosovė kundėr bėrllogut, filluan tė vėhen bėrlloghedhės publik nėpėr rrugė dhe ne shqiptarėt tė mėsuar tė jetojmė te rrethuar me bėrllog, nuk mund ta hidhnim nė njė shportė apo konteiner, atė qė ėshtė pjesė e jona e pandarė. Jemi popull paksa nostalgjik dhe ėshtė bėrllog-dashuria qe ka lėnė vrragė nė shpirtėrat tanė dhe na ka pėrcjellur gjatė pjekurisė tonė kombėtare dhe tash edhe shtetėrore.
Dhe nuk cajmė kokėn ne pėr konventat, rregulloret evropiane apo botėrore pėr ruajtje tė ambientit apo mjedisit, ngaqė shqiptari ėshtė i fortė si guri, nuk dorėzohet pa e mbėshtet pėr muri. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja qe bėrllogun zakonisht e akomodojmė diku afėr mureve dhe ai shtohet pėrditė sa qė ndėrton kodra bėrllogu. Ndoshta ngaqe historia e vertete shqiptare identifikohet me male dhe malėsorė, andaj edhe bėrllogut duam ti japim pamje qė pasqyron shpirtin tonė heroik dhe tė qėndrueshėm, tiparet tona tė rėnda kodrinore.
Pėr mos tiu cenuar liria, as nuk e mbajmė nė shtėpi, por e hedhim mu nė rrugė aty ku mund ta ketė lavdinė e plotė dhe lirinė e plotė erėmarrėse dhe erėdhėnėse Pastaj, disa nga zonjat e qytetit, donė ti japin edhe karakter fluturues duke e hedhur si njė parashutė nga katet e larta tė ndertesave, ne menyrė qe ai te kete shpendarje sa mė tė madhe dhe mos ti cėnohet as integriteti territorial apo hapėsinor. Gjithmonė kemi qenė popull zemėrgjerė ...
Cdo gjė sot nė Kosovė merr frymė lirshėm dhe ka tė drejtat e veta, prandaj edhe bėrllogu, si pjesė e pandarė, dhe pėrmes tė cilit jemi identifikuar njė kohė tė gjatė, ka te drejten e pacenuar per marrje-dhenie te frymes apo eres....dhe ne shqiptaret disi jemi mesuar me kete ere, qe na ze hundet posa te dalim nga dyerte e shtepive dhe nese dicka do te ndryshonte do te shkaktone dhimbje te madhe shpirterore...krejt kjo si rezultat i asaj qe jemi shume nostalgjike
Prandaj...
eshte mese normale sot, qe sheh turma berllogu ne qender te qytetit, degjon berllogun fluturues mu ne qender te qytetit, sheh kodra berllogu anash rrugeve kur udheton nga nje qytet ne qytetin tjeter, pastaj berllogu qe fluturon nga dritaret e veturave..etj. etj ..cdokund dhe gjithkah ne identifikohemi me berllog..kohe pas kohe degjon edhe haak ptuuuuu derisa kalon rruges... krejt kjo per ta ruajtur identitetin e fituar nga kulturat e huaja qe kane qene pjese e historise sone..e ndoshta edhe jo..
Dhe veshtire se do te ndryshoje dicka...edhe institucionet per mirembajtjen e ambientit kane nje berllogdashuri te shquar...
Sic duket ekziston nje harmoni e perhershme mes ne shqiptareve, Kosoves dhe berllogdashurise dhe veshtire qe ekziston force qe mund ta prishe ate....