Zana_ch
17-03-07, 09:48
.................................................. ..........................P. Luigj Palaj, OFM
http://www.kisha-katolike-gjakove.com/Meny/Martiret/Image11.gif
P. Luigj Palaj (Sopaj), OFM, bir i Tomės dhe i Paulinės, lindru nė Janjevė, mė 21 shkurt 1878, nė pagėzim mori emrin Mati. Zhgunin e shėn Franēeskut e veshi mė 23 shtator 1896. Kushtet e para rregulltare dha mė 28 shtator 1897, e kushtet e pėrjetshme mė 26 prill 1901. Mė 20 prill 1903 u shugurua meshtar. Vdiq si martir i Kishės Katolike nė Janėosh (afėr Gjakovės), mė 7 mars 1913, ku pėrkohėsisht edhe u varros. Trupi i tij mė vonė u transferua nė varrezat e Shėn Gjergjit, nė famullinė e Zymit.
MARTIR I FETARISĖ DHE ATDHETARISĖ
I gjatė ėshtė vargu i klerikėve tė Kishės sonė Katolike, sidomos i atyre tė Urdhėrit franēeskan, tė cilėt ndėr kohėra tė ndryshme u nėpėrkėmbėn, u pėrndoqėn, u pėrsekutuan dhe u vranė mizorisht. U martirizuan ata pėr fe dhe atdhe. Nė kėtė tempull vetėflijimi zė vėnd edhe pater Luigj Palaj.
Lufta e Parė Ballkanike nuk ishte vetėm kacafytje e kryqit ortodoks me gjysmėhėnėn turke, po edhe larje hesapesh me kryqin katolik. Ishte fushatė luftarake e aleancės ballkanike jo vetem pėr shkundjen e sundimit tė Perandorisė Osmane nė Evropėn Juglindore, por edhe kryqėzatė pėr shfarosjen e popujve josllavė dhe jogrekė, shumicėn e tė cilėve e pėrbenin shqiptarėt.
Nė vazhdėn e terrorit tė paparė malazez nė trojet e okupuara shqiptare, pater Luigj Palaj u mor nė shenjestėr dhe u arrestua vetė i gjashtėdhjeti, i akuzuar gjoja pėr zhvillimin e propagandės nė popull pėr tė mosdorėzuar armėt dhe pėr t'u ngritur kundėr okupatorit malazias. Nė fakt, burgosja e tij lidhej drejtpėrdrejt me kthimin me dhunė tė shqiptarėve tė besimit mysliman dhe katolik nė fenė ortodokse. Frati i kishės sė Gllogjanit nė Lugun e Baranit rrinte prore pranė grigjės sė tij, duke e forcuar shpirtėrisht dhe duke i dhėnė zemėr qė t'i pėrballojė rrebėshit tė pushtue-sit tė huaj pėr t'i qėndruar kėshtu besnikė fesė sė tė parėve. Pasi e keqtrajtuan nė burgun e Gjakovės dy ditė rresht (mė 5-6 mars 1913), pasi duroi pėrbuzjen, fyerjen dhe poshtėrimin, pa u ligėshtuar asnjė trohė, e vunė pėrpara me tė tjerėt, tė lidhur dy nga dy, dhe e nisėn pėr nė Pejė. Gjatė rrugės, nė Janosh e ndanė nga grupi i madh, vetė tė shtatin, ia zhveshėn zhgunin dhe e detyruan tė ecte zbathur nėpėr acar tė madh, derisa tė mos "pendohej" dhe flakte fenė e tij katolike. For pater Luigji qėndronte sy patrembur, rrezohej dhe ēohej duke iu lutur gjithnje Jezu Krishtit dhe, si shėrbėtor i devotshem i shėn Franēeskut, mblidhte forcėn e fundit dhe refuzonte kėrkesėn e malazezėve me pėrbuzje. Provuan mė nė fund ta thyenin me prerjen e dy gishtėrinjve tė dorės sė djathtė, qė tė mos mund tė bėnte kryq me pesė gishtėrinjtė, po me tre, dhe tek e mbrama xhelatėt ia morėn shpirtin duke e masakruar me bajonetė. Kurse autoritetet malazeze njoftonin se ky "kriminel" kishte provuar te ikte. Kėso shpjegimesh jepeshin pėr tė gjithė shqiptarėt e burgosur qė i vrisnin rrugės.
Krimi nė Janosh e bėri efektin e tij nė pėrshpejtimin e planit tė Malit tė Zi pėr konvertimin e shqiptarėve me dhunė. Vetėm tri ditė pas vrasjes sė pater Luigjit, 33 familje katolike me 199 meshkuj dhe 177 femra tė fshatrave tė Gjakovės deklaruan se "duan tė kalojne me vullnet nė fenė ortodokse". Ditėn e katėrt u paraqitėn edhe 31 familje tė tjera me 130 meshkuj dhe 125 femra, ndėrsa ditėn e pestė 10 familje me 31 meshkuj dhe 38 femra.
Vjena dhe legata austro-hungareze nė Cetinė u njoftuan pėr vrasjen e meshtarit franēeskan menjėherė nga nėnkonsulli i Prizrenit Pecel. Lajmi u pėrhap shpejt nė qarqet diplomatike dhe zuri vend nė krye tė faqeve tė shtypit austriak, gjerman dhe anglez. Gazeta vjeneze Neue Freie Presse theksonte se vrasja e klerikut katolik dhe konvertimi ishte edhe njė provė e re e krimeve mbi popullin shqiptar. Pasuan demarshet diplomatike tė fuqive tė mėdha dhe hapat energjike tė Austro-Hungarisė, e cila mbėshtetej nė tė drejtėn e saj tė protektoratit kulturor, tė siguruar pas luftrave me Perandorinė Osmane, i referohej gjithashtu vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, qė e obligon Malin e Zi t’i pėrmbahej respektimit tė ndjenjave fetare nė viset e okupuara. Sė kėtejmi, me noten e parė qė Vjena ia dorėzoi Cetinės, tėrhiqte vėrejtjen se vrasja e klerikut Palaj kishte ndezur indinjatė tė madhe nė popull dhe nė klerin katolik nė pėrgjithėsi, dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkohej zhvillimi i hetimeve rrenjėsore rreth burgosjes dhe vrasjes sė tij. Po nė kėtė notė kėrkohej edhe e drejta e satiskafcionit po qe se nuk do tė merrej njė pėrgjigje e kėnaqshme. Me notėn e dytė Austro-Hungaria kėrkonte nga Mali i Zi rikthimin e menjėhershėm tė shqiptarėve katolikė nė fenė e mėparshme, duke e bėrė me dije se hetimet do t'i zhvillonte arqipeshkvi i Prizrenit, Lazėr Mjeda, i shoqėruar nga nėnkonsulli i atjeshėm austriak.
Qeveria malazeze fillimisht nuk u pajtua nė asnjė mėnyrė qė punėn e hetimeve ta merrte nė dorė prelati i Kishės Katolike dhe aq mė pak ta shoqėronte nė Gjakovė pėrfaqėsuesi i njė fuqie tė madhe, por mė nė fund lėshoi pe, u pajtua me ngritjen e njė komisioni mikst tė hetimeve dhe caktoi dy perfaqėsues tė saj.
Me tė arritur tė arqipeshkvit Mjeda nė Gjakovė (me 29 mars), i shoqėruar nga oficeri serb dhe nėnkonsulli Pecel dhe ai italian Cikulini, autoritetet malazeze morėn masat qė misioni i tyre tė dėshtonte plotėsisht, qė e vėrteta pėr konvertimin dhe vrasjen e pater Luigjit tė mos dilte nė dritė kurrsesi. Klerikut tė lartė shqiptar i qenė lidhur duart: nuk mund tė lėvizte lirisht, as tė merrte kontakt me grigjen e tij, kurse fshatarėve tė konvertuar ose u ndalohej kalimi nga zona malazeze nė atė serbe, ku ishte kisha, ose kėrcėnoheshin me vrasje po tė deklaronin se qenė kthyer nė fenė ordokse pa vetėdashje. Rrjedhimisht, ditėn e dytė tė arritjes sė imzot Mjedės nė Gjakovė, kaluan nga feja katolike nė ate ortodokse edhe 530 frymė. Pėrpjekjet e arqipeshkvit pėr t'ua kthyer atyre mendjen qenė tė kota, sepse ata po tė deklaroheshin lirisht, i priste hakmarrja, pėr mė shumė qė ushtria dhe xhandarmeria malazeze me Sava Llazarevi-qin nė krye po vazhdonte krimet nė nahinė e Pejės dhe tė Gjakovės.
Komisioni i hetimeve u mblodh mė nė fund mė 6 prill, por nuk filloi menjėherė nga puna, shkaku i pengesave tė ndryshme nga pala malazeze, sidomos nė punėn e anketimit tė katolikėve tė konvertuar. Megjithatė, 16 sish tė zonės malazeze ia dolėn tė pervidhen natėn dhe tė shkonin drejt nė kishėn e Gjakovės. Organet malazeze bėnė ē'mos t'i nxjerrnin s'andejmi, ia dolėn t'i shkėpusin tre veta dhe nga njėri prej tyre nxorrėn deklaratėn se gjoja qenė tė mashtruar dhe se u kishin ofruar nga 100 lira turke pėr tė deklaruar se kishin kaluar nė fenė ortodokse me dhunė. Mirėpo kjo deklaratė e vetme nuk bėnte punė pėrballė asaj tė 13 tė tjerėve qė qenė betuar se sė pari ishin tortuar mizorisht pėr gjoja fshehjen e armėve, kėshtu qė u shtrėnguan ta ndėrronin fenė pėr tė shpėtuar veten dhe familjet. Autoritet malazeze, tė mėllefosura nga kėto deklarata, bllokuan tė gjitha vendkalimet me roje tė forta dhe ndaluan ēdo kalim nė anėn tjetėr tė qytetit, pėr t'ia prerė kėsodore rrugėn mbledhjes sė fakteve. Prandaj ata kėrkonin zhvillimin e hetimeve nė territorin malazias, kurse arqipeshkvi Mjeda kundėr-vihej me argumentin e fortė nė dorė, se katolikėt e konvertuar "[...] ishin pėrseku-tuar dhe nuk guxonin tė shfaqnin dėshirėn e tyre pėr t'u kthyer nė katolicizėm".
Sado qė pala malazeze e ngushtoi punėn e Komisionit tė hetimeve vetėm nė shqyrtimin e vrasjes sė pater Luigjit, katėr persona qė ishin me tė dhe i shpėtuan pushkatimit, ishin tė burgosur, kėshtu qė nuk mund tė dėshmonin tė vėrtetėn e kulluar. Dhe ajo ishte sė frati i Gllogjanit as qė provoi tė ikte, as qė u vra me pushkė, si thuhej nė raportin zyrtar malazias. Kur trupi i tij u nxorr nga varri, doli se ishte masakruar me bajonetė dhe se nė trupin e tij u gjetėn plagė plumbi. Dhe, meqė pala malazeze e Komisionit kėmbėngulte nė versionin e saj tė vrasjes, pėrkatėsisht nė ekspertizėn e dy mjekėve malazezė dhe njė mjeku serb, nėnkonsulli Pecel u largua nga Gjakova nė shenjė proteste. Nga ana e saj, qeveria austro-hungareze kėrkoi nga ajo malazeze – posė tjerash – kėtė satisfaksion: elementit katolik t'i garantohej e drejta e zgjedhjes sė lirė tė vendbanimit, pėrkatė-sisht tė kalonte nė zonėn okupuese serbe, ose nė Shqipėri. Kjo garanci do tė jepej pėrkrye shpalljes publike. Cetina, ndėrkaq, u pėrgjigj me cinizėm se katolicizmi ishte i mbrojtur me ligjet e Malit tė Zi. Puna shkoi deri aty sa malazėzėt gati e kishin ndarė mendjen ta vrisnin arqipeshkvin Mjeda me dorėn e ndonjė shqiptari.
Nė Janosh, skaj rrugės ėshtė njė shenjtore e quajtur "kryqi i fratit". Ata qė kalojnė aty pari mund tė ndalen njė trohė, tė mendohen e kujtohen pėr tė mėsuar si vdiset pėr fe e atdhe. Vėllazėria jonė shqiptare nuk do tė pėrtojė tė heqė pak mundim pėr tė dalė nė Karashėngjergj tė Hasit dhe pėr t'u pėrkulur para dy varreve tė dy martirėve tė fetarisė dhe shqiptarisė – pater Luigj Palajt dhe Atė Shtjefėn Gjeēovit.
Dr. Zekeria Cana