PDA

View Full Version : Greqia, 39 vjet raketė nukleare drejt Shqipėrisė


eurostar
28-03-07, 12:27
Greqia, 39 vjet raketė nukleare drejt Shqipėrisė

http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/7261/2007-03-27.html

Nga Athina Altin Metaj
27-03-2007


Ish ministri grek i Mbrojtjes, Alqis Xokaxopulos



Shtypi grek, zbulon njė tjetėr skandal ushtarak. Nė bazėn e
Araksos, nė 1962, u vendosėn bomba atomike 15 herė mė tė
fuqishme se tė Hiroshimės
Raketat nukleare, ekzistuan deri nė 2001. Kishin nė
shėnjestėr Shqipėrinė, Bullgarinė dhe Jugosllavinė

ATHINĖ: Greqia ka disponuar pėr 40-vjet, bomba atomike 15
herė mė tė fuqishme se ato qė u pėrdorėn nė Hiroshima.
Top-Sekret vazhdon tė mbetet largimi nga Greqia i 20
bombave tė fundit atomike nga baza e Araksos, nė vjeshtėn e
2001.

Greqia, sipas gazetės greke "Ta Nea" ka disponuar pėr rreth
40-vjet bomba atomike, pavarėsisht se ka deklaruar se nė
Greqi nuk armė bėrthamore. Asnjė qeveri deri mė sot nuk i
ėshtė referuar njė fakti tė tillė. Sipas gazetės, baza nga
e cila janė larguar bombat, ėshtė akoma e gatshme tė presė
ēdo lloj arme bėrthamore. Vetėm para disa ditėsh
specialistė amerikanė tė ushtrisė, pėr herė tė parė pas
2001, kanė vizituar bazėn nė fjalė.

Bombat e para atomike nė Greqi

Sipas disa fakteve tė dala nė dritė dy ditėt e fundit nė
shtypin grek, bombat e para atomike nė Greqi u vendosėn nė
bazėn e Araksos, mė 14 korrik 1962. Nė fund tė 1959, ishte
nėnshkruar njė marrėveshje e fshehtė e Greqisė me
amerikanėt, me emrin e koduar "Dhentė". Marrėveshja nė
fjalė pėrfshinte montimin e armėve bėrthamore nga ana e
amerikanėve nė Greqi, nė kuadrin e Luftės sė Ftohtė.
Marrėveshja gjithashtu parashikonte vendosjen e
transportuesve pėr armė bėrthamore, tė cilat do tė kishin
aftėsi tė pėrfshinin vende tė ish-bllokut socialist, por
edhe montimin e hedhėsve bėrthamorė kryesisht nė Greqinė
Veriore, me shėnjestėr Bullgarinė, Jugosllavinė dhe
Shqipėrinė.

Nė bazėn e Araksos, e cila ndodhet 25 km nė Perėndim tė
Patras, si fillim u transportuan bomba, tė cilat mund tė
transportoheshin nga avion A-7 Corsair. Mė 1974 u
transportuan nė tė njėjtėn bazė, bomba atomike tė tipit
B-61, si njė manifestim i dėshirės sė mirė tė qeverisė
amerikane, e cila hoqi nga vendi i vet raketat tė tipit
Nike Herkules, nė kuadrin e tensioneve turko-greke. Sipas
tipit, ēdo bombė B-61 mund tė ishte edhe deri 15 herė mė
katastrofike se ato qė goditėn Hiroshimėn.

Si u larguan bombat nga Greqia

Viti 1999 ishte edhe fundi i bombave atomike. "Ta Nea"
citon ish-ministrin grek tė Mbrojtjes, Alqis Xokaxopulos, i
cili edhe drejtoi operacioni. "Na u kėrkua mė 1999 nga
amerikanėt,- nė kuadrin e NATO-s,- qė nė kuadrin e blerjes
sė avionėve tė rinj, tė parashikonim edhe blerjen e
avionėve tė specializuar pėr transportin e bombave atomike.
E gjitha kjo, sepse avionėt A-7 me tė cilėt deri nė atė
kohė ishte bėrė transporti i bombave nuk prodhohej mė.
Amerikanėt na propozuan qė tė na jepnin 20 avionė F-1004,
paralelisht me F-16 qė ne donim tė blinim",- thotė
Xokaxopulos.

Por, njė propozim i tillė nuk u pranua nga pala greke.
Kėshtu qė, mė 20 qershor 2001 zyrtarisht ndaloi funksionimi
i bazės sė Araksos. Bombat u transportuan nė fshehtėsi tė
plotė nė bazėn italiane Aviano dhe qė aty nė bazėn gjermane
Ramstain. Nga qeveria greke, por edhe nga NATO, u mbajt
heshtje e plotė. Pse-nė e kėsaj e thotė ish-ministri
Xokaxopulos: "Ishte e pamundur tė vėrtetohej zyrtarisht qė
ato bomba ikėn, sepse askush nuk kishte fakte qė ato bomba
erdhėn. Qėndrimi zyrtar i Greqisė ishte qė nuk ka armė
bėrthamore nė Greqi".

"Raketat, tė vendosura nė Janinė, Kukush dhe Dhrama"

Agjencia e lajmeve greke "MaksFaks" dhe agjencia bullgare e
lajmeve "Focus News" kanė saktėsuar nė citimet e tyre mbi
lajmin e sekretit 40-vjecar, ushtarakė grekė tė bombave
atomike, senjėzet kokat e fundit bėrthamore janė nxjerrė
nga Greqia nėfshehtėsi mė tė madhe nė pranverėn e vitit
2001, nga baza Araksos nė Gadishullin Peloponez. Por
infrastruktura ėshtė ruajtur dhe se nė kėtė moment, nė kėto
baza mund tė vendoset armė e re bėrthamore. Pas
marrėveshjes greko-amerikane, aerobombat dhe raketat
bėrthamore janė vendosur nė bazėn Elevsina, e mė pas edhe
nė bazat nė afėrsi tė Kukushit, Janinės dhe Dramas. Raketat
bėrthamore janė orientuar drejt vendeve tė atėhershme
socialiste, Shqipėrisė, Bullgarisė dhe Jugosllavisė,
shkruhet nė citimet e "MaksFaks dhe "Focus News".

arton bala
28-03-07, 12:57
Sume interesant keto informacione, kur dihet se per Greqine ne rend te pare Turqia shihet si armik edhe kur dihet se Turqia e invadoi pjesen veriore te Qipros ne vitin 1974.

A mos paska shkru ai autori i ketij artikulli se si eshte e mundshme qe Greqia ne Qipro te pranoj nje humbje ushtarake, perkunder posedimit te armeve nukleare?

Guri i madh
28-03-07, 22:43
une nuk besoj se greqia posedon raketa nukleare ne greqi mun te kat raketa nukleare po ato jan nen mbi kqyrjen e ushtris amerikane

King_Gentius
29-03-07, 06:03
Loooool, ky do ishte plani me idiot vetmbrojtjeje qe Greqia mund te kishte kunder Shqiperise. Distanca e dy shteteve eshte teper e vogel per te perdorur kete lloj armesh. Reja nukleare do perhapej edhe ne Greqi.

Dalmatini
30-03-07, 13:30
Keto 'Bomba atomike' ne Greqi nuk kane qene te Greqise por te SHBA-ve dhe Anglezve dhe nuk kane qene te drejtuara kunder SHqiperise qe ne jemi Shqipetar ose kunder ketyre shteteve qe i permendet por kane qene fund e krye meanizma te drejtuara kunder vendeve komuniste ose then ndryshe ishin pjese e Luftes se ftofte ne mes dy Pakteve Natos(Humane) dhe Varshaves(antihumane dhe shume shkaterruese me pasoja te cilat akoma eshte duke i vuajtur Planeti .. P.s. Greqia nuk ka pas ,as se si mundesi ne asnje aspekt; te kete bomba atomike;ndersa Izraeli ka me shume se 300 sosh...