PDA

View Full Version : Disa Poezi Nga Librat E Poetit Bahtir Hamza


kastrati
07-04-07, 18:27
Pėrshtypjet e mia pėr poetin,Bahtir Hamza
Bahtir Hamza, ėshtė, nderi i vet njeriut, identiteti i tij ėshte nderi i vet kombit,i njė populli tė martirizuar shqiptar.
Me vepra letrare nė historin e letėrsis letrare shqiptare dhe botrore.
Arti-gjuhė Universale qė bashkon popujt.Dėshmi dhe fakte me vrull dhe mall mergimi.
Bahtir Hamza, ėshtė krenaria e kombit tonė.
Zemra e tokės shqiptare, rrah pėr kėtė poet, desident i mėrguar, artist,qė ZOTI i gjithėsisė i dhuroi inspirimin(dhuntin). pėr ARTIN e tij te veqant modern,
Edhe pse kurrė me kėtė njeri,poet,artist, nuk jam takuar, por jeten time e gjeta nė poezitė e tij.Kjo mė detyroi qė tė ju paraqes krijimtarinė e tij me bindjen qė edhe dikush tjeter do tė kėnaqet me poezitė e kėtij shkrimtari tė veqant dhe original!_________________________________________ ___________________________


POEZI. Nga veprat e z.BAHTIR HAMZES,

Nga libri ‘’U RRITESH ME LULE TE BOTES.1991.









VJERSH PER BEFASINĖ

Kur je i pasur me iluzione
E shpresat kėshtu fort i ushqen
Ne rritje e siper i shijon do jone
Por ėndrren e bardhe rralle, rralle e gjen.

Se pas ēdo iluzioni tė pret pabesia
Kėshtu e humb ngjyren dashuria;
Hej sa therrėse janė dėshprimet e pabesise
Kur plotbesimi bie nė kurtha tė tradhėtis.

Maj.1977.

GJUMI

Dhe me erdhi gjumi-
M’u duk se dashuria mori fund

Por dashuria s’merrka fund

Nė thellesi tė gjumit
Thellė diē mė ushton
Dashurinė s’e vert as fuqi e plumbit.

Dhjetor.1982.

QENI

Ka nje qen qė del natėn
Natėn bredh ai qen i zi.
Don njerzimit t’i kall mandatėn
Don qė jeten t’ua nxijė.

Luan bishtin qeni zi
Qen tinzak i moshės sė madhe
Nėpėr vatra nėpėr shtepi
Qentė pėr ne, po ndjellin halle .

Por liria, deill i nxhete
Qenve ua nxjerr gjuhėn peshe
Ngusht e kanė,s’e kanė lehtė
Kur ua kthejmė me tė trashė

Mjaft me lehėt qen larosha
Ju tinzak e ju barbarė
Erė e re po fryen nė votėr
Era qė zgjon ēdo shqiptar.

Mars.1985.

NĖNĖ MOJ…


Nėnė moj, mė thuaj njė fjalė;
Motrėn kush ma ka vrarė ?

Nėnė moj, mė thuaj si di ti
Vėllaun, kush ma mori nė shtėpi ?

Nėnė moj, me thuaj diēka;
Pse babi nuk eshte te na ?

Nėnė moj, po kush na vret
Nėnė moj, po kush na djeg
Nė kėtė zajrrė nė kėtė ferr
Kėshtu neve pėrgjithėherė ?

Truall i dashur
Truall i shtrenjtė
i huaji ty sot po te shkel
Po a e di valle, si do tė del ?

Janar.1990.






KĖNGA E KTHIMIT TĖ MĖGIMTARIT

Hap sorkadhja e Kosovės,
Kur tė hysh n ‘kopshtin tim
Shihi lulet, kanė do mallė
Pėr pėllumbat nė mėgrim

Kur tė ecėsh nėpėr lule
Do te ecėsh mė ngadalė
Lulet TY do tė pėrkulen
Ndjenjat do te djegin valė

Edhe zogjtė do tė vijnė aty
Zogjtė e kuq tė gjakut tim
Do tė vine do thonė atė fjalė.
Eja pėllumb nė gjirin tim

Hapi krahėt dheu im
Ēilu zemėr e mėmėdheut
Kthehem sot nga mergim
Te ti moj e bukura e dheut

Na prano nė pėrqafim
Jemi fort tė pėrmalluar
Thyeje qafen o mėgrim
Shperthen afsh i ngashėruar.


Korrik.1990.

TE VARRI I DESHMORES

(Ylfete Humollit)

E veshur me petkun mė tė bukur tė nuserisė.
Ti qė urreje mė sė shumti terrin
Tė nisen nuse moj lulebardha jonė
Nė livadhet e lirisė.

Hej, nuse e bukur shkon pėr dheun e zi
Nė mes lulesh, mes kurorash , me e larta TI.
Tė ndau nga gjiri i rinis me plumba kjo Serbi

Bredh ēizmja e armikut , natėn e diten n’fusha, e n’bregore.

N’gojė tė armikut jemi n’valle me ty pėrdore
Bijeria nė dasmėn tėnde ti moj bija shqiptare.

Ylfete jeton gjithemon me ne
Ti qė u bėre nuse pėr atdhe.
JO.”s’ke vdek por ke le”
Varri leshon drite e erė lirie.
Krejt Kosovėn kėtu e ke.

Qershor.1990.


Nga libri ;’’JETA TROKET NE DERE’’ 1993.

RREZE PER PLAGE

Mėngjesi i 28.Nentorit.1992.me ēeli nė Prishtine.
Ora;Shtatė e tridhjetė
I riu i fshatit me pret
Rrezja e Diellit me preku qerpikun e syrit.

Dritarja ishte e hapur
Syrin fute nėpėr tė
O trualli im i shkelur
Babė e nanė, ē’flakė e papritur
Shtatin tim po ma ndez ?!

Nė stacionin e pėrgjumur tė autobusėve
Minibusi kurrsesi tė ndezej
Tė nisej pėr Skėnderaj,
Nė tė heshtin
Udhėtarė tė menduar, dinjitozė;

U mashtruan keq ata
Qė menduan se na e hoqen
Fjalėn e lashtė nga goja !

Ato hijena tė zgjebosura
Qė qyteteve e fshatrave po i shoh
Me ta lufton shtėpia ime
Dhe me shtjellat e zeza fytafyt !

Tė gjorėt, robėrin duan ta shpallin liri
Dhe jetėn normale – ē’ironi !

Drenica pulson nė mua, larg nė mėgrim
Me shtresa malli e plagėsh nė zemėr
E me ca breza drite ėnderroje.
Kujtoj mėrgimtarėt kėtė ēast e u them:
Udhėtoni njė ēikėz nėpėr botėn krijuse
Urdhėroni , ngapak ta pėrqafoni tė bukurėn
Pėr dite mė tė ndritur, vėllezėr,
Le tė hapen gojėt e fėmijeve

Si ēel njė lule e shenjtė
Dhe nė tokė mbin nga vesa e qiellit
Pėr tė na mjekuar nga myku i Europės plakė.
Valbona me tha:
“Ne mėgrim edhe ajri ėshtė i ndotur baba !
Retė janė tė ulėta, kėrcnuese
Plagėt na i shtypin dhe ėndrrat…..

Janar.1993.

IKEN ME KOHĖN PA KTHIM

Dashuria e fshehur, n’shpirt mė ngacmon
Dridhet nė mendimet e mia
Diē e pikėlluar mė pėrqafon
Si kaloi rinia ?

Kujtimet mė prekin
Disi nė dhembje e dhembje
Po si e si iken
Rrėmbithi me rendje

Fytyrat e dashura tėre ėmbėlsim
Ikėn nė kohėn pakthim…………


ASNJĖHER NĖ HERĖN E FUNDIT


…edhe flokėt e tua tė mbledhura nė dorėn time erė shpirti.
E zemrėn e ke tė mbyllur me ēelės tė ndryshkur paragjykimesh.
Pergjymsė e mbushur me copa kujtimesh –dashurie.Oh
Tė tė kam mė afer dua
Ditė net mundohem tė tė preki mė thellė

Mė mbulon me sytė tu tė embėl.
Ti flokė kaērrela e ēiltersise sė dashurisė erė shpirti
Me je mbi e nen lėkuren time
Asgje nuk ėshte me e vlefshme
Se dashuria dhe drita e pavdekshme
E thella ti,

Tė tė kem mė afėr dua
Mudohem tė tė preki dhe me thelle
Njėhere e asnjėherė nė herėn e fundit.
Simbolizohem me ngjyrėn e pafajsisė.

30.Prill.1983.





NUSJA ELITAXI –I.
Ne stacionin e autobusėve
E njofta I.me veshtrimin e syve tė saj.
E thirra per njė cigare
Po mė tha.!


Nė tė njenjtėn dite i bėmė llogaritė
E largova m’u kthye.
E pergezova me pėrqeshi.
E harrova mė kujtoi.
E dashurova mė mashtroi.
E pėrqafova mė kafshoi,
U mbush me gjak
P I K O I
Nusja kosovare,- elitaxi-I.
Nė Bleischtet tė Stuttgartit,
Mbeti nė stacionin e trenit,
Me vėshtrimin e syve tė saj
Dora ime me ēibuk zjarri TYM.

Maj.1994.

kastrati
07-04-07, 18:29
Nga lirbi; ”GOJET E LULEVE” 2001.


GOJET E LULEVE



Gojet e luleve
Frutat e posalidhur.
Fėmijet
Nėn qiellin pa frymė
Gjithė pranvera
Merrte frymė
Me ngjarjet tona

Nentor.1999.









VIJA E UJIT


Gjaku i fisit
U than e rrėnjėt e dy lisave
U rrite bari i varreve
E lisat vajtonin me vijen e ujit.

Qershor .1974.

NĖ MĖRGIM


Nė mėgrim u bėra edhe mė i vjetėr se Shqipėria
Kohėn e pritje na kushtoi e kohe nuk na mbeti
Dashuria s’u bė fat, dhembje – dashuria.
Vitet mė tė bukura ia vodhi mergimi poetit.

Maj.2000.

KOSOVĖ O PERL E BALLKANIT

Kosovė, o perlė e Ballkanit
Qė digjesh, dridhesh
Dhunohesh, e vritesh
Me paramendime e pa deshmitar krimi.
Kallinjtė e tu tė gjelbėrt
S’do t’i harrojė ato pamje,
Muzete e tu
Mos paēin tė ardhme.

Korrik.2000.


FYTYRAT E MUZIKES

Fytyrėn shqiptare,turke muziken
Tekstin shqip, vithet magjype.
Gjithefare ngjitjesh dhe xhepe
Fytyren me ēimka
Muziken serbe dhe greke

Nga kjo semundje me vjen per tė vjelle
Herė pėr dritare, herė pėr derė.

Nentor.2000.

MBULUAR ME HESHTJE

E mbuluar me heshtje me veshtrove tinezisht
Qeshe me pak zė,- pėr tė ma treguar bukurine e dhembeve.
Renkoja nga koha e humbur nė megrim
O Zot,- Ē’eshte kjo kohė ?
Qė vajzat s’mė flasin nė atdheun tim ?!

Tetor.2000.

Nga libir. ”JETA NE PESHOJE” 2002.

NĖ EMĖR TĖ DASHURISE


Lotėt e mallėngjimit
Ma mbushin dashurine
Ndjej dhembje Brigita,
Dhe nė ėndėrr magjike
U mbyta me gjakun tim
Duke i kujtuar kėngėt e pakėndume
Kam pirė verė.
Sė bashku me ty.
Kam vizituar Kosovėn
Nė vitin njimije e nėntqind e nėntdhejt e tre.
E si gjithė me jetėn nė peshojė
Edhe nga burgu kam bėre thirrje
Kosove pėr ty !
Nė emėr tė dashurisė
Ndryshe e kam ndier lirinė
Nė kėtė kohė tė ēmendur
Testamentin si ta lė
Kam menduar……….
Sa herė kam kenė i pikėlluar
Nė Atdheun tim tė lirė
Kam dashur tė bėhen kėngė vashat e mia.


ĖNDĖRRA MAGJIKE

-Birgites-

M’i trego ėnderrat e tua Brigita,
Ma shtrengo dorėn ngadalė
Mė fol me ate gojė tė vogėl
Veē pėr dashurinė – njė fjalė.


Tregoma burimin e syve dritė
Mos ma fshi dhembjen nė ėndrrėn magjike
Mbi tavolinė kam fotografin tėnde
E puth me lot e vargje lirike.

Maj.1996.

HYMNI I FALMURIT

Nė troje tona tė Dardanisė
Gėzon flamuri i liris
Trualli ynė me prekrenar
Nė Unitet me zemėrlar.

Nė ty falmur gjithė tė betuar
Drejt kėsaj toke tė premtuar
Flakė e gjak Atdheu ynė
Liri Kosova, pėgjithmon.

Gėzohu shtėpi, gėzohu Atdhe
Burra trima ke nė kėtė Dhe
Bashkuar nė tokė,bashkuar nė qiell
Ushtria jonė Drite e diell.

Oj Kosovė legjend me lule
Para tė huajve s’u perkule
Tė mbrojme popull e Atdhe
Pa liri nuk rrojme dot NE.


NĖN BLIRĖT E QYTETIT PRISHTINĖ

Mbremjet qė nuk ndalen
Nuk ndalen as zogjtė e botės
Tė ndėgjojnė muziken mė komike
Tė veturave pa rregull,e pa tablla.
Mbyllin rrugėn me all,all,
Mes blirve te blert
Midis sheshit ku s’ka qetėsi.

Zogjtė qė me nuk dashurojnė dot
Hapin gojėn me dhėmb tė thyer.
Se edhe kundėr tyre qėlluan serbėt
E dinin
Se zogjte janė shėmbėlltyra e lirise

Prehen dhimbjet e tyre me tė miat.
Oh, sa shume i ndjej.

15.Korrik.2000.

SHPIRTIT ENGJELLOR

(Kancelarit gjerman z.Gerehard Schruder)

Me vargje perpiqem prej natės
Tė thėrras njė engjull nė ėndrra
Pėr vet dhe mikun tim Gerhard

Ēdo gjė tė urtė ta them
Pa shqetesime dhe pikllim

Nė momentin kur do tė takohemi
Bota tė shikoi tė vėrtetėn
Kosova u ka nė zemėr pėrherė.

Tė jemi mė tė lire, botė nė vehte
Qė del prej shkelqimit tuaj
S’eshte pak pėr njeriun tė ketė zemėr tė madhe

Njė engjėll qė don Kosova,
Shpesh ėndėrroj se jam me te
Shpirtin ma ndrite nga afer nga larg
Do tė vij patjetėr nė Berlin
Me njė buzqeshje tė ngrohtė
Paē Uraten e Zotit ,o mik.

Nga lirbi;”VDEKJA NIS NGA BRENDA” 2002.

E KĖPUTUR NĖ VEHTE

Errėsira e botės u pa
Idhimi,xhelozia dhe izolimet nuk u shuan
Izolimet u bėnė izolim edhe mė te rrezikshme
Dhuna u rritė dhe mė shumė mbi vajzat e Drenicės.
Ajri i librave – zemerAR,- vetėm ai e shpalos botėn
Dielli pranveror qė e bėn Kosovėn me zė.

Kosova e pakompletuar nė hartėn e botės
E kėputur nė vete – i luajnė kufijtė.
Mbretėrin e blen nga ti – Trimėrin, o Shqiptar
Sa shumė shqiptarė u Infektuan
Nga numri nė rritje i kuazi demokratėve
U lexua kufiri nė mes librit dhe shtetit
Idenė e frymėmarrjes nga une e muarėn.
Nga unė e muarėn Iden e fuqizimit
U pa dhe primitivizmi i shekullit
Nė kėrkim tė diellit
Unė kapėrceva Bjeshket e Kralices se Verbėr.

DO TA NDEJK KEMBA KEMBES

-Qazim Shemaj-


Qazim, O Qazim Sheme !

Me “Drenicen e perpurte” njoha Qazim Shemėn
E me Qazim Shemėn, njoha Tepelenėn
Qazim Shemėn ose Qazim Tepelen

Kush ma ngucė Qazim Tepelenėn…
Ia kall Shtepin, ia ndėrroj fenė.
Dhe vend nuk ka mbi kėtė Dhe.
Do ta ndjek kėmba- kėmbes
Deri nė detin Egje.

Mos ma ngucni !
I thonė Qazim BE.





BISHAT E “SHENJTA”

Bishat e “shenjta”
E vjedhin historine e njerezimit
O Mitrush Kuteli,

O Mitrush Kuteli,
I thuaj Mirko Gashit
Se edhe une po jetoje
Ne kohen
E vdekur
Me plot gjarperinj
Qė mė pėrcjellin e me rrethojnė tinzisht.

Bishat e “shenjta” nuk e njohin historinė e njerėzimit.
Ajo as vidhet e as pėrvetesohet.



JAM POET I ĒMENDUR

Jam poet i ēmendur.
Jam poet i gjithė shqiptarėve
E, qirinjt digjen nė trupin tim.

Fatzi e vetės jam.
Det e oqean nuk ka qė mė pėrpijnė
Unė nė ta nuk pėrplitem
Sepse nuk mund tė me pėrbijne

Jam poet i ēmendur
Ndaj dhe ndryshe jam.

kastrati
07-04-07, 18:30
Nga libri; "PASTROHU KOSOVE” 2005


KOSOVĖ, NĖ PASQYRĖ TĖ KOHĖS PASTROHU

Kosovė,
kėnd, skutė, zgėq.
Pėrse?!
E edhe nga ē’tė tjerė!
Shqiptarellat e tu,
Kėrkojnė dashuri rrugėve tė Europės.

Kosovė,
Botė e trazuar.
Shqipe nė mėgrim,
Nė moshėn rinore dhunohesh.
Zvarritesh, s’flen e qetė.

Kosovė,
Kosova jashtė Kosovės, nuk ėshtė Kosovė.
Pėrse?!
Mėrgimtari i pastėr,
I censuruar, i pėrbuzur, i ngacmuar,
I burgosur me dėshmitarė tė rrejshėm
I shtypur dhe i harruar.
Nė ēdo copė tė shėmtuar tė kėsaj Bote tė prishur.

Kosovė,
Pėrpara, prapa dhe pėrmbi.
Ta kujtosh robėrinė dhe robotizmin,
Plagėt, dhunėn dhe dhimbjet mė therrėse.
Nė Botė.

Kosovė,
Kurrė mos u gjunjėzo.
Ngritu me dy faqe,
Nė pasqyrė tė kohės.


Pastrohu Kosovė!

DASHURI, LAPIDAR

SKENAT E DHEMBSHME

Skenat e dhembshme,
Qė errėsira tė bėhet dritė,
Nga dhuna mbi tė vėrtetėn.
Edhe lumit Drenicė ujėt ia shterėn.

Portreti i Atdheut mbi ujė doli ndryshe,
Nė kthimin prapa pėrjetove atentate.
Pėr hir tė tekeve tė Evropės
Dhe tė shqiptarellave vegėl qorre,
Tė kodit ideologjik,
Mulla Hoxha, e t’bijtė e Hoxhės,
policė tė Serbisė.


Nė kėrkim tė dielit 3

Oh,pas Luftės sė Dytė Botėrore,
shumė nga ata qė kanė qenė bij ballistėsh,
u bėnė spiunė dhe policė tė Serbisė,
me uniformė dhe pa uniformė,
disa prej tyre me tisin e mashtrimit
dhe bijtė e tyre u gjallėruan edhe me UĒK-nė!
Medet, O Medet!
Polluzhė, 22 gusht 2000, ora 04 e mėngjesit.



NA SHAJNĖ TĖ SHARĖT


Vitet m’i mori mėrgimi,
E mėrgimit ia lashė pėr Kosovėn nostalgjinė.

Lokalizmi qė i vdiq nacionalistėt,
Sot pėrsėri pėrfiton nga strukturat evropiane.

Tė njėjtit i shohim nė gazetat e Kosovės,
Dhe nė krye tė partive i shikojmė.
Pastaj ec e thuaj se janė shqiptarė,
Nėna ime ėshtė nėna e tyre.
Sa turp!

Na shajnė tė zhyturit nė krimet e tyre!
Ndaj dhe sot shqiptarėt jetojnė nė ndarje e pritje.
Por tė jenė tė sigurtė,
Se nė Kosovė pranvera mė s’ndalet.
Kurrė mė s’do tė ndalet…
Sado qė tė sharėt mundohen
T’ia heqin petalet,
Na shajnė tė sharėt.


Prishtinė, 27 qershor, 2004

NĖ SHTRATIN E KOMUNIZMIT
U DERGJĖN KĖNGĖT E MIA


Nėntėdhjetė e dy vjet deri mė 2004,
Shqiptarėt jetuan me luftėra.
Jeta jonė plagė e mall.
Stagnuam nė tė njėjtėn nyjė kohore
Tė robėrisė.
Nė shtratin e komunizmit,
Kapital tė shpirtit s’ndėrtuam.
Nė atė shtrat u dogjėn kėngėt e mia.

Dashuria e shqiptarėve pėr tė qenė njė,
E mos vdeksha pa ia thėnė
Kėngės sė vetme.
Kasnec i fitores nė ribashkim,
Qė jeta e re tė jetė gėzim.

Nė kėrkim tė diellit 6


I dergjuri zgjohet,
I vdekuri nuk pjerdh!
Ti je gjallė
Prishtinė, 1912 deri 2004



TĖ VRAFTĖ VARGU IM


Fshatar nga Drenica,
Profesor i letėrsisė,
Qytetar i Prishtinės,
Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve,

Mė vjen mirė qė mė ke gėnjyer.
Por,
Por, do tė mė vij keq,
Do tė mė vij keq,
Sepse tė kam besuar!
Kthema dorėshkrimin tim,
”Jeta nė peshojė”.
Tė vraftė vargu im!
Tė vraftė poezia ime!
Tė vraftė libri im!


Tė vraftė e mira ime!
Tė vraftė e mira ime!
Tė vraftė Miqėsia ime!


Nė kėrkim tė diellit 11Nuk je


Nė kėrkim tė diellit.
Nuk jam dot me ty


NĖ SHĖRBIM TĖ TĖ HUAJVE


Sa janė shtuar,
- kėta tartabiqėt e zhubravitur shqiptarė
Ulen pranė NJERĖZVE
Qelbanikė, gojėfėlliqur!
Bėjnė jetė qejfesh e ahengjesh.
Kokorisen me parandjenja tė errėta,
Pijnė cigare “RONSON”
-kruajnė birat e hundės
duke u ndjerė tė lumtur dhe lumturohen me “Makiato“!
pėr ta kanė ardhur kohė tė arta!

Bisedojnė e llafosin vesh mė vesh,
- qeshin nė mėnyrėn e tyre tė ligė
Kanė mbetur amplitudė verbimi
-nė shėrbim tė tė huajve!
O, Zot!
Ruajna nga tartabiqėt shqiptarė!
- WEC-istėt e kohėrave moderne
- mė shikojnė ēakėrrli,

E ti Kosovė digjesh sė brendshmi
E unė digjem pa flakė i tėri
Kohė DEZILIZIONIZMI.
Ndaj, PASTROHU KOSOVĖ!


Nė Byfenė “Koha”
Prishtinė, Shkurt 2003


CENSURA KA SHUMĖ FYTYRA


Censura ka shumė fytyra
Ajo ėshtė mohimi i sė vėrtetės,
I sė mirės,
Frikės pėr demaskim.
Histori e aktit mashkullor,
Vrasje e shumė dashurive!
“Pėrkujdesje” e panjohur nė art,
Bashkėlidhje kundėr sė vėrtetės.
Pyetje e pa pyetje ekzistence,
Gjenialitet i antiartit.

Censura ka shumė fytyra
Binarė krimi nė vetvete
Cirė e Cirikokė,
Qė i pėrkasin kohės tjetėr.

Censura ka shumė fytyra
Helme, nė katastrofėn e sė vėrtetės – humbje!
Nė rezultatin e jetės, dhembje me varfėri tė madhe
Turp mbi turp qė fare nuk turpėrohen
Klanizim i ri e i vjetėr nė rrugė pėrfitimi.

Censura ka shumė fytyra
Efekte ekzotike
Biografi e vdekur harrimi.

Nė kėrkim tė diellit 42

Shkrimtari,
kurrė nuk guxon t’i ketė dy fytyra!
Kuriozitet qė bota e njeh
tė vėrtetėn e tij



SA MIRĖ E KANĖ

Ata qė nuk lexojnė,
Sa mirė e kanė!
Nuk duan tė dinė,
Se ēfarė
tė menēurit thanė!
Sa mirė e kanė!!!???!!!

Ata qė nuk lexojnė
nuk dinė se
ē’flitet pėr ta!
Sa mirė e kanė!!!???!!!

Dėgjojnė veē vetveten
Dhe ca Sahanlėpirės!
Sa mirė e kanė!!!???!!!
I mbajnė sytė n’rrotullim
Lakminė nė para.
Veē nga tė huajt
detyra tė marrin!
Sa mirė e kanė!!!???!!!
Spiunojnė veē shqiptarė!
Sa mirė e kanė!

Sikur tė ishim tė gjithė ashtu
Lėpirėssahanė,
si kėta biēim politikanė?
Ē’do tė bėhej vallė?
Ca politikanė,
Ca maskarenj.
Tė shkombėtarizuar
E edhe me injorancė na vrajnė.

Sa mirė e kanė !!!???!!!


SHQIPTARĖ TĖ PAIDEAL

Shumė shqiptarė,
interes tė pėrgjithshėm atdhetar
nuk kanė.
Me xhelozi, fanatizėm dhe naivitet,
Me intriga, mashtrime, bllokime,
Me sy e lot krokodilėsh, hajni e vrasje
luajnė me lirinė pa pėrfundim lirie.

Preferojnė bėrllogun e Zvicrės
Tė pastrojnė,
E natėn tė shesin drogė.
Ditėn dėshmi tė rrejshme tė bėjnė
Duke harruar gjakun e kujt kanė!
Shiptarė tė paideal.




NJERĖZIT UJQ
- SYTĖ E UJKUT


Nė variacione kuptimesh,
Njerėzit ujq,
E Sytė prej ujku,
Figurė prej njeriu,
Lėkurėn ngjyrė hiri.
Sytė ngjyrė krimi,
Frikė i ka edhe fėmiu edhe i riu!

Nė variacione kuptimesh,
Njerėzit ujq,
E sytė prej ujku,
Gėrryejnė zemrėn e nėnave,
Lėndojnė dhe fėmijėt nė mėrgim!
Nė barkun e shtatzėnave,
Dhunėn e kanė ulurimė!
Gjuajnė gjahun aty ku e dinė,
Ku ujku han njerinė!

Nė variacione kuptimesh,
Njerėzit ujq,
E sytė prej ujku,
Ndyshojnė edhe ligjet
Ujqit dhunojnė dhe poezinė
E nė gazetat tona shfaqen engjėj!

Nė kėrkim tė diellit 12

Dyluftim me ju ujq do tė kėrkoja!
E dhe sikur kalaja tė rrėzohej mbi mua,
Ju pres nė fushėn e dijes

EKZEKUTO KRIMIN, KOSOVĖ

Nuk mundem ta nderoj
grigjėn tėnde miope Kosovė.

Bisha tė gjalla, gjithfarė bėrllogėsh,
Me titull e pa titull, shkencėtarė,
Dhe kėta qė kanė ardhur nė mėrgim,

As pėr roje vdekurish nuk bėjnė.
Ē’fatkeqėsi pėr fėmijėt e Kosovės

Medet, o medet, pėr poetin e mėrgimit.




Nė kėrkim tė dielit 21


As gazetat e tua nė liri,
s’e thonė tė vėrtetėn Kosovė!
Nuk mund tė shohėsh dritė,
po nuk e bėre ndyshimin e shpirtit Kosovė.
Nė pasqyrėn e kohės, le ta njohė bota!
Thuaje tė mirėn dhe tė keqen tėnde.
Ekzekuto krimin
PASTROHU KOSOVĖ

ĒMIMI I LIRISĖ


Kosovė,
E ėndrrave tona,
Po tė kthehem me shumė mall
Te gjiri i gjenezės.

Tė ta njoh pasqyrėn e kohės,
Ē’ėshtė dashur tė bėhet?
E ē’ėshtė bėrė pėr Ēėshtjen Kombėtare?



Nė kėrkim tė diellit 22

Ėshtė dashur tė digjej ēdo rrėnjė druri
Tė digjej kulmi i secilės shtėpi
Tė kishte dėshmorė ēdo familje
Tė kishte tė zhdukur pėr ēdo vėllazėri
T’ishte i burgosur secili meshkull mbi 18 vjet
Liria do ta kishte ēmimin LIRI!

Panaromėn tėnde pitoreske
E mbaje nė pėrqafimin tim.


Ky ėshtė imazhi i Bahtir Hamzes nė bote,rruge e pagabueshme qė i pėrshtatet ēdo populli,ēdo njeriu,
qė jep diminzione tė reja, vegim nė edukim, nė kulture, nė shkencė dhe nė letersi, qė ėshtė njė zemėrgjersi e vet individializmit tė Z.Bahtir Hamza,
Z.Bahtir Hamza ėshtė njeri modest dhe ėshtė i motivuar nga vet Hyji (urata) e Zotit, nė intresin e kombit dhe tė vet popullit liridashės!
Dhe ky ėshtė rezultati i Bahtir Hamzės me histori,poashtu tė rrallė janė ata qė e kan zemrėn e Z.Bahtir Hamzės.

Linka_pz
07-04-07, 18:53
KĖNGA E ATDHEUT

KOSOVĖ,
Tėrė jeta tė kaloi TYM nėpėr hundė.
Nėpėr shekuj tė gjakosur lotove,
Ē’U BĖ ME TY KĖSHTU?

Nė ēaste dramatike,
Ta solla kėngėn time,
Lirinė e thėrras lule e mėngjesit,
Kosovė, u rritsh me lule tė botės.

Kosovė, tokė mjerimi!
Horizontet e kohės tė panė
Shpesh ndryshe
Duke dėshmuar vdekjen
E vetive tė tua luftarake,
Vdekjen e zemrave tė shndėrruara
nė shpretka

Kosovė, ē’u bė me ty kėshtu?
Mos vallė, nga qė ndodhitė e tua legjendare,
Mbetėn dhe u shndėrruan thjeshtė nė vargje?!

Linka_pz
07-04-07, 19:04
PASTROHU KOSOVĖ

Krimogjenėt puthen nė stilin e komunizmit,
Shkrimtarė e shkencėtarė,
Kokėlartė ecin rrugėve tė qytetit,
Qeshin me zė tė lartė.
Nė kafe,
Shikohen njėri me tjetrin,
E pėrsėri qeshin e qeshin.
E me shkrimet e tyre dalin edhe nė gazeta,
Tė ma humbin tė vėrtetėn dhe tė drejtėn e ekzistencės.

Por, nuk e dinė se dhembja dhe e vėrteta s’harrohen,
Nga unė dhe ata qė kapėrcyen lumenjtė e vdekjes.
Tė detyruar nga ju katran nxirės,
Gjoja shkrimtarė e shkencėtarė, me sy krokodili, mjekėrzinj.
Gjeneratė e „Mercedesave“ dhe e Mitilave tė komunizmit,
Keqpėrdorues, hajdutė e gėnjeshtarė me vulė dhe gradė shkencore,
Qė i pengojnė sukseset e mia.
Ndaj, PASTROHU KOSOVĖ.
Me faqe tė bardhė dil para Bote!

Prishtinė, 28 korrik 2004

Linka_pz
07-04-07, 19:06
JETĖS I BĖJ DALJE

Nuk dua tė hakmerrem!
Sėmundjes sė zemrės i bėj ballė
Vdekjes i bėj hall
Jetės i bėj dalje

Nė ditėlindjen time deshėn tė mė burgosnin!
Nuk dua tė hakmerrem
Ndaj kėtyre njerėzoidėve tradhtarė
I vraftė gjaku i shqiptarėve luftėtarė.

Sėmundjes sė zemrės i bėj ballė
Vdekjes i bėj hall
Jetės i bėj dalje
Nė Kosovėn e lirė, pa sigurim jete
Po edhe sikur tė mė burgosnin prapė,
Gjithmonė do tė kėndoja pėr Shqipėrinė.
Qiri qė nuk fiket.

Nė kėrkim tė dielli 19
Edhe pas luftės paskan mbetur gjallė,
bijtė e spiunėve
Paskan ndryshuar pamjet
Libreza partie ndėrruar paskan!
Kujdes, o ju shqiptarė,
Se ata na hanė edhe tė gjallė!
Maskat e misisit shqiptarell...

Linka_pz
07-04-07, 19:08
O, NJERĖZ

Njerėzit
le tė jetojnė ashtu si duan.
Tė dashuruarit
tė ngjallen nė ēdo festė jete.
Lulet le tė frymojnė lirshėm,
le tė jenė shenjė e aromės sė jetės.
Bota ėshtė e njerėzve,
e ata janė yjet e tokės.

Atdheu,
liri dhe fėmijė,
sa mė shumė tė ketė.
Botėn ta duam me zemėr tė hapur.
O, njerėz
nė qoftė se jeni tė tillė,
Duani dhe mė shumė Shqipėrinė.



VAJZAT DHE LIRIA

Vajzave shqiptare,
mos ua humbni dritėn.
Luleve tė mos u thahen gjethet.
Vdekje e shqetėsime mos bėni
O, njerėz
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Kosova tė mbushet me ju,
Rini plot gjallėri.
‘Gjigjuni nė kėngė, jetė.
Vallet mos i shuani kurrė.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

O, ju vashat e mia!
Pėrtėrihuni me identitetin kulturor,
Simbole tė karakterit njerėzor.
Morali i lartė jetik - nė ju tė peshojė.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Kosova e Shqipėria,
me ju frymojnė.
Kitara, fyelli,
defi e ēiftelia.
Tradhti tė mos ketė mes jush.

Mėmėdheu tė mbushet me vasha lirie.
Vallėzimi tė mos pushojė kurrė!
Vdekje, dhunė kurrė tė mos ketė,
pėr vajzat dhe zemėrbardhėt.
Me ta tė jetė toka, ajri, qielli.
Tradhti tė mos ketė mes jush,
Pėr ardhmėrinė.



NĖ KĖRKIM TĖ DIELLIT

Nė Universin e kėsaj Bote,
Ndjenjė e jetės lidhur n’kushtrim.
Brezi ynė me shpirt drite,
Me poet e lulėzoi Shqipėrinė.
LIRI, LIRI, LIRI,
Simbol i emrit njerėzor.

Abetare
15-04-07, 15:23
Pas vargjeve te bukura nga e nderuara Linka po ju ofroi edhe disa shkrime rreth Autorit : Bahtir Hamza http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?act=Attach&type=post&id=6969




Bahtir Hamza,“ poet i mėrgimit” u lind nė Drenicė,mė 05.07.1956.Kosovė.
Rrėnjėsisht rrjedh nga Malėsia e Mbishkodrės - Krahina e Helashanit,Koplikut,
familje me traditė atdhetare. Shkollėn fillore dhe tė mesmen i kreu nė Kosovė.
Studioi nė Universitetin e Prishtinės, nė Fakultetin e Shkencave Matematikore - Natyrore.
Nė maj 1977 shpallet nacionalist - irredentist nga regjimi serbokomunist shqipfolės. Burgoset mė 1977 dhe mė 1981. Studimet i ndėrpreu dy herė. Nė Zagreb u rikualifikua nė shkollėn hoteliere.Nė Cyrih tė Zvicrės, kreu studimet e larta pėr hotelieri dhe turizėm.
Bahtir Hamza,ėshtė themelusi dhe kryetar i parė i Shoqatės Alternative tė Poetėve "PENA SHQIPTARE" me seli nė Prishtinė.Kosovė.Njiherit ėshtė Botues dhe kryeredaktor i revistės "PENA SHQIPTARE".
Drejtor ekzekutiv i N.T. Botuese "ARBANI-A". Prishtinė.Kosovė.
Prej vitit 2002 ėshtė anėtar i Lidhjės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.
Nė funksion tė lirisė sė Kosovės, Bahtir Hamza,ėshtė autor i veprave letrare.


Pėrkohėsisht jeton nė mėrgim.