PDA

View Full Version : Kafazi I Arte


Albanian
18-05-07, 13:10
http://www.argetohu.com/images/kafazi/logo5.jpg (http://www.argetohu.com/menu/kafazi_arte.html)
Deshiroj nga ju te di mendimet e juaja rreth Kafazit Te Arte si nje emision i tipit Live Show organizuar nga News24 dhe te tjeret. Besoj se shumica e dini per qka behet fjale dhe i keni pa ngjarjet mbrenda shtepise ku jan te mbyllur disa te rinje e te reja dhe lihen mbrenda me dite dhe me muaj duke i veshtruar me kamera se qka po bejne dhe qka po veprojne mbrenda ne shtepi, dhe skenat me interesante i transmetojne neper tv.

Shikuesit qe i percjellin ngjarjet kan te drejte te votojne per banorin e shtepise se kafazit te arte per te cilin mendojne se eshte me i miri dhe duhet te fitoje qmimin prej 10 000 euro, Ndersa qdo jave banori qe ka me se paku vota del nga kafazi keshtu deri sa te mbetet nje fitimtare.

Frekuencat Satelitore Jane

Sateliti: EutelSat W2
Pozicioni: 16 grade lindje
Frekuenca: 11,092
S.Rate: 32,000
F E C: 5 / 6
Polarizimi: Vertikal



Ne Shqiperi e shikoni ne News24, Ndersa ne Maqedoni Permes Kanalit Shteteror Ne Shqip

Ndersa ne internet www.kafaziarte.com (http://www.kafaziarte.com) si dhe Argetohu.Com (http://www.argetohu.com/menu/kafazi_arte.html)

http://www.argetohu.com/images/kafazi/1178276297.jpg (http://www.argetohu.com/menu/kafazi_arte.html)

SoKoLi-i-Maleve
19-05-07, 05:16
Sa keq qe ke mbet jasht kafazit?

rilinda
07-06-07, 20:46
Majmunat nė grevė, "shqiptarėt" po ua zėnė Kafazet

http://bp2.blogger.com/_DiakVEVBTEc/Rl7A3fpVMUI/AAAAAAAAAho/vA0B93CR0m4/s320/images.jpg (http://bp2.blogger.com/_DiakVEVBTEc/Rl7A3fpVMUI/AAAAAAAAAho/vA0B93CR0m4/s1600-h/images.jpg)


Mirsim Maliqi , Kumanovė

Histerija e "altruistėve" tė konformizuar ka shkaktuar revoltė tek banorėt e kafazit, tė cilėt pėr tė shprehur indinjatėn e tyre shpallėn grevė urije, mbase sipas tyre, kafazi i cili ka robėruar shumė krijesa nuk meriton tė etiketohet me epitetin "i artė", mirėpo, kjo nuk ishte e tėra, majmunat e revoltuar invokojnė tė gjithė kafshėt -kolegė tė tyre- qė kanė tė njejtin vendbanim qė nė mėnyrė kolegjiale -e defenzive- tė kėrkojnė tė drejtat e tyre, e qė tė iu rikthehen pronat tė cilat tashmė ua kishin rrėmbyer "promovuesit" e progresivitetit!

Si duket, nga frika se po privohen nga epitetet e tė tjerėve, ca (pseudo) shqiptarė -pėr tė mos rėnė nė negacionet e "kodeve universale" pėr dėfrimin e rinisė-, ua konfiskuan pronat majmunėve, e qė kėta tė fundit nė mėnyrė konsekuente ftojnė tė gjithė ata qė kanė po tė njejtin identitet qė tė dalin publikisht pėr tė mbrojtur atė qė iu takon atyre, e qė pritet –ndoshta- t'i bashkangjiten nė protestė edhe darvinistėt, tė cilėt sot lirisht mund tė themi se etiketohen si konservatorė tė dėshtuar. Nejse, me rėndėsi pėr tė e potencuar ėshtė se, kėta banorė qė vėshgohen kėto javė -ditė e natė- nė televizon, janė njerėz mizor e tiran qė padrejtėsisht ua kanė zėnė vendin dikujt tjetėr, edhe pse rolin e tyre po e lujnė mė mirė se ata, ndoshta faktor pėr kėtė ėshtė regjija e specializuar qė sigurisht kėtė profesionalizėm e kanė arritur nga pėrvoja (si banorė tė hershėm tė kafazeve!).

Mua para ca kohe, kur u ktheva nga "Nėna e Botės" (kėshtu quhet vendi ku rrjedh lumi mė i madh nė Botė), mė thanė se jam privuar nga njė "shou" shumė i madh i ashtėquajtur "Kafazi i Artė", e qė filluan tė mė tregojnė se ēka zihet aty mbrenda, e qė po atė ditė pata "fatin" ta ndjeki njė debat tė avokatėve tė banorėve tė kėtij kafazi, e qė duke e bėrė njė koleksion mes asaj qė mė thanė dhe asaj qė pash vetė, kuptova se kėtu kemi tė bėjmė me njė kolaps moral dhe njė konvergjencė tek degjenerimi, dhe largim nga vlerat humane. Ndoshta ky konstatimi im nuk do aprovohet nga ata qė u janė mirėnjohės hartuesve tė kėsaj ideje, qė ua kanė sistematizuar kohėn, pra tė ndjekin me orė tė tėra "prizmin" e jetės sė disa njerėzve tė panjohur, tė cilėve u dėrgojnė SMS pėr tė ua shtuar reputacionin nė publik, apo tė marrin leksione nga "dashuriēkat" e dikujt, e kėso paqavurrash tė tjera, tė gjitha nėn hijėn e njė sllogani tė tmerrshėm: "ta mbysim kohėn" sikur kjo gjė e shtrejtė tė ketė ushtruar ndonjė ekzod mbi kėta tė rinjė tė zhytur nė pishinėn e quajtur "Kot e kot – free". Ska dyshim se ky kafaz qė robėron mendjet e njerėzve, influencon tek tė rinjėt "amcijoz" qė shpresojnė robėrimin nė kėtė pronė tė uzurpuar pėr tė fituar famė e pėr tė bėrė "karierė".

Njė grup organizatash konsultative duke mos arritur konsensus porse me mendime substrate arriti tek njė pėrfundim qė tė lajmėrohet opinioni ta bojkotojnė kėtė emision, pėr shkak tė gjendjes alarmante, mbase nėse ky nuk ėshtė edicioni i fundit atėherė greva e majmunėve do bėhet permanente, e do rrezikohet lloji i kėsaj kafshe, mbase mund tė arrihet deri tek zhdukja totale e saj! (A thua pastaj si do ta "mbrojnė" teorinė e tyre tė ēmendur nipėrat e mbesat e Xhaxhit?).


marrė nga Gazeta Kritika

Albanian
07-06-07, 22:23
Artikulli i fundit sado qe i pa kendshem te duket nga jasht nga mbrenda eshte realiteti i vertete i kafazit te arte.

Ma-Origano
13-12-07, 18:35
shum flm eshte nje film shum i bukur!