PDA

View Full Version : Blegėrima qė apelon njerėzoren!


rilinda
24-05-07, 22:07
10.05.2007

Blegėrima qė apelon njerėzoren

Cicėrima e zogjve, gurgullima e ujrave, bebėzima e bletėve, blegėrima e deleve e dhive dhe e shumė tė tjerėve qė bashkėjetojnė nė kėtė nėnqiell, pėrcjellin komponimin mė polifonik pėrballė natyrės qė merr rolin e dirigjentit virtuoz.E mjerisht ēdo herė e mė shumė zėri i kėsaj orkestre nė refrenin e kėngės po pėrcjell apelin e lutjes ndaj atyre qė quhen njerėz e qė njerėzoren e kanė harruar.
Kėsaj radhe blegėrimėn e apelit pėrfaqėsueshėm pėr ju o njerėz po e sjell unė, Dhia qė padrejtėsisht mė mbiemėruat “e egėr” . Ndonėse shumė kohė mė parė kjo blegėrimė shoqėrohej me vaj, tė cilėn se kuptonit dot, sot vendosa tė njejtėn ta pėrkthej nė gjuhėn tuaj me shpresė se mė nė fund nė llojin tuaj do triumfojė njerėzorja kundrejt egėrsisė.
Asnjėherė mė parė s'e kisha besuar se llojin tonė deri nė kufijtė e zhdukjes do e rrezikonte egėrsia njerėzore... Njerėzit, qė para vetes kanė tė shkruara sa e sa libra pėr rėndėsinė e jetės dhe natyrėn, tani ēdo ditė e mė tepėr e shkatėrrojnė vrazhdė e pa dhimbje atė qė na ushqen tė gjithėve sė bashku. Ah sa keq! Shpeshėherė kam frikė tė hap sytė kur shoh se pyjet i kanė zhveshur pėrtej rrėnjėve. O ju tė mjerė harruat pėrpjekjen titanike tė drunjėve pėr tė zbutur sa e sa herė tėrbimin e ujrave nė zbritjen vėrshuese.
Niveli i ndotjes dhe shkatrrimit tė ambientit mbėrriti pėrtej pragut tė strehimoreve tona. Kjo ndotje, qė e shkaktoi pakujdesi, lakmia dhe egoizmi juaj si duket fizikisht dhe psiqikisht po e ngulfat ēdo ditė e mė tepėr “pėrsosmėrinė” e pretenduar njerėzore. Tė paktėn njė herė o njerėz pyeteni veten: Pėrse vallė numri i sėmundjeve vjen e shtohet e shėruesit mantelbardhė nuk ia dalin dot as t'i emėrtojnė ato? Gjithsesi kjo keqsjellje e juaja ndaj natyrės dhe banorėve njerėz e jonjerėz ka njė “shpėrblim” dhe njė emėrues tė pėrbashkėt: Vetvrasje kolektive!!! E tmershme dhe njėkohėsisht tragjedi kolektive.
Unė kėsaj radhe guxova t` ju afrohem edhe me ēmim jete pėr njė apel miqėsor me shpresė se sė bashku me tė do mund tė zgjoj njerėzoren tek ju pėr tė zėvendėsuar kujdesin me keqsjelljen, shėnjestrėn me fotoaparatet hidhėrimin me pajtesėn , lakminė e egėr njerėzore me shijen pėr natyrėn...Se di nė do ja dal apo jo!? E megjithatė porosinė po e dėrgoj besnikėrisht me refren tė pėrsėritur : Njerėzoren o njerėz ku e keni?
E megjithatė shpresa e mirėkuptimit me njerėzit adhurues tė natyrės dhe tė sojit tonė( pėr fat tė keq mjaft tė rallė) qė na vizitojnė dhe sjellja e tyre fqinjėsore na bėn tė besojmė se megjithatė lloji ynė do mbijetojė pėrbotshėm.
O Njerėz! Duhet tė kuptoni qė ju jeni tė vetmit qė mund ta ndryshoni kėtė situatė andaj po ju pėrgjėrohėm nė emėr tė bashkėvendaseve tė mia tė bėni diēka nė mbrojtjen e mirėqenies sė pėrgjithshme. Kontribuoni pėr njė ambient mė tė pastėr e mė tė pasur sepse kjo ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithėve.
Po e pėrfundoj kėtė lėtėr duke ju lutur nė ėmer timin personal dhe tė gjitha kafshėve qė tė na ndihmoni tė jetojmė sepse edhe ne jemi pjesė e natyrės,botės sė gjallė…deshėm apo s`deshėm, jemi pjesė e jetės suaj kudo dhe pėrjetshėm...

VLORA MEMEDI KL.VIII-1
SH.F “NAIM FRASHĖRI”

rilinda
24-05-07, 22:11
Besoj se nga ky shkrim i kėsaj vajze, do tė mėsojmė diēka...Shumica nga ne dhe i dimė kėto, po sa i pėrfillim?!
Ēka tė bėjmė pėr njė botė mė tė mirė?
Ē'mendoni pėr njerėzit qė e kanė humbur njerėzoren?

Diskutim tė kėndshėm!

Penesti
24-05-07, 22:17
Besoj se nga ky shkrim i kėsaj vajze, do tė mėsojmė diēka...Shumica nga ne dhe i dimė kėto, po sa i pėrfillim?!
Ēka tė bėjmė pėr njė botė mė tė mirė?
Ē'mendoni pėr njerėzit qė e kanė humbur njerėzoren?

Diskutim tė kėndshėm!
Flm Rilinda per publikimin e ketij shkrimi ... per tjerat le te flasin antaret e forumit sepse un mund te jem subjektiv ne raport me autoren e ketij shkrimi... faleminderit

Albanian eX|PerT
24-05-07, 22:43
Dikush e quan kete shkatrrim histeri, dhe mendon te influencon me apele qe t'i ndal njerezit nga disa dukuri devijante, qe nese i shikojme me nje sy komperativ keto duhet te diskutohen me vone,... o njerez te mire, a nuk eshte kolapsi nga humaniteti nese ne vendet tona po vdesin nga uria e po degjenerohet rinija e po vdes shpirti i njerezve, e dikush flet per gjendjen e ca gjerave qe kot flasim perderisa e kemi shtetin irracional dhe lirisht mund te them karizmatik ne aspektin negativ. Ky ekspansion i dukurive negative tek shqiptaret dhe tek gjithe popujt e Botes ka sjellur kete produkt qe sot shume qarte po e shohim, tradhti e mashtrim, dallaver e vujtje, sidomos ndaj qenies se shtrejt te quajtur femer! Ngandonjehere keto diskutime per keto gjera me duken sikur utopi didaktike! O njerez, te punojme ne menyre koligjiale per te permiresuar vetedijen e popullit, moralin e ndergjegjen e me pastaj iu vijne ketyre temave rendi.

rilinda
24-05-07, 23:03
Mbrojtjen e rrethit ku jetojmė, e konsideroj primare, e nuk mendoj se mund ta ketė vendin dytėsor. Me disa dukuri negative vjen te rrezikimi i shtresės sė ozonit. Kėshtu, ndryshimi klimaterik i Tokės, mbinxehja, e quajtur ndryshe "efekti serrė", do tė arrijė nė njė pikė tė pariparueshme brenda 20 vitesh dhe neve qė jetojmė nė Tokė na mbetet vetėm pak vjet pėr tė marrė masa drastike pėr ta parandaluar gjithė kėtė, para se tė jetė vonė. Niveli i anhidridit karbonik dhe metanit nė atmosferė nuk kanė qenė kurrė nė nivele kaq tė larta qė prej 800 mijė vjetėsh dhe kėto nivele tani po rriten me njė shpejtėsi marramendėse. "Brenda njė dhjetėvjeēari ose maksimumi dy, Toka do tė jetė mė e nxehtė nga sa ka qenė nė 5 milionė vitet e fundit, nė epokėn, kur nė Oqeanin Atlantik notonin krokodilėt. Rreth 200 milionė persona do tė migrojnė nė Veri, afėr Polit tė Veriut, pėr tė mbijetuar, sepse nuk do tė kenė rrugėzgjidhje tjetėr. Edhe nėse mund tė marrim menjėherė masa tė jashtėzakonshme pėr ta frenuar kėtė ndryshim, botės do t‘i nevojiteshin mijėra vite pėr ta marrė sėrish veten"- thotė profesor Lovelock.
E po tė na shkatėrrohet Toka, si mund t'iu ndihmojmė atyre qė po vdesin nga uria, si mund t'i ndihmojmė rinisė qė tė dalė nga ajo rrugė e degjeneruar, siē thua TI, i nderuar Albanian eX|PerT?



Shėndet!
Rilinda

Albanian eX|PerT
24-05-07, 23:18
Jo rastesisht me parė thash se keto i ngjajne nje utopise didaktike dhe po qe se nuk behet nje strategji pararendese nuk do arrijme ne nje rezultat profitabil.

Perderisa tek shoqerija sot ne pergjithesi degjenerimi dhe kolapsi moral eshte ne ekspansion, s'di kujt i drejtohet ky apel?

Kur e lexova kete postimin tuaj te fundit, thoja me vete ndoshta kjo mund te kete impakt tek ndokush te thote: "Phaaaaaa, i paska ardh fundi kesaj Bote" lol.

Ketu kemi te bejme me nje polaritet, dhe neve mund te kemi mendime racionale, porse prap njeri prej nesh i takon taborit te sakte, dhe sigurisht qe per mendimin tim nuk kemi per te arritur dicka produktive ne kete drejtim nese nuk punohet ne vetedijesimin e popullates, pra te permiresimit te personalitetit te tyre qe duhet te vishet me moral e ndergjegje e karkater te forte!

Ata te cilet sot nuk mundohen ta perdorin influencen e tyre ne permiresimin e vetedijes se njerezve (ne te gjitha komponentet pozitive) me ngjajne me kolaboracionalistet e dikurshem!

Me plot rrespekt per vlerat tuaja
Experti!