PDA

View Full Version : Si tė plakemi sa mė ngadalė dhe pa trauma


Naki
30-05-07, 20:47
Si tė plakemi sa mė ngadalė dhe pa trauma

Plakja nuk vjen pėrnjėherėsh. Te disa shfaqet mė shpejt e te tė tjerė, mė vonė. Por ajo asnjėherė nuk harron. Organizmi i njeriut, me kalimin e viteve tė jetės shoqėrohet me njė varg ndryshimesh komplekse strukturore fiziologjike dhe psikologjike, tė cilat bėhen shkas i mjaft dukurive tė ndryshme qė ulin ndjeshmėrinė apo shoqėrohen me sklerotizimin e organeve jetėdhėnėse. Sipas shkencės sė gerontologjisė, jo tė gjitha pjesėt e trupit tė njeriut vjetėrohen nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtėn shkallė. Ēdo individ ka specifikėn e tij tė moshimit. Disa herė plakja ndėrthurret me sėmundje qė ēojnė deri nė humbje jete.
Kur fillon tė plaket njeriu
Pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, shėrbejnė kriteret kronologjike tė moshimit biologjik, social dhe atij psikologjik. Sipas biologjisė, vjetėrimi fillon atėherė kur mbaron procesi i rritjes qė ėshtė rreth moshės 22-25 vjeē. Nė kėtė interval moshe duhet kėrkuar edhe procesi i vjetėrimit tė njeriut. Plakja ėshtė njė kompleks ndryshimesh sasiore dhe cilėsore, nė tė cilat organizmi i njeriut zvogėlohet nga ana vėllimore dhe humb gjithnjė e mė tepėr nė mėnyrė progresive, funksionet e veta. Shpesh, nė jetėn e pėrditshme pėr moshėn flitet nė bazė tė shenjave tė veēanta, siē janė rrudhat dhe thinjat. Nuk janė tė pakta rastet qė, njė person i moshuar tė ruajė karakteristikat vitale tė njė tė riu, pėrsa i pėrket potencialit psikik, kujtesės, vėmendjes, logjikės, ndjenjės krijuese etj. Pra, kriteri kronologjik pėr fillimin e fazės sė vjetėrimit, nga pikėpamja biologjike dhe fizike nuk ėshtė shumė i saktė.
Ē’ndodh kur del nė pension
Sipas kriterit social, fillimi i plakjes pėrputhet me lėnien e veprimtarisė nė punė dhe me daljen nė pension. Nė shtete tė ndryshme, kjo moshė ėshtė e fiksuar zakonisht te 60-65 vjeē. Prandaj, thėnia “i moshuar”, nga pikėpamja sociale do tė thotė “pensionist”. Si tė moshuar konsiderohen “tė pushuar nga puna”, duke nėnkuptuar me kėtė, se nuk mund tė ecin me hapin e kohės. Te pensionisti, dalja nga puna krijon idenė se ai nuk ėshtė mė i vlefshėm. Dhe njė ndjenjė e tillė mund tė jetė shkatėrrimtare pėr mazhin qė krijon njė i moshuar pėr veten. Dalja nė pension nuk bėhet pėr tė pushuar. Pushimi dhe inaktiviteti shpejtojnė procesin e degradimit. Ndėrsa vėmendja qė i kushtohet njė tė moshuari e shtyn atė ta mbajė veten mė mirė, tė kujdeset pėr veshjen etj. Tė moshohesh do tė thotė t’i bėsh ballė kushteve tė reja. Dalja nė pension nė njė kohė me ndryshime, siē mund tė jetė vdekja e tė dashurve, ose ndėrrimi i vendbanimit, ēojnė njėkohėsisht edhe nė ndryshime tė karakterit.
Tė dish tė plakesh
Plakja duhet tė bėhet njė etapė pozitive e jetės dhe tė orientohet mirė brenda mundėsive, ashtu siē kanė bėrė shumica e njerėzve tė dėgjuar. Kushtet e ndryshme, si banesa, gjendja ekonomike, shėndetėsore, situata familjare etj kushtėzojnė ecurinė e plakjes sė njeriut. Por plakja nuk ėshtė vetėm njė dukuri biologjike, por edhe sociale, madje edhe ekologjike. Studimet nė fushėn e gerontologjisė tregojnė se nuk ka rėnie tė aftėsisė intelektuale pėr shkak tė moshimit. Ka njė pakėsim tė rendimentit intelektual, pasi vėshtirėsohet kapja e njė informacioni tė ri, por, nga ana tjetėr, njė pjesė e tė moshuarve mund tė zgjidhin shumė mė mirė disa probleme, siē janė ato qė kėrkojnė sintezė mendimi. Personat qė kanė pėrballuar nė jetė detyra delikate, kur plaken e ruajnė mė mirė gjallėrinė, sesa ata qė kanė bėrė njė jetė me ngarkesė mė tė pakėt mendore e fizike. Ėshtė njė mendim i gabuar se tė mėsuarit nė moshėn e tretė ėshtė i pamundur. Biologjia dhe mjekėsia flasin pėr njė “atrofi” nga inaktiviteti dhe rekomandojnė stėrvitje intelektuale tė kombinuar e ushtrime fizike. Poeti i madh, Gėte, thoshte: “Plakja nuk duhet tė jetė njė fazė e vdekur e jetės, e pritur nė mėnyrė pasive, por kur hynė nė tė, duhet tė pranosh role tė reja.”


Marrė nga Gazeta Ballkan