PDA

View Full Version : Kurimi i sėmundjes tė njohur si plakja!?


rilinda
28-06-07, 17:03
"Ēlirimi nga plakja nuk do tė thotė aspak se vdekja do tė mund tė shmanget krejtėsisht"
Dr. Michael Rose

Njė besim laik, qė premton pėrjetėsinė, i shkon pėr shtat brezit tė tė gjithė atyre qė sot janė nė moshėn e tretė. Hė pėr hė duket si formulė qė i ka tė gjitha gjasat tė jetė e suksesshme...!!!

panta_rhei
28-06-07, 17:17
"Ēlirimi nga plakja nuk do tė thotė aspak se vdekja do tė mund tė shmanget krejtėsisht"
Dr. Michael Rose

Njė besim laik, qė premton pėrjetėsinė, i shkon pėr shtat brezit tė tė gjithė atyre qė sot janė nė moshėn e tretė. Hė pėr hė duket si formulė qė i ka tė gjitha gjasat tė jetė e suksesshme...!!!

Pyetjet e Sondazhit
Kurimi i sėmundjes tė njohur si plakja!
Ėshtė e mundur
Njė ėndėrr sharlatanėsh
Ka mundėsi



Ėshtė e mundur, domethėnė Ka mundėsi qė ėshtė njė ėndėrr sharlatanėsh!

rilinda
28-06-07, 17:26
"Misioni ynė ėshtė tė luftojmė plagėn e vdekjes sė pavullnetshme, tė kurojmė sėmundjen qė e njohim si plakja", proklamon manifesti i Institutit tė Pavdekėsisė sė San Franciskos, njė shoqatė jofitimprurėse, e cila ka publikuar edhe njė ndėr sitet e internetit mė tė njohur tė kėsaj lėvizjeje. "Objektivi ynė ėshtė zhvillimi i metodologjive, qė tė mund tė na krijojnė mundėsinė tė jetojmė tė shėndetshėm e tė rinj pėr periudha tė pakufizuara kohore", shkruhet nga ana tjetėr nė statutin e "Fondacionit pėr zgjatjen e jetės", njė tjetėr shoqėri jofitimprurėse, me seli qendrore nė Florida, e cila pėrveē publikimit tė njė tė pėrmuajshme me kėtė qėllim, ofron edhe njė shėrbim shitjeje me korrespondencė tė produkteve ushqimore tė kėsaj natyre.

Postulate tė ngjashme gjejmė edhe nė aktivitetin e "World Transhuman Association" dhe tė Institutit "Extropy", dy fondacione, tė cilat i janė pėrkushtuar njė debati pėr tė gjetur rrugėn pėr tė shtuar limitet tanė biologjikė falė manipulimeve teknologjike. Pas kėtyre gjendet njė shkollė e tėrė mbi inteligjencėn artificiale, e pėrfaqėsuar, pėr shembull, nga "Instituti i posaēėm pėr inteligjencėn artificiale", njė "think tank" kalifornian, qė mundohet tė gjejė rrugėn falė sė cilės njė ditė do tė arrijmė tė shkarkojmė mendjet tona nė njė tru dixhital, pėr tė vazhduar njė jetė pa fund si inteligjencė virtuale.

Nė 12 janarin e shkuar, "Alcor Life Extention Foundation" festoi ditėlindjen e dyzetė nėn akull tė qenies sė parė njerėzore qė u ngri pas vdekjes. Bėhet fjalė pėr James Badford, i cili vdiq nė moshėn 74- vjeēare dhe kėrkoi qė trupi t‘i ngrihej, me shpresėn se njė ditė do tė mund tė risillej nė jetė falė zhvillimeve tė mjekėsisė. 175 trupa pa jetė qė gjenden nė impiantin gjigant frigoriferik tė menaxhuar nga fondacioni (dhe mė shumė se 4 mijė individė qė kanė firmosur kontrata pėr t‘u ngrirė pas vdekjes) janė dėshmia mė e gjallė e pasionit me tė cilin kėta individė besojnė se fundi i vdekjes ėshtė mjaft i afėrt.

Ajo qė i bashkon kėta grupime, nė dukje kaq tė ndryshėm nga njėri-tjetri, ėshtė koncepti qė vdekja nuk ėshtė aspak e paevitueshme, por se bėhet fjalė vetėm pėr njė incident tė vogėl biologjik. "Plakja ėshtė njė fenomen fizik", thotė Aubrey De Grey: "Duke parė se mjekėsia bėhet gjithnjė e mė e avancuar, nė njė tė ardhme tė afėrt do ta gjejmė veten nė gjendje tė pėrballemi me kėtė fenomen, me tė njėjtėn mėnyrė siē pėrballemi me sėmundjet e ndryshme".

"Ēlirimi nga plakja nuk do tė thotė aspak se vdekja do tė mund tė shmanget krejtėsisht", ngulmon tė saktėsojė doktori Michael Rose i Universitetit tė Kalifornisė, duke na kujtuar se ekziston rreziku tė mbetemi tė vrarė nga trauma tė dhunshme, siē mund tė jetė njė aksident rrugor. "Edhe nė rast se do tė arrijmė nė pragun e pavdekėsisė, shumė nga ne do tė vazhdojnė tė vdesin herėt a vonė: por jo mė pėr shkak tė proceseve tė vetėshkatėrrimit tė qelizave". De Grey arrin tė marrė me mend se si shoqėritė tona do t‘i pėrshtaten kėsaj paradigme, duke shmangur nė maksimum dhunėn dhe aktivitetet e rrezikshme. "Vetėdija se vdekja nuk ėshtė mė e pashmangshme do tė na mėsojė ta vlerėsojmė shumė mė tepėr jetėn". Dhe qė kėtu niset pėr tė parashikuar jetė qė zgjasin edhe 5 mijė vjet, ndoshta edhe mė shumė. E zėmė se kjo mund tė jetė e vėrtetė, por a mund tė quhet ide e mirė? Mitet e besimet, dijet mė tė lashta qė zotėron specia jonė, na mėsojnė se tė luash me orėn e jetės ėshtė ide mjaft e keqe. Ndėrkohė qė kleēka qė ndez pasionet e ėndrrave pėr pavdekėsi ekziston qė prej kohėrave mė tė lashta. "1 mijė e 6 qind vite mė parė", shpjegon Jay Olshanski, profesor epidemiologjie nė Universitetin e Ilinoisit, "alkimisti kinez, Ko Hung, u kthye nė profetin mė tė famshėm tė epokės sė tij, duke ringjallur njė kult edhe mė tė lashtė. Kultin Hsien, sipas tė cilit pavdekshmėria fizike ėshtė e mundur". Olshanski citon filozofinė e Francis Bakon, arabin Averroe, Galenin, atin e mjekėsisė greke, si pararendės tė atyre qė besojnė sot te pavdekėsia. "Kėto personazhe kanė qė tė gjithė diēka tė pėrbashkėt: janė tė gjithė tė vdekur".

valiii
28-06-07, 18:57
jo...................