PDA

View Full Version : Pirja e ujit ndikon tek tė menduarit


rilinda
05-07-07, 22:46
Pirja e ujit ndikon tek tė menduarit
http://img207.imageshack.us/img207/5636/shatervanidr0.png


Kėnaqėsia qė na jep uji kur e pimė mund tė dėmtojė aftėsinė pėr tė menduar. Psikologu Peter Rogers dhe kolegėt e tij tė Universitetit tė Bristolit, iu lutėn gjashtėdhjetė vetave tė tregonin mė parė nėse ishin tė etur apo jo. Pastaj njė pjese tė eturve dhe njė pjese qė nuk ishin tė etur u dhanė nga njė gotė ujė (330 mililitra), qė kishte njė temperaturė prej 10 gradėsh celsius. Tė tjerėve nuk u dha ujė. Pastaj u dhanė pėr tė zgjidhur disa probleme. Ata qė nė fillim tė eksperimentit ishin me tė vėrtetė tė etur dhe qė kishin pirė nga njė gotė me ujė, u treguan 10% mė tė aftė pėr tė zgjidhur probleme nga ata qė nuk kishin pirė ujė. Kurse atyre qė u ishte dhėnė nga njė gotė ujė, ndonėse nuk ishin tė etur, ishin 5 % mė tė paaftė pėr tė zgjidhur probleme nga ata qė nuk kishin pirė ujė. Nga kjo shkencėtarėt nxorėn pėrfundimin se pirja me shumicė e ujit - tė paktėn kur nuk je i etur - ndikon pėr tė keq nė aftėsinė pėr tė menduar. Rogers thotė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė kėtė rast ka tė bėjė edhe temeperatura e ujit, ku trupi detyrohet tė pėrdorė njė pjesė tė energjisė sė tij pėr tė pėrballuar pasojat qė sjell njė gotė uji e ftohtė e padėshirueshme nė barkun tonė.

Dhuna si impuls Truri i njeriut ka njė rrjet natyror vėzhgimi dhe balance qė kontrollon ndjenjat negative. Sipas njė studimi tė bėrė nga psikologu Richard Davidson i UW - Madison, nė 500 njerėz me ērregullime nė personalitet, dėmtime tė trurit qė nė moshė tė vogėl dhe nė vrasės del se shkėputjet qė mund tė ndodhin nė kėtė rrjet tė trurit rrisin rrezikshmėrinė pėr pasjen e sjelljeve tė dhunshme. Studimi u pėrqendrua nė vėzhgimin e aktivitetit tė trurit nė rajone tė ndryshme tė sipėrfaqes ballore tė tij, nė tė cilėn Davidson thotė se gjendet mekanizmi thelbėsor i kotrollit tė ndjenjave negative. Ky zbulim, ku dhuna ka tė bėjė me ērregullimin mendor, do tė ēonte nė gjetjen e terapive tė reja kundėr personave tė dhunshėm. Duke pasur parasysh plasticitetin e trurit dhe faktin qė truri ndryshon pėrgjatė pėrvojės qė fitohet, terapitė e reja mund tė sillnin rezultate shumė pozitive.

Drita prish ngjyrat
Drita ėshtė e pėrbėrė nga gjatėsi tė ndryshme valėsh - secila ngjyrė i pėrgjigjet njė gjatėsie. Kėshtu, ngjyra e gjelbėr ėshtė prej 500 nanometrash. Kjo do tė thotė se pigmentet e gjelbra e pasqyrojnė mbrapsht kėtė gjatėsi vale, por thithin gjatėsitė e tjera. Kur kemi tė bėjmė me dritė intensive, energjia e thithur shpėrndahet nė molekulė; kjo bėhet e paqėndrueshme dhe pėr shkak tė kėsaj energjie shtesė mund tė kryejė lehtė reaksione me elementėt pėrbėrės tė ajrit. Molekula shkatėrrohet. Nė kėtė mėnyrė zbardhet pjesa mė e madhe e pigmenteve natyrore. Po kėshtu edhe rrobat tona nėn dritėn e fortė tė diellit. Ndėrsa fibrat artificiale, si poliakrili, e pėrballojnė mė mirė dritėn e diellit. Pėlhura sintetike mund ta heqė shpejt qafe energjinė.