PDA

View Full Version : Pemėt nė mjekėsinė popullore


rilinda
11-07-07, 22:17
UDHĖZIMI PRAKTIK


MBI PĖRDORIMIN E PEMĖVE NĖ MJEKĖSINĖ POPULLORE


Frutat nė mjekėsinė popullore gjejnė njė pėrdorim tė gjerė, si nė format mė tė thjeshta, kur ato pėrdoren tė freskėta, ashtu edhe nė forma tė pėrgatitura posaēėrisht pėr qėllime tė caktuara.
Pavarėsisht nga forma e pėrdorimit, frutat mė pare duhet tė lahen mire. Kjo masė duhet ndėrmarrė ngase frutat nė pėrgjithėsi konsumohen tė freskėta dhe ėshtė mire tė mos qėrohen, sepse do tė humbasin njė pjesė tė mire tė vlerave tė tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, tė cilat pėrqėndrohen mė shumė nė shtresat e jashtme.
Format qė do tė pėrmendim mė poshtė janė tė thjeshta dhe mund tė pėrgatiten me lehtėsi nga cilido.

Lėngjet e pėrfituara nga zierja (ēajrat)

Pėrgatiten nė disa mėnyra, por mė e zakonshmja ėshtė qė nė enė tė hidhet sasia e duhur e ujit dhe e masės sė thatė ose tė njomė tė bimės. Koha e zierjes zgjat deri ne 15 minuta pėr organet mbitokėsore tė pemėve dhe deri ne 30 minuta pėr rrėnjėt. Lėngu kullohet dhe pihet nė temperaturė tė pėrafėrt me atė tė trupit tė njeriut. Rėndėsi ka pėrdorimi i dozes pėrkatėse pėr moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike tė njerėzve. Dozat qė pėrmenden nė tekst janė tė pėrllogaritura kryesisht pėr njerėzit e rritur dhe me gjendje shėndetėsore tė mire. Pėr tė sėmurėt, pėr pleqtė mbi 60 vjeē dhe pėr tė rinjtė nėn 20 vjeē, zakonisht pėrdoren dy tė tretat (2/3) e dozes. Pėr fėmijėt e vegjėl, nėn 7 vjeē, duhet tė pėrdoren vetėm rastet e rekomanduara dhe sipas kėshillave tė mjekut.
Qė tė bėhen tė pijshme nga fėmijėt, shtohen njė deri nė dy lugė sheqer ose mjaltė p r ēdo gotė. Tė rriturit ėshtė mire t’i pėrdorin pa i ėmbėlsuar.



Infuzet

Pėrgatiten duke vluar mė pare vetėm sasinė e duhur tė ujit dhe pastaj duke e hedhur atė mbi masėn e njomė ose tė thatė tė bimės qė ėshtė vendosur nė njė enė tjetėr. Ena mbulohet me kapak qė tė mos largohen lėndėt qė avullojnė lehtė. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, nė njė temperature tė pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.


Ekstraktet

Fitohen duke shtrydhur masėn e njomė, e cila pastaj kullohet qė tė veēohet nga brumi i mbetur. Pėrdorimi i kėtij ekstrakti mund tė jetė i jashtėm ose i brendshėm. Nė rastet e tjera ekstraktet fitohen me mėnyrėn e distilimit ose duke i vendosur frutat nė tretės organikė, si: alkool, verė, vaj ulliri etj. Shumė tė pėrdorshme nė mjekėsinė popullore janė vajrat qė ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthit , ulliri etj. Pėrdorime kanė gjetur vera, rakia e uthulla qė pėrgatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me pėrqindje tė lartė sheqeri, siē janė, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli etj.



Lėngjet e frutave

Janė forma tė lėngėta tė njohura tė cilat pėrgatiten nė shtėpi, si dhe nė repartet e pėrpunimit tė frutave. Mė tė pėrmendura janė lėngu i qershisė, i vishnjes, i dredhėzės (luleshtrydhės), i rrushit, i pjeshkės, i kajsisė, i shegės, i kumbullės, i portokallit, i limonit, i mandarinės etj.
Pėr fėmijėt e vegjėl mė shumė efekt pėdoren edhe lėngjet e freskėta tė mollės, tė ftoit, tė dardhės e tė disa frutave tė tjera qė kanė pak lėng. Kėto, pas ii kalojmė nė rendei kthejmė nė pure (qull), i vendosim nė copa tė pastra pėlhure dhe i shtrydhim deri sa tė kullojė lėngu, i cili u jepet fėmijėve me lugė tė vogėl.
Pėrveē pėrdorimit tė lėngjeve tė fresėta, gjatė stinės sė pjekjes sė frutave, lėngjet mund tė mbyllen me kujdes nė shishe, pėr t’u pėrdorur nė njė kohė tė mėvonshme, kur mungojnė frutat e freskėta.
Nė praktikė pėrdoren edhe shurupet, tė cilat pėrgatiten nga lėngjet e frutave, duke e shtuar sasinė e duhur tė sheqerit dhe duke i zier deri nė pėrqėndrimin e tyre pėr t’u pėrfituar njė masė mjaft e dendur qė nuk thartohet (nuk fermentohet.) I pėrmendur ėshtė pekmezi i manave, shurupi i qershisė, i thanave, i vishnjes etj.



Puretė (qulli) e frutave

Pėrgatitet pas shtypjes sė frutave qė kanė tul tė butė, me njė lugė ose duke i kaluar ato nė rende. Zakonisht u jepen fėmijėve tė vegjėl kur nuk janė nė gjendje tė copėtojnė frutėn. Pėrdoren pureja e mollės, e dardhės, e ftonit, e fikut, e manit, e manaferrės e pjeshkės, e kajsisė, e hurmės e thanes, e vadhėzės etj.


Pluhurat

Pėrgatiten pasi thahen pjesėt e bimės dhe bluhen shumė imėt. Ato ruhen nė enė qelqi tė mbyllura mire. Pluhurat kanė gjetur pėrdorime duke i pirė me pak ujė, si dhe duke i pėrdorur pėr pluhrosjen dhe pėr tharjen e plagėve tė ndryshme.


Kataplazmat

Ndryshe quhen edhe llapa. Kanė pėrdorim tė jashtėm dhe pėfaqėsojnė masėn e njomė tė bimės tė shtypur nė formė brumi. Kjo masė vihet midis dy bezeve tė pastra pastaj vendoset mbi vendin e sėmurė, ose mbi plagė. Pjesėt bimore qė pėrdoren pėr kataplazmė mė pare duhet tė pėrdoren mire.


Banjat

Janė lėngje nė tė cilat futet i gjithė trupi ose vetėm pjesė tė tij (kėmbėt, duart, koka) pėr qėllime mjekimi. Banjat janė aromatike, zbutėse, nxitėse etj. Gjatė banjės lėndėt active veprojnė nė lėkurė nė sistemin e frymėmarrjes ose nėpėrmjet tyre veprojnė edhe nė brendėsi tė trupit.
Lėngu qė pėrdoret pėr banja pėrgatitet duke zier nė ujė gjethe, rrėnjė, ose pjesė tė tjera tė bimės pėr 15-30 minuta. Raportet bimė- ujė qė pėrdoren gjatė banjės janė tė pėrafėrta me ato qė rekomandohen pėr pirje, por pa shtuar sheqer.


Mjekimet me fruta

Janė mėnyra shumė tė efektshme tė pėrdorimit sistematik dhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė frutave pėr pėrforcimin e shėndetit dhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitė) janė mjaft tė njohura nga populli ynė dhe pėrdoren gjerėsisht nė praktikė. Mjekimet me fruta bėhen duke konsumuar ēdo ditė nga gjysmė deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar kėtė pėr 10-20 e mė shumė ditė. Gjatė zhvillimit tė kurės, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripėrat e panevojshme qė grumbullohen nėpėr kyēe dhe qė shkaktojnė dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rėndon trupin. Nė kohėn e frutoterapisė ushqimi tjetėr duhet tė jetė i lehtė, i ēliruar nga mishrat, dhjamėrat, dhe brumėrat, i mjaftueshėm nė sasi duke parapėlqyr sallatat dhe supat me barishte tė pasura nė vitamina dhe kripėra minerale.
Praktika tregon se kurat me fruta janė shumė tė dobishme edhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tė efektshme janė rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame pėr pėrforcimin e organizmit tė dobėsuar dhe pėr rivendosjen e shėndeti me gėshtenje, me ftonjė, me thana ose me vadhėza kundėr diarresė (jashtqitjes) e dizenterisė; me rrush, me limo ose me dredhėza kundėr reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundėr anemisė. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundėr sėmundjeve tė mėlqisė; me mollė kundėr sėmundjeve tė zemrės; me portokalle e qershi kundėr sėmundjeve tė veshkave.

rilinda
11-07-07, 22:21
VETITË DIETIKE DHE FITOFARMACEUTIKE TË PEMËVE


ARRA
http://alton.k12.mo.us/thompson/where/walnut.jpg


Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, zhgualli (lëvorja e trungut), buka e arrës dhe lulet. Gjethet mblidhen në pranverë; lulet dhe sythat në Maj, lëvorja e jashtme jeshile në Korrik, gjethet pasi thahen, mbahen në kujdes që të ruajnë erën dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojnë disi pamjen dhe cilësinë gjatë ruajtjes. Lëvorja jeshile e arrive, pas tharjes, bëhet më e hollë, rrudhet dhe merr shije të ëmbël. Gjethet kanë erë të forte dhe aromatike, shije në të hidhur, rrënjët dhe lëvorja e jashtme jeshile e arrës, japin një ngjyrë jeshile, ndërsa zhgualli, përdoret për të ngjyrosur sende të leshta e të mëndafshta me ngjyrë gështenje.

Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 %. Përmban gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siçjanë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse. Përdoren gjerësisht edhe për të përgatitur ëmëlsira të ndryshme. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve të arrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja (jashtëqitja). Përgatitet në këtë mënyrë:
Merren 2-4 gram gjethe të thrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gram verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll.
Kundë diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë:
Merren 5-10 gram lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjëlit.Lëngu i gjetheve të ziera përdoret edhe në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore të rrugëve gjenitale. Gjithashtu, në formë klizme përdoret kundër diarresë e dizenterisë.
L ngu që përfitohet nga zierja e gjetheve të njoma dhe të freskëta, përdoret për larje në infeksionet e lëkurës. Rezultate të mira jep edhe në formë kataplazmash. Lëngu i gjetheve i zier shumë, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemën. Për këtë:
60 gram gjethe arre lihen të ziejnë për një orë, në gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen here pas here pjesët e sëmuara të lëkurës.Ky lloj lëngu përdoret, gjithashtu për të bërë banja tonike; ato i japin organizmit freski e gjallëri.
Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve. Në këto raste:
Për lavazhet e gojës dhe të kanalit vaginal përdoren 10-15 gram gjethe në 100 ml ujë, duke shtuar edhe 6 gram acid boric. Për banjat e trupit dhe larjene plagëve merren 10- 15gram gjethe të thata në 200 ml. ujë (duke shtuar 6 gram acid borik për plagët.)Vaji i arrës ka gjetur përdorim të gjerë për mjaft sëmundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat që parazitojnë në zorrë). Përfundimi është shumë i mirë kur kombinohet me kombinimin e hudhrës. Vaji i arrës përdoret me sukses për kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, bile edhe të atyre kronike. Për këtë qëllim vaji merret nga goja, ndërsa për sëmundjet e lekurës pëedoret nga jasht. Me vaj arre kurohen të gjitha plagët që mbledhin qelb.
Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, ato luftojnë aneminë. Në popull njihen forma të përdorimit të arrive, thjesht ose të përziera me mjalt, për forcimin dhe rivendosjen e shëndetit të fëmijëve dhe të të rriturve.
Lëngu që merret nga përzierja e gjetheve dhe e lëvorës së jashtme të degëve të arrës, përdoret kundër rënies së flokëve, ato forcojnë rrëenjët e qimeve.
Merren 30-40g. gjethe dhe lëvore degësh të njoma, me një liter ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta me lëngun e vakur shpërlahet koka darkave.Kjo larje ndikon gjithashtu në nxirjen e flokëve. Rezultate edhe më të mira jep këshilla e mëposhtme:
Përgatitet një çaj i kombinuar me gjethe arre dhe gështenje, duke marrë nga 15-20 gram të çdo lloji në një liter ujë, dhe pastaj shpërlahet koka darkave.Lëvorja e degëve të arrës rekomandohet për heqjen e kallove. Për këtë qëllim këshillohet:
Merren 20-25gram lëvore e tharë ose 60-80 gram lëvore e njomë dhe vihen të zihen në 500 ml. për 40-50 minuta. Me lëngun e fituar u bëhen shpërlarje këmbëve me kallo për 20-30 minuta. Me brumin e lëvores së zier përgatiten kataplazma, që vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim përsëritet 2-3 herë ose më shumë, derisa kallot të bien vetiu pa i prerë me brisk dhe pa i djegur me kripëra ose acide.Gjethet e njoma e të freskëta largojnë insektet dhe çimkat nga banesat. Një infuz i thjeshtë bën që të larohen milingonat. Në qoftë se me këtë infuz lyejmë kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.

rilinda
11-07-07, 22:53
DARDHA

http://www.netstate.com/states/symb/fruit/images/pear.jpg



Vetitė Dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e dardhės pėrdoren nė gjendje tė freskėt nė kohėn e pjekjes natyrore, tė ruajtura nė frigorifer, dhe tė pėrpunuara nė formė marmelate, conserve, kompostoje ose tė thara. Pėrmbajnė kripėra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5% sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinė, acide organike etj.
Ato janė freskuese, qetėsuese, largojnė etjen, lehėsisht pastruese tė zorrėve dhe japin energji. Kur janė tė papjekura, nuk treten lehtė dhe qėndrojnė rėndė nė stomak.
Nė saje tė pėrmbajtjes sė hekurit dardhat bėjnė mire pėr luftimin e anemisė. Ato bėjnė mire gjithashtu nė mėlēi, pasi nxisin aktivitetin pėr prodhimin e tėmthit.
Cipa e frutave tė dardhės ka veti diuretike (diuretik dmth. mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare) dhe bėn mirė nė pastrimin e veshkave dhe tė rrugėve urinare. Pėr kėtė qėllim pėrdoret ēaji si vijon:
40-50 gram cipa dardhash, nė 250 gram ujė, zihen pėr 20 minuta dhe lėngu i fituar pihet i ngrohtė, nė mėngjes esėll, pėr 7- 10 ditė.Lėngu qė fitohet nga zierja e lėvores sė degėve tė dardhės ndikon pozitivisht nė ujlen e temperatures. Ēaji i lėvoreve pėrgatitet:
Merren 15-20 gram tė thara (ose 60-70 gram lėvore tė njoma) nė 250 ml. ujė dhe lihenė zihen pėr gjysmė ore. Ēaji pihet njėherėsh i vakėt.Pėrdoret gjithashtu pė lavazhe tė ndryshme, nė saje tė vative tė tij antiseptike.
Gjethet e dardhės kanė veti tė mira diuretike dhe antiseptike dhe pėrdoren kundėr sėmundjeve tė rrugėve urinare, nė cistitet nė gurėt e veshkave, nė dhimbjet e fshikėzės urinare, etj. Nė kėto raste kėshillohet infuzi i gjetheve:
Merren 20-25 gram gjethe dardhe dhe zhyten nė njė enė me 250 ml. ujė tė vluar. Lihen aty pė 10 minuta dhe lėngu i fituar pihet njė orė para buke. Pėrsėritet 2-3 herė nė ditė pėr 10-15 ditė.Nė mjaft vende tė botės, tė gjitha pjesėt e bimės sė dardhės kanė njė pėrdorim tė gjėrė kundėr helmimeve tė shkaktuara nga kėrpudhat e helmėta. Nė kėto raste kėshillohet ēaji ose infuzi i gjetheve a i lėvoreve (20-30 gram nė gjysmė litėr ujė).

“Ai qė e prashit pemėn- ka tė drejtė tė presė se do tė marrė frut; ai qė e plehėron- ka tė drejtė tė besojė se do tė marrė frut; ai qė e krasit- i urdhėron pemės tė jape frut!”
Thėnie latine

rilinda
11-07-07, 23:19
FIKU

http://img66.imageshack.us/img66/5699/fikudg9.png (http://imageshack.us)



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Fiku ėshtė njė frut i kėndshėm dhe i ushqyeshėm. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme, si: marmelatė, reēel, pekmez, raki, bukėfiqe etj. Pėrmban shumė karbohidrate, qė nė fiqtė e thatė arrijnė mbi 60%, si dhe albumina e yndyrna. Fiqtė e njomė kanė mjaftė vitaminė C, pro-vitaminė A dhe hekur. 100 gram fiq japin rreth 250 kalori.
Fiqtė rekomandohet tė pėrdoren nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė e ndiejnė shumė tė ftohtėt: ata i japin organizmit force dhe nxehtėsi.
Nuk kėshillohet tė pėrdoren nga ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit.
Pėrdorim tė mire nė mjekėsinė popullore kanė gjetur fiqtė kundėr kapsllėkut:
Nė mėngjes, duke qenė esėll, hahen disa kokrra fiq, pasi tė pihet mė pare njė gotė ujė i freskėt. Kjo nuk rekomandohet pėr ata qė vuajnė nga diarreja (jashtėqitja). Nė rastet e acarimit tė faringut, tė mishrave tė dhėmbėve dhe tė rrugėve tė frymėmarrjes, lėngu i pėrgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumė tė mira.
Qumėshti i fikut ka gjetur pėrdorime praktike pėr heqjen e kallove, si dhe pėr lyerje kundėr reumatizmave e dhimbjeve tė tjera artritike.
Qumėshti i fikut tė egėr pėrdoret me efekt pėr zhdukjen e lėthave nga sipėrfaqja e duarve ose e kėmbėve, pėr kėtė:
3-4 herė nė ditė lyhen me qumėsht fiku tė egėr, pėr 4-5 ditė radhazi, deri sat ė bien vetiu. Gjethet e njoma tė fikut kanė veti terapeutike shumė tė mira kundėr sėmundjes sė astmės (astmė: sėmundje e karakterizuar nga vėshtirėsi nė frymėmarrje.) Nė kėto raste:
Merren 1-2 gjethe tė freskėta dhe zihen nė 200 ml. ujė gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Lėngu i fituar pihet nė darkė para gjumit, ose nė mėngjes esėll.

rilinda
11-07-07, 23:51
FTOI
http://www.quincefarm.com/images/quinces.jpg



Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanė shije tė lehtė tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Farant thahen nė hije me kujdes, ndryshe myken. Duke qenė se ftonjtė kalben lehtė, duhet tė mblidhen para pjekurisė sė plotė dhe tė ruhen nė vende tė thata e tė ajrosura.


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Ftoi pėrdoret i freskėt ose nė formė kompoti, reēeli, prevedeje, marmelate, si dhe pėr t’i dhėnė shije, aromė dhe qėndrueshmėrimarmelatės sė mollės, tė dardhės dhe tė frutave tė tjera.
Ftoi ėshtė i ushqyeshėm; ai pėrmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janė tė pasura me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn.
Ftonjtė kanė veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qysh nė lashtėsi pėr kėtė qėllim. Pėrdoren kundėr diarresė (jashtėqitjes), dizenterisė (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrėve qė shkakton dhimbje e heqje tė shpeshta barku, nganjėherė edhe me gjak) dhe tė vjellave.
Pėrdorim tė mire kanė gjetur pėr forcimin e organizmit tė pleqėve, si dhe tė atyre qė janė dobėsuar pas kalimit tė ndonjė sėmundje. Pėr kėtė:
Merren 1-2 kokrra ftonj, priten nė copa dhe vihen nė njė enė me 1 litėr verė tė bardhė, ku lihen pėr 7-10 ditė. Pija e formuar merret 2-3 herė nė ditė, nga njė gotė pas buke. Me rezultate shumė tė mira nė ērregullimet e stomakut dhe tė zorrėve pėrdoret ēaji i frutave, i cili ka efekt rrudhės:
Merren 1-2 kokrra ftonj, pastrohen dhe priten nė copa tė vogla tė cilat i ziejmė pėr njė orė nė tre ēerek litra ujė. Nga lėngu i fituar pihen 1-2 gota nė ditė, pėr 2-3 ditė. Me vlerė janė edhe gjethet e ftoit, tė cilat pėrdoren si qetėsues kundėr nevrastenisė (nevrasteni: sėmundje qė ka pė shkak dobėsimin e forces nervore), pagjumėsisė, kundėr rrahjeve tė shpeshta tė zemrės, kundėr kollės sė pandėrprerėetj.
Merren 5 gram gjethe dhe vihen tė zihen nė 100 ml. ujė pėr 10 minuta. Ēaji pihet menjėherė. Lėngu i pėrfituar nga zierja e fletėve tė ftoit pėrdoret pėr larjen e syve nė rast dhimbjesh.
Farat e ftoit pėrmbajnė lėndė mucilagjinoze (mucilagjinoz: mjet qė pėrmban lėndė mucilagjinoze, me veti zbutėse), e yndyrna: ato pėrdoren kundėr hemorragjive (hemorragji: rrjedhje e madhe e gjakut nga organizmi), hemorraideve (hemorraide: zgjerim i venave tė pjesės sė poshtme tė zorrės sė trashė dhe tė anusit; majasėll) etj. Bėjnė mire nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve dhe ndihmojnė pastrimin e zorrėve. Nė kėto raste:
Merren 20 gram fara, dhe pasi shtypen, zhyten nė 100 ml. ujė. Lėngu i fituar pas kullimit pihet njėherėsh. Ky lėng pėrdoret edhe pėr larjen e plagėve, si dhe pėr gargara (shpėrlarje) nė acarimet e grykės.

rilinda
12-07-07, 12:30
GĖSHTENJA
Pėrdoren gjethet e thara, tė cilat mblidhen nė periudhėn e lulėzimit dhe thahen nė hije; lėvorja e degėve tė njoma, lulet mashkullore si dhe kokrrat.

http://www.aircav.net/Survival/appb/img025a.jpg

Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Kokrrat e gėshtenjės kanė vlerė tė lartė ushqyese e dietike. Ato pėrmbajnė rreth 40% niseshte, kur janė tė freskėta. Gėshtenjat pėrdoren tė freskėta, tė ziera, tė pjekura ose tė pėrpunuara.
Kokrrat e gėshtenjės, tė ziera a tė pjekura, kanė veti tė mira rrudhėse dhe rregullojnė funksionimin e stomakut dhe tė zorrėve, treten lehtė dhe ndihmojnė nė tretjen dhe tė ushqimeve tė tjera, duke aktivizuar organet dhe gjėndrat e tretjes. Pėrdoren me efekt tė mire nė rastet e heqjes sė barkut ose diarresė. Veēanėrisht kėshillohen pėr fėmijėt e vegjėl disavjeēarė, pėr tė normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft ērregullime.
Gjethet e gėshtenjės kanė gjetur njė pėrdorim tė mire si zbutės tė rrugėve tė frymėmarrjes dhe qetėsues tė kollės.

Merren 30 gjethe gėshtenje dhe zihen nė 200 ml. ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Nga lėngu i fituar pihet njė filxhan kafeje 1-2 herė nė ditė.
Nė rastet e mosmbajtjes sė urines ndiqet kėshilla:

Merren njė grusht gjethe dhe njė grusht lėvore degėsh tė gėshtenjės dhe zihen nė njė liter ujė pėr gjysmė ore. Nga lėngu i fituar pihen nga njė filxhan ēaji nė mėngjes, duke qenė esėll, pėr 10-15 ditė.
Ēaji me gjethet e gėshtenjės ka veti tonike dhe jep rezultate tė mira nė stomak, si tretės dhe si nxitės pėr hapjen e oreksit. Bėn mire posaērisht kundėr heqjes (shkuarjes) sė barkut. Ndikon edhe pėr uljen e temperatures.
Lėvoret e degėve tė gėshtenjės janė njė ilaē i mire kundėr ēdo forme tė dizenterisė, edhe nė rastet me hemorragji:

Merren 30-80 dram lėvore degėsh dhe zihen nė njė liter ujė, pėr gjysmė ore. Pihen 3-4 gota gjatė ditės.
Ky ēaj pėrdoret me shumė dobi edhe kundėr dhimbjeve tė syve, duke i shpėrlarė sė jashtmi me tė.

rilinda
12-07-07, 13:23
HARDHIA

Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, gjethet e njoma, lėngu lotues dhe nėbproduktet e pėrpunimit tė rrushit: vera, rakia, uthulla.
http://www.ecology.info/images/vine-grapes.jpg


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Rrushi ka veti tė mira ushqimore e dietike. Fruta pėrmban sasi tė konsiderueshme sheqeri, qė arrin deri nė 25 %, acide organike, kripėra tė kalciumit, tė hekurit, mjaft vitamina, si vitaminė B dhe kryesisht C, lėndė tanike etj. Edhe gjethet e hardhisė janė tė pasura me sheqer, lėndė tonike, karotinė, acide organike etj. Gjethet e hardhisė pėrdoren edhe nė kuzhinė.
Rrushi ose lėngu i tij pėrdoret gjerėsisht pėr qėllime terapeutike. Njė lėng rrushi u sjell shumė dobi reumatikėve ose artrikėve (artritik: qė vuan nga podaagra dhe sėmundjet e kyēeve.):
Mjekimi me rrush fillon me 1 kg ditėn e parė, pastaj shtohen gradualisht nga gjysmė kg nė ditė, derisa arrin 5-6 kg nė ditė. Pastaj fillon pakėsimi me nga gjysmė kg nė ditė. Pėrdorimi vazhdon 15-20 ditė ose mė shumė. Gjatė periudhės qė zgjat kura, ėshtė mire qė si ushqime plotėsuese tė pėrdoren barishte, sallata, qumėsht, ēajra, por jo mishra e prodhime tė kėtij lloji. Rrushi ka veti tė mira diuretike; ai kėshillohet tė pėrdoret nga ata qė kanė gurė nė veshka, qė vuajnė nga nefritet (nefrit: acarim i veshkave), ata qė kanė gurė nė mėlēi dhe nė fshikėzėn e tėmthit.
Rrushi nuk rekumandohet tė pėrdoret pėr diabetikėt, sepse pėrmban shumė sheqer, pėr ata qė vuajnė nga sėmundjet e zemėr, si insuficiencė kardiake, nga tension ii lartė i gjakut, nė rastet e heqjes (shkuarjes) sė barkut, nė ulēera si dhe nga personat e majmur shumė.
Rrushi pėrdoret me efekt edhe nga ata qė kanė vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, nė rastet me astma bronkiale tė formės sė lehtė e tė mesme, si dhe nė sėmundjet e mushėrive.
Gjethet dhe filizat e hardhisė kanė veti tė mira rrudhėse dhe pėrdoren kundėr diarreve kronike, hemorragjive tė ndryshme, si dhe rrjedhjes sė gjakut nga hunda.
Lėngu qė loton gjatė krasitjes ose ēarjes sė degėve tė hardhisė pėrdoret nė sėmundjet e lėkurės, si dhe nė sėmundjet e syve. Kundėr tė skuqurit e syve pėrdoret kėshilla qė vijon:
Nga lėngu lotues i hardhisė, i mbledhur nė njė shishe tė pastėr, hidhen nė sytė e skuqur 2-3 pika nė mėngjes, e po aq nė darkė, pėr 3-4 ditė radhazi. Cipat e kokrrave tė rrushit, si dhe farat qė hahen, njėkohėsisht luajnė rol pozitiv nė stimulin e lėvizjeve tė zorrėve.
Si rezultat i fermentimit dhe i distilimit tė rrushit pėrfitohet vera, rakia dhe uthulla.
Vera pėrmban alkool, acide tė ndryshme, lėndė azotike, krip ra tė kaliumit, kalciumit, hekurit, magnezit, natriumit, elemente kėto tė dobishme pėr organizmin e njeriut. Vera ka veti diuretike (diuretic: mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare.), kardiotonike (kardiotonik: mjet qė forcon zemrėn), antipiretike (antipiretik: mjet qė ul temperaturėn e lartė tė trupit.), dhe rekomandohet pėr riaftėsimin e organizmit tė dobėsuar, nė pneumoni, tifo etj. Vera nė sasi tė vogla ėshtė nxitėse, ndėrsa nė sasi tė mėdha shkakton dehjen. Vera e bardhė ėshtė nxitėse dhe diuretike, ndėrsa verėrat e kuqe janė tonike (tonik:mjet qė i fuqizon ose zgjon aktivitetin e organeve duke vepruar mbi tonusin e muskujve tė tyre) dhe rrudhėse.
Rakia e forte e rrushit, nė kushte shtėpiake, mund tė zėvendėsojė alkoolin. Ajo pėrdoret nga populli pėr shpėrlarjen dhe dezinfektimin e plagėve, pėr fėrkime tė ndryshme nė raste tė ftohurash nė kurriz dhe nė gjoks, pėr vendosje kompresash nė pjesė tė dhembura tė lėkurės ose qė kanė mbledhur pėrbrenda, si dhe duke e konsumuar nė sasi tė vogla si nxitėse tė sistemit t tretjes, pėr ēeljen e oreksit dhe pėr tė shtuar nxehtėsinė e trupit gjatė dimrit. Pėrdorime tė shumta ka nė pėrgatitjen e ekstrakteve tė ndryshme.
Uthulla ka gjethur pėrdorime tė shumta si freskuese nė lyerje dhe kompresa, si dhe pėr tė shtuar intensitetin e frymėmarrjes.

rilinda
12-07-07, 13:40
HURMA

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët.

http://www.tradewindsfruit.com/mountain_persimmon.jpg
http://www.yiyelim.com/img/lrg/200051.jpg


Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Fruta e hurmës është e shijshme dhe pëlqehet nga të gjithë; përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyrna, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj.
Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma:
Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë.Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma u bën mire edhe atyre që vuajnë nga diarreja kronike.
Edhe mjaft të sëmurë nga gjëndra tiroide (fryerja e gushes), kanë pasur përmirsime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet:
Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

rilinda
12-07-07, 14:01
KAJSIA
http://www.apricotproducers.com/html_emails/apricot_tree.jpg




Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e kajsisė pėrdoren tė freskkta ose tė thata, si dhe tė pėrpunuara nė trajtė kompostoje, reēeli dhe lėngu tė kėndshėm.
Fruta e freskėt ka vlerė tė mira ushqimore. Ajo pėrmban rreth 14% sheqerna, acide organike, albumina, pektinė, kripėra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina tė ndryshme si provitamina A, Vitaminė B1, B2, PP, C etj. Nė frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri nė 60%. Thelpinjtė janė tė pasur me albumina deri 28% dhe me vajra deri 55%.
Frutat e kajsisė janė tė shijshme, atomatike dhe pe;qehen nga tė gjithė. Ato luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė pastrimin e gjakut. Pėrdoren me efekt edhe nė rastet e zėnies sė zėrit. Kajsitė janė ushqim i ēmueshėm pėr ata qė vuajnė nga
sėmundjet e mėlēisė.
Bėrthamat e kajsisė pėrdoren kundėr dhimbjes sė kokės. Pėr kėtė qėllim ato piqen dhe hahen me mjaltė pėr t’u tretur mė lehtė.

rilinda
12-07-07, 14:10
KUMBULLA E BUTĖ


Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat, farat e bėrthamave dhe gjethet.
http://www.english-country-garden.com/a/i/trees/plum-1.jpg



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e kumbullės kanė vlera tė larta ushqimore. Ato pėrmbajnė 8-20 % sheqer. Acide, pektinė, sasira tė konsiderueshme vitaminash, si vitaminė C, PP, A, B1, B2. Po ashtu pėrmban kripėra minerale tė kalciumit, kaliumit dhe tė hekurit.
Kumbullat konsumohen tė freskėta, tė pėrpunuara ose tė thata. Me kumbulla pėrgatitet reēel, marmelatė, shurup, kompot, raki etj.
Kumbullat pėlqehen edhe kur s’kanė arritur pjekurinė e plotė; ato janė freskuese, shuajnė etjen dhe hapin oreksin.
Gjethet e kumbullės pėrgoren kunėd puērrave tė lėkurės:
Merren njė grusht gjethe kumbulle dhe zihen nė njė liter ujė derisa tė shterojė pėrgjysmė. Pasi kullohet, me lėngun e fituar lahen puērrat 2-3 herė nė ditė.

rilinda
12-07-07, 14:28
KUMBULLA GJATORE

Nė mjekėsinė popullore pėrdoren mė tepėr frutat, farat e bėrthamave (thelpinjtė), si dhe zemka (gomoza). Frutat mund tė pėrdoren tė freskėta, por edhe tė thata, pasi thahen mė parė nė diell dhe nė vende tė pastra.
http://www.bctree.com/images/photos/prune-plums2.jpg


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e kumbullės gjatore pėrmbajnė rreth 18% sheqer nė trajtė fruktoze, sasi tė konsiderushme vitaminash A, B1, B2; kripėra minerale tė kalciumit, kaliumit, hekurit, mangezit. Konsumohen tė freskėta, tė thata ose tė pėrpunuara si reēel, marmelatė, shurup, kompot, taki etj.
Frutat e kumbullės gjatore janė tė shijshme, aromatike, e tė tretshme dhe pėlqehen mė tepėr se llojet e tjera tė kumbullave.
Ato kanė veti tė mira diuretike dhe rekomandohen pėr t’i pėrdorur ata qė vuajnė nga veshkat, nga zemra, nga kapsllėku dhe nga hemorroidet. Ato sigurojnė njė jashtėqitje tė rregullt.
Berthamat e kumbullave gjatore janė qetėsuese dhe pėrdoren kundėr krimbave tė zorrėve. Pėr kėtė qėllim:
Merren 15-30 gram bėrthama dhe shtypen nė havan. Pėrzihen me 20 gram sheqer dhe hahen njė herė nė mėngjes, duke qenė esėll. Kumbullat gjatore, si fruta janė shumė tė dobishme dhe tė pranueshme nga stomaku, kanė veti tė mira tretėse, freskuese, janė pastruese tė lehta tė aparatit tretės, pasurojnė gjakun me elemente tė reja dhe luftojnė anemone. Pėrdoren me sukses kundėr sėmundjeve tė mėlēisė.
Nė kėto raste mund tė pėrdoret me efekt mjekimi me kumbulla, duke filluar me 05 kg nė ditėn e parė, e duke e shtuar nga 20 gram ēdo ditė pasardhėse derisa tė arrijnė 2 kg nė ditė.

rilinda
12-07-07, 14:54
LAJTHIA
Lajthia ėshtė njė shkurre 4-5 metra e lartė, e familjes sė mėshtekėnoreve. Ka gjethe tė rrumbullakėta vezake. Lulėzon nė janar- shkurt. Fara e saj piqet nė shtator.
Takohet kudo nėpėr pyje, deri nė lartėsi 1200 metra mbi sipėrfaqen e detit, kultivohet nė mjaft krahina.
Pėrdoren gjethet e thara, tė cilat kanė shije pak rrudhėse nė tė hishur, pa erė. Gjethet mblidhen nė qershor- korrik dhe thahen menjėherė nė hije, nė vende tė ajrosura. Frutat mblidhen pasi piqen plotėsisht dhe thahen. Lėvorja e rrėnjės nxirret gjatė vjeshtės, shkundet e lahet, thahet nė diell dhe ruhet nė vende tė thata. Nga lulet mashkullore, pasi kėputen nė kohėn e lulėzimit tė plotė dhe lihen njė deri tri ditė derisa tė vyshken, shkunden mbi njė letėr dhe grumbullohen pjalmi, i cili ruhet nė qeska letre.


http://www.duke.edu/%7Ecwcook/trees/coam5666.jpg


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e lajthisė ėshtė shumė e kėndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia pėrdoret e freskėt, e thatė dhe e pėrpunuar nė ėmbėlsira tė ndryshme. Frutat pėrmbajnė rreth 60% vaj, albuminė dhe pak sheqerna. Njė kg lajthi e qėruar jep 6500 kalori. Me miellin e saj edhe tė grurit pėrgatitet njė bukė shumė e ushqyeshme. Thelbi ėshtė i pasur nė kripėra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitė pėrdoren me rezultate tė mira dhe rekomandohen pėr organizma tė dobėsuar dhe anemikė, si dhe pėr grate me barrė. Nė kėto raste rezultate tė mira jep mjekimi me lajthi:

Merren 1 kg thelpinjė lajthie, thėrmohen e pėrzihen me 1 kg mjaltė. Ēdo ditė merren 3-4 lugė gjelle, duke e vazhduar mjekimin pėr 30 ditė.
Nuk kėshillohet pėrdorimi i lajthive, atyre qė vuajnė nga stomaku dhe nga dispepsia (dispepsi: tretje me vėshtirėsie ushqimit dhe me dhimbje tė aparatit tretės.)
Lėvorja e rrėnjės ka veti antipiretike.
Pjalmi i luleve ėshtė pėrdorur kundėr epilepsies (sėmundjes sė tokės).
Gjethet e lajthisė kanė veprim qetėsues nė dhimbjet dhe infeksionet e zorrėve dhe pėrdoren kundėr diarresė, meqenėse ato pėrmbajnė lėndė tanike.
Infuzi pėrgatitet duke marrė njė lugė gjelle me gjethe tė grimcuara tė lajthisė, tė cilat zhyten nė njė gotė me ujė tė valuar dhe lihen aty pėr 10 minuta. Lėngu i pėrfituar pihet njėherėsh.
Po ky lėng pėrdoret edhe pėr shpėrlarjen nė sėmundjet e lėkurės.
Nga druri i lajthisė nxirret njė vaj eterik, qė pėrdoret kundėr dhimbjeve tė dhėmbėve; pėr kėtė do tė mjaftonin disa pika mbi dhėmbim e sėmurė. Gjithashtu, ky vaj ka dhėnė rezultate tė mira pėr luftimin e krimbave askaride. Me pėrdorim tė jashtėm jep efekt kundėr thumbimeve tė insekteve.

rilinda
13-07-07, 11:47
LIMONI

Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren lėvozhda dhe lėngu i frutės sė limonit. Lėvozhgat pasi qėrohen nga pjesa e bardhė sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes nė stufa, nė temperature tė ulėt deri nė 40°C. Nė temperaturėn e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagėshtia e mjedisit. Gjithashtu, kanė gjetur pėrdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit. Pėr t’i ruajtur limonat nėpėr shtėpi pėr njė kohė tė mė tė gjatė se gjashtė muaj, ėshtė mire tė mblidhen limona ende jeshile, pa u zverdhur ose nė fillim tė pjekjes, aty nga muaji nėntor- dhjetor. Mbahen nė arka me rėrė tė imtė, nė tallash etj. Gjithashtu, mund tė ruhet edhe lėngu i limonit, i cili pėrfitohet nga shtrydhja e kokrrave, kullohet dhe vendoset nė shishe, duke shtuar pak vaj dhe pastaj mbyllet mirė.
http://www.plantmanagementnetwork.org/pub/php/research/sharpshooter1/images/blua3a.jpg

Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Lėngu i limonit ka gjetur pėrdorim si freskues nė prodhimin e limonadės, nė pėrgatitjen e ėmbėlsirave dhe tė kuzhinės shtėpiake. Limoni pėrdoret pėr pregatitjen e atomave, sikurse portokalli e mandarina. Vaju eterik i lėvozhgės pėrdoret pėr prodhimin e ujit tė kolonjės. Nga lėngu i limonave prodhohet acid citric (limontoz). Nga frutat e prera ose vetėm nga lėvozhgat e limonit prodhohet reēel aromatic i cilėsisė sė mire; reēeli pėrgatitet edhe nga lulet etj.
Nė frutat e limonit pėrmbahet acid askorbinik (vitaminė C), vitamina P, B dhe karotinė, acid citric, sheqer dhe nė lėvozhgat ka vaj eterik.
Vetitė mjekėsore tė limonit kushtėzohen nga prania nė tė e njė sasie tė madhe vitaminash, kryesisht tė vitaminave C dhe P. Nga tė gjitha agrumet, frutat e limonit kanė efekt shėrues mė tė theksuar. Ato pėrdoren kundėr sėmundjeve qė shoqėrohen me ethe, janė freskuese dhe ulin temperaturėn. Efekt tė dukshėm japin nė hipo- dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaēi mė i mirė antiskorbutik dhe duket tė pėrdoren nga tė gjithė.
Limoni ka veti tė mira tretėse nė stomak, ėshtė freskues i kėndshėm dhe nxit oreksin qė mund tė jetė prerė nga sėmundje tė ndryshme. Nė kėto raste pėrdoret lėngu i limonit i tij nė trajtė lemonade, ose i shtuar nė ēaj a nė gjellė.
Nė saj tė vetive rrudhėse dhe antitoksike, lėngu i limonit pėrdoret me efekt kundėr barkut dhe diarresė, me pak ose pa sheqer.
Rezultate tė mira ka dhėnė lėngu i limonit gjatė pėrdorimit kundėr acarimeve tė mukozės sė gojės dhe tė grykės, duke bėrė larjen dezinfektuese nė formė gargarash.
Nė gjendesh gripale dhe me temperature, personat e rritur mund tė pėrdorin kėshillėn praktike qė vijon:
Merret njė kokėrr limon dhe shtrydhet lėngu i tij nė njė gotė. Aty shtohet edhe njė filxhan me raki rrushi tė ngrohur mė pare dhe pėrzihen. Thėrmohen dhe hidhen nė gotė 1-2 kokrra aspirinė. Lėngu i pėrgatitur pihet njėherėsh i ngrohtė, 2-3 orė para ose pas buke. Limoni ka gjetur pėrdorim tė gjėrė kundėr acarimit ose qelbėzimit tė bajameve. Nė kėto raste kėshillohet:
Merret njė kokėrrlimoni me madhėsi mesatare, pritet nė mes nė drejtim tė gjerėsisė dhe tė dy gjysmat vendosen nė njė pjatė mbi zjarr derisa tė ngrohet lėngu qė pėrmbajnė. Pastaj, nga pjesa e prerė, tė dy gjysmat, tė ngrohta, vihen nė tė dy anėt e qafės, nė vendet mbi bazamet, lidhen me garzė, dhe lihen aty derisa tė ftohen. Ky veprim pėrsėritet pėr 2-3 ditė, nė darkė para gjumit. Limoni pėrdoret edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė. Mė tepėr rezultat ka dhėnė kombinimi qė vijon:
Pėr 20-30 ditė rresht, ēdo ditė nė mėngjes, njė orė para buke, pihet lėngu i njė kokrre limoni sė bashku me njė lugė gjelle vaj ulliri dhe njė lugė gjelle mjaltė. Kjo kėshillė pėrdoret edhe nga oranizmat e dobėsuar, ata qė kanė kaluar ndonjė sėmundje, pėr rivendosjen e oreksit dhe tė shėndetit tė tyre. Kėshilla e pėrmendur jep rezultate tė mira kundėr sėmundjes sė verzhėzės.
Lėngu i limonit ėshtė i dobishėm edhe pėr artritikė. Por nuk duhet ta pėrdorin ata qė kanė stomak delikat e tė ndjeshėm, pasi shton acititetin dhe dėmton stomakun.
Kundėr reumatizmit pėrdoret me efekt kėshilla e mėposhtme:
Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mire, pa hequr lėvozhgėn, grihen nė rende. Brumi i fituar, pas ii shtohen 1-2 lugė kafeje sheqer, hahet esėll nė mėngjes ose nė orėt e pasditės. Ky veprim pėrsėritet ēdo ditė pėr 20-30 ditė. Reumatikėt dhe artritikėt mund ta pėrdorin me rezltate shumė tė mira mjekimin me limona (limonoterapia).
Limonoterapia ndikon nė ripėrtrirjen dhe vetėpastrimin e pėrgjithshėm tė organizmit nga kripėrat e kristalizuara. Ajo zgjat jetėn dhe gjallėron mendimin.
Limoni bėn mire pėr uljen e temperatures.
Limoni ka veti tė mira diuretike. Lėngu i tij pėrdoret me efekt nė luftimin e gurėve tė veshkave dhe tė fshikėzės urinare:
Pėr kėtė qėllim duhet konsumuar 2-4 kokrra limoni ēdo ditė pėr njė periudhė prej 1-3 muaj. Edhe lėvozhga e frutave (lėkurėt) kanė gjetur mjaft pėrdorime. Ato pėrmbajnė vaj esencial, alkoole tė ndryshme, vitaminė A, B1 etj. Vaji esencial ka aftėsi pėr tė vrarė bakteret, si dhe pėr tė ndaluar veprimtarinė e tyre.

rilinda
13-07-07, 12:44
MANAFERRA

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.



http://www.learn-about-tea.com/images/blackberry.jpg



Vetitë dietike dhe fitofarmacautike

Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mire; me to përgatitet reçeli cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore.
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjek sore shumë të mire. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të brë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese, Ato ndikojnë edhe në uljen e temperatures. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon:
Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në dykë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit. Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla:
Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij.
Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.
Kundër sëmundjes së sheqerit përdoret këshilla:
Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një liter ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri here në ditë nga një filxhan para buke.Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë:
Merren 150-200 gram fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urines, me kollë etj. Kundër dizenterisë përdoret kjo këshill praktike:
Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë. Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë. Kundër astmës përdoret kjo këshillë:
Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë. Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë. Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:
Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur. Edhe reçeli me frutat e manaferrës ka veti të mira mjekësore, ai tretet mire në stomak dhe shërben për pastrimin e gjakut, për ndalimin e tij në hemorragjitë e aparatit tretës dhe sidomos të hemorroideve.
Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit. Në këtë rast zbatohen këshilla:
30 gram rrënjë manaferre zihen për gjysmë ore në 500 ml ujë. Çdo mëngjes para buke, pihet një filxhan nga ky çaj, i vakët ose i ngrohtë. Në rastet e hemorragjisë a të tretjes me vështirësi të ushqimeve, rekomandohet të përdoret këshilla që vijon:
100 gram rrënjë zihen në 500 ml ujë derisa të avollohet gjysma e tij. Lëngu i përfituar, pasi filtrohet, përzihet me një sasi të barabartë vere të kuqe të vjetër. Merren 1-2 gota në ditë. Në rastet e gingivitit (sëmundje e mishërave të dhëmbëve), përdoret këshilla:
Në gjysmë litri ujë hidhen 100 ml. uthull. Në përzierjen uthull-ujë zihen për gjysmë ore 50-60 gram rrënjë manaferre. Me lëngun e fituar bëhen shpërlarje të gojës 2-3 herë në ditë. Filizat e reja dhe majat e manaferrës, të mbledhura në fillim të periudhës së lulëzimit të bimës, përdoren në rastet e helmimeve ushqimore, në ulçerën e stomakut dhe të dymbëdhjethëgishtëzës. Në rastet e diarresë prdoret këshilla praktike:
Merren maja manaferrash, filiza të njomë dhe pasi pastrohen, futen në gojë dhe përtypen, duke nxjerrë jashtë bërsitë dhe duke përcjellë lëngun. Në rastin e fëmijëve:
Maja dhe filizat shtypen, shtrydhen dhe lëngu i fituar u jepet me nga një lugë kafeje në çdo dy orë. Për mjekimin e zorrës së verbër këshillohet:
Merren 500 gram maja manaferre dhe zihen në 2 litra ujë. Nga lëngu i fituar , i sëmuri merr gjysmë gote çdo mëngjes duke qenë esëll, për një muaj rresht. Me përdorim të jashtëm kanë vlerë të gjitha pjesët e bimës, frutat, lastarët, gjethet e freskëta, të cilat në formë kompresash (leckash) ndikojnë në përtharjen dhe shërimin e plagëve.

rilinda
13-07-07, 12:52
MANDARINA
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet.

http://www.promocion.ar/promotucuman/images/mandarina2.jpg



Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e mandarins është shumë e këndshme dhe aromatike, e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme.
Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Janëtretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve.
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.
Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime sit e portokalli.

Naki
13-07-07, 15:59
Rilinda,ju faliminderit pėr sjelljen e shkrimeve nga Mjekėsia Popullore,qenkanė shumė inforamtive dhe profesionale.

rilinda
15-07-07, 13:14
MANI I ZI (DUDI)

Mani i zi tek ne gjendet i kultivuar nėpėr kopshte. Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe gjethet.
http://img125.imageshack.us/img125/8616/dudaff4.png (http://imageshack.us)


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e manit tė zi konsumohen tė freskėta, ato janė freskuese dhe tė shėndetshme. Prej tyre pėrgatitet reēel, si dhe shurup farmaceutik. Manat pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, taninė, kripėra tė ndryshme etj. Nė ditėt e ngrohta tė verės ato pėrdoren pėr tė shuar etjen.
Pekmezi (shurupi i manave) pėrdoret nė stomatitet dhe faringitet. Nė kėto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos nė darkė para fjetjes. Pekmezi pėrdoret, gjithashtu, nė mjekimin kundėr anemisė, duke u dhėnė fėmijėve ose tė rriturve nga 2-3 lugė gjelle nė ditė. Manat e papjekura pėrdoren pėr luftimin e krimbave parazitarė tė aparatit tretės.
Me lėvoren e degėve dhe me gjethet e manit pėrgatitet njė ēaj, i cili ėshtė i pėrshtatshėm pėr larjen e gojės kur ka raste tė dhimbjes sė dhėmbėve.
Gjethet e manit tė shtypura, bashkė me vaj ulliri, nė trajtė pomade, pėrdoren pėr mjekimin e plagėve tė shkaktuara nga djegie tė ndryshme.
Gjethet e manit pėrdoren pėr uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Ēajo pėrgatitet si vijon:
Merren 5-6 gjethe tė pastra dhe zihen nė 150ml. ujė pėrderisa tė mbetet njė e treat e ujit. Kullohet dhe pihet njėherėsh. Mjekimi vazhdon pėr 5-6 ditė.Nė sėmundjet e mėlēisė veprohet nė kėtė mėnyrė:
Merren dy grushta filiza tė rinjė manash, ng ata qė nuk kanė filluar tė prodhojnė fruta dhe copetohen. Vihen tė zihen nė njė liter ujė pėr njė orė. Nga lėngu i fituar merret nga njė lugė gjelle 3-4 herė nė ditė.Kundėr sėmundjeve tė mėlēisė pėrdoren edhe gjethet e manit, duke i pėrgatitur si mė lart.
Pėr ngjyrosjen e flokėve kėshillohet pėrdorimi si vijon:
Merren gjethe tė manit tė zi dhe zihen me ujė shiu, sė bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku tė zi. Me lėngun e fituar bėhet korja e kokės.Edhe mani i bardhė ka pothuajse tė njėjtat veti qė ka mani i zi.

rilinda
15-07-07, 13:20
MOLLA

Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.


http://www.zeek.net/1/apples2.jpg


Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e mollës së butë përdoren të freskëta, të thata, konservohen në gjendje të freskët, përpunohen në kompot, marmelatë, reçel, lëng molle, bëhen verë, raki, uthull si dhe një lloj pije e këndshme joalkoolike me emrin “Sidro”. Frutat përmbajnë rreth 15% sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë.

Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive. Për këtë:
Merren 1-22 kokrra mollë, priten në 2-3 copë secila dhe zihen për 3-40 minuta në 200 ml. ujë. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mire të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dh ekundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Lëngu i mollës është shumë i përshtatshëm për t’u përdorur nga fëmijët e vegjël që kur janë tre muajsh. Më vonë u jepet pureja, duke i qëruar dhe duke i kaluar mollët në rende. Në kohën e nxjerrjes së dhëmbëve, fëmijët kërkojnë të kenë në gojë sende të forta. Në këtë rast copat e mollës janë shumë të përshtatshme.

Për ata që vuajnë nga hemorridet (majasëlli), vlen këshilla:
Merren 1-2 kokrra mollë, dhe me anën e rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi zihet për gjysmë ore, përzihet me 20-30 gram gjalpë dhe hahet njëherësh, duke qenë esëll. Mjekimi mund të vazhdojnë 20-25 ditë me një ndërprerje prej 2-3 ditësh.

Kjo lloj pureje është pastruese shumë e mirë. Në dhimbjet shumë të forta të barkut veprohet kështu:
Merret një kokërr mollë dhe i hiqet zemra. Zbrazëtira që krijohet mbushet me piper dhe pasi mbulohet me kapakun e vet, vihet të piqet në prush. Pas kësaj hahet e ngrohtë.

Në sëmundjet kronike të syve, veprohet në këtë mënyrë:
Merren sasi të barabarta trangull, mollë dhe patate dhe pasi qërohen, hollohen në rende dhe brumi i tyre kullohet veças me një nape. Lëngu i filtruar përzihet edhe në t laget një cope pëlhure e pastër, e cila vendoset në sy dy herë në ditë, duke vazhduar mjekimin për dhjetë ditë.

Në dhimbjet e veshit këshillohet:
Merret një kokër mollë e ëmbël dhe piqet në prush. Pasi pastrohet, shtypet e shtrydhet dhe nga lëngu i fituar i hidhen veshit të sëmurë 2-3 pika, në gjendje të ngrohtë, sa here që ndjehet dhimbje.

Mollët e tharta përdoren kundër sëmundjes së sheqerit.

Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Në këtë rast:
Merren 20 copë gjethe molle, thërmohen dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë. Lëngu i fituar pihet në formë çaji.

Në përgjithësi molla është një frutë që forcon shëndetin dhe zgjat jetën e njeriut në saje të lëndëve shumë të vlefshme që përmban. Një rol të pazëvend sueshëm luan molla për pastrimin e organizmit nga helmet e krijuara gjatë procesit jetësor. Në mënyrë të posaçme ul sasinë e kolesterinës në gjak, helm ky që favorizon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, sëmundjeve nervore etj. Shumë dietologë këshillojnë:
“Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftë se dëshironi t’i shmangeni infarktit të miokardit.”

Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze. Cipat mund të thahen dhe me to përgatiten çajra të ndryshme, shumë të dobishme për fëmijët dhe për pleqtë. Cipat mund të bluhen, pasi thahen. Në këtë rast, në një gotë uji hidhet një lugë gjelle me pluhur dhe pihet esëll në mëngjes. Bën mirë për të gjitha rastet që u përmendën më lart.

rilinda
16-07-07, 19:59
MOLLA E EGĖR

Molla e egėr takohet si dru jo i lartė ose si shkurre. Degėt i ka plot me gjemba. Bėn pjesė nė familjen e trėndafilorėve. Gjethet i ka vezake, tė zgjeruara dhe pa push. Lulet qė ēelin nė prill- maj janė tė bardha dhe anash ngjyrė trėndafili. Fruta e saj ėshtė e rrumbullakėt, e vogėl, me shije tė thartė.
Gjendet rrallė nėpėr pyje e buzė arash. Shėrben nė shkallė tė gjėrė si nėnshartesė pėr tė shartuar mbi tė mollė tė buta.
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat e mollės sė egėr, tė cilat mblidhen pasi piēen dhe marrin ngjyrė verdhake. Ato vihen njė nga njė me dorė, pa i dėmtuar, nė mėnyrė qė tė ruhen pėr njė kohė sa mė tė gjatė. Ruhen nė kashtė. Pėrdoren edhe lėvoret e degėve.

http://www.oregon-nativeplants.com/trees/apple-l-m.jpg

Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Frutat e mollės sė egėr, pėrmbajnė acide organike, por me shumicė kanė acid malik.
Mollėt e egra kanė veti rrudhėse. Ato pėrdoren me efekt nė rastet e diarresė, si dhe kundėr acarimeve tė grykės e faringut, me anė gargarash (shpėrlarje e gojės). Edhe lėvorja e degėve ka veti rrudhėse dhe pėrdoret me rezultate tė mira kundėr etheve. Pėr kėtė:
Merren 60 gram lėvore dhe vihen tė zihen nė 150 ml ujė. Ēaji i pėrgatitur pihet njėherėsh dhe pėrsėritet 2-3 herė nė ditė.Pėrfundime shumė tė mira mollėt e tharta kanė dhėnė kundėr sėmundjes sė sheqerit.

rilinda
16-07-07, 20:21
PJESHKA
Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkės. Gjethet mblidhen nė pranverė e deri nė vjeshtė, lulet gjatė lulėzimit, ndėrsa bėrthamat mbas pjekjes sė plotė tė frutave. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė shije tė hidhur, sepse pėrmbajnė acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaēėm.

http://www.mca-america.com/Peach.jpg



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Pjeshka ėshtė bimė me vlerė tė madhe. Frutat pėrdoren tė freskėta dhe tė pėrpunuara nė reēel, kompot, lėng frutash etj. Ato kanė vlera tė larta ushqyese e kuruese; pėrmbajnė rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinė, vitaminė C dhe R me shumicė, sasi tė pakta provitaminė A, Vitaminė B1, B2, PP, kripėra minerale, lėndė aromatike etj.
Lulet e pjeshkės kanė veti tonike dhe rrudhėse dhe pėrdoren nė formė ēaji. Lulet e thara e tė kthyera nė formė pluhuri, rekomandohen kundėr kolitit, dhimbjeve tė barkut, rrjedhjes sė tė bardhave, kundėr hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu nė formė gargare (shpėrlarje e gojės) pėrdoren pėr kurimin e bajameve dhe mishrave tė dhėmbėve qė janė acaruar.

Ēaji ose infuzi i luleve pėrgatitet duke marrė 15-30 gram lule me gjysmė litri ujė.
Ndėrsa:

Pluhuri pėrgatitet duke thėrmuar lulet e thara dhe duke marrė sa maja e lugės pėr ēdo pėrdorim.
Lėngu i frutave (i thelpinjve) tė pjeshkės, me pamjen e qumėshtit, ėshtė pėrdorur prej kohe kundėr sėmundjeve tė zorrėve dhe tė stomakut. Ai ka edhe veti freskuese, kundėr etjes, i jep gjallėri njeriut dhe e freskon mendimin:

Qumėshti i farave pėrgatitet duke shtypur nė havan farat e pjeshkės dhe duke i shtrydhur nė njė copė beze tė pastėr.
Thelpinjtė e pjeshkės kanė gjetur pėrdorim tė mire kundėr majasėllit. Kur acarimi arrin njė fazė tė lartė dhe i sėmuri nuk ėshtė nė gjendje tė qėndrojė ndenjur, pėrdoret kėshilla:

Merren 40 thelpinj nga bėrthamat e pjeshkės dhe kaurdisen si kafe. Njė pjesė e kėtij pluhuri mbytet nė vaj ulliri pėr tė pėrgatitur njė pomade e cila pėrdoret pėr lyerje nga jashtė. Shumica e pluhurit pėrzihet me 1 kg mjaltė, nėnė tė verdha vezėsh de 30 gram lule squfuri. Nga ky ilaē i sėmuri merr tri herė nė ditė, nga njė lugė gjelle.
Qumėshti i farave, i pėrzier me pak ujė, pėrdoret pėr pastrimin e dhėmbėve, ndėrsa me pėrdorim tė jashtėm dhe i pėrzier me pak vaj ulliri, pėrdoret pėr tė forcuar lėkurėsn e fytyrės dhe pėr tė kequr njollat nė tė.
Lėvorja e pjeshkės ka veti regjėse. Ajo lufton krimbat e zorrėve. Ēaji i lėvores sė degėve ėshtė pėrdorur me rezultate tė mira pėr nxjerrjen e gėlbazave nga bronket.

Ēaji pėrgatitet duke marrė 50-70 gram lėvore deg sh, tė cilat zihen nė 200 ml. ujė, gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit.
Lėngu i frutave dhe vetė frutat e pjeshkės kanė veti tė mira tonike, janė freskuese, shuajnė etjen dhe hapin oreksin. Ato bėjnė mire nė mėlēi dhe ndihmojnė nė forcimin e elementeve tė reja tė gjakut.
Gjethet e pjeshkės pėrdoren nė ndalimin e rrjedhjes sė gjakut nga plagėt. Nė kėtė rast kėshillohet:

Merren njė sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkėrisht me kripė dhe vendosen mbi plagė.

luckyman
16-07-07, 20:38
Kamé ndegjuar se farat e mollav jané shumé te mira per pastrimin e lukthit. d.m.th. kush e hané mollen me gjethé fara.!!!!!

arton bala
18-07-07, 16:36
Rilinda,ju faliminderit pėr sjelljen e shkrimeve nga Mjekėsia Popullore,qenkanė shumė inforamtive dhe profesionale.
Fakt!! Asnje pemeshites nuk ma ka shtu me shume oreksin per peme, sesa keto postimet e Rilindes. Ndoshta "advertisment i fshehur" i nje agronomeje.. :biggrin: :rolleyes:

Pershendetje

rilinda
18-07-07, 17:39
:biggrin:
Hani pemė, e mos pini duhan :wink:

rilinda
18-07-07, 18:11
PORTOKALLI


Pėrdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lėvozhga e frutės, tė cilat kanė shije tė hidhur dhe erė tė forte. Portokallet ruhen nėpėr frigorifere nė temperature 2-3°C duke bėrė ripėrtrirjen e shpeshtė tė ajrit. Nė kushte shtėpiake, portokallet mund tė ruhen pėr disa muaj, duke i mbėshtjell me letėr alumini, me letėr tė parafinizuar ose me celofan.
http://www.hickerphoto.com/data/media/185/valencia-oranges-spain_12927.jpg





Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Fruta e portokalleve ėshtė e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripėra kalciumi, fosfor etj. Me portokalle bėhet reēel dhe marmelatė shumė e mirė. Lėngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, nė formė aranxhate ėshtė freskues. Lėvozhga e thatė ose e ruajtur, pėrdoret nė ėmbėltore dhe nė kuzhinėn shtėpiake. Nga lėvozhga e portokallit del vaj eterik shumė i mirė, i cili gjen pėrdorime tė shumta nė prodhimin e pijeve, aromave, ilaēeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, tė cilat pėrdoren nė pėrgatitjen e aromave dhe tė ėmbėlsirave.
Portokallet janė njė ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtė nė stomak. Lėngu i portokallit ka veti diuretike (diuretic: mjet qė shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė rrugėve urinare) dhe antiseptike (antiseptick: qė ndalon kalbėzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e pėrdoret me sukses nė luftimin e sėmundjeve tė veshkave, edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to. Nė kėto raste zbatohet mjekimi me portokalle:
Konsumohen ēdo ditė 5-10 kokrra portokalle, duke vazhduar mjekimin pėr 20-30 ditė. Ky mjekim bėn mirė nė sėmundjet e mėlēisė dhe nė ato tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.
Lėngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pėlqehet edhe nga fėmijėt e vegjėl dhe kėshillohet tė pėrdoret qysh nė muajin e tretė pas lindjes.
Portokallet pėrdoren me efekt tė mire nė luftimin e anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė reja.
Portokalli ka pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Nė 100 ml. lėng portokalli pėrmbahen 56 mg vitaminė C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė rocese tė shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm.
Lėvozhgat janė tė pasura me elemente active, Lėngu i fituar nga zierja e lėvozhgave pėrdoret edhe nė rastet e ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve.

10-15 gram lėvozhga frutash vihen tė zihen pėr 15-20 minuta nė 250 ml. ujė. Nga lėngu i pėrfituar pihen 1-2 gota nė ditė. Kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie zėri.
Gjethet dhe filizat e njomė tė portokallit kanė veti qetėsuese nė rastet e nevrastenisė (nevrasteni: sėmundje qė ka pėr shkak dobėsimin e force nervore.):
Merren 50 gram gjethe dhe copėtohen, pastaj vihen tė zihen. Pas kullimit, nga lėngu i fituar merret njė lugė gjelle nė darkė- gjysmė ore para fjetjes.

rilinda
18-07-07, 18:37
SHEGA

Nė mjekėsinė popullore pėrdoren frutat dhe lėvozhgat e tyre, lulet, farat, rrėnjėt dhe lėvorja e degėve dhe e rrėnjėve, e cila ka shije tė athėt dhe erė. Lulet thahen me kujdes dhe ruhen pėr periudhėn tjetėr tė vitit, duke mos humbur vetitė e tyre farmaceutike. Lėvozhga e frutave pritet me cipa tė vogla dhe thahet, megjithėse tė freskėta kanė mė shumė veprim se tė thatat.
http://yourorganics.net/images/pomegranate.jpg



Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Shega pėrdoret nė gjendje tė freskėt, si dhe e ruajtur; me tė pėrgatitet lėng dhe shurup i cilėsisė sė mirė. Lėngu i shegės pėrmban mesatarisht 12% sheqer, acide organike, pektinė, vitaminė C etj.
Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe pėrmirėson tretjen e ushqimeve. Ai pėrdoret me sukses nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lėngu i portokallit) i jep freski mendimit tė njeriut.
Lėngu i shegės jep rezultate nė luftimin e parazitėve (amebave) qė zhvillohen nė zorrė:
Mbushet njė filxhan kafeje me lėng shege dhe pihet esėll nė mėngjes. Pas njė ore pihet edhe njė filxhan me vaj ulliri. Lėngu i shegės pėrdoret pėr heqjen e njollave dhe tė rrudhave tė fytyrės.
Lulet e shegės pėrmbajnė taninė dhe kanė veti rrudhėse e tonike; ato rekonadohen nė dhimbjet e ba rkut, nė hemorragji, nė hemorroidet, si dhe pėr gargara (shpėrlarje tė gojės) kundėr ėnjtjes sė bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve. Pėr kėtė qėllim pėrdoret ēaji i luleve, i cili pėrgatitet si vijon:
Merren 20-30 gram lule shege nė njė liter ujė dhe vihen tė zihen pėr gjysmė ore. Nga ky ēaj merren 2-3 gota ēaji nė ditė. Edhe lėvozhga e frutave tė shegės ka veti regjėse. Lėvozhga e thatė, para se tė pėrdoret, duhet tė vihet nė ujė pėr disa orė qė tė zbutet. Ajo pėrdoret nė formė ēaji:
Merren 40-50 gram lėvozhga dhe zihen nė 200ml. ujė. Ēajo i pėrgatitur pėrdoret nė rastet e mėsipėrme. Ēaji i lėvozhgave tė shegės pėrdoret kundėr diarreve, si dhe pėr luftimin e krimbave parazitarė tė zorrėve. Lėvozhga e frutave tė shegės lufton me sukses amebat, tė cilat e dobėsojnė shumė organizmin, e veēanėrisht te fėmijėt. Pėr kėtė:
Merren lėvozhgat e njė kokrre shege, vendosen nė njė enė prej balte dhe zihen nė gjysmė litre ujė derisa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Pasi ftohet lėngu, pihen dy gota likeri nė ditė, njė nė mėngjes e njė nė darkė, gjithmonė para buke, pėr 10-15 ditė. Pa pėrdorur tjetėr ilaē, organizmi do tė ēlirohet nga amebat.
Rrėnja e shegės ėshtė pėrdorur me sukses kundėr shiritit (tenias):
Merren 50-70 gram lėvore tė rrėnjės sė shegės dhe zihen n 200 ml. ujė pėr gjysmė ore. Ēaji i pėrgatitur pihet njėherėsh, esėll. Duhet kujdes, se shkakton turbullime.

Artisti
21-07-07, 16:38
Ne te kaluar kendej me erdhi nje pyetje te cilen nuk do ta mbaje veq per vete por ta lexojme te gjithe se bashku kete pyetje :biggrin: , pse me mbajt veq per vete une mendoje edhe per juve hahahahhahahahahhaaa.

E dime qe ne shqiptaret korrjen e kungujve e presim me pa durim, pastaj ne qdo qosh shiten farat e tyre, hahen me epsh te posaqem dhe te madh, pyetja :

° Sa jane te dobishme keto fara dhe a ka ndonje dem prej tyre ?


.

rilinda
27-07-07, 21:11
Ne te kaluar kendej me erdhi nje pyetje te cilen nuk do ta mbaje veq per vete por ta lexojme te gjithe se bashku kete pyetje :biggrin: , pse me mbajt veq per vete une mendoje edhe per juve hahahahhahahahahhaaa.

E dime qe ne shqiptaret korrjen e kungujve e presim me pa durim, pastaj ne qdo qosh shiten farat e tyre, hahen me epsh te posaqem dhe te madh, pyetja :

° Sa jane te dobishme keto fara dhe a ka ndonje dem prej tyre ?


.

Posa ta kam njė pėrgjigje do tė tė pėrgjigjem.

rilinda
27-07-07, 21:58
THANA

Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren kokrrat e thanės, gjethet, lėvorja e degėve dhe bėrthamat e frutave.
http://faculty.ucc.edu/biology-ombrello/Images/cranberry.jpg


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike

Kokrrat e thanės pėrmbajnė rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminė C etj. Thanat jo vetėm qė hahen tė freskėta, por ato bėhen kompot, prevede, marmelatė. Gjathet dhe lėvorja e thanės pėrmbajnė rreth 10-15% taninė.
Frutat e thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe bėjnė mirė nė rastet e heqjes sė barkut, barkut tė verės, posaēėrisht tė fėmijėve tė vegjėl.
Merren 1 kg. thana tė pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reēeli i pėrgatitur u jepen fėmijėve dy lugė kafeje nė ditė. Pėr tė shuar etjen te tė sėmurėt me asht (qė kanė mbledhur ujė nė bark), kėshillohet:
Merren njė grusht thana gjysmė tė pjekura ose tė thata dhe vihen tė zihen nė njė litėr ujė pėr njė orė dhe pastaj kullohen. Ky lėng pėrzihet me lėngun e pėrfituar nga shtrydhja e shegėve tė egra. Nga kjo pėrzierje lėngjesh tė tharta, merret nga njė lugė gjelle sa here qė i sėmuri ka etje pėr ujė.Rakia e prodhuar nga frutat e thanės pėrdoret kundėr ekzemės sė lėkurės, duke marrė njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll.
Edhe bėrthamat e frutave tė thanės kanė veti tė mira rrudhėse dhe ndalojnė tė hequrit e barkut:
Merren 300gram bėrthama tė thanės dhe piqen si kafeja derisa tė marrin ngjyrė tė zezė, bluhen nė mullirin e kafesė. Mielli i pėrfituar pėrzihet me 1 kg sheqer. Fėmijėve u jepet tri herė nė ditė 1-3 e lugės sė kafesė, nė formė pluhuri ose e tretur nė ujė. Tė rritrit marrin nga njė lugė gjelle tri here nė ditė.Mielli i thanave tė pjekura pėrdoret pėr pudrosjen e fshikave nė rastet e ekzemės sė lėkurės.
Edhe kėrpudha e thanės (eshka) jep rezultate tė mira kundėr ekzemės sė lėkurės:
Merren 30 gram eshkė thane dhe zihen nė 200 ml. ujė. Lėngu i fituar pihet me nga njė filxhan kafeje nė mėngjes esėll.

rilinda
28-07-07, 12:40
ULLIRI
Nė mjekėsinė popullore pėrdoren lėvorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Gjethet gjenden nė bimė gjatė gjithė vitit, por mund tė grumbullohen nė dhjetor-shkurt dhe tė mbahen tė thata.
http://www.fungifts.com.au/images/products/small/olive_oil_course.jpg


Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Ullinjyė konsumohen si kokrra, tė kripur dhe tė ruajtur. Vaju i ullirit pėrdoret gjerėsisht pėr vlerat e larta dietike dhe mjekėsore.
Ulliri ėshtė njė bimė mjekėsore e mrekullueshme. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike. Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit tė lartė tė gjakut, dhe nė rastet e sėmundjeve me temperature; ato kanė veti diuretike dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak. Nė kėto raste pėrdoret ēaji, i cili pėrgatitet si vijon:

Merren 40-50 copė gjethe dhe vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė sė ujit. Nga ēaji i pėrgatitur pihen 1-2 lixhanė ēaji nė ditė, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer.
Nė mėnyrė tė posaēme ēaji me gjethet e ullirit ka dhėnė rezultatete tė mira nė uljen e tensionit tė gjakut te personat qė vuajnė nga hipertonia:

Ēaji fillimisht pėrgatitet me 20 gjethe ulliri nė njė liter ujė. Pastaj shtohen nga 5 gjethe ēdo ditė derisa tė arrihen nė 120 gjethe. Nė tė gjitha rastet ēaji zihet derisa tė mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: njė nė mėngjes para buke dhe njė nė darkė para gjumit.
Pėr personat e rritur, kundėr tė vjellit qė shoqėrohet me dhimbje stomaku, kėshillohet:

Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen nė njė litėr ujė derisa tė pėrgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga njė filxhan esėll nė mėngjes.
Kokrrat e ullirit bėjnė mire kur i konsumojnė ata qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Ėshtė e kėshillueshme qė diabetikėt tė hanė sidomos kokrra jeshile, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton diabeti.
Vaji i ullirit tretet mire dhe thithet me lehtėsi nga populli qysh nė kohėt e lashta. Bėn mire pėr mėlēi, ėshtė qetėsues dhe pakėson dhimbjet. Ndihmon nė nxjerrjen e gurėve tė fshikėzės sė tėmthit.
Edhe nė krizat e veshkave, vaji i ullirit qetėson dhimbjet dhe lehtėson rėnien e gurėve nga veshkat dhe sidomos tė atyre qė kanė pėrdorur nė ureter (kanalet qė lidhin veshkat me fshikėzėn urinare).
Vaji i ullirit tretet mirė dhe thithet me lehtėsi nga organizmi. Lehtėson lirimin e gypit tretės nga mbeturinat ushqimore dhe lufton kapsllėkun. Nė mjaft raste ka dhėnė rezultate tė mira kundėr ulēerės sė stomakut. Ėshtė mirė qė vaji tė pėrdoret i freskėt dhe jo i zier apo i djegur tė brendshme dhe thartira, mbetet i patretur dhe shkakton dhimbje koke etj.
Nė rastet e kapsllėkut dhe kolitit spastik, vaji i ullirit jep rezultate mjaft tė mira:

Merret njė lugė gjelle vaj ulliri dhe pihet nė mėngjes duke qenė esėll.
Vaji i ullirit vepron me efekt edhe kundėr krimbave parazitarė dhe tenies, duke pėrdorur dozen e mėsipėrme.
Pėrdorime tė shumta ka gjetur vaji i ullirit pėr fėrkime tė ndryshme (masazhe), mbasi ai ka vetinė tė ruajė trupin tė ngrohtė. Zbut dhe mbyll plagėt e ndryshme dhe mjekon djegiet e shkaktuara nė lėkurė, duke ndihmuar nė ripėrtrirjen e indeve tė dėmtuara. Zbut flokėt dhe forcon rrėnjėn e tyre, duke luftuar zbokthin.
Me vaj ulliri pėrgatiten mjaft pomada e preparate tė tjera.

rilinda
29-07-07, 18:20
VISHNJA

Pėr qėllime mjekėsore pėrdoren frutat dhe bishtat e tyre- tė thara. Frutat grumbullohen nė periudhėn e pjekurisė dhe thahen nė locale tė ajrosura. Bishtat thahen nė hije, ato kanė ngjyrė tė gjelbėr tė murrme, pa erė, me shije tė hidhur. Gjithashtu pėrdoret lėvorja e degėve dhe goma e vishnjes.
http://www.offbeattravel.com/traverse-cherry2.jpg





Vetitė dietike dhe fitofarmaceutike
Frutat e vishnjes janė tė shijshme, ato pėrdoren pėr konsum tė freskėta dhe tė pėrpunuara nė trajtė reēeli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kanė vlera tė mira Ushqyese: ato pėrmbajnė rreth 9% sheqerna. Acide organike me shumicė, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj.
Bishtat e frutave kanė gjetur pėrdorim tė mire pėr arsye tė vetive tė tyre diuretike dhe rrudhėse. Me to janė luftuar me sukses gurėt dhe rėra e veshkave. Pėr kėtė qėllim pėrdoret ēahi, i cili pėrgatitet si vijon:
Merren 10-15 gram bishta vishnje dh zihen nė 200 ml. ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė fillestare tė ujit. Ēaji pihet i ngrohtė, para buke, duke e pėrsėritur 2-3 herė gjatė ditės, pėr 10-15 ditė rradhazi. Frutat e vishnjes janė freskuese, shuajnė etjen, pranohen mire nga stomaku, ndihmojnė tretjen dhe, kur pėrdoren nė mėnyrė sistematike, ndikojnė nė shėrimin e sėmundjeve tė mėlēisė, pastrojnė gjakun duke e pasuruar atė me elemente tė reja dhe luftojnė anemone. Nė kėto raste kėshillohet:
Tė konsumohen deri nė gjysmė kg. vishnje tė freskėta nė ditė, duke vazhduar mjekimin pėr 15-20 ditė. Frutat e vishnjes kanė veti diuretike, ato kėshillohen t’i konsumojnė ata qė vuajnė nga veshkat.
Vishnja ka tė gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitė farmaceutike qė ka qershia, por ajo i ka mė tė theksuara vetitė rrudhėse e freskuese.

inda
04-03-10, 11:38
faleminderit rilinda per kurat e bimeve shpresoj te me bejne mire pasi kam disa probleme me shendetin.