PDA

View Full Version : Lufta e 3-te Boterore apo ... ?


Artisti
14-07-07, 13:53
Kryetari i Rusis, Vladimir Putin, akullon marrevshjen e qarmatimit me Ameriken.
Duke dyshuar ne mbrojtjen kunderraketore te Amerikes, sot kryetari i Rusis, vendsoi qe te veje ne akull marreveshjen e qarmatimit.Kercenimet qe jane bere deri me tani nga ana ruse, sot u bene edhe realitet edhe pse ministria e mbrojtjes ruse nuk sheh nga ky rast se, dera e bisedimeve me Ameriken eshte mbyllur.

Jane keto shenja te luftes se trete boterore apo eshte ky nje hap hakmarres (testues), kunder Amerikes e cila ne rastin e Kosoves ka vetem nje agjend dhe ajo eshte Pavaresia e Kosoves?


.

pirro
14-07-07, 20:27
Mendoj qe rusia nuk eshte shtet qe duhet injoruar(dhe kete nuk besoj qe e ben edhe amerika).Dihet qe rusia fal politikes centraliste te putinit eshte duke u zhvilluar ekonomikisht.Mirpo ne anen tjeter duhet patur parasysh se amerika eshte shum shume larg rusise me arritjet teknologjike.Kuptohet qe rusia nja 10 vite ka qene ne gjume kolpas total,dhe amerika ne ate koh ka patur kohen me te lavdishme ekonomike (1997).

Artisti
17-07-07, 18:34
Russische Militärs sagen Krieg mit USA voraus


Russland blockiert Lösung der Kosovo-Frage (http://news.de.msn.com/politik/Article.aspx?cp-documentid=5554844)


Ky moment do te ishte edhe fillimi i Luftes se trete Boterore


.

4peace
10-08-07, 14:04
*

Eshte mire me i dite disa gjera edhe mbi Rusine, megjithese neve shqiptaret flasim per tė vetem si armik.

Rusia, ndoshta ekonomikisht e ushtarakisht, eshte dic me e dobet se SHBA-te, por teknologjisht jo pse nuk eshte e zhvilluar sa SHBA-te por edhe ia kalon asaj. Vecanerisht ne teknologjite qe i takojne te se ardhmes eshte se pakut tre vite para SHBA-ve.

Sidoqofte, si fuqi atomike, jo vetem Rusia por te gjitha shtetet qe posedojne me atom nuk i perkulen kurre Amerikes, megjithese mund t'i bejne ca leshime ekonomike.

Gjepura me qesharake ne gjithe kete storje eshte se gjoja per shkak te Kosoves keta dy shtete do te hyjne ne konflikt e madje do ta shkaktonin edhe Luften e III-te boterore. Kjo eshte vetem enderr e atyre qe shohin enderra gjate dites. Kurse, sikur keta enderrimtare ta merrnin nje glob te vogel para vehtes, ta shikonin ku i bie Kosova (sa nje pike lapsi) e ku i bie Rusia a SHBA-ja - do ta kene permenjehere te qarte se as njerit e as tjetrit as qe iu han palla per Kosoven e lere me te nisin Lufte te III-te, IV-ert...Fundja, eshte DIKUSH qe vendos vijen e kuqe per luftera te metutjeshme dhe AI s'lejon kujt t'i teket shkaterrimin e planetit Toke.

Neve shqiptaret duhet ta kuptojme nje here e pergjithmone se Russia nuk vendos veto ne KS per shkak se i urren shqiptaret (kosovaret) apo i don (pa mase) serbet porse, ne rend te pare problem te njejte si i Kosoves e ka ne vend te vetin (shume popuj deshirojne te pamvaresohen si Kosova), cka nuk i shkon per shtati asaj. Sikurse vetoja e Kines qe pritet kunder Rezolutes per Kosoven, meqe edhe ajo ka probleme te njejta (p.sh. Tibeti). Keshtu eshte ceshtja me Francen, Britanine e Madhe, Spanjen...


Lufte te III-te boterore nuk do te ket. Ndaj dhe, sa i perket kesaj, flini dathė!


Me t'mira!


*