PDA

View Full Version : Pika uji ne planetin e larget!


Linka_pz
17-08-07, 21:45
Pėr herė tė parė, nė njė trup qiellor jashtė sistemit diellor

"Pika uji" nė planetin e largėt

Konsiderohet si njė hap shumė i rėndėsishėm nė gjetjen e shenjave tė jetės, edhe shumė larg nesh

Ėshtė zbuluar ekzistenca e njė planeti, njėra anė e tė cilit gjendet pėrjetėsisht nėn dritėn e ditės, ndėrsa tjetra, nėn njė natė tė pambarimtė. Nė tė, njė vit i tėrė kalon brenda vetėm 48 orėve, ndėrkohė qė temperaturat e sipėrfaqes janė aq tė larta sa pėr tė shkrirė kallajin.

Por, nė tė njėjtėn kohė, ėshtė edhe planeti ku shkencėtarėt, pėr herė tė parė kanė arritur tė provojnė praninė e ujit nė njė trup qiellor pėrtej sistemit tonė diellor - zbulim qė shėnon njė hap shumė tė rėndėsishėm nė kėrkimet pėr shenja jete jashtėtokėsore.

Planeti njihet vetėm nė emrin e koduar, me tė cilin e kanė pagėzuar shkencėtarėt HD 189733b. Vėrtitet rreth njė ylli me pėrmasa tė pėrafėrta me ato tė Diellit nė konstelacionin Vulpecula, rreth 63 vite dritė larg nga Toka - rreth 380 milionė milje larg.

Para dy ditėsh, njė skuadėr astronomėsh, nėn drejtimin e Giovanna Tinetti, "European Space Agency" (Agjencisė Evropiane Hapėsinore) njoftoi se kishte gjetur prova bindėse pėr praninė e ujit nė njė "exoplanet" (planet i njė sistemi diellor qė nuk ėshtė yni).

"Trupat na u pėrshkuan nga mornica, teksa identifikonim shenja tė pranisė sė ujit nė njė planet qė gjendet trilionė milje larg", tha doktoresha Tinetti, e cila gjithashtu bashkėpunon nga afėr edhe me "University College" tė Londrės.

Ėshtė pranuar gjerėsisht se uji ėshtė elementi themelor pėr praninė e jetės nė njė planet - ose sė paku tė asaj jete qė njohim ne - por ka pak shanse qė ndonjė gjallesė tė arrijė t‘i mbijetojė nxehtėsisė sė HD 189733b, njė "gjigand i gaztė" i ngjashėm me Jupiterin.

E megjithatė, zbulimi i pranisė sė ujit nė njė sistem kaq tė largėt nė raport me ne, shėnon njė hap tė konsiderueshėm nė kėrkimet pėr gjetjen e shenjave tė jetės nė planetė tė tjerė, shpjegoi Profesori Yuk Yung, i Institutit tė Teknologjisė nė Kaliforni.

"Uji ėshtė njė ndėr elementet bazė tė jetės qė ne njohim. Ėshtė mjaft emocionuese tė zbulojmė se gjendet me bollėk nė njė tjetėr sistem diellor, ashtu si edhe nė tonin", tha lidhur me zbulimin profesori Yuk Yung, gjithashtu njė prej pjesėtarėve tė skuadrės qė kreu zbulimin nė fjalė. Qė nga viti 1995, astronomėt kanė zbuluar rreth 200 ekzoplanetė, duke kapur influencėn e tyre te yjet rreth tė cilėve orbitojnė. Prania e HD 189733b u zbulua falė studimeve tė rrezeve qė lėshon Dielli i tij. Duhet shėnuar se planeti kalon pėrpara kėtij Dielli ēdo 2.2 ditė tokėsore.

Analizat e detajuara tė gjatėsive tė valėve tė absorbuara nga planeti treguan se atmosfera e tij ėshtė e pasur me avuj uji, i cili, pėr shkak tė nxehtėsisė sė madhe, nuk arrin tė kondensohet nė re apo nė ujė, tha dr. Tinetti, studimi i sė cilės ėshtė publikuar nė revistėn shkencore "Nature".

"Uji ėshtė e vetmja molekulė qė mund tė shpjegojė ndryshimet nė rrezet e kapura nga dielli i kėtij planeti. Megjithėse as qė mund tė mendohet se nė HD 189733b ka apo mund tė ketė shenja jete, duke qenė njė ambient mjaft i ashpėr, zbulimi ynė demonstron se uji mund tė ndeshet me shumė mė lehtėsi nė hapėsirė nga ē‘mendonim mė parė, ndėrkohė qė metoda qė pėrdorėm gjatė studimit tė kėtij planeti mund tė pėrdoret nė tė ardhmen pėr tė zbuluar planetė mė miqėsorė, karshi jetės e gjallesave", tha dr. Tinetti.

Mendohet se planetėt mė tė pėrshtatshėm pėr tė mirėpritur jetėn janė ata me pėrmasa relativisht tė vogla, e shkėmborė, tė ngjashėm me Tokėn. Shkencėtarėt mendojnė se kėta janė shumė mė pėrshtatshėm se gjigandėt e gaztė si Jupiteri. Pėr tė bėrė tė mundur praninė e jetės, gjithashtu pranohet si faktor i detyrueshėm uji nė gjendje tė lėngshme, kėshtu qė planeti duhet tė gjendet nė "zonėn Goldilok" - jo shumė larg apo shumė pranė Diellit tė tij, nė mėnyrė qė uji i pranishėm nė tė as tė mos ngrijė, e as tė mos gjendet nė formė avujsh.

"Grahali i shenjtė pėr gjuetarėt e sotėm tė planetėve ėshtė tė gjejnė njė planet tė ngjashėm me Tokėn qė tė ketė njėherėsh edhe ujė nė atmosferėn e tij... Ky zbulim na jep provat se edhe planetė jashtė sistemit tonė diellor mund jenė tė pėrshtatshėm pėr gjallesat", tha dr. Tinetti.

Planeti HD 189733b vlerėsohet tė jetė sa 1.15 e masės sė Jupiterit, ndėrkohė qė orbitėn rreth Diellit tė tij me distancė prej retė 2.8 milion miljesh, afėr aq sa duhet pėr t‘u mbajtur nė kėtė largėsi nga graviteti i yllit, ndėrkohė qė vetėm pėrballė yllit qėndron vetėm njėra nga hemisferat. Kjo do tė thotė se njėra nga hemisferat ėshtė gjatė gjithė kohės nėn rrezet e yllit me temperatura qė duhet tė jenė 1 mijė gradė celsius ose mė shumė.

Njė gjė e tillė, me shumė gjasa, krijon erėra tė stuhishme tė cilat lėvizin nga ana e ndriēuar drejt anės sė errėt tė planetit, shpjegoi dr. Tinetti. "Duhen mėsuar ende edhe njė mijė veēori tė tjera mbi kėtė planet", vazhdoi astronomia. Zbulimi i pranisė sė ujit nė planetin HD 189733b u realizua me ndihmėn teleskopit hapėsinor Spitzer tė "Nasa"-s, i cili tashmė konsiderohet prototipi i instrumenteve tė ardhshme tė hapėsirės.

"Zbulimi i ujit nė kėtė planet na bėn tė mendojmė se edhe planetė tė tjerė nė Univers mund tė kenė ujė", tha Sean Carey, shkencėtari i qendrės shkencore Spitzer. I tė njėjtit mendim ishte edhe Mao-Chang Liang, i po sė njėjtės qendėr: "Vėrtetimi i pranisė sė ujit ėshtė edhe ēelėsi i zbulimit tė jetės aliene".

gazeta shqip 13/ 7/ 2007

yllbardh
17-08-07, 23:15
Edhe pse ėshtė shenja tė ekzistencės sė ujit nė njė ekzoplanet nuk do tė thotė se kushtet e gjendjes sė shenjave tė jetės tė jenė plotėsuar. Kėtu duhet tė mirret nė konsiderim ehde mosha e planetit, sepse si qė dihet edhe pas bombardimit tė planetit tonė me komete tė silan kan pėrmbajtur ujė nė gjendje tė ngrirė, kan kaluar miliona e miliona vitesh derisa ėshtė paraqitur shenja e parė e jetės. Nė fillim tė ekzistencės sė ujit nė Tokė atmosfera ka qenė e mbushur plotė me gazėra si qė ėshtė metani, i cili ėshtė gazė shumė i rrezikėshm, dhe se pėrmbajtja e oqeaneve nė atė kohė ka qenė e pėrzier me metale tė ndryshme e sidomos me Ferrium, ku edhe si rezultat i kėsaj ngjyra e kėtyre oqeaneve ishte njė pėrzierje e sė gjerlbėrtės dhe tė kaltėrtės, qė tregon procesin e irridimit nė pėrmasa tė mėdha dhe me njė shpejtėsi tė madhe. Me kalimin e njė milliard viteve pasi qė uji ka ra nė planetin tonė jan plotėsuar deri diku kushtet pėr ekzistencėn e jetės.
Dihet gjithashtu shumė mirė se nė Europa, hėnė e Jupiterit sipėrfaqėja e saj ėshtė mbuluar nga njė shtresė e akullit dhe se nėr akull mundė edhe tė vėrehen lėvizjet e ujit nė gjendje tė lėngėt, vėshtrime tė bėra nga udhėtimet e satelitit Voyager, mirėpo ende nuk ėshtė vėrejtur ndonjė shenjė e ekzistencės sė jetės nė sipėrfaqe.
P.S. tė urojė me temėn e hapur.

4peace
18-08-07, 18:11
*

Do t'dal pakėz nga tema.

Rasa njerėzore, nga egoizmi e sidomos materializmi i tepruar kėrkon tė huajėn, kurse te vehten, me falni n'shprehje, e ka bėrė m*t.

Planeta amė, Toka, ėshtė bėrė lesh e li kurse ne kėrkojmė shpėtimin/rehatinė tjetėrkah.


A nuk tingėllon e gjithė kjo disi absurde?!


Tė kujdesemi pėr "banesėn" e kėtushme e tek pastaj "tė fluturojmė/lundrojmė" diku tjetėr.


Me t'mira nga unė!


*

halla e madhe
19-08-07, 07:17
*

Do t'dal pakėz nga tema.

Rasa njerėzore, nga egoizmi e sidomos materializmi i tepruar kėrkon tė huajėn, kurse te vehten, me falni n'shprehje, e ka bėrė m*t.

Planeta amė, Toka, ėshtė bėrė lesh e li kurse ne kėrkojmė shpėtimin/rehatinė tjetėrkah.


A nuk tingėllon e gjithė kjo disi absurde?!


Tė kujdesemi pėr "banesėn" e kėtushme e tek pastaj "tė fluturojmė/lundrojmė" diku tjetėr.


Me t'mira nga unė!


*


Hajt se po dal edhe une nga tema mbasi te shpetoj ty postimi pa u shlyer:tongue:

U gezova per kete lajme "pika uji",por edhe me shume u gezova kur na doli uji nga bunari qe qelem keto dite sa ishim ne Kosove,sa per uje qyteti gati u beme njerze marsi te etur e te pluherosur, nuk prita 380 miljon mila deri te pika e ujit por ja nisa ne oborrin tim....uje toke:smile:

4peace
19-08-07, 18:37
Hajt se po dal edhe une nga tema mbasi te shpetoj ty postimi pa u shlyer:tongue:

U gezova per kete lajme "pika uji",por edhe me shume u gezova kur na doli uji nga bunari qe qelem keto dite sa ishim ne Kosove,sa per uje qyteti gati u beme njerze marsi te etur e te pluherosur, nuk prita 380 miljon mila deri te pika e ujit por ja nisa ne oborrin tim....uje toke:smile:

Kjo eshte ide, madje edhe nevoje, shume me e mire/konkrete.

Ishalla i ke gjete ma shume se "ca pika" uji.

jete, ka banore te atyshem e qe revizionistat e imperialistat (fjale keto qe i ndegjova sot nga Dilaveri) nuk jane te mireseardhur atje?

Problem, apo jo?
Persa i perket ketyre hulumtimeve neper gjithesi, gjithe po e kam pershtypjen se keta jane duke bere llogarine pa hanxhiun.

Cka nese aty ka uje, kurse uji i takon dikujt tjeter atje?

Cka, nese atje ka

E gjithe ato shpenzime - krejt kot... Sa keq...


*

turisti
20-08-07, 10:08
Hajt se po dal edhe une nga tema mbasi te shpetoj ty postimi pa u shlyer:tongue:

U gezova per kete lajme "pika uji",por edhe me shume u gezova kur na doli uji nga bunari qe qelem keto dite sa ishim ne Kosove,sa per uje qyteti gati u beme njerze marsi te etur e te pluherosur, nuk prita 380 miljon mila deri te pika e ujit por ja nisa ne oborrin tim....uje toke:smile:

Perhajr edhe ty Hallushe edhe planetit per uje.

Uji me gezon gjithmone. :smile:

LOJETARI
20-08-07, 11:20
Megjithė respektin qė kemi pėr shkrimet tuaja,diskutues tė mė sipėrm ,edhe mirė qė po e dini se keni dalė jashtė temės ,ju lutem ta respektojmė mundin e autorėn sė temės ,pėrndryshe do tė merren tė gjitha masat tokėsore pėr tė mbrojtjen e vullnetin e saj tė mirė . :biggrin: :biggrin: :biggrin:

Ma-Origano
16-12-07, 17:39
Megjithė respektin qė kemi pėr shkrimet tuaja,diskutues tė mė sipėrm ,edhe mirė qė po e dini se keni dalė jashtė temės ,ju lutem ta respektojmė mundin e autorėn sė temės ,pėrndryshe do tė merren tė gjitha masat tokėsore pėr tė mbrojtjen e vullnetin e saj tė mirė . :biggrin: :biggrin: :biggrin:
Te pergzoj per temen Linka_Pz Me rrespekt Ma-Origano.