View Full Version : Vdes aktori i madh Faruk Begolli
Vdes aktori i madh Faruk Begolli [/URL] [URL="http://www.kohavision.net/web/koha/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=4190&itemid=40"] (http://www.kohavision.net/web/koha/index2.php?option=com_content&task=view&id=4190&pop=1&page=0&Itemid=40) e enjte . 23 gusht 2007 http://www.kohavision.net/web/koha/images/stories/faruk%20begolli.jpgKa vdekur sot nė moshėn 63-vjeēare ikona e teatrit dhe e filmit kosovar, aktori i madh, Faruk Begolli. Ai ishte i lindur nė Pejė mė 1944, kurse studioi Akademinė e Filmit dhe Teatrit nė Beograd, ku diplomoi nė vitin 1966. I ndjeri ka punuar si pedagog i lėndės sė Aktrimit nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė pėr shumė vjet. Sė fundi ka punuar aktivisht me studentėt e tij nė Teatrin Dodona, ku ka realizuar shfaqjet "Tregimi Zoologjik", "Heronjtė e kombit", "Iluzionet e dashurisė", si dhe ka bėrė regjinė pėr tetė pjesėt e komedisė mė tė popullarizuar nė vend "Profesor jam talent se jo mahi". Begolli do tė mbahet mend edhe pėr paraqitjet e jashtėzakonshme nė filmat: "Kur pranvera vonohet", "Era e lisi", "Proka", apo edhe nė filmat e ri, si "Dashuria e Bjeshkėve tė Nemuna" dhe "Etjet e Kosovės". Pak kohė mė parė, kolegėt e tij tė profesionit dhe studentėt i kishin botuar atij autobiografinė, qė hidhte nė pah karrierėn e tij tė jashtėzakonshme si aktor e regjisor. Ka kohė qė Begolli po vuante nga njė sėmundje e rėndė. Me dėshirėn e tij tė fundit, aktori Begolli ėshtė varrosur sot nė njė ceremoni private. Ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, ka dėrguar njė telegram ngushėllimi, nė tė cilin thuhet se ka ikur njeriu, por nuk ka vdekur aktori Faruk Begolli.
Nje nder Aktoret me te Popullarizuar Shqipetar, Ne Amerik e ne shume vende tjera Boterore....
Ngushllime Familjarve te tij ....!
Ngushllime........................................ .....................
Veprimtaria e tij:
Teater
* Profesor... jam talent... se jo mahi -seri 5 pjesėshe; dramatizimin
* Kur kishe mujtė me mpa, qysh mė kishe pa - dramatizimin, skenografin dhe kostumografin
* Iluzionet e dashurisė - dramatizimin
* Kėngėtarja tullace
* Dashuritė e Xhorxh Uashingtonit
* Mbytma burrin
* Maturantėt - dramatizimi
* Martesa
* Stjuardesat
* Mbreti Ibish
* Hajnat nuk vijnė gjithmonė pėr tė keq
* Ti, vetėm ti dramatizimi
* Tė lumėt na pėr kėtė liri
* Ndorė e ka deputeti
Kinematografi
* Dashuria e Bjeshkėve tė Nemuna
* Kur pranvera vonohet
* Tė Ngujuarit
...erdhi , jetoj dhe shkoj .......nje nder boemet me origjinal te popullit shqiptare...te tjereve ju la veprat dhe vete i jetoj ato .... mendoj qe ja arriti qellimit ,per ate qe jetoj .... dheu i qofte i lehte ..!!
Ngushllime,ka qene nje nder aktoret me te medhenj.....
Jeta esht e pa kuptimt.
Mburrem me veprat e tij.
Qoft i leht dheu i tij.
gjithasht edhe nga une shum ngushllime per vdekjen e aktorit te madhe me permasa boterore Faruk Begollin se ka qen ambasadori i vertet i kosoves!
SANTANA-29
24-08-07, 14:01
Ngushllime;
Me rastin e vdekjes se akorit te madh Faruk begolli,
Ne historin e teatrit te filmit kosovar,emri i Faruk begollit nuk do te harrohet kurr,
I qofte lehte dheu i Kosoves!;;
Ngushllime per Aktorin me te madhe dhe me te Famshum.............:mad:
Ngushimet e sinqerta familjes se Begit ... Zoti e Meshirofte
Ngushllime per familjen e te ndjerit
Presidenti Sejdiu ngushėlloi familjen Begolli
Presidenti i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu, i dėrgoi njė telegram ngushėllimi familjes Begolli, e cila humbi mė tė dashurin e saj, aktorin e shquar Faruk Begolli. Nė telegramin e Presidentit Sejdiu thuhet:
"E nderuar familje Begolli,
Pranoni ngushėllimet e mia mė tė sinqerta pėr ndarjen nga jeta tė bashkėfamiljarit tuaj, regjisorit e aktorit tė madh tė Kosovės, Faruk Begolli. Ai ishte njė ndėr artistėt mė tė kompletuar qė i dha aq shumė skenės dhe publikut kosovar.
Lajmin pėr vdekjen e tij e pritėm me pikėllim tė thellė, por jemi tė sigurt qė virtytet e tij tė njė artisti dhe njeriu tė madh, qė ishin shembull, do tė vazhdojnė tė jetojnė te tė gjithė qytetarėt e Kosovės."
Telegram ngushėllimi i ministrit Haraqija
"Ka ikur njeriu, por nuk ka vdekur aktori Faruk Begolli...
E nderuara familje Begolli!
Tė nderuar artistė, miq tė aktorit tė madh Faruk Begollit!
Lajmi pėr vdekjen e aktorit tė madh kosovar, Faruk Begolli, mė ka pikėlluar thellė mua dhe gjithė stafin e Ministrisė sė Kulturės. Vdekja e hershme e aktorit tė madh Faruk Begolli ka pikėlluar edhe gjithė njerėzit e artit e tė kulturės shqiptare tė cilėt e kanė njohur personalitetin e Faruk Begollit apo e kanė parė nė skenė e nė ekran aktorin Faruk Begolli.
Me rastin e vdekjeve tė tilla tė mėdha nė radhė tė parė vdes njeriu, ik prej nesh njė emėr i veēantė. Edhe me rastin e vdekjes sė Faruk Begollit ka ikur njė njeri, por nuk ka vdekur aktori Faruk Begolli.
Nė skenėn e teatrit nuk do tė luajė mė aktori Faruk Begolli! Por nė historinė e teatrit e tė filmit kosovar, emri i Faruk Begollit do tė shkruhet me shkronja tė mėdha!
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės!
Astrit HARAQIJA
Ministėr i MKRSĒJ-sė"
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.