PDA

View Full Version : Kanceri i stomakut


Linka_pz
23-08-07, 21:12
Ēfarė ėshtė kanceri i stomakut, si ta kuptoni (http://www.cokollata.com/forum/index.php?topic=2388.msg30097#msg30097)

Kanceri nė stomak ndodh kur qelizat nė njė pjesė trupi fillojnė tė mos funksionojnė mirė. Ka shumė lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do tė vijė vetėm si pasojė e rritjes jashtė kontrollit tė qelizave jo normale. Lloje tė ndryshme kanceri sillen nė mėnyrė tė ndryshme. Kanceri nė mushkėri, nė gjoks, nė vaginė dhe kanceri nė stomak janė sėmundje shumė tė ndryshme. Sėmundja rritet me ritme tė ndryshme dhe i kundėrpėrgjigjet nė mėnyra tė ndryshme mjekimit. Njerėzit me kancer kanė nevojė pėr njė mjekim qė i nevojitet llojit tė kancerit nė stomak qė ata kanė. Nėse njė person mjekohet pėr njė lloj tjetėr kanceri nė stomak, atėherė sėmundja ekzistuese do tė zhvillohet duke u rrezikuar edhe jetėn. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesėn e tij e ka pikėrisht aty, nė stomak. Stomaku ėshtė i ndarė nė 5 shtresa tė ndryshme. Kanceri mund tė zhvillohet nė secilin prej kėtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa mė e jashtme, numėrohen 5 shtresa dhe shtresa mė e brendshme quhet mukozė. Acidi i stomakut dhe lėngu tretės janė tė pėrbėra nga shtresa e mukozės. Shtresa tjetėr quhet submukoza dhe ėshtė e rrethuar nga muskulaturė, njė shtresė muskujsh qė lėviz dhe pėrzien stomakun. Dy shtresat e tjera janė subseroza dhe seroza qė janė dhe pjesa mbyllėse ose mbėshtjellėse e stomakut. Shtresa mė e jashtme e stomakut ėshtė seroza. Pjesa mė e madhe e kancerit nė stomak fillon bė mukozė. Kanceri mund tė zhvillohet edhe mė thellė pėr shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa mė i thellė tė bėhet dėmtimi aq mė e vėshtirė ėshtė tė kurohet kjo sėmundje. Kanceri nė stomak mund tė zhvillohet me ngadalė nė shumė vjet. Ai nuk shfaqet nė mėnyrė tė papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shumė ndryshime qė ndodhin nė pjesėn e brendshme tė tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumė simptoma ndaj dhe nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė tė pakuptuara.

Ēfarė ėshtė qeliza e kancerit
Ka qindra lloje qelizash po kėshtu edhe qindra lloje kanceri pak nga tė cilat mund tė kurohen nė tė njėjtėn mėnyrė. Jeta e ēdo qelize ėshtė planifikuar tė veprojė nėpėrmjet instruksioneve tė kodifikuara, tė quajtura gjene tė cilat mbahen nė bėrthamėn e tij. Kėto u tregojnė atyre si tė veprojnė, kur tė ndahen, kur tė riprodhojnė dhe kur tė vdesin. Kur udhėzimet lidhur me shumėfishimin apo vdekjen e qelizave janė tė gabuara qeliza mund tė filloje tė ndahet nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe nuk vdes nė kohen e duhur. Nė kėtė mėnyrė kanceri nuk ndjek udhėzimet e duhura qė bėjnė ndarjen e drejtė tė qelizave. Sa herė qė qelizat ndahen udhėzimi “i keq” riprodhohet dhe nė kėtė mėnyrė vazhdon shumėfishimi i pakontrolluar i qelizave. Kėto qeliza shumėfishohen shumė shpejt, mblidhen nė tė njėjtin vend dhe formojnė atė qė nė quajmė tumor. Kanceri dėmton shėndetin nė rrugė dhe forma tė ndryshme. Tumori i kancerit mund tė pėrzihet me organet pranė tij ose me tuba qė mbajnė kimikate tė ndryshme qė shkaktojnė dhimbje apo simptoma tė tjera. Pėr shembull njė tumor nė tru mund prekė pjesė trurit duke shkaktuar bllokim tė trurit, verbim, kriza ose probleme tė tjera.

Kėshilla

1- Pėrdorni sa mė shumė fruta dhe perime. Njė dietė e pasur me futa dhe perime tė freskėta, sidomos ato tė pasura mė shumė vitaminė C, kanė rezultuar se kanė njė ndikim tė madh nė mbrojtjen kundrejt kancerit nė stomak.
2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Kėta pėrbėrės nitrogjen njihen se janė shumė tė dėmshėm dhe japin mė shumė mundėsi zhvillimit tė kancerit tė stomakut. Gjenden mė sė shumti nė mish, sallam, salēiēe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet qė pėrmbajnė djegės si dhe qė janė shumė tė kripėsuara. Nė vendet qė tymoset shumė dhe qė preferojnė ushqimet mė shumė kripė ėshtė vėrtetuar se kanė njė nivel mė tė lartė tė prekurve nga kjo sėmundje.
4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund tė shkaktojė ndryshime nė qelizat dhe mund tė ēojė drejt kancerit.
5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive tė mėdha tė mishit tė kuq, sidomos nėse ėshtė i skuqur, rrit mundėsinė pėr zhvillimin e kancerit tė stomakut.
6- Vizitohuni tek mjeku nėse keni simptoma tė ulcerės, si dhimbja e stomakut, djegia apo tė vjelat.

Linka_pz
24-08-07, 08:47
Simptomat e para tė sėmundjes


Pėrzierje tė stomakut, tė vjella si dhe djegie tė stomakut, e cila nė disa raste mund tė kalojė nė tė gjithė kraharorin tuaj, duket tė jenė edhe simptomat e para tė sėmundjes. Mė pas ajo karakterizohet nga dobėsi dhe lodhje. Humbje tė oreksit ose fryrje tė stomakut. Dhimbje e barkut qė mund tė zgjasė nga pak minuta nė disa orė dhe zakonisht dhimbjet mund tė largohen vetėm pasi keni marrė njė dobėsim tė acidit. Nė disa raste dhimbje tė cilat zgjasin me javė tė tėra dhe largohen, qė mund tė kalojnė mė pas nė dhimbje qė ka njė periudhė tė caktuar dhe bėhet mė e fortė. Humbja e oreksit dhe rėnie nė peshė. Kėto simptoma, pėrfshirė dhe atė qė shoqėrohet mė rrjedhje gjaku, mund tė shkaktohen nga ulcera nė stomak dhe njė virus i thjeshtė mund tė shkaktojė shumė tė tjerė. Ka teste tė veēanta, tė cilat mund tė ndihmojnė nė evidentimin qė nė fazat e para tė sėmundjes.
Cilat janė shkaqet e sėmundjes
Infeksioni pėrcaktohet si njė nga shkaqet kryesorė. Kanceri i stomakut ėshtė tjetėr sėmundje, tė cilin mjekėt e lidhin me trupin e njeriut, qė ėshtė i pėrbėrė nga lloje tė ndryshme qelizash qė veprojnė nė mėnyra tė ndryshme. Njė qelizė nė veshkė, megjithėse pėrmban tė njėjtin informacion gjenetik tė njė qelize tė trurit, luan njė rol krejtėsisht tė ndryshėm. Kanceri shfaqet atėherė kur njė pjesė shumė e vogėl e mekanizmit tė qelizės nuk funksionon nė mėnyrėn e duhur. Kanceri nė stomak ėshtė mė shumė i pėrhapur tek meshkujt, sidomos pas moshės 60-vjeēare. Shkaqet:


1-Anemi e dėmshme, qė ndikon pjesėn e brendshme tė stomakut dhe si rezultat njė person ka mungesė tė vitaminės B12.
2- Njė ērregullim nė stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, njė infeksion i cili prek stomakun
4- Njė gjendje heridetare, nė tė cilėn njerėzit kanė polipe (si tumor) nė stomakun e tyre. 1. Dermafibroma e ngritur e lėkurės
2. Tumori kanceroz i qelizės “mergel”
3. Sarkoma e Kaposit



Si duhet mjekuar kanceri nė stomak


Ashtu si pėr ēdo lloj sėmundje, kurimi pėr kėtė sėmundje bėhet nė mėnyrė individuale, pasi varet nga lloji i sėmundjes, zhvillimi, pėrhapja e tumorit, faza e sėmundjes si edhe gjendja e pėrgjithshme e shėndetit tė pacientit. Fatkeqėsisht pėr shkak se stomaku nė fazat fillestaret sėmundjes shkakton shumė pak simptoma, sėmundja vazhdon tė pėrhapet edhe kur rezultatet kanė dalė tė mira. Kurimi i kancerit tė stomakut pėrfshin kirurgjinė, kimioterapinė, terapinė biologjike. Pacienti mund t’i nėnshtrohet njė operacioni tė lehtė, i quajtur Biopsia, pėr tė marrė njė kampion te vogėl tė kancerit pėr analiza. Radioterapia dhe kimioterapia tė kombinuara bashkė nėse sėmundja ka pėrparuar shumė. Kirurgjia, njė operacion pėr tė evituar pėrhapjen e kancerit. Kirurgjia ėshtė kurimi mė i pėrhapur me kancerin e stomak. Nė saj tė kėsaj metodė kėrkimi bėhet e mundur qė tė hiqet vetėm shtresa e prekur me kancer i stomakut duke mos lejuar zhvillimin edhe nė shtresat e tjera.
Cilat llojet mė tė pėrhapura tė kancerit

Janė mė shumė se 9200 njerėz qė vuajnė nga kanceri nė stomak. Tre janė llojet kryesore tė kancerit nė stomak: limfatik, tumori i stomakut, dhe tumori kancerogjen. Limfatik, janė kancere tė indeve tė sistemit imunitarė qė ndonjėherė gjendet nė “muret” e stomakut. Tumori i stomakut zhvillohet nga indet e “mureve tė stomakut”. Ndėrsa lloji i tretė, pra tumori kancerogjen janė tumoret e qelizave tė stomakut. Nėse tė tre kėta lloje kaceresh arrihen tė identifikohen qė nė fillimet e sėmundjes, atėherė mundėsitė qė tė kurohen apo tė evitohet zhvillimi i mėtejshėm i tij ėshtė shumė i madh. Kanceri limfatik njihet edhe si lloji mė i rėndė i kancerit, i cili pėrparon shumė shpejt nė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe mund tė ēojė deri nė humbjen e jetės.

Linka_pz
24-08-07, 13:06
Hudhra parandalim i kancerit ne Stomak


http://vargmal.org/attachment.php?attachmentid=468&d=1170893764

Pėrbėrėsit
Hudhra ėshtė njė prej produkteve mė tė pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminė C. Hudhra e thatė pėrmban rreth 58 pėrqind insulinė. Njė kilogram hudhėr jep 1300 kalori. Ajo ėshtė e pasur nė kripėra tė kalciumit, jodit e squfurit

Vlerat
Gjithashtu pėrdorimi i hudhrės ka vlera tė pakrahasueshme nė uljen e kolesterinės nė gjak. Nga studimet e bėra nė USA, ku u eksperimentuan 45 burra, qė kishin vlerė tė lartė tė kolesterinės, dhe qė pėrdorėn ēdo ditė 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrės nė gjak u ul me 58 pėrqind. Lėngu i hudhrės jep njė ndihmesė tė madhe edhe nė rikthimin e flokut tė humbur. Pasi bėhet shtypja e mirė e hudhrės, me lėngun e pėrftuar bėhet masazh rreth 3 minuta nė vendin ku ka rėnė floku. Mbahet ashtu pėr 30 minuta dhe mė pas koka lahet mirė, deri sa tė largohet era e rėndė e hudhrės. Ky veprim bėhet njė herė nė javė deri nė shfaqjen e rezultateve pozitive. Njė tjetėr studim ka treguar se njerėzit, qė hanė hudhėr ēdo ditė, mund tė jetojnė mė gjatė. Studimi ėshtė bėrė nga dietologė hollandezė dhe tregon se kėta njerėz mund tė jetojnė 6 vjet mė shumė se tė tjerėt, qė s’e konsumojnė kėtė produkt. Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė ashtu edhe tė thatė. Efektet e saj janė tė mrekullueshme, veēse duhet patur njė kujdes tė jashtėzakonshėm. Pėrdorimi i saj nė mėnyrė tė gabuar dėmton rėndė shėndetin e personit tė sėmurė. Vetitė e saj kuruese janė edhe mė praktike, duke pasur parasysh se kjo bimė rritet gjerėsisht dhe gjendet lehtė.

Kėshilla mjekėsore
Pėr ata qė vuajnė nga hipertensioni, do t’u mjaftonte tė hanin njė thelb hudhre dhe shumė shpejt do ta ndiejnė sėrish mirė veten. Por nuk rekomandohet qė hudhra tė pėrdoret nga njerėz, qė e kanė tensionin e ulėt, pasi do tė keqėsonin shėndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe nė qarkullimin nė mėnyrė tė rregullt tė gjakut. Mjekėt rekomandojnė 2 thelbinj hudhre nė ditė. Efekte pozitive ka dhėnė pėrdorimi i hudhrės edhe nė parandalimin e kancerit nė stomak dhe nė zorrėn e trashė. Kanceri nė zorrėn e trashė ėshtė i pėrhapur te meshkujt dhe ėshtė vėrtetuar se ata qė kanė pėrdorur hudhra kanė pasur mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga sėmundja. Kėshillohet qė ēdo ditė tė hahen 3 deri nė 10 thelbinj hudhre. Pėr shkak tė vetive tė saj dezinfektuese, hudhra ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera te tė sėmurėt, qė vuajnė nga dhimbja e veshėve. Pėr kėta njerėz rekomandohen disa pika nga lėngu i hudhrės nė momentin e dhimbjeve. Shumė shpejt ky lėng do tė jepte efekte tė menjėhershme nė qetėsimin e veshit. Po kėshtu rezultate mjaft tė mira ka dhėnė nė shėrimin e gripit, kur ai ėshtė i shoqėruar me bllokim tė hundėve apo dhimbje tė grykėve. Njė studim i kryer nga studiues amerikanė provoi se pėrbėrėsit e hudhrės mund tė mbysnin 14 lloje tė ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatėrrojnė ato. Shumė e dobishme ėshtė hudhra edhe pėr tė sėmurėt, qė vuajnė nga astma dhe kolla. Pėrdorimi i saj ose lėngu qė pėrftohet gjatė shtypjes, lehtėson rrugėt e frymėmarrjes dhe qehtėson tė sėmurin. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, lėngu i hudhrės ka ndihmuar nė mjekimin e plagėve tė rėnda, tė marra gjatė lufimit. Edhe sot ajo vazhdon tė japė efekte tė shkėlqyera nė shėrimin sa mė tė shpejtė tė plagėve, duke zėvendėsuar kėshtu edhe antibiotikėt.

Sėmundjet
Mjekėsia moderne ka njohur aftėsinė, qė me anė tė hudhrės dhe kurave, qė e kanė nė pėrbėrje, tė shėrojnė sėmundje tė ndryshme, siē janė artero-skleroza, tensioni i lartė i gjakut dhe ērregullimet e qarkullimit tė gjakut, problemet e zemrės

Pėrdorimi
Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė ashtu edhe kur ajo pėrdoret e thatė. Nėse pėrdoret nė gatim kėshillohet qė mos tė skuqet shumė, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatė skuqjes humbet me shijen e vajit.

Paketė kėshillash
Tė sėmurėt, qė vuajnė nga tensioni i ulėt, nuk duhet tė hanė hudhėr.
Kėshillohet pėrdorimi i 3 deri nė 10 thelbinj hudhre nė ditė kundėr sėmundjeve.
Gjatė pirjes sė lėngut tė hudhrės ose ngrėnies sė saj, lani mirė gojėn.
Kėshillohet ngrėnia e hudhrės pėr tė fituar imunitetin e organizmit.
Gjatė gatimit hudhra tė jetė e butė pėr tė mos humbur vitaminat, qė ajo pėrmban.
Hudhra shėrben edhe pėr tė ulur tensionin, pėr personat qė vuajnė nga tensioni i lartė.
Kjo bimė pėrdoret bashkė me erėzat e tjera pėr gatim, pasi shumė njerėz e pėlqejnė shijen e saj.
Veprimi baktericid i hudhrave pėrdoret nė industrinė e konservave pėr tė zhdukur mikroorganizmat, qė kalbin lėndėn organike.