PDA

View Full Version : Ngrohja Globale


Linka_pz
25-08-07, 20:32
Ngrohja Globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se neriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

Malet e akullta te poleve jane ne levizje

Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit

Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.

Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash

Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.

Linka_pz
25-08-07, 20:33
Efekti i Greenhouse (Greenhouse effekt)
Diqka qe duhet kuptuar eshte se shume nga c'flitet per ngrohjen globale jane opinione rreth senareve potenciale dhe asgje nuk mund te jete plotesisht e sigurte.Ajo qe te gjithe bien dakort eshte se ngrohja globale eshte gjithnje ne rritje.Pyetja eshte sa nga kjo eshte rezultat i natyres dhe sa nga kjo eshte nga influenca e njeriut.

Kushtet e motit,ne qdo lloj vendi ndryshojne nga dita ne dite e nga viti ne vit por ne pergjithesi qendrojne ne parametra te caktuar per nje kohe teper te gjate.Keto parametra njeriu i quan 'Klime' Kur mendojme mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshhere ne i referohemi termit greenhouse effect.(greenhouse effect eshte ngritja e temperatures ne siperfaqen e tokes si rezultat i energjise se nxehte te mbyllur mes gazerash ne hapesire.Kur rrezet e diellit kalojne nepermes atmosferes se tokes nje pjese e energjise pengohet po ama nje pjese tjeter kalon nepermes atmosferes) Edhe pse eshte e lehte per ta menduar si te tille po efekti i greenhouse eshte faktikish diqka e mire.
Sidoqofte problemi qendron se ne po ndryshojme elementet e greenhouse effect.

Greenhouse effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokes (gazerat e Greenhouse) lejojne qe ne te marrim me teper ngrohtesi nga dielli sesa ajo pjese ngrohtesie qe humbet ne hapesire.Kjo e ben siperfaqen e tokes 30-35c me te ngrohte se sa faktikisht duhet te jete,gje qe e kthen ate ne nje planet te papershtatshme per njeriun.Problemi eshte se niveli i gazerave qe kryejne
Greenhouse effekt jane ne ndryshim e siper.

Evidenca e saj mund te shikohet ne ngritjen e temperatures globale.Kjo ka sjelle si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave te debores.
Mund te kete pasur kohera teper te nxehta miliona vite me pare po kjo eshte ngritja me e shpejte e temperatures qysh nga koha e akullit.

Konkluzionet jane se dioksidi i karbonit kontribon ne ndryshimet me te medha ne gazerat e greenhouse.Te tjera gazara te grrenhouse jane Methane,CFCs dhe Ozoni.Problemi eshte se keta gazera nuk mund te qendrojne ne atmosfere per dekada te tera!Nga djegja e lendeve Nafte,gaz,benzine e vajra te tjera nga industrite e renda,transporti etj,largimi i ketyre gazerave eshte rritur.

Disa organizata kane perdorur modelime klimatike duke u munduar te parashikojne se c'fare do te ndikojne keta dryshime ne te ardhmen e planetit.Disa parashikime sygjerojne se temperatura globale do rritet nga 3 grade C gjate 100 viteve te ardheshme dhe niveli i detit do vazhdoje te ngrihet.
Implikimet dhe qrregullimet jane fenomenale!

Linka_pz
25-08-07, 20:36
Realiteti dhe urgjenca e ngrohjes Globale

Nje pjese teper e madhe e publikut Amerikan perkrah idene se ngrohja globale eshte e vertete dhe eshte problem serios,dhe nje pjese tjeter(ana kundershtuese)argumenton qe marrja e masave kunder saj eshte teper e veshtire nga ana ekonomike.Kjo pjese perqendrohet ne dy pika: nese problemi
eshte urgjent dhe duhtet te behen hape qe kushtojne shume apo ky problem mund te eleminohet gradualisht duke bere hapa me kosto te ulet.Politikanet qe jane ne favor te marrjes se masave kundrejt ngrohjes globale shikohen ne menyre me te favorshme.Padeijenia eshte e madhe per ngrohjen globale por jo proqesi qe rrethon Kyoto Treaty.

Pjesa me e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale

Virtualisht ne te gjitha sondazhet qe jane bere, nje pjese teper e madhe beson se ngrohja globale eshte nje problem i vertete.Vetem nje pjese teper e vogel e publikut (me pak se qereku) dyshon ne realitetin e ngrohjes globale.Sidoqofte qysh nga fillimi i administrimit nga Bush perqindja e pjeses qe dyshon eshte
rritur.

Viktori15
26-08-07, 18:29
Realiteti dhe urgjenca e ngrohjes Globale

Nje pjese teper e madhe e publikut Amerikan perkrah idene se ngrohja globale eshte e vertete dhe eshte problem serios,dhe nje pjese tjeter(ana kundershtuese)argumenton qe marrja e masave kunder saj eshte teper e veshtire nga ana ekonomike.Kjo pjese perqendrohet ne dy pika: nese problemi
eshte urgjent dhe duhtet te behen hape qe kushtojne shume apo ky problem mund te eleminohet gradualisht duke bere hapa me kosto te ulet.Politikanet qe jane ne favor te marrjes se masave kundrejt ngrohjes globale shikohen ne menyre me te favorshme.Padeijenia eshte e madhe per ngrohjen globale por jo proqesi qe rrethon Kyoto Treaty.

Pjesa me e madhe afirmon realitetin e ngrohjes globale

Virtualisht ne te gjitha sondazhet qe jane bere, nje pjese teper e madhe beson se ngrohja globale eshte nje problem i vertete.Vetem nje pjese teper e vogel e publikut (me pak se qereku) dyshon ne realitetin e ngrohjes globale.Sidoqofte qysh nga fillimi i administrimit nga Bush perqindja e pjeses qe dyshon eshte
rritur.
hmmm pom vjen mire qe ka kesi lloj njerzish qe meren me probleme siq eshte ngrohja globale ..... tung met mira :>

4peace
26-08-07, 19:51
*

Kjo ėshtė ndėr ēėshtjet mė urgjente nė rruzullin tokėsor. Prandaj dhe mund tė them se kjo temė ėshtė nga mė tė qėlluarat deri tash nė kėtė forum. Kjo temė ėshtė njėra nga temat mė aktuale nė gjithė botėn. Vetėdijėsimi nga kanosja e rreziqeve pėr shkak tė ngrohjes globale, nė mos mė tepėr, mund tė themi se ėshtė dyfishuar. Edhe nė vet SHBA-tė, e njohur si ndotėsja mė e madhe nė kėtė rruzull (diku rreth 25% tė ndotjes vie nga ky vend), njerėzit kanė filluar tė shqetėsohen nga ky problem, i cili duhet t’i pėrkasė jo vetėm ēdo shteti por edhe ēdo individi veē e veē. Tashmė jemi mėsuar me skena nga televizioni dhe mediat tjera. Diku mbretėron vapė e padurueshme kurse diku tjetėr ndodhin tė reshura tė mėdha me vėrshime, uragane…Kėtė mund ta keni vėrejtur edhe tek ne:vapė e padurueshme, djegje, thatėsi e madhe…


Gjitha tė mirat!



*

Linka_pz
26-08-07, 20:14
Dielli s'ka lidhje me ndryshimet klimatike

Njė studim i ri shkencor konkludoi se ndryshimet nė fuqinė e diellit nuk mund tė jenė shkaktarė tė ndryshimeve klimatike tė ditėve tė sotshme.

Studimi tregon se fuqia e diellit ka rėnė 20 vitet e fundit,megjithatė temperaturat nė tokė janė rritur.Ai tregon gjithashtu se tempeaturat e ditėve tė sotshme nuk janė tė pėrcaktuara nga efekti idiellit nė rrezet kozmike, siē ėshtė pretenduar mė herėt. Sipas studimit, rrezet kozmikekanė pasur ndikim nė temperaturat tokėsore nė tė kaluarėn, por jo tani. Appleton Laboratory, i cili bėri analizėn, sė bashku me Claus Froehlich nga World Radiation Center nė Zvicėr.

Dr Lockwood filloi studimet pjesėrisht si pėrgjigje ndaj dokumentarit televiziv 'Mashtrimi ingrohjes globale', i emetuar nė televizionin Channel Four nė Britani, mė herėt kėtė vit, nė tė cilinu paraqit hipoteza e rrezeve kozmike. "Tė gjithė grafikėt qė ata na treguan kanė vlejtur deri rrethvitit 1980 dhe arsyeja ėshtė se gjėrat kanė ndryshuar pas kėsaj",tha ai pėr faqen e internetit tė BBCNews. "Nuk mundesh thjesht tė injorosh pjesė tė informacionit qė nuk tė pėlqejnė", tha Lockwood.

Tendenca e ngrohjes

Rruga tė cilėn e kanė ndjekur shkencėtarėt nė kėtė analizė ėshtė e thjeshtė: tė shikojnė intensitetin e energjisė diellore dhe rrezeve kozmike gjatė 30-40 viteve tė fundit dhe t'i krahasojnė ato tendenca me grafikėt e temperaturės mesatare tė sipėrfaqes globale, tė cilat janė rritur me 0.4 C gjatė kėsaj kohe.
Dielli ndryshon nė njė cikėl prej rreth 11 vitesh midis periodave tė aktivitetit tė lartė dhe tė ulėt.

Por ky cikėl kryeson tendenca mė afatgjata; dhe pjesa mė e madhe e shekullit 20 ka parė rritje tė dobėta, por tė qėndrueshme tė energjisė diellore.Por rreth vitit 1985, kjo tendencė me sa duket ėshtė kthyer nė drejtim tė kundėrt, nė rėnie tė energjisė diellore.

Sidoqoftė, kjo periudhė ka pasur rritje tė temperaturave, nėse jo mė shpejt se ēdo periudhė e100 viteve tė fundit."Kjo teori pėrforcon faktin se ngrohja nė 20-40 vitet e fundit nuk mund tė jetė shkaktuar nga aktiviteti diellor",tha Dr Piers Forster nga Universiteti i Leedsit, kontribuuesi me i madh nė diskutimin e sivjetshėm mbi shkencėn klimatike nė Grupin Ndėrkombėtar pėr Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Dallimi kozmik

Raporti pėrmbledhės i IPCC-sė nė shkurt, ra nė konkluzionin se gazrat serrė janė rreth 13 herė mė shumė pėrgjegjėse pėr rritjen e temperaturave globale se ndryshimet diellore.

Por organizata u kritikua nė disa drejtime pėr mosmarrjen parasysh tė hipotezės tė rrezeve kozmike, e zhvilluar ndėr tė tjerė dhe nga Henrik Svensmark dhe Eigil Friis-Christensen, tė Qendrės Nacionale Daneze tė Hapėsirės.

Teoria e tyre mbėshtetet nė faktin se rrezet kozmike ndihmojnė pėr krijimin e reve, duke formuar grimca tė vogla rreth tė cilave avulli i ujit mund tė kondensojė dhe ky proces mund tė ftohė tokėn.

Gjatė periodave tė aktivitetit tė lartė diellor, rrezet kozmike janė pjesėrisht tė bllokuara nga fusha mė intensive magnetike e diellit.Formimi i reve pakėsohet dhe toka ngrohet.

Analizat e Mike Lockwood, siē duket, kanė vėnė dorė, ndoshta dhe nė mėnyrė fatale, mbi kėtė hipotezė intriguese dhe elegante.

Ai tha: "Nuk mendoj se ka efekt tė rrezeve kozmike mbi shtresėn e reve. Ajo funksionon nė ajėr tė pastėr detar, ku nuk ka ndonjė gjė tjetėr qė mund tė bėj avulli i ujit pėrveē se tė kondensojė. Mund tė ketė pasur ndikim nė kohėn para industrializimit, por nuk mund ta marrėsh parasysh nė kėtė ēfarė po shohim ne tani, se kėtu po flasim pėr tjetėr lloj loje."
BBC

Linka_pz
26-08-07, 20:18
NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT


nanda (http://www.agimi.com/modules.php?name=Your_Account&op=userinfo&uname=nanda) Shkruan "Rritja e temperaturės globale tė tokės dhe rreziku qė paraqet sot ajo, ėshtė njėra ndėr problemet mė serioze me tė cilėn duhet tė merret njerėzimi gjatė kėtij shekulli. Por, pak kush e di se, pėr kėtė rrezik tė madhe qė tani po i kanoset njerėzimit, njė gjė tė tillė, mu para 500 viteve, veē e kisha paraparė nė parathėniet e veta famoze, parathėnėsi mė i madh i tė gjitha kohėrave, Mishell Nostradamus.


Sipas parashikimit tė shumė shkencėtarėve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerėzimit nė tė ardhmen, pa dyshim se do tė jetė ngrohja globale e tokės. Kjo dukuri shkaktohet pėr shkak tė dėmtimit permanent tė shtresės mbėshtjellėse tė ozonit qė e pėrshkon globin tokėsor. Pėr tė qen ky fakt edhe mė brengosėt, dėmtimi i kėsaj shtrese po bėhet nga dora e vetė njeriut, gjegjėsisht pėrmes prodhimit dhe pėrdorimit enorm nė industri tė dioksidit karbonik dhe metanit, tė cilat shpėrndahen nė ajėr pėrmes tubave tė ndryshme tė pėrdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, tė njohura tek ne si “spreje spėrkatėse” .
Se ēfarė rreziku mund tė ketė pėr njerėzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimė tė gjithė jemi tė paralajmėruar. Shumė vise me klimė tė ndryshueshėm kontinentale, veē kanė filluar tė ballafaqohen me temperatura enorm tė larta. Veē dihet, se nė disa regjione tė botės, dimri, pranvera dhe vera, vit pėr vit ndryshojnė dhe nuk janė si tė viteve tė kaluara. Temperaturat nė kėto vise me tė madhe kanė filluar tė ndryshojnė dhe klima vit pėr vit bėhet e nxehtė, dhe e kundėrta, aty ku ishte zakonisht nxehtė, kemi paraqitjet e shpeshta tė temperaturave mė tė ulėta.
Dėshmitarė tė ndodhjes sė kėtij fenomeni jemi edhe ne nė Kosovė.
Nėse kjo gjendje gradualisht vazhdon me kėtė trend, veē mund tė parashikojmė se ēka do tė na gjej pėr disa vite tė ardhshme?
Pėr fenomenin e nxehjes globale tė tokės dhe rrezikun e madh tė saj pėr mbarė njerėzimin, tanimė veē janė alarmuar shumė qeveri dhe institucione ndėrkombėtare tė vendosjes, por gjėja mė kryesore qė ne deshėm ta parashtroj nė kėtė artikull, ėshtė fakti se, mu ky rrezik, qė tani realisht po i kanoset njerėzimit dhe mbar rruzullit tokėsor, atė, qysh para 500 viteve, nė parathėniet e tija famoze, veē e kishte paraparė, parathėnėsi mė i madh i tė gjitha kohėrave Mishell Nostradamus.

Ēfarė parashikonte nė realitet Nostradamusi pėr kėtė fenomen?

Nė veprėn e veta tė shkruar nė formė tė strofave qė ai i quante kuatrane, ndėr shumė parashikime pėr tė ardhmen e njerėzimit, mund tė gjendet edhe disa strofa qė parathonė ndodhjen e thatėsirės sė madhe nė gjithė globin.
Sipas Nostradamusit, si shkaktare tė kėsaj thatėsire do tė jenė temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do tė shkretohen shumė toka pjellore. Do tė paraqiten, zjarre dhe sėmundje tė ndryshme qė si pasoj do tė kenė vdekje masive tė njerėzve, kafshėve dhe botės bimore. Pastaj, pėr shkak tė rritjes sė vėllimit tė ujit, nėpėr oqeane dhe lumenj qė do tė shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nėpėr viset polare me temperatura tė ulėta, toka do tė pėrfshihet nga vėrshimet e mėdha.
Nga kėto vėrshime, ai parasheh pėrmbytjen e shumė sipėrfaqeve ekzistuese kontinentale.
Kėtė thatėsirė Nostradamusi e parathot kėshtu:

Nė dyzetetetė gradė
Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatėsirė e madhe duhej tė zgjaste dyzet vite me temparatura tejet tė larta. Pėr shirat qė pasojnė dhe vėrshimet e mėdha, parathuhet tė jenė tė shkaktuara nė mėnyrė artificiale, nė formė tė shkrirjes sė akullit nga viset polare tė mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet tė jetė si rezultat i tė ariturave shkencore nė lėmin e detarisė.
Ja se si e pėrshkruan kėtė:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojė...

Nė pėrgjithėsi, pėr paraqitjen e thatėsirės sė madhe dhe shirave, nė kėto vargje mė konkretisht parathuhet kėshtu:

Dyzet vite ylberi nuk do tė lajmėrohet
Dyzet vite mė pas ylberi pėrherė do tė shndėris
Toka e thatė edhe mė e thatė do tė jetė
Dhe pėrmbytja do tė vjen kur ylbri sėrish tė paraqitet.

Gjatė kėsaj pėrmbytje, e tėrė Anglia do tė jetė nėn ujė, dhe jo vetėm Anglia. Mė pas, do tė kemi dukurinė e lėvizjeve tė mėdha tektonike tė shumė sipėrfaqeve tokėsore dhe kontinenteve tė tėra. Veq kėtyre efekteve, Nostradamusi parathot se nė rruzullin tokėsor do tė ketė dyndje tė mėdha tė popullatės nga njė vend nė vendin tjetėr, gjė qė, do tė paraqes edhe njė problem tjetėr tė madh hapsinore pėr njerėzimin.
Nėse nė kėtė kontekst, pėmendim edhe urrinė e madhe tė cilėn nė shumė kuatrane e parathot Nostradamusi, e qė do tė jetė si pasoj e thatėsirave tė mėdha, atėherė shumė qartė mund tė paramendojmė se me ēfar pasoja katastrofale pėr njerėzimin do tė jetė ky ndryshim i mundshėm klimatik.
Kur tė kalojnė tė gjitha kėto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerėzimi shpėtimin e vetė duhet ta gjejė tek kthimi i pafeve nė rrugėn e vėrtetė tė Zotit.
Pa marrė parasysh se sa mund tė janė tė vėrteta kėto parathėnie tė Nostradamusit, njė gjė ėshtė mė se e vėrtetė: jemi dėshmitarė edhe vetė se njerėzimit dita mė ditė i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave. Sa pėr kuriozitet tė parashtrojmė pėr fund edhe njė tė dhėnė interesante:
Sipas parashikimit tė ekspertėve tė NASA-sė, ky vit do tė jetė viti mė i ngrohtė nė tokė gjatė mijėvjeēarit tė fundit?!

Adnan Abrashi-NANDA

DritonPR
10-12-07, 20:59
Per shkak te ngrohjes globale, brenda 50 vitesh, uji do rritet nje meter lart ne gjith pllazhet e amerikes lindore (besa pjese e nju jorkut do mbulohet)

Ma-Origano
14-12-07, 14:39
shum flm Driton_pr!!!!