PDA

View Full Version : Dhimbjet e Belit


Linka_pz
26-08-07, 18:32
Dhimbja e belit ėshtė njė sindromė, tė cilin 85% e popullsisė sė botės e ka kaluar tė paktėn njėherė nė jetė dhe qė haset veēanėrisht nė botėn perėndimore industriale. Dhimbjet akute tė belit nė 80% rasteve zhduken brenda 6-8 javėve pa ndonjė terapi specifike. Por 40% e kėtyre dhimbjeve rikthehen brenda vitit duke krijuar njė atak te dyte. Kurse tek ata qė vuajnė nga dhimbjet kronike tė belit ky atak u rikthehet nė 80% tė rasteve.
Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė parandalohet ataku i pare akut dhe tė merren masa kundėr kthimit tė dhimbjes kronike tė belit nga nėse e kemi kaluar fazėn akute, si dhe tė njihen dhe tė pengohen faktorėt tė cilėt e kthejnė kėtė dhimbje nė kronike. Faktorėt e riskut pėr dhimbjen e belit mund tė jenė:
Faktorė profesionalė
Faktorėt sportivė
Faktorė personalė
Faktorė psikologjikė
Faktorėt Profesionalė
Ngritja e peshave : Tė ngresh pesha tė rėnda pa pėrthyer gjunjėt gjatė ngritjes, pėrkuljes dhe rrotullimit nė tė njėjtėn kohė dhe pėrsėritja e vazhdueshme e lėvizjeve janė disa nga faktorėt e riskut pėr dhimbjen e belit. Ngritja e peshave pa pėrthyer gjunjėt rrit gjithashtu riskun e hernies diskale.
Ngritja e vazhdueshme e objekteve ėshtė gjithashtu njė faktor i rėndėsishėm. Ata qė kryejnė aktivitete tė renda fizike dhe ata qė janė tė detyruar tė punojnė nė kėmbė janė grupet e profesioneve nė tė cilėt vihet re me tepėr dhimbja e belit.
Dridhja/vibracioni: Shoferėve, duke qenė vazhdimisht nė vibracion, u rritet aktiviteti i muskujve, i cili rrit lodhjen e tyre dhe gjithashtu duke prishur ushqyerjen e diskut bėn te mundur degjenerimin e tij me pėrfundim hernien diskale. Nė njė studim qė ėshtė bėrė tek shoferėt e autobusėve dhe teknikėt e makinave ėshtė vėnė re qė ka lidhje ndėrmjet dhimbjes sė belit dhe dridhjes se pėrgjithshme tė trupit dhe gjatėsisė sė kohės qė dridhesh.
Dhimbja e belit dhe hernia diskale janė vėnė re tė ndodhin mė tepėr tek shoferėt e autobusėve qė janė vazhdimisht nė dridhje. Gjithashtu shoferėt e kamionėve janė pesė herė mė nė rrezik pėr dhimbjen e belit nė krahasim me ata qe nuk janė shoferė.
Disa faktorė tė tjerė lidhur me profesionin: Stresi psikologjik qė krijon mosnjohja e gjuhės sė huaj dhe gjithashtu punėt e rėnda qė u jepen punėtoreve qė punojnė jashtė shtetit bėjnė tė mundur qė te ky grup individėsh tė rritet risku i dhimbjes sė belit.
Faktorėt sportivė
Aktivitetet sportive nė tė cilat ndihet mė tepėr dhimbja e belit janė gjimnastika, futbolli dhe mundja. 6 % e gjimnazistėve dhe 30% e studentėve universitare qė luajnė futboll kane dhimbje beli.
Faktorėt personalė
Mė tė shumtit janė cigarja, mospėrshtatja fizike dhe dhimbjet e mėparshme tė belit. Pirja e me tepėr se 50 paketave nė vit si dhe mosha mbi 45 vjeē, jeta jo e shėndetshme qė bėjnė duhanpirėsit, osteoporoza si dhe kollitja nga duhani, e cila bėn tė mundur rritjen e presionit tė disqeve qė ndodhen midis brinjėve, janė faktorėt qė lidhen cigaren. Cigarja duke prishur ushqyerjen e diskut e bėn atė mė tė ndjeshėm nga faktorėt e jashtėm. Kėto efekte tė cigares vihen re tek ata persona qė kryejnė aktivitete tė rėnda fizike.
Faktorėt psikologjikė
Ata qė nuk e pėlqejnė punėn e tyre ankohen pėr dhimbje beli 2,5 herė mė tepėr se ata qė e pėlqejnė atė. Mosmarrja e kėnaqėsisė dhe falėnderimeve nga puna janė faktorė risku pėr dhimbjet e belit. Mospėrqendrimi pėr shkak tė stresit shkakton aksidente tė ndryshme qė bėhen shkak pėr dhimbjet e belit. Stresi gjithashtu ėshtė faktor risku pėr dhimbjen e belit.