PDA

View Full Version : Nė Njė Vend Ku “shkėrdhehet” Mendja!


Peja-Boy
09-09-07, 17:51
Nėse nisemi qė nga politika, e deri te: ekonomia, arsimi, drejtėsia dhe morali i ynė shoqėror nė pėrgjithėsi, atėherė, na duket se sot nė Kosovė, ēdo gjė ėshtė e “shkrdhyme”.
Por, sikur tė gjitha kėto probleme me tė cilat po ballafaqohemi ne sot, t’i konsiderojmė si sfida tė paevitueshme tė njė faze transitore pėrmes sė cilės po kalon shoqėria e jonė e sėmurė, atėherė, mund tė thuhet se ka shpresa qė me kalimin e kohės do t’i tejkalojmė ato. Por, sa i pėrket asaj tė fundit - krizės morale, kėtu duhet tė jemi pak mė skeptik, sepse, pėr evitimin e saj, patjetėr do tė na duhej njė shėrim mė i gjatė kohor, i cili, nė vete ngėrthen edhe rrezikun real qė tė mbetemi invalid tė pėrhershėm.
Simptomat e kėsaj krize morale tė shoqėrisė sonė tė sėmurė, mund t’i hasėsh kudo dhe nė ēdo hap. Ato shprehen nė formė tė korrupsionit dhe hajnisė, gėnjeshtrės si dukuri normale tė raporteve tė ndėrsjella publike dhe individuale, pėrhapjes sė prostitucionit tek femra shqiptare, krimit tė organizuar, e sa e sa tė elementeve tjera tė njė etike tė degraduar shoqėror, veprime kėto, qė neve sot na janė bėrė aq normale, saqė i pėrqafojmė si pjesė e zakonshme e realitetit tonė tė pėrditshėm.
Kėtė gjendje aktuale, mjaftė analitik, e vlerėsojnė si njė proces tė paevitueshėm transformues, tė cilėn, e kanė kaluar edhe shumė shtete tjera post komuniste.
Ka mundėsi qė edhe tė pajtohemi me kėtė teza, por, mua si individ, aspak s’ma kap logjika e shėndosh se kjo krizė morale, na ka shkuar aq larg, saqė, pėr disa motive tė ulėta tė inateve partiake, tė tentohet tė “shkėrdhet” edhe mendjet dhe dija e jonė kombėtare e personifikuar nė veprat e pashlyeshme tė disa individėve madhor, tė cilėt, pėrmes dyerve tė mėdha veē kanė hyrė nė historinė e lavdishme tė popullit tonė.
Mu ky akt i shėmtuar dhe amoral, ndodhi diku dhe nė njė vend tė quajtur Kosovė.
Nė njė vend ku administrohet nga tė huajit, por vepra e paskrupullt u krye nga vetė ogurzinjėt e atij populli qė fatkeqėsisht sot pėrfaqėsohet nė pushtet. .
Kush i frikohet akademisė dhe akademikėve, mendjeve tė ndritur tė popullit tė vetė? Kush i ka degraduar moralisht ata, duke pėrhapur nė opinion gėnjeshtra dhe thashethemeve nga mė tė ēmendura?
Kush janė pra ata?
Janė “gangster”, pseudo intelektual tė errėsirės?
Sot, mu kėta “gangster”, tentuan qė ta atakojnė fizikisht edhe hapėsirėn e lirė tė kėtyre qenieve tė pėrsosura:
- aty ku ata veprojnė dhe marrin frymė lirshėm,
- aty, ku edhe ajri kundėrmon dije, urtėsi, sakrificė, qėndresė...
- aty ku nė raftet pėrplot libra, gati ēdo rresh fillon dhe mbaron me “sh” (shkaba, shqip, Shqipėri, shqiptari...).
- aty, ku kėta qenie nuk prodhojnė vetėm dija akademike, por edhe vajtojnė me lot pėr fatkeqėsinė e popullit tė vet. Pėr atė gjendje nė tė cilėn na pruan mu kėta “gangster” pseudo intelektual tė errėsirės.
- E kush janė “gangsterėt” pseudo intelektual tė errėsirės?
Janė ata qė ne si popull, tė kapluar nga njė injorancė dhe krizė e moralit shoqėror, i promovuam nė pushtet, duke i votuar vetė gjatė dy zgjedhjeve paraprake, pėr tė na pėrkujtuar sot kohėrat mė tė egra tė masave tė dhunshme kaherė tė perėnduara.
Mos tė harrojmė vetėm tė pėrmendim se mua ata, dikur, me gracka dhe komplote nga mė perfide, larguan prej radhėve tė veta edhe njė akademik, por, ne, kėtė veprim, e konsideruam si problem tė tyre tė brendshėm. Ama... kėta “gangster” pseudo intelektual tė errėsirės, kėtė herė shkuan pak mė larg dhe prekėn mu nė “p... tė maces”
Prekėn, mu aty ku ndalet fryma dhe pushon hipokrizia, mu aty ku ngjallet ndėrgjegjja e jonė e fjetur dhe aktivizohet instinkti i vetėekzistencės...
Prekėn mu aty ku duhet thuhet “mjaft dhe boll ma”!.
Dhe...rezultati dihej: DĖSHĖTUAN!
Ata qė prekėn aty, shkuan edhe vetė mu aty: nė “p... tė maces”.
Sa keq! Vėrtetė tepėr keq!
Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerėzish, qė nuk e di se historia shkruhet SOT, pėr t’u lexuar NESĖR? Qė nuk e dinė se historia ka edhe njė taraf tjetėr: “PLEHUN E SAJ TĖ HISTORISĖ”.
Ta shohim se kush ku do ta gjej veten?!