PDA

View Full Version : Sfida e shqiptarit, modele pėr emrin e restorantit.


Era1
14-09-07, 17:21
Aldo Velaj punėson 5 modele, qė i paguan 270 dollarė nė ditė, pėr tė mbajtur nė bluza emrin Vlora

Njė shqiptar ka sfiduar nė njė mėnyrė mjaft origjinale pronarin e ndėrtesės ku ndodhet restoranti i tij nė Boston tė SHBA-ve, i cili nuk e lejonte tė vendoste njė reklamė tė madhe para restorantit tė pagėzuar “Vlora”. Shqiptari Aldo Velaj, pronar i restorantit i ka dhėnė, sipas “Boston Herald”, njė kuptim tė ri togfjalėshit “modele pėr biznes”, duke vendosur nė vend tė reklamės sė madhe prej neoni dhe dritash, 5 modele vajza, qė kanė tė shkruar nga njė shkronjė tė emrit tė restorantit V-L-O-R-A. “Boston Herald”, nė njė shkrim kushtuar kėsaj mėnyre tė re tė reklamimit, njofton se shqiptari edhe pse pronar i restorantit, nuk do ta pėrballojė pėr mė shumė se dy javė emrin e shkruar nė bluzat e vajzave tė bukura, tė cilat i paguan me 18 dollarė pėr orė pėr tė mbajtur shkronjat dhe reklamuar restorantin, tė cilin ai e ka hapur pasi ka punuar pėr tre vjet nė njė restorant tjetėr nė Boston.

“Herald” shkruan se vajzat qėndrojnė gjatė orėve tė darkės dhe kostoja ditore ėshtė 270 dollarė. Por, vetė Velaj thotė se “modelet i kishin sjellė mjaft klientė”, duke lėnė tė kuptohet se shpenzimi i deritanishėm ia kishte vlejtur. Restoranti ėshtė hapur tė dielėn qė shkoi dhe “Boston Herald” e citon Velaj tė ketė thėnė se, fakti qė do tė jetė i vetmi restorant nė Boston pa njė tabelė ku tė shėnohet emri e bėn atė edhe mė interesant.

Marre nga gazeta Shekulli (Sipas “Boston Herald”)

http://www.shekulli.com.al/news/52/ARTICLE/15679/2007-09-14.html

jadore
14-09-07, 19:04
hm , kur jemi tek marketingu i gastronomise, theme qe vertet me pelqejne dy lokale ne Prishtine , si firma apo pano qe prezntojne shtepine e tyre ku sherbehet ushqimi , eshte de Rada per ngrohtesine e ambientit qe ofrone dhe Puro per ekstravagandizmin qe reflekton , secila ne formen e saj , pa zhurme , pa propagande , vetem me pune qe e deshmone sherbimin e saj ..