Identifikim

View Full Version : Rrahjet ne Parlamentin e Maqedonise,,,jopjekuri politike e pales shqiptare,apo?


legenda
27-09-07, 14:26
Nė Parlamentin e Maqedonisė ka ndodhur njė rrahjen ndėrmjet deputetėve shqiptarė


Shkup, 26 shtator

Dje pasdite nė Parlamentin maqedonas ka ndodhur njė rrahje mes deputetėve tė partive poltike shqiptare. Konfrontimi fizik fillimisht ka filluar nė sallėn e Kuvendit maqedonas mes deputetit tė PPD sė Abdylhadi Vejselit dhe atij tė atij tė BDI sė Hajrullah Duraku e mė pas ka vazhduar edhe mes disa deputetėve tė tjerė nėpėr korridorin e organit ligjėvėnės. Bėhet e ditur se nga Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare Menduh Thaēi ėshtė sulmuar edhe nėnkryetarja e BDI sė Teuta Arifi, e cila ka marrė lėndime dhe njė gazetar, ndėrsa mė vonė ėshtė dashur tė ndėrhyjnė edhe forcat speciale pėr tė qetėsuar situatėn. Ky inciden ka ndodhur gjatė debatit parlamentar pėr ndryshimet nė kodin zgjedhor, kur Vejseli kishte akuzuar deputetėt e BDI sė se janė realizues tė politikave tė opozitės maqedonase dhe tė Presidenti Cėrvenkovski dhe se sipas tij e tėrė politika e BDI sė ėshtė antikombėtare. Vejseli tha se kėto fakte qė sipas tij janė tė pamohueshme kanė bėrė qė tė sulmohet fizikisht nga deputeti i BDI sė Sadullah Duraku. Nėnkryetarja e BDI sė Teuta Arifi ka deklaruar se Kryetari i PDSH sė Menduh Thaēi ėshtė kėrcėnuar me likuidimin e tė gjithė deputetėve tė BDI sė. "Kryetari i PDSH sė Menduh Thaēi mu drejtuar me fjalė jashtėzakonisht fyese duke thėnė se nėse nuk vazhdon mbledhja pasdite, grupi parlamentar i BDI sė dhe tė gjithė deputetėt nuk do tė munden tė dalin tė gjallė nga parlamenti, kurse e para nė listėn e tyre pėr likuidim isha unė Teuta Arifi?. Ajo ka shtuar se nė dalje tė sallės z. Thaēi e ka sulmuar fizikisht, duke tentuar qė ta ndalte, por me atė rast ka intervenuar Shėrbimi i Sigurisė sė Parlamentit maqedonas. Opozita maqedonse ėshtė e bindur se Kryetari i Parlamentit dhe Kryeministri janė shkaktarė tė nxitjes sė kėtij incidenti.

http://web.ukonline.co.uk/shqip/albania_online_files/taci.jpg

http://int.dnevnik.com.mk/WBStorage/Articles/31EC3C4AFC21124B959097F0537E96AB.jpg

legenda
27-09-07, 14:30
.....GRUSHTI me i forte ,apo ARGUMENTI????!!!....
....pasojat e jopjekurise politike,DORIS PAK:

"Berlin, 27 shtator - Eurdeputetja Doris Pak u bėri thirrje politikanėve maqedonas qė tė "sillen si politikanė tė vėrtetė dhe tė luftojnė me argumenta dhe jo me grushta".

Ajo theksoi se kjo situatė ėshtė njė shenjė e mungesės sė pjekurisė qė nuk tregon se vendi ėshtė i gatshėm pėr tė filluar bisedimet pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian.

"Tė gjithė politikanėt, pavarėsisht prej pėrkatėsisė sė ytre politike duhet t'i marin seriozisht nė dorė fatet e vendit tė tyre, nė rast tė kundėrt, unė nuk shikoj asnjė mundėsi se si mund tė fillohen bisedimet pėr anėtarėsim nė BE",

GjIlAnAsI_cSi
27-09-07, 14:31
Turpi tjeter..

Ne shqiperi ndodhi nje rrahje e till ne parlament.. ky aty ndodheshin 60% Shqiptar ( PD ) dhe 35% Grek.. ( PS ) kurse tani po me vie teper inat pse ndodhi kjo mes shqiptarve ne Macedoni? Aty nuk eshte dasht kursesi me u ba nje rrahje e till per hater qe jemi Shqiptar.. dhe mos me qesh e gjith bota me neve..

Sa me vjen keq..

pirro
27-09-07, 17:22
Deri tani nuk mendoj qe jan treguar te pjekur politikanet Shqiptar ne Maqedoni.

Ndoshta kan arrit ndonje rezultat me GRUSHTA ne drejtim te rregullimit te mireqenies se shqiptarve ne ate pjese ..

aroza
27-09-07, 17:23
Turpi tjeter..

Ne shqiperi ndodhi nje rrahje e till ne parlament.. ky aty ndodheshin 60% Shqiptar ( PD ) dhe 35% Grek.. ( PS ) kurse tani po me vie teper inat pse ndodhi kjo mes shqiptarve ne Macedoni? Aty nuk eshte dasht kursesi me u ba nje rrahje e till per hater qe jemi Shqiptar.. dhe mos me qesh e gjith bota me neve..

Sa me vjen keq..

Rrahja e radhės ishte ajo nė kuvendin e ldk-ės.....

Athua edhe kjo parti ishte njė konglomerat serbo-grek?

Fyerje tė ngjashme me kėto tė GjIlAnAsI_it u dėgjuan edhe atėhere nė kuvendin e famshėm, q.d.th. se vėrtet kemi tė bėjmė me njerėz rrugėsh ose edhe me prejardhje tė dyshimt.

Guri i madh
27-09-07, 17:26
si po shifet kta shqiptaret e maqedonis ma te interesuar jan per parti e sekte fetare se per interesa kombtare po si po shifet maqedonobugart e kan gjet formulen e sundimit mbi kombin shqiptar .

turp turp zoti i marroft

SoKoLi-i-Maleve
27-09-07, 20:25
Ne parlamentin e Maqedonis,ne paralamentin e Shqiperis,ne mbeledhjen e Ldks dhe ne shum mbledhje tjera komunale,krahinore apo qytetare,kan ndodh keso sjellje te liga dhe te keqija qe perfaqesojn kulturen e papjekur dhe rrugaqerin e deputetve apo te popullit qe reprezentojn,siq ndodh edhe ne forume e interneta,qe mjerisht na turperon para vehtes dhe para te tjerve,se cfar edukimi kemi dhe kush jemi.Kto sjellje sjellin dhe pytjen shum te pa pershtashme dhe te pa deshiruar: A meritojm ne shtet,komb dhe respekt nga te tjeret ,kur ne sdijm me respektue vehten ton dhe popullin e kulturen ton,apo vetem jemi ushtrue si sherbetor te huaj me qindra vjet dhe sjemi ende te pjekun qe te bahemi pergjegjes dhe kryesus te vendit tone dhe veprave tona.Ngatrrohemi ndermjet vehtes per interesa serbe,bullgare,greke e turke,por harrojm me mbrojt interesat e shejta te kombit ton dhe te kultures dhe tradites tone.Apo mos presim se do vijn serbet,greket apo turko-arabet te merren dhe ndihmojn vendin tone.Turp per te gjith ata qe sjellen si egersira dhe i japin emer te keq kombit tone.

napoleoni
27-09-07, 23:50
Nuk e shoh tė arėsyeshme tė bėhen krashasime mes rrahjeve qė kanė ndodhur nė aenėn politike shqiptare dhe rrahjen e deputetėve shqiptar nė kuvendin e Maqedonisė. Pėrderisa nė Shqipėri apo Kosovė kemi pasur konfrontime fizike, gjėra qė kanė ndodhur edhe nė vendet mė demokratike, nė Maqedoni konfrontohen fizikisht shqiptarėt, perderisa maqedonasit qeshen dhe tentojnė tė ulin tensionin. Pas shumė gjėrave tė turpshme, ky akt ėshtė kulmi. Fundja pas thellimit tė armiqėsisė, edhe pritej kjo, po nuk pata menduar se pikerisht ne lokalet e kuvendit. Thuhet se ēdo gjė e keqe e ka njė tė mirė.... dhe unė mendoj se pas kėsaj, edhe injoranti mė i madh, do ta kuptojė se kujt ia ka dhėnė votėn, se kush i perfaqėson... dhe pikėrisht kjo masė njėrezish do tua jap denimin e merituar. Tani mė ska dyshim...ata mbrojnė interesa personale, bėjnė garė mes vete se cili ma shumė po i pėlqen maqedonasve etj etj. Kjo klasė politike e shqiptarėve nė Maqedoni ka dėshtuar...

tetovari_088
28-09-07, 00:10
si po shifet kta shqiptaret e maqedonis ma te interesuar jan per parti e sekte fetare se per interesa kombtare po si po shifet maqedonobugart e kan gjet formulen e sundimit mbi kombin shqiptar .

turp turp zoti i marroft

Mos bre, deputetet e shqiperis e kosoves kane qene te shtrir ne spital nga rrahjet e juve po gjykoni per shqiptaret e maqedonis

Guri i madh
28-09-07, 00:23
Mos bre, deputetet e shqiperis e kosoves kane qene te shtrir ne spital nga rrahjet e juve po gjykoni per shqiptaret e maqedonis



po mir e kie po kjo rrahje ishte per kodin zgjedhor i nderuar tetova088 ne ven se kta te derguarit e popullit te rrafen me bugar kta rrafen ne mes veti
mos harro tetovar se qfar do kodi zgjedhor do te vie ne bugaristan shqiptaret sa te jan te perqar kurr nuk do ta ken as krye ministri e as kryetarin nga radhet e tyre

gjithmon do te jen tek dera me ju fshie kpucet qeveritarve bugaristan

nga kto rrafje qeveria maqedono bugare perfiton mos i ndegjo deklaratat e tyre pe ne jemi ata qe humbim per deri sa ju vazhdoni me urrejtje fetare e urrejtje partiake gjithher bugart e maqedonis do te forcohe

pse luftuat kunder maqedonve me siguri nuk keni luftar per ta fituar te drejten qe te rrafni ne parlament se nji gje te till keni pas mundsi me bae hiq pa luftue ju deshiroj nji mengjez me te kthjellt

Peja-Boy
28-09-07, 09:23
Kurgja spaskan bo mbase si paskan Kap armet e mu vra mes veti..!

legenda
28-09-07, 14:05
.....pikerishte.

[quote=Guri i madh]

nga kto rrafje qeveria maqedono bugare perfiton mos i ndegjo deklaratat e tyre pe ne jemi ata qe humbim per deri sa ju vazhdoni me urrejtje fetare e urrejtje partiake gjithher bugart e maqedonis do te forcohe

tetovari_088
29-09-07, 01:12
po mir e kie po kjo rrahje ishte per kodin zgjedhor i nderuar tetova088 ne ven se kta te derguarit e popullit te rrafen me bugar kta rrafen ne mes veti
mos harro tetovar se qfar do kodi zgjedhor do te vie ne bugaristan shqiptaret sa te jan te perqar kurr nuk do ta ken as krye ministri e as kryetarin nga radhet e tyre

gjithmon do te jen tek dera me ju fshie kpucet qeveritarve bugaristan

nga kto rrafje qeveria maqedono bugare perfiton mos i ndegjo deklaratat e tyre pe ne jemi ata qe humbim per deri sa ju vazhdoni me urrejtje fetare e urrejtje partiake gjithher bugart e maqedonis do te forcohe

pse luftuat kunder maqedonve me siguri nuk keni luftar per ta fituar te drejten qe te rrafni ne parlament se nji gje te till keni pas mundsi me bae hiq pa luftue ju deshiroj nji mengjez me te kthjellt

Ne rregull,pajtohem plotesisht me kete qe po thoni ju mirepo fenomeni i rrahjeve te deputeteve nuk eshte vetem tek shqiptaret e maqedonis por ne pergjithsi ne gjith trojet shqiptare.Ne kuvendin e ldk ne Kosove pati rrahje ne mes te gjith te pranishmeve,Kosova mezi fitoi nje cope liri e tash kta po rrihen se cili do te ulet ne karrigen me te lart,e ne Shqipri te mos flasim pasi qe atje rrahjet jane bere nje gje e zakonshme

tetovari_088
29-09-07, 01:25
pse luftuat kunder maqedonve me siguri nuk keni luftar per ta fituar te drejten qe te rrafni ne parlament se nji gje te till keni pas mundsi me bae hiq pa luftue ju deshiroj nji mengjez me te kthjellt

si po shifet kta shqiptaret e maqedonis ma te interesuar jan per parti e sekte fetare se per interesa kombtare po si po shifet maqedonobugart e kan gjet formulen e sundimit mbi kombin shqiptar .


Une nuk i mbrrojta rrahjet e deputeteve ne parlament por qellimi i asaj qe thash un ishte se ajo qe ndhodhi ne parlament ne mes deputeteve nuk ishte vullneti i popullit por nje veper e personave qe hyjne ne politike vetem per biznesin e tyre duke marre ne qafe popullin e kjo gje nuk ndodh vetem ne Maqedoni

legenda
09-10-07, 08:12
ESAT PASHE TOPTANI KA ZBRITUR NE TETOVE (!)
Ēikago, 30 shtator 2007

Reagim i SHSHA-sė,

Subjektet politike shqiptare nė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni kanė bėrė gabime tė rėnda historike, duke e anashkaluar pozicionin dhe tė drejtat e kombit shqiptar, pėrmes "kodit" tė koalicionit me subjektin politik maqedonas.

Ka kohė qė fenomeni Menduh Thaqi tashmė ėshtė bėrė metafora e sė keqes nė Maqedoni. Ky njeri me aventurat e tij qė nė skenėn politike e solli rastėsia dhe rrugaēėria e tij, siē do tė shprehej publicisti Kim Mehmeti, po ndėrton udhėn e ndarjes dhe tė humbjes sė perspektivės sė kombit shqiptar nė Maqedoni, ku shqiptarėt do tė duhej tė gėzojnė hisen e vet shtetformuese dhe tė drejtat tjera pėr jetė, punė, shkollim dhe ruajtjen e traditės sė lashtė shqiptare. Me sjelljet "kryengritėse" tė Menduh Thaqit tash sa vjet rresht pranė PDSH-sė dhe me retorikėn e tij si "zengjin i madh" (sic!!!) nė Tetovė, ka krijuar dilemėn e madhe: Kėtij njeriu me belbėzimet e tij nė politikėn shqiptare a i dihet babai...?! Pėr ēudinė tonė, edhe sot, nė qarqet shqiptare flitet se Menduh Thaqi u bė "zengjini i madh i Tetovės...(??!!). Dhe, duke u ngjitur lartė me (pa) "pasurinė" e tij tė pėrfituar dika dhe me ndihmėn e pushtetit, M.Thaqi tani e ka dorėn e fortė edhe me pasuri, edhe nė politikėn shqiptare (sic!!!).

E gjithė kjo tregon qartė se, kur kalit i shtohet tagjia, atij jo vetėm qė i trashet qafa, por fillon edhe tė kafshojė, tė qet shkelma duke i goditur tė gjithė tė tjerėt pa e prishur tallazin e vet...! Ajo qė ndodhi para pak ditėsh nė Parlamentin e Maqedonisė, kur Menduh Thaqi (pėr fatin e keq dhe tragjik tė kombit shqiptar) tash si kryetar i PDSH-sė, nė sallėn parlamentare dhe nė prezencėn e palės tjetėr, pikėrisht para koalicionit VMRO-DPMNE, i grushtoi dhe i kapi pėr fyti vėllezėrit e vet duke i kėrcėnuar dhe fyer me fjalėt mė tė rėnda. Edhe mė e keqja, Menduh Aga, nuk e kurseu as deputeten shqiptare tė BDI-sė Teuta Arifin. Vėrtetė turp i kohės shqiptare...! Dhe, kėsaj i thonė lehtė e ka Menduh Thaqi me vėllezėrit e tij parlamentar (BDI-sė). Ata ai mund t'i shajė, t'i grushtojė, t'ua mohojė bashkėveprimin politik pėr kauzėn e kombit shqiptarė. Mirėpo, kur Presidenti i Republikės sė Maqedonisė Branko Crvenkovski iu kėrcėnua Menduh Thaqit(...) "unė t'kalli me tėrė tė gjallėt qė keni..." (sic!!!), ai e uli kokėn me paturpėsinė e tij se nė "politikė" hahen tė gjitha gjellėrat me kripė dhe pa kripė...!

Mendoj se ka ardhur koha qė t'i thuhet ndal Menduh Thaqit! Me sjelljet, ndesh ēėshtjes shqiptare, nė kėtė vend tregojnė qartė se elektorati shqiptar duke filluar qė nga Kumanova e deri nė Dibėr, duhet tė mendojnė qė pėr fenomenin Menuh Thaqi apo Alias Esat pashė Toptani ka zbritur nė Tetovė(!) tė shqyrtojė me nguti marrjen e mandatit tė tij elektoral dhe tė gjithė atyre qė e kanė harruar pėrgjegjėsinė para kombit shqiptarė nė Maqedoni. Dhe, deri kur do t'na pėrsėritet historia e Esat Pashė Toptanėve?!. Kujtojmė se ėshtė e kohės tė pėrmendet pėrbuzja dhe mos pėrfillja e aktivitetit tė intelektualėve tanė nė jetėn politike shqiptare. Ata, tashmė, janė forca dhe drejtimi i udhės sė madhe kombėtare pėr tė gjitha qasjet aktuale sot e kėtu. Duke u mbėshtetur nė rrethanat e krijuara nga ana e subjektit politik shqiptar tė prirė nga PDSH-ja dhe (Agė) Thaqi, mendojmė qė sa mė parė tė krijohet Lėvizja Intelektuale Demokratike Shqiptare nė Maqedoni, e cila mund tė marrė mbi vete pėrgjegjėsinė e madhe kombėtare. Partitė politike shqiptare si PDSH-ja me Thaqin, qė tashmė me diagnozėn dhe anamnezėn e sėmundjes sė TBC-sė (sic!!!), tė largohen nga skena politike dhe kjo pėr tė mirėn dhe ardhmėrinė e kombit shqiptar nė Maqedoni.

Sė kėndejmi, me programin e vet PDSH-ja dhe me trashėgimtarin qė e la pas vetes Arbėr Xhaferi, njeriun problematik dhe vagabondin e rrugėve tė Tetovės, nuk i falet pėrgjegjėsia e tij historike. Ku ishte Arber Xhaferi me platformėn e tij politike (PDSH), qė nuk ua zgjati dorėn intelektualėve tė mirėfilltė shqiptarė pėr tė krijuar me kohė rrafshin e ri demokratik dhe tė profilit tė njė partie autoritative qė do tė ruante drejtpeshimin dhe synimet tona pėr tė ardhmen kombėtare. Pse nė kėto vite, nė rrethin virtual e solli pranė vetės dhe tashti nė krye tė PDSH-sė njeriun mė problematik dhe tė dyshimtė, pa taban intelektual e besa as kombėtar. Thaqi ėshtė nė tallazin e jetės sė vet, me synimin se si tė pasurohet mė shumė dhe tė bėhet (zengjini i madh i Tetovės) (sic!!!!) e sa pėr kombin dhe rreshtat e gjatė tė mėrgimtarėve qė po e lanė truallin e tyre pėr kafshatėn e bukės sė mėrgimit, kėtij njeriu as qė i bėhet ndonjėherė vonė! E gjithė kjo tregon qartė se, subjektet politike nė Shqipėri, Kosovė dhe gjithandej nė trojet tona tė etnisė, njeriut pa kurriz kombėtar dhe politik si ky i Menduh Thaqit, tė ndalohet hyrja dhe ēfarėdo bashkėpunimi me tė. Vėllai i madh, po i referohem njė mendimi tė A.Demaqit, duhet tė qortojė rreptė vėllain e vogėl...!!!

Nė gjithė fokusin politik dhe ndarjet e skajshme tė subjektit politik shqiptar nė Maqedoni, tregon qartė se kriza politike Thaqi duhet tė rrumbullakohet me shpalljet e zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare nė tė gjitha nivelet. Pėrkitazi me kėtė duhet qė elektorati shqiptarė t'ia marrė mandatin Menduh Thaqit dhe gjithė atyre qė i dolėn nė krah tė keqes dhe vijės sė primitivizmit anadollak. Kur subjekti politik shqiptar luan role cirku, tė tjerėt i fėrkojnė duart dhe u shkon buza nė gaz qė sa mė shumė t'u ndalet rrugėtimi i shqiptarėve drejt hapėsirave tė reja demokratike dhe kombėtare. Fare nė fund kujtojmė, se ėshtė e nevojshme qė subjektet politike shqiptare nė Maqedoni tė mendojnė mirė, qė nė Parlamentin e ardhshėm zgjedhor tė Maqedonisė tė shkojnė si grup i pėrbashkėt parlamentar shqiptar e jo pėrmes "kodit" tė koalicionit me subjektin politik maqedonas.

Kryetari i Shoqatės,
Prof.Dr. Astrit MEHMETI
Drejtori Ekzekutiv,
Prof. Skėnder KARAĒICA
Sekretari,
Mahmut SKĖNDERI

suhejbi
01-11-07, 12:50
Nazmi Beqiri

Skenar i dobėt (I)

Pėr tollovitė qė ndodhėn nė Parlamentin e Maqedonisė (nė bazė tė asaj qė u pa nė media), nė mes tė partive shqiptare dhe tė tė tjerėve (gazetarė dhe MPB nė veēanti), tė cilėt demonstronin forcė nė mėnyra tė ndryshme, me tė cilin akt e bėnė opinionin tė qeshė, tė qajė, tė brengosėt, tė mllefosėt, e sė fundit edhe tė dėshpėrohet, tė cilat gjėra ta shterrin energjinė e shpirjes sė punės mė tutje. Zaten edhe qėllimi i shkaktimit tė “tollovive” ėshtė “pengimi”...
Por, nė teoritė e sociologjisė thuhet se, detyra e “tollovistėxhinjėve” nuk mbaron me kaq, por pėrcillet me pasimin e imponimit tė vlerėsimeve tė dhunshme mbi ngjarjen, edhe pse kjo ėshtė e vėshtirė pėr ditėt e sodit (duke pasur parasysh teknologjinė informative).
Prandaj dhe publikimet e mendimeve dhe komenteve pėr tollovinė nė parlament, ishin (gati) tė gjitha tė ndara nė taborre. Kishte prej atyre qė u pengonte ēdo gjė qė s’ishte e tija, madje edhe veshja e tjetrit, por kishte edhe prej atyre qė pėrpiqeshin ta mbajnė mesin. Ēfarė mos u shkruajtė duke marrė si pikėnisje kėtė tollovi dhe pėr vet tollovinė: “luftė” e rreptė e dy “blloqeve”. Pėr tė mbrojtur pafajėsinė e njėrės palė, apo tė personit tė caktuar, shkronjėsit e kėtyre ngjarjeve dolėn deri tek formimi i BDI-sė, pa pėrmendur formimin e partive tė tjera shqiptare, pėr tė cilat nuk shkruajtėm, por “ēka t’i bėjmė” Trajanovit ... (TV Kanal 5), qė u tregoi tė interesuarve (qė nuk e dinin kėtė), se pos tė tjerėve, edhe ai kishte dhėnė “kontributin” e tij nė formimin e PDSH-sė, dhe pa pėrmendur rrėfimin e Gert Arensi-t, pėr ndėrprerje tė procesit nė tė mirė tė shqiptarėve. (nė “lajm” 14 gusht 2007) Kinse pėr tė pėrforcuar thėniet e veta, pėr ta nxjerrė kėtė tollovi nė favor tė tyre, ose pėr tė dalė tė pafajshėm, u shkruajt, se si paska nisur lufta dhe se si paska pėrfunduar ajo, thua se ata ishin aty dhe ishin mbrojtės tė ndonjėrit opcion tė pėrmendur prej tyre, por edhe nė paēin qenė pjesė e saj –ēka lyp lufta kėtu nė tollovinė e sodit??? Kishte edhe mendime tė dashamirėve tė qetėsisė, se kjo punė nuk duhet zgjidhur dhėmbė pėr dhėmbi, pa nxjerrur ndonjė ide se siduhet tė bėhet kjo,apo ndoshta e ka pasur mendjen tek mėnyra e Jezusit!!?
Pati tė tillė, qė fajin e kėrkonin nė mes tė aktorėve nė tollovi, por kishte edhe nga ata qė fajin e kėrkonin jashtė nga aty, madje (kjo u kėrkua) edhe nga organizma tė qendrave ndėrkombėtare. Kjo, edhe mund tė jetė e vėrtetė dhe dikush ta ketė pėrgatitur skenarin. Nė kėtė rast, tė pakuptimtė na dalin aktorėt qė morėn pjesė nė atė tollovi, madje shfajėsojnė vetėn dhe fajėsojnė tė tjerėt, dhe thonė se, kjo tollovi qenka gatuar nė kuzhina jashtė tyre. Nė rast se ėshtė kėshtu pse atėherė aq me ngulm “hudhen” nė tė?! Fjalia e urtė popullore thotė se “kush zihet e fshinė lamėn”, e cila fjali nuk ėshtė edhe aq adekuate pėr rastin nė fjalė, ngase kėto aktorėt “tanė” nuk u zunė, por shkuan vetė, dhe me qė shkuan vetė le tė ballafaqohen me rastin burrėrisht e mos...
Vėrtetė ngjarje e palakmueshme, e rėndė sa nuk e pritėm, madje (ndoshta) as nga shkruesit e “...akraballėkut”-qeve nėpėr histori, ngase tė shkruash pėr tė kaluarėn, don tė thotė se i ke kryer punėt e sodit, por qė papritmas, po ua prishka “skenari” i Ali Ahmetit. Dhe se e paska bėrė kėtė skenar, pėr as gjė tjetėr, pos pėr ta mbrojtur LSDM apo Cervenkosvskin, tė cilin nuk po e pranojnė si legjitim, ngase paska vjedhur votat... kurse vet zunė vendin e parė tė shqiptarėve tė Maqedonisė, pa pasur shumicėn e votave -qoftė edhe tė vjedhura, (akt ky qė nuk do ta bėnte kush prej asnjė lėmie shoqėrore, pos “mekanizmave veprues”). E assesi nuk po e pėrmendin thėnien e Nikollės nė qendėr tė Evropės, se shqiptarėt kanė probleme mes veti e jo me shtetin, dhe pėr ta dėshmuar kėtė para evropianėve, dhe pėr ta justifikuar ngecjen e procesit para popullit i duhej njė tollovi e kėtillė.
Vėrtet keq. Ngase po mos tė ishte koha e sodit, epoka e zhvillimit teknologjik nė tė gjitha lėmitė, e nė veēanti nė atė tė pėrgjimit dhe informimit, do tė ndodhte po si nė kėngėn popullore:
“Krejtė Avropa po banė seri
Pse me u ēartė shiptartė nėr veti...”
Dhe pėr tė mos thėnė se kėtė herė pėr kėtė ngjarje, nuk po ia “ndinė”, Evropės, pėr tė cilėn kaherė ka ra pėrdorimi i metodės “gjuaj gurin e fshih dorėn”. Dhe u rrahe ti apo s’u rrahe, fajėsove ti Ali Ahmetin apo se fajėsove, ajo po u vė kushte atyre qė duan tė jenė me ta. Po porosisin qė tė bėhet zgjidhja urgjente e rastit, pėr vazhdim tė dialogut, dhe sa mė shpejtė t’i bėhen reformat nė polici... (e tjera lėmi).
E tani mund tė bėhet edhe pyetja: vallė kėto punė janė nė duar tė opozitės?! -e qė tė fajėsohen pėr skenar tė mos“anėtarėsimin” tė Maqedonisė nė BE. Po e zėmė se ėshtė kėshtu, po atėherė pse u munduan dhe e fituan mundėsinė e kandidaturės pėr anėtarėsim “atje”. Dhe mė e keqja ėshtė se BE-ja nuk po falė, por po donė rezultate, dhe pėr rezultate nuk po e pranon luftėn e MPB-sė me gazetarėt, e as me fshehjen e materialeve dėshmuese, por as me luftėn me veturat e parkuara nė parkingun e parlamentit.
Me qė ra fjala te “falja”, dihet se shpesh nė emėr tė njė organizmi organizativ, janė bėrė cilėsime nga mė tė ndryshmet, si shumė tė tjerat edhe “tradhtar i popullit”. Dhe nė emėr tė popullit, ose traditave tė tij, janė spastruar kundėrshtarėt e mendimit ose veprimit tė kundėrt, qofshin si persona apo si organizata. Kėto veprime mė tė dukshme kanė qenė nė kohėra tė sistemeve absolute, qofshin mbretėri apo komunizėm (socializėm). Hapat e parė tė njė organizate ishin (dhe janė) spastrimi i kundėrshtarėve, dhe, edhe mė e madhe kjo dukuri ka qenė (dhe ėshtė) gjatė zhvillimit tė luftėrave-betejave pėr pėrmbysje.
Kėtė e dimė edhe vet prej kohės sonė, por e kemi mėsuar edhe nė histori, se gjysma (nė mos mė shumė) e heronjve qė kemi sot janė vrarė nė emėr tė popullit. Dhe mė e dhimbshmja ishte se, kur nga tė vrarėt nė emėr tė popullit (mėsuam se) kishte pasur, edhe nga ata qė nuk kanė qenė as “hajr i turkut e as sherr i shkjaut” siē thuhej, por ishin vrarė: pėr njė lug, pėr njė arė, pėr njė vashė tė bukur, pėr njė pėrroskė, apo vetėm se nė rast tė njė ndodhie kishin qėlluar rastėsisht aty.

suhejbi
01-11-07, 12:52
Nazmi Beqiri

Skenar i dobėt (II)



Njė “kohe”, njė lufte tė kėtillė, i priu edhe Ali Ahmeti dhe doli fitimtar. Se ēka bėri ai dhe si u soll me tė tjerėt -dihet (qė mos tė pėrmendim Kėshillin Koordinues, i cili e mohon ēdo thėnie tė “teoriticientėve” se ai kishte luftuar pėr tė pėrmbysur tė tjerėt), por po themi se sikur “kėta tė tjerėt” tė kishin qenė nė vend tė tij, si do tė vepronin ???
Po a s’ėshtė ēudi tė fajėsohet njeriu (Aliu), vetėm se nuk doli nė atė tollovi: as si bodigard, as si boksier, e as si ndėrmjetėsues, dhe kjo sigurisht se nuk u pėlqeu disave, andaj po tentojnė ta fusin diku ati pari... ndėr tė tjera edhe me rastin e Dullovit, i cili “po bėhet” edhe mė i rreptė se gjyqi i Hagės, gjyq ky qė nuk po merr njerėz atje, vetėm se kanė qenė tė parėt e njė organizimi, por po gjykon nė bazė tė ballafaqimit tė dėshmive e dėshmitarėve, madje edhe po i liron ato nė bazė tė tyre. Po kėtij Dullovit ēka i ka bėrė Aliu -lum vėllai?! Nuk do tė thotė kjo se edhe ai nuk e ka nxitur rastin e vet? A po mos vallė ai, mbi atė qė u duk nė ekran, pėrgatit padinė apo mbrojtjen? Kush mund tė thotė se paraprakisht nuk e ka pėrgatitur atė, dhe nė momentin e caktuar e ka thėnė ndonjė fjalė fyese, njė mimikė (qoftė edhe me sy), njė ngrejtje gishti, e njėqind mundėsi ngacmuese (qė ka mundur tė mos i ketė fiksuar kamera kujdestare). Si t’i themi kėsaj ndryshe pos “skenar i dobėt”. Nėse jo si pjesė e tėrėsores, si pjesė nė vete-gjithsesi. E ndoshta edhe vetėm e vetėm, pėr ta bėrė balancimin e Aliut me liderėt tjerė.
Filozofia shqiptare nė pėrgjithėsi, madje edhe Samiu (Frashėri) i madh nė veēanti, thotė se, tė kėqijtė duhet t’i njohė populli po ashtu si edhe tė mirėt, dhe vet t’u jap meritoren, qoftė si shpėrblim, qoftė edhe si dėnim. Apo njė pjesė e jona ėshtė e prirė vetėm pėr fajėsime... e nuk i len gjėrat qė ta zėnė vendin e vet.
Qoftė edhe kėshtu, lusim Zotin, qė tė na i sjellė mendjen e mirė, e tė na bėjė qė mos tė grindemi me vėllezėr (pėr as gjė), e mė sė paku nė emėr dhe dobi tė tjetrit. Ngase ėshtė lehtė tė zihesh me vėlla, por ėshtė vėshtirė tė zihesh me atė qė s’tė len tė jetosh si duhet. Apo me jabanxhi, siē na thotė rapsodi popullorė:
“ Ti je m’su me v’llazni
Hala sje rrok me jabanxhi
Dardhat n’uborr t’duken pusi”
(marrė nga kėnga pėr Isuf Lubishtėn)
Pėr pėrmbyllje tė shkrimit nuk dua ta citoj vjershėn e Vaso Pashės “O moj Shqipėni”, ngase gati tė gjithė e dinė, por jo tė gjithė e ndiejnė nė zemėr. Lehtė ėshtė tė kėrcėnosh apo ta fyejsh tjetrin, por ėshtė zor tė dalėsh fitimtarė i tė drejtės tėnde. Fitimtari (bashkė me tė tjerėt) nė kėtė ngjarje ishte njeriu qė kėrcente me duar pėrpjetė (storje e parė ekraneve). Ngase ne (shqiptarėt) ishim ata tė cilėt e bėnim atė tė qesh, duke ia ridhuruar vazalitetin... Por sidoqoftė jo vetėm ai e hoqi maskėn atė ditė... dhe erdhi nė radhė dukuria e pėrrallės popullore: “...e kam pru qė tė shohė pazari se ēka po hjeki unė me tė”. Dihet se, me kėtė shkrim nuk do tė pėrfundojnė shkrimet, polemikat dhe akuzat, por shkruani sa tė mundeni se populli thotė: “ēdo e keqe e ka nga njė tė mirė”.

elvio
27-08-14, 21:15
Ekzakt kane kaluar 7 vite,edhe ecuria ja.
Vetedijesimi i shqiptareve po si atehere.

IVbezfDK-4g