PDA

View Full Version : Telefoni qė tregon nivelin e kolesterolit!


rilinda
03-10-07, 16:58
• Nėse vėrtetė e keni tepruar me yndyrna atėherė telefoni NTT Do Co Mo mund t’ju tregojė qartė se duhet tė merrni masa pėr t’i djegur ato nėpėrmjet stėrvitjes.

Japonezėt kanė shpikur njė telefon tė ri qė mund tė informojė personin qė e mban pėr nivelin e kalorive dhe kolesterolit qė ai ka konsumuar gjatė njė vakti. Nėse vėrtetė e keni tepruar me yndyrna atherė telefoni NTT Do Co Mo mund t’ju tregojė qartė se duhet tė merrni masa pėr t’i djegur ato nėpėrmjet stėrvitjes. Jo vetem kaq, por ēudia japoneze e rradhės arrin tė nuhasė edhe aromat e pakėndshme, sidomos kur keni konsumuar hudhėr.
Telefoni i ri japonez pėrveēse mund tė kryejė mė sė miri qėllimet parėsore siē ėshtė komunikimi, arrin tė masė edhe pulsin.

Njė biznesmen japonez u shpreh se nė fillim ishte skeptik nė lidhje me prodhimin e ri tė telefonisė celulare, por mė pas kishte kuptuar se aparati mund ta informonte mjaft mirė se cila do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr tė qėndruar nė formė tė shėndetshme.

Kompania prodhuese dėshiron qė telefonat tė shiten mė sė shumti tek ata persona qė vuajnė nga mbipesha dhe biznesmenet tė cilėt nuk kanė kohė tė mjaftueshme pėr tė shkuar nė njė klinikė pėr t’u informuar rreth sasisė sė kolesterolit qė kanė konsumuar gjatė ditės. Pėr momentin, kompania nuk ka vendosur ende njė ēmim pėr telefonin e ri, por duket se ai nuk do tė jetė aspak i lirė.