PDA

View Full Version : Aspirina!


Linka_pz
07-10-07, 16:56
Aspirina (http://www.mjeksia.net/aspirina/)


[/URL]

Nė temperaturėn e ambientit paraqitet si njė trup i ngurtė me kristale pa ngjyrė; pak e tretshme nė ujė (3 g/l), shumė e tretshme nė etanol.
[URL="http://www.mjeksia.net/wp-content/untitled.bmp"]http://www.mjeksia.net/wp-content/untitled.bmp (http://www.mjeksia.net/aspirina/#comments)Aspirina pėrbėn detyrėn e saj si analgjezik (qetėsues) pėr dhimbje tė durueshme, si antipiretik (pėr tė reduktuar ethen) dhe si antiinflamator. Ka po ashtu njė efekt antikoagulant (kundėr mpiksjes sė gjakut) dhe fluidifikues mbi gjakun, prandaj pėrdorimi i saj nė doza tė vogla ndihmon pėr tė parandaluar pėr njė kohė tė gjatė ataket kardiake.
Nė tė kaluarėn aspirina ka patur njė detyrė tė madhe nė luftimin e simptomave tė gripit; ndėrsa sot preferohen barna tė tjerė, siē ėshtė psh: paracetamoli.
Njė dozė e vogėl aspirine pėr njė kohė tė gjatė bllokon nė mėnyrė tė pakthyeshme formimin e tromboksanit A2 nė trombocite, me njė efekt frenues mbi grumbullimin e trombociteve qė pėrkthehet nė njė fluidifikim tė gjakut. Kjo veēori e bėn tė dobishme pėr tė reduktuar incidencėn e infarkteve. Aspirina e prodhuar pėr kėtė qėllim zakonisht paketohet nė 100 mg; doza tė forta aspirine shpesh jepen si recetė menjėherė pas atakeve kardiake akute.
Efektet e saja anėsore mė tė padėshirueshme, kryesisht nė doza tė larta, pėrfshijnė traktin gastrointestinal, nga ku mund tė shkaktojė ulēera dhe hemorragji. Mekanizmi i veprimit nėnkupton reduktimin e sintezės sė substancave qė mbrojnė mukozėn gastrike. Njė efekt tjetėr i padėshiruar, nė sajė tė veēorive tė saja antikoagulante, ėshtė shtimi i humbjes sė gjakut tek gratė gjatė menstruacioneve.
Zbulimi i aspirinės.
Emri ”aspirina” e ka prejardhjen nga Bayer Company mė 6 mars 1899, tė cilėt formuluan parashtesėn “a” (pėr grupin acetil) me “spir” (nga bima Spiraea, nga ku del acidi spireik, ose acidi salicilik) dhe me prapashtesėn “ina” (qė pėrdorej nė pėrgjithėsi pėr ilaēet e epokės).
Sipas gojėdhanave nė tė kaluarėn ekzistonte njė popull i cili nuk sėmurej kurrė; njė popull i tillė hante gjethet e salicit. Hipokrati, i konsideruar si babai i mjeksisė, pėrshkroi nė shek.V para erės sė re njė pluhur tė marrė nga lėvorja e salicit qė ishte e dobishme pėr tė lehtėsuar dhimbjet dhe pėr tė reduktuar ethen. Njė mjet shėrimi i tillė ėshtė cituar edhe nga egjiptianėt e vjetėr. Edhe amerikanėt e njihnin dhe e pėrdornin pėr tė kuruar dhimbjen e kokės, ethen, dhimbjen e muskujve, reumatizmėn dhe tė dridhurat.
Substanca aktive e ekstraktit te lėvores sė salicit tė bardhė (Salix alba), u kristalizua nė 1828 nga Henri Leroux, njė farmacist francez, dhe nga Raffaele Piria, njė kimist italian. Salicina ėshtė mjaftueshmėrisht acide kur tretet nė ujė, pėr kėtė u quajt dhe acid salicilik. Pėrbėrja u izolua edhe nga bimėt ulmaria (Spiraea ulmaria) nga disa kėrkues gjermanė nė 1839.
http://www.mjeksia.net/wp-content/aspirina.jpg (http://www.mjeksia.net/wp-content/aspirina.jpg)
Shelgu i bardhė (Salix alba) ėshtė njė burim natyror i acidit salicilik
Nė 1897 Felix Hoffman, pas idesė sė superiorit tė tij Arthur Eichngrun, kimistė qė punonin pranė Friedrich Bayer & Co. pėrftuan grupin hidroksil (OH-) tė acidit salicilik me njė grup acetil, duke formuar kėshtu acidin acetil salicilik. Njė pėrbėrje e tillė paraqiste tė njėjtat efekte terapeutike tė acidit salicilik, por me mė pak efekte anėsore. Lindi kėshtu ilaēi i parė sintetik, njė molekulė e re, jo mė njė kopje e njė molekule qė ekzistonte tashmė nė natyrė…dhe kėshtu lindi industria farmaceutike moderne.

Linka_pz
07-10-07, 16:59
Mekanizmi i veprimit tė aspirinės u njoh mė me hollėsi vetėm nė 1970.
http://www.mjeksia.net/wp-content/aspi2.JPG (http://www.mjeksia.net/wp-content/aspi2.JPG)
1899, Shishja e parė e Aspirinės
Si funksionon aspirina?
Nė njė zbulim qė e kurorėzoi me ēmimin Nobel, londinezi John Vane tregoi se aspirina nė organizmin e njeriut bllokon prodhimin e prostaglandinave dhe tė tromboksanėve. Kjo ndodh sepse enzima ciklooksigjenaza (e pėrfshirė nė sintezėn e tyre) frenohet nė mėnyrė tė pakthyeshme kur aspirina e acetilon.
Prostaglandinat janė hormone lokalė tė prodhuar nga trupi ynė dhe qė kanė funksione tė ndryshme, mes kėtyre janė transmetimi i sinjalit tė dhimbjes nė tru dhe modulimi i temperaturės sė trupit nė nivel tė hipotalamusit.
Tromboksanėt janė tė pėrgjegjshėm pėr grumbullimin e trombociteve, qė formojnė koagulat (copėzat e mpiksura) e gjakut. Ataket kardiake rrjedhin nė sajė tė bllokimit tė vazave tė gjakut nga copėza gjaku tė mpiksur. Pėrdorimi i njė sasie tė vogėl aspirine ēon nė njė reduktim tė numrit tė koagulave; efekti anėsor ėshtė njė aftėsi mė e vogėl e gjakut pėr tu mpiksur, qė pėrkthehet nė njė hemorragji mė tė madhe nė raste plagosjeje.
Kėrkime mė bashkėkohore kanė treguar se ekzistojnė dy lloj ciklooksigjenazash (COX-1 dhe COX-2). Aspirina i frenon te dyja. Barna tė reja antiinflamatore jo steroide, tė quajtur “frenues selektivė tė COX-2”, pėrdoren me shpresėn qė tė paraqesin efekte anėsore mė pak tė dėmshme nė lidhje me sistemin gastrointestinal.
Pėrdorimet terapeutike
Aspirina ėshtė njė nga barnat mė tė pėrdorshme nė trajtimin e dhimbjeve tė lehta, qė pėrfshin atė tė migrenės dhe ethes. Shpesh kombinohet me qetėsues tė tjerė. Aspirina ėshtė pėrdorur sė bashku me barna tė tjerė antiinflamatorė jo steroidė dhe analgjezikė opioidė nė trajtimin e dhimbjes shoqėruese tė kancerit.
Nė doza tė larta, aspirina me salicilate tė tjerė pėrdoren nė trajtimin e ethes reumatizmale, artritit reumatoid dhe artikulacioneve inflamatore. Nė doza mė tė vogla, aspirina frenon grumbullimin e trombociteve dhe po ashtu ul incidencėn e atakeve iskemike tė pėrkohshme dhe anginės sė paqėndrueshme tek burrat. Po ashtu pėrdoret nė trajtimin e perikarditit, sėmundjeve te arterieve koronare dhe infarktit akut tė miokardit. Doza tė vogla tė aspirinės janė tė rekomandueshme pėr parandalimin e goditjes dhe tė pacientėve me infarkt miokardi. Mendohet se gratė pėrfitojnė mė pak nga aspirina sesa burrat.
Kundėrindikacionet
 Aspirina duhet tė shmanget nga ato persona qė janė alergjikė ndaj ibuprofenit dhe naproksenit.
 Kujdes duhet bėrė pėr ato qė janė me astmė.
 Nė pėrgjithėsi rekomandohet tė kėrkohet ndihmė mjekėsore nėse simptomat nuk pėrmirėsohen pas disa ditė terapie.
 Kujdes duhet bėrė nė pacientėt me sėmudje tė veshkave, ulēera peptike, diabet ose gastrite.
 Pėrdorimi i aspirinės me alkool ose varfarinė i rrit mundėsitė pėr hemorragji gastrointesitnale (gjakrrjedhje te stomakut).
 Fėmijėve nėn moshėn 12 vjeē nuk u rekomandohet pėrdorimi i aspirinės nė simptomat e tė ftohtit ose gripit, sepse kjo ka lidhje me sindromin Reye (dėmtim i qelizave tė mėlēisė).
 Pacientėt me hemofili ose tendenca tė tjera gjakrrjedhjeje nuk duhet tė marrin salicilate.
 Disa burime rekomandojnė se pacientėt me hipertiroidizėm duhet tė shmnagin aspirinėn sepse ajo rrit nivelet e T4.
 Aspirina dihet se shkakton anemi hemolitike nė personat tė cilėt kanė sėmundjen gjenetike tė mungesės sė glukozė-6-fosfat dehidrogjenazės, kryesisht nė doza tė larta.
Efektet anėsore
 Ankesa gastrointestinale (ērregullime tė stomakut, djegėsirė stomaku, humbje tė vogla gjaku). Pėr shmangien e kėtyre problemeve, rekomandohet qė aspirina tė merret nė ose pas vakteve ushqimore.
 Ankesa tė rėnda gastrointestinale (hemorragji tė mėdha dhe/ose ulēeracione) qė kėrkojnė ndėrpreje dhe trajtim tė menjėhershėm. Pacientė qė marrin doza tė larta ose qė i nėnshtrohen trajtimit pėr njė kohė tė gjatė duhet tė marrin mbrojtėsa gastrikė me doza tė larta antiacidesh, ranitidinė ose omeprazol.
 Efekte qėndrore (marrje mendsh, humbje dėgjimi, marramendje, shqetėsime me tė pamit dhe dhimbje koke). Sa mė e lartė doza ditore, aq mė shumė mundėsi ka tė shfaqen efektet anėsore tė sistemit nervor qėndror.
 Djersitje kryesisht nė doza tė mėdha.
 Trajtimi pėr njė kohė tė gjatė me doza tė larta (artriti dhe ethja reumatizmale): shpesh shtimi i enzimave tė mėlēisė pa simptoma, rrallė dėmtime tė kthyeshme tė mėlēisė. Nė kėto raste ndodh sindroma fatale Reye. Kjo sindromė ka tė bėjė me shkatėrrimin dhjamor tė qelizave tė mėlēisė. Pėrfundimisht deri nė 30% tė atyre qė vuajnė do tė vdesin. Njė trajtim i menjėhershėm spitalor mund tė jetė shpėtim pėr jetėn.
 Nefriti kronik me pėrdorim tė gjatė, zakonisht nėse pėrdoret nė kombinim me qetėsues tė tjerė.
 Rrallė herė mund tė shkaktojė reaksione tė lėkurės, angioedemė dhe bronkospazėm.