PDA

View Full Version : Profesioni dhe familja


Naki
21-10-07, 16:50
Elvira Dones: Profesionet janė pasioni im, por familja ėshtė jeta ime

Keida Kostreci
23-09-2007

Tė pėrcaktosh se ku e merr frymėzimin Elvira Dones, ėshtė po aq e vėshtirė sa tė thuash se ku ėshtė shtėpia e saj. Pasi ndėrtoi njė jetė dhe karrierė nė Zvicėr, ajo jeton prej disa vitesh nė Rockville tė shtatit Maryland, pranė Uashingtonit dhe e zhvillon aktivitetin e saj mes Shqipėrisė, Evropės Perėndimore dhe Amerikės. Autorja e romaneve dhe dokumentarėve me tema intriguese, Elvira Dones ka tėrhequr sė fundmi vėmendjen edhe tė publikut anglishtfolės. Dokumentari i fundit “Virgjėreshat e betuara” pėr gratė qė kanė zgjedhur tė jetojnė si burra pėr tė fituar status social nė zonat veriore tė Shqipėrisė, do tė shfaqer nė tetor nė njė festival filmi nė Baltimorė. Ajo tregon sesi i lindi ideja pėr njė dokumentar tė tillė.
“Lindur si interes para 20 vjetėve, mbetur diku nė njė qoshe tė mendjes, pikėrisht pėr veēantinė pėr sakrificėn e kėtyre grave dhe si gjithmonė ēdo gjė piqet nė njė moment tė caktuar tė jetės, kėshtuqė edhe ky projekt, edhe kjo ide u poq shumė-shumė vite mė vonė”.
Nė fillim erdhi romani me kėtė temė i titulluar nė shqip “Hana” dhe qė botohet kėto ditė nė italisht nėn titullin “Virgjėresha e betuar”. Ndėrsa pėr dokumentarin duke u nisur nga tema delikate, autorja Dones u nis me njė farė pasigurie nėse do t’ia arrinte ta sillte pėr publikun historinė e kėtyre grave por...
“Pas 45 ditėsh unė kisha nė dorė tė regjistruara 6 dėshmitė e kėtyre grave tė cilat me shumė hezitim nė fillim dhe mė me lehtėsi pastaj kur u njohėm nga afėr mė besuan historitė e tyre”.
Ajo e bėn tė qartė qė qėllimi nuk ishte tė vinte etiketa primitivizmi apo padrejtėsie, por thjesht tė tregonte historinė e njė tradite shekullore, qė megjithatė siē thotė shkrimtarja natyrisht qė ka lindur dhe ekziston, sepse gruaja ishte nė shkallėn e fundit tė shoqėrisė sė veriut shqiptar.
“Ka njė lloj modernizmi nė gjithė kėtė. Natyrisht qė ato gra humbasin diēka: ato humbasin tė drejtėn e tė qenurit nėnė, tė drejtėn e njė marrėdhėnieje normale me njė mashkull, por nga ana tjetėr ato fitojė njė status social shumė tė rėndėsishėm pėr malet tona”.
Por zonja Dones heziton pak kur kur flet pėr gjendjen e gruas nė pėrgjithėsi nė Shqipėri:
"Ēėshtja e gruas nė Shqipėri ėshtė me 1001 fytyra: Cila grua? Gruaja e malit ėshtė tjetėr gjė, gruaja e veriut tė thellė shqiptar. Gruaja e qytetit ėshtė ndryshe, por ama edhe nė gruan e qytetit, cila prej tyre: e Sarandės, e Shkodrės, e Beratit apo e Tiranės? Gruaja e Tiranės nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė saj shoqėrore dhe tė jetės sė saj sentimentale ėshtė sot nė njė nivel shumė mė tė lartė sesa njė grua qė ėshtė nė njė rrethinė tė largėt”.
Ajo thotė se duhet njė organizim mė i mirė i grave me njėra-tjetrėn, nėpėrmjet organeve, nėpėrmjet shoqatave, nėpėrmjet grave qė janė sot nė pararojė tė jetės intelektuale nė Shqipėri.
“Kam pėrshtypjen qė secila punon mė shumė pėr veten ose pėr njė grup mė tė ngushtė. Ėshtė gruaja vetė qė duhet tė kėrkojė, tė imponojė dhe tė organizohet nė mėnyrė tė atillė qė tė tėrheqė me vete edhe ato gra mė tė thjeshta dhe nuk kanė mundėsi ta bėjnė veten tė pėrfaqėsuar nė organet politike, shoqėrore dhe ekonomike. Jo njė lloj fitimi tė egėrsuar, tė inatosur ndaj botės sė meshkujve sepse nuk jemi nė dy ushtri tė ndryshme. Jemi tė gjithė pėr tė krijuar njė shoqėri. Tė bėhet diēka pėr shoqėrinė shqiptare qė vėrtet ėshtė shumė mashkullore”.
Nė gjithė aktivitetin e saj, shkrimtarja Dones kombinon profesionet e saj qė megjithėse ndėrthuren janė tė ndryshme, por edhe jetėn e saj personale. Si arrin ajo tė lundrojė nė kėto ujra?
“Unė lundroj me njė qetėsi tė madhe dhe me njė ndjenjė kėnaqėsie tė plotė qė mė rrethon nga tė katėr anėt, nė kuptimin qė e quaj vetem me fat qė kam mundur tė bėj aq sa kam mundur tė bėj nė dy, tre profesione, sidomos letėrsia qė ėshtė feja ime kryesore nė njė farė mėnyre, ėshtė jeta ime, ėshtė frymėmarrja, pastaj dokumentaristika, pastaj filmi artistik”.
Zonjės Dones i duket sikur ka lindur me udhėtimin brenda vetes dhe sikur ka shumė se njė atdhe.
“Shqipėria ėshtė atdheu kryesor ėshtė vatra, ėshtė qendra, ėshtė pika e gravitetit. Pastaj janė vendet e tjera, interesat e tjera, dashuritė e tjera. Pikėrisht pėr faktin qė letėrsia ėshtė aktiviteti im kryesor, gjithēka lidhet me gjuhėn dhe mua pėrgjithėsisht dashuria pėr njė vend mė kalon pėrmes dashurisė pėr gjuhėn e njė vendi. Kėshtuqė aty ku lėviz, lėviz me kėnaqėsi, ashtu siē duhet tė lėvizė ēdo njeri qė ėshtė qytetar i botės nė njė farė mėnyre”.
Autorja e disa romaneve dhe dokumentarėve thotė qė ėshtė me fat, por si ėshtė raporti mes zgjedhjeve tė saj dhe fatit? Zonja Dones ndjek njė moto:
“Unė sjell tek gjėrat njė durim shumė aktiv. Durimi aktiv ėshtė ai qė unė vė midis fatit dhe pėrzgjedhjeve. Siē thashė edhe pėrpara, gjėrat duhen kėrkuar, nuk duhet tė pritet qė tė bien nga qielli. Nė kėtė sens unė jam pak ballkanike, nė kuptimin qė ndjenja e fatalitetit nuk bėn pjesė nė ADN-nė time. Njeriu kėrkon, provon, hulumton, ndoshta arrin diku. Por ama nėse pret qė ato gjėra qė dėshiron tė bėjė t’ia japė dikush nė dorė dhe t’i thotė ja kėto janė si pakoja qė vjen pėr Krishtlindje, atėherė kėto gjėra nuk bėhen. Kur flas pėr fat, flas pėr fat nė kuptimin qė unė jetova nė Zvicėr pėr 16 vjet dhe para mundėsi duke jetuar nė qendėr tė Evropės dhe tė hedh gjithandej spirancat e mia profesionale dhe shumė prej tyre lulėzuan”.
Por megjithė kėnaqėsinė qė i jep profesioni, pėr shkrimtaren prioriteti kryesor janė familja dhe fėmijėt: djali 26 vjeē qė ėshtė martuar para pak kohėsh, dhe vajza qė ėshtė nė shkollė tė mesme. Zonja Dones thotė me shaka "se kur bėhet fjalė pėr ta, ajo mbetet njė klloēkė ala shqiptarēe":
“Atė ditė qė do tė mbyll sytė dua qė fėmijėt e mi tė mė kujtojnė duke thėnė qė ajo ishte njė nėnė e mirė, jo ajo ishte njė shkrimtare e mirė, apo njė dokumentariste e mirė, apo skenariste e mirė. Nuk mendoj se jetoj pėr pėrjetėsinė. Atė qė bėj e bėj thjesht sepse ato janė pasionet e mia. Unė kam pasur njė baba qė ka vdekur para disa muajsh qė ka qenė pika mė e fortė nė jetėn time, ka qenė nėna ime. Dua qė pėr fėmijėt e mi, kur unė tė mbyll sytė dhe tė iki, ata tė kenė brenda vetes plotshmėrinė dhe dashurinė e madhe qė kjo nėnė u ka dhėnė. Duke u nisur nga ky lloj qėllimi i pėrditshėm i ēdomuninutshėm, unė ushqej nė mėnyrėn mė tė plotė dhe pa asnjė lloj harrese pėrditė kėtė lloj marrėdhėnieje me fėmijėt e mi dhe tim shoq”.
Ditėt e shkrimtares Dones fillojnė qė sa zbardh. Ajo zgjohet pėr t’i bėrė mėngjesin vajzės dhe mė pas vazhdon veprimtaritė e saj tė pėrditshme deri vonė nė darkė. Ja si e pėrshkruan ajo njė ditė tė sajėn.
“Gjėja e parė ėshtė hapja e kompjuterave dhe nisja e vajzės pėr nė shkollė, pastaj ėshtė njė kafe e parė, shkarkimi i postės elektronike, sepse ndėrkohė janė disa shtėpi botuese, disa televizione, disa grupe filmash me tė cilat unė jam nė kontakte pune nė kėto momente edhe pėr filmat e mi artistikė. Pastaj varet, nėse jam nė fazėn e shkrimit tė njė libri, sigurisht qė janė tė alternuara njė libėr me njė film dokumentar, ose artistik, kėshtuqė pėrgjithėsisht kam njė axhendė tepėr tė ngjeshur dhe njė disiplinė pune shumė tė madhe, ndryshe nuk do arrija tė mbaja pėrsipėr gjithė atė peshė. Kėshtuqė dita ime fillon nė 6 tė mėngjesit dhe mbyllet nė pėrgjithėsi nė 12 ose 1 tė natės”.
Autorja sapo ka pėrfunduar njė dokumentar dhe bėhet gati tė fillojė njė tjetėr kėtu nė Shtetet e Bashkuara, po shkruan njė roman qė e merr temėn tek lufta e Kosovės, ndėrsa kėto ditė del nė Zvicėr filmi i bazuar nė romanin e saj “Ditė e Bardhė e Fyer”. //kk//