PDA

View Full Version : Falenderojm Allahun per dhuntite tij....


xnjeri
14-11-07, 15:50
Falenderojm Allahun per dhuntite tij ndaj nesh e qe jan aq te shumta seqe nuk mundem t'i numrojm.
http://good.2pchelp.net/pic/fageeeeeer.jpg

Murgesha
14-11-07, 16:34
Athua cilit besim i takojnė kėto kėmbė??

hasanmehmeti
14-11-07, 18:00
Qfar pyetje Banale po ben Murgesha edhe shaka ben , je ber si femija , shiqon te injorosh dike e nuk shef veten fare , e as qe mundohesh ta kuptosh ate qe fshehet pas temes.

Ju hudhni rregulla per ndalim "chit-chatit" e ketu e beni ate thuaj qe jemi tek kafeja ketu , turp per ty dhe moshen qe ke dhe sjelljet qe ben , vertet me vjen keq.

Por kete shpresoj qe e do e kuptosh sa je ne Jete, e ta mundeson Allahu me i kuptu dhuntit e Tij qe ti ka dhuru ty e mua , ati tjeterit e keshtu me radhe.

16.18. Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato. ....
Sure : EnNahl

9.79. Ata (hipokritė) qė i pėrqeshnin besimtarėt, qė me vullnetin e vet japin lėmoshė, i pėrqeshin edhe ata tė cilėt nuk kanė mė shumė se ēka ėshtė e domosdoshme pėr jetesėn e tyre, e njėkohėsisht tallen me ta, All-llahu u dha shpėrblimin e talljeve tė tyre - dėnimin mė tė rėndė.
Sure :Et-Teube

....."Nėse talleni me ne, edhe ne do tė tallemi me ju, ashtu siē po talleni ju!"
Sure : Hudė


(http://www.audionur.com/islam/modules.php?op=modload&name=Quran&file=viewsura&surano=16)
Sa i perket Moderatorit te keti Nenforumi skam fjale .

. ...Dispozitat e All-llahut mos i merrni pėr shaka. Pėrkujtoni tė mirat e All-llahut, ndaj jush edhe atė qė ju shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me tė cilat ju udhėzon, dhe keni frikė All-llahun e dine se All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send.
Sure :<EL-Bekere
(http://www.audionur.com/islam/modules.php?op=modload&name=Quran&file=viewsura&surano=2)

Murgesha
15-11-07, 00:39
Tung Hasan!
Tema: Falenderojm Allahun per dhuntite tij....
Xnjeri: Falenderojm Allahun per dhuntite tij ndaj nesh e qe jan aq te shumta seqe nuk mundem t'i numrojm.
Xnjeri: Paraqet njė palė kėmbė si ilustrim pėr temėn e hapur
Murgesha: (kurreshtarre si gjithmonė pyet) Cilit besim i takojnė kėto kėmbė....??

Vjen
Hasani: Qė ja nis e merret me Murgeshėn e jo me temėn
Prapė
Hasani: sjell citate kuranore.... se si duket nuk din mėnyrė mė tė mirė pėr ta falėnderuar Allahun pėr dhuntitė qė ja ka falur
Nė fund prap
Hasani: Kėshillon prap moderuesit qė tė pėrkujtohen pėr Kuran e pėr dispozita tė sheriatit pėr udhėzim tė moderimit a nuk po e di se pėr ku e ka fjalėn...

U ba pėrshesh kjo punė. A thua ka kush qė na drejton se kush jemi nė temė e kush ka dalė prej saj

valiii
15-11-07, 01:00
Bismi-Lahi-Rrahmani-Rrahim

Falenderimet dhe lavdėrimet i Takojn Allahut tė Lartėsuar, vetėm Atė e falenderojmė, prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Prej Tij kėrkojmė mbrojtje nga rreziqet dhe tė kėqiat qė mund tė na kanosen neve. Kėndė e udhėzon Allahu s'ka kush qė mund ta humbė, e kush e bėnė vetėn qė ta humb Allahu s'ka kush qė mund ta udhėzojė.Pėrshendetjet tona me salavate e selame qofshin mbi tė dėrguarin e Allahut Muhamedin s.a.w.s. mėsuesin udhėzuesin edukatoron teorik dhe shembullin e modelin praktik tė jetės sė njeriut. Si dhe mbi shokėt e tij, familjen e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij deri nė ditėn e fundit

uliksi31
15-11-07, 08:52
Shume veshtir eshte me bind dikend ne kete forum. Sa e sa here u jane spjeguar gjerat lidhje me shkrimet e anetarve. Si moderues i kesaj rubrike une se kame per detyre me i treeguar askujt se cka dhe si me shkru ketu. As nuk jame gjykates ne suprem court. Andaj edhe nuk mbaj pergjegjesi per shkrime te askujt. Pra te jesh moderator nuk duhet me qen brain surgeon,por thjesht edhe na jemi diskutues sikur te gjithe ju tjeret. Diskutojm, gabojm, qeshim na fshihen shkrimet sikur te gjithe te tjerve, e tjera.

Derisa eshte forum i lire dhe tentojm qe te respektohet fjala e lire e cdo individi, ketu mund te diskutoj apo replikoj cdonjani, pavarsisht bindjeve te tija/saja. Vertet kjo eshte rubrike; mesime nga Kur'ani, por askund nuk shkruan qe vetem muslimanet mund te kycen. Ose rubrika tjeter mesime nga Bibla, qe poashtu nuk eshte vetem per te krishter. Kuptohet se duhet permbajtur rregullave te forumit.

Ka shume shkrime qe nuk me pelqejn as mua personalisht, bile skisha dasht as ti shoh ne asnje kohe, sepse jane kontradiktore me botkuptimet e mia dhe besimin ne te cilin une besoj. Por une do te u jap te njejten perparsi si atyre qe mendojn njajt sikur atyre qe mendojn ndryshe nga une. Pra ky eshte qendrimi im nga "pozita" e moderatorit. Personalisht kisha pas deshire te shoh debatime te mira dhe ne nje vel ma te ngritun, si dhe respekt reciprok nderkonfencional por qe fatkeqsisht shpesh diskutuesit bien ne njevel shume te ult.

Per muslimanet eshte shume e leht, derisa Kur'ani i udhzon:Lekum dijnukum veli je ddijn.

lyra2
15-11-07, 10:55
.....sinqerisht,ēka ka te beje titulli i temes me ate fotografi?!!!!
Te falenderohet Allahu qe ne nuk jemi ne ate gjendje ....te ati robi te Allahut?!!
Apo te falenderohet ai femi... qe te pakten nuk paska shkelur ne "toke te thate "dhe i paska te gjithe gishterinjte ?!!

Shume seriozisht!

Preshevar
15-11-07, 13:24
Nuk ėshtė me rendesi me dit se cilit Besim i takon aj personazhi me lart.
Allahu njihet edhe me emrin ER-RREZAK qė don te thot"Furnizuesi". Ai i Cili furnizon ēdo krijesė me nevojat jetėsore, pa marrė parasysh nėse ėshtė besimtar apo pabesimtar. Mėsimi i moralit eshte qe nuk e dim se sa tė mira pergezojm nga Ai i Cili krijesave tė Tij u dhuron mirėqenie dhe mirėsi tė panumėrta.
Ne ket rast, fotoja tregon shum se pse duhet ta falenderohėt Ai (Allahu i Lartmadhėruar), ajo ėshtė thjesht njė krahasim mes nesh (qe dispozojm gjitha t'mirat) dhe atyre (qė s'kan as uj pėr tė pir e le mo per sandale).

uliksi31
15-11-07, 19:38
Por per cka mi falenderu Artoni mixhen Allah see?
Per asgje hic?


Qe Arton, kjo ishte arsyeja per fshirje. Ndoshta per ty edhe nuk eshte asgje, por per bashkombasit tu te fese muslimane (kuptohet per besimtaret musliman) kjo eshte ofendim. Pra edhe ne te ardhmen do te fshihen krejt shkrimet qe jan ofenduese dhe provokuese, sidomos ne kete rubrike.
Per arsye te ngjajshime u fshi edhe shkrimi me lart.

valiii
16-11-07, 00:47
.....sinqerisht,ēka ka te beje titulli i temes me ate fotografi?!!!!
Te falenderohet Allahu qe ne nuk jemi ne ate gjendje ....te ati robi te Allahut?!!
Apo te falenderohet ai femi... qe te pakten nuk paska shkelur ne "toke te thate "dhe i paska te gjithe gishterinjte ?!!

Shume seriozisht!


Oj Lyra , nuk thojnė badihava t'moqmit se njė fotografi ėshtė sa 1000 fjalė ...
Qe unė do mar mundin tė e jap mendimin tim se paku mujshim diqysh me i ndrlidhė temėn bashkė me foton ...
Njeriu nuk duhet kurrė ti humbas shpresat per jetė , dhe kjo me se miri bėhet me mbėshtetjen tek Allahu s.v.t ... me mbėshtetjen tek Allahu dhe me kryerjen e obligimeve fetare njeriu i forcon lidhjet me Zotin aq shumė sa qė kurė zgjohet nė mėngjez e falėnderon Allahun qė i'a mundesoj me plakė edhe atė ditė , pastaj pas qdo pėrfundimi te ushqimit e falėnderon pėr furnizimin qe i'a ka dhėnė e kėshtu me radhė ...
Tė gjithė njerėzit me fillu me i numruar dhuntit e Zotit nuk do i mjaftonin ditė javė muaj e as vite te tera ...
“…edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat e All-llahut nuk do tė mundė tė arrini t’i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės”. (Ibrahim: 34).
Ekziston njė tregim pėr njė njeri i cili ka qenė i verbėr dhe qė ka humbur duart dhe kėmbėt e tij nė luftė. Njė njeri tjetėr e ka parė dhe ka vėrejtur se gjuha e tij ėshtė e zėnė nė pėrmendjen e Allahut. Njeriu u irritua me tė dhe iu drejtua tė verbėrit duke i i thėnė: "Pėr ēka duhet tė jeshė falenderues nė Allahun, kur ti je nė kėtė gjendje – i verbėr dhe pa duar e kėmbė?"
I verbėri i pėrgjigjet duke i thėnė: "Unė e falenderoj Allahun qė ende e kam gjuhėn me tė cilėn e pėrkujtoj Atė"
Kur ne pėrkujtojmė vetveten nė atė se ēfarė shpėrblimesh ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė janė tė durueshėm, ėshtė shumė mė lehtė pėr ne tė arrijmė qėndrueshmėrinė qė na duhet.
Kėrkoj falje qė e zgjata pak ... por lyra tė jeshė e bindur se ato kėmbėt nė foto nese janė kėmbė qė marin abdes e qė ecin ne rrugen e Allahut e falėnderojnė pėr dhuntitė e panumėrta Allahun ... tė jeshė e bindur se ato kėmbė janė mė tė dashura tek Allahu , se sa kėmbėt qe i nėnshtrohen pėr ēdo javė depilacionit pedikyr ....




Pėrshendetje .........

arton bala
16-11-07, 12:59
Por per cka mi falenderu Artoni mixhen Allah see?
Per asgje hic?


Qe Arton, kjo ishte arsyeja per fshirje. Ndoshta per ty edhe nuk eshte asgje, por per bashkombasit tu te fese muslimane (kuptohet per besimtaret musliman) kjo eshte ofendim. Pra edhe ne te ardhmen do te fshihen krejt shkrimet qe jan ofenduese dhe provokuese, sidomos ne kete rubrike.
Per arsye te ngjajshime u fshi edhe shkrimi me lart.


Aha, po cilen te mire juridike apo morale e paskna lendu, qe te mund te flitet per nje ofendim? Kur normat e forumit e ndalojne ofendimin, a nenkuptojne ato me ofendim cdo mendim qe nuk ju pershtatet muslimaneve a? Nese une publikisht e pyes veten a kam per cka te falenderoj Allahun, perse te ndihet dikush nga kjo pyetje i ofenduar? Kete s“e kuptoj, ketu je gabim dhe ne kunderthenie me postimin tend me larte ku thua se secili duhet te shpreh bindjet e tija pavaresisht se a eshte nje mendim qe shkon me mendimin mainstream..

Paramendo ku do te shkonim, nese i perqafojme keto principet tua: Atehere nuk do te lejohej asnje postim, i cili ne ndonje menyre i shperfill bindjet e ndonje grupi shoqeror (religjioz, politik, ideologjik). Kjo do te ishte nje paralizim i mendimit publik shoqeror, nje ngulfatje e drejtes per shprehje te lire, te cilen ti ne kete teme vetem hipokritisht e paske cmuar. Me nje fjale do te ishte nje Islamizim i shoqerise shqiptare. E kjo s“eshte pak.

Nuk ka askush nje te drejte apo nje te mire juridike apo morale qe biseduesit te ndajne vleresimet apo bindjet e tij, e lere me dogmat e importuara nga gabelt e Mekes si Muhamedi.

Ketu jemi ne nje forum shqiptar, dhe secili - pershfire ketu stafin e administratoreve si dhe moderatoret - duhet te dij se ne kete forum ka pasur dhe do te kete perhere njerez qe s“e njohin veten ne asnje menyre si kopila te arabeve dhe per kete arsye nuk ju kerset palla per figura e perralla arabe, dhe rrejdhimisht as per Allahun. Pse te cudite kjo? Ne si popull kjemi nje tradite mbi 500 vjecare te tille. Nuk eshte gje e re, qe shqiptaret vlerat e figurat e sundimtareve i refuzojme aq sa kemi "takat". Kjo dukuri trdicionale e bukur do te jete perhere ne konkurim me kercnimin tend per te shlyer postime "provokuese" e tj.

Artisti
16-11-07, 15:34
Por per cka mi falenderu Artoni mixhen Allah see?
Per asgje hic?


Qe Arton, kjo ishte arsyeja per fshirje. Ndoshta per ty edhe nuk eshte asgje, por per bashkombasit tu te fese muslimane (kuptohet per besimtaret musliman) kjo eshte ofendim. Pra edhe ne te ardhmen do te fshihen krejt shkrimet qe jan ofenduese dhe provokuese, sidomos ne kete rubrike.
Per arsye te ngjajshime u fshi edhe shkrimi me lart.


Nese fillohet keshtu atehere edhe shkrimet e "muslimaneve" ku figurohen fjalet " pabesimtare" drejtuar atyre qe kane bindje tjeter sesa ata dhe " feja islame eshte me e mira", eshte ofendim dhe duhet fshire.


Respekt

Artisti (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=18480)

BE LK
16-11-07, 15:58
Nese fillohet keshtu atehere edhe shkrimet e "muslimaneve" ku figurohen fjalet " pabesimtare" drejtuar atyre qe kane bindje tjeter sesa ata dhe " feja islame eshte me e mira", eshte ofendim dhe duhet fshire.


Respekt

Artisti (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=18480)
Jo nuk kane shume lidhje te thuash mixha All-llah dhe pabesimtare.

tjemi realist Artoni gjithmone e tepron me keto lloj shprehjesh. dhe se eshte ofendim te thuash halla marie apo xhaxhi jezus

"Kam respekt per te dy krijesa te nderuara dhe te lavderuara ne tok e ne qiell"

me respekt BE LK

Artisti
16-11-07, 16:09
Jo nuk kane shume lidhje te thuash mixha All-llah dhe pabesimtare.

tjemi realist Artoni gjithmone e tepron me keto lloj shprehjesh. dhe se eshte ofendim te thuash halla marie apo xhaxhi jezus

"Kam respekt per te dy krijesa te nderuara dhe te lavderuara ne tok e ne qiell"

me respekt BE LK

BE LK, pse a nuk mundemi t'i themi Maris, halle a?

Se paku kur te plaket njeriu, te shqiptaret eshte kjo shprehje shume e perhapur, pastaj te Jezusi, eshte i njejti sqarim.
Edhe "Allahut", thuaj ti Zot apo eshte ky term ne nje gjuhe te panjohur per njerzimin ?

Respektoni njeri tjetrin, pa u llogaritur i ofenduar.
.

uliksi31
16-11-07, 17:56
me dogmat e importuara nga gabelt e Mekes si Muhamedi
Artonit:
Per mos ta shendrrua kete rubrike; mesime nga kur'ani ne polemika,sygjerime apo verejtje une e solla vetem kete fjali tuajen Arton. Pra cka ta merr mendja, a eshte kjo siellje-shkrim korekt ndaj besimtarve qe besojn ndryshe nga ti? Duhet pas para sysh se kjo rubrike eshte me karakter fetar dhe shkruhet lidhje me fen.
Nga ana tjeter eshte shume leht me shti ngatrresa mes dy konfencioneve tona. Nuk duhet shume, vec nje fjali sikur kjo e jotja mjafton te ndezet. Mirpo te gjithe ata qe kane synim; bashkimin si dhe ruajtjen e vlerave tona kombetare, nuk do ta arrijn kete me shkrime te tilla. Une ndonjeher edhe mund te ju kuptoj, nese i drejtohesh nje grupi, radikal islam apo vehabi. Por ketu kemi te bejm drejt per se drejti nencmim,fyerje per te gjithe besimtaret islam qe jetojn ne trojet shqiptare dhe mne gjer.. Ndoshta ti e sheh nga kendi yt edhe si ok fjalin e lartpermendur, une personalisht shume vjet jetoj ne perendim por kurr nuk kame ndegjuar nje amerikan i cfardo rangu, te jet shprehur ne kete menyre. Pra ty te afron, bile nje perqindje ma teper me besimtaret shqiptar-musliman dhe per ata pres te tregosh me teper respekt. Poashtu edhe nga muslimanet shqiptar pres te tregojn me teper tolerance nderfetare.
Kur dy shtete, dy grupacione apo parti te cilat synojn te afrohen njana me tjetren, gjith'here ato i cekin ceshtjen qe i afron, aty ku pik-synimet i kan te njejta dhe fundamentet e aferta. Pra, shume leht eshte te elektrizohet at'mosfera mes nesh, mos asgje tjeter, mjafton qe jemi shqiptar dhe gjak-nxeht, na nuk kemi tradit debatimi te mirfillt.

Artisti:
Nese fillohet keshtu atehere edhe shkrimet e "muslimaneve" ku figurohen fjalet " pabesimtare" drejtuar atyre qe kane bindje tjeter sesa ata dhe " feja islame eshte me e mira", eshte ofendim dhe duhet fshire.

....Une kisha propozu qe kete cka shkruan ti, te debatohet tek rubrikat shoqrore... Ndoshta jame gabim por per botkuptimet e mia emrat si: Allah=Zot,Perendi, Muhamed, Krisht e tjera duhet te respektohen. Po edhe nese na personalisht nuk i besojm, tani per hir te atyre qe ju besojn te tregohet respekt dhe tolerance...

P.S. Ju lutem, tani per hir te antarve qe shkruajn lidhje me temen mos t'ju ndryshojm topikun as mos ta shendrrojm ne verejtje dhe kritika.

pirro
16-11-07, 18:02
Une mendoj qe ajo foto ka nje domethanje te madheee ... ama shume te madhe.
Mirpo me ta po merren shkencaret .. edhe ne keto momente po merren me foton,do ta kemi nje pergjigje se shpejti per kembet

Artisti
16-11-07, 18:45
Tung Hasan!
Tema: Falenderojm Allahun per dhuntite tij....
Xnjeri: Falenderojm Allahun per dhuntite tij ndaj nesh e qe jan aq te shumta seqe nuk mundem t'i numrojm.
Xnjeri: Paraqet njė palė kėmbė si ilustrim pėr temėn e hapur
Murgesha: (kurreshtarre si gjithmonė pyet) Cilit besim i takojnė kėto kėmbė....??

Vjen
Hasani: Qė ja nis e merret me Murgeshėn e jo me temėn
Prapė
Hasani: sjell citate kuranore.... se si duket nuk din mėnyrė mė tė mirė pėr ta falėnderuar Allahun pėr dhuntitė qė ja ka falur
Nė fund prap
Hasani: Kėshillon prap moderuesit qė tė pėrkujtohen pėr Kuran e pėr dispozita tė sheriatit pėr udhėzim tė moderimit a nuk po e di se pėr ku e ka fjalėn...

U ba pėrshesh kjo punė. A thua ka kush qė na drejton se kush jemi nė temė e kush ka dalė prej saj


Hasani ka dale prej teme, si gjithmone !!:biggrin:
Kete shkrim timin mund ta bartni edhe te tema " Pyetje-Pergjigje":smile:

.

hasanmehmeti
17-11-07, 19:26
Elhamdulilah(Falenderimi i takon Allahut) , Allahu me ka Nderuar.

Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotė:
"Isha njė ditė duke udhėtuar nėpėr shkretėtirė dhe papritmas humba rrugėn pėr ku isha nisur. U ndala tek njė tendė e vjetėr, shikova mbrenda saj dhe pashė aty njė njeri, ishte i ulur nė tokė.

Sapo iu afrova me qetėsi pashė se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte tė dy duart e kėputura.

Ē'ėshtė mė e ēuditėshmja se ai ishte edhe i verbėr dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askėnd qė tė kujdesej pėr tė.

Dėgjova prej tij disa fjalė, qė shpesh i pėrseriste: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madhe mbi shumė krijesa tė Tija.

Duke e pėrseritur kėtė disa herė, ma tėrhoqi vėmendjen dhe mė shtyri tė interesohem pėr te. Dy duart e kėputura dhe dy sytė e tij tė verbėr dhe nuk posedonte kurrfarė fuqie pėr kujdesjen e vetės. Shikova pėrreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikė prej tė afėrmėve tė tij qė kujdeset pėr te, mirėpo, pėr fat tė keq, nuk pashė askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi tė pyeste:

- Kush ėshtė? Kush ėshtė?

- I thashė: Esselamu alejkum! Jam njė njeri qė kam humbur rrugėn dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar nė kėtė vend? – Fillova unė me pytje: Ku e ke familjėn apo tė afėrmit?

- M'u pėrgjigj: Unė jam njė plak i sėmuar, qė me kanė lėnė njerėzit dhe me kanė vdekur shumica prej tė afėrmėve.

- I thashė: Dėgjova nga ju disa fjalė, qė me ēuditėn: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė krijesa tjera tė Tija, me trego se ēka tė ka nderuar All-llahu ty kurse unė tė shohe tė verbėr me dy duart e kėputura, i varfer dhe askend perreth teje qė interesohet pėr ty?!

- Mė tha: Tė tregoj, por me njė kusht! Kam njė nevojė tė ma kryesh.

- I thashė: Me gjithė dėshirė inshallah, vetėm me trego!

- Mė tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqėsi tė ndryshme, mirėpo, prap Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar me njė nderė tė madh mbi shumė krijesa tė tjera. A nuk me ka dhėnė All-llahu mendjen, qė tė logjikoj me te?!

I thashė: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa e sa njerėzve u mungon kjo begati, janė budalla, tė ēmendur, qė nuk posedojnė mendje?!

- Shumė ka. - ja ktheva.

- Pastaj tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė tjera dhe me ka nderuar.

- Vazhdoi pėrseri: A nuk me ka dhėnė All-llahu tė dėgjuarit, me tė cilin dėgjoj ezanin pėr namaz, dėgjoj me te fjalėt dhe atė qė kam pėrreth?!

- I thashė: Po, si jo!

- Ma ktheu: Sa prej njerėzėve janė tė shurdhėt dhe nuk mund tė dėgjojnė?! Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar mbi shumė krijesa.

A nuk mė ka dhėnė All-llahu gjuhėn, me tė cilėn e pėrmendi Atė dhe mirrem vesh me njerėzit?! Sa e sa njerėz memece ka sot qė nuk flasin?!

I thashė: Po, vėrtetė shumė ka.

- Tha: Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumė krijesa tė Tija.

A nuk me ka udhėzuar All-llahu nė Islam dhe adhuroj vetėm All-llahun Njė, tė Vetmin, qė nuk meriton tė adhurohet askush pėrveē Tij?! Unė tek Ai llogaris shpėrblimin duke bėrė durim nė sprovat e Tija.

Sa ka prej njerzėve, qė janė adhurues tė idhujve dhe kryqėve dhe janė tė kėnaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanė humbur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Falėnderimi i takon vetėm All-llahut, qė mė ka nderuar mbi shumė krijesa tė Tija. Kėshtu vazhdoi plaku duke i numėruar begatitė e All-llahut, kurse mua me shtohej ēudia prej imanit tė tij tė fort dhe bindjes sė tij tė madhe, qė plaku edhe nė gjendjen e tij tė mjerueshme ishte i kėnaqur me ato begati qė ia kishte dhėnė All-llahu.

Thashė me vete: Sa prej tė sėmurėve janė, qė ndoshta nuk janė goditur as sa njė e katėrta e kėsaj qė ėshtė goditur ky plak, apo ndoshta janė sprovuar vetėm me humbje tė shikimit apo tė dėgjimit, apo kanė ndonjė sėmundje tė lehte e qė mund tė llogariten tė shendoshė nė krahasim mė atė qė e ka goditur kėtė plak. Saqė i dėgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zė tė lartė, duke renkuar nga semundja. E atyre vetėm iu shtohet dobėsia dhe iu pakėsohet bindja nė shpėrblimin e All-llahut.

U thellova nė mendime tė thella derisa m'i ndėrpreu mendimet fjala e plakut duke mė thėnė:

- A ta them kėrkesen time qė pata? A ma kryen atė?

- I thashė: Po, inshallah! Cila ėshtė kėrkesa yte?

E uli kokėn dhe lotėt i rrodhėn nga sytė e tij tė verbėr. Pastaj ngriti koken e tha:

- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveē njė djalit katėrmbedhjetėvjeēar. Ai ėshtė qė me ushqen, me veshėn, me shtrinė pėr tė fjetur dhe me ngrite pėr ēdo nėvojė. Mirėpo, ka dalė qė dje tė me kėrkojė ushqim dhe nuk ėshtė kthyer mė dhe nuk e di a ėshtė gjallė dhe kthehet apo ėshtė i vdekur dhe ėshtė harruar. Unė, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbėr, ku ta kėrkoj unė i shkreti?!

E pyeta pėr pamjen e tij dhe cilėsitė e tija nė mėnyrė qė ta njoh nėse e takoj.

Dola qė ta kėrkoj djalin, po ku ta kėrkoj kurse rruga pėr mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kėrkoja, unė vetė kisha humbur rrugėn.

Vazhdova rrugėn duke ecur nėpėr shkretėtirė, kėrkoja andej kėtej ndonjė njeri tė pyes pėr djalin, por s'ka gjė. Rastėsisht e ktheva kokėn dhe pashė andej tėndes sė plakut njė kodėr tė vogėl, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diēkaje. Thashė me vete: Kėto nuk mblidhen pėrveē se rreth ndonjė ngrodhėsire ose ushqimi. U ngrita nė koder dhe u afrova tek kėto shpezė. Kur arrita afėr tyre filluan tė shpėrndahen dhe nė vendin ku ishin mbledhur sorrat ēka tė shoh?! Njė djale i ri i vdekur, trupi i tij i kėputur sikur ta kishte sulmuar ndonjė ujk dhe ka ngrenė njė pjesė tė tij dhe ka lėnė pjesėn tjetėr pėr shpezė.

Nuk me brengosi djali aq shumė sa me erdhi keq dhe u pikėllova pėr plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim tė tendės duke qenė nė mes pikėllimit dhe hutise. Duke menduar se a tė shkoj dhe ta lė plakun nė vetmi apo tė kthehem tek ai dhe ta lajmėroj pėr djalin. U drejtova kah tėnda dhe po dėgjoj plakun duke bėrė tesbihė dhe duke pėrmendur All-llahun. Isha i hutuar ēka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi nė mendje ngjarja e tė dėrguarit tė All-llahut, Ejubit alejhi selam.

Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lėnė. I dhashė selam. I mjeri, ishte mėrzitur shumė pėr djalin. Sa mė ndjeu mė pyeti: ku ėshtė djali?

I thashė: Pėrgjigju ti njėhere! Cili prej ju tė dyve ėshtė me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Ejubi, alejhi selam ėshtė me i dashur tek All-llahu.

I thashė: Cili ėshtė sprovuar mė shumė, ti apo Ejubi, alejhi selam?

Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.

Atėherė i tashė: Llogarite djalin tėnd tek All-llahu se tė ka vdekur...!

E gjeta atė tė vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqėrit mbi trupin e tij. Rėnkoi plaku i mjerė, pastaj rėnkoj pėrseri duke marrė frymė thellė dhe duke pėrseritur fjalėn: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...

Mora ta qetėsojė duke ia kujtuar durimin, mirėpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rėnkimet derisa dhe nisa t'ia pėrkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq nė duart e mia.

E mbulova me jorganin qė e kishte pėrfundi dhe dola tė kerkoje ndonjė njeri qė tė mė ndihmojė t'ia pregadis xhenazėn. Pas pak pashė tre vetė tė hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin tė ishin udhetarė.

I thirra dhe m'u pėrgjigjen. Kur u afruan u thashė:

- Kėtu ėshtė njė njėri musliman i vdekur dhe nuk ka askė qė interesohet dhe mirret me tė, a keni mundėsi qė tė mė ndihmoni pėr ta larė, ta mbėshtjellim nė qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.

Hyrėn nė tendė qė ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin pėr ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrėn e tij bertitėn: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshė se Ebu kulabe kishte qenė njė prej dijetarėve tė njohur, qe e kishte humbė pleqėria dhe sėmundjet e shumta pozitėn e tij dhe e kishin lenė njerėzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumė sprova dhe fatėkeqėsi deri sa ishte vetmuar prej njerzėve nė njė tendė tė vjetėr nė hapėsiren e shkretėtirės.

Ia pregatitėm xhenazėn dhe e varrosėm.

Udhėtova bashkė me kėta tre veta dhe mė ndihmuan qė ta gjejė rrugėn pėr nė qytet.

Nė kėtė natė e pashė ne ėndėrr Ebu Kulaben me pamjen me tė bukur, kishte tė veshur rroba tė bardha dhe ishte plotėsuar pamja e tij, pa tė meta trupore. E pashė duke ecur nė njė vend tė gjelbėruar.

E pyeta: O Ebu Kulabe, ēka tė ka bėrė ty tė jesh nė kėtė vend kaq tė bukur dhe i shėndoshė fizikisht?

U pėrgjigjė: Posa mė ka futur All-llahu nė xhenet dėgjova njė zė duke me thėnė fjalėn e All-llahut:

سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ

"(u thonė) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin, sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend." [Err-rrad, 24]



Marrė nga libri: Sijer Alamu En-Nubela
Imam Dhehebiu.

lyra2
18-11-07, 10:38
Oj Lyra , nuk thojnė badihava t'moqmit se njė fotografi ėshtė sa 1000 fjalė ...
Qe unė do mar mundin tė e jap mendimin tim se paku mujshim diqysh me i ndrlidhė temėn bashkė me foton ...
Njeriu nuk duhet kurrė ti humbas shpresat per jetė , dhe kjo me se miri bėhet me mbėshtetjen tek Allahu s.v.t ... me mbėshtetjen tek Allahu dhe me kryerjen e obligimeve fetare njeriu i forcon lidhjet me Zotin aq shumė sa qė kurė zgjohet nė mėngjez e falėnderon Allahun qė i'a mundesoj me plakė edhe atė ditė , pastaj pas qdo pėrfundimi te ushqimit e falėnderon pėr furnizimin qe i'a ka dhėnė e kėshtu me radhė ...
Tė gjithė njerėzit me fillu me i numruar dhuntit e Zotit nuk do i mjaftonin ditė javė muaj e as vite te tera ...
“…edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat e All-llahut nuk do tė mundė tė arrini t’i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės”. (Ibrahim: 34).
Ekziston njė tregim pėr njė njeri i cili ka qenė i verbėr dhe qė ka humbur duart dhe kėmbėt e tij nė luftė. Njė njeri tjetėr e ka parė dhe ka vėrejtur se gjuha e tij ėshtė e zėnė nė pėrmendjen e Allahut. Njeriu u irritua me tė dhe iu drejtua tė verbėrit duke i i thėnė: "Pėr ēka duhet tė jeshė falenderues nė Allahun, kur ti je nė kėtė gjendje – i verbėr dhe pa duar e kėmbė?"
I verbėri i pėrgjigjet duke i thėnė: "Unė e falenderoj Allahun qė ende e kam gjuhėn me tė cilėn e pėrkujtoj Atė"
Kur ne pėrkujtojmė vetveten nė atė se ēfarė shpėrblimesh ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė janė tė durueshėm, ėshtė shumė mė lehtė pėr ne tė arrijmė qėndrueshmėrinė qė na duhet.
Kėrkoj falje qė e zgjata pak ... por lyra tė jeshė e bindur se ato kėmbėt nė foto nese janė kėmbė qė marin abdes e qė ecin ne rrugen e Allahut e falėnderojnė pėr dhuntitė e panumėrta Allahun ... tė jeshė e bindur se ato kėmbė janė mė tė dashura tek Allahu , se sa kėmbėt qe i nėnshtrohen pėr ēdo javė depilacionit pedikyr ....




Pėrshendetje .........
Faleminderit valiii :).

por lyra tė jeshė e bindur se ato kėmbėt nė foto nese janė kėmbė qė marin abdes e qė ecin ne rrugen e Allahut e falėnderojnė pėr dhuntitė e panumėrta Allahun ... tė jeshė e bindur se ato kėmbė janė mė tė dashura tek Allahu , se sa kėmbėt qe i nėnshtrohen pėr ēdo javė depilacionit pedikyr ....
...sigurisht kete paska dashur ta thote autori i temes?!!!!!
valiii a nuk eshte ironi kjo?

Veq pa keqkuptime ,te lutem shume shume.

SoKoLi-i-Maleve
18-11-07, 20:46
A e Zbuluat se kujt i perkisnin kambet?

BE LK
19-11-07, 11:20
A e Zbuluat se kujt i perkisnin kambet?
Po e zbulumam.

I perkisnin nje njeriu te varfer diku ne token e zotit.

Nese ti nuk je i tille falenderoje Zotin per ato miresi qe te ka dhene.

Nuk ja vlen te meremi mė me keto ironi por te flasim per temen. nese ty sokol nuk te pelqen mund te hapesh nje teme tjeter qe te pelqen tek mesime nga Bibla.

valiii
19-11-07, 15:29
Faleminderit valiii :).


...sigurisht kete paska dashur ta thote autori i temes?!!!!!
valiii a nuk eshte ironi kjo?

Veq pa keqkuptime ,te lutem shume shume.


S'ka perse Lyra ... tybe lidhje s'kom se ēka ka dashtė me thonė autori temės ( pyete atė ), e kam cekur edhe mė lartė se "ky ėshtė mendimi im" , e lexuesit i mbetet me vlerėsu/logjiku se a ėshtė ironike a jo !
Keqkuptuesi/ja nė kėtė rast je ti , unė vetėm mora mundin t'i pėrgjigjem pyetjes tende ( pasi qė u drejtove sinqerishtė ) ...

Tė pėrshendes Lyra2

Shqiptare
27-12-07, 09:26
Nga dhuntite e Allahut per nejrezimin eshte edhe DITURIA, andaj, po e postoj kete tregim
ketu, duke shpresuar qe te mahniteni gjate leximit te tij.



Djaloshi i menēur


Para shume viteve, gjate kohės se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte njė qytet i madh islam, Ne fakt, ishte kryeqendra islame dhe pėr shkak se jetonin njė numėr i madh dijetaresh, ishte qendra e diturisė Islame. .
Njė dite mbreti i Romes e dėrgoi njė emisar ne Bagdad pėr ti sfiduar muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do t’i sfidonte muslimanet. .
Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e Romes te ngjitet ne njė podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nėse me pėrgjigjeni, atėherė do t’ju le njė pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes.
“Pyetjet janė :
"Cfare kishte para Allahut?" .
"Ne cilin drejtim ėshtė Allahu?" .
"Cfare bėn Allahu ne kėtė moment?" .
Shumica e asamblesė ishte ne qetesi. (A mund te ju pėrgjigjesh ti kėtyre pyetjeve?) Ne mes te shume dijetareve te medhenj dhe studenteve qėndronte njė njeri me djalin e tij te vogėl. “ Oh babi im i dashur! Unė do t’i pėrgjigjem dhe dot’ia mbyll gojėn” tha djaloshi.
Kėshtu qe djaloshi i pershperiti kalifes qe te marre leje t’ju pėrgjigjet pyetjeve dhe u lejua.
Romaku ju adresua djaloshit musliman dhe e pėrsėriti pyetjen e pare:
“Ēfare kishte para Allahut?
Djaloshi pyeti: A di te numėrosh?
“Po,” tha njeriu.
Djaloshi: “ Atėherė numėro prej dhjete e me poshtė!”, “ dhjete,nėnte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “njė” dhe nuk numėroi me” Por ēfare ndodhet para numrit ‘njė’ ?” pyeti djaloshi..
“ S'ka me asgjė para njėshit- kjo ėshtė ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nėse nuk qėndron aritmetikisht asgjė para ‘njėshit’, atėherė si pritni qe te kėtė diē para ‘Njė” te gjithėdijshmit, te pėrhershmit, te parit, te fundit, shpikėsit, te padukshmit?”.
Tash njeriu nga Roma i befasuar nga pėrgjigja direkte nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim ėshtė kthyer Allahu?”.
“Me sjell njė qiri dhe ndeze pastaj, tha djaloshi dhe me thuaj ne cilin drejtim ėshtė drejtuar flaka. “ Por, flaka ėshtė vetėm njė drite shpėrndahet ne katėr anėt, Veri,Jug,Lindje dhe Perėndim. Nuk ėshtė drejtuar vetėm ne njė ane , “ Tha njeriu me habi..
Djaloshi tha, “ Nėse njė flake fizikisht shpėrndahet ne katėr anėt ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilėn ane ėshtė e drejtuar, atėherė ēfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriēuesi i Qiejve dhe Tokės? Drite mbi Drite, Allahu ėshtė i drejtuar nga te gjitha anėt e nė tė gjitha kohet.”.
Romaku ishte shtangur ngase perpara kishte njė vocėrrak i cili i pėrgjigjej pyetjeve te tij ne atė mėnyrė sa qe nuk mund te argumentonte kundėr provave te tij.
Kėshtu qe, i deshperuar dėshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bėnte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bėni pyetje dhe unė jam Ai qe ju pėrgjigjem te gjitha pyetjeve tua. Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtė ne vendin ku qėndroj unė kėshtu qe unė te jem aty ku jeni ju tash, kėshtu qe pėrgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
“ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kėshtu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu pėrsėriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bėn Allahu ne kėtė moment?” Djaloshi me krenari u pėrgjigj, “Ne kėtė moment, kur Allahu e pa ne kėtė podium te larte njė gėnjeshtar dhe pėrqeshės te Islamit,Ai e beri te zbrese nga lart poshtė. Dhe atė qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vėrtetoi te vėrtetėn. Ai nė ēdo moment ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė reja (falė mėkate, largon brengosje, jep jetė, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tė tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." .
Romaku nuk pat ēfare te thotė tjeter pėrveē te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij i mundur . Nė ndėrkohė, ky vocėrrak u rrit dhe u bė njeri nder dijetaret me te famshėm ne Islam.
Allahu, i lartemadheruari, e shpėrbleu me njė menēuri dhe dituri te dinit Islam. Emri i tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mėshiroftė ) i njohur sot si njė dijetar i madh nė Islam.

Falenderimi i takon vetem All-llahut per gjithcka!

Elhamdulil-lah!

Shqipja

Preshevar
06-02-08, 21:08
Falėnderimi i Takon All-llahut


(http://bp1.blogger.com/_DiakVEVBTEc/R6nKU6zzxzI/AAAAAAAABaw/mhCMGQ-WdRI/s1600-h/9.jpg)



Burbuqe REXHA



Nėnė kush do tė thoshte se do tė udhėzoheshim gati tė gjithė?

Falėnderimi i takon vetėm dhe vetėm Allahut, pranuesit tė lutjeve. Ende mė vjen te qaj nga gėzimi... Derisa nė fillim faleshim vetėm unė dhe ti. Tė kujtohet nėnė? Mbas njė kohe na u bashkėngjitėn edhe vėllezėrit mė te vegjėl. Me kėnaqej shpirti tek i shikoja qė zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet vinin dita ditės tek ne. Mė lajmėruan qė edhe motra ka filluar tė falej. Falėnderimi i takon Allahut pėr tė gjitha mrekullitė qė na ndodhin. Por tė gjithė kishim njė brengė, ishte vėllai qe kthehej nė mesnatė. Nėna shpeshherė lotonte. Nuk flinte e qetė, e linte derėn hapur. Njėmijė e njė pyetje silleshin nė kokėn e saj." Ku ndodhesh tani biri im ?!! Me kė shoqėrohesh ? Mos vallė ? Athua mos...?!!... " Nėnė tė lexonim edhe atėherė kur i fshije lotėt. Vazhdimisht na rikujtoje dhe pėrsėrisje "lutuni pėr udhėzimin e vėllait !". Tė vėrenim edhe atėherė kur sytė te flisnin diēka tjetėr. Brenga vazhdonte pėr tė gjithė. Filluam tė shtonim lutjet. Luteshim edhe nė namaze tė natės. Por ende nuk kishte ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjė. Vėllai kthehej nė mesnate... E xhuma, nuk mund ta shpjegoj atė emocion qė mė pėrcillte gjatė gjithė ditės. E kėrkoja arsyen po ende nuk e merrja pėrgjigjen. Pasdite bisedova me vėllanė. Pasi bėmė bisedė tė zakonshme ndėr tė tjera e pyeta edhe pėr namazin e xhuma-sė. "Po e kam falur" u pėrgjigj . "Pėrveē kėsaj mbrėmė skam fjetur fare"-vazhdoi tė tregonte ."sot , sot kam filluar tė fali edhe namazin e sabahut"... Elhamdulilah !!! Falėnderimi i takon vetėm dhe vetėm Allahut !!! fillova tė lotojė nga gėzimi... Allahu bėn mrekulli !!! .... Mezi prisja ti takoja tė gjithė. Tė jetoja ato ēaste. Atmosferė gėzimi mbizotėronte nė shtėpi. Ndjenjė shumė e mirė. Tė gjithė tė zgjuar pėr tė falė namazin e sabahut. Mė ngjasonte nė ditė Bajrami. Mė kėnaqej shpirti, kur e shihja tė rregullohej. Tani jo pėr tė dalė nė jetėn e natės, tani rregullohej- pėrgatitej tė shkonte ne xhami .Ishte thellė i penduar pėr kohėn e humbur. Mė duket se e dėgjoja-e lexoja nė sytė e tij : "Allah mė fal jam rikthyer pėrsėri tek ty Allah !... Nėnė ma bėj hallall ! Ke shumė netė pa gjumė, tė kam lėnduar shumė. Nėnė mos qaj mė, jam kthyer pėrsėri. Mos shiko mė nga rruga, mos e le derėn hapur, nė shtėpi me ke Mėsohu me faktin qė jam kthyer. Jam penduar! Nėnė, mė fal pėr dhimbjen qe tė kam shkaktuar, mallin qė tė dogji shpirtin, humbjen pėr se gjalli. Kam rilindur edhe njėherė. Prapė po jetoj, po jetoj momentet e humbura. Jetoj edhe ti kėto ēaste, lutja ju ėshtė pranuar." ... Falėnderimi i takon Allahut dhe vetėm Allahut!