PDA

View Full Version : Drejtshkrimi I Fjalėve Me Parashtesa: ē-, Zh-, Sh- Qė Marrin Kuptim Tė Kundėrt

Imeri
15-11-07, 12:05
Drejtshkrimi i fjalėve me parashtesat: ē-, zh-,sh-, qė marrin kuptim tė kundėrt ose nuanca pėrforcuese, mund tė kuptohet mė lehtė, duke e bėrė ndarjen e tingujve tė gjuhės shqipe, qė nyjtohen sipas pjesėmarrjes (aktivitetit) tė tejzave tė zėrit.

Mė poshtė po e paraqesim tabelėn:
__________________________________________________ __________________________________
| Zanore | sonante | bashkėtingėllore _ |
Tė zėshme | a, e, ė, i,o, u, y. | j, r, rr, l, ll, m, n, nj | b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh, h |
Tė pazėshme | | p, t, th, k, q, f, c, ē, s, sh, |

Fjalėt me tinguj nistorė zanorė :a-, e-, ė-,o-, i-, u-; dhe tingujt sonante: j-, l-, ll-, m- , n-, nj-,r-, rr-; si dhe bashkėtingėllorja grykore h-; krijojnė fjalė me kuptim tė kundrėt duke marrė parashtesėn (ē-): armatim(ēarmatim), akordim(ēakordim), atdhesim(ēatdhesim); embrionizim(ēembrionizim), emrim(ēemrim), endje(ēendje); ėnjtje(ēėnjtje); intengrim(ēintegrim); organizim (ēorganizim), orjentim(ēorjentim); urėzim(ēurėzim), e fjalė tė ngjashme si kėto.
Pėrjashtim bėjnė fjalėt qė fillojnė me nistoren y-: yndyrė, yllėsi ,yllėshuar, nuk kanė kuptim tė kundėt .
Parashtesa ē-, edhe para tingujve sonante: j-, l-, ll-, m-, n-, nj-, r-, rr-, si dhe grykores h-, e ruan trajtėn: jonizim(ējonizim), lodhje(ēlodhje); magnetizim(ēmagnetizim), mbėshtetje (ēmbėshtetje); montim(ēmontim); nderoj(ēnderoj), njerėzore(ēnjerėzore), regjistrim(ēregjistrim), rregulloj(ērregulloj); huazoj(ēhuazoj), hidratizim(ēhidratizim), e fjalė tė tjera si kėto.
Fjalėt qė fillojnė me nistore ll-, si: llagap, llamburitje, llahtarisje etj. nuk kanė kuptim tė kundėrt.
Tingujt bashkėtingėllorė tė zėshėm: b-, d-, dh-, g-, gj-, v-, te fjalėt qė marrim kuptim tė kundėrt marrin parashtesėn zh- : bėhet(zhbėhet), bllokoj(zhbllokoj), dukje(zhdukje), dredh(zhdredh), drjet(zhdrejt); dhjamos(zhdhjamos), dhėnė(zhdhėnė), gardhim(zhgardhim), gozhdoj(zhgozhdoj)gjakėsoj(zhgjakėsoj); varrim(zhvarrim), vendosje(zhvendosje) e fjalė tė tjera tė ngjashme si kėto.
Fjalėt qė fillojnė me tingujt bashkėtingėllorė tė zėshėm: x-, xh-, z-,nuk krijojnė fjalė me kuptim tė kundėrt si: xehtar, xixė; xheloz; zhufkė; zotėrim, zymtėsi, zyrtar e tė tjera tė kėtij lloji.
Me parashtesėn sh- shkruhen fjalėt, tė cilat fillojnė me tingujt bashkėtingėllorė tė pazėshėm: p, t, th, k, q, f : palosje(shpalosje), pagim(shpagim), pyllėzim(shpyllėzim), tjellė(shtjellė), tjerrė(shtjerrė); thurė(shthurė); kurorėzim(shkurorėzim), kėputje(shkėputje); kyēje(shkyqje), qetėsim(shqetėsim), qepje(shqepje); fletoj(shfletoj), frenim(shfrenim), farosje(shfarosje),etj.
Fjalėt e gjuhės shqipe qė fillojnė me tingujt nistorė: c-, ē-,s- nuk kanė kuptim tė kundėrt. P.sh. citoj, copėtoj, copėzim, cytje; ēelikos, ēetoj, sajim, saktėsim, sėmurė, sillem etj.

Imeri
15-11-07, 21:00

Kėrkoj falje pėr gabimin teknik nė tabelen e lartshėnuar, po jap njė pasqyrėz plotėsuese:

Zanore: a, e, ė, i,o, u, y; sonante: j, r, rr, l, ll, m, n, nj; grykorja: h,
Bashkėtingėllore tė zėshme: b, d, dh, g, gj, v, x, xh, z, zh,
Bashkėtingėllore tė pazėshme: p, t, th, k, q, f, c, ē, s, sh,

Dilaver
16-11-07, 03:04
Zotėri Imer, nė drejtshkrimin e fjalėve me parashtesat ē-, sh- qė marrin kuptim tė kundėrt ose nuanca pėrforcuese, a mund tė trajtojm edhe rastin kur parashtesat formojnė folje nga emri, apo mos kam dal jasht kornizave tė fjalės (temės).

Imeri
18-11-07, 11:35
Zotėri Dilave, nė pyetjen tuaj nese mundem do tė pėrgjigjem sa mė shkurt!
Fjalėt qė dalin me kuptim tė kundėt me parashtesat: Ē-, Zh-,Sh-, e ruajnė trajten e tyre si tė emrat, mbiemrat, foljet dhe ndajfolje qė dalin prej tyre.
Po jap nga njė shembull pėr secilėn parashtesė
Me parashtesėn ē-: atdhesim (ēatdhesim)-emėr; i ēatdhesuar,e ēatdhesuar -mbiemėr: ēatdhesohem, ēatdhesoj, ishte ēatdhesuar-folje. Mendoj(ēmendoj)- folje;ēmenduri-a(emėr i gjinisė femėrore); ēmendurisht-ndajfolje.
Me parashtesėn zh-: bllokim(zhbllokim)-emėr; i zhbllokuar,e zhbllokuar-mbiemėr; zhbllokohem, zhbllokoj, ishte zhbllokuar - folje.
Me parashtesėn sh-:kurorėzim(shkurorėzim)-emėr; i shkurorėzuar,e shkurorėzuar -mbiemėr; shkurorėzohem,shkurorėzoj, ishte shkurorėzuar - folje.
Me rrespekt ju pėshendes. Imeri.

Dilaver
19-11-07, 01:35
Zotėri Imer, si e keni parqit mė lartė edhe ju e dimė se parashtesat mė prodhimtare nė fushėn e formimit tė foljeve tė prejardhura janė: pėr- sh-, (ē-, zh-).
Me parashtesėn sh-, formohen folje kryesisht nga foljet dhe mė pak nga emrat, por kemi edhe raste kur me prapashtesėn sh-/ē formohen edhe pak folje nga emrat. Raste tė kėtilla kemi atėherė kur tema e emrit mbaron me njė –ė ose –e tė patheksuar, si p. sh. pikė, shpik, faqe, shfaq, koqe, shkoq, kjo mbetet jasht temės sė foljes, pėr arsye se nė sistemin foljor tė shqipės nuk ka asnjė folje, tema e sė cilės mbaron me njė zanore tė tillė.
Nuk jam njohės i rregullave tė shqipės, por nė firmėn tuaj lexova titullin prof e mė grithi merkau tė hy i cik nė debat.
Me respekt ju pėrshendes dhe ju ftoj tė na sjellni koncepte e rregulla tė drejtshkrimit nė kėtė faqe elektronike, ku shumica i pėrcjellim mė vėmendje e besa edhe mėsojmė nga pak.
Dilaveri