PDA

View Full Version : Kushtetuta si akti mė i lart juridik

Berkan
24-11-07, 23:25
Nė kėtė debat ftoj tė gjithė tė interesuarit tė shkruajnė mendimet e tyre sa i pėrket ēėshtjes sė kushtetutės

Dilaver
25-11-07, 01:42
Gjindemi nė prag tė shtetformimit, e pėr tė formuar shtet nuk ėshtė punė e lehtė, elementet/simbolet shtetėrore si duket janė mbuluar nga pluhuri i harresės pas kundėrshtimeve e inateve partiake duke shfrytėzuar kėto si instrument tė caqeve tė tyre politike.
Akti mė i lartė juridik shtetėror KUSHTETUTA dhashtė Zoti e nuk shndrrohet edhe ky akt nė njė cirk tė partive politike, por me hartimin e saj tė mirrėn ekip/njerėz me kualifikime adekuate. Nė kushtetutė tė pasyqrohet pelqimi i shtresave tė gjera shoqerore e politike.
Pėr tė hartuar Kushtetut nuk ėshtė ndonjė vėshtirėsi, kopjohet ndonjė model kushtetues me ndryshime aty kėtu.
Unė parapelqej modelin kushtetues ku pos tjerave interpelanca zė vend meritor si instrument i cili i mundėson opozitės tė kontrolloj qeverinė.

LABI
25-11-07, 21:22

Une e parapelqeje ate kushtetute qe kufizone pushtetin e shtetit :rolleyes:

Berkan
26-11-07, 00:13
Po kushtetuta ėshtė akti mė i lart jurisik i njė shteti, mirėpo praktika tregon se kemi edhe vende ku kushtetutat edhe janė dhuruar p.sh. rasti i bosnjės. Nuk do ta dėshiroja kėtė epilog edhe nė Kosovė...

arton bala
26-11-07, 00:46
Gjindemi nė prag tė shtetformimit, e pėr tė formuar shtet nuk ėshtė punė e lehtė, elementet/simbolet shtetėrore si duket janė mbuluar nga pluhuri i harresės pas kundėrshtimeve e inateve partiake duke shfrytėzuar kėto si instrument tė caqeve tė tyre politike.
Akti mė i lartė juridik shtetėror KUSHTETUTA dhashtė Zoti e nuk shndrrohet edhe ky akt nė njė cirk tė partive politike, por me hartimin e saj tė mirrėn ekip/njerėz me kualifikime adekuate. Nė kushtetutė tė pasyqrohet pelqimi i shtresave tė gjera shoqerore e politike.
Pėr tė hartuar Kushtetut nuk ėshtė ndonjė vėshtirėsi, kopjohet ndonjė model kushtetues me ndryshime aty kėtu.
Unė parapelqej modelin kushtetues ku pos tjerave interpelanca zė vend meritor si instrument i cili i mundėson opozitės tė kontrolloj qeverinė.

Pershendetje te gjitheve dhe urime per temen e qelluar, te cilen e kuptoj si nje permbledhje bisedash, ne te cilat shprehen deshirat individuale dhe ne fund ne menyre induktuese apo deduktuese te te kristalizohet nje "katalog" principesh, te cilat i deshirojme ne Kushtetuten tone.

Deri tani kemi dy deshira: Interpelancen dhe deshiren per kontroll te pushtetit.

Deshira e pare per mua ka te bej me formen shteterore "Republike". Republika vjen nga fjala latine "res publica", qe do te thote nje ceshtje e hapur, pra nenkupton formen publike qeverisjes se shtetit. Forma e qeverisjes eshte atehere publike, kur qytetari eshte i informuar mbi vendimet e qeverise, pra kur qeverisja eshte transparente (jo si ne monarki apo despoti: ceshtje "private" e parise udheheqese). Per te realzuar nje qeverisje "te hapur" ndaj qytetarit, ekzistojne aparate te ndryshme kushtetutore. Aparati i tille eshte p.sh. principi qe puna e parlamentit si dhe organeve tjera qeverisese te behet ne menyre te hapur per qytetarin, dhe qytetari te kete mundesine e tij per percjellje te detajuar te procesit te vendimmarrjes. Aparat tjeter eshte principi qe parasheh te drejten e cdo parlamentari per te pyetur dhe marrur pergjegje publike nga qeveria apo nje minister konkret. Ky principi i dyte quhet interpelanca, apo e drejta per interpelacion. Me kete princip "detyrohet" qeveria per justifikim te vendimmarrjes, dhe kjo i sherben principit te qeverisjes "se hapur" ndaj qytetarit. Keshtu qe deshira per te futur ne Kushtetute te drejten e interpelacionit, me fjale tjera kerkon (ne induktim) formen shteterore te "Republikes". Kerkesa e pare ndaj Kushtetutes tone pra eshte definimi i shtetit si "Republike".

Deshira e dyte ndaj Kushtetutes, pra ajo per kontroll te shtetit, eshte kerkesa per sistemin "demokraci". Demokracia sigurisht se perbehet nga me shume instrumente e parime, por nje parim qenesor i saj eshte ndarja e pushtetit ne aso menyre qe ai (pushteti) te mos jete i koncentruar ne nje person apo grup personash udheheqes. Ndarja tipike demokratike e pushtetit eshte ajo ne legjislativ, ekzekutiv dhe judikativ. Me kete ndarje shperndahet pushteti ne tri grupe, me pasojen qe institucioni qe leshon ligje nuk ka force mbi ekzekutimin e tyre apo perdorimin e tyre ne prakse, si dhe anasjelltash (institucioni qe perdor dhe ekzekuton ligje ne prakse nuk ka force mbi leshimin e ligjeve). Keshtu qe postulati i dyte ndaj Kushtetutes tone eshte sistemi shteteror §Demokraci".

Si rezultat deri tani kemi nje Kushtetute qe thote:
"... Neni 100: Forma e shteterore e Shqiperise se Maaaaadhe, eshte demokraci dhe republike."

Berkan
26-11-07, 00:57
Mė intereson mendimi i juaj se ēfarė kushtetute do tė dėshironit tė shihni nė Kosovė, ēka do tė shtonit e ēka nuk do tė dėshironit tė shihni

arton bala
26-11-07, 11:34
Mė intereson mendimi i juaj se ēfarė kushtetute do tė dėshironit tė shihni nė Kosovė, ēka do tė shtonit e ēka nuk do tė dėshironit tė shihni

E kisha kopjuar 1 per 1 Kushtetuten e Shqiperise, per ta sofistikuar me pastaj "se bashku"..

Per keto arsye apo parime (qe me bien spontanisht apo ne mungese te kohes ndermend):

- republike
- demokraci liberale dhe parlamentare
- laicizem
- zoterimi i se drejtes (cdo sjellje e vetme shteterore e lidhur ne ligj)
- urdheresat per procesin e ligjvenies/vendimmarrjes ne kuvend
- norma qe ndajne qarte dhe sigurojne kompetencen/bashkeveprimin/te drejtat e organeve shteterore ndaj njeri tjetrit (qeveria, kryeministri, presidenti, grupet parlamentare e tj.)
- norma qe sigurojne te drejten e qytetarit per vendosje ne ceshtje te rendesishme (referendum)
- norma qe cekin principet themelore te procesit zgjedhor parlamentar
- gjyqesia (ndarja e kompetencave)
- principet themelore te drejtes penale/procesit penal
- deklarimi i ceshtjes se shqiptareve jashte kufinjeve te shtetit si obligim i perjetshem kushtetutor
- norma qe mirren me marredheniet e perjashtme
- norma qe deklarojne gjykaten kushtetuese si te vetmin organ qe mirret me interpretimin e normave dhe principeve imanente kushtetutore
- norma qe vendosin mbi procesin e zgjedhjes se gjykatesve kushtetutor

ndersa si parime, te cilat nuk e di a ekzistojne ne Kushtetuten e Shqiperise, por qe i cmoj, i kisha cekur:
- parimi i shtetit social, obligimi i shtetit per krijim te institucioneve perkatese
- deklarimi i kushtetutes si te perjetshme ne disa norma konkrete (p.sh. forma e shtetit republike, demokraci, ne kapitullin e de drejtave themelore).

Berkan
26-11-07, 18:30
Kur flasim pėr kushtetutėn e Kosovės, do ta shprejha lirisht mendimin se edhe kushtetuta e ardhshme e Kosovės, do tė jetė pjesė e kushtetutave tė dhuruara. Arsyeja ėshtė se kushtetuta e Kosovės ėshtė e bazuar ne rezultatet e ė gjitha proceseve negociuese nė tė cilat po kalon tani Kosova, duke pėrfshirė edhe pakon e ahtisarit, bisedimet shtesė nėn patronatin e treshės ndėrkombėtare e gjithashtu kalon edhe nė redakturėn e zyreve diplomatike nė Prishtinė.

arton bala
29-11-07, 17:48

Kisha deshiruar qe perzierja e faktorit nderkombetar ne ceshtjen e Kushtetutes se Kosoves te kritikohet pernga brendia.

Sa kushtetuta ka sot ne bote, te cilat jane ardhur direkt dhe pa asnje influence nga popujt apo pjestare te popujve tjere? Ndoshta asnje.

Ajo e Frances qe doli nga Revolucioni Frances pati perbaze nje mori "mentoresh" (mendimtaresh, filozofesh) te "huaj", si p.sh. angleze, italiane, gjermane e tj. Ajo e Amerikes gati kopjoj vlerat e dalura nga Revolucioni Francez. Ajo e Gjermanise ne shumice eshte produkt i Forcave Aleate te LDB-se. Pra asnjera nga keto shtete nuk kane kushtetuta absolut te pavarura. Mirepo eshte fakt se keto shtete njohin nje organizim te mirefillte dhe mireqenie shoqerore. Nese i marrim shtetet tjera, te cilave ne perpilimin e kushtetutes ndoshta nuk ju perzi askush, ku dalim pos ne Kine, Iran, Rusi? (te gjitha shtete, te cilat me nxitim po i ofrohen vlerave te sprovuara te kushtetutave perendimore).

Sado deshpruese qe mund te jete fakti se neve ne Kosove do te na perziehen faktoret nderkombetare ne hartimin e kushtetutes tone, prap se prap nuk mund te injorohet dukuria se ne krahasim me shtetet me kushtetuta absolut autonome, ato me kushtetuta te kopjuara apo influencuara jane ne shume pikepamje me te mirefillta dhe per kete arsye ne perhapje permanete neper bote.

Keshtu qe konsideroj te mos koncentrojem kritiken tone aq shume ne faktin se po na perzieht dikush ne hartmin e kushtetutes sone, por me teper ne brendine e perzierjes qe po behet, konkret ne petjen se nenet qe na ofrohen a jane te ackeptueshme apo jo..

Dilaver
04-02-08, 02:04
KUSHTETUTA E KOSOVĖS (http://www.kushtetutakosoves.info)

Pupi
06-02-08, 22:07
KUSHTETUTA E KOSOVĖS (http://www.kushtetutakosoves.info)

KOMUNIKATĖ PĖR SHTYP

Pėr publikim tė menjėhershėm

Faza a dytė e kampanjės pėr informimin publik tė kushtetutės do tė fillojė kur hartimi i kushtetutės do tė publikohet
Prishtinė, Kosovė, 5 shkurt 2008
Grupi Punues pėr hartimin e Kushtetutės ka pėrfunduar javėn e parė tė diskutimeve me qytetarė nėpėr komunat e Kosovės dhe do tė vazhdojė tė vizitojė edhe komunat tjera deri nė datėn 8 shkurt 2008 kur edhe do tė pėrmbyllė fazėn e parė tė fushatės pėr informim publik tė Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės.

Qėllimi i fazės sė parė ėshtė tė diskutojė konceptet kryesore tė draft Kushtetutės me qytetarė si dhe tė shpjegohet procesi i hartimit e kushtetutės.

Pasi qė draft Kushtetuta tė jetė pėrfunduar dhe miratuar nga anėtarėt e Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės, ajo do tė publikohet dhe do tė fillojė faza e dytė e fushatės pėr informim publik. Grupi Punues ėshtė po ashtu duke shfrytėzuar fazėn e parė pėr tė diskutuar me qytetarė mėnyrat pėr pėrfshirjen e tyre sa mė efektive nė fazėn e dytė tė fushatės e cila pėrfshin diskutimin pėr draft Kushtetutėn.

Gjatė fazės sė dytė tė planit pėr informim publik, do tė ketė diskutime tė detajuara pėr pėrmbajtjen e draft Kushtetutės me qytetarė, grupe tė profesionistėve dhe me media nė tė gjitha komunat e Kosovės. Grupi punues ka themeluar mekanizma tė ndryshėm pėr tė pranuar dhe shqyrtuar tė gjitha komentet e dorėzuara nga qytetarėt e Kosovės.

Qėllimi i fazės sė dytė tė planit pėr informim publik tė Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės ėshtė tė pėrfshijė plotėsisht publikun pėr tė kontribuar nė draft Kushtetutėn e Kosovės para se ajo t’i dorėzohet Kuvendit tė Kosovės.
Pėr informata shtesė nė lidhje me kushtetutėn, procesin pėr hartimin e kushtetutės dhe ngjarjet, ju lutem tė vizitoni: www.kushtetutakosoves.info , www.ustavkosova.info , www.kosovoconsitution.info.
Nėse ndonjė organizatė apo grup ėshtė i interesuar tė organizoj ndonjė ngjarje dhe kėrkon pjesėmarrjen e njė apo mė shumė anėtarėve tė Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės, ju lutem tė kontaktoni Sekretariatin e Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės, pėrmes informatave kontaktuese tė paraqitura mė poshtė.
Pėr Grupin Punues pėr hartimin e Kushtetutės:
Grupi punues i pėrcaktuar pėr hartimin e draftit tė parė tė Kushtetutės sė Kosovės ėshtė themeluar nga Presidenti i Kosovės nė pėrputhshmėri me rekomandimet e Emisarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Ahtisaarit, nė Raportin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė dorėzuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara. Grupi Punues e reflekton diversitetin e Kosovės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr hartimin e Kushtetutės qė pėrfaqėson interesat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės.

Kontakt informatat:
Sekretariati i Grupit Punues pėr hartimin e Kushtetutės
Qeveria e Kosovės, Ndėrtesa e re, kati i 8-tė, zyra nr. 803
Sheshi Skėnderbe
10000 Prishtinė, Kosovė
Tel: +381 38 20014 208

HoteL-MadriD
28-04-08, 21:34
Po vete fjala te tregon se.

Kushtetuta eshte akti me i larg juridiko-politik i nje shteti.

Sa per Kushtetuten e Kosoves, nuk them e eshte e keqe, por eshte nje nder me te mirat, sepse me kete kushtetute qe ka Kosova, mund cdo shtet ta merr dhe ta perdor vete ne shtet te vete, po flas per ato shtete qe kane Pakica ne nje shtet ne rastin e Kosoves edhe Bosnja e X shtete, me nje gje e kan prishur qe e kan futur edhe Ligjin per te mundur te martohen Meshkujt ne mes vete, dhe femrat ne mes vete, kjo eshte gabim i rend, por ca te bejm, ish prof i imi i ka fajet (Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuēi).