PDA

View Full Version : Kur gėrhima e fortė ėshtė njė sėmundje!


Linka_pz
01-12-07, 19:51
Sindroma e “apnes sė gjumit” qė dikur njihej si “sėmundja e gėrhitjes sė fortė” ėshtė njė sėmundje qė pėrfshin rrugėt e frymėmarrjes.



Zhurma qė njihet si gėrhitje vjen si rezultat i ndryshimit tė aktivitetit tė frymėmarrjes gjatė gjumit. Te disa persona kjo mund tė ēojė deri nė bllokim gati komplet tė frymėmarrjes pėr pak sekonda, duke shfaqur sindromėn e “apnes sė gjumit”. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku otorino-laringolog, Bledi Nini, shpjegon se kur gėrhitja e fortė ėshtė njė sėmundje, cilėt janė faktorėt qė e favorizojnė dhe ēfarė mund tė bėhet nėse shfaqet:

Ēfarė ėshtė sindroma e “apnea e gjumit”?

Sindroma e “apnea e gjumit” (OSAS) ėshtė forma mė e shpeshtė e shqetėsimeve tė frymėmarrjes gjatė gjumit. Kjo sindromė konsiston nė njė bllokim tė aktivitetit respirator (tė frymėmarrjes) qė mund tė zgjasė dhe me tepėr se 10 sekonda. Kėto probleme janė shumė tė shpeshta dhe u interesojnė 2-4% tė popullsisė sė rritur, nė veēanti meshkujve tė moshės 40 deri 60 vjeē.

Pse shfaqet kjo sindromė?


Gjatė gjumit, te tė gjithė njerėzit ndryshon aktiviteti i frymėmarrjes, sepse qetėsohet aktiviteti i qendrave nervore qė koordinojnė lėvizjet e frymėmarrjes dhe pozicionin e trupit. Pėrveē kėsaj vihet re njė qetėsim i muskujve tė gojės dhe fytit; tė gjitha sė bashku kėto fenomene, sidomos kur janė tė theksuar, mund tė shkaktojnė fenomenin e gėrhitjes dhe te disa njė ostruksion (bllokim) gati kompletė tė rrugėve tė frymėmarrjes gjatė gjumit, me bllokim tė frymėmarrjes pėr pak sekonda: apnea.


Ēfarė pasojash mund tė sjellė nė organizėm kjo sindromė?


Bllokimi i rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes mund tė shkaktojė mungesė apo ulje totale tė fluksit tė ajrit nė hundė dhe nė gojė, qė ēon nė ulje tė sasisė sė oksigjenit nė gjak. Gjithsesi episodet pėrfundojnė mė vetėzgjim tė personit, shpeshherė tė shpeshta. Kėto zgjime tė shpeshta ndikojnė nė ulje tė cilėsisė sė gjumit, i cili nuk rezulton tė jetė qetėsues. Pacientėt me “apnea e gjumit” shfaqin njė cilėsi jete jo tė mirė, qė karakterizohet nga ēorientim qė lidhet me sėmundjen dhe njė vėshtirėsi pėr t’u pėrshtatur me vetė sėmundjen. Por mbi tė gjitha, pacientėt me OSAS mund tė shfaqin njė rrezik tė lartė pėr ērregullime kardiovaskulare (infarkt) ashtu dhe atak ishemik cerebral. “Apnea e gjumit” ėshtė gjithashtu njė faktor risku pėr t’u prekur nga hipertensioni arterial. Fėmijėt manifestojnė ērregullime te sjelljes si: hiperaktivitet, agresivitet dhe ulje tė rendimentit nė shkollė. Faktor favorizues pėr shfaqjen e “apnea e gjumit” ėshtė seksi, (meshkujt janė mė tė prekur), mosha e madhe, prania e obezitetit, hipetrofi adenoidotonsillare.


Si shfaqet ky shqetėsim?


Dy janė simptomat kryesore tė “apnea e gjumit”: pėrgjumja dhe gėrhitja. Pėrgjumja shfaqet zakonisht vetėm nė situata tė mėrzitshme (punė tė pėrsėritura, lexime, drejtim i autoveturės nė rrugė “monotone”) por ndonjėherė ėshtė aq e rėndė sa bėhet e pėrsėritur, duke komprometuar cilėsinė e jetės, sociale, profesionale, etj. Pėr shkak tė kėtij problemi pacientėt mund tė shfaqin njė rrezik tė lartė pėr tė pėsuar aksidente automobilistike. Simptoma tė tjera qė mund tė shfaqen janė: dhimbja e kokės, humor i keq nė mėngjes, probleme me pėrqendrimin, shqetėsime seksuale (ulje e libidos dhe shfaqje e impotencės), urinim i shpeshtė gjatė natės. Mund tė shfaqen luhatje tė humorit, probleme me memorien, sjellje tė papėrshtatshme nė shumė situata.


Si mund tė trajtohet ky problem?


Trajtimi i “apnea e gjumit” (OSAS) mund tė bėhet nėpėrmjet modifikimit tė stilit tė jetės, trajtimi kirurgjikal. Por trajtimi kirurgjikal si pėr “apnea e gjumit” ashtu dhe pėr tė gėrhiturėn (uvuloplastika, palatoplastika: janė operacione qė synojnė nė shkurtimin e muskulaturės sė palatumit pėr tė lejuar qė ajri tė kalojė lirshėm nga hunda nė mushkėri), janė pothuajse tė pasuksesshme. Pėrdoret dhe CPAP qė ėshtė njė aparaturė qė siguron futjen e ajrit tė pasuruar me oksigjen me presion pozitiv nėpėrmjet hundės, me qėllim qė mushkėritė dhe pėr rrjedhojė gjaku dhe truri, tė marrin sasinė e duhur tė oksigjenit dhe gjumi tė bėhet pa ndėrprerje.