PDA

View Full Version : Seksi i Dyte / Simone de Beauvoir


LABI
07-12-07, 19:33
Simone de Beauvoir (1908 – 1986)

Eshte filozofe dhe shkrimtare franceze; bashkeshortja e Zhan Pol Sartrit; ithtare e ekzistencialzimit ; politikisht e angazhuar . Vepra kryesore : "Ceremonia e lamturmires" , "Memoart e nje vashe e familjes se mire" etj .
Nuk gabojm nese themi se Simon de Beauvior i dha nje hov te ri feminizmit modern, kur shkroi librin Seksi i Dyte ne vitin 1942. Aty ajo shkruan se burrat dhe grate kryesisht jane te barabarte dhe pervoja e tyre e pabarabarte, nuk ka ne vetvete ndonje gje natyrore .


Beauvior pyet : Cfare ka bere njerezimit me njeriun femer ? Dhe pergjigjet se ai e ka bere gruan , me shume femer sesa njeri.

Cfare eshte gruaja ?

"Tota mulier in utero : gruaja eshte nje miter", thote njeri . Megjithate duke folur per disa gra, njohesit thone hapur: "Ato nuk jane gra", megjithese kane nje miter si gjithe te tjerat… Te gjithe jane te nje mendjeje dhe pranojne se ne racen njerezore ka gra; ato perbejne sot, si dikur , pothuaj gjysmen e njerezimit; e perseri na thone se "feminiteti eshte ne rrezik", dhe na keshillojne "Jini gra, qendroni gra, behuni gra." Pra, cdo qenie njerezore femer nuk do te thote se eshte patjeter grua ; per te qene e tille duhet te besh pjese ne ate realitet misterioz dhe te kercenuar , siq eshte feminiteti… Beauvior pyet : Mos valle feminteti vjen nga vezet ? apo eshte ngurtesuar thelle nje qielli platonik?"

Te qenit grua eshte bere, ne nje shkalle te larte , kthim ne drejtim te biologjise. Puna eshte se vecorite fiziolologjike , i ndajne plotesisht ginite nga njera-tjetra dhe fiziologjia i percakton grate per nje komplet te kufizuar detyrash dhe mundesisht . Ai vendos se cfare u shkon dhe cfare nuk u shkon grave.

Beauvior thote: ”jam acaruar tere ato here gjate diskutimeve abstrakte duke degjuar burrat te me thone : << ju mendoni keshtu sepse jeni grua>>, e dija se mbrojtja ime e vetme ishte te pergjigjesha: << une mendoj keshtu sepse vertete eshte keshtu>>, duke shmangur me kete subjektivitetin tim; as qe mund te behej fjale t’ia ktheja : <<dhe ju mendoni te kunderten sepse jeni burre>> ; sepse eshte e kuptueshme, fakti it e qenit burre nuk eshte nje vecanti ; nje burre eshte net e drejten e vet duke qene burre, eshte gruaja ajo qe e ka gabim.

Gruaja ka vezore , ka miter; ja kushtet e vecanta qe e mbyllin brenda subjektivitetit te saj; thuhet tere deshire se ajo mendon me gjendrat e veta…Cuditrisht burri harron se edhe trupi i tij ka hormone , ka herdhe. Ai e kupton trupin e vet si nje lidhje te drejteperdrejte dhe normale me boten , te cilen kujton se e ka mberthyer ne objektivitetin e vet, nderkohe qe e sheh trupin e e gruas sit e renduar nga gjithcka qe e specifikon ate – si pengese , si nje burg ( Beauvior , Seksi i dyte – I- fakte dhe mite Cabej , fq 11).

“Gruaja eshte grua per hir te njefare mungese cilesish”- thote Aristoteli, ndersa me vone

THoma Aquini thote se : “gruaja eshte nje <burre i deshtuar>, nje qenie rastesore”…

Pikerisht kete gje e simbolizon historia e Gjenezes, ku Eva paraqitet si e nxjerre , sipas fjaleve te Bossuetse, nga nje <koce e tepert> e Adamit. …

Njerezimi eshte mashkullor dhe burri e perkufizon gruan j one vetvete porn e raport me burrin : ajo nuk shihet si nje qenie e pavarur . “gruaja qenie relative..” shkruan Michelet . (ibid- Seksi Dyte -I-)

Mirepo, Beauvior nuk sheh n donje baze per ta zmadhur natyren e vecorive fiziologjike te grave dhe burrrave. Kjo pikepamje eshte bere teze baze per nje pjese te madhe te mendimeve feministe.

Ndryshimet e medha midis grave dhe burrave jane nje fakt biologjik : Ato jane ne gjendje te lindin femije gjate shume viteve te jetese se tyre. Ne kete pjese te jetes, ato heqin nje mundim qe meshkujt nuk e kane : menstruacionet.. Analiza qe u ben Beauvior ketyre, mbeshtet tezen e saj qendrore. Kjo teze thote se njerzit ndahen ne kategorite "gra" dhe "burra", per shkaka te qendrimeve qe hasin e misherohen dhe jo nga karakteristikat biologjike.

Menstruacionet jane pare, gjithashtu, si nje problem edhe per sa u perket mundesive te grave per te punuar dhe per te pasur nje karriere jashte shtepise. Beauvior pyet se ku qendron p roblemi net e vertete : ne trupin e gruas , apo ne qendrimin e grave dhe burrave ndaj trupit te gruas ?? Ajo do te dije : "Ne cilen mase konstrukti fizik i gruas perben nje cen ne vetvete??


"Grate e njohura nepermjet punes dhe veprimtarise se tyre, mendojne se kjo ka pak rendesi . Fakti qe kane pasur kaq pak probleme, i ka beret e kene sukses ? Njeriu mund te pyese veten nese eshte e kunderta :zgjedhja e nje jete active dhe ambicioze , u ka dhene atyre privilegjin qe me interesin qe ato shikojne bezdisjen e tyre, i ben qe te rrisin.. Ka sigurisht edhe shkaqe organike dhe une kam pare gra shume energjike, qe e kalojne nje dite te tere ne shtrat, cdo muja, te flijuara nga dhimbje te pameshirshme, por veprimtaria e tyre nuk ka qene penguar nga kjo gje . Une jam e bindur se pjesa me e madhe e kesaj se keqeje dhe semundjet qe mundojne grate , kane shkaqe psikike… Kjo pershkak te …. te gjitha detyrave qe marrin persiper dhe kundershtimeve me te cilat luftojne. Grate vuajne vazhdimisht, deri ne skaj te fuqive te tyre dhe kjo nuk do te thote se vuajtjet e tyre jane te perfytyruara , ato jane reale , njesoj perpirese si situate net e cilen ndodhen . Mirepo, situate nuk eshte e varur nga trupi , eshte trupi i varur nga situate. Keshut qe shendeti i gruas nuk e demton punen e saj , kur gruaja e punesuar ka zene vendin qe kerkohet ne shoqeri; perkundrazi puna e ndihmon ate fuqimisht qe ta beje ate te barasvlershme fizikisht , duke e penguar qe te jete vazhdimisht e zene me shendetin".

Beauvior e ndan ate qe ndodh ne trup , si rezultat i menstruacioneve , me pervojen e gruas mbi ate qe ndodh. Nga ana fiziologjike ajo qe ndodh eshte pasoje e shperberjes se vezes . Beauvior i ndan dhimbjet nga format e tjera te shqetesimeve qe sjellin menstruacionet, shqetesime qe vijne nga shkaqe te ndryshme.

Per grate qe punojne jashte shtepise , ato lidhen me vetedije mbi nje dyzim: zgjedhin "midis gjendjes pa femije, qe eshte nje ndjenje e dhimbshme , dhe detyrimeve te veshtira te ushtrimit te profesionit"…

Per sa u perket grave qe nuk punojne jashte shtepise, menstruacionet zgjojne mendime dhe shqetesime , qe vijne thjesht nga jeta e tyre monotone, qe u jep raste te shumta per te menduar mbi ate qe ndodh. Keshtu qe shume shqetesime kane "shkaqe psikike" , ne kuptimin qe ndryshimet ne organziem nuk jane te vetmet qe nxisin shqetesimet.

Beauvior nxjerr si perfundim se per situaten net e cilen ndodhen grate, kur kane mensturacionet , nuk ka faj ajo cfare ndodh ne trupin e tyre . Perkundrazi , trupi eshte i varur nga situata. Vecorite e gjendjes se tyre sociale vendosin kryesisht se sa e lehte ose sa e veshtire , do te jete jeta ne ditet pas shperberjes se vezes .Shqetesimet varen , per shembull nga vendi dhe koha e lire gjate punes .

Kjo nuk do te thote se pjesa me e madhe e "problemeve te permuajshme" te grave, jane konstruksione mendimesh. Te gjitha llojet e pervojave jane realitetet . Perberja molekulare e veezeve eshte aq reale sa c’eshte . E njejta gje mund te thuhet edhe per ndjenjat dhe perftytyrimet e grave me menstruacione.

Beauvior nuk thote se ka dy bote fiziologjike, nje bote klinikisht objective dhe nje bote grash subjective. Problemet mujore nuk jane perfytyrime. Ato nuk jane product i ndonje mendjeje gruaje dhe as menyre te foluri. Ato jane nje cope realiteti mendor dhe realitetet mendore , pikepamjet dhe qendrimet, mund te ndryshohen.


Sipas Beauvoir , ndryshimet do te ndodhin vetem kur te ndryshojne kushtet e grave . Atehere grate do te clirohen nga dilemma e zgjedhjes midis karrieres dhe femijeve . Kjo bie poshte tani qe nuk mungojne "cerdhet dhe kopshtet qe jane organizuar mire", dhe pergjegjesia per femijet "nuk e paralizon plotesisht veprimtarine e gruas"

Arsyetimi i Beauvoir le vend per pergjithesime. Grate, rendom kane nje ane natyrore dhe nje ane sociale. Ky eshte , pjeserisht, nje komplet vecorish trupore (qe gjenden pavaresisht nga raporti dhe pervoja mbi to ) pjeserisht product artifical : nje komplet shpresash qe ushqehen, midis te tjerash nga zakonet dhe traditat .

LABI
08-12-07, 16:01
E njejta gje vlen edhe per burrat. Mirepo, ka nje ndryshim midis jetes se burrave dhe te grave. Trupi ka zene tradicionalisht nje vend paresor, te konceptet se cfare mund te kryejne grate dhe si duhet te rrojne ato . Konceptet per burrat kane qene me pak gjinore.

Atobejne fjale per aftesi dhe mundesi njerezore. E verteta eshte se , si burrat , ashtu dhe grate, kane karakteristika biologjike qe pjeserisht e bashkojne llojin , pjeserisht karakterizojne gjinine dhe te gjithe ,m jo vetem burrat jane ne gjendje te tejkalojne nje sere kufizimesh, qe paraqet lloji dhe ginia.

Se burri eshte gjithashtu trup per gruan dhe ajo eshte me teper se nje trupore. Per secilin prej tire dhe ne cdo rast , trupi merrr renesi te vecante … (gruaja) me shume se burri eshte lloji me i nenshtruar, kafsheria e saj eshte me e qarte , por tek ajo , ashtu si tek ai , ekzistenca merr pergjegjesi per ate qe i eshte dhene , keshtu qe ajo i perket botes se njerezve .
Fraza “tek ajo ashtu si tek ai ekzisistenca merr pergjegjesi per ate qe eshte dhene”, ben fjale per krijimtarine qe te gjithe njerezit do ta demostronin, pot e kishin rast te zhvilloheshin lirisht. Grate dhe burrat jane ne nje mendje , per t’i kapercyer mundesite dhe kufizimet e natyres. Megjithate, kane bere ndarje te ndryshme te detyrave e funksioneve dhe eekziston nje pikepamje e gjere qe burrat dhe grate duhet te trajtohen ne menyra te ndryshme . Feministet duan qe t’i ndergjegjesojne grate dhe burrat, duke thene se biologjia ne vetvete, nuk perben ndonje baze per pabarazi te tilla.


Literatura :
Simone de Beauvoir "Seksi i Dyte" ; pjesa I (Faktet dhe mitet), Cabej 2002
Raino Malnes ; Knut Midgaard "Filozofia Politike", Rozafa 2006