PDA

View Full Version : Historiku i financave Shqiptare


Ma-Origano
07-12-07, 20:26
Ministrat e Financave 1912-1944

Emri dhe Mbiemri Data e emerimit Data e lirimit

Abdi Toptani Viti 1912 Viti 1913

Azis Pashe Vrioni 22.01.1914 17.03.1914

Dr.Adamidh bej Frasheri 17.03.1914 03.05.1914

Filip Noga 03.05.1914 28.05.1914

Filip Noga 28.05.1914 13.09.1914

Nexhati Libohova 13.09.1914 Viti 1918

Fejzi Alizoti Viti 1918 Dhjetor 1919

Ndoc Coba 30.01.1920 09.11.1920

Tef Curani 09.11.1920 11.07.1921

Ahmet Dakli 16.10.1921 07.12.1921

Ahmet Dakli 07.12.1921 12.12.1921

Sulejman Starova 12.12.1921 26.12.1991

Kol Thaci 26.12.1921 26.10.1922

Sulejman Starova 26.10.1922 02.12.1922

Kol Thaci 02.12.1922 30.03.1923

Luigj Gurakuqi 30.03.1923 27.05.1923

Myfit Libohova 27.05.1923 16.06.1924

Luigj Gurakuqi 16.06.1924 24.12.1924

Myfit Libohova 06.01.25 31.01.1925

Sulejman Starova 28.09.1925 10.02.1927

Fejzi Alizoti 12.02.1927 26.10.1927

Sulejman Starova 26.10.1927 11.05.1928

Milto Tutulani 11.05.1928 05.09.1928

Milto Tutulani 05.09.1928 1930

Kol Thaci Viti 1930 Viti 1931

Lame Kareco Viti 1931 Viti 1934

Aqif Dibra Viti 1934 Viti 1936

Kole Thaci 07.11.1936 12.04.1939

Fejzi Alizoti 12.04.1939 03.12.1941

Andon Beca Janar 1940 3 prill 1940

Fejzi Alizoti 3 prill 1940 Dhjetor 1940

Qemal Vrioni Janar 1941 Dhjetor 1941

Shuk Gurakuqi Janar 1942 Dhjetor 1942

Kosta Marku 20.02.1943 5.06.1943

Andon Beca 5.06.1943 12.10.1943

Sokrat Dodebiba 12.06.1943 5.11.1944

Ma-Origano
07-12-07, 20:26
Ministrat e Financave te Shqiperise gjate periudhes 1945-22 shkurt 1991


Ramadan Citaku Viti 1945 Viti 1948

Tuk Jakova Viti 1949 Viti 1953

Abdyl Kellezi Viti 1954 Viti 1959

Aleks Verli Viti 1960 Viti 1973

Lefter Goga Viti 1974 Viti 1975

Haki Toska Viti 1976 Viti 1982

Qirjako Mihali Viti 1982 16.02.1984

Niko Gjyzari 16.02.1984 15.07.1985

Andrea Nako 15.07.1985 22.02.1991

Ma-Origano
07-12-07, 20:27
Ministrat e Financave te Shqiperise gjate periudhes 1991-2004

Qemal Disha 22.02.1991 11.05.1991

Anastas Angjeli 11.05.1991 11.06.1991

Genc Ruli 11.06.1991 10.01.1992

Robert Ceku 10.01.1992 14.04.1992

Genci Ruli 13.04.1992 23.11.1993

Piro Dishnica 23.11.1993 21.12.1994

Dylber Vrioni 21.12.1994 Korrik 1996

Ridvan Bode Korrik 1996 12.03.1997

Arben Malaj 12.03.1997 Tetor 1998

Anastas Angjeli Tetor 1998 Shkurt 2002

Kastriot Islami Shkurt 2002 Dhjetor 2003

Arben Malaj Dhjetor 2003 Vazhdim

Ma-Origano
07-12-07, 20:27
Disa nga personazhet kryesore te financave shqiptare


Abdi Toptani-U lind ne Tirane me 1864 ne nje familje te pasur. Mesimet e para i mori ne mejtepin e Tiranes dhe me pas vazhdoi gjimnazin ne Stamboll. Nepermjet MUrat Toptanit ra ne kontakt shpejt me rrethet atdhetare. Punoi dhe luftoi per mesimin e shqipes me alfabetin latin. Ne vitin 1902 organizoi forcat kryengritese te malesoreve te Shengjergjit dhe Shupalit. Udhehoqi forcat kryengritese te Shqiperise se Mesme ne vitin 1912. Priti ne Durres Ismail Qemalin ne vitin 1912 dhe u zgjodh minister i pare i financave. Po ashtu ishte minister ne qeverine e Princ Vidit. Ne 1915 iku ne Zvicer, ku ishte nje nga iniciatoret e "Albania". Me 1920 ishte ne Kongresin e Lushnjes dhe u zgjodh anetar i Keshillit te Larte. Me 1922 perkrahu dhe mori pjese ne kryengritjen e marsit 1922, te udhehequr nga Elez Isufi dhe Bajram Curri. Vdiq ne Tirane ne 1942.

Ma-Origano
07-12-07, 20:28
Fejzi Alizoti-Lindi ne Gjirokaster me 22 shtator te vitit 1876. Ketu kreu shkollen fillore, ndersa te mesmen dhe te larten i kreu ne Stamboll. Me 1909-1911 ishte ne administraten turke dhe ne 1911-1912 ishte mytaserif i Prizrenit. Fliste shume mire persisht, turqisht, frengjisht dhe greqisht. Ne vjeshten e vitit 1913 u emerua minister i brendshem ne qeverine e Ismail Qemalit. Qeveria e princ Vidit e emeroi guvernator te Shkodres. Malazezet kur pushtuan Shkodren e izoluan. Me ardhjen e ushtrive austro-hungareze dhe ushtrive te tjera u lirua dhe u emerua serish prefekt i Shkodres. Me 1918 mori pjese ne Kongresin e Durresit si delegat i Beratit, ku u zgjodh Minister i Financave ne qeverine e Turhan Pashe Permetit. Ishte italofil dhe kjo beri qe ne 1920 te arrestohej. U kthye si minister i Financave ne Kabinetin e Zogut me 1927. Ne prill te vitit 1939 ishte ne qeverine e Verlacit perseri si minister i Financave. Ne vitin 1945 u denua me vdekje nga rregjimi ne fuqi si bashkepuentor i pushtuesve.

Ma-Origano
07-12-07, 20:29
Luigj Gurakuqi-U vra ne Bari me 2 mars te vitit 1925. Ishte lindur ne Shkoder me 19 shkurt 1879 ne nje familje intelektuali. Ne Shkoder kreu shkollen fillore. Ndersa te mesmen e kreu me kolegjin arberesh te Shen Miter Korones, ku pati si mesues De Raden. Shkollen e larte e kreu ne Napoli. Ishte anetar i shoqerise Bashkimi. Qe heret ka qene i denuar prej Turqise me burgim te perjetshem. U kthye kur ne Turqi u vendos Hyrieti. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit dhe ishte drejtor i pare i Shkolles Normale me 1909. Ishte krahu i djathte i Ismail Qemalit ne Vlore me 1912, ku mbajti postin e ministrit te arsimit. Ne qeverine e Fan Nolit ishte perseri minister. Paqs kunderrevolucionit iku ne Bari dhe atje gjeti vdekjen nga nje atentat

Ma-Origano
07-12-07, 20:30
Tuk (Pjeter) Jakova-Lindi me 26 prill te vitit 1913 ne Shkoder. Ne vitet 1920 deri 1927 kreu shkollen fillore dhe ate franceskane. Qe ne moshe te vogel punoi, sepse ishte i varfer. Ndersa beri ushtrine ne vitin 1933-1935. Ne vitin 1938 u denua me Qemal Stafen si anetar i grupit Komunist te Shkodres. U denua me internim ne Berat per 4 vjet, si punetor ndertimi rrugesh. Ne gusht te vitit 1943 ishte komisar i Brigades se I dhe me vone komisar i Divizionit te I. Pas clirimit ishte Kryetar i Misionit te Shqiperise prane OKB-se dhe ca kohe dhe ambasador ne Jugosllavi. Ne vitin 1949 ishte minister Financash dhe zevendeskryeminister. Me 1955 u perjashtua nga Partia e Punes dhe u internua ne Berat. Vdiq ne spitalin e burgut me 27 gusht 1959.

Ma-Origano
07-12-07, 20:30
Genc Ruli

I lindur ne Tirane.

Shkalle universitare ne ekonomi dhe jurisprudence.

Profesor Dr. ne Ekonomi.

Per 13 vjet ka qene profesor i Financave dhe me pas Minister i Financave dhe Ekonomise ne te gjitha qeverite e Shqiperise se kesaj periudhe.

Nga viti 1994-1998 ka qene kryetar i Komisionit te Perhershem Parlamentar per Financen dhe Ekonomine.

Qe nga viti 1992 eshte kryetar i Bordit Drejtues te Institutit te Sigurimeve (INSIG).

Profesor ne Fakultetin e Ekonomise ne Tirane, Universiteti i Tiranes.

Ka kualifikime ne fushat e financave, analizave ekonomike dhe legjislacionin ekonomik.

Aktualisht eshte ne Institutin e Studimeve Bashkekohore.

Ka njohuri ne anglisht, italisht, frengjisht etj.

Ma-Origano
07-12-07, 20:31
Ridvan Bode

I lindur ne Devoll.

Ka kryer studimet e larta ekonomike ne Kamez.

Pas viteve '90 ka kryer disa specializime ne France dhe ne Itali nga viti 1992- deri ne vitin 1994.

Ne mes te viteve '90 eshte drejtor i pergjithshem i Doganave.

Ne maj te vitit 1996 eshte minister i Financave.

Eshte zyrtari qe lajmeroi dhe kerkoi mbylljen e Firmave Piramidale.

Qe nga viti 1997 eshte sekretar i Pergjithshem ne Partine Demokratike.

Eshte njohes i frengjishtes, anglishtes, italishtes.

Ma-Origano
07-12-07, 20:32
Dylber Vrioni

Eshte Laureuar per Inxhinieri Mekanike ne Universitetin e Tiranes.

Minister i Financave.

Guvernator i Bankes se Shqiperise.

Keshilltar ne Banken Italo-shqiptare.

Keshilltar ne Banken Amerikane.

Keshilltar ne AMURT.

Deputet ne Kuvendin popullor.

Anglisht, frengjisht.

Ma-Origano
07-12-07, 20:32
Kastriot Islami

Vendlindja ne Tirane.

Ditelindja me18.08.1952.

Arsimi: Fakulteti i Shkencave te Natyres, dega e Fizikes Speciale, diplomuar me Diplome te Studime te Thelluara, Universiteti i Parisit; merr doktoraten ne fushen e Fizikes atomike e molekulare ne Universitetin e Parisit.

Merr titullin e "Doktorit te Shkencave".

Eksperience pune: Fizikan ne ndermarrjen Gjeologji-Gjeodezi; fizikan ne Byrone e Matjeve; pedagog ne Katedren e Fizikes Teorike prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes; 1991, Minister i Arsimit, Minister Shteti dhe zevendeskryeminister.

Eksperience politike

Mars 1991-mars 1992 kryetar i Kuvendit Popullor.

1992-1996 deputet i Partise Socialiste.

1996- anetar i Kryesise se Partise Socialiste.

Botime shkencore brenda dhe jashte vendit.

Anglisht, frengjisht, gjermanisht.

Ma-Origano
07-12-07, 20:33
Arben Malaj

Vendlindja: Vlore.

Ditelindja me 19.09.1961.

Edukimi: Fakulteti Ekonomik, dega Finance, Universiteti i Tiranes; merr titullin "Doktor i Shkencave ekonomike".

Eksperience pune: 1986-1992 specalist ne degen e Bankes se Shtetit, Vlore; 1992-93 drejtor i Bankes se rrethit te Vlores; 1993-95 programi "Phare" i KE, menaxher per rrethet Durres-Tirane-Kavaje; 1995-97 konsulent privat; 1997 minister i Financave.

Eksperience politike

1992: Nenkryetar i Partise Socialiste per rrethin e Vlores; 1996 deputet, anetar i Komitetit Drejtues te Partise Socialiste; anetar i Departamentit Ekonomi-Finance; 1997-98 deputet i Partise Socialiste ne Legjislaturen e 15-te te Kuvendit.



Anastas Angjeli

Vendlindja: Sarande

Ditelindja me 06.05.1956

Edukimi: Fakulteti Ekonomik, dega Finance, Universiteti i Tiranes; 1987 merr titullin "Doktor Shkencave Ekonomike"; 1991-92 specializohet per financat publike; 1993 merr titullin "Docent"; 1995 asistent-profesor prane Fakultetit Ekonomik.

Eksperience pune: 1980-82 financier ne Ndermarrjen ushqimore te Sarandes; 1982-90 pedagog ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranes; 1990-97 pedagog i jashtem prane Fakultetit Ekonomik.

Eksperience politike: 1991 anetar i Komitetit Drejtues te Partise Socialiste;

Shkurt-korrik 1991 zv/minister ne Ministrine e Financave;

1992-1996 deputet ne Kuvendin Popullor; zv/kryetar i Komisionit te Ekonomise, financave, buxhetit; 1997-1998 deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Financave dhe Privatizimit.

Prill-shtator 1998 Minister i Punes dhe Ceshtjes Sociale.

Tetor 1998- shkurt 2002 Minister i Financave.

Kordinator Kombetar i Strategjise se Zhvillimit Ekonomik e Social.

Botime shkencore brenda dhe jashte vendit.

Anglisht, greqisht, italisht.

Ma-Origano
07-12-07, 20:33
Robert Ceku

Vendlindja: Korce.

Ditelindja me 5-06-55.

Ka kryer shkollen e mesme ne qytetin e tij te lindjes "Raqi Qirinxhi".

1974-1978 ka mbaruar Fakultetin e Ekonomise, dega finance.

1979-1981 Punesohet ne seksionin e Finances te Komitetit Ekzekutiv.

1981-1984 Pedagog ne Fakultetin e Ekonomise.

1985-90 Shef finance ne Mjetet Mesimore.

1991 Drejtori i Pare i Tatimeve.

Dhjetor 1991-1992 eshte Minister i Financave ne Qeverine Teknike.

1992-96 zv/minister ne Ministrine e Financave.

1996 Deputet ne Kuvendin Shqiptar.

1996-97 sekretar shteti per Turizmin

1997-2001 Sekretar per Marredhenie me Jashte ne PR

2001 Deputet i Kuvendit dhe nenkryetar i PR-se

Gjuhet e huaja: Anglisht, gjermanisht dhe italisht

Ma-Origano
07-12-07, 20:34
Autori ka bere nje pasqyrim te disa prej aktiviteteve kryesore te primateve te finances shqiptare, qe me themelimin e shtetit kombetar. Qe nga ministri i pare, Abdi Toptani, dhe duke vazhduar me nje sere funksionaresh te tjere, shumica prej tyre, me nje jete qofte edhe disa javore, ne krye te financave shqiptare

Ma-Origano
07-12-07, 20:34
Nga Jovan Jano*

Historia e Shtetit modern shqiptar fillon me pavaresine kombetare me 28 nentor 1912 dhe sidomos me krijimin e institucioneve shteterore. Nje nga institucionet me te rendesishme ishte Adminstrata Financiare, ministri i pare i se ciles ne Shqiperi ka qene Abdi Toptani. Ministria e Financave, e drejtuar nga Abdi Toptani, menjehere sapo u formua, hodhi poshte sistemenin e kapitulacioneve dhe vendosi sovranitetin e vet juridik dhe fiskal.

Ajo vendosi tarifen doganore ne baze tagri specifik mbi llojin e mallrave, e cila pati qellim fiskal. Ministri Toptani vijoi ne veprimet e veta ligjore, duke vepruar edhe me taksat doganore si me pare, d.m.th. 11% mbi vleften e mallrave, qe importoheshin dhe 1% mbi vleften e mallrave, qe eksportoheshin. Pra, u mbajt ne fuqi, "sistemi ad-valoren". Ai ndryshoi taksen e importimit mbi duhanin, qe e shtoi perkohesisht deri ne masen 30%, me nje urdher te firmosur nga ai vete, me Nr.472, date 15 korrik 1913.

Ma-Origano
07-12-07, 20:35
Me vone, politikat financiare te qeverive shqiptare te viteve '20 dhe '30 te shekullit te XX, perparuan me shume. Si rezultat i nje pune atdhetare, ministrat e financave te atyre viteve si Ndoc Coba, Kol Thaci, Luigj Gurakuqi, Myfit Libohova, Sulejman Starova, Milto Tutulani, Aqif Dibra krijuan Drejtorine e pare te doganave shqiptare me Ahmet Boricin nga Shkodra, Drejtor te Pergjithshem. Ne vitet 1920-1921 u shtuan, u pakesuan dhe u anuluan taksat e eksportimit me qellim: Mbrojtjen e prodhimit vendas e ngadonjehere dhe me qellim fiskal. Dolen ligje dhe urdheresa per ndalimin e eksportit te arit, argjendit, tunxhit dhe drithit. Doli ligji i pare doganor ne vitin 1992 dhe po ne kete vit u krijua edhe tarifa e pare doganore shqiptare. Po ashtu u nxorren ligjet e para per rregullimin e te ardhurave te Shtetit.

Drejtimi i Zogut

Ne vitin 1925, u krijua monedha e pare shqiptare (franga ar shqiptare). Futja e kapitalit te huaj u be politika zyrtare e qeverive te mbretit Zog. Me kete, Zogu, ne planin e brendshem synonte te forconte pushtetin personal, te pasuronte perkrahesit e vet; por dhenien e koncesioneve e kapitalit te huaj e perdori edhe si mjet per sigurimin e te ardhurave per rregjimin, ne formen e huave e te rentes, me te cilat Zogu llogariste te dilte nga kriza e rende financiare. Gjate viteve 1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian i diktuan qeverive shqiptare perfundimin e nje marreveshjeje per Bashkimin Doganor. Ky bashkim, ne ate kohe, do te perfshinte ekonomine shqiptare ne sistemin e ekonomise italiane dhe hapjen pa kufizim te kapitalit italian. Bashkimi Doganor do te godiste ne menyre te drejtperdrejte interesat e borgjezise shqiptare te sapokrijuar. Por, edhe buxheti i shtetit, do te privohej nga nje burim i rendesishem te ardhurash, sic ishin te ardhurat nga doganat. Ne te njejten kohe do te rritej varesia e financave shqiptare nga financat italiane. Zogu formalisht e pranoi kete marreveshje, por pastaj e refuzoi.

Ne vitet e socializmit

Ne vitet 1945-1990, ne shoqerine socialiste, ne ndryshim nga financat ne kapitalizem, financat shqiptare u mbeshteten ne planifikimin dhe centralizimin, qe siguroheshin vetem ne kushtet e menyres socialiste te prodhimit, pra, ne kushtet e kezistences se prones shoqerore socialiste mbi mjetet e prodhimit dhe te shtetit te diktatures se proletariatit. Financat dhe llogaria vleresoheshin si leva te rendesishme te drejtimit te ekonomise. Shperndarja e burimeve monetare behej ne menyre te centralizuar dhe sipas nje politike unike per te gjithe vendin, gje, qe siguronte formimin e fondit te cventralizuar te burimeve monetare ne duart e shtetit socialist. U ngriten me dhjetra institucione arsimore si teknikume ekonomike, fakultete per pergatitjen e financiereve dhe ekonomisteve; u specializuan me dhjetra financier jashte shtetit etj.

Ne Shqiperi ne vitet e monizmit u ngrit dhe veproi nje sistem unik dhe i plote i organeve financiare, qe perbehej nga dy hallka kryesore:

a.Organet financiare te pergjithshme, ku perfshiheshin Seksionet e financave, Seksionet e kontroll-revizionit, Banka e Shtetit, Banka Bujqesore dhe Instituti i Arkave te Kursimeve dhe Sigurimeve.

b.Organet financiare te ndermarrjeve, te kooperativave dhe te degeve te ekonomise si: Deget e finances dhe te kontabilitetit ne ndermarrjet ekonomike, ne kooperativat bujqesore, drejtorite e finances dhe te kontroll-revizionit ne ministrite dhe institucionet e tjera qendrore.

Zbatimi i funksionit kontrollues te organeve financiare e te llogarise i siguronte shtetit socialist plotesimin e ketyre detyrave te tilla, si ruajtja dhe mireadministrimi i pasurise socialiste, perdorimi i vlerave materiale dhe monetare te punes ne kufijte e caktuar ne plan, shperndarjen e produkteve sipas parimit socialist te shperblimit te punes dhe politikes se akumulimit, te cmimeve etj.

Fundi i viteve '80, qe karakterizohet nga Renia e Murit te Berlinit dhe nga perfundimi i Luftes se ftohte, beri qe edhe ne vendin tone te fryjne erera te reja, qe sollen nje sere transformimesh radikale edhe ne sistemin financiar shqiptar. Transformimi i sistemit financiar, qe nisi ne korrik te vitit 1991, perbehej ne ate kohe nga dy lloj reformash: Reforma fiskale dhe reforma administrative. Keto reforma ishin nje proces intensiv per krijimin qe nga themelet te nje sistemi te ri financiar, i cili duhej realizuar me nje shpejtesi te imponuar nga vete liberalizimi i menjehershem i tregtise se jashtme dhe fillimi i aplikimit te detyrimeve fiskale mbi veprimtarite ekonomiko-financiare te subjekteve private e publike. U hartua e u aprovua nje legjislacion voluminoz i ri per tatimet, doganat, bankat etj.

Ma-Origano
07-12-07, 20:36
Reformimi administrativ i sistemit financiar perben nje riformim te strukturave te ndryshme te sistemit ne perputhje me funksionet e reja, qe shtroheshin para tij. Nga ana tjeter, ishte e nevojshme te kryhej shpejt rinovimi i personelit, rekrutimi mbi nivele profesionale, trajnimi dhe kualifikimi i punonjesve. Me rendesi eshte per t'u vene ne dukje edhe ristrukturimi i Bankes se Shtetit, krijimi i bankave te huaja, prerja e kartmonedhave te reja, privatizimi i Bankes se Kursimeve, roli i perfaqesuesve te FMN-se dhe Bankes Boterore, per frymen e bashkepunimitr ne formen e asistences per financat shqiptare etj.

Pra, sic shihet, historia e financave ne Shqiperi, perfaqesohet nga nje mozaik politikash me karakter plutokratik, monarkik dhe socialist. Keto politika financiare, me et mirat dhe mangesite, jane perpjekje ne kohe te ndryshme te intelektualeve atdhetare dhe gjithe mendimi financiar i tyre perben

Ma-Origano
07-12-07, 20:37
Ky koment eshte mbeshtetur ne nje studim te studjuesit Iljaz Fishta per financat shqiptare. Kush ishin karakteristikat kryesore financiare ne vitet '20, me pas ne kohen e sundimit te mbretit Zog dhe pastaj dhe ne kohen e Socializmit

Fitorja politike 28 nentorit 1912, pra krijimi i Shtetit te pare shqiptar pas katerqind vjet pushtimi otoman, beri qe kreret me te spikatur te politikes dhe kultures shqiptare, te mbeshtetur edhe ne pervojen e vendeve te civilizuara, te krijojne strukturat qeverisese te Shtetit te pavarur shqiptar.

Ismail Qemali, i cili formoi qeverine e pare, i duhej qe te angazhonte figura te njohura, qe ishin personalitete te shquara kombetare. Formimi intelektual i tyre duhej qe te shkonte perkundrejt dhe formimit te tyre atdhetar.

Ma-Origano
07-12-07, 20:37
Ministri i pare i financave

Abdi Toptani iu besuan financat te parit prej tyre. Duhet thene se ky ishte nje figure e shquar dhe kohe me vone do te ishte protagonis i levizjeve kunder Zogut, per te cilen dhe u denua me vdekje. Me vone ishte nje ideatoret e "Albania" ne Zvicer. Ne perberje te Qeverise se Ismail Qemalit, atij i duhej qe hidhte poshte: Sistemin e kapitulacioneve, duke vendosur me kete rast sovranitetin e plote juridik dhe fiskal. Ne kete kuader, ai dhe mbeshtetesit e tij, vendosen: Tarifen doganore ne baze tagri specifik mbi llojin e mallrave. Kjo mase pati nje qellim fiskal. Arsyeja e ketij vendimi ishte qe duke u shtuar tagri doganor mbi produktet e importuar, do te shtoheshin edhe sasite e importimeve dhe te ardhurat e doganave.

Nje mase tjeter e rendesishme ishte perseri ajo qe kishte lidhje me doganat, sipas te ciles do te behej organizimi dhe centralizimi i plote i Administrates Doganore. Kuptohet se kjo nuk munde te behej ne te gjithe territorin e Republikes per aresye te Luftes Ballkanike. Ky organizim dhe centralizim u kufizua vetem ne doganat e Vlores dhe Durresit. Nje vecori e jashtezakonshme e kohes ishte se ne Shkoder, me vitin 1913, u krijua nje Drejtori Doganore, e cila kishte kompetenca te verteta autonome, por qe ishte nen juridiksionin e fuqive nderkombetare.

Qeveria e Ismail Qemalit dhe Ministri Toptani vijuan ne veprimet e tyre ligjore, duke vepruar ne rradhe te pare me taksat doganore. Ato do te ishin si me pare: d.m.th do te ishin rreth 11% mbi vleften e mallrave, qe importoheshin dhe 1% mbi vleften e atyreve, qe eksportoheshin. Pra, u mbajt ne fuqi, sistemi "ad - valoren".

Ne kete kuader ka ndryshuar plotesisht taksa e importimit mbi duhanin. Ajo eshte shtuar perkohesisht deri ne masen 30%. Kjo eshte mbeshtetur si mase me nje urdher te ri te Ministrise se Financave me Nr.472, qe do t'i perkiste dates 15 korrik 1913.

Ma-Origano
07-12-07, 20:38
ekonomike te qeverive shqiptare ne vitet 20 dhe 30 te shekullit te XX

Ka qene nje nga periudhat me te ngarkuara me ministra te financave. Jane nderruar shume syresh dhe shume prej tyre edhe ne harkun e pak javeve. Megjtihate ato qe do te mbahen mend jane disa nga masat e rendesishme qe jane marre ne kete kohe. Nder to, nga me te rendesishmet jane: Krijimi i Drejtorise se Pergjithshme te Doganave shqiptare me Ahmet Boricin, qe eshte vendosur si Drejtor. Ne vitet 1920 - 21 u shtuan nga nje ane, dhe pakesuan dhe u anulluan shume nga taksat e eksportimit, me qellim mbrojtjen e prodhimit dhe te industrise vendase e ngandonjeheee dhe me qellim fiskal. Ne kete kuader eshte ndaluar eksportimi i arit, argjendit, tunxhit. Po ashtu eshte ndaluar rreptesisht dhe eksportimi e drithit.

Duhet thene se ishin dekretligje dhe vendime te marra nga Keshilli i Ministrave, qe kane bere te mundur kete masa, qe kryesisht u realizuan ne vitet '20. Per t'u permendur jane hedhja e disa hapave te para ne disa fusha, te tilla si ne Nxjerrjen e Ligjit te pare doganor shqipetar ne vitin 1922; Krijimi i tarifes se pare doganore shqiptare ne vitin 1923; Nxjerrja e ligjeve te para per rregullimin e te ardhurave te Shtetit. Nje veprim, qe ka qene i jashtezakonshem ne kete kohe, ishte krijimi ne vitin 1925 i monedhes shqiptare (franka ar e Shqiperise).

Ma-Origano
07-12-07, 20:38
Qellimi politik-ekonomik i Zogut

Ne planin e brendshem, Zogu kishte per qellim, qe me ndihmen e kapitalit te huaj te forconte regjimin e tij, te pasuronte vehten dhe klasen e re te sunduesve ne vend. Duhet thene se dhenia e koncensioneve kapitalit te huaj, u perdor prej tij edhe si mjet per sigurimin e te ardhurave per regjimin. Kjo u be ne formen e huave e te rentes, me te cilat Zogu llogariste qe te dilte nga kriza e rende financiare. Marreveshja mbi Banken dhe huan SVEA e 15 Marsit 1925 shenoi fillimin e periudhes se pare te nderhyrjes se kapitalit te huaj. Ndersa, marreveshja e 26 qershorit te vitit 1931 per huan 100 milion franga ari, shenoi fillimin e periudhes se dyte te nderhyrjes se tij ne Shqiperi. Kjo ishte koha kur Italia e ka kapur shume mire momentin. Oligarkia financiare italiane enderronte qe te riperterinte perandorine e dikurshme te Romes. Kapitali Italian, fale aftesise dhe varferise se Shqiperise, ku kishte futur duart, donte qe te ruante dhe te forconte poziten e tij monopoliste edhe ne tregetine e jashtme te Shqiperise. Gjate viteve 1931 - 36, ai kishte synime edhe me ambicioze, me ekspansioniste duke u perpjekur me kurthe, intriga, lemosha, prapaskena dhe presione qe t'i diktonte qeverise shqiptare perfundimin e nje marreveshjeje per Bashkimin Doganor. Ky bashkim do te shenonte perfshirjen e ekonomise shqiptare ne sistemin e ekonomise italiane, do te bente hapjen e te gjitha dyerve per depertimin pa kufizim te kapitalit Italian. Bashkimi Doganor do te godiste ne menyre te drejtperdrejt interesat e borgjezise shqiptare dhe ende me shume do te godiste pavaresine e vendit tone. Por, edhe buxheti i shtetit, nderkohe do te privohej nga nje burim i rendesishem te ardhurash, sikurse ishin te ardhurat nga doganat. Ne te njejten kohe, do te rritej edhe varesia e financave shqipetare nga ajo italiane. Zogu, me zgjuarsine e tij natyrale, e pranoi formalisht kete marreveshje, por pastaj e refuzoi.

Financat ne socializem

Duhet qe te kujtojme se financat dhe llogaria ne socializem vleresoheshin si leva te rendesishme te drejtimit te ekonomise. Financat ne socializem kishin disa funksione specifike ne fushen e perdorimit te levave te tilla te mekanizmit ekonomik sic ishin: Planifikimi ekonomiko - financiar, zbatimi i buxhetit te shtetit, krediti dhe kontrolli me anen e lekut. Ne ndryshim nga ekonomia dhe financat ne kapitalizem, financat ne socializem mbeshteteshin ne planifikimin dhe centralizimin, qe siguroheshin vetem ne kushtet e menyres socialiste te prodhimit, ne kushtet e ekzistences se prones shoqerore socialiste mbi mjetet e prodhimit dhe te shtetit te diktatures se proletariatit. Shperndarja e burimeve monetare ne menyre te centralizuar dhe sipas nje politike unike per te gjithe vendin siguronte formimin e fondit te centralizuar te burimeve monetare ne duart e shtetit socialist. Ne Shqiperi ne vitet e monizmit u ngrit dhe veproi nje sistem unik e i plote i organeve financiare, qe perbehej nga dy hallka kryesore:

a - Organet financiare te pergjithshme (seksionet e finances, seksionet e kontroll - revizionit, Banka e Shtetit, Banka Bujqesore dhe Instituti i Arkave te Kursimeve dhe Sigurimeve)

b - Organet e financave te ndermarrjeve, te kooperativave dhe te degeve te ekonomise (deget e finances dhe te kontabilitetit ne ndermarrjet ekonomike, ne kooperativat bujqesore, drejtorite e finances dhe te kontroll - revizionit ne ministrite dhe ne institucionet e tjera qendrore.

Ma-Origano
07-12-07, 20:39
Zbatimi i funksionit kontrollues te organeve financiare e te llogarise i siguronte shtetit socialist, i cili ne Shqiperi ishte pronari i mjeteve kryesore te prodhimit dhe drejtuesi i ekonomise, plotesimin e ketyre detyrave:

- ruajtjen dhe mireadministrimin e pasurise socialiste;

- perdorimin e vlerave materiale, te punes dhe monetare per qellime dhe ne kufijte e caktuar me plan;

- shperndarjen e produkteve sipas parimit socialist te shperblimit te punes dhe politikes se akumulimit, te cmimeve etj;

- perdorimin racional, me llogari e me efektivitet te mjeteve materiale dhe te forcave njerezore.

Ma-Origano
07-12-07, 20:40
Periudha e sundimit otoman ne Shqiperi prej afro 5 shekujsh la gjurmet e veta edhe ne zhvillimin e sistemit financiar. Ne fund te shekullit 19 filluan aktivitetin e mirefillte bankar ne vendin tone, dy banka me kapital turk si, Banka Otomane dhe Banka Bujqesore Turke. Ato perfaqesoheshin me dege ne Shkoder, Janine dhe Manastir.

Por ideja per ngritjen e nje Banke Kombetare Shqiptare ze fill qe ne periudhen e Rilindjes sone Kombetare. Ne vepren e tij “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet?”, patrioti i shquar Sami Frasheri shtron domosdoshmerine e ngritjes se nje Banke Kombetare te

Shqiperise dhe propozon si njesi monetare te Shtetit te ri Shqiptar, Frangun Shqiptar.

Menjehere pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, me 28 nentor te vitit 1912, diplomati i shquar Ismail Qemali, krahas detyrave te tjera per ndertimin e Shtetit Shqiptar, mori masat per ngritjen e Bankes Kombetare te Shqiperise. Bisedimet e para ai i kreu me Karol Pitner e Oskar Pollak, perfaqesues te Wienner Bank Verein, qe vepronte ne emer te grupit bankar austro-hungarez dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher, perfaqesues te Banca Commerciale Italiana. Gjate kesaj kohe u moren masa te gjithanshme per te mbeshtetur fillimin sa me te shpejte te veprimtarise se bankes. Pas nenshkrimit te marreveshjes, gazeta “Perlindja e Shqipenies”, organ i qeverise se Ismail Qemalit, depozitoi prane Bankes Kombetare te Shqiperise fondet qe dispononte. Sipas studiuesit Haxhi Shkoza, asokohe inspektor i Pergjithshem i Oborrit Mbreteror - ne kohen kur ka botuar librin, 1935 - veprimtaria e bankes nisi menjehere ne fillimin e tetorit 1913, ndersa qeveria shqiptare do t’i bente thirrje shtresave te pasura qe mjetet e lira t’i depozitonin ne banke. Marreveshja e tetorit 1913, dinjitoze per kohen, tregoi jo vetem orientimin politik properendimor te qeverise se Ismail Qemalit, por njekohesisht edhe vizionin shtetformues te saj. Nje shtet pa banken e tij nuk vlen asgje. Dyqind e tre vjet me pare, pikerisht me 18 janar 1800, kur u krijua Banka Qendrore Franceze, Napoleoni do thoshte se “nese shteti pret parate nga bankieret, atehere kontrollin e shtetit e kane bankieret dhe jo shtetaret”. Ndersa Ismail Qemali e konsideronte aktin e krijimit te Bankes Kombetare si fitoren e dyte pas shpalljes se pavaresise kombetare. Ngjarjet qe rrodhen ne kete kohe, si shperthimi i lufterave ballkanike dhe i Luftes se Pare Boterore, e shnderruan Shqiperine ne nje shesh lufte. Ne keto rrethana, Banka Kombetare e Shqiperise, pa kaluar shume kohe, do te mbyllte veprimtarine e saj. Pas ripohimit me akte nderkombetare te Pavaresise se Shqiperise ne vitin 1921 u bene diskutime te shumta per ngritjen serish te nje banke kombetare, gje qe u be realitet ne baze te marreveshjes se perfunduar nga Mufid Libohova ne emer te qeverise shqiptare dhe Mario Albertit ne emer te nje grupi financiar italian. Qendra administrative e Bankes Kombetare te Shqiperise do te ishte ne Durres, ndersa komiteti administrativ do ta kishte qendren e tij ne Rome. Kjo banke u themelua me 2 shtator 1925 dhe ne shkurt te vitit 1926 hodhi ne qarkullim monedhen e pare kombetare shqiptare. Duke mos qene vetem nje banke emisioni, ajo e shtriu veprimtarine edhe ne lemin e kreditit, ku gjate nje periudhe 10-vjecare veproi ne kushte monopoli dhe nga viti 1938 u gjend ne nje konkurrence te forte me degen ne Shqiperi te Bankes se Napolit. Ne fjalimin e perurimit te nderteses se Bankes se Shqiperise ne Tirane, ne vitin 1938, drejtori i asokohe, Antonio Moscheti, do te shprehej: “ndertesa e re, veper e ndritur e arkitektit, prof. Morpurgo dhe e bashkepunetoreve te tij, ne vijat e saj te matura e hijerenda, aq sa edhe artistikisht elegante, deshiron me qene pikerisht shprehja dhe sinteza e atij organizmi te forte e te sigurt, sic eshte Banka Kombetare e Shqiperise”. Konventa ekonomiko-doganore e prillit 1939, qe perkon me periudhen e luftes ne Shqiperi, i dha mundesi Bankes Kombetare te Shqiperise te beje ndryshime thelbesore ne politiken e saj monetare. Karakteristike dalluese e kesaj periudhe ishte kalimi nga politika deflacioniste ne ate inflacioniste ne lemin e monedhes. Ajo qe aktive ne fushen e kreditit ku, ne konkurrence me Banken e Napolit dhe me Banken Kombetare te Punes, rriti shume kreditimin dhe mbajti pozita sunduese ne tregun shqiptar.

Banka e Shtetit, ne funksion te ekonomise se centralizuar

Me clirimin e Shqiperise, me 29 nentor 1944, filloi procesi i shtetezimit. Me 13 janar 1945 u miratua ligji mbi anulimin e konvencionit te Bankes Kombetare te Shqiperise dhe te aksioneve te saj. Po ne kete date u miratua edhe ligji organik i Bankes se Shtetit Shqiptar. Kjo banke u krijua si nje institucion i rendesishem i sistemit financiar te Shtetit Shqiptar. Pak kohe me vone u moren masa te tjera per perqendrimin e bankave ne duar te shtetit. Keshtu, ne gusht te vitit 1945, u suprimua Banka Kombetare e Punes, ndersa ne nentor te vitit 1945 u suprimua Banka e Napolit ne Shqiperi. Gjate vitit 1945, Banka e Shtetit Shqiptar nisi te zhvilloje veprimtarine e saj ne lemin e emetimit te monedhes dhe te kreditit. Banka e Shtetit Shqiptar trashegoi edhe aksionet qe kishte Banka Kombetare e Shqiperise, prane Bankes se Rregullimeve Nderkombetare ne Bazel. Por, disa vite me vone, me 20 maj 1977, Drejtoria e Pergjithshme e Bankes se Shtetit Shqiptar i dergon nje telegram Bankes se Rregullimeve Nderkombetare, ku kerkohet shitja e ketyre aksioneve dhe ne kete menyre vendoset largimi nga BIS Bazel-i. Qe nga shkurti i vitit 1946 deri ne fund te vitit 1990, Banka e Shtetit mbeshteti procesin e zhvillimit te ekonomise socialiste. Gjate kesaj periudhe, ne Shqiperi kane vepruar nje numer i kufizuar bankash. Karakteristike per kete periudhe ka qene centralizimi i skajshem i ketij sistemi ne duart e shtetit. Banka e Shtetit Shqiptar, si banke qendrore, ishte qender e emisionit te monedhes. Ajo grumbullonte mjetet perkohesisht te lira dhe u jepte ndermarrjeve, kooperativave bujqesore dhe personave te vecante kredi afatshkurter dhe afatgjate, kryente sherbimin e arkes unike, mbante llogarite e te ardhurave dhe te shpenzimeve, ruante fondet ne valute te shtetit, kryente veprimet ekonomike e financiare te shtetit me vendet e tjera dhe me bankat e huaja. Pas vitit 1990, transformimi i madh politik drejt demokracise solli ndryshime thelbesore edhe per sistemin bankar. Tiparet kryesore te ketij transformimi ishin ndarja e funksioneve te bankes qendrore nga funksionet e bankave te nivelit te dyte (bankave tregtare), rritja e numrit te bankave, shtrirja e veprimtarise se tyre te kreditit ne disa dege te ekonomise shqiptare, si dhe hyrja e kapitalit te huaj ne tregun bankar.

Per here te pare nje sitem bankar i mirefillte daton ne periudhen 1992 - 2002, historiku pershkruan disa nga funksionet qe kryen Banka e Shqiperise, si banka qendrore e Republikes se Shqiperise. Banka e Shqiperise u krijua gjate procesit te tranzicionit me kalimin ne sistemin bankar dynivelor dhe me krijimin e hapesires se nevojshme ligjore per nje banke qendrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e Ligjit nr. 7559, “Per Banken e Shqiperise”, date 22 prill 1992.

Koha Jone

Ma-Origano
16-12-07, 09:14
ju flm per mirkuptimin!