PDA

View Full Version : Poezi per 28 nentorin


Ma-Origano
08-12-07, 08:43
Ne kuader te pergatitjes se nje feste studentore ne Grac bashke me nje grup kolegesh, jam duke kerkuar per poezi per 28 Nentorin. Kam mjaft nga shkrimtare qe i njohim qe te vegjel nga librat e letersise ne shkolle, por me erdhi si ide ne mendje qe te perfshijme poezi dhe nga autore te rinj. Ne kete forum ka shume te tille dhe qe prej kohes qe e kam nderprere une te shkruarin ketu e tani pas rifillimit, kane ardhur mjaft te rinj qe akoma nuk i njoh.

Ma-Origano
08-12-07, 08:44
Hyrje e gjate, per sa deshiroj qe te paraqes:
Nese ka deshire dikush prej jush mund te me orientoje ne kete teme ose me mesazh privat per poezi te veten ne kete forum me teme Flamurin, 28 Nentorin, Shqiptarine. Eshte teme ndoshta e dale mode, por te pakten nje dite ne vit kjo teme eshte plotesisht ne mode.
Per terheqjen dhe shfrytezimin e poezive kam nevoje per lejen e autoreve, ndaj kjo eshte nje arsye me shume, pse me duhet nderhyrja konkrete nga ana juaj.

Ma-Origano
08-12-07, 08:44
Poezite nuk mund te them, se do te lexohen, sepse ne mbremje studentore me shume kercehet e pihet, gjithsesi mund te them me siguri se poezite do te vendosen si dekoracion ne mure. Une do ta bej me dije se kemi keto e keto poezi nga keta e keta autore dhe do t'i ftoj te gjithe te gjejne kohen t'i lexojne. Ndonje e lexojme dhe me te vertete para te gjitheve.
Cfare mund te bej une qe te deshmoj, se poezite u shfrytezuan realisht per dekorim? Te sjell foto nga mbremja.

Jeni te mirepritur. Kohe ka deri neser ne oret e drekes. Mua me erdhi vetem me vonese nje ide e tille e ndoshta per vitin tjeter do mund te aplikohet nga organizuesit e rinj dhe kerkimin e fillojne shume me perpara se une kete radhe.

Ma-Origano
08-12-07, 08:45
Shqipja

Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.

Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.

Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!

Ma-Origano
08-12-07, 08:46
ATDHE

Gerxhe ngado ku shkel
Ku je, o Atdheu im?
Vetem gerxhin tend dua te ndjej
Mes gerxhesh ketu ne mergim!

Ne token qe duket e njejte
Rremoj e rremoj si i mar'
Te ndjej eren e dheut te shenjte
Eren e gerxhit shqiptar!

Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
Une mergimtari eksplorator
Atdheun e gjej tek shpirti
Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj!

Ma-Origano
08-12-07, 08:46
Shpirti shqiptar

Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!

Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.

Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!

Ma-Origano
08-12-07, 08:47
Pjeset me blu jane pjeset qe kam zgjedhur. Tek poezia e fundit (ta kishte shkruar edhe Brari kete dhe jam dakord dhe une) "shqiptarlleku" e prish vargun e me pas krejt poezine. Te mbetet nje shije me "llek" ne fund. Shume mire do mund ta ndryshoje ne "shqiptarizmi", sepse ne fakt kjo eshte fjala e sakte. Shqiptarlleku eshte hera e pare qe une e lexoj te shkruar. Nese e ndryshon qe sot nga si eshte ne "shqiptarizmi" une e marr ne formen e ndryshuar.

Ma-Origano
08-12-07, 08:47
KOSOVES

Pengu me i madh i kohes
Shqipetarja-Kosove
Lume i pashtershem lotesh
Mes te shurdheres bote.

Ma-Origano
08-12-07, 08:48
C'u perpoqen te te c'benin
Ne materie dhe ne shpirt
Mos e kishe tendin zerin
Asnje gen shqipetarisht.

Ma-Origano
08-12-07, 08:48
S'ishin fqinj, i bere fqinj
Sllavoserbet e barbarise
S'ishin miq, i bere miq
Zuzarmiqt' e pabesise...

Ma-Origano
08-12-07, 08:49
Durimmadhja shekullore
Po vjen dita e bekuar
Dhe ne harten e kesaj bote
Te kesh emrin e nderuar.

Ma-Origano
08-12-07, 08:50
Atdheu

Dėgjoj tek flitet pėr atdheun,
kėtė copė imagjinare buke,
kafshuar nga gjuha shumėgojėshe
e mė vjen tė puth...

Ma-Origano
08-12-07, 08:50
Ē`fjalė ėshtė kjo?
Tingull i mbytur i buzėve,
apo krismė e pushkės a kollės?

Ma-Origano
08-12-07, 08:51
Atdheu ėshtė kudo,
Kudo mbaj mishin nė krahė,
kokėn mbi supe,
mendimet, zhurmėn,
kockat, trurin, miqtė, tė tjerėt,
A mė mbajne ata mua si rruga turmen

Ma-Origano
08-12-07, 08:51
Ē`gjuhė flasin tė vdekurit?
Anglisht nė parajse?
Po nė skėterrė?
Atdheu lėviz shpejt,
Atdheu ringjallet, vdes,
Shqiptar, grek apo kinez

Ma-Origano
08-12-07, 08:52
Duhen lėruar tokat me spirancė,
zgjidhur kuajt nė lėmė,
kafshėt ripėrtypėse nė mencė,
Katror ėshtė atdheu, 105 gradė,
dyqan i mbyllur kur flemė,
kater horizonte si qeli,
i rrumbullt nga hėna,
pikė nė hartė,
kur shuhet dielli, i zi,
pulson nė gji, njeri,
ha,pi, zgjohet, fle,
plak, fėmijė,
une e ti

Ma-Origano
08-12-07, 08:52
Ra pėrdhe e puthi tokėn
nuk dinte se ku kishte kokėn






At the?
Dhe the?
Dhe?

Atė atė,
atė dhe
Na dhe

Dhe je Atė,
Dhe dhe ne

Ati ynė
nė qiell...

Ma-Origano
08-12-07, 08:53
Rri ulur Atdheu plak,
La me lot e la me gjak.
Mijera vjet histori,
me shume rob se ne liri.

Ma-Origano
08-12-07, 08:54
Vetem qan e renkon,
trojet e veta kerkon...
Buza vetem i buzeqesh,
kur sheh bijte me armet ngjesh.

Ma-Origano
08-12-07, 08:54
Nga cdo ane vjen ze i burrit ,
mu ne Diten e Flamurit,
Nga cdo ane vjen ze i trimit,
ne kete dite te bashkimit.

Ma-Origano
08-12-07, 08:55
Jam Kosova e trimerise,
Lulja e bukur e Shqiperise.
Me coi Isa shpirtbiluri,
me tha:"Te therret Flamuri".

Ma-Origano
08-12-07, 08:55
Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine s'e jap per jete.

Ma-Origano
08-12-07, 08:56
Jam Ulqini , jam Malesia,
edhe mua me therret liria.
Jam Malesia e Dede Gjon Lulit,
jam shqiponja ne pale te flamurit.

Ma-Origano
08-12-07, 08:56
Tungjatjeta Nene Shqiperi,
Une jam Cami tek ti vij.
Shqiperi te qofsha fal,
te kam nene e me ke djale.

Ma-Origano
08-12-07, 08:57
Jam Presheva neno moj,
nuk mund me te duroj.
Jam flamuri kuq e zi,
S'rri dot me ne roberi.

Ma-Origano
08-12-07, 08:57
dashur Nene Shqiperi,
Ja dhe nje porosi.
Te fala nga mergimtaret,
lot e djerse margaritaret.
Larg ne dhe te mergimit,

Ma-Origano
08-12-07, 08:58
shtruam sofren e bashkimit,
mu ne diten e vertete,
Rrofsh moj Shqiperi per jete.

Ma-Origano
08-12-07, 08:59
FLAMURI

Deti mbin shkumė mbi pėrgjumjen e ilirėve.
Shekujt arbėrorė zhveshėn robėrinė prej supeve.
Rapsodėt rrėnqethėn lahutat me “liridona”.
Plisi i Kosovės ngrihet mbi kryet e statujės,
jeleku prehet mbi rrjedhėn e lashtė tė gjakut,
qėndisma e flaktė lidh nė jetė cungimin e trupit.
Troku i shekullit ngrin hapat me Isa Boletinin
Nė njomjen e buzėve me lotėt e flamurit.

Ma-Origano
08-12-07, 09:00
Nė ndėrtimin e monumentit tė Rugovės

Dhimbje ėshtė, je
kur mendja nis tė kėrkojė njė pse.

Ma-Origano
08-12-07, 09:00
Dhimbje ėshtė, je
kur ēka le pas rėnkon mbi dhe.

Ma-Origano
08-12-07, 09:01
Zemėr ėshtė, je
kur njeriu pėr ty bėn be

Ma-Origano
08-12-07, 09:01
Zemėr ėshtė, je
kur jeta jote mban aromė mėmėdhe.

Ma-Origano
08-12-07, 09:02
Mendje ėshtė, je
kur mes ujqėrve mbetesh nė jetė.

Ma-Origano
08-12-07, 09:02
Mendje ėshtė, je
kur urtia jote i fal njė populli shpresė.

Ma-Origano
08-12-07, 09:03
Dhimbje-zemėr-mendje je,
nė krah tė Skėnderbeut vėlla,
shqipe krenare me dy koka
mbi njė flamur tė kuq si zjarr.

Ma-Origano
08-12-07, 09:03
Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin

Po, edhe eshtrat mardhin,
nė qese plasmasi frymėn ia marrin,
dhe i thonė tė rriten nga mituria,
dhe i thonė tė rinohen nga pleqėria,
dhe i thonė tė ndėrrojnė emėr,
dhe i thonė tė ndėrrojnė farė,
dhe i thonė se janė ushtarė,
dhe i pėrdhunojnė sa iu do xhani,
dhe i qeshin nė kishėn e zezė,
pėrtej kufirit gėzojnė hamės
festojnė pėrdhunimin tonė
qė i ngectė nė fyt gazi
atyre e kėtyre qė pėr pėrdhunuesit
edhe gjuhėn e falin,
e presin deri nė rrėzė dhe i thonė,
se s’ėshtė mė shqip,
e nxjerrin nga zgavra zemrėn dhe i thonė,
se s’rreh mė shqip,
e shkulin nga truri mallin dhe i thonė,
se s’ėshtė lindur nga mėma dhe ati
e gėrryejmė mundin ne me
gjuhėprerėt, zemėrnxjerrėt, trushkulurit,
se edhe eshtrat mardhin, po mardhin,
frymėn nė qese plasmasi ia marrin,
e kundron pėrdhunimin njė botė
dhe e vuan nė trup kjo tokė
mbi tė cilėn flen ti?
Eshtrat po kėlthasin,
flen ti yll?
Eshtrat po i vrasin,
flen ti?
Zgjohu, ndritu, yll zemėrzjarr
mbi njeriun tėnd dhe tė vdekur, dhe tė vrarė

Zero Cool
26-11-11, 18:32
Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir` e njė qėllim,
Tė gjith` atij duk` ju betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do t`i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet` ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!

Zero Cool
26-11-11, 18:40
GĖZUAR MBARĖ SHQIPTARĖVE DITA E SHENJTĖ E FLAMURIT !!!

TASH FESTOJMĖ

Na kanė shtypė
Shum perandori
Romakėt e turqit
Dhe Shtriga Serbi

Nėpėr luftat ēlirimtare
Kemi derdhė shum gjak
Deri nė shekullin e ri
Nuk na kanė dhanė hak

Gjysh e gjyshe
Na i kanė vra
Edhe prindėt
I kanė pėrla

Shum herė
Tokėn na e kanė djegė
Me na lanė
Tė varun n’degė

Para nji shekulli
U ngrit mbarė shqiptaria
Me e fitue pamvarsin
Me u lirue nga Turqia

N’Grykė tė Kaēanikut
E n’Malsi t’Mbi Shkodrės
Anekand tokave tona
Fushės, shpatit e kodrės

Marigona qėndisi flamurin
Burrat u mblodhėn n’Vlonė
E shpallėn pamvarsin
E Shqipnis sonė

Ismail Qemali
Dom Nikoll Kaēorri
Gurakuqi e Boletini
Lajmi botėn mori

Bukur hidhej vallja
Bahej festė e madhe
Kangėt seē jehojshin
Nė Vlonėn Krenare

28 Nandor
Njimijenandqindedymbdhetė
Qofsh i bekuem
E krenar pėrjetė

Gzim tė madhe kemi
Si plaku si fmija
Edhe n’Kosovė
Tash lulzon Lirija

Vuejtja e lutja
Tash po na pranohet
Mbarė kombi shqiptar
Ngadalė po bashkohet

Tash ka ndrrue koha
Ma nuk do t’luftojmė
N’mbarė trojet shqiptare
Gzueshėm po festojmė

Rrnoftė Shqipnia
Deri n’amshim
Shnet e fat pastė
Kombi ynė trim

Kudo janė shqiptarėt
N’tokat e Ilirisė
Lulzofshin traditat e shejta
Tė shqiptarisė

Zero Cool
26-11-11, 18:42
O flamur gjak, o flamur shkabė
O vend e vatėr, o nėn' e babė,
lagur me lot, djegur me flakė,
flamur i kuq, flamur i zi

Zero Cool
26-11-11, 21:06
Na perflet gjith bota..
bashk me ta dhe Evropa,
emri Shqiptar njihet,
nga bemat qe bejm dihet.

Kemi egersin e shqipes malit,
me dashurin ton vrasim dhe djallin,
rritur ashtu kembe zbathur,te uritur,
me uj te malit, etjen shuajtur...

Nen lotet e nenave duke u lare,
nen driten e diellit duke u thare..
ne lendine jastek kishim lulet,
dhe barin djep qe lekundet..

Shqipe mali na therrasin,
emrin shqipe dun t'na vrasin.
Emrin shqipe ta ngrem lart n'qiell t'hapur
atje ku dhe rrufeja dot se kap

natyra
28-11-11, 21:56
**Urime DITELINDJES se 28 Nentorit 1912
te Shpalljes se PAVARESIS
e kur per here te pare ne SHQIPTARI
**Kjo dite MADHESHTORE **
kishte prekur qdo ZEMER patriotizmit te DEVOTSHEM
ME GJAK SHQIPTARI mrenda dhe jashte SHQIPERISE**
NE DITEN E SHLIRIMIT TE SAJ**
Dhe fatkeqsishte ATO ZEMRA U ndan,u coptun,u roberun...
SHUM VITE ME RADHE...QE NGA SHOVENIZMI ISH JUGOSLLAV!!!
Cila dhe pas SHPARTALLIMIT te saj NUK HOQI DOR...
dhe akoma SOT eshte PREZENT NE KOSOVEN TON...
Pikerisht ne VERIUN E MITROVICES!
Qe tani e sa muaj e mban nen (ekupim)
ate TERRITOR dhe zgjidhje s`po ka!
Quditerisht,kaluan vite me radhe pas lirimit te luftes se fundit ne KOSOVE.
Ku dhe menduam se gjitheqka ishte ne Liri...
Por si duket qenkem ZHGENJYER!!!

`...dhe sa do kaloin, kete askush s`po e din! O KUR DO BEHEMI PER TE QENUNIT (te bashkuar) E TE LIRE ... (kete askush s`po e merr per mi)http://static.forumishqiptar.com/images/smilies/ohplease.gif!!! NDAJ-ZGJOHU SHQIPTARI...

..autore
Hajla Rugovase&Natyra

mcs,vargjet e mia me pak fjale,nderlidhen ne te dya format..poezi dhe fragment..

p.s.besoi te mos e kam prish temen!

Faleminderit...GEZUAR DARDANI...

GURI SYLAJ
29-11-11, 18:05
28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s'kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s'muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

e-uritura
29-11-11, 18:22
28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s'kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s'muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!


Kjo poezi meriton tė shpallet shkrimi i Vitit!

Tė lumtė dora dhe mendja i nderuar!