PDA

View Full Version : Koncept pikepamjesh mbi - Identitetin kombëtar


LABI
10-12-07, 16:00
Eshte e pa mundur kur te flasim per IDENTITETIN (cofte personal, cofte kolektiv ) , te tejkalohet Identitin Kombetar . E sidomos kur kihet parasysh periudha aktuale politike neper te cilen po kalojne shqiptaret (si nacion) ne pergjithesi …
Kur flasim per identitetet - zakonisht kjo fjale na nderlidhet, asocon ne disa sinonime , epitete e imazhe, dukje , simbole… eshte mire qe kur flitet per identitetin – kete dukuri mos ta perceptojm si nje here e pergjithemon te krijuar dhe te pa ndryshuar… Kjo me se miri mund te argumentohet , nese i bejme nje shikim te shkurter subjektivitetit personal qe nga lindja e deri ne ditet e sotme – te konstruktimit te identitetit personal …Si ka evoluar , dhe marur format gjate jetes …. Fjala identitet- nenkupton bashkesine e njerzve qe kane te njejten prejardhje ne baza etnike, gjuhsore, territoriale, kujtesat enjejta historike ..etj.

N’pergjithesi te gjitha identitetet ndahen ne dy grupe kryesore :


Identitete Kolektive : (identiteti kombetar- nacional, fetar, kulturor, social , racore)


Identitete individuale: (politik, personal, institucional).

Per t'ju pergjegj temes ne fjale , s'pari duhet te kemi nje imazh (perftyrim) lidhur me ate se çfare kuptojm me nocionin komb, si linden ato , si u krijuan, cilat ishin rrethanat e krijimit dhe evoluimit (modifikimit , ndryshimit) gjate historise... me çfare identifikohet nje komb ., ne çfare identitetesh mbeshteten dhe krijohen kombet .... Apo te perdoren metodat krahasuese lidhur me krijimin e kombeve ne mardhenjet nderkombetare ... Si eshte e mundur qe qe nje popull me etni te njejet (per nga gjaku, kultura -gjuha ) te krijojne dy kombe te ndryshme … ) rast me konkret qe ekziston mund te merret si objekt studimi rasti i GJERMANISE dhe AUSTRISE )

Per Kombin ekzistojne shume shkrime te mendimtareve ,te filozofeve , te sociologeve, politikologeve , juristeve , historianeve e burrshtetaseve te cilat per nga permbajta, casja ndaj dukurise se kombit ndryshojne :

Sipas Ernes Gellner -kombet jane ne teresi konstrukte moderne te lindura nga nacionalizmi . Pra eshte nacionalizmi qe lind kombin dhe jo e kunderta . Sipas tij, kombet ne fillim as qe ekzistojne ... Nacionalizmi , sipas Gellnerit eshte : s’pari princip politik i cili permban idene se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene te njejta


Ndersa Benedict Anderson - Nacionalizmin e definon si nje komunitet politik imagjinar, qe eshte i imagjinuar - njesoj i limituar si per nga trashegimia ashtu edhe per nga sovranitetit. ...Eshte imagjinare ngase antaret e komunitetit kurr nuk do t’i njihnin shumicen e paraardhesve te tyre, por megjithate ne mendjet e tyre ekziston imazhi per komunitetin e tyre ...eshte e limituar sepse ka perfundimin e saj permes kufijeve pertej te cileve shtrihen kombet tjera ... Eshte legjitim sepse ka ardhur ne kohen e historise njerezore kur liria ka qene ideal i cmuar… dhe eshte imagjinare si komunitet sepse eshte i pranuar .



Sipas Anthony Smith - ne teorine e tij te <<Etno-Simbolizmit>> thote se kombet moderne jane bazuar ne grupe shume me te vjetra kulturore te cilat ai i quajti ETNI .. sipas Smith-it entia definon kufinjte brenda te cileve kombet moderne mund te formohen. Smithi pohone se etnite jane konstrukte qe rrjedhin nga atributet permanente kulturore sic jane :kujtesa, vlerat , mitet dhe simbolet ...Nacionalizmi sipas Smithi-ite nuk kerkon qe anetaret e kombit te jene te gjithe te ngjashem , por ata mjafton qe te ndiejne nje lloj solidariteti ndaj kombit dhe anetareve te tjere te kombit t tyre .


Sipas Eric Hobsbawm – nacionalizmi definohet si princip primar i cili nenkupton se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene unifikuese .. Ai argumenton se kombet jane konstrukte moderne dhe qe ato nuk jane etnitete te pandryshueshme , pra jane etnitete qe mund te pesojne ndryshime . Hobsbawm e sheh zvhillimin e Kombeve si proces i vendosur ne piken e gershetimit te politikave , teknologjise dbe ndryshimeve sociale, dhe ai mendon se ato duhet te vazhdojne te shihen si te tilla .
Siq dihet nacionalizmi si nje shkolle sociale, politike dhe ideologjike lindi ne Perndim si pasoj e Revolucionit Freng . Nder perkrahesi e kesaj shkolle ishte Zhan Zhak Ruso – duke insistuar qe njeriu si synim me te larte te tij te kete shtepine dhe vendin ku eshte rritur.Ai besonte se atdheu eshte zemra dhe qendra e dashurise dhe e besnikerise se njeriut dhe grupit .


Sipas Moulof-it Identieti Kombetar – kuptohet si nje bashkesi e te gjitha perkatesive (identiteteve) tona, ku ne qender te gjitheve do t’ishte perkatesia ndaj komunitetit njerzor si me e rendesishmja ., dersia ajo te behej nje dite perkatsia kryesore.

Pra siq shifet nga larte Identiteti kombetar eshte trajte e organizmit (unifikimit) te identitetit popullor …Edhe pse kur flitet per kombin dhe popullin si dy bashkesi etnike – eshte veshtire te behet dallimi njeres nga tjetra….

Pasi qe karakterisitike e popullit eshte ekzistimi i gjuhes se perbashket , ndonse kjo gjuhe ekziston ne dialekte te ndryshme , pershkak te lidhjeve te dobeta te zonave , regjioneve te ndryshme... dhe pikerisht ky parcializim , regjionalizim i jetes se ndare e te izoluar ne regjione - perbene karakteristiken themelore te popullit qe bene te dalloj nga kombi .


Faktori kryesor qe ndikoj ne formimin e kombit konsiderohet qe ishte zhvillimi i focave prodhuese , e bashke me to zhvillimi i ndarjeve te punes qe shaktoj instesifikimin e shkembimit , komunikimit ne mes zonave te ndryshme …
Kombi ne gjeneralitet mund te kuptohet si nje grup etnik i lidhur ne baze te ndarjes shoqerore te punes pergjat epokes se kapitalizmit … E qe ekziston ne kuader te nje territori unik , me jete te perbashket politike , juridike, ekonomike, sociale dhe kulturore. .

Kryesisht konstruksionet kombetare u ndertuan ne dy parime : Kulturore dhe Politike .


Kur flitet per Identitetin e Kombit te Kultures –zakonisht per referim, per shembull merret Gjermana dhe Italia… . Te kombi kultures ndenja e perkatesise se perbashket mbeshtet mbi gjuhen dhe kulturen...Ne Europen Perendimore , kryesisht pas Revolucionit Francez 1789, shtetet moderne kombetare u krijuan nga bashhkesit politike qe ekzistonin me pare, e sidomos pas miratimit te konventes te Lirve dhe te Drejtave te njeriut dhe te shtetasit ne France te cilat pas revolucionit u paraqiten si bashkesi qytetaresh … Kombi shtetit –thekson se kombi duhet te perbehet nga te gjithe ata pavarsisht nga raca ,ngjyra , besimi , gjuha …