PDA

View Full Version : Ora Letrare e Dardanisė!


Murgesha
12-12-07, 16:43
E pashė tek Forumi Shqiptar njė nismė pėr njė konkurs letrar e mė shkoi mendja tė ju pyes edhe juve anėtarė tė Dardanisė nė dėshironi qė nė forumin tonė tė kemi njė lloj gare pėr tregimin, poezinė mė tė mirė.
Kemi pas edhe mė herėt garė tė tillė por disa nga kriteret qė ishin atėherė ndoshta kanė shpėnė qė tė fitojė mė i njohuri e jo mė i miri.
Nėse doni tė dini se sa vlejnė shkrimet e juaja kur tė tjerėt nuk e dijnė qė ti je shkruesi atėherė paraqituni nė kėtė temė e tė vendosim rregullat e garės.

Pres pėrkrahjen e juaj.

Murgesha!

rilinda
13-12-07, 11:11
E pashė tek Forumi Shqiptar njė nismė pėr njė konkurs letrar e mė shkoi mendja tė ju pyes edhe juve anėtarė tė Dardanisė nė dėshironi qė nė forumin tonė tė kemi njė lloj gare pėr tregimin, poezinė mė tė mirė.
Kemi pas edhe mė herėt garė tė tillė por disa nga kriteret qė ishin atėherė ndoshta kanė shpėnė qė tė fitojė mė i njohuri e jo mė i miri.
Nėse doni tė dini se sa vlejnė shkrimet e juaja kur tė tjerėt nuk e dijnė qė ti je shkruesi atėherė paraqituni nė kėtė temė e tė vendosim rregullat e garės.

Pres pėrkrahjen e juaj.

Murgesha!

Pajtohen me kėtė nismė.
E pėr vlerėsim... nuk e di nėse do tė ishte mirė qė secili anėtarė qė do t'i lexonte, tė jepnin mendimin e tyre (pse jo edhe me vota, pas kohės kur do tė mbyllej konkursi).


Shėndet!
Rilinda

Murgesha
13-12-07, 14:20
E bisedova me adminėt e Dardanisė kėtė nismė timen e kam dhe pėrkrahjen e tyre.

Gara do tė jetė nė dy pjesė:

Poezi
Prozė

Shkrimet qė dėrgohen nuk duhet tė jenė tė publikuara mė parė nė faqet e netit apo diku tjetėr. Nėse stafi arrin tė kuptoj se ndonjė shkrim ėshtė paraqitur tjetėr ku, nuk do ta postoj.

Mendoj qė duke filluar nga sot mund ti dėrgoni shkrimet e juaja nė emailin [email protected] ([email protected]) deri me datėn 31 dhjetor kur do tė fillojmė ti publikojmė kėtu.

Me 5 Janar hapim sondazhet e votimi do tė jetė i hapur njė javė ditė.

Mos harroni shkrimet e juaja duhet tė jenė me shifra, ai qė shkruan nofkėn qė pėrdorė nė forum shkrimi i tij nuk do t`i publikohet.

Vetėm pasi tė mbyllet sondazhi autorėt kan tė drejtė tė dėrgojn prap njė email nė [email protected] ([email protected]) e tė tregojnė se kush janė.

Emailet me krijimet e juaja titullin duhen ta kenė "Pjesėmarrje nė garė", pėrndryshe nuk do tė mirren parasysh.


Nuk do tė ishte nė rregull qė ndonjėri prej jush pasi dėrgon krijimin e vet ta prezentoj veten e krijimin e tij tek shoqėria e vet vetėm pėr t`u votuar.

Ta lėmė qėllim tė vetėm tė kėsaj gare vlerėsimin e mirėfilltė.

Murgesha!

Paradox_13
13-12-07, 14:58
E bisedova me adminėt e Dardanisė kėtė nismė timen e kam dhe pėrkrahjen e tyre.

Gara do tė jetė nė dy pjesė:

Poezi
Prozė

Shkrimet qė dėrgohen nuk duhet tė jenė tė publikuara mė parė nė faqet e netit apo diku tjetėr. Nėse stafi arrin tė kuptoj se ndonjė shkrim ėshtė paraqitur tjetėr ku, nuk do ta postoj.

Mendoj qė duke filluar nga sot mund ti dėrgoni shkrimet e juaja nė emailin [email protected] ([email protected]) deri me datėn 31 dhjetor kur do tė fillojmė ti publikojmė kėtu.

Me 5 Janar hapim sondazhet e votimi do tė jetė i hapur njė javė ditė.

Mos harroni shkrimet e juaja duhet tė jenė me shifra, ai qė shkruan nofkėn qė pėrdorė nė forum shkrimi i tij nuk do t`i publikohet.

Vetėm pasi tė mbyllet sondazhi autorėt kan tė drejtė tė dėrgojn prap njė email nė [email protected] ([email protected]) e tė tregojnė se kush janė.

Emailet me krijimet e juaja titullin duhen ta kenė "Pjesėmarrje nė garė", pėrndryshe nuk do tė mirren parasysh.


Nuk do tė ishte nė rregull qė ndonjėri prej jush pasi dėrgon krijimin e vet ta prezentoj veten e krijimin e tij tek shoqėria e vet vetėm pėr t`u votuar.

Ta lėmė qėllim tė vetėm tė kėsaj gare vlerėsimin e mirėfilltė.

Murgesha!

Nje iniciative mjafte e qelluar nga ju e nderuar,nuk di qfar te shtoj ngase pajtohem plotesishte edhe me rregulloren e parashtruar...
Suksese te gjithe pjesmarresve..

UniCorN
14-12-07, 10:15
Ide mjaft e qelluar! Une desha te pyes se a lejohen poezi qe na ka percjellur gjate gjithe jetes dhe paraqesin ate linjen e pashkeputur jetesore dhe kane mbetur thelle te misheruara ne neurone dhe asnjehere asnje varg tjeter nuk ka pasur fuqi t'i rrenoje..Nje nga ato poezi eshte, si p.sh.

Maca e vogel, e ka thyer kemben
Nuk di te shkoj ne shtepi
E ka bishtin lara - lara
Mami i vet i del perpara.

Faleminderit per pergjigjen.

Domira
14-12-07, 10:31
Ide shume e mire Murgesha.
Mua mendja ma thot se do te me bente mire nje punim por nuk e di a mund ta bej.
Sidoqfte deshta ta dij e ndoshta edhe dikush tjeter nuke din se cka i bjen puna e shifres, si duket afersisht ajo shifer me te cilen identifikohet punimi?

Pershendetje e kaloni nje dite te mbare.

Murgesha
14-12-07, 13:47
Ju falėmnderit pėr pjesėmarrje nė kėtė temė e pėr pėrkrahjen e idesė.

Unicorn mendoj se kėsaj here ėshtė mirė t`i ikim poezisė "tallava" siq janė ato

"Atė ditė qė tė pashė nė dashuri rashė....
Unė ta lash kile e ti ma bėre me hile....." etj.

Ku kriter i kėtyre poezive ėshtė rimimi i vargjeve e asgjė tjetėr.

Po fundja pjesėmarrėsi pėrcaktohet vet se pėr ēfarė do tė shkruaj.


Domira po e bėjmė tė dėrgohen shkrimet me shifra pėr tė vetmin qėllim qė mos tė dihet autori nga askush pėr hirė tė vlerėsimit tė krijimeve. Le tė fitojė krijimi mė i mirė e jo autori mė i njohur nė kėtė forum. E din edhe ti vet e nderuar qė i panjohuri depėrton me vėshtirėsi nė mentalitetin tonė, kur e kemi afėr tė njohurin tonė.
Shifra mund tė korrespodojė me krijimin, pėr shembull nėse ke shkruar njė poezi pėr Shpresėn si ndjenjė vėre nė fund dėrguesi Shpresa, apo gjeje njė shifėr qė ty tė pėlqen...
Deri sa tė zgjidhet krijimi fitues nuk do tė zbulohet se kush ėshtė autori.

Keni kohė tė mirė nė dispozicion andaj pėrvishuni punės dhe dėrgoni krijimet tuaja nė adresėn e lartėshėnuar.

Murgesha!

Domira
14-12-07, 14:13
Ju falėmnderit pėr pjesėmarrje nė kėtė temė e pėr pėrkrahjen e idesė.

Unicorn mendoj se kėsaj here ėshtė mirė t`i ikim poezisė "tallava" siq janė ato

"Atė ditė qė tė pashė nė dashuri rashė....
Unė ta lash kile e ti ma bėre me hile....." etj.

Ku kriter i kėtyre poezive ėshtė rimimi i vargjeve e asgjė tjetėr.

Po fundja pjesėmarrėsi pėrcaktohet vet se pėr ēfarė do tė shkruaj.


Domira po e bėjmė tė dėrgohen shkrimet me shifra pėr tė vetmin qėllim qė mos tė dihet autori nga askush pėr hirė tė vlerėsimit tė krijimeve. Le tė fitojė krijimi mė i mirė e jo autori mė i njohur nė kėtė forum. E din edhe ti vet e nderuar qė i panjohuri depėrton me vėshtirėsi nė mentalitetin tonė, kur e kemi afėr tė njohurin tonė.
Shifra mund tė korrespodojė me krijimin, pėr shembull nėse ke shkruar njė poezi pėr Shpresėn si ndjenjė vėre nė fund dėrguesi Shpresa, apo gjeje njė shifėr qė ty tė pėlqen...
Deri sa tė zgjidhet krijimi fitues nuk do tė zbulohet se kush ėshtė autori.

Keni kohė tė mirė nė dispozicion andaj pėrvishuni punės dhe dėrgoni krijimet tuaja nė adresėn e lartėshėnuar.

Murgesha!

Flm per sqarimin e nderuar.

Te pershendes

luan_i
14-12-07, 17:52
E pashė tek Forumi Shqiptar njė nismė pėr njė konkurs letrar e mė shkoi mendja tė ju pyes edhe juve anėtarė tė Dardanisė nė dėshironi qė nė forumin tonė tė kemi njė lloj gare pėr tregimin, poezinė mė tė mirė.
Kemi pas edhe mė herėt garė tė tillė por disa nga kriteret qė ishin atėherė ndoshta kanė shpėnė qė tė fitojė mė i njohuri e jo mė i miri.
Nėse doni tė dini se sa vlejnė shkrimet e juaja kur tė tjerėt nuk e dijnė qė ti je shkruesi atėherė paraqituni nė kėtė temė e tė vendosim rregullat e garės.

Pres pėrkrahjen e juaj.

Murgesha!
"Pėrshėndetje e nderuar. Ide shumė e mirė dhe e qėlluar!

Mbetemi me shpresė se nė kėtė rastė "s'ka tė njohur", se tė gjithė janė tė barabartė, se shkrimi mė i mirė do tė vlerėsohet. Urime pėr nismėn.

DEA
14-12-07, 17:57
Suksese gjithe atyre qe kane prirje ne kete drejtim, mos ngurroni e konkuroni.

Ma-Origano
15-12-07, 19:22
DEA edhe un ju roj suksesese ndoshta edhe un konkuroje!

Psikologu
17-12-07, 17:18
Pershendetje Murgeshė !
Tė uroj dhe pėrgezoj pėr nismen e kesaj iniciative tė mirė dhe tė qelluarė.
Besoj qe ne adresen e juaj do tė vijnė shumė postime me poezi deh vargje tė zgjedhura , pasi ne mesin tonė , ketu ne dardania.de kemi mjaftė talentė dhe talente tė shquar/a , edhe pse thonė me njė fjalė se poetet jetojnė njė jetė tė shkurter fizike por mbesin tė pavdekshem me vite.
Le tė fitoj ai/ajo qe e meriton , le tė shkruaj ai/ajo qe poezin e don dhe e vlerson , ose thenė mė shkurt;
Tė shkruash poezi , do tė thotė tė flasesh me mbrendesin e shpirtit pėrsonal dhe brenges ose deshirės.
Edhe Zef Serembe shkrou vargje , por ne anijen e fundosur , ato nuk u humben dhe mbeten tė shkruara prapė se prapė.
Punė tė mbarė dhe suksese pėr tė gjithė ata/ato qe do tė shprehin talentin,kontributin dhe njohurin .

vjeshta
17-12-07, 17:41
Ju pershendes edhe une ,por kisha nje kerkese ,a do te mundit ta shtynit daten e dergimit te punimeve deri ne fund te janarit ???

Murgesha
24-12-07, 23:43
Ju pershendes edhe une ,por kisha nje kerkese ,a do te mundit ta shtynit daten e dergimit te punimeve deri ne fund te janarit ???

Pėrshėndetje Vjeshtė gjithashtu.

Nėse deri mė 31 dhjetor nuk kemi shkrime tė mjaftueshme pėr Orėn Letrare tė Dardanisė atėherė e shtyjmė edhe deri nė fund tė Janarit.

Murgesha
31-12-07, 15:22
Erdhi dhe 31 Dhjetori....

Jam plotėsisht e befasuar me ju Dardanas...

Mė vie keq qė ky propozim nuk u pėrkrah prej juve.

Nė realitet e di qė Dardanisė nuk i mungojnė penat apo ndoshta unė mendoj ashtu.


Ju falėnderoj tė gjithėve pėr mospėrkrahje.


Murgesha!

LOJETARI
03-01-08, 00:21
Mendoj se propozimi i Vjeshtės duhet tė miratohet .Ia vlenė tė presim edhe njė muaj pėr tė lexuar ca rreshta tė krijuar nga antarėt tonė .Ndoshta ka qenė kohė e papėrshtatshme muaji dhjetor .

Murgesha
03-01-08, 13:20
Lojėtari, ndoshta edhe duhet ta shtyjmė deri nė atė kohė.
Dje mė erdhi pak shpresė se megjithatė do tė kemi njė orė letrare.
Dy shkrime kan arritė nė emailin e lartėshėnuar.
Zemėr pėr ju tė tjerėt.


Dėshira mos e ke dert fare se edhe nėse na dėrgohet ndonjė copy/paste ate nuk do ta publikojmė.

uck_aksh
03-01-08, 23:23
Erdhi dhe 31 Dhjetori....

Jam plotėsisht e befasuar me ju Dardanas...

Mė vie keq qė ky propozim nuk u pėrkrah prej juve.

Nė realitet e di qė Dardanisė nuk i mungojnė penat apo ndoshta unė mendoj ashtu.


Ju falėnderoj tė gjithėve pėr mospėrkrahje.


Murgesha!

Murgsha a ban me shty ket konkurs deri ne fund te janarit se kam deshir te marr pjes po nuk kam pas koh

LOJETARI
13-02-08, 00:44
Lojėtari, ndoshta edhe duhet ta shtyjmė deri nė atė kohė.
Dje mė erdhi pak shpresė se megjithatė do tė kemi njė orė letrare.
Dy shkrime kan arritė nė emailin e lartėshėnuar.
Zemėr pėr ju tė tjerėt.


Dėshira mos e ke dert fare se edhe nėse na dėrgohet ndonjė copy/paste ate nuk do ta publikojmė.

Murgesha , ē`kemi tė re nga ora letrare ?Tė paktėn ato dy shkrime do tė ishte mirė t`i lexojmė .

Murgesha
13-02-08, 00:55
Murgesha , ē`kemi tė re nga ora letrare ?Tė paktėn ato dy shkrime do tė ishte mirė t`i lexojmė .

Pėrshėndetje Lojėtari.
Autorėt e shkrimeve jan njoftuar qė ORA LETRARE ėshtė mbyllur, prej njėrit prej tyre kemi marrė pėrgjigje se do ta paraqes vetė shkrimin e tij.
Nuk e kemi pa tė arėsyeshme tė mbahet orė letrare vetėm me dy shkrime.

lovely
01-11-08, 00:29
A bon me ia nis edhe nihere ksaj pune, me afat 31 dhjetor???:rolleyes:

Zero Cool
26-07-11, 21:58
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe teme dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoj kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!


http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/283907_240367109319261_109973029025337_802390_7407 954_n.jpg


Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”. Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”. Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i babit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga larte, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet….Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.. Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju “me vjen keq”, “me fal” , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta…

Zero Cool
27-07-11, 21:17
Dikur jetonte nje vogelushe. Ishte e brishte dhe e pafajshme. Nuk kishte njohur shume ndjenja. Nuk e dinte c'ishte dashuria, nuk e dinte c'ishte dhimbja. Por ne qetesine e endrrave, ne fllusken e pafajsise se saj depertoi dikush dhe i mesoi se jeta eshte e dhimbshme, e padrejte, i mesoi cdo te thote te ndjesh se zemra po te ndahet me dysh vetem sepse te mungon dikush, dikush qe e do me cdo qelize, por e ke humbur. I mesoi cdo te thote te flesh cdo nate duke pritur nje mesazh qe nuk do te vije kurre, te ecesh rruges duke shpresuar me zemer se do shikosh dike, dike qe me siguri do te jete duke buzeqeshur sepse po ja del mban shume mire edhe pa ty, i mesoi se sa shume lote jane te afte te derdhin dy sy te vegjel, dhe sa i dashur eshte jasteku qe i pret ato cdo nate e nuk ankohet. - PO, DIKUR, jetonte nje vogelushe qe nuk e dinte c'ishte dashuria dhe dhimbja, por tani vendin e saj e zuri nje vajze e rritur. Nje vajze qe kuptoi se eshte bukur te dashurosh, por dashuria qe te lendon, nuk eshte e duhura, duhet te dish te heqesh dore e te harrosh. Tani jeton nje vajze qe kuptoi se duhet ti vleresosh njerezit e sinqerte qe jane te gatshem te te bejne te lumtur, me besoni, jane te paket. - Ti thuash lamtumire dhimbjes, kujtimeve te hidhura dhe loteve, te duash te miren e te mbash prane njerezit e duhur... kjo eshte e bukura e jetes. Kjo e ben jeten te quhet `Dhurate`.

Zero Cool
28-09-11, 21:22
Vajza, duhet tė kuptoni disa gjėra…

Ne nuk mėrzitemi nėse flisni me djem tė tjerė, nuk merzitemi nėse keni shokė meshkuj, por kur jemi diku me ju dhe vjen njė djalė tjetėr …dhe ju i hidheni sipėr pa e prezantuar e harroni qė edhe ne jemi nė tė njėjtėn dhomė, kjo na nervozon.Ne nuk mėrzitemi nėse dergoni mesazhe me shokėt tuaj. Por kur kjo gjė ndodh nė 2 te natės, na bėn tė dyshojmė. Ēfarė mund tė ketė kaq tė rėndėsishme nė 2 tė natės!? Nėse ju themi: e bukur, e mrekullueshme, simpatike nuk po genjejmė, prandaj mos na thoni qė nuk kemi tė drejtė sepse nuk do tė reshtim kurrė sė thėni kėto.Karakteristika mė sensuale e njė vajze ėshtė besimi nė vetvete. Na puthni kur nuk mund tė na shikojė askush, por edhe nėse na shikojnė …do ishte akoma mė bukur!Nuk duhet tė visheni enkas pėr ne, nėse ju ftojmė diku mos vishni fundin mė tė shkurtėr qė keni dhe sa me shumė tualet tė mundeni. Neve na pelqeni pėr atė qė jeni nė tė vėrtetė. Pėr shembull, mua me pelqen mė shumė njė vajzė e veshur me njė bluzė tė thjeshtė dhe atletet e mia.Mos e merrni seriozisht ēdo gjė qė ju themi. Sarkazma ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Mos u merzisni edhe pėr gjėrat mė tė vogla. Mos na tregoni sa seksi ėshtė Brad Pitt apo Jessy McCartney …ėshtė e mėrzitshme. Keni shoqet tuaja pėr tė folur pėr kėto gjera.Dua tė theksoj, se nėse njė djalė ju trajton keq, mos u perpiqni ta ndryshoni sepse nuk ka pėr tė ndryshuar!
Gjeni dikė qė t'ju bėjė tė buzeqeshni kur ndiheni keq, dikė qė t'ju falė edhe kur gaboni. Qė t'ju dojė pavarėsisht dhimbjes qė mund ti shkaktoni. Dikė qė do tė lėrė nė mes punėn qe ka nė dorė vetėm pėr t'ju thėnė "Te Dua!"

Na jepni ne, djemve tė mirė, njė mundėsi!

Zero Cool
15-10-11, 21:15
Njė i ri ishte ulur i vetėm nė autobuz dhe mbante shikimin jashtė autobuzit ..Nuk kishte mė shumė se njėzet vjeē, me njė paraqitje tė bukur dhe njė fytyrė tė ėmbėl .Afėr tij ulet njė grua , shkėmbejnė disa fjalė pėr motin e ngrohtė pranveror .Mė pas djali i rrėfeu gruas : Kam qenė nė burg pėr dy vjet .Kam dalė sot nė mėngjes dhe po shkoj nė shtėpi .Fjalėt e tij dilnin rrjedhshėm ndėrsa i tregonte gruas qė ishte rritur nė njė familje tė varfėr por tė ndershme,dhe se sjellja e tij e keqe iu kishte sjellė prindėrve vetėm dhimbje dhe iu kishte ulur kokėn nga turpi .Kėto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre .Ata ishin shumė tė varfėr , nuk kishin para tė shkonin ta takonin nė burg .Djali nuk iu dėrgonte as letra sepse ata nuk i ktheni pėrgjigje..Tre javė para se tė dilte nga burgu kishte tentuar i dėshpėruar qė tė kontaktonte me prindėrit .Nė letrėn qė u dėrgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe iu kėrkoi qė ta falnin .Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit ,i cili ndalonte pėrpara oborrit tė shtėpisė ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindėrit e tij .Pėr ti bėrė gjėrat mė tė thjeshta u kishte kėrkuar prindėrve tė tij ( nė letėr ) qė ti bėnin njė sinjal qė tė shihej nga autobuzi .Nėse e falnin ata duhej tė lidhnin njė shenjė tė bardhė nė pemėn e mollės qė ishte nė kopėsht .Nėse ata nuk e lidhnin ai nuk do tė zbriste nga autobuzi dhe do tė dilte pėrgjithmonė nga jeta e tyre .
Ndėrsa autobuzi po i afrohej shtėpisė djali po bėhej nervoz , aq sa kishte frikė tė shikonte jashtė dritares , sepse ishte i sigurt qė nuk do ishte lidhur shenja e bardhė …Gruaja pasi e dėgjoi deri nė fund i thotė : Ndėrrojmė vendin bashkė , shikoj unė nė vendin tėnd ..Autobuzi ecėn dhe pak metra dhe gruaja pa pemėn nė oborrin e shtėpisė ..
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotėt i tha :
Shiko , shiko !E kanė mbuluar komplet pemėn me fjongo tė bardha .

Jemi shumė tė ngjashėm me kafshėt kur vrasim .
Jemi shumė tė ngjashėm me njerėzit kur arsyetojmė .
Jemi shumė njerėzorė kur falim .

Zero Cool
30-10-11, 19:33
Ėshtė dashuria. Do mė duhet tė fshihem apo t'ia mbath. Rriten muret e burgut tė saj, si nė njė ėndėrr tė frikshme. Maska ngashėnjyese ka ndryshuar, por si gjithnjė ėshtė e vetmja. Ē'mė duhen hajmalitė mua: ushtrimi i letrave, erudicioni i vagėt, rishtaria nė gjuhėn e pėrdorur prej nordikut tė sertė pėr t'u kėnduar detrave dhe shpatave tė tij, paqja e miqėsisė, galeritė e Bibliotekės, gjėrat e zakonshme, huqet, hija ushtarake e tė vdekurve tė mi, nata e pėrjetshme, mera e gjumit dhe e ėndrrės?
Kohėn e mas me praninė apo pa praninė tėnde.Tani kana copėtohet mbi burim, tani njeriu zgjatet kah zėri i zogjve, tani ata qė shikojnė nė dritare janė muzgulluar, por terri nuk e ka ndehur ende paqen.
Ėshtė dashuria, e di: ankthi dhe paqtimi kur dėgjoj zėrin tėnd, shpresa dhe kujtesa, tmerri i tė jetuarit nė pafundėsi. Ėshtė dashuria me mitologjitė e saj, me magjinė e saj tė vogėl dhe tė kotė.
Ėshtė njė kthesė udhe ku s'guxoj tė kaloj.Tani mė kėrkojnė ushtritė, hordhitė.(Kjo dhomė ėshtė ireale, ajo s'e ka parė).Mė skllavėron emri i njė gruaje. Njė grua ma trishton tėrė trupin...

Zero Cool
11-12-11, 13:49
Ishte dushuruar , e donte shume, nje dite e pyeti:
Do te martohesh me mua ?
Po, ja kthej ajo, nese me sjell zemren e nenes tende para meje.
Iku ky, dhe vajti te nena, ja nxori zemren me durte e veta dhe u nis tja qonte te dashures. Zuri ne thua dhe u rrezua. Derisa po ngrihej degjoi pershperimen e zemres se nenes se vet:
"Mos u vrave biri im"?

Zero Cool
30-04-12, 20:17
Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”


Rronte nė kohėrat e para nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Ay ungjillėzonte nė njė katunt tė Ilirisė, enoria e Apollonisė, qė ėshtė nė grykėn e Aousės sė vjetėr. Emri i katundit ėshtė Bubutimė, si pas zhurmės qė bėn deti. Paralajmėrojmė lėēitėsit tė mos e kėrkojnė kėtė katunt tė lashtė nė vėndin ku pat qėnė klhisur, sepse e kanė shembur tėrmetet e luftrat dhe vėndin e mbulon sot njė pyll i dendur.

Tė fundit njerėz qė dinin tė na tregojnė gjyrmat: Tat Tanushi, imzot Nikanori, njė bari edhe njėmbėdhjetė priftinj tė asaj krahine, flenė sot gjumin e tokės dhe ne s'kemi fuqinė t'i sjellėm prapė nė jetė qė t'i pyesėm. Njė gjė qė dihet mirė ėshtė se Bubutima ka qėnė njė katunt i math, jo shumė lark nga deti qė i thonė Adriatik. Vėndi ėshtė i bukur, sepse toka bleron nė tė katėr shtinat e motit, sepse kodrat janė tė veshura me ulli e portokall edhe sepse flokja e dėborės nuk zbret pėrveē se rallė, njė herė nė shtatė vjet. Dhe as ahere kur zbret, dėbora nuk shtrohet pėrdhe mbasi tretet nė erė. Qiparisa tė gjelbėr tregojnė majė kodrave vėndet ku mė parė ngriheshin faltoret e perėndive tė shuma, tė cilat, mė von, besnikėt ia blatuan Perėndisė sė vetėme qė shfaqet nė tri fytyra. Midis qiparisave janė shtratet me kryqe ku prehen tė fjeturit mbė Zotin.

Pa fjalė se gjithė toka e botės ėshtė e bukur, sepse, si thuhet nė Shkronjė, "dheu ėshtė vėndi ku Zoti mbėshtet kėmbėt e tija", po m'e ėmbėl nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė, enoria e Apollonisė. Pra dhe Bubutima.

Kėtė e kanė pėr tė parė lėēitėsit nė qoftė se do kenė durimin tė kėndojnė rrėfimin qė do t'iu shtrojmė pėrpara.

Si thamė, rronte dikur nė gjirin e Kishės sė Lindjes njė prift me emrin Tanush. Sipas tė folurit tė vėndit njerėzija i thoshin Tat Tanushi, po mė shkurt Tata edhe Urata, emėr qė pėrdoret edhe sot nė atė krahinė.

I mėsuar fort nuk ish (si ngjet shpesh nė shėrbėtorėt e Kishės sė Lindjes) po, (si ngjet edhe mė shpesh, nė gjith atė kishė) kish besė tė madhe nė sa janė shkruar e kėndohen.

Pra, besa ish fuqija e tij e madhe.

Tata e dinte nga Shkronja dhe nga fjalėt e atėrve tė shenjtė se Ynėzot, shenjtorėt edhe ėngjėjt e tij i matėn e peshojnė ēdo punė, ēdo fjalė e ēdo mendim dhe u ruhej sė tepėrmi leqeve tė mėkatit. Dhe ēas pėr ēas, si shpresėtar i drejtė, lutej pėr faljen e mėkateve tė kryera me dashje e padashje.

Gazi i dytė i Uratės, pas Tėnėzotit, ish Kalija, e shoqja.

Pėr atė ay kish veshur petkun e priftėrisė, dyke rrojtur midis njerėzve edhe mėkatit. Sepse pėrndryshe do kish marrė rrugėn e manastireve, si oshėnar, ose tė shpellave si ashkėti, pėr t'u lutur atje pėr mėkatet e rėnda tė gjithė botės.

Kaqe fli i kish bėrė ay trupit tė gatuar me baltė qė ėshtė burgu i shpirtit.

Dhe Kalija, e shoqja, ish me tė vėrtet e vlerėshme pėr kėtė.

Sepse ajo ish e bukur midis tė bukurash dhe e desh me fuqi tė madhe burrėn e saj.

Tat Tanushi e kish sjellė atė nga detet e larguara tė Lindjes tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e mburimit tė shtatė urtėsive e pėr tė mėsuar mjeshtėrinė e tė zugrafisurit me bojė, ar edhe argjėnt. Si e kish njohur e dashuruar me vrullin e gjakut tė ri, ay e kish sjellė nė kopenė e berrave tė Zotit, me anė tė pagėzimit. Emri i saj i vjetėr ish Noemi, nga Galilea e Judhesė. Ajo pat lėnė fenė e prindėrve tė saj dhe prindrit e saj dhe vėndin e saj nga dashurija e madhe e Tanit. Kjo gjė iu ish shkrojtur atyre, tė dyve, si vepėr e mirė nė Librin e jetės, si iu pat shkrojtur mė parė Ruthit qė u bashkua me Boozin.

Po nė dyzet ditėt e ndarjes pėr t'u bashkuar me Zotin, me anė tė hirit, Tat Tanushi pat ndjerė thellė, nė mish e nė frymė, mungesėn e sė shoqes… Sepse mishi dhe shpirti i tij kėrkonte Kalijen mė fort nga ēdo tjatėr gjė… Kjo pat qėnė e para ndarje e tyre, pas tė njohurit.

Lėēitėsit mundet tė mos i pėlqejė njė gjėmė e tillė po neve preps ta themi si pat qėnė, pa shtuar e pakėsuar gjė. Dhe nė qoftė se ay nuk ze besė i kujtojmė se ėshtė thėnė: "dashuri, sa mė shumė pi nga mburimi yt, aqė mė shumė et kam!" Kjo gjė i afrohet shumė sė vėrtetės.

Nuk ish e bardhė nga fytyra vashėza e Galilesė, po kish shije e hire pėr tė zėvendėsuar sė tepėrmi tė bardhėt e fytyrės, si kundrė se ėshtė shkrojtur nė librėn e Kėngėve prej Sollomonit tė birt tė Dhavidhit, mbretit tė Izrailit: "E zeshkė jam, po e bukur, o vasha tė Jerusalimit! E zeshkė si tendat e Kedarit, e bukur si qilimat e Sollomonit” . Po veē kėsaj, me sa e di unė, tė dashur lėēitės, dashurija nuk ėshtė as e bardhė, as e zezė e as tjatėr ngjyrė, po vetėm dashuri dhe as gjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn ku do vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet.

Dhe shtati i Kalijes nuk ish i gjatė fort, po i hollė sa ta shkonje nėpėr ruazė. Dhe kurmi i saj me sisė tė forta mbante erė zėmbak. Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirian tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy - ay i bardhė, ajo e zeshkė; ay i gjatė, ajo e mitur; ay ilirian, ajo judhe dashuroheshin egėrsisht. Kjo, o lėēitės, nuk ėshtė asfare njė ēudi e pathėnė. Sepse, a s'kini parė ju pėllump tė bardhė e pėllump tė zi tė dashurohen aqe fort sa tė mos i druhen as hargut tė gjahtorit qė sjell vdekjen? Dhe ē'ėshtė ngjyra pėrpara shpirtit? Ato ndajnė, qė tė bashkojnė.

Sikundėr drita e dy qirinjve tė ndezur bashkohet pėr t'u bėrė njė dritė e vetėme, ashtu dhe zemrat e tyre digjeshin e bashkoheshin mė njė. Tanushi i mėsoj asaj ėmbėlsinė e fesė sė re, po ajo i mėsoj atij fuqinė e fesė sė vjetėr dhe qė tė dyja u bėnė njė, si bėhet njė, dyke u bashkuar, Drini i Bardhė me Drinin e Zi.

Pa dyke e patur Kalijen pranė fjalėt e tė kėnduarat e Tatės ishin kaqe tė ėmbla sa mblidheshin aty, nė kishėn e Bubutimės, besnikė nga shtatė katunde rotull qė tė dėgjojnė atė. Sepse njė pah i bardhė drite zbriste rreth krye; sė tij kur fliste e kėndonte edhe shtėpija e Zotit mbushe me urtėsi e bukuri tė zbritur sė larti. Dhe shumė herė vetė Imzot Angjiri pat ardhur nė Bubutimė tė dėgjojė tė kėnduarat e Tat Tanushit  dhe tė gėzohet sė bashku me besnikėt.

Nė orėt kur nuk i shėrbente Zotit ay zugrafiste shenjtorė me mjekra tė bardha ose gėdhente nė dru. Prej njė copė druri tė vdekur, ay nxirte jetė e bukuri.

-Mė folė, zemra ime, - i thesh Kalijes, - ē'tė nxjerr prej kėtij druri?

Ajo mendohej:

-Dua profitin Ili ose Shėndėllinė e fesė sė re. Me vetulla tė rėnda, buzė tė trasha e mjekėr tė derdhur tatėpjetė, si lumėnjtė e Galilesė. Kėshtu e dua.

-U bėftė dėshira jote..., - i thesh Tata, i mėsuar tė flasė me fjalėt e kishės.

Dhe sapo Tanushi shtrohej tė gėdhendė, Kalija dridhej prej njė dridhjeje tė mbrendėshme, ushėtimė qė i vij sė thelli nga Moisiu, njeriu i Jahveut, edhe thesh:

-Jo, Tan! Mos gėdhend profitin Ili nė dru... Sepse shkruar ėshtė: mos bėj tė gėdhendura qė i ngjasin Zotit dhe njerėsve.

Tanushi buzėqeshte edhe i fliste asaj mbi kuptimin e myshtertė tė korave e tė tė gėdhendurave nė Kishėn e madhe tė Lindjes. - Mbi kėto, - thesh ay, - kanė folur e lidhur njė kanun tė veēantė prindėrit e shenjtė nė tė Shtatit Sinodh tė Kishės. Me anė tė korave - pas bekimit tė tyre tė lartat zbresėn mi dhe, midis njerėsve. Dhe ne kur falemi pėrpara tyre nuk i falemi as drurit, as ngjyrave, as arit dhe as argjėndit qė ėshtė pėr to, po frymės qė zbret prej sė larti tė dėgjojė lutjen tonė.

Kalija dėgjonte e magjepsur fjalėn dhe tingėllin e zėrit tė tij dhe e vėshtronte me sy tė mėdhenj, tė ngjyer me dritė.

-Mirė, Tan, bėj ē'tė duash ti, po jo Ilinė…

Dhe ay linte profitin e math tė Izrailit pėr tė gėdhendur tjatėr gjė: njė luan me fytyrė njeriu e krahė shpeshi, njė pėllump nė fluturim, njė kryq. Me dorėn e tij ay bėri qelqin e kungatės nė tė cilėn pat mbledhur - shtrat mi shtrat -gjithė bukurit e qjellit dhe tė tokės: ėngjėj, shpeshė, bimė, pemė. Edhe kish bėrė shėndanė pėr tė ndezur qirinj, tė vėshtjellė me pėlhurėn e simboleve e tė myshtereve tė cilat nuk i ėshtė dhėnė ēdo njeriu t'i kuptojė.

Sepse nėr’ to Zoti fshihet dyke u zbuluar.

Po lumtėrija e Tatės nuk ish e plotė. Njė sėmundje e ligė, lėngjyer i thesh bota nė rethet e Apollonisė , i bluante ēas pėr ēas jetėn Kalijes, sė shoqes. Dhe si ia bluante e bėnte dita ditės mė tė ėmbėl, sa nuk e shihnje dot me sy as sa tė nėmėronje njė, dy, tri. Sepse fytyra e saj vishej nė njė pah drite si drita e hėnės mi ujra. Po drita e hėnės ėshtė pa jetė, kur se drita qė mbulonte fytyrėn e Kalijes ish e gjallė. Ajo kish po nė atė kohė edhe bukurinė e tė vdekurit edhe tė tė gjallit.

Nuk di nė them mirė ē'dua tė them, po edhe ata qė mė kanė rrėfyer rrėfimin mbeteshin tė tronditur nė kėtė prag, kur flisnin pėr bukurinė e saj. Sytė e vashės sė Galilesė tė rethuar prej njė unaze drite, si i ngjet shpesh edhe hėnės nė qjell kur afrohet shiu, ishin si tė shkruar me kalem argjėndi, gjithmonė tė lagur me ujė tė gjallė, gjithmonė tė ndriēuar. Dhe buza e saj e hollė kuqonte si lėngu i shegės. Pa me qė barku i saj nuk kish lidhur pemė, si barku i gjithė grarisė, kurmi i mbeti pėrngaherė si kurm virgjėreshe. Dhe tė ecurit tė saj ish i lehtė si vrapi i kaprolles nė pyjet e dendura tė Ilirisė.

Kjo ish Kalija e Tat Tanushit e ardhur nga detet e Lindjes edhe e hyrė nė vathėn e Zotit me anė tė pagėzimit.

Aqe shumė e desh Urata Kalijen sa trembej nga lumtėrija e tij dhe i lutej Tėnėzotit mos ia shkruajė si mėkat. Dhe falej nat e ditė pėrpara korave tė shenjta dhe diqte temjan, vaj ulliri e dyllė blete  pėr shėndetin e saj.

-Noemi, - i tha njė ditė kur gjithė anėdeti i Ilirisė digjej nė flakė si lavdija e Jahveut nė malin Sinaj -Noemi!

-Folė, Tan, - i tha ajo dyke u mbėshtetur pas trupit tė tij.

Dhe ay s'fliste. Vėshtronte djellin qė fundiste nė det edhe nuk fliste dot.

-Folė Tan, - i tha ajo pėrsėri edhe i preku dorėn e zjarrtė me akullin e dorės tė saj.

Ay i vėshtroj qė lart kurorėn e flokėve tė buta, qepallat e gjata dhe tatėpjetė vijėn e gjireve tė forta edhe foli:

-Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s'ta kam thėnė kurrė. Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula.

Kalija e vėshtronte dyke buzėqeshur dhe priste.

-Dua tė them, Noemi, se tė dua kaqe shumė, kaqe shumė...

Ajo qeshi dhe i goditi gjoksin me grushtet e saj tė vegjėl.

-Tan, kėtė ma ke thėnė mijra e mijra herė.

Pastaj befas e preu tė qeshurit.

-Dhe sa herė tė tjera tė ma thuash aq mė shumė et do kemtėtėdėgjoj.

Ay vazhdoj, sikur s'e pat dėgjuar fare:

- ... dhe s'ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qjell, as nė ujra qėtadua saty..

-Tan! – i thirri Kalija.

Ay nuk u pėrgjegj po e mori nė krahė edhe e ngriti gjer nė degat e bajameve. - Shėko - tha - bajamja lėshoj burbuqe. Sė shpejti do ēelė. Dhe ne do kemi kėtu dėborėn tonė, Kali: lulet e bajameve. Ti e di si zbardhet vėndi kur ēel bajamja?

vijon

Zero Cool
30-04-12, 20:18
vijimi

Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”




Sytė e tij ishin tė njomur. Dhe as ay vetė nuk dinte pėrse.

Ajo i tha:

-Vėshtro lart, Tan, ē'janė ato?

-Lajmėtarėt e parverės: lelekėt.

-Qė ku vinė, Tan?

-Nga detet e Lindjes, Kali.

Njė re udhėtare i erri ballėn Kalisė. Po atėhere buzėt e tyre u takuan dhe reja u tret. Dhe kurmi i saj kish mbledhur gjithė erėrat e dheut, tė barit e drurėve tė Judhesė. Dhe buza e tij kish zjarrin e gjakut tė Ilirisė.

Tjatėr herė.

Rrinin ne pragu i shtėpisė. Ay i tha:

-Kali, qysh munt tė tė pėlqe, unė me mjekėr?...

-Edhe ati im kish mjekėr, edhe gjyshi mjekėr. Edhe nėna e ka dashur atin dhe gjyshja gjyshin. Qysh munt tė jetė i bukur njė burrė, pa mjekėr?

Dhe pas pak, si mendohej:

-Po mjekra jote ėshtė mė e bukur Tan. I afrohet ngjyrės sė gėshtenjės. Si do jesh ti nė pleqėri? I gjatė e mjekėr bardhė, si njė profit.

Ay s'fliste: e vėshtronte dhe mbyllte sytė ngadal.

-Tan!

Dora e saj e ftohtė i preku ballėn, u pėrpoq t'i hapė sytė.

-Tan, pėrse i mbyll sytė? Nuk do tė mė shėkosh.. Jam e shėmtuar, Tan?

Ay:

E bukurje, miqesha ime,

e bukur je.

Sytė e tu si tė pėllumbit...

-Dhe pėrse i mbyll sytė?

- Qė tė tė shoh mė mirė, zemra ime.

-Kėtu jam, Tan! Hapi sytė! Kam frikė kur jam vetėm!

Ay e pushtoj nė krahė edhe ashtu si ish me sy tė pulitur, pėshpėriti nė elenishte Kėngėn e kėngėve tė Sollomonit:

Sa tė ėmbėla janė pėrkėdheljet

e tua, o shoqeza motra ime;

Mė tė kėndėshme se vera janė

pėrkėdheljet e tua,

Dhe era e shtatit tėnt i kalon

tė gjitha aromat.

Si hoji i mjaltės janė buzėt

e tua, o shoqeza motra ime

Ti mjaltė ke ndėnė gjuhėn

tėnde

Dhe era e veshjes tėnde

si era e Libanit.

Njė krua kopshtije ti,

Njė krua me ujė tė gjallė

Qė derdhet nga Libani.

Zgjohu ti erė e veriut, ngrehu

ti erė e jugės

Dhe fryni nė kopshtin tim

qė tė mė vijnė aromat.

Dhe si mbaroj ay, vazhdoj ajo nė gjuhėn e Galilesė:

Le tė vijė i dashuri im

 nė kopshtin e tij.

Dhe le tė hajė nga pemėt

e drurėve tė tij.

Tanushi qeshi edhe e ngriti mė krahė:

Hyra nė kopshtin tim,

o shoqeza motra ime,

Dhe vola zmir e barėra

me erė,

Dhe hėngra hojin dhe mjaltin

tim

Dhe piva verėn dhe qumėshtin

tim

Dhe me Kalijen nė krah, kur hėna kish filluar tė ngrihet mi kodra, Tanushi hyri brenda nė shtėpinė e tij, dyke i pėshpėritur nė vesh:

Tė dy sisėt e tua si

dy zogj binjak tė gazelės.

Njė natė Tat Tanushi e pa ėndėr Kalijen tė vdekur. Trupi i saj ish nė mes tė kishės dhe ay rrinte mė gjunjė dhe e vėshtronte. Ēdo korė kish nga njė kandil pėrpara dhe ēdo kandil ish i ndezur.

Ish qetėsi.

Nga alltari vinte njė zė i ėmbėl qė kėndonte tė kėnduarat e vdekjes: "Cili gėzim i jeies mbetet i pa pėrzier me hidhėrim? Cila lavdi qėndron mbi dhe e paēvendosur? Tė gjitha janė mė tė dobėta se hieja. Tė gjitha janė mė tė reme se ėndėrat; njė ēast e tė gjitha keto i mė kėmbėson vdekja". Ay qe kėndonte nuk ish prift po vetė Krishti i veshur me tė shenjtat e meshės dhe me kurorė drite reth kryes. Pėrveē Krishtit, pėrveē Uratės edhe pėrveē Kalijes sė vdekur nuk kish tjatėr njeri nė kishė. Dhe zėri i Krishtit vazhdonte tė kėnduarat e vdekjes: "Si lule fishket dhe si ėndėr shkon e pėrndahet njeriu."

Tat Tanushi ndjente helm e gas bashkė: helm pėr vdekjen e sė shoqes, gas se vetė Krishti i kėndonte asaj. Dhe i pėshpėriti ngadal: "Dėgjon, zemra ime, zbriti vetė Ynėzot tė tė kėndojė - Gėzoju, Kali!"

U ngrit mė kėmbė me Kalijen mė krahė. Ajo ish e lehtė si penda dhe buzėqeshte me buzėqeshjen e tė lumturit. Tata ngriti kryet lart, ndaj kupa e kishės, dhe ja se ku ajo ish plot dritė dhe ngrihej ngrihej gjer sa u bė qjell. "Pa fjalė - tha ay - kėshtu duhet tė bėhet, mbasi Ynėzoti zbriti t'i kėndojė asaj. E drejtė ka qėnė nė jetė, nė tendat e tė drejtėve do prehet".

Zgjati ndaj alltari krahėt me trupin e Kalijes edhe u pregatit tė thotė: "Tė tuat nga tė tuat, o Zot..."

Po, befasisht, iu kujtua gjithė ėmbėlsija e jetės tokėsore me tė shoqen, errėsira e varrit ku do zbriste ajo, vetėmija e rėndė e sė arthmes edhe njė dhembje e madhe i ēau shpirtin. Qau me zhurmė sa kumbojti gjithė kisha.. Atėhere zėri i alltarit pushoj, kandilet e ulė dritėn dhe Kalija nuk ish mė nė krahėt e tija pėrveē se njė skelet. Sytė e saj tė bukur u bėnė dy vrima tė errėta, buzėt e holla gropė e ngrysur dhe sisėt e forta: rebra tė verdha. Binte erė dhė e vdekje si bjenė erė varret e vjetėr kur hapen. Tat Tanushi thirri me zė tė math: "Pėrse, o Zot, pėrse? Ē'tė bėra vallė qė mė ndjek me urrejtjen tėnde?" Zėri i tij i egėr u pėrpoq mur mė mur dhe shojti gjithė kandilet. Errėsirė katrani. Befas kisha u ēa mė dysh, u hapnė tė thellat e tokės dhe Tat Tanushi u shemb tatėpjetė. Zhurmė e madhe si zhurmė shumė ujrash kur bjenė nga malet. Ferra e gurė tė mprehtė i gjakosnin trupin, po dhembje mishi nuk ndjente. I dukej sikur ay, Tat Tanushi i Bubutimės ish ėngjėlli i zi i hedhur nga qjelli nė hadh. Kjo ish dhembja. Shpata e zjarrtė e Kryeėngjėjve e ndiqte prapa. Era e varrit i helmonte frymėn. "Gabova, - thesh, -gabova para Zotit". Njė ankth i math i shtrėngonte zemrėn.

Dyke u shembur greminė pas gremine, nėpėr natė, ja se ku sytė e tij ēquan pėrtej - sa lark, sa lark... - njė dritė tė zbehtė qė ngjiste me dritė kandile. U pėrpoq tė shkojė ndaj drita dhe nuk ecte dot. Ēdo gjė - drita, koha dhe ay vetė - kishin ngrirė si shtylla guri e nuk lėvisnin nga vėndi. Po zemra e tij kish jetė. Dhe jeta ish vuajtje. Dėgjoj, befas, prej sė thellash, njė zė qė fliste nė njė gjuhė tė lashtė: "Qetėsi, qetėsi.. Sepse tė fshehta e tė ēuditėshme fort janė rrugėt e Zotit. Si lumė i rreptė zemėrimi i tij, si det i thellė mėshira".

Dėgjoj pastaj njė zhurmė tė madhe si zhurmė deti edhe u zgjua.

Dirsė tė ftohta nė ballė.

Kalija flinte pranė tij; e qetė, e ėmbėl. (O lėēitės! Kam parė njerės qė shėmtohen kur flenė, po Kalija e bukur bėhej edhe mė e bukur..) Drita e kandilit i ndriēonte fytyrėn. Tata u ngrit, u fal pėrpara korės, u ul e puthi dorėn e sė shoqes dhe doli nė natė.

Errėt. Nata binte erė parverė: erė dheu tė ri, erė bari tė ri. Ndjehej rėgėtima e kronjve. Tata ra mė gjunjė edhe balli i tij preku tokėn e lagur nga vesa. U fal pa zė, pa fjalė, pa mendim.. Kur u ngrit, ēqoj yj nė qjell. Njė qetėsi e madhe i kish zbritur nė zernėr. Hyri nė kishė, ndezi njė qiri, hapi librat dhe nisi tė kėndojė troparet e shenjta. Dhe tropar pas tropari zėri I tij u ngroh, kėndimi u ėmbėlsua. Dyke kėnduar, nė ishullin e dritės qė bėnte qiriri, zemra e Tatit bashkohej me Zotin edhe i thesh: “Merr vite nga vitet qė me ke dhėnė dhe jepja shėrbėtores tėnde Kali- qė tė lavdėrohet emri yt pėrjetė”…

Vazhdoj tė kėnduarat gjer u gėdhi edhe kisha u mbush me dritė. Vuri atėhere qirinė nė shėndan edhe ra nė gjunjė nė mes tė kishės atje ku iu pat ėndėrsuar Kalija e vdekur. E zgjuan shpeshėt qė cicėrinin nė dritoret. U ngrit atėhere mė kėmbė dhe hyri nė altar.Krishti qė pat kėnduar natėn, nė ėndėr, nuk ish aty.

lovely
05-05-12, 21:47
"Mėsuesja dhe nxėnėsi i saj, Tedi Stoddard


Ditėn e parė tė vitit shkollor, mėsuesja doli para klasės sė pestė dhe nxėnėsve tė saj tė dashur, u dhuroi njė fjali tepėr tė dashur pėr ta. Ajo i vėshtroi me sy qė rrezatonin dashuri e dhembshuri dhe u tha:”Unė u dua shumė tė gjithėve!” Tė njėjtat fjalė citoheshin nga tė gjithė mėsuesit dhe mėsueset e shkollės me nxėnėsit e tyre. Por, mėsuesja nė fjalė, pėrveē faktit se i donte tė gjithė, me ato fjalė donte tė prekė zemrėn e njėrit prej nxėnėsve tė saj, mė shumė se tė tjerėt. Ai ishte njė nxėnės qė qėndronte i strukur nė stolin e tij nė fund tė rreshtit,. Ai quhej Tedi Stoddard.
Gjatė vitit tė kaluar, mėsuesja e kishte ndjekur me kujdes ecurinė e kėtij nxėnėsi tė ēuditshėm. Themi kėshtu, pasi ajo kishte vėnė re se Tedi nuk luante me fėmijėt e tjerė, rrobat e tij ishin gjithmonė tė palara, ashtu siē ishte dhe ai vetė. Veē kėsaj, ai nuk manifestonte qoftė dhe rrallė, atė gėzimin fėmijėror qė shihet tek fėmijėt e tjerė. Sa herė qė mėsuesja Tomson korrigjonte fletoret e tij, shėnimet me stilolapsin e kuq mbushnin fletoren, pėr tu vulosur me fjalėn “Ngelės” nė fund.
Nė shkollėn ku ajo jepte mėsim, drejtoria u kėrkonte mėsuesve qė herė pas here, tu referoheshin dosjeve tė nxėnėsve, ku regjistroheshin tė gjithė vėrejtjet e mėsuesve, notat, sjellja dhe problematika tė tjera. Njė ditė, teksa ajo po plotėsonte dosjen e Tedit, i tėrhoqi vėmendjen diēka qė nuk e kishte vėnė re mė parė. Mėsuesja e Tedit, e klasės sė parė fillore, kishte lėnė njė shėnim pėr kėtė nxėnės. Ajo shkruante:”Tedi ėshtė njė fėmijė i zgjuar dhe me humor tė mirė. Ai i kryen detyrat me kujdes dhe rregull. Veē kėsaj, ai ėshtė njė nxėnės me edukatė tė mirė.”
Mėsuesja e klasės sė dytė, kishte shkruar:”Tedi ėshtė nxėnės i dalluar dhe i talentuar. Tė gjithė nxėnėsit e klasės e duan shumė. Por, kohėt e fundit ai duket i mėrzitur dhe i stresuar, pėr shkak se nėna e tij vuan nga njė sėmundje e rrezikshme. Kjo, ia ka shtuar vuajtjet kėsaj familjeje.”
Mėsuesja e klasės sė tretė, shkruante:”Vdekja e nėnės sė Tedit ishte njė goditje e rėndė pėr tė. Ai pėrpiqet ta kalojė kėtė moment, por i ati nuk i kushton vėmendje. Jeta nė familje do tė ndikojė negativisht nė formimin e Tedit, nėse nuk do i kushtohet kujdesi i duhur.”
Kurse mėsuesja e klasės sė katėrt shėnonte:”Tedi ėshtė njė nxėnės i mbyllur dhe nuk tregon asnjė interes pėr mėsimet. Ai nuk ka shumė shokė dhe ndonjėherė e zė gjumi nė orė tė mėsimit.”
Zonja Tomson e kuptoi ku ēalonte puna me nxėnėsin e saj Tedi. Asaj i erdhi turp nga vetja, teksa i kujtoheshin disa qėndrime tė saj karshi kėtij nxėnėsi. Asaj iu kujtua edhe dita kur tė gjithė nxėnėsit i kishin sjellė nga njė dhuratė pėr ditėlindje, tė mbėshtjella nė kuti tė bukura. Sakaq, dhurata e Tedit ishte mbėshtjellė me njė qese plasmani tė thjeshtė, nga ato qė tė japin shitėsit e zarzavateve nė treg. Zonjės Tomson i kishte ardhur shumė zor teksa merrte nė dorė dhuratėn e Tedit, kurse disa nxėnės kishin shpėrthyer nė tė qeshura. Ajo e kishte hapur kutinė dhe brenda saj kishte gjetur njė varėse me gurė diamanti tė imituar, ku mungonin disa syresh, si dhe njė kuti parfumi pėrgjysmė tė mbushur.
Tė qeshurave fėmijėrore ishin ndėrprerė vetėm nė momentin kur zonja Tomson ishte shprehur e mrekulluar nga ai varg gurėsh, tė cilin menjėherė e kishte vėnė nė qafė. Kėtė akt, e pason me vendosjen e disa pika parfumi nė kyēet e duarve. Atė ditė, Tedi nuk u nis menjėherė pėr nė shtėpi, por u vonua pėr tu takuar me mėsuesen e tij, zonjėn Tomson, tė cilės i tha:”Aroma jote sot, ėshtė njėlloj si aroma me mamit tim.”
Pasi u larguan tė gjithė fėmijėt nga klasa, zonja Tomson shpėrtheu nė tė qara, tė paktėn pėr njė orė. Nxėnėsi i saj Tedi, i kishte sjellė si dhuratė, parfumin qė pėrdorte nėna e tij. Ai kishte ndjerė tek ajo, aromėn e nėnės sė tij tė vdekur tashmė.
Qė nga ajo ditė, zonja Tomson nuk u mėsonte nxėnėsve tė saj vetėm lėndėn e leximit, por i ndihmonte edhe pėr lėndėt e tjera. Pėr Tedin, ajo filloi tė tregojė njė kujdes tė veēantė. Pak nga pak, Tedit filloi ti rizgjohej kujdesi dhe aftėsia pėr ti pėrthitur mėsimet. Sa mė shumė motivohej nga ana e mėsueses, aq mė shumė shtohej vullneti i tij. Nė fund tė vitit shkollor, Tedi ishte nxėnėsi mė i dalluar i klasės, mė i zgjuari dhe mė i pėrkėdheluri i mėsueses.
Pas njė viti tė ngjeshur me aktivitet, zonja Tomson gjen njė shėnim nė tavolinė nga nxėnėsi i saj Tedi. Ai i shkruante:”Ti je mėsuesja mė e mirė qė kam parė.”
Kaluan gjashtė vite dhe zonja Tomson nuk mori asnjė letėr tjetėr prej Tedit. Pas kėtyre viteve, ai i shkruan se kishte pėrfunduar tetojeēaren dhe se kishte zėnė vendin e tretė tek tė dalluarit nė klasė. Nė fund, i shkruante se ajo vazhdonte tė zinte vendin e parė si mėsuesja mė e mirė me tė cilin ishte takuar nė jetė.
Katėr vite mė vonė, zonja Tomson merr njė letėr tjetėr nga Tedi ku i shkruante:”Gjėrat janė vėshtirėsuar, se jeton nė konviktin e universitetit dhe se sė shpejti do tė diplomohet me rezultate tė larta. Nė fund, nuk harroi qė ti kujtojė se ajo mbetej mėsuesja mė e mirė qė kishte pasur nė jetė.
Pas katėr vitesh tė tjera, Ted i shkruante mėsueses sė tij se pasi studimeve universitare, kishte vendosur tė kalonte nė njė stad mė tė lartė. Sigurisht, edhe kėtė herė i theksonte nė fund tė letrės se ajo vazhdonte tė mbetej mėsuesja mė e mirė. Por, kėtė herė emri i tij me tė cilin mbyllte letrėn, ishte paksa mė i gjatė se zakonisht; Doktor, Teodor F. Stoddard.
Historia nuk pėrfundon me kaq, pasi nė njė letėr tjetėr nė pranverė i thoshte se ishte njohur me njė vajzė, me tė cilėn do tė martohej. Veē kėsaj, i kėrkonte mėsueses qė tė vinte nė dasėm dhe tė qėndronte nė vendin qė zakonisht i rezervohet nėnės sė dhėndrit, kėrkesė tė cilėn zonja Tomson e pranoi. Mė e ēuditshmja, ėshtė se zonja Tomson, ditėn e dasmės vė nė qafė tė njėjtėn varėse qė Tedi ia kishte dhuruar pėr ditėlindje, kushedi sa vite mė parė, tė cilės i mungonin dhe disa gurė. Por jo vetėm. Ajo nuk kishte harruar tė parfumohej me tė njėjtin parfum i cili i kishte kujtuar Tedit nėnėn e tij.
Tė dy u pėrqafuan me mall dhe Tedi i pėshpėrit mėsueses sė tij nė vesh:”Tė falėnderoj pėr besimin qė mė ke dhėnė. Tė falėnderoj thellėsisht nga zemra qė mė bėre tė ndihem se jam i rėndėsishėm. Tė falėnderoj qė mė bėre tė besoj se edhe unė mund tė jem i suksesshėm dhe tė bėj ndryshimin.”
Sakaq zonja Tomson ia ktheu me lot nė sy:”Jo, e ke gabim. Ti mė mėsove mua si tė jem mėsuese e dalluar. Unė nuk ia kisha haberin nga mėsimdhėnia, derisa u shfaqe ti.”
Pėr ju qė nuk e njihni, Teddy Stoddard, ėshtė doktor me famė, emrin e tė cilit e mban pavioni i trajtimit tė tumoreve nė spitalin e Des Moines nė shtetin e Aiva. Ai konsiderohet si qendra mė e mirė pėr trajtimin e tumoreve nė nivel tė SHBA-ve."
Morali:
Ngrohja zemrėn dhe pėpiqu t'ia ndryshosh jetėn dikujt! Nėse nuk e bėn sot, bėje nesėr! E rėndėsishme ėshtė qė ta bėsh.

Zero Cool
25-05-12, 16:23
Letėr babait

Dita po merrte kah tė kundėrt. Gjersa shikoja perėndimin e diellit, tinguj tė trishtuar vetmie bashkė me flladin pranveror mė pėrkėdhelnin flokėt.
Ah ajo pėrkėdhelje do tė doja tė ishte nga dora e tim ati sepse nuk i mbaj dot nė mend ledhatimet atėrore!

Po ti o lot mė shkarravite fjalėt qė po shkruaja nė letrėn, tė cilėn dua ta adresoj nė dyert e parajsės, te ai qė mė la me lot nė sy, te ai qė la njė vend tė zbrazėt nė tryezė, te ai qė mė dha edhe njė emėr tjetėr; emrin jetim.

Zero Cool
29-05-12, 18:22
Si ti, si unė, si ēdo njeri njė ėndėrr e ruajm thellė nė brendėsi.

Flasim pėr kot , flasim me mallė.
Flasim pėr ėndrra, qė kthehen nė vaj.
Flasim pėr jetėn as vet pa e kuptuar.
Flasim pėr mistere , ēdo ditė duke u shtuar.
Njė ditė tė qeshur,ecim te gėzuar.
Njė ditė tjetėr, me lotė tė trishtuar.
Shumė gjėra i lam pas.
Shumė gjėra i mėsojmė
Gjėra qė na perkisnin, dot si harrojmė
Dikė e ke pranė e nuk e don
Dikė e ke larg e dot se harronė
Ndryshe mendojmė e ndryshe jemi
Por diqka tė pėrbashkėt kemi

Si ti, si une, i ēdo njeri njė ėndėrr e ruajm thellė nė brendėsi.

murrizi
29-05-12, 18:58
Edhe n'mos ja dalsha

Nuk u frigova nga jeta, kisha bindjen se ajo ma pati mu frigen
luftova si njė drangua, edhepse u rrėzova sa herė.
Nuk ėshtė qė nuk e dita ēfar ėshtė mirė e ēfar keqė,
Nuk u ankova kurrė nė jetė, pėr asigjė.
Nuk kėrkoj lėmosh !

Thash me pritė, se do tė vijė.
Nuk do tė pushoj kurrė se menduari ardhjen time
Thash mė duaj se e meritoj
edhe n'mos ia dalsha ?!

Edhe nė tė folshin gojat e kqija
mos u beso kurrė.
Ato qė nuk arrita ti them unė, mbyll syt e fillo tu besosh ,
Thuaju vetem njė fjalė, njė tė vetmen.
ah sikur t'ia dilje veq !

Nuk tė pėrgjohem, nuk tė kėrkoj as llogari, asifare.
Dua qė vetėm ti ta dije qė sikur t'ia dilja tė vija
do tė pushtoja e tė shtėrngoja fort, ashtu si dikur.
Por unė do tė vijė, edhe n'mos ia dalsha.

Zero Cool
31-08-13, 17:15
Pushimet dhe pėrshtypjet.


Vallėzimi i kamerierit tė kafenesė. Le ta kqyrim kėtė kamerier kafeneje!
Ai ka gjeste gjithė gjallėri e ngulmues, paksa tepėr tė pėrpiktė, disi tė shpejtė, vjen kah klientėt me njė hap si tepėr tė shkathėt, pėrkulet me ca si shumė zell, zėri dhe sytė e tij shprehin njė interesim tė mbushur me tejet pėrkujdesje pėr porosinė e klientit, mė nė fund ja tek vjen sėrish, duke u pėrpjekur tė imitojė nė pėrēapjen e tij rreptėsinė e paepshme tė kushedi se ē’automati, duke e mbajtur tabakanė me njė lloj guximi tė tepruar prej pehlivani, duke e vendosur nė njė drejtpeshim vazhdimisht tė lėkundshėm e pėrherė tė stėrvitur, qė e pėrfton gjithmonė me njė lėvizje tė lehtė tė krahut e tė dorės.

E gjithė sjellja e tij na duket njė lojė. Ai bėn ēmos t’i lidhė lėvizjet e veta, sikur tė ishin mekanizma qė komandojnė shoshoqin; edhe mimika e zėri i tij ngjajnė si mekanizma; ai i jepet zhdėrvjelltėsisė dhe shpejtėsisė sė pamėshirshme tė gjėrave. Luan, zbavitet.

Por, me ēfarė luan, pra?
Nuk lipset ta kqyrėsh gjatė pėr ta marrė vesh: orvatet tė jetė kamerier kafeneje “Kėtu nuk ka asgjė qė tė mund tė na ēuditė: loja ėshtė njė lloj diktimi e hulumtimi”. Fėmija luan me trupin e tij pėr ta eksploruar, pėr t’i bėrė inventarin; kamerieri luan me rrethanėn e vet pėr ta pėrmbushur atė.

Ky detyrim nuk ndryshon nga detyrimi qė u imponohet tė gjithė tregtarėve: gjendja e tyre ėshtė e gjitha ceremoni, publiku u kėrkon qė ta pėrmbushin rrethanėn e vete si ceremoni; ėshtė vallja e bakallit, e rrobaqepėsit, e ofiqarit, me anėn e sė cilės ata orvaten t’i mbushin mendjen klientelės sė vet se nuk janė gjė tjetėr veēse njė bakall, njė ofiqar, njė rrobaqepės.

natyra
11-09-13, 23:26
"Nji Rrefim i drejt per drejt, i ni Gazetari te Presheves me Ali Podrimen ne Airoplan.(me mendim se nuk eshte e tepert pamja e fotos se tyre)?


ORE LETRARE ME ALI PODRIMEN NE AERPOLAN PRISHTINE-GJENEVE

http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/07/ALIP11-300x196.jpg (http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/07/ALIP11.jpg)

Redaksia e Agjencise Informative Kombetare “Presheva jone” permes nje telegram ka ngushlluar familjen e poetit te njuhur Podrimja dhe shoqaten e Shkrimtareve te Kosoves (SHSHK) me rastin e humbjes se kryfamiljarit, kryepoetit tone dhe koelgut tone te ngusht Ali Podrimja. “ Lajmi per vdekjen e poetit tone te njohur kombetar dhe nderkombetar Ali Podrimja ka prekur thelle zemrat tona. Vdekja e Poetit Podrimja eshte nje humbje edhe per Luginen e Presheves sepse penda e tij me varagje ne letrat shqipe sterpikte edhe Luginen e Presheves si pejse te pandashme te Kosoves…
Heren e fundit pra ca muajsh u tukuam bashkarisht nga Prishtina deri ne Gjeneve. Fluturimi i para nje viti bashk me poetin tone Ali Podrimja ishte shume i shkurter…edhe pse udhetimi Prishtine-Gjeneve zgjat nromalisht rreth dy ore, por kesaj radhe me Ali Podrimen dukej se nuk benem me shume se 20 minuta… Sa ishim bashkarisht ne aeroplan Podrimja me pushtonte me pyetje te njepasnjeshme se si e kemi Presheven ? Cfare po flitet per Luginen e preshves OKB ne Gjeneve ?, Cfare pop bejne ata lidere te juaj atje, a po punojne per bashkimin e Lugines e Presheves me Kosoves apo jo ?..e nje ser pyetjes reafale saqe njehere u desht t i them se kush eshte ketu gazetar ju z.Podrimaj apo une…* ? ”… dhe i cili filloi te qeshte me ze

http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/07/ALI-PODRIMJAA1-300x193.jpgDhe pas pak ma ktheu “ok, Nefail pasi ashtu qenka, pajtohem me ju. Pra ju jeni gazetar e une poet e tash ndegjomi poezite e fundit qe kam botuar dhe e kam ndemend t i prezentoj para publikut frances ne mitingun nderkombetar te poezise..ne Settte te Monpilies”..dhe keshtu dal ngadale ai lexonte poezite e tija te shkruar me mjaft mjeshtri..Ma lexoi edhe lulm, lumin, ma lexoi edhe poezi tjera qe prekte rrenjet e shiptarise nga Ilirska Bistrica e deri ne Janine, Presheve…Ali Podrimja perfundoi se lexuari me ze ne aerioplan njeren nga poezite, ku cila permendi edhe Presheven, ku “publiku pasagjere” ne aeroplan durtrokiten dhe falenderuan z.Podrimen per vargjet e lexuara ne aeroplan, ne oren letare mijera kilomtera mbi toke e mijera kilometra nen qiell.. .pasi perfunduan duartoktije, para mases nga i cili kishin drejtuar syte tha: “i nderuar miku im Nefail, meqe je nga Presheva dhe juve gjitheve ketu ne aeroplan po ju them dhe mos harroni nje gje dhe mbajeni mend se sot jemi e neser s mund t e jemi se Presheva, nese sot jo, neser sigurisht po, ajo do te kthehet aty ku ishte historikisht, me Kosoven, sepse ajo eshte pjese Dardane dhe s kemi toke fale t i japim shkaut..Serbia nuk do te mund ta mbaj me zor as Presheven, aq sa mundi ta mbante me zor Kosoven. (http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2012/07/ALI-PODRIMJAA1.jpg)

"Arriten ne Gjeneve. Per te shkuar ne France ai me te shoqen e tij qe e shoqeronte bene nje pauze…shetitem pak, besa edhe i ngermen nja dy kafshat buke ne nje restaurant te bukur ne Gjeneve. Ndejem bashk jo me shume se 1 ore 20 minuta, por sa ndejem ndejem u kenaqem..u ndame duke na premtuar se heren tjeter do t eshihemi ne Presheve me arstin e 100 vjetorit te paavrersie I cili kishte shume deshire ta vizitn e Luginen, siq thishte ai, ndihem sikur ne Kosove, sikur ne Shqiperi,..si ne shtepine time…”. Sa here qe permendem emrin e Ali Podrimjes nuk kemi veme prefiksin i “ndjeri”..jo qe harruam, por ai mbetet gjithmone gjalle ne emsin tone, ne letrat shqipe…
ME POSHT PO RIBOTOJME LAJMIN PER PJESEMARRJEN E TIJ, NE MITUNGUN NDERKOBMETAR TE POEZISE SHQPE NE SETTE (Montpillier) TE FRANCES…TE CILIN LAJM NA E KUMTOI ALI PODRIMJA DHE E BOTAUM POA TE DITE NE AGEJNCINE INFORMATIVE “PRESHEVA JONE’
************************************************** ***


Ps.e Huazuar nga web-Presheva-Jon.


Natyra.

natyra
11-09-13, 23:46
Nje rrefim tjeter,se si nje Vajze Mergimtare 16 vjeqare i doli Zot vatanit ne luft kunder Armikut..Ajo me vullnetin e saj dhe disa shokve te saj mu nga mergimi ishte e gatqme qe te jete pjestare e UQK se ne vitet kur Lufta plasi ne gjitha vendet e Kosoves.Ajo muar pushken dhe ju vesh UQK se Gllogjanit.

E verteta.
Vajza 16-vjeēare qė bėri historinė. Ajo la “Barby”-t rroki kallashin kundėr serbit…

prap me nje foto te Vazjes se njohur,ndoshta jo rastesisht?
mcs,(kerkoi ndjes nese fotoja e pengo nen temen)?flm,

http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2013/09/uckkk.jpg (http://www.preshevajone.com/wp-content/uploads/2013/09/uckkk.jpg)Tė gjithė nė Gjakovė e njohin Mimoza Shalėn, si njė vajzė tė qetė, ndėrsa jo shumė prej tyre e dinė historinė e saj, tė cilėn jo me shumė detale po tentojmė ta sjellim nė kėtė rrėfim, shkruan ne umrin esotem gazeta “Zėri” i Prishtinės.
“Asnjėherė nuk kam menduar qė si femėr, jam e paaftė pėr luftė. Gjithmonė, edhe si fėmijė e kam pasur njė karakter tė veēantė dhe njerėzit nuk i kam dalluar nė bazė tė gjinisė, por nė bazė tė karakterit”, fillon Mimoza me tregimin e saj, duke iu pėrgjigjur insistimit tonė pėr ta pyetur se a ėshtė frikėsuar qė si femėr tė jetė pjesė e luftės ēlirimtare.
Ajo shton se as mosha e re nuk e ka penguar qė ta zgjedhė armėn si mjetin e vetėm pėr ēlirim tė vendit.
“Kur bashkė me njė grup tė vogėl shokėsh planifikonim tė shkonim nė UĒK, dėgjuam se atje kishte edhe tė rinj tė tjerė. Kjo na pati motivuar edhe mė shumė dhe na pati shtyrė qė pa asnjė hezitim tė niseshim drejt Gllogjanit”, vazhdon me tregimin ajo.
Ata fillimisht mezi ishin pranuar nė zonat e luftės, pikėrisht pėr shkak tė moshės sė re, por pasi ishte kuptuar se ata kishin shkuar nė luftė pėr ideal e jo pėr ekskursion ishin pranuar me mjaft dashamirėsi.
Megjithatė, lufta nuk kishte qenė e lehtė pėr tė. “Mė ra fati qė pėr herė tė parė si ushtare tė merrja pjesė nė betejėn mė tė ashpėr, atė pėr mbrojtjen e Gllogjanit, nė tė cilėn pėrjetova gjėrat mė tė rėnda tė mundshme. M’u vranė dy shokė, ndėrsa nė fund njė grup prej 11 ushtarėsh mbetėm tė izoluar nė mal pėr 3 ditė, nė borė e pa ushqim”, tregon ajo, por me bindje shton se tė gjitha kėto pėrjetime nuk e kanė lėkundur asnjėherė nga vendimi i saj, bile edhe e kanė fuqizuar mė tepėr.
E plagosur nė Ēabrat
Duke bashkėndjerė vuajtjet e qytetarėve tė Gjakovės pas 24 marsit 1999, Mimoza kishte vendosur qė t’u bashkėngjitej shokėve tjerė nė Brigadės 137, tė cilėt po planifikonin tė fillonin betejėn e parė nė njė zonė urbane, atė tė Ēabratit. “Nė Ēabrat kam mbėrritur nga Shqipėria kur kisha shkuar pėr furnizim me armė, pas 3 ditė rrugė tė mundimshme nė kėmbė e tėrėsisht e dėrmuar nga lodhja.
Nuk kam pasur mundėsi tė pushoj as njė orė tė plotė dhe kanė filluar luftimet”, vazhdon tė rrėfejė Mimoza detaje nga beteja e Ēabratit.
“Me njė grup bashkėluftėtarėsh isha e pozicionuar nė mes tė shtėpive dhe kodrės sė Ēabratit, njė terren mjaft i vėshtirė dhe shumė i sulmuar nga forcat serbe. Pėr pak kohė mė janė vrarė tė katėr bashkėluftėtarėt qė kanė qenė me mua, ndėrsa unė jam plagosur dhe kam mbetur tėrėsisht vetėm. Meqenėse nė Gjakovė kisha mbėrritur vonė, nuk e dija mirė se ku ishin tė pozicionuar ushtarėt tanė e ku ata tė armikut, prandaj kjo ma vėshtirėsoi edhe mė shumė situatėn, sepse nuk dija nga tė tėrhiqesha. Kam filluar tė zbresė poshtė, nė drejtim tė shtėpive duke ecur zvarrė dhe pėr fat tė mirė mė ka parė njė banore e asaj lagjeje, zonja Drita Sada, e cila nėpėr flakė tė pushkėve mė ėshtė afruar pėr ndihmė. Ajo ma ka mjekuar plagėn dhe mė ka mbajtur nė njė shtėpi tė braktisur pėr 7 orė tė plota, derisa i ka takuar dy ushtarė tė UĒK-sė dhe i ka njoftuar se jam e plagosur”, tregon Mimoza, pėr tė na bėrė tė ditur edhe njė detal mjaft interesant nga ky episod i jetės sė saj.
“Zonjėn qė mė shpėtoi e kam takuar vetėm pas 13 vjetėsh. Unė e kam kėrkuar njė kohė tė gjatė, por nuk ja dija emrin dhe nė bazė tė pėrshkrimit askush nuk e njihte. Takimi me tė ka qenė shumė emocionues. Jemi shtrėnguar fort dhe pėr disa minuta kemi mbetur duke e shikuar njėra tjetrėn. Mė vonė jemi qetėsuar dhe kemi biseduar pėr ditėn e plagosjes. Ka pasur lot, por lot gėzimi e falėnderimi”, tregon Mimoza.
Paslufta, zhgėnjimet dhe diferencimi
Shumė shpejt euforia e ēlirimit kishte filluar tė zhdukej dhe Mimoza kishte kuptuar se jo tė gjithė bashkėluftėtarėt e deridjeshėm po ecnin rrugės qė bashkė e kishin nisur.
“Menjėherė pas luftės nė mesin e luftėtarėve filloi njė zhgėnjim i madh, zhgėnjim qė vazhdon tė jetė prezent edhe sot. Disa nga komandantėt dhe bashkėluftėtarėt pas luftės filluar tė bėnin gjėra tė pahijshme, me tė cilat unė dhe shumė tė tjerė nuk pajtoheshim assesi, sepse ishin nė kundėrshtim me atė pėr tė cilėn ne kishim luftuar”, thotė ajo.
E duke qenė se tė zhgėnjyerit kishin filluar t’i kundėrshtonin hapur kėto veprime, nė mesin e ushtarėve filluan edhe diferencimet dhe pėrjashtimet nga rrethi, e tė cilave nuk u shpėtoi as Mimoza.
“Njėsoj ka ndodhur edhe me mua. Kam qenė e pėrjashtuar nga rrethi sepse e kanė kuptuar se nuk pajtohem tė bashkėpunoj nė tė kėqijat e tyre dhe se i kam qėndrimet e mia nga tė cilat nuk largohem. Nė momentin kur ka filluar formimi i TMK-sė ka filluar shkėputja ime dhe e shumė tė tjerėve nga ky grup njerėzish”, vazhdon Mimoza, duke mos e fshehur gėzimin qė shpejt ka arritur tė dalė nga ajo vorbull e keqe. “Vonė e kemi kuptuar se janė bėrė lojėra me ne. Me njėrėn dorė na kanė ledhatuar e me tjetrėn na kanė goditur”, thotė me dėshpėrim ajo.
Kthimi nė normalitet pėrmes “Vetėvendosjes”
Pas largimit nga ajo pjesė e vėshtirė e pasluftės, Mimoza kishte vendosur qė t’i kthehej jetės normale. Regjistron studimet universitare dhe i pėrfundon me sukses, ndonėse kthimi i njė ushtari nė normalitet realisht ėshtė njė mision mjaft i vėshtirė. Ndėrkohė, ajo ishte bėrė nėnė e dy djemve tė saj, por jeta thotė se i ishte ndryshuar pėr tė mirė, kur kishte vendosur qė tė inkuadrohej nė aktivitet politik, pėrkrah Lėvizjes “Vetėvendosje”.
“Kam qenė intimisht pėrkrahėse e koncepteve tė Vetėvendosjes. Kjo deri para 3 vjetėsh kur vendosa qė edhe zyrtarisht tė bėhem pjesė e lėvizjes. Kjo gjė ma ka ndryshuar jetėn, sepse ‘Vetėvendosja’ dhe njerėzit brenda saj mė kanė ndihmuar shumė qė tė piqem si njeri”, tregon ajo. Mimoza tregon se nuk ėshtė inkuadruar nė “Vetėvendosje” thjesht pėr tė dalė kundėr bashkėluftėtarėve tė dikurshėm, qė sot janė pjesė apo mbėshtetės tė partive tjera, por vetėm sepse nė “Vetėvendosje” e ka gjetur rrugėn qė ajo mendon se ėshtė mė e drejta pėr vendin.
“Unė nuk kam rėnė ndesh me askėnd. Janė ata qė kanė rėnė ndesh me vetveten. Janė ata qė kanė devijuar nga rruga qė bashkė e kemi nisur. Ata qė dikur bashkė me ne ishin ēlirimtarė, sot janė kthyer nė ripushtues tė kėtij vendi. Prandaj unė ndjehem mirė qė po e vazhdoj rrugėn e nisur nė fillim”, thotė Mimoza, ndėrsa tregon edhe pėr presionet e vazhdueshme qė ka nga bashkėluftėtarėt e dikurshėm. “Shumica nuk mė flasin, sepse disa herė kam reaguar ashpėr pėr veprimet e tyre. Mė kanė dėrguar SMS-a, kėrcėnime, porosi nėpėrmjet njerėzve etj. Por asnjėherė nuk mė kanė bėrė pėrshtypje. Gjithmonė do tė jem kundėrshtare e veprimeve tė tyre”, thotė me bindje ajo.
Keqardhje pėr shokėt qė devijuan
Sot, 14 vjet nga pėrfundimi i luftės dhe shumė ngjarjeve tė ndodhura pas saj, Mimoza thotė se nuk do tė kishte ndryshuar asgjė nga jeta, pos tentimit qė t’i mbronte mė shumė disa nga bashkėluftėtarėt e saj dhe qysh nė fillim tė mos i lejonte tė devijonin nga rruga e nisur. Edhe sot pėr tė ėshtė e dhimbshme kur e sheh nivelin e kėtyre bashkėluftėtarėve, tė cilėt sipas saj kanė degraduar nė mėnyrėn mė tė rėndė tė mundshme.
“Ėshtė rėndė, ėshtė situatė e dhimbshme, sepse shumė prej tyre dikur i kam konsideruar si vėllezėr dhe kam qenė nė gjendje edhe tė vdes pėr ta. Mė vjen keq pėr ta, sepse e di se i kanė keqpėrdorur. I kanė futur me valle deshėn ata apo jo. Ndjej dhembje pėr ta. Por kjo nuk mė ndalon qė t’i kritikoj”, thotė ajo.
Me njė moshė relativisht tė re, Mimoza Shala nė vete ėshtė njė libėr i tėrė i historisė dhe ngjarjeve sa krenare aq edhe tė dhimbshme. Njė pjesė e kėsaj historie dhe e kėtyre ngjarjeve u pėrshkrua nė kėtė rrėfim ekskluziv, por nė njė tė ardhme tė afėrt Mimoza do ta shpalosė historinė e saj nė detale. Pėrkundėr angazhimit dhe sfidave gjatė e pasluftės, ajo me vetėmohim e guxim tė pashembullt nuk ka hezituar qė ēdo zhvillim ta hedhė nė ditarin e luftės, i cili pritet ta shohė dritėn shumė shpejt, si njė vepėr qė pritet ta nxisė kėrshėrinė e lexuesit dhe tė zbardhė shumė ngjarje e zhvillime gjatė ditėve tė veprimtarisė sė saj.
__________________________
marr nga/Zėri

..antare e FD/Natyra!