PDA

View Full Version : Teknologji


rilinda
22-01-08, 19:00
Sqarim nga Dell-i pėr laptopėt me "elektroshok"

Vitin e kaluar Dell ka publikuar informata tė detajuara pėr "therjet", apo siē i kanė quajtur shfrytėzuesit, goditjet elektrike, tė cilat nganjėherė hetohen gjatė pėrdorimit tė laptopėve XPS M1330 dhe XPS M1530, pėr tė cilėn shkruam ditė mė parė.Nė fakt, mbi “rrjedhjen” e rrymės gjatė pėrdorimit tė laptopėve tė Dell-it, ekipi nga Dell ka paraqitur tė dhėnat vijuese: Edhe pse "rrjedhja” e rrymės ėshtė shumė e vogėl dhe brenda kufizimeve tė sigurisė, disa njerėz megjithatė e ndjejnė atė.

Kjo paraqitje mund tė ndjehet si therje e butė, por nėse kjo “therje” ėshtė e lidhur me zbrazjen elektrostatike, e cila mund tė ndjehet gjatė lėvizjes nėpėr tepih nė kushte tė ajrit tė thatė, atėherė efekti i pėrgjithshėm mund tė jetė befasues, por jo edhe i dėmshėm.

Efekti i parė i cili ndjehet vjen nga elektriciteti statik. Gjithashtu, nė Dell kanė theksuar se burim i “therjes” sė pakėndshme nuk ėshtė laptopi, siē kemi thėnė edhe ne mė herėt, por adapteri me dy pina. Mirėpo, ėshtė interesante, siē pohojnė edhe nė Dell, adapteri me 2 pina ėshtė burim i “therjeve” tė rrymės, por ai duhet tė punojė ashtu dhe kjo ėshtė parashikuar ashtu nė ekipin e ekspertėve.

Nė kompaninė e Dell-it gjithashtu thirren nė atė se, edhe prodhuesit tė tjerė tė laptopėve, shesin modelet e tyre me adapterė 2 pinėsh, tek tė cilėt gjithashtu mund tė pritet “therje” me rrymė nėse kushtet janė tė pėrshtatshme.

Adapterėt e rinj me 2 pina, ēdo ditė e mė shumė janė nė pėrdorim sepse me dimensione mė tė vogla ofrojnė shumė mė tepėr, siē janė pesha dhe dimensionet mė tė vogla, janė mė tė lehtė pėr t’u bartur, por edhe tė mos harrojmė, ndajnė rrymėn me shfrytėzuesin.

Pėr fund, nė Dell pohojnė qė “therja” mund tė evitohet me shfrytėzimin e adapterit 3-pinėsh, megjithatė, nuk do tė largohet elektriciteti statik, edhe pse ėshtė i pėrtokėzuar.



Telegrafi.net

rilinda
22-01-08, 19:02
Celular me ekran tė lakueshėm

Kompania holandeze Polymer Vision ka paraqitur prototipin e telefonit celular me ekran tė lakueshėm, dhe e ka emėrtuar atė, Readius. Mbetet vetėm pikėpyetje kur kjo ēudi do tė dalė nė treg.Ideja e celularit, i cili pėrdorė ekran tė lakueshėm, ėshtė qė pa rritjen e dimensioneve dhe masės sė pajisjes, tė integrojė njė ekran tė pėrshtatshėm pėr shfletimin e faqeve tė internetit, postės elektronike, e madje edhe pėr lexim tė librave e teksteve tjera. Pėrmes shfletimit, nga celulari i dimensioneve mesatare, del ekrani me diagonale prej pesė inēėsh (12.5 cm).

Teknologjia tė cilėn e ka pėrzgjedhur kompania holandeze pėr ekranin ėshtė e-ink, e zhvilluar pėr lexuesit e librave elektronikė, sikurse qė ėshtė, Kindle i Amazonit. Pėrparėsi e kėsaj teknologjie nė veēanti ėshtė shpenzimi i vogėl i baterisė, sepse kur ekrani ėshtė nė lėvizje, nuk i nevojitet energjia aspak – ajo nevojitet vetėm atėherė kur ndryshohet pėrmbajtja e faqes.

http://www.telegrafi.com/data/image/readius1.jpg


Pėrparėsia e ekranit tė lakueshėm ėshtė ēlodhja e syve, sikur me rastin e leximit nė letėr. Ana negative ėshtė, paraqitja bardhė e zi dhe kohėzgjatja e paraqitjes sė pėrmbajtjes, qė e bėn kėtė ekran jo shumė tė pėrshtatshėm pėr pėrmbajtje multimediale.

Readius do tė jetė telefon celular 3G pėr hir tė qasjes mė tė shpejt nė pėrmbajtje, tė cilat do tė shfaqen nė ekranin e madh. Polymer Vision planifikon tė nisė prodhimin e tyre dhe qysh kėtė vit tė fillojė shitjen e tyre. Nuk ka tė dhėna tė sakta mbi ēmimin, por pritet qė do tė kushtojė sa edhe telefonat celular tė klasės sė lartė.

www.polymervision.com (http://www.polymervision.com/)

rilinda
22-01-08, 19:04
Dodge Demon nga Kina

Duke marrė parasysh qė automjetet siē janė Honda S2000, Opel GT dhe Mazda Miata kanė fuqinė transmetuese nė boshtet e prapme, ka qenė e pritur qe edhe koncepti Dodge Demon tė futet njėjtė nė lėvizje nė tė njėjtėn mėnyrė.Megjithatė, versioni serik nuk do tė pėrcjellė atė konceptual, dhe ėshtė shumė interesante qė do tė bazohet nė platformėn e zhvilluar nga kompania kineze Chery.

Kjo lėvizje paraqet njė rrjedhė logjike tė ngjarjeve, pasi qė prodhuesit amerikanė e kinezė qe njė kohė tė gjatė po planifikojnė bashkėpunim tė gjerė nė zhvillimin e automjeteve pėr tregun e Amerikės Veriore dhe atė tė Evropės.

http://www.telegrafi.com/data/image/dodgedemon1.jpg

Natyrisht, menjėherė shtrohet pyetja e kualitetit, sepse e dimė shumė mirė reputacionin tė cilin e kanė automjetet e prodhuara nė Kinė.

rilinda
22-01-08, 19:06
Trashėguesi i Vistas nė treg

http://www.telegrafi.com/fo/tekno/f.0120160314288_m.jpg



Edhe pse Windows Vista mė shumė probleme po e zė vendin e vet nė kompjuterėt e shfrytėzuesve - lexo: kėtė version tė sistemit operativ nė rastin mė tė shpeshtė e zgjedhin shfrytėzuesit tė cilėve iu imponohet njė gjė e tillė, gjithashtu shumica e kompjuterėve vijnė me Vista paraprakisht tė instaluar - nė taborin e gjigantit softuerik po punojnė me tė madhe nė versionin e ri tė Windowsit.Ky fakt i vetėm nuk do tė ishte ndonjė lajm, por burime tė shumta tė internetit pohojnė se, njė numėr i caktuar i partnerėve kyē tė Microsoftit, veēse kanė marrė pjesė tė caktuara tė kodit programor, qė do t’i pėrmbajnė Windows e ardhshėm. Po ashtu ata kanė marrė edhe tė ashtuquajturat datat 'roadmap' tė pjesėve tjera tė sistemit operativ, derisa data pėrfundimtare pėr daljen e Windows-ave tė rinj ėshtė caktuar pėr gjysmėn e dytė tė vitit tė ardhshėm.

Windows-at e rinj nė Microsoft ishin emėruar me kodet Blackcomb Vienna, mirėpo janė riemėruar nė Windows 7. Sa i pėrket datės sė daljes sė Windows, sipas thashethemeve tė reja, ajo ėshtė lėvizur pėr disa muaj mė herė - duke marrė parasysh qė si datė kyēe pėr shitjen e tyre, deri mė tani, ka qenė viti 2010.

Si do qė tė jetė, e gjithė kjo gjė do te jetė mė e qartė kur nga Microsofti tė publikojnė Windows Logo Program Changes for Windows 7, qė sipas politikės sė Microsoftit do tė duhej tė ndodhte 18 muaj para daljes zyrtare tė versionit tė ri tė Windows-it.


www.microsoft.com (http://www.microsoft.com/)

rilinda
22-01-08, 19:07
Japonezėt prezantojnė kopjen e Renault 4-shit

Japonezėt janė aq shumė tė dhėnė pas veturave klasike evropiane, sa qė nuk ėshtė befasi nėse nė tregun e tyre shohim ndonjė kopje tė modeleve evropiane tė viteve tė 70-ta.Kėshtu ka ngjarė edhe nė sallonin e sivjetmė tė automobilave nė Tokio, kur DAMD ka paraqitur kopjen e veturės legjendare Renault 4, tė bazuar nė modelin kompakt tė Suzukit, Lapin.

http://www.telegrafi.com/data/image/renault_4.jpg

Katėrshi, respektivisht Quatrelle, siē e kanė quajtur nė Francė, njihet si kundėrpėrgjigje e Renaultit ndaj modelit tė Citroenit, Spacek (2CV).

http://www.telegrafi.com/data/image/renault4.jpg

Ky model ishte prezantuar nė vitin e largėt 1961, ndėrsa gjatė 33 viteve tė prodhimit tė tij, deri nė vitin 2004, janė shitur mė shumė se 8 milionė kopje tė kėtij modeli nė 200 shtete anembanė botės.

rilinda
22-01-08, 19:27
Kompjuteri pėrkthen lehjet e qenit


http://www.telegrafi.com/fo/fun/f.0120152808982_m.jpg

Shkencėtarėt hungarezė janė duke punuar nė njė program kompjuterik pėr t’iu mundėsuar njerėzve tė kuptojnė lehjet e qenve. Thuhet se softueri do t’i zbulojė nuancat e lehjeve tė qenve, dėrdėllitjet dhe hungėrimat e tyre, njofton BBC
.Pasi t’i ketė analizuar 6.000 lehje, softueri ka pėr qėllim tė pėrcaktojė se, kur qeni ka parė njė top, kur pėrleshet, luan, takon njė tė huaj, apo kur tė dėshiron tė shėtitet.

Madje shkencėtarėt pranojnė se teknologjia po ju shkon mė mirė me ta sesa me njerėzit.

Derisa kompjuteri ka njohur nė mėnyrė korrekte gjendjen emocionale tė 43% tė qenve, me njerėzit ėshtė arritur vetėn nė 40%.

Csaba Molnar, nga Eotvos University nė Budapest, i ka thėnė BBC-sė: "Do tė thosha se kemi dėshmuar qė ka ndryshime shumė tė fuqishme kontekstuale nė mes tė lehjeve”.

"Por na duhet edhe njė punė e madhe, tė pėrcaktojmė se cilat gjendje emocionale dhe cilat karakteristika i pėrkasin cilit lloj", ka pėrfunduar Molnar

rilinda
26-01-08, 12:40
Prezantohet aeroplani i kozmosit


http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0124072421875_m.jpg

Virgin Galactic ka prezantuar modelin e ri tė njė aeroplani, i cili do tė mund tė ēojė pasagjerė nė hapėsirė. Mjeti fluturues pėrmban nė bordin e tij njė tjetėr mjet, i cili lėshohet nė hapėsirė gjatė kohės qė aeroplani, i cili e mban nė bord kėtė tė fundit, do tė ketė arritur lartėsinė maksimale tė ngjitjes sė tij prej 110 km.
Prej kėtej si njė kapsulė do tė bėhet shkėputja e tij, ndėrsa mjetet do tė drejtohen njėri nė tokė dhe tjetri nė hapėsirė pėr t’u rikthyer sėrish nė tokė.

Sipas ndėrtuesve tė tij, ky lloj mjeti fluturues do t’i hapė rrugė zhvillimit tė turizmit hapėsinor. Udhėtimi do tė kushtojė 200 mijė dollarė.

Aktualisht 200 persona kanė prenotuar njė eksperiencė tė tillė, ndėrsa 85 mijė tė tjerė kanė regjistruar kėrkesėn pėr tė fluturuar. /A1/

rilinda
26-01-08, 12:42
Nokia N95 8GB me DLNA


http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0124032627929_m.jpg

Ka shumė pak ditė qė ka dalė "Nokia N95" me memorie 8GB Ėshtė telefoni i parė i cili pėrdor teknologjinė DLNA, akronim i "Digital Living Netwrk Alliance", e thėnė ndryshe: mundėsia pėr tė lidhur shumė aparate midis tyre, si tė jenė njėri aksesor i tjetrit.
Pėrgjithėsisht, karakteristikat e "Nokia N95"-ės 8GB janė po ato, ndryshon vetėm aftėsia pėr bashkėpunim me aparaturat e tjera, si p.sh. lidhja me "Sony PS3, HDTV, PC, Laptop, tastiera, WFi etj.




http://www.telegrafi.com/data/image/nokia.jpg



Sistemi i operimit ėshtė "Symbian" i serisė 60, si ai i "Nokia N73", bluetooth, infrared, USb etj., dhe tė gjitha tė pėrmbyllur nė njė ekran 2,6-polėsh i tipit TFT, me njė rezolucion 240x320 pixel.

Zė njė hapėsirė prej 99x53x21 milimetra dhe njė peshė 120 gramė, ku natyrisht foto-amera ėshtė plot 5 megapixel.

Pra, karakteristika kryesore ėshtė lidhja pa fije e N95 8GB e cila komunikon me Ps3 dhe lejon qė fotot e ruajtura nė memorien e brendshme tė celularit tė shihen nė TV. /korrieri/

rilinda
29-01-08, 12:07
Disklavier - njė piano digjitale pėr internet


http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0127095149165_m.jpg

Dikur radioja zinte vendin e pianos. Tani instrumenti po merr atė qė i takon nėpėrmjet internetit. Sipas asaj qė shkruhet nė revistėn Billboard, kompania Yamaha ka hedhur nė treg Disklavier - njė piano digjitale, qė lidhet me internetin.Shėrbimi Disklavier Radio, i krijuar apostafat pėr instrumentin, jep mundėsinė qė nėpėrmjet stacioneve tė radios dhe njė abonimi mujor prej 20 dollarėsh tek “DisklavierMusicStore”, qė muzika e cila shkarkohet, tė ruhet automatikisht nė diskun e memories sė pianos, i cili ėshtė 80 GB.

Pėrdoruesit nė kėtė mėnyrė mund tė pėrdorin shumė thjesht pjesėt muzikore tė shkarkuara dhe nė kėtė mėnyrė t’i mėsojnė nė piano. Muzika e regjistruar do tė jetė sinkron me instrumentin, por edhe nė qoftė se nuk luhet nė piano, ajo do tė duket sikur ka njė pianist.

Instrumenti ka njė kėrkesė specifike, atė tė njė lidhjeje nė internet shumė tė shpejtė. Njė funksion tjetėr i pianos, ėshtė se mund tė fiksojė regjistrimin nėpėrmjet njė telekomande.

Pėr sa i pėrket ēmimit, kurioziteti shuhet me 35.000 dollarė dhe mund tė gjendet nė tė gjithė dyqanet e “Yamaha”-s, ose tė porositet edhe nė internet. /korrieri/

rilinda
29-01-08, 12:08
Google fillon projektet filantropike
http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0127160302572_m.jpg


Makina kėrkuese amerikane Google, do tė ndajė mbi 25 milionė euro subvencione dhe investime pėr njė numėr tė madh tė projekteve filantropike, duke synuar kėshtu, siē janė shprehur drejtuesit e saj, tė bėhet kompania e cila e pėrmirėson botėn, kanė njoftuar mediat franceze.
Nė kuadėr tė projektit tė parė, i cili ka tė bėj me parandalimin e katastrofave shėndetėsore, biologjike, klimatike e tė tjera, organizata InSTEDD (Innovative Support to Emergencies, Diseases and Disasters) do tė pranojė pesė milionė dollarė pėr parandalimin e krizave shėndetėsore nė botė, derisa Iniciativa pėr Sigurinė Shėndetėsore nė Botė do tė marrė 2.5 milionė dollarė pėr mbrojtje nga kėrcėnimet biologjike, Universiteti amerikan Clark do tė marrė njė donacion pėr zhvillimin e sistemeve pėr kontroll mė tė mirė, analiza dhe parashikime nė raport me ndryshimet klimatike nė ekosisteme, produkte ushqimore dhe shėndet tė banorėve tė Afrikės dhe Amazonės.

Projekti i dytė ka tė bėj me qasjen nė shėrbimet publike pėr shtresat mė tė varfra tė popullatės sė Indisė dhe Afrikės lindore. Nė kuadėr tė tij, organizata joqeveritare indiane Pratham do tė fitojė dy milionė dollarė pėr krijimin e institutit tė pavarur, i cili do tė pėrpilojė raportet vjetore shtetėrore mbi gjendjen nė arsim, dhe do tė jap vlerėsimet e tij nė fushėn e arsimimit.

Projekti i tretė ka tė bėj me nxitjen e zhvillimit tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme. Kompania ndėrkombėtare "TechnoServe" e cila merret me stimulimin e fillimit tė bizneseve private nė mjediset e varfra nė mbarė botėn, do tė marrė 4.7 milionė dollarė pėr mbėshtetje kompanive, stimulimin e hapjes sė vendeve tė reja tė punės nė Afrikė, para sė gjithash nė Gana dhe Tanzani.

Projekti i katėrt me radhė ka tė bėj me energjinė e ripėrtėritshme, e nė kėtė kuadėr njė kompani nga Pasadena (Kaliforni), e cila merret me energjinė termale solare, do tė fitojė 10 milionė dollarė pėr zhvillimin e sistemit. Pėrderisa nė projektin e pestė ėshtė pėrfshirė pėrshpejtimi i komercializimit tė automjeteve hibride.

Google do t’i jap 500.000 deri nė dy milionė euro pėr kompanitė, tė cilat kanė qasjen mė inovative pėr komercializimin e gjerė tė kėtyre llojeve tė reja tė automjeteve.

rilinda
29-01-08, 12:10
Nokia paralajmėron rrjetin 4G
http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0128020347705_m.jpg


Nga kompania "Nokia Siemens Networks" kanė lajmėruar se me sukses ėshtė kryer rrethi i parė i testimit tė teknologjisė 4G LTE (Long-term Evolution) dhe se ajo, nė pajisjet mobile, ka arritur shpejtėsinė prej 173 megabitėsh nė sekondė.
Grupi 3GPP ka publikuar specifikat e standardit tė gjeneratės sė katėrt pėr bartjen e tė dhėnave nė telefonat celularė. Rrjetet LTE, sikur se edhe Wi-Fi, do tė shfrytėzojnė antenat me mundėsi tė pranimit dhe dėrgimit tė shumėfishtė, me anė tė sė cilave do tė rrisin dukshėm rrjedhėn e informatave nė krahasim me atė 3G.

Me anė tė rrjetit tė ri, tė dhėnat do tė barten gjatė shkarkimit me shpejtėsi prej 326 megabitėsh pėr sekondė, derisa koha latente nė mes tė shfrytėzuesit dhe dėrguesit, do tė zvogėlohet nė dhjetė mili-sekonda.

Rrjeti 4G do tė shfrytėzojė frekuencėn 2600 GHz, pėrderisa nė firmėn "Nokia Siemens Networks" presin qė, deri nė vitin 2015, kėtė teknologji tė re ta shfrytėzojnė rreth pesė miliardė shfrytėzues.

Testimet janė kryer si nė zonat urbane ashtu edhe nė ato rurale, e rezultatet, siē pohojnė nė kėtė kompani, janė mė shumė se tė kėnaqshme.

rilinda
29-01-08, 12:11
Sony Ericsson R306 – njė radio-celular

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0126045640942_m.jpg


Modeli mė i ri i celularit nga prodhuesi Sony Ericsson, R306, nuk duket fare si telefon mobil – por mė shumė i ngjan njė radio-aparati. Megjithatė, bėhet fjalė pėr telefon celular i cili u dedikohet atyre qė pėlqejnė tė dėgjojnė radion.
Nė shikim tė parė, dizajni i kėtij modeli nuk duket gjithaq modern, madje edhe pėrmbajtja e brendshme e tij nuk ofron shumė – njė kamerė 1.3 megapixel nga njėra anė dhe, njė radio aparat me valėt FM dhe AM, nė anėn tjetėr.

Edhe mundėsitė teknike tė kėtij modeli janė goxha tė limituara: Pėr bartjen e shėnimeve posedon vetėm GPRS dhe Bluetooth, i mungon infrared-i, nuk mundėson zmadhimin e kartelave tė memories, ndėrsa monitori i rij ka 128x165 pikselė.

Ky model pritet sė shpejti tė dalė nė treg, respektivisht nė pjesėn e parė tė kėtij viti.

rilinda
29-01-08, 12:12
Kupeja e re CLC paraqitet zyrtarisht

Nė javėn e modės nė Berlin, Mercedes ka paraqitur kupenė e re CLC, trashėguese e modelit, Sport Coupe C Class.
Edhe pse nė shikim tė parė, do tė mund tė mendohej se bėhet fjalė pėr njė automjet tėrėsisht tė ri, nuk ėshtė ashtu. Nė fakt, edhe pse nė Mercedes pohojnė se pėr CLC-nė e ri janė zhvilluar mė shumė se mijėra pjesė dhe komponentė tė rinj, automjeti shfrytėzon platformėn e C Class-ės sė vjetėr, e jo tė asaj tė re.

Nė fakt, pos ridizajnit, timonit tė ri nga CLK, dhe enterierit tė ri, CLC ėshtė Sport Coupe e vjetėr. Enterieri i pėrmendur ėshtė i pasuruar me mundėsi multimediale – DVD me disk tė fortė, iPod, qasje pėr kartela SD nė konzolėn e mesme, navigacion satelitor dhe udhėheqjen me zė.

http://www.telegrafi.com/data/image/mercedesclc1.jpg

Blerėsit do tė mund tė zgjedhin nė mes tė dy motorėve me naftė, me fuqi prej 122 deri nė 272 KF. Automjeti nė mėnyrė standarde do tė jetė i pajisur me marsh prej gjashtė shpejtėsish dhe automatik, dhe me pagesė shtesė, ai do tė pajiset me marsh automatik prej shtatė shpejtėsish. Automjeti i ri del nė shitje gjatė muajit maj tė kėtij viti.

rilinda
29-01-08, 12:14
Risi e re tėrheqėse pėr sy nga Samsung

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0123025758466_m.jpg



Njė numėr i caktuar i shfrytėzuesve tė telefonave celularė presin ekskluzivisht pamje tėrheqėse, derisa tjerėt nga pajisja e tyre telekomunikuese presin funksionalitet kualitativ. Samsung nė celularin e vet tė ri ka futur ēdo gjė nga pak pėr secilin.
Samsung L170 disi na kujton modelin e paraqitur mė herėt, atė U600, pos qė pajisja nuk ėshtė nė formėn rrėshqitėse. Shtėpiza e stilizuar nga metali i jep pajisjes njė dozė tė elegancės, por as ajo qė fshihet nėn tė, “nuk ėshtė pėr t’u gjuajtur”.

Samsung L170 ėshtė pajisje me mbėshtetje pėr WCDMA/GSM (900, 1800, 1900 Mhz) dhe GPRS, dimensionet e saj janė 102.3 х 45.8 x 10.7 milimetra, pesha 86 gramė, pėrmban ekran 1.7 inēėsh TFT me rezolucion 176 x 220 piksela, kamerė prej dy megapikselash, hapėsirė tė integruar tė dhėnave prej 21 MB e cila mund tė rritet edhe mė tepėr me kartelėn e memories (microSD) shtesė, pranues tė radiovalėve FM si dhe mundėsi tė shumta multimediale qė sot janė pjesė pėrbėrėse e pothuajse ēdo pajisjeje tė kėtij lloji.

Ajo ēfarė nuk ėshtė e njohur ėshtė ēmimi dhe paraqitja e kėtij celulari nė treg, mirėpo ėshtė e sigurt qė Samsung pėr kėtė do tė lajmėrojė me kohė.

rilinda
29-01-08, 12:14
Policia gjermane prej muajit shkurt mbikėqyr Skype-in
http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0129031221958_m.jpg


Dokumentet zyrtare tė cilat javėn e kaluar janė paraqitur nė internet shfaqin orvatjet e jashtėzakonshme tė policisė gjermane pėr mbikėqyrjen e trafikut tė saj me zė dhe video i cili zhvillohet nėpėrmes rrjetit pėr komunikim – Skype.
E dhėna pėr kėtė qėllim tė policisė gjermane nuk ėshtė befasuese kur merret parasysh se ministri gjerman i punėve tė jashtme Wolfgang Schäuble ka propozuar autorizime mė tė mėdha tė autoriteteve gjermane nė mbikėqyrjen e internetit, qysh prej kėtij shtatori. Megjithatė, nga dokumentet tė cilat kanė depėrtuar nė internet jepet tė kuptohet qė policia gjermane do t’i rris autorizimet e saja edhe mė herėt.

Sistemi i cili pėrmendet nė dokumentin kontestues ėshtė emėruar “Skype Capture Unit”, dhe ai ėshtė pėrpunuar nga kompania Digitask. Sistemi mundėson kapjen e bisedave klasike nė mes personave qė shfrytėzojnė me aplikacionin Skype dhe mbikėqyrje “brenda kohės sė duhur”.

rilinda
31-01-08, 12:27
Nokia blen kompaninė softuerike Trolltech

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0130055710740_m.jpg


Nokia, njėri prej prodhuesve kryesor i telefonave celular nė botė, ka njoftuar pėr blerjen e kompanisė sė njohur softuerike Trolltech nga Osloja. Pėr kompaninė norvegjeze janė ofruar pothuajse 153 milionė dollarė.
Nokia ka ofruar 2.91 dollarė pėr aksion, respektivisht 60 pėr qind mė shumė sesa ēmimi i aksioneve nė bursė. 66 pėr qind e aksionarėve tė Trolltech-ut e kanė pranuar ofertėn.

Trolltech, e themeluar nė vitin 1994, ka prodhuar softuerė tė cilėt shfrytėzohen nga Skype, Google Earth, Photoshop Elements dhe shumė tjerė.

Nokia thotė qė me blerjen e Trolltech-ut do tė pėrshpejtojė zhvillimin e programeve me mė shumė platforma. Duke ju falėnderuar shėrbimeve tė Trolltech, ajo do tė pėrshpejtojė zhvillimin e aplikacioneve tė cilat punojnė nė internet, nė pajisjet mobile tė Nokias si dhe ne kompjuterė.

"Jemi tė kėnaqur qė po i bashkojmė forcat me Nokian. Kultura dhe resurset inovative tė kompanisė do t’u ofrojnė tė punėsuarve tonė mundėsi tė reja dhe interesante si dhe do tė pėrmbushim vizionin tonė", ka thėnė Haavard Nord, drejtor ekzekutiv dhe themelues i Trolltech.

Nokia planifikon vazhdoj pėrmirėsimin e produkteve tė Trolltech, dhe t’i ofrojė ato nėn licencat komerciale si dhe open-source.

www.nokia.com (http://www.nokia.com/)
www.trolltech.com (http://www.trolltech.com/)

rilinda
31-01-08, 12:28
Suzuki Equator


Suzuki ka paraqitur ripėrpunimin e parė zyrtar tė modelit tė kamionēinės sė tij tė re, Equator, e cila do ta ketė premierėn botėrore tė dielėn e ardhshme nė panairin e automjeteve - 2008 Chicago Auto Show.
Megjithatė, Equator nuk ėshtė risi e plotė, sepse kėtu nė fakt bėhet fjalė pėr Nissan-in Frontier, vetėm mė logon e Suzukit dhe pamjen e ndryshuar tė pjesės sė pėrparme. Edhe prodhimi pėrndryshe do tė bėhet nė fabrikat e Nissan-it nė Tenessy tė SHBA-sė.

http://www.telegrafi.com/data/image/suzukiequator.jpg

Tani pėr tani pos kėsaj fotografie nuk ka tė dhėna tjera, por supozohet se Equator do tė shfrytėzojė motorėt e njėjtė, tė cilėt veēse po integrohen nė Nissan Frontier.

rilinda
31-01-08, 12:30
Operatori Eagle Mobile fillon aktivitetin nė mars

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0129172336269_m.jpg


Operatori i ri i telefonisė celulare nė Shqipėri, Eagle Mobile, ka pėrshpejtuar pėrgatitjet pėr nisjen e shėrbimeve. Ekipi i Eagle Mobile, i cili planifikon tė nisė aktivitetin duke mbuluar fillimisht Tiranėn, Aeroportin Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza" dhe Durrėsin mė datėn 13 mars 2008, ka nisur tė instalojė tė gjithė infrastrukturėn teknike nė kėtė zonė.
Lidhur me kėtė ēėshtje, drejtori i pėrgjithshėm i Eagle Mobile, Ali Tapkyn, ka thėnė pėr gazetėn “Start” se, “qėllimi i kompanisė ėshtė mbulimi i gjithė Shqipėrisė me infrastrukturė operative dhe teknike, dhe se po ecet me shpejtėsi nė kėtė drejtim”.

Teknologjia e lartė qė do tė pėrdoret pėr Eagle Mobile, sipas tij, nuk ėshtė pėrdorur ende nė shumė vende tė Evropės tė cilėsuara si tė zhvilluara.

“Eagle Mobile, qė do tė shtrihet nė tė gjithė Shqipėrinė nė verėn e vitit 2008, sjell pėr tė gjithė shoqėrinė tonė, jo vetėm tarifa tė arsyeshme qė do t`i pėrfshijnė tė gjithė, por do ta njohė atė me risi teknologjike qė do t`i lehtėsojnė jetėn dhe do t`i shtojnė ngjyrė asaj!”, ka premtuar Tapkyn.

rilinda
31-01-08, 12:31
Celular me diamant

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0129055031704_m.jpg


Operatori mobil japonez Softbank Mobile ka paralajmėruar tė hėnėn bashkėpunimin me pėrpunuesin amerikan tė stolive Tiffany pėr punimin e celularit luksoz, tė dekoruar me diamante, me vlerė mbi 10 milionė jen.
"Ky ėshtė njė artikull tė cilėn absolutisht dua tė ofroj", ka thėnė drejtori gjeneral i Softbank Mobile nė konferencė pėr gazetarė nė Tokio.

Celularėt ekskluziv, tė stolisur me diamante, do tė prodhohen nė njė seri tė kufizuar, e do tė kushtojnė rreth 65.000 euro.

Ata do tė shiten vetėm nė Japoni, dhe do tė kanė funksione specifike siē ėshtė mundėsia e shikimit tė televizionit digjital japonez.

rilinda
10-02-08, 13:35
Probleme tė shumta nė softuerin e ri pėr iPod

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0208142157383_m.jpg


Softueri i ri i Applet pėr modelet iPod Classic prej 80 e 160GB, sipas tė gjitha gjasave shkakton probleme tė shumta nė vet pajisjen, siē janė dridhje nga rryma, zhurmė statike nė dėgjuese dhe fshirje tė dosjeve tė pėrgatitura muzikore, njofton iLounge.
Firmware-i i ri, versioni 1.1, shkakton dėrgimin e impulseve elektrike nėpėrmes shkyēėsit tė dėgjuese me fuqi prej 500mV, i cili prapė shkakton probleme nė pajisjet shtesė tė kyēura nė tė.

Gjithashtu, disa prej shfrytėzuesve janė ankuar pėr tingėllimin e shushurimės, zhurmės dhe gumėzhimės nė vet pajisjen, pasi qė e kanė rifreskuar, derisa disa tjerė janė ankuar qė iPod u bllokohet dhe thjesht ua fshin tė gjitha dosjet e arkivuara.

Deri mė tani, pėr kėtė problem Apple nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht, gjė qė sė shpejti, me shumė gjasė, edhe mund tė pritet.

Telegrafi

rilinda
10-02-08, 13:36
Nė pėrgatitje Logani i ri

http://telegrafi.com/fo/tekno/f.0210035226905_m.jpg


Fabrika nė Mioveni ēdo 52 minuta qet nė rrugė edhe nga njė Dacia Logan. Mirėpo kjo nuk ėshtė e tėra, sepse, kompania rumune ėshtė duke pėrgatitur gjeneratėn e re tė modelit.
Me njė dizajn mė tė bindshėm sesa paraardhėsi i tij, Logan nga ana estetike do tė jetė mė i ngjashėm me Renault Sanderon, i cili ėshtė paraqitur pak kohė mė parė, i dedikuar pėr komercializim nė tregjet e Amerikės jugore.

Si Sandero, ashtu edhe Logan, shfrytėzojnė plaformėn B0, e po ashtu edhe qėllimin e kanė tė njėjtė – me matje tė mirė tė ēmimit dhe kualitetit, tė fitojnė tregjet nė zhvillim e sipėr. Logan veēmė ka pasur sukses, andaj pritet se edhe modeli i ri suksesin mė tė madh do ta arrijė nė bazė tė dizajnit. Me kėtė do t’i afrohej konkurrencės sė lartė.

Nė ēdo rast, ėshtė reale tė pritet qė Dacia tė mbajė paraqitjen Sedan tė Loganit. E njėjta vlen edhe pėr ofertėn e motorėve. Pėrveē motorit me benzinė tė konstruksionit tė thjeshtė, dhe, atij ekonomik me naftė, Logan do tė jetė nė dispozicion edhe nė kombinim me motorėt modern.

rilinda
10-02-08, 13:40
Evropa, mbretėria e re e spamit


Edhe pse Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) qe njė kohė ėshtė cilėsuar si, vendi nga ku rrjedh sasia mė e madhe e porosive tė padėshiruara, gjėrat kanė ndryshuar para tre muajve, lajmėrojnė nga Symantec.
Sipas pohimeve tė Symantec, Evropa ka marrė kurorėn nga Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) e mbretėrisė sė spamit sepse gjatė tre muajve tė fundit, me sasinė e porosive tė padėshirueshme tė dėrguara, ka mundur “liderin” e deritanishėm.

Aktualisht nga Evropa rrjedh madje 44 pėr qind e spamit tė pėrgjithshėm tė dėrguar nė mbarė botėn.

http://www.telegrafi.com/data/image/spam1.gif

Gjatė nėntorit tė vitit tė kaluar, sasia e pjesės evropiane tė porosive spam ka qenė 30.6 pėr qind, derisa nė atė kohė nga Amerika veriore janė dėrguar 46 pėr qind. Gjatė tre muajve gjėrat kanė ndryshuar nė mėnyrė dramatike sepse, Evropa ka marrė fronin duke dėrguar 44 pėr qind, pėrderisa SHBA ka dalė nė vendin e dytė me 35.1 pėr qind. Nė vendin e tretė ėshtė pozicionuar Azia me 15.1 pėr qind, derisa nė vendin e katėr ėshtė radhitur Amerika Jugore me diē mė pak se pesė pėr qind.

Si arsye kryesore pėr numrin ēdo ditė e mė tė madh tė spamit nga Evropa - nė Symantec thonė se ėshtė numri nė rritje i shfrytėzuesve tė internetit, me rrip tė gjerė tė internetit – broadband.

Raporti tashmė tradicional i Symantec-ut mbi kėtė problematikė i emėruar State of Spam mund tė gjendet nė www.symantec.com.