PDA

View Full Version : Nje veshtrim Shpirtit


hasanmehmeti
26-01-08, 21:48
NJE VĖSHTRIM SHPIRTIT



Allahu i Madhėruar e krijoi njeriun nga njė pėrzierje e bashkedyzuar e cila ne vete pėrmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kėsaj ėshtė te sprovohet njeriu, se cila nga kėto dy fuqi do te ngadhėnjejė te ai. Me pėrfilljen e mėsimeve Hyjnore dhe arsyes se shėndoshė, ai do te jete i afte qe t’i mposhte tendencat e liga, vesin, te shėmtuarėn dhe te koten, ndėrsa nėse tregohet neglizhent ndaj kėtyre mėsimeve, ai nuk do te jete i gatshėm qe te pėrballet me to dhe nga kjo arene do te dale si i mposhtur.
Disa prej kėtyre veseve arrijnė te shfaqen dhe te bėhen pjese e sjelljeve dhe kulturės se njeriut, e disa te tjera te cilat mbesin te mposhtura dhe nuk dalin ne sipėrfaqe, Por, ndodh qe njeriu te mishėrohet me kėto vese deri ne atė mase sa qe nuk e vėren se ato i dirigjojnė qėndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, lind nevoja pėr njė mėnyrė te pėrkryer dhe te sigurte qe t’i ndihmoje njeriut pėr te mundur veset e tij.
Rruga pėr eliminimin e kėtyre veseve padyshim se nuk ėshtė e shkurtėr dhe pa sakrifica. Mirėpo, ēdo rruge e gjate fillon me njė hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshėm pėr te arritur ne cakun e dėshiruar ajo mbaron.
Hapi i pare dhe vendimtar ne kėtė rruge ėshtė qe njeriu te pranoje betejėn me veten e tij dhe pastaj te zhytet ne thellėsitė e saj, pėr te zbuluar dobėsitė dhe gjithė atė qe e shqetėson shpirtin e tij. Dijetaret e mirėfillte e bėnin njė gjė te tille me veten e tyre, madje disa i publikonin rezultatet e kėrkimit te tyre, ne mėnyrė qe ato te shėrbenin si modele dhe ecuri pėr te tjerėt.
Lexuesve te nderuar te kėsaj fletėze po ua paraqesim njė pėrvojė te kombinuar te atyre qe me njė guxim te madh u zhyten ne thellėsitė e shpirtit dhe njėherė e pėrgjithmonė ngadhėnjyen ndaj te keqes dhe te ligės. Prandaj le te shėrbej pėrvoja e tyre si njė pasqyre para se cilės do t’i vejmė vetėt tona, ashtu qe te shohim atė qe kishin zbuluar ata, e me pas le t’i ndjekim gjurmėt e tyre pėr te ngadhėnjyer ne kėtė lufte.
Le te shohim pra se cilat janė rezultatet e kėtyre zbulimeve?

- Shpirti e do rehatinė dhe pushimin, ndėrsa urren punėt e mundimshme edhe nėse janė pėr hir te Zotit dhe ne rrugėn e Tij.
- Ai posedon mjeshtri te rralle ne paraqitjen e arsyetimeve te ndryshme qe kane pėr qellim largimin e pergjegjesise ne pune dhe kontribut.
- Gjithashtu, ai ka kureshtje te tepruar dhe shfaq interesim te madh pėrkitazi me punėt qe nuk i takojnė dhe qe nuk janė pėrgjegjėsi e tij.
- Ata gjeten se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dėshira pėr t’i shėrbyer atij e asnjėherė qe ai t’i shėrbej ndokujt.
- Vėrejtėn se qofte edhe njė fjale me e rėndomtė ka mundėsi te shpėrthej hidhėrimin ne te, e me pas vazhdimisht te kėmbėngul ne hakmarrje ndaj atij qe e ka lėnduar.
- Unit aspak nuk i pėlqejnė fjalėt “nuk e di” dhe nėse ndodh qe ta pyet ndokush qe e konsideron atė te dijshėm, atėherė mundohet qe me ēdo mjet ta arsyetoj kėtė bindje qofte dhe me padituri.
- Ne polemika mundohet me ēdo kusht te fitoj dhe gėzohet shume nėse e arrin kėtė, ndėrsa nėse ndodh qe kundėrshtari t’ia qėlloj te vėrtetės, atėherė kjo gjė e dėshpėron pamase.
- Nėse ndodh qe te kėtė ngatėrresa ose mospajtim me ndoke atėherė i gėzohet ēdo fatkeqėsie qe i ndodhe atij, qofte edhe devijimi nga feja.
- Kur gabon, insiston me te gjitha mjetet e mundshme ta arsyetoje gabimin duke pretenduar se ēdokujt i ngjan njė gjė e tille. E nėse ndodh qe tjetri prej arsyetimeve pėr vete nuk i shpreh pe rate.
- Kur prezanton ne ndonjė tubim, ai do qe te dėgjohet zėri i tij dhe te respektohet mendimi i tij, pavarėsisht se a ėshtė i drejte a jo, kurse ajo qe me se tepėrmi preferon ne kėto tubime ėshtė biseda pėr aftesiste dhe sukseset e tij.
- Shume begati te cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kane lakmi te tjerėt, mundohet qe t’i arsyetoj se janė nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shume rralle e pėrmend se koj ėshtė thjeshte dhurate e Zotit pėr te, e mbase shume lehte dikush tjetėr ka mundur te jete ne vendin e tij.
- Nėse i bene mire ndokujt, atėherė kėrkon qe ky t’i mbetet atij borxhli i pėrjetshėm, pėrndryshe pason ankimi publik dhe pėrbuzja e vazhdueshme.
- I behet qejfi shume kur gabon ndokush ne shoqėri, e ky te nxitoje ta pėrmirėsoj atė.
- Ai frikėsohet shume nga varfėria dhe jeta e rende, e kjo mund ta shpie edhe ne pune dhe aktivitete te ndaluara ne mėnyrė qe ta siguroje ekzistencėn, pavarėsisht dėmeve qe i sjell ky fitim pėr fenė e tij.
- Nėse kėrkohet prej tij te jap lėmoshė apo te kontribuoj pėr ndonjė projekt te dobishėm, atėherė arsyetohet se i duhen atij dhe familjes se tij.
- I pėlqen bartja e fjalėve dhe shume lehte i beson thashethemeve, ne veēanti atyre qe i shkojnė pėrshtati.
- Emocionet shpeshherė ndodh te jene aleat i fuqishėm kundėr logjikes se shėndoshė, e qe ne baze te kėsaj aleance te dėshtuar, ai ndėrton qėndrime dhe merr vendime.
- Nuk e prish rehatinė dhe komoditetin edhe nese nje gje e tille e kėrkon kryerja e ndonje obligimi apo largimi nga ndonjė e keqe.
- Mllefoset pėr gjerat e thjeshta te kėsaj bote dhe nuk e pėrmban mllefin qe po shpėrtheu merr me vete shume viktima.
- Prej te ligave te shpirtit ėshtė se begatitė e dhuruara atij nga Allahu nuk i ēmon, por gjithnjė lakmon te huajat.
- E nėse ndodh t’i ēmoj ato, atėherė nuk e falėnderon Allahun ose se paku e bėn kėtė vetėm ne gjuhe duke mos ēare kokėn pėr format tjera te falėnderimit.
- Nėse e godet ndonjė gjė e pakėndshme ose nuk i realizohet ajo qe synon, atėherė hidhėrohet ne caktimin e Zotit. Nėse e pėrmban veten nga fjalėt, ai nuk pėrmbahet dot nga mendimi se po te ndodhte ndryshe, do te ishte me mire pėr te dhe me e dobishme.
- Nuk i pėlqen aspak vetėkritika, ashtu qe pėr ēdo akuze, qėndrim negativ ose kur te hase ne tretman te papėrshtatshėm nga te tjerėt, ne vend se ta korrigjoje sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon te tjerėt se ia bėjnė kėtė ngase ėshtė mysliman/e dhe se ata e urrejnė Islamin.
- Dėgjon ligjėrata dhe prezanton ne shume tubime te dobishme, mirėpo te gjitha ato qe i pėrfiton pėrfundojnė me fjalėt “ do ta beje e do t’ia filloj”
- Me herėt ka pasur njė te kaluar te bujshme dhe ka qene vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur ėshtė bere pjesėtar i shoqėrisė islame nuk i intereson fakti se ne atė shoqėri ka shume te atille si ai, por kėrkon nga te tjerėt qe kjo shoqėri e gjere ta trajtoj ashtu si e kishe trajtuar dikur shoqėria e tij e ngushte, dhe nėse ndodh e kundėrta atėherė i akuzon te tjerėt se nuk e kane kuptuar si duhet vellazerine islame.
- Pasi qe tani vet ėshtė udhėzuar dhe i ka hapur sytė ne rrugėn e Zotit, te tjerėt i shikon larte dhe me pėrbuzje, si te mjere e te devijuar, e nuk i shikon me syrin e mėshirės dhe te kaluarės se tij se edhe ai dikur kishte qene si ata dhe se Zoti e pėrfshiu ne mėshirėn e Tij.

Kėto janė disa nga pikat qe ia vlen te pėrmenden, e qe nuk do te thotė se janė te vetmet apo te gjitha te pranishme te njė individ. Prandaj nuk bėn te kuptohet se janė pėrfshirė te gjithė me kėto vėrejtje, mirėpo ajo kėrkohet te kuptohet nga e tere kėto janė dy gjera:
- Te njihemi me hapat e pare drejt fisnikėrimit te shpirtit dhe
- Te kemi njė pasqyre pėr te pare veten tone dhe njė model pėr tu krahasuar me te.
Prandaj, kėshilloj te gjithė ta ndėrmarrin kėtė hap te guximshėm dhe t’ia lexojnė vetes se tyre kėto te meta para se ato te lexohen ne Ditėn e Gjykimit.

Pėrgatiti
Enis Rama
Botime nga Gjurma

hasanmehmeti
04-08-08, 15:22
Cila eshte e verteta e Shpirtit?


A eshte ai pjese e trupit, apo dukuri e tij , apo trupi eshte vendbanim i shpirtit,apo shpirti eshte substance e paster?
Apo diqka tjeter?
A eshte ai qe urdheron per te keqen(el-emare),ai qe eshte shume qortues(es-levvame) apo eshte shpirti i bindur plotesisht(el-mutmeine),te cilat permenden ne Kur'ane?
A eshte nje shpirt qe e posedon keto cilesi, apo jane tre shpirtra te ndryshem?


Pergjigjia eshte se keto jane ceshtje per te cilat folen shume grupe dhe rane ne gabime.All-llahu i udhezoi pasuesit e te Derguarit,Ehlus-Sunetin,qe te mos bien pre e mendimeve te devijuara per kete ceshtje,e vetem Ai udhezon ne rruge te drejte.Ne do ti permendim disa mendime lidhur me kete , do te sqarojme te mirat dhe te metat e atyre mendimeve, duke nxjerre perfundimet e verteta, me ndihmen e Allahut.


Ebul-Hasan el-Eshariu ka thene: Nuk u pajtuan dijetaret rrethe shpirtit(Err-Rruh),vetes(Nefsi) dhe jetes(El-Haja),gjithashtu nuk u pajtuan edhe per ate se a eshte shpirti trup, apo jo?


En-Nidhami ka thene: Shpirti eshte trup dhe ai eshte Nefs.
Ai(En-Nadhami) supozoi se shpirti eshte i gjalle me veten e tij dhe ka mohuar se jeta e fuqia te jene tjera vec i gjalle(per jeten) dhe i forte(per fuqin).


Disa te tjere thane:Shpirti eshte dukuri(ared) (Mekalat El-Eshari(thenje te eshariut).Thenja e tij ared,d-m-th diqka qe nuk mund te egzistoj vetvetiu si:pesha, aroma dhe gjatesia).


Disa te tjere, nder ta edhe Xha'fer ibn Harbi,thane: "Nuk e dime se shpirti a eshte substance (xhevher;qe egziston vetvetiu) apo dukur(ared;qe nuk mund te egzistoj vetvetiu).

Per kete u bazuan ne thenien e Allahut subhanhu we teAla:
Te pyesin ty per shpirtin;Thuaj:"Shpirti eshte nje ceshtje qe i perket vetem Zotit time,e juve ju eshte dhene fort pak dije"dhe Ai nuk na tregoi se a eshte ai substance apo dukuri.


Ebul-Hasan El-Eshariu tha: Mendoi se Xha'feri besonte se jeta nuk eshte shpirti dhe se jeta eshte dukuri.


El-Xhubaiu mendonte se shpirti eshte trup dhe se ai nuk eshte jeta, kurse jeta eshte nje dukuri e tij dhe kete e sqaronte me thenjein e gjuhetareve:(Harexhet ruhu-insan)Doli shpirti i njeriut , ai mendoi se shpirti nuk i pranon dukurite
.

Disa te tjere thane:Shpirti nuk eshte asgje tjeter, perveqse harmonizim i kater elementeve natyrore dhe nuk bene kthim nga thenia e tyre harmonizim,perveq tek Ai(All-llahu) qe i harmonizoi, si dhe ata nuk i vertetuan kesaj bote asgje tjeter, perveq atyre kater elementeve natyrore, te cilat jane:
El-Hararetu- Nxehtesia
El-Burudetu-Ftohesia
Err-Rrutube-Lageshtia dhe
El-Jebusetu- Thatesia.


Disa te tjere thane:Shpirti ka nje kuptim te peste jashte atyre kater elementeve,sepse ne kete bote nuk ekzistojne vetem ato kater elemente,kurse per veprimet e shpirtit u dhane mendime te ndryshme ,disa e vertetuan ate ne menyre natyrore,ndersa disa ne menyre te zgjedhur.


Disa te tjere thane:Shpirti eshte gjaku i paster,i filtruar nga turbullirat dhe qelbesirat,keshtu thane edhe per fuqine.


Disa te tjere thane:Jeta eshte nxehtesia instiktive.


Te gjithe ata, te cileve ua permendem theniet e tyre per shpirtin jane perkrahes te idese se elementeve natyrore qe e vertetojne se jeta eshte shpirti.


El-Esami nuk i vertetonte jetes e as shpirtit asgje tjeter, pervecse trupin dhe thoshte:Nuk mund te logjikoj pervecse trupin e gjate e te gjere te cilin e shohe dhe e deshmoj.Po ashtu thoshte:Shpirti eshte vete ky trupi e asgje tjeter,por eshte thene ashtu ne aspekt te sqarimit te vertetimit te realitetit te diqkaje dhe jo se ai eshte dic tjeter nga trupi.


Eshte thene nga Aristoteli(filozof i njohur greke)se: Shpirti eshte nje kuptim i ngritur mbi te udhehequrit, mbi rritjen (lindjen) dhe mbi zhdukjen, ai nuk udhehiqet,ai eshte substance e thejeshte,i shperndare ne te boten e gjallesave nga aspekti i veprave dhe rregullimit , si dhe se atij nuk i lejohet cilesi e paket apo e shumte.Tha:Ai eshte ashtu si eshte pershkruar ne gjeresine e tin ne kete bote, i shperndrare ne qenien e bazamentin e tij dhe se ai eshte , me nje kuptim , ne te gjitha gjallesat e botes e asgje tjeter.


Disa te tjere thane: Shpirti eshte kuptim i nje ekzistence me kufij, ai ka baza, gjatesi, gjeresi,thellesi dhe se ai nuk eshte i ndare nga gjerat e tjerat dhe thellesise , ndersa cdonjerin nga ata e bashkon cilesia e perkufizimit dhe perfundimit.Kjo eshte thenje e nje grupi te Eth-Thenevijeve, te cileve u thuhet El-Methanije.


Nje grupe thane:Shpirti eshte i pershkruar ashtu sikurse e pershkruan ate qe i permendem me heret ne kuptimin e kufijeve dhe perfundimeve,perveq se ai nuk dallon nga te tjeret ne ate qe nuk lejohet te pershkruhet me cilesi te gjallesave.Kete e thane grupi i quajtur Eb-Disanijje.

vazhdon ne postimin tjeter

hasanmehmeti
04-08-08, 15:24
vazhdimi>>

El-Hariri rrefeu nga Xha'fer ibn Mubeshshiri se tha: Shpirti eshte nje substance qe nuk eshte ky trup dhe nuk eshte trup, por ai eshte nje kuptim ndermjete substances dhe trupit.

Disa te tjere thane: Nefsi ka tjeter kuptim nga shpirti dhe se shpirti esht tjeter nga jeta, kurse jeta tek ai eshte dukuri(ared),keshtu tha Ebul-Hudhejli. Ai mendoi se eshte e lejuar per njeriun qe te jete me nefs dhe shpirt te hequr gjate gjumit te tij , por jo edhe pa jete, kurse ai e argumentoi me thenjien e Allahut xh.sh:
"Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre, e edhe ata qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur....Kur'ani: Surja Zummer; Ajeti 42.

Xha'fer ibn Harbi tha: Shpirti eshte nje nga dukurite qe gjendet ne kete trupe, ai eshte nje nga mjetet qe i sherben njeriut per te vepruar,ashtu siq i sherben shendeti,paqja dhe te ngjashme.Po ashtu ai nuk pershkruhet me asgje nga ato cilesi me te cilat pershkruhen substancat dhe trupat.Kete e rrefeu Esh-Shariu.

Nje grup thane:Shpirti eshte fryma, e cila del dhe hyne me frymarrje.Thane:Shpirti eshte dukuri, ai eshte vete jeta dhe ai eshte tjeter nga nefsi.Kjo eshte thenia e gjykatesit Ebu Beker Ibnul-Bakilani dhe Esharive, te cilet e pasuan ate.

Nje grupe tjeter thane:Shpirti nuk eshte trup, e as dukuri dhe ai nuk gjendet ne nje vend, ai nuk ka gjatesi, as gjeresi,as thellesi,as ngjyre e as pjese, ai nuk gjendet brenda botes e as jashte saj, e as ne ndonje ante te saj dhe as i ndare.Kjo eshte thenie e El-Meshshaineve (El-Meshshaun: Jane pronaret e shkolles filozofike, te quajtur El-Meshshaije , e cila eshte nje shkolle greke), te cilen e pohoi Eshariu nga Aristoteli, ata supozuan se nderlidhja e tij me trupin nuk eshte nga aspekti i misherimit, i fqinjesise,i banimit, i ngjitjes dhe as i ballafaqimit, por i atij i takon vetem organizimi, e kete mendim e zgjodhi el-Bisenxhi,Muhammed Ibnul-Nu'mani, i quajtur el Mufid, Muamer ibn Ubbade el-Gazali, ajo eshte thenie edhe e Ibn Sinas dhe e pasuesve te tij, i cili mendim eshte mi i paverteti dhe me i largeti nga e verteta.

Ebu Muhammed ibn Hazmi tha: Perkrahesit e tjere te Islamit dhe te feve tjera, te cilat i pranojne ringjalljen menduan se shpirti eshte nje trup i gjate , i gjere , i thelle, ne nje vend, trup i kufizuar dhe drejtues i trupit.Mandej tha ai:Kete ne e themi.Po ashtu tha:Nefsi dhe Rruhi(Shpirti) jane dy sinonime, te cilat kane nje kuptim.

Ebu Abdullah Ibnul-Hatibi i nenvizoi mendimet e dijetave per shpirtin dhe tha:Ate qe e sinjalizon cdonjeri me thenien e tij se ai ose duhet te jete trup, ose dukuri qe leviz ne trupe, ose ai nuk eshte trup dhe as dukuri qe levize ne te .Sa i perket pjeses se pare:Se ai eshte trup, e ai trup ose eshte ky i yni, ose nje trupe tjeter, i cili e shoqeron kete trup, ose eshte jashte tij.Ndersa grupi i trete , te cilet thane se shpirti i njeriut eshte shprehje per nje trupe qe eshte jashte ketij trupi, e kete nuk e tha askush.Ndersa pjesa e pare , te cilet thane se njeriu eshte shprehje per kete trup dhe konstrukt i vecante eshte thenie e shumices dhe ate e zgjodhen shumica e mutekel-limineve(apologjetet).

Dijetaret kane kater mendime lidhur me konceptin njeri.
A eshte ai vetem shpirt? Apo vetem trup? apo te dy bashke?,apo cdonjeri prej tyre?
Per keto kater thenie, ata thane se ai eshte ai vetem shprehja,apo vetem kuptimi, apo qe te dy, apo cdonjeri nga ata, e kunderthenia e tyre eshte rrethe folesit dhe te folurit te tij.

Er-Rraziu ka thene: Sa i perket grupit te dyte , te cilet thane se njeriu eshte shprehje per nje trupe te vecante, i cili gjendet brenda ketij trupi, autoret e kesaj thenieje gjate percaktimit te atij trupi u ndan ne disa mendime:
I pari: Ai eshte kombinim i kater perzierjeve nga te cilat lind ky trup.
I dyti:Se ai eshte gjaku.
I treti:Ai eshte shpirti i lehte, i cili linde ne anen e majte te zemres dhe deperton permes arterieve ne pjeset e tjera te trupit.
I katerti:Ai eshte shpirti , i cili ngrihet nga zemra ne tru dhe parapergaditet qe ta pranoje fuqine e mbajtjes mend, mendimit dhe kujteses.
I Pesti:Ai eshte nje pjese e pandare e zemres.
I gjashti:Se ai eshte trup, i cili ndryshon nga ky trup i yni i ndjeshem , ai eshte nje trup nurani(nga drita),i larte , i lehte, i gjalle, i levizeshem,nderhyne ne brendin e pjeseve te trupit, ai levize neper ato si levizja e ujit neper lule,si levizja e vajit neper ullinj dhe zjarrit neper thengjill.Derisa ato pjese te jene te mira per pranimin e atyre gjurmeve te dala nga ai trup i lehte, mbetet se ai trup i lehte i mbeshtjelle me ato pjese ato gjurme bejne qe ai trup te ndieje, te levize dhe te deshiroje.
Kur ato pjese humbin funksionin, e dalin nga sfera e ndikimeve, ateher ky shpirte shkeputet nga trupi dhe shkon ne boten e shpirterave.

Kjo thenie eshte e saket ne kete ceshtje, ndersa perveq saj nuk ka te sakta dhe te gjitha thenjet perveq saj jane te kota.Ate e vertetan Kurani,Suneti Ixhmai i Sahabeve (Zoti i paste Meshiruare) dhe argumentet qe mbeshteten nga lodhika dhe natyrshmeria.

Ne te postimet e ardheshme do te cekim argumentet per te verteten e shpirtit ne nje renditje.

Deri atehere c'do te mire.

selamualejkum
HasanMehmeti.