PDA

View Full Version : Bashkimi I Trajtave Tė Shkurtra Tė Pėremrave Vetorė Dhe Drejtshkrimi i tyre


Imeri
29-01-08, 17:07
BASHKIMI I TRAJTAVE TĖ SHKURTRA TĖ PĖREMRAVE VETORĖ DHE DREJTSHKIRMI I TYRE

Pėremrat vetorė gjatė lakimit tė tyre nė rasėn dhanore dalin me trajta tė shkurtra:(mua) mė,(ty) tė,(atij,asaj) i; (neve) na,(juve )ju, (atyre) u; dhe nė rasėn kallėzore dalin me trajta tė shkurtra:(mua) mė,(ty) tė,dhe (atė) e, (ne) na,(ju) ju,(ata,ato) i, por duhet pasur kujdes nė drejtshkrimin e tyre sipas rregullave tė gjuhės sė njėsuar letrate.
Kėto trajta tė shkurtra shpeshherė ngatėrrohen nė tė shkruar se kur duhet tė pėrdoret apostrofi (;), dhe kur nuk duhet pėdoret apostrofi ('). Prandaj do tė bėj pėrpjekje pėr ta bėrė sqarimin e tyre.
Pėr ta sqaruar mė mirė po bėjmė lakimin e pėremrave vetorė nėpėr rasa dhe trajtat e tyre i kemi shėnuar me ngjyrė tė zezė mė tė theksuar.

Numri njėjės:
Veta e I.
Em.unė;Gji.---;Dha.(mua)mė;Kall.(mua)mė; Rr.prej meje.
Veta e II.
Em.ti; Gji.---; Dha.(ty)tė; Kall.(ty) tė; Rr.prej teje.
Veta e III.
Em.ai;Gji.i(e)atij,asaj;Dha.(atij,asaj)i;Kall.atė( e);Rr,prej atij.

Numri shumės:
Veta e I.
Em.ne; Gji.---;Dha.(neve)na;Kall.(ne) na; Rr.prej nesh.
Veta e II.
Em.ju; Gji.---;Dha.(juve) ju; Kall.(ju) ju;Rr.prej jush.
Veta e III.
Em.ata,ato; gji.i(e) atyre; Dha.(atyre) u;Kall.(ata,ato) i; Rr.prej atyre

Kur trajtat e shkurtra:(mua) mė dhe (ty) tė,bashkohen me trajtėn e shkurtėr:(atė) e,na shfaqet njė shkrirje nė mes tingullit (ė) dhe tingullit (e) nė njė tingull tė tretė (a).
Kėto trajta nuk ndahen me apostrof ('), pasi kėtu kemi vetėm shkrirje tė dy tingujve nė njė tė tretė.

Shembuj:
Teuta ma solli librin e kimisė. Ty,a ta solli librin e fizikės?
Kėto trajta tė dhėna nė dy fjalitė e cekura mė lart rrjedhin:
(mua) mė +(atė) e =mė+e=ma.
(ty) tė +(atė) e =tė + e = ta.
Ndėrsa bashkimi i trajtave tė shkurtra tė rasės dhanore:(mua)mė dhe (ty) tė ,me trajtėn e shkurtėr tė rasės kallėzore:(ata,ato) i, duhet tė pėdoret apostrofi (').

... ... ...

Imeri
30-01-08, 17:13
... ... ...

Ndėrsa bashkimi i trajtave tė shkurtėra tė rasės dhanore: (mua) mė dhe (ty) tė, me trajtėn e shkurtėr tė pėremrit vetor tė rasės kallėzore:(ata,ato) i ,duhet tė pėrdoret apostrofi (').
Shembuj:
Teuta m'i solli librat, qė m'i mori pėr ta pėrgatitur provimin.
(Kujt? Mua-mė),(Cilat? Ato -i).
Kėto trajta rrjedhin nga: (mua) mė + (ato) i = mė + i =m'i.

A t'i solli Teuat librat, qė t'i mori pėr ta pėrgatitur provimin?
Kėto trajta rrjedhin nga:(ty) tė + (ata,ato) i= tė +i = t'i.

Pėr t'ia dalė nė krye njė pune,duhet punuar mė shumė!
Nė kėtė fjali ka rėnė tingulli (ė) i pjesėzes (tė), nėn ndikimin e trajtės sė shkurtėr tė rasės dhanore (atij,asaj) i,dhe trajtės sė shkurtėr tė rasės kallėzore (ata,ato) i.
Pjesėza (tė) dhe bashkimi i trajtave tė shkurtra rrjedhin nga:tė + (atij,asaj) i + (ata,ato) i =tė + i + i =tė + ia = t'ia.

Po ashtu trajtat e shkutra tė rasės dhanore:(mua) mė dhe (ty)tė, pra pjesėzes (u) tė foljeve tė diatezės pėsore tė mėnyrės dėftore nė kohėn e kryer tė thjeshtė veta e tretė:u lava,u vesha,u regjistrova etj. dhe para pjesoreve tė foljeve tė mėnyrės paskajore: pėr t'u larė,pėr t'u veshur,pėr t'u regjistruar etj. nėn ndikimin e pjesėzes (u) bie tingulli (ė)dhe gjithsesei duhet tė pėrdoret apostrofi (').
Djali m'u regjistra nė fakultet:(mua) mė +u=mė + u =m'u.
Nuk m'u dha rasti ta vizitoj shokun nė spital.
A t'u regjistrua djali nė fakultet?:(ty) tė +u = tė +u = t'u.
Shkoi pėr t'u regjistruar nė fakultet.etj.
Do t'u thuash qė tė vijnė mė herėt(Kujt?-Atyre) u.etj.
Duam t'ju nderojmė. (juve) ju.
Do t'jua dėrgojmė informatat pas dhjetė ditėsh! (Kujt?-juve) ju,nė rasėn dhanore.(Cilat-Ato) i,nė rasėn kallėzore.
Do t'jua sjellim, sa mė parė ,shokėt e plagosur!(Kujt? -Juve) ju,nė rasėn dhanore,(Cilėt?-Ata) i, nė rasė kallėzore.
Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me pjesėzen (tė) dhe bashkimin e trajtave tė shkurtra:tė+(juve) ju + (ata,ato) i =tė +ju + i=t'jua.
Pėr t'ua kaluar shokėve nė sukses, duhet punuar mė shumė.
(Kujt?- Atyre)u,(Cilen?- atė)e.
Nė shembujt e dhėnė mė lart,kemi bashkimin e trajtave tė shkurtra(atyre) u dhe (atė) e dhe pjesėzen tė. Nė tė shkruar tingulli (ė), bie nėn ndikimin e tingujve (ua).

arton bala
31-01-08, 13:41
Sa shpjegim i qarte i nje "rajoni" te Shqipes, te cilit personalisht gjithmone ia kisha friken.

Dija te dalloja p.sh. se kur shkruhet "ti" me apostrof ne mes (pra "t“i"), por shpjegimi im ka qene ky: pra mendoja se "ti" me apostrof ("t“i") duhet te shkruhet gjithmone kur nuk perdoret si peremer vetor (veta dy, njejes).

Ndersa problemet tjera te temes se trajtave te shkurtera te peremrave vetore, p.sh. pyetja se kur duhet te shkruhen fjalet "mi", "tu" me apostrof e kur jo, do isha munduar ta shpjegoj (poashtu gabimisht) duke dalluar a po perdoren si peremra pronore (atehere "tu" pa apostrof), apo jo (atehere "tu" me apostrof).

Mirepo ku nuk dija asnje pergjegje, ishte pyetja se kur shkruhen "mu", "ta", "ma" me apostrof. Pra pasi qe keto fjale nuk i ngjajne asnje peremri, s“kisha kriter dallimi. :rolleyes:

Duke shpresuar qe ne te ardhmen kam per tź e (apo ne trajten e shkurte: per ta) permiresuar gabimin, do shkoj e t“i postoj nje kamion fjale, per t“u lexuar e pelqyer ato nga miqte e tu e te mi. :smile:

Falemdinderit,
Artoni

Dilaver
02-02-08, 23:36
I nderuar Imer, trajtat e shkurtra tė pėremrave vetorė duke u pėrdorur pranė njėna tjetrės si fjalė tė patheksuara, pėsojnė ndryshime fonetike.
A pėson ndryshim trajta e shkurt e bashkuar e rasės dhanore nė vetėn e parė shumės (ne na)
Dhan. + Kall. Vet. III nj. =
Dhan. + Kall. Vet. III shum.=

Kėto trajta tė shkurtra shpeshherė ngatėrrohen nė tė shkruar se kur duhet tė pėrdoret apostrofi (;), dhe kur nuk duhet pėdoret apostrofi (').

.. nė vend tė shenjės sė pikėsimit (;) duhet tė jetė (’) apostrof, apo?

Imeri
09-02-08, 23:40
Zotri, Dilaver!
Nė pyetjen e bėrė rreth bashkimit tė trajatave tė shkurtra tė pėremrave vetorė tė vetės sė tretė njėjes tė rasė dhanore (atij,asaj) i dhe tė rasės kallėzore (atė) e ; si dhe tė vetės sė tretė shumės tė rasės dhanore (neve) na dhe (ata,ato) i ,ke pasur plotėsisht tė drejtė se nuk kam mund t'i pėrfshij tė gjitha,por nga kėrkesa e juaj u pa e arsyeshme qė tė bėj kėtė sqarim.
Bashkimi i trajtave tė shkurtra tė pėremrave vetorė tė vetės sė tretė njėjs tė rasės dhanore (atij,asaj) i , dhe tė rasės kallėzore (atė) e rrjedhin nga (atij,asaj) i dhe (atė) e = e+i = ia.
P.sh.Ia dha librin shokut.( Kujt?-Atij) i . (Cilėn? Atė) e .
Ndėrsa tė trajtat e shkurtra tė vetės sė tretė shumės tė rasės dhanore (neve) na dhe tė rasės kallėzore (ata,ato) i , nuk ka rėnie tė tingullit e as shkrirje , por ruhet trajta e shkurtė ashtu si rrjedh prej tyre dhe shkruhen tė ndara.
P.sh. (neve) na +(ata,ato) i = na+i= na i.
Shembull:
Na i solli librat,qė i mori pėr ta pėrgatitur provimin.(Kujt? Neve) na. (Cilat?-Ato) i.
Mėsuesi na i solli lapsat me ngjyra.(Kujt? Neve) na,(Cilėt?-ata) i.
Sa i pėket gabimit tė lėshuar nė rrjeshtin e shtatė, nė vend tė shenjes sė pikėsimit:apostrofi (') ka dalė shenja e pikėsimit pikėpresja (;).Duhet tė jetė: apostrofi (').

Ju pėrshendes pėrzemėrsisht.Imeri.

Dilaver
11-02-08, 17:41
Zotėri Imer, ju falėnderoj nė pergjigje. Sipas sqarimit tuaj po i paraqes nė njėfar mėnyre tabelare nėse mund tė them ashtu, kėto qė keni shpjeguar.

Pasqyra e bashkimit tė trajtave tė shkurtra tė pėremrave vetorė tė rases dhanore ne tė tri vetat njejės e shumės dhe tė rasės kallėzore nė vetėn e tretė njėjės.
(mua)…. mė + e = ma
(ty)………tė + e = ta
(atij/asaj)…i + e = ia
(neve)…...na + e = na e
(juve)……ju + e = jua
(atyre)……u + e = ua

Pasqyra e bashkimit tė trajtave tė shkurtra tė pėremrave vetorė tė rases dhanore ne tė tri vetat njejės e shumės dhe tė rasės kallėzore nė vetėn e tretė shumės.

(mua)……mė + i = m’i
(ty)………..tė + i = t’i
(atij/asaj)…..i + i = ia
(neve)…….na + i = na i
(juve)……..ju + i = jua
(atyre)……..u + i = ua