PDA

View Full Version : Hil Mosi (1885-1933)


Zana_ch
29-01-08, 20:32
http://www.shkoder.net/images/shkodra/hilmosi.gif
HIL MOSI





HIL MOSI |1885-1933|

Poet e publicist i njohur periudhes para e pas se Pavaresise. Mesimet e para i beri ne vendlindje ne Shkoder, ndersa studimet e mesme ne Austri. Ishte pjesmarres i Kongresit te Monastirit dhe antar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes se Malesise se Veriut ku luftoi edhe me arme ne dore. Drejtoi disa organe shtypi dhe krjioj mjaft shoqata e klube atdhetare.
Me periudhen e mbreterise, ne fund te viteve '30 per disa vjet ishte minister i aresimit.
Shkrimet e tij te para u bene te njohura ne vitin 1910 me pseudonimin Zog Sokoli, Liriasi e tjere. Ka botuar disa permbledhje me poezi nder te cilat "Zani i atdheut" ne 1913 dhe "Lotet e dashtunise" 1915. Per nga fryma krijuese Hil Mosi qendron afer Filip Shirokes, me tone romantike-elegjiake. Ne lirikat i kendon mallit per vendlindjen dhe deshires se flakte per ta pare atdheun e lire.
Mjaft prej poezive te Hil Mosit u muzikuan duke u kthyer ne kenge e hymne, nderkohe qe poezite lirike gjeten vend ne repertorin e kengeve popullore shkodrane.
Hil Mosi njihet edhe si pershtates i disa veprave dramatike si "Cubat" e Shilerit,"Sherbetori i dy zotnive" i K. Goldonit, "Filja" e Kernerit, si dhe pershtati kenge per femije nga kompozitore klasike.

Gjuhės shqype

Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!

Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
Gjuh' sakole der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.

Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veē duem ty me t'pa nė dritė.

Wien (Vjenė) 14.I.1907