PDA

View Full Version : Sallata te ndryshme....


Jana
08-05-08, 19:51
Per nje sallate me domate ju duhen (sasia fakultative, ne varesi te oreksit, gjelleve shoqeruese dhe numrit te pjesemarresve):

domate
kastravec
qepe
majdanoz
vaj ulliri
kripe

Prijini domatet, kastravecet qepet (pasi t'i keni pastruar e thare) ne copa te vogla, apo te medha (sipas deshires). Shtojini majdanozin e fresket te prere imet, kripe dhe vaj ulliri para ngrenies. Perziejini mire dhe ... shijojeni. Sipas deshires mund t'i shtoni edhe djathe te bardhe, spec apo ullinj. Mund te perdoret edhe uthulla
http://bp2.blogger.com/_UZEWzlq4HnE/RmbIMiSEreI/AAAAAAAAAZE/ZPMTUygIn0w/s320/2.jpg

Jana
08-05-08, 19:51
Sallate dimerore



Priteni sallaten apo lakren ne fije te holla
Grini karoten
Pergatisni salcen e sallates ne kete menyre. Vaj ulliri aq sa te arrije per sallaten, utthull 1/2 e sasise se vajit te ullirit.
Shtojini salces nje salce ulliri dhe dy thelbinj hudhre te shtypur. Kripe dhe piper te zi.
Perzijini ingredientet mire dhe hidhjani sallates siper. Kujdes! Per ata qe nuk e durojne hudhren mund ta lini jashte recetes. Perndryshe, sasite e ingredienteve mund t'i provoni per te gjetur masen e tyre te sakte sipas shijes suaj. Perzierja e rekomanduar me siper eshte relativisht e shijes se forte.

Jana
14-10-08, 01:17
Sallatė me kungulleshkė

Pėr 1 kg. kungulleshkė duhen: vaj pėr skuqje (1/2 filxhan ēaji), 2 lugė gjelle miell, kripė, piper, 2 lugė gjelle vaj ulliri, 2 kokrra hudhėr, pak rriska qepe tė kuqe, 2 lugė gjelle uthull; sallatė e gjelbėr.
Kungulleshkave tė njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikė, shpėlahen dhe priten nė feta. Pastaj shtohet kripė e piper, lyhen me miell nga tė dyja anėt dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen nė pjatė dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepėve dhe sallata e gjelbėr. Kjo sallatė mund tė shoqėrohet dhe me kos

Jana
14-10-08, 01:18
Sallatė verore
Pėr 500 g domate e kastraveca duhen: speca 200 g, vaj 4-5 lugė gjelle, uthull 2 lugė gjelle, qepė 2 kokrra, majdanoz 2-3 fije dhe kripė.

Jana
14-10-08, 01:18
Sallatė me spinaq
Pėr 500 g spinaq duhen: vaj 3-4 lugė gjelle, limon 1 kokėrr, kripė, qepė 2 kokrra, disa thelpinj hudhra.

Jana
14-10-08, 01:19
Sallatė me speca tė pjekur
Pėr 1 kg. speca duhen: Vaj ulliri 4-5 lugė, uthull 2-3 lugė, hudhra 1 kokėrr, kripė,piper sipas deshirės

Sallatė me radhiqe
Pėr 500 g radhiqe duhen: vaj 3-4 lugė, limon 1 kokėrr mesatare, kripė.

Jana
14-10-08, 01:20
Sallate greke

Per nje tas me sallate greke per 5 persona perdora:
1 tufe sallate jeshile te grire imet (kujdes grijeni me dore, kur grihet me thike i ikin vitaminat)
2 domate te kuqe te pjekura dhe me leng
2 kastravece
2 speca jeshile
1 qepe e kuqe mesatare
nje grusht me ullinj te zinj
250 gr djath i bardhe
1 thelb hudhre i grire holle
gjysem tufe majdanoz i grire holle
nje luge rigon
nje luge ēaji piper i zi
kripe, vaj ulliri, leng limoni

http://i166.photobucket.com/albums/u105/gone2007/g.jpg

Pritini domatet jo shume te vogla, pritini kastravecat ne forme rrethore dhe qepet po ashtu. Pritini dhe specat holle. Te tera keto shtojani sallates jeshile. Nga ana tjeter priteni djathin ne katrore te vegjel dhe me pas shtojini dhe ullinjte dhe djathin mbi sallate.