PDA

View Full Version : Kėngėtari 98 vjeqar nė festivalin Ballkanik


Naki
02-06-08, 20:31
Festivali Ballkanik me kėngėtarin Nėntėdhjetė e tete vjeēar

Jeton Kelmendi, Bruksel
Mars 2008

Ėshtė thėnė se kultura bashkon popujt dhe promovon vlerat e tyre, sidomos kur paraqitet nė ambientet e pėrziera kulturore ndėrkombėtare. Ballkani, njė rajon i njohur pėr luftėra, atje ku filloj Lufta e dyte Botėrore, atje ku edhe sot nuk kanė pushuar problemet, atje ka njė kulturė ndryshe edhe pse ėshtė pjesė e Kontinentit tė Evropės dhe atė me vėmendje e ndoqen artdashėsit vendor. Pėr tri ditė me radhė 27, 28 dhe 29 mars, nė Bruksel, u mbajt festivali qė i bashkoj artistėt ballkanik me shikuesit Belgj. Ngjarja ishte nė fokus tė mediave ndėrkombėtare. “Festivali Bozar” qė u mbajt nė qendrėn kulturore Bozar nė Bruksel, ku u prezantuan artist nga i tėrė Ballkani, me ekspozita, muzikė, cirk, vallėzim, video-dokumentar pėr ushqimin, jetėn dhe traditėn e popujve ballkanik, ishte edhe mė i sukseshėm sivjet. Kėshtu e gjykuan organizatoret. Vitin e kaluar ky festival kishte mbledhur mbi tre mijė shikues, kurse sivjet kishte edhe mė shumė.
“Ballkan Trafik” apo festivali Bozar, ka pėr qėllim ofrimin e kulturave tė popujve tė ndryshėm nga hapėsirat ballkanike me Evropėn perėndimore thonė organizatoret.
Ajo qė zgjoj mė sė shumti vėmendjen e publikut vendas ishte prezantimi Shqiptaro-Belg, ku dyzet artist nga Shqipėria pėrformuan, luajtėn, kėnduan, vallėzuan dhe paraqiten nė mėnyrė dinjitoze kulturėn shqiptare. U prezantuan me pika tė ndryshme edhe jeta e komuniteteve dhe bashkėjetesa e popujve pas luftėrave te viteve tė nėntėdhjeta, ne Bonje e Hercegovinė, Kosovė, Maqedoni dhe Kroaci. Qe nga orėt e pasdites e deri nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė nesėrme vizitoret vazhdonin tė vinin. Ata kishin mundėsi tė shihnin shfaqje dhe tė takoheshin me artistėt tė cilėt dikush kishte ekspozuar, dikush luante, e dikush shfaqte, nėpėr sallat e shumta qė ka qendra Bozar. Tėrheqse ishte edhe cirku ku paraqiteshin artist nga Sllovenia, Hungaria, Shqiperia dhe Rumania. Njerėzit qė vinin pėr tė parė festivalin kryesisht ishin student dhe njerėz tė moshės sė re.

http://bp1.blogger.com/_Hfb6vTNojh4/R_ABLZH2moI/AAAAAAAAAJE/PpGzM651Eao/s320/gjoke+nonaj+98+vje%C3%A7.JPG (http://bp1.blogger.com/_Hfb6vTNojh4/R_ABLZH2moI/AAAAAAAAAJE/PpGzM651Eao/s1600-h/gjoke+nonaj+98+vje%C3%A7.JPG)
Gjokė Nonaj ėshtė Nėntėdhjetė e tetė vjeēar. Ėshtė kėngėtari ndoshta mė i vjetėr nė Botė. Ai kėndon bukur me lahutė kėngėn e Mujės

Nata e fundit ju kishte lenė kryesisht shqiptarėve, ose njerėzve qė kishin ardhur nga Gadishulli Ilirik. Njė veēorie qė rrallė mund tė shihet. Artistėt nga Shqipėria, tė cilėt udhėhiqeshin nga Gjovalin Nonaj, njė profesionist i muzikės dhe shumė instrumenteve, kishin njė skenar tė bukur tė paraqitjes, ku pėrfshinte zhandrre dhe kėngė nga jugu dhe veriu.
Shikuesit e kishin parė me njė pikė muzikore edhe nė ditėn e parė, njeriun me njė shekull jetė duke kėnduar kėngė epike.
Gjokė Nonaj edhe pse ka gati njė qind vjet, ai ėshtė i fortė dhe ka njė zė tė thekshem dhe tė bukur, qė i kėndon Lahutės sė tij. Koncerti filloj me kohė sipas orarit tė paraparė nga organizatoret. Fillimisht, ishte kėnga e Mujės qė u kėndua nga veterani i folklorit Shqiptar Gjokė Nonaj. Ai u prit me shumė duartrokitje dhe adhurim, si nga bashkatdhetarėt shqiptar qė ishin tė pranishėm dhe e kuptonin tekstin qė Nonaj e kėndonte qartė, ashtu edhe nga tė huajt qė nuk ja merreshin vesh fjalėt. Ishte e bukur ta shohėsh njė malėsor nga Veriu i Shqiperisė, nė moshėn 98 vjeēare, se si i kėndon lahutės, qė ėshtė vegėl e vjetėr kombėtare. Kėso ndjenjash do tė mund tė kishin shqiptaret, kurse belgjėt, Francezet dhe tė tjerėt qė nuk e flasin shqipen, padyshim se i mahniti pamja epike e plakut lahurat, e gjithsesi fuqia e tij 98 vjeēar, pėr tė kėnduar me lahutė. Ai edhe lahutės i binte vet, duke nxjerrur melodi tipike tė kėngėve kreshnike. Pastaj programi vazhdoj kėngė toske qė janė nga Jugu. Vallja dhe kostumet kombėtare gjithashtu ishin tėrheqėse pėr publikun. Ishin rreth tre orė program. Muzika ishte nė disa pika e bėrė nga artistet shqiptarė dhe belgj, ngase ashtu Gjovalin Nonaj e kishte kombinuar.

Kosova nė ketė festival u prezantua me disa pika qė u shfaqen me video projektor. Grupet e valėzimit dhe baletit qė janė tė pakta u paraqiten pėrmes xhirimeve qė ishin bėrė nė Kosovė. Drejtuesit kryesisht flisnin pėr mungesėn e financimit tė tyre dhe ankoheshin tek Ministria e Kulturės. Theshtė ta linin pėrshtypjen e njė fillimi qė nuk premton edhe aq shumė. Vlenė tė thuhet se ajo qė kishte mė shumė hapėsirė nė ketė aktivitet kulturor, ku prezantohej Kosova, ishte jo adekuate. Tė drejtat e njeriut dhe barazia gjinore, pothuajse kishin primatin. Ishin gjiruar disa gra: Ikballe Rogova dhe Flora Macula, zyrtare tė shoqatave tė grave nė Kosovė dhe disa police tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Tė parat flisnin pėr njė pėrjudhe tė vėshtirė pėr gruan shqiptare dhe akuzonin meshkujt se nė Kosovė nuk ka pėrfaqėsim tė drejt tė femrės. Njė gjė e tillė ishte bėrė edhe me gratė nė Serbi, por dallimi ishte se gratė serbe thonin se nė Serbi gruaja ka qenė e emancipuar dhe ka pasur rolin e vet qė nga Lufta e Dytė Botėrore.
Edhe Maqedonia ishte pėrfaqėsuar, Liqeni i Ohrit i cili shtrihet nė dy shtete: Maqedoni dhe Shqipėri, ishte prezantuar pėrmes video projektorit. Mirėmbajtja dhe tė mirat qė ka liqeni, ishte fokuse i emisionit, ku flisnin zyrtar tė Liqenit nga Maqedoni dhe Shqipėria.
http://bp1.blogger.com/_Hfb6vTNojh4/R_ABrZH2mpI/AAAAAAAAAJM/fW8JUAcH208/s320/grupi+nga+jugu.JPG (http://bp1.blogger.com/_Hfb6vTNojh4/R_ABrZH2mpI/AAAAAAAAAJM/fW8JUAcH208/s1600-h/grupi+nga+jugu.JPG)

natyra
03-06-08, 01:00
Pershendetje per ju i nderuar Naki,te falemnderit per kete shembull qe ke sjellur mu ne mesin ton....kisha kenaqesin dhe nderin aqe shum si dhe krenarin,nga lexova kete artikull shume mahnites,pikerishte per lahutarin veteran "Gjoke Nonaj" ku vertet te benta per tu mburrur me kete burr malsor,se si nantedhjete e tete (98) vjeqari, pothuaj ni shekull..ka gjetur kurajon ti kendoj lahutes mu ne mes te atij festivali ballkanik...te lumt "Gjoke Nonaj"te ngjafshin nip e mbesa u shtofte fisi yt i larte i malsorit...Paqit shendetin e plot,dhe jetofshi sa malet e Shqiperise..............................:smile:

Me respekt dhe nderime
Nga natyra e malesise Rugoves...flm,

Urata
03-06-08, 01:17
mrekulli a...!