PDA

View Full Version : Mendimi pozitiv nė jetė - AFORIZMA


sakra
08-06-08, 00:37
Nėse ky postim ėshtė bėrė nė vend tė gabuar, kėrkoj falje dhe lus moderatorin/en qė ta zhvendos tek rubrika e duhur.
Ju falėnderoj pėr mirėkuptim


Mendimi pozitiv nė jetė


A F O R I Z M A

Kur pi ujė, mendo pėr burimin.
Pastro zemrėn nga lakmia, ke ēliruar kėmbėt nga zinxhirėt.
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli, asgjė nuk rėndon, asgjė nuk rrėnon, asgjė nuk lėndon.




Lexues,
Merre kėtė tufė mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetėm pėr vete. Ligj themelor i jetės ėshtė ligji i marrjes dhe i dhėnies. Unė kam marrė diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga kėtu dhe dhuroja dikujt tjetėr. Sikur jeta qė i jep jetės. Kjo ėshtė forca e njerėzimit.
Merri thėniet prej kėtij libri, prej kėsaj tufe, lexoji pėr vete, por edhe pėrdori nė njėrėn prej kėtyre mėnyrave: kur tė duash t’ia dėrgosh ndokujt ndonjė dhuratė pėr ditėlindje, pėr fejesė, martesė, pėr lindje tė fėmijės apo pėr cilindo rast, atėherė pėrshkruaje njė thėnie apo disa sosh dhe, natyrisht, duke i zgjedhur me kujdes ato qė i pėrgjigjen momentit festiv, bashkė me ndonjė dhuratė modeste – dėrgoja tė pėrshkruara.
Disa veprojnė edhe pak mė ndryshe: pėr ēdo ditė tė muajit e zgjedhin nga njė thėnie me shėnimin: pėr ditėn e parė tė muajit lexoje vetėm kėtė thėnie, pėr tė dytėn kėtė, pėr tė tretėn... e kėshtu me radhė.
Mėsimi ėshtė gėzim. Po tė mėsonim pėr ēdo ditė nga njė mendim tė mirė, nė fund tė vitit do tė ishim pėr 365 mėsime mė tė pasur. Tė kam thėnė edhe njėherė: dashuria dhe dituria, kur tė ndahen me tė tjerėt – shumėzohen. Mos e ndal vetėm pėr vete diturinė, se askush nuk mund tė jetojė vetėm nė kėtė botė. Nė brezin e pastėr tė potencialit tė gjithė jemi njė dhe vlera e individit matet me fuqinė e tij pėr dhėnie e marrje.
Dhėnia e marrja mund tė jenė edhe tė natyrės materiale, por dhėnia dhe marrja e natyrės shpirtėrore – dashuri dhe dituri – ėshtė mėnyra mė e mirė e jetėsimit tė forcės sė njerėzimit.
Pėr Ty, me shumė dashuri,
AUTORI

(...fillimi)
Mendimi pozitiv ėshtė ēelės qė i hap tė gjitha dyert e thesarit tė jetės.
*
Tė gjitha qė i kemi dhe gjithēka qė jemi, ėshtė vetėm pasojė e mendimeve tona.
*
Mėsuesi tha: Mendimet janė fuqi qė e vėnė nė lėvizje edhe qiellin, edhe tokėn.
*
Nė qoftė se vetėdijėsohemi pėr fuqinė e mendimeve, nuk do tė kemi nevojė tė akuzojmė askėnd pėr dėshtimet tona.
*
Ėshtė e njohur se mendimi krijues ėshtė vlera e parė e gjinisė njerėzore: tė krijosh do tė thotė tė jetosh edhe shumė kohė pėrtej vdekjes.
*
Nė qoftė se, vėrtet, vetėdijėsohemi pėr fuqinė e mendimeve tona, do ta kemi vetėm njė nevojė: tė dashurit tanė t’i ftojmė nė festat e gėzimeve.
*
Nėnvizoje me vijė tė trashė: Asnjėherė mos i beso asnjė mendimi qė lind nė kokėn tėnde, nė qoftė se ai mendim nuk tė sjell gėzim nė zemėr.
*
Mėsuesi tha: Jam betuar se do ta dėgjoj vetėm njeriun qė fjalėn e pėrdor pėr tė thėnė njė MENDIM dhe mendimin e pėrdor pėr tė thėnė TĖ VĖRTETĖN.
*
Thuhet se pėr mendime tė mėdha duhet tė jesh edhe hero edhe idealist, e unė them: Pėr mendimin pozitiv duhet tė jesh vetėm NJERI.
*
Mendimet mė tė thella janė aq tė thjeshta sa secili lexues do tė mendojė se kėto janė mendimet e tij.
*
Mendimet rrinė nė secilin njeri, si ajka nė ēdo pikė tė qumėshtit.
*
…mendimi i mirė, herė-herė, ėshtė sikur brumi: duhet ngjeshur mirė e mirė, qė tė shndėrrohet nė mendim jetėgjatė.
*
Mendimet shpesh janė sikur era: shuajnė zjarrin e vogėl, por ndezin edhe mė shumė zjarrin e madh.
*
Mendimet e kėndshme sjellin kthesa...

sakra
08-06-08, 00:39
Mendimet e fuqishme, nėpėrmjet njeriut, sundojnė botėn.
*
Nuk ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė me shumė e me fort sesa mendimi qė pėrmban mirėsi.
*
Mendimi pozitiv ėshtė mbret i gjithė botės, mendimi negativ ėshtė mbret vetėm i budallenjve.
*
Urtaku ynė tha: Mendimet janė si diamanti, aq sa ėshtė zor tė gjenden, aq ėshtė zor tė pėrpunohen.
*
E dyta: Njeriu nuk bėhet i lumtur duke arritur gjėrat me vlerė, por duke arritur ēfarė i dėshiron zemra.
*
Tė gjitha qeveritė nė botė mbledhin tatime e bėjnė investime, por asnjė qeveri nė botė nuk mund tė mbjellė gėzime nė zemrat e njerėzve si mendimi pozitiv.
*
Thuhet: Njerėzit vdesin, pėrmendoret rrėnohen, vetėm mendimet qė ndėrtojnė jetėn e brezave jetojnė deri nė amshim.
*
Plaku tha: Mendja e fuqishme qė ndjek qėllime praktike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
*
Pėrvoja tha: Kur tė arrish nė majė tė bjeshkės, do tė shohėsh dhe do tė bindesh se nuk paska qenė maja aq e lartė.
*
Prandaj: kur pi ujė, mendo pėr burimin.
*
Urtaku nėnvizoi: Mos kini kurrė qėllim pėr tė qenė diēka, nė qoftė se nuk jeni mė parė NJERI.
*
Me lehtėsi mund tė arrihen sukseset nė jashtėsi; lehtė bėhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vėshtirė, njėmend shumė vėshtirė, ėshtė tė arrihet grada mė e lartė nė jetė: NJERI.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: gjithė natyrės i jep dritė e jetė dhe nuk krijon zhurmė.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: asgjė nuk rėndon, asgjė nuk lėndon dhe asgjė nuk rrėnon.
*
Dielli depėrton edhe nėpėr ujė e nėpėr xham: as nuk stėrpik, as nuk thyen gjė dhe, prapė, jep dritė e ngrohtėsi.
*
Ndaj dritės e ngrohtėsisė sė diellit nuk mund tė ankohen as grykėsit e pangopshėm: mund tė marrin sa tė duan, nuk harxhohet kurrė.
*
Burimi i begatisė hyjnore, qė nuk shteron kurrė, gjendet nė shtratin e mendimit pozitiv.
*
Mendimi pozitiv ėshtė begati e pafund: mund tė marrin tė gjithė sa tė duan dhe, prapė, kurrė fundi s’i shihet.
*
…dhe kjo dhėnie e marrje pėrsėritet ēdo ditė, prej fillimit tė botės e deri nė amshim.
*
Mendimi pozitiv ėshtė si fara: nė njė farė gjendet njė mal i tėrė me lisa.
*
Tė gjithė mund t’i numėrojnė sa fara gjenden nė njė kokėrr mollė, por cila ėshtė ajo mendje qė mund tė dijė sa molla gjenden nė njė farė tė strukur nė zemrėn e mollės?
*
Mėsuesi tha: kėtė enė tė ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandėrprerė e mbush me jetė tė re,
*
Shekujt kalojnė e ti edhe mė tutje qet dhe ende ka ku tė qitet,
*
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nėpėrmjet zemrės sė zbrazėt tė tė cilit shushuritja e erės shndėrrohet nė muzikė.
*
Mendimi pozitiv depėrton nėpėr tėrė qenien e njeriut, sjell dritė, ngrohtėsi, energji dhe kurrė nuk thyen, as nuk lėndon gjė.
*
Urtaku ynė nėnvizoi: ashtu si bleta qė prodhon mjaltė ēdo vit, ashtu si pjergulla qė jep rrush ēdo vit, edhe njeriu duhet tė pėrsėrisė vazhdimisht bamirėsitė e tij.
*
Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natė e ditė mbill mendime pozitive nė qenien tėnde dhe, prapė, do tė kesh nevojė pėr mbjellje tė reja.
*
Mendimi pozitiv ėshtė fillimi i udhėtimit drejt QETĖSISĖ.

(Pjesė nga libri i Daut Demakut “Mendimi pozitiv nė jetė - A F O R I Z M A”)

Librin e plotė (format: pdf) "Mendimi pozitiv..." mund ta shkarkoni falas tek web faqja www.sa-kra.ch (http://www.sa-kra.ch/) (sektori: Literaturė).