PDA

View Full Version : Pastertia ne Islam.


hasanmehmeti
20-06-08, 23:49
Selamualejkum we rahmetullah lexues i dashur musliman.

Prej miresive te medha dhe rregullave te cmuara qe ka vene feja Islame per mbrojtjen e jetes dhe shendetit te njeriut eshte edhe Pastertia.
Hapi i pare per personin qe hyne ne fene Islame, Hapi i pare per personin qe deshiron te bej Adhurim(namaze),nje hape per ate qe deshiron te qendroj large te papasteres pasi aty ku eshte papastertia eshte edhe Shejtani i Mallkuar dhe veprat me te liga, nje hape pra per mbrojtjen e vet Individit dhe Shoqeris nga semundjet e ndryshme, dhe miresi tjera qe do ceken ne vazhdim ne kete teme te gjere qe vetem disa nga pikat kryesore pa u felluar shume do ceken, qe lexuesi ta kete te qarte se te jeshe mysliman duhet medomos te jeshe i paster se pari shpirterisht (large nga idhujtarit e ndryshme) dhe sipas mundesis , disa obligative e disa te pelqyeshme te jesh i paster fizikisht.Kjo teme do perqendrohet ne piken e dyte asaj fizike dhe miresive te saj shpirterore. Por per ta kuptuar qka eshte Pasterti, duhet kuptuar edhe anen e kundert qka e ben me te vertet njeriun te Papaster, te gjitha keto me ndihmen e Zotit do sqarohen ne vijim.
Shpresoj qe do te na ndiqni ne vazhdim per te perfituar nga keto miresi.


Kėtu do tė gjeni nėntemat e mėposhtme:

1. Pastrimi
2. Papastėrtitė
3. Vajtja nė banjė
4. Sunenul Fitra
5. Abdesi
6. Mes-hi mbi meste e ēorape
7. Gusli - larja e trupit
8. Tejemumi
9. Menstruacionet

selamualejkum
Hasani

hasanmehmeti
21-06-08, 00:03
Pastrimi (Et-Tahara)

Pastrimi(Et-Tahara) mund tė jetė i vėrtetė nė rastin kur bėhet me ujė, ose i ligjėruar nė rastin kur kryhet nė njė mėnyrė simbolike, si p.sh. pastrimi me dhč kur merret Tejemmum.


Sipas burimeve tė Sheriatit islam, uji ndahet nė katėr lloje:

(a) Uji absolut (Mutlak)
(b) Uji i pėrdorur (pėr pastrim)
(c) Uji i pėrzier me diēka tė pastėr
(d) Uji i pėrzier me papastėri tė ndryshme

Ne do tė diskutojmė pėr secilin prej tyre nė veēanti.

A- Uji absolut (mutlak)
Ky lloj uji konsiderohet i pastėr dhe si i tillė, ai mund tė pėrdoret nga njeriu pėr tė pastruar vetveten. Ky lloj uji ndahet nė kėto kategori:


1- Uji i shiut, dėborės dhe breshėrit

Kėto ujėra konsiderohen tė pastra nė bazė tė fjalėve tė Allahut:
وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنْ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ
“Ai ju lėshoi shi nga qielli pėr t’ju pastruar me tė”, (El Enfalė: 11) dhe
وَأَنزَلْنَا مِنْ السَّمَاءِ مَاءً طَهُورًا
“...dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr...” (El Furkan, 48)

Pastėrtia e kėtyre ujėrave bazohet gjithashtu edhe nė hadithin e mėposhtėm:
Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (a.s.), e kishte zakon tė qėndronte nė heshtje gjatė kohės midis tekbirit fillestar tė namazit dhe recitimit tė Kuranit.
Prandaj Ebu Hurejra e pyeti Profetin (a.s.): “O i Dėrguar i Allahut! Pse qėndron i heshtur ndėrmjet tekbirit fillestar dhe kėndimit tė Kuranit? Cfarė thua gjatė kėsaj kohe?”
Muhamedi (a.s.) iu pėrgjigj: “Unė them: O Allah! Vendos njė largėsi midis meje dhe mėkateve tė mia tė ngjashme me atė qė ke vendosur midis Lindjes dhe Perėndimit. O Allah! Mė pastro nga mėkatet, ashtu sikurse rrobat e bardha pastrohen nga papastėrtitė! O Allah, laji mėkatet e mia me dėborė, shi dhe breshėr!”Transmeton Buhariu 744, Muslimi 1353, Ebu Daudi 781, Nesai 60,894, Ibėn Maxheh 805.


2- Uji i Detit

Pastėrtia e ujit tė detit vėrtetohet nga hadithi i mėposhtėm.
Ebu Hurejra transmeton se njė burrė e pyeti Profetin (a.s.): “O i Dėrguar i Allahut! Ne lundrojmė nė det dhe marrim me vete vetėm pak ujė pėr tė pirė. Nėse e pėrdorim atė pėr abdes, atėherė nuk do ta shuajmė dot etjen. Pra, a mund tė marrim abdes me ujin e detit?” Profeti (a.s.) iu pėrgjigj: “Uji i tij (i detit) ėshtė i pastėr dhe ngordhėsirat e tij (kafshėt e detit qė kanė ngordhur) janė tė lejueshme”.
Tirmidhiu thotė se ky hadith ėshtė hasen sahih dhe thotė se pėr kėtė ka pyetur Buhariun e ai ka thėnė se ėshtė sahih.Hadith Sahih – i saktė. “Es Sahiha” 480. “Irvaul Galil” 9,2501, “El Mishkat” 479. E ka nxjerrė Ebu Daudi 83, Nesai 333, Tirmidhiu 69, Ibėn Maxheh 386,387,388, Ahmedi 2/361, Maliku 1/44-45.

3- Uji i burimit tė Zemzemit

Aliu radiaAllahu anhu ka treguar se, njėherė, i Dėrguari i Allahut kėrkoi qė t’i sillnin njė kovė me ujė zemzemi. Ai piu ujė nga kova dhe pastaj mori abdes me tė.
Hadith Hasen – i mirė. “Tamamul Mineh” 46, “Irvaul Galil” 13. Nuk ėshtė prej transmetimeve tė Ahmedit personalisht, siē pėrmendet nė tekstin origjinal, por e ka transmetuar i biri i tij, nė shtojca 1/76.


4- Uji i ndryshuar

Nė kėtė kategori hyn ai ujė, gjendja e tė cilit ka pėsuar ndryshim, si rezultat i qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė nė njė vend apo pėr arsye tė vendit ku ėshtė vėnė si dhe pėr shkak tė pėrzierjes me ndonjė lėndė qė nuk mund tė hiqet plotėsisht prej tij (ujė me alga, gjethe peme e kėshtu me radhė).
Dijetarėt kanė rėnė dakord qė uji i ndryshuar bėn pjesė tek lloji i ujit absolut.
Shpjegimi ėshtė i thjeshtė: Cdo gjė qė hyn nė kategorinė e kuptimit tė pėrgjithshėm tė ujit, pa patur ndonjė cilėsi tjetėr, konsiderohet e pastėr, sepse nė Kuran thuhet:
فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا
“...dhe nėse nuk gjeni ujė, atėherė merrni tejemum me dhé tė pastėr...” (El-Maide: 6)


B- Uji i pėrdorur

Kjo kategori ka tė bėjė me ujin qė kullon nga njeriu pas marrjes sė abdesit apo tė guslit (larjes sė gjithė trupit). Ky lloj uji konsiderohet i pastėr sepse gjendja e tij para pėrdorimit ka qenė e tillė dhe nuk ka asnjė argument pėr tė menduar se ai e ka humbur pastėrtinė e vet. Ky pėrfundim mbėshtetet nė hadithin e Rrubeijja bint Muavidh, e cila pėrshkruan mėnyrėn e abdesit tė Profetit (a.s.) duke thėnė se ai e pastronte kokėn me ujin e mbetur nė duart e tij pas marrjes sė abdesit.Transmeton Ahmedi 25774.

Varianti i Ebu Daudit ėshtė: “I Dėrguari i Allahut (a.s.) e fėrkonte kokėn me ujin e mbetur nė dorėn e tij”.
Hadith Hasen. “Es Sahiha” nėn hadithin nr. 36. E ka nxjerrė Ebu Daudi 130, Bejhakiu 1/237.

Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se ai u takua njėherė me tė Dėrguarin e Allahut nė rrugėt e Medinės, ndėrkohė qė ishte xhunub(Xhunub quhet personi qė nuk ėshtė pastruar pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės). Ebu Hurejra u largua ngadalė, mori gusėl(Larje e plotė e trupit pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės.)dhe u kthye pėrsėri. I dėrguari i Allahut e pyeti atė: “Ku ishe o Ebu Hurejra? Ai iu pėrgjigj: “Isha xhunub dhe nuk doja tė rrija me ty nė atė gjendje”.
Pastaj Profeti (a.s.) i tha: “I lartėsuar qoftė Allahu! Besimtari nuk bėhet i papastėr”.Tranmsetuar nga 1- Sahihu i Buhariut. 2- Sahihu i Muslimit. 3- Suneni i Ebu Daudit. 4- Xhamiu i Tirmidhiut. 5- Suneni i Nesaiut. 6- Suneni i Ibėn Maxhes.

Ajo ēka u pėrmend mė sipėr shpjegon faktin se, meqė besimtari nuk ėshtė asnjėherė i papastėr, atėherė edhe uji qė pėrdor ai pėr pastrim nuk bėhet i papastėr.

Ibn El Mundhiri thotė se ėshtė transmetuar nga Aliu, Ibėn Umeri, Ebu Umame, A’ta, El Hasani, Mekhuli dhe Nehaiu, tė cilėt kanė thėnė: “Nėse njė person ka harruar ta fėrkojė kokėn e tij gjatė abdesit, ėshtė e mjaftueshme pėr tė ta bėjė njė gjė tė tillė me pak ujė qė mund tė ketė mbetur nė mjekrėn e tij”.

Ibn El Mundhiri ka thėnė se kjo vėrteton faktin qė ata e konsideronin “ujin e pėrdorur”si tė pastėr. Ky mendim i atribuohet Malikut dhe Shafiut.
Gjithashtu, Ibėn Hazmi ia atribuon kėtė mendim Sufjan Eth-Thaurit, Ebu Thaurit dhe tė gjithė dijetarėve tė shkollės dhahirite.

vazhdon me pjesen e Pastrimit.

selamualejkum
Hasani

hasanmehmeti
06-07-08, 23:15
C- Uji i pėrzier me lėndė tė pastra


Nė kėtė kategori hyn uji i pėrzier me lėndė tė tilla si: sapuni, shafrani, lulet etj., tė cilat pėrfshihen nė grupin e objekteve qė konsiderohen tė pastra nga Sheriati. Ky ujė konsiderohet i pastėr pėr aq kohė sa nuk pėrzihet me lėndė tė tjera qė mund t’ia ndryshojnė gjendjen e tij dhe qė pas kėsaj pėrzierjeje nuk mund tė quhet mė ujė. Nėse ndodh kjo, uji konsiderohet ende i pastėr, por nuk mund tė pėrdoret pėr pastrim. Umu A’tija tregon se i Dėrguari i Allahut hyri nė shtėpinė e saj - pas vdekjes sė vajzės sė tij Zejnebit - dhe i tha: “Laje atė tre apo pesė herė ose edhe mė tepėr (nėse e sheh tė nevojshme njė gjė tė tillė), duke pėrdorur ujė dhe gjethe tė thata peme. Pėr larjen e fundit pėrdor pak kamfur apo diēka nga ai. Kur tė kesh mbaruar, mė njofto!”.
Pasi ajo veproi siē i kishte thėnė Profeti (a.s.), ai u dha grave veshjen e tij tė jashtme dhe u tha atyre qė ta mbėshtillnin Zejnebin me tė”.
Transmeton “Grupi”. Buhariu 1253,1254,1258,1260, Muslimi 2165, Ebu Daudi 3142,3146, Tirmidhiu 990, Nesai 1880,1885,1886, Ibėn Maxheh 1458,1459.

I vdekuri duhet tė lahet me po tė njėjtėn gjė qė pėrdor i gjalli pėr t’u pastruar.
Ahmedi, Nesaiu dhe Ibėn Huzejme transmetojnė nga Umu Hani se i Dėrguari i Allahut dhe Mejmune laheshin nga njė (ujė) enė qė kishte gjurmė brumi nė tė.
Hadith Sahih. “El Irva” 1/64, ‘El Mishkat” 485. E ka nxjerrė Nesai 240, Ibėn Maxheh 378, Ibėn Hibani 227 –Mevarid, Bejhakiu 1/7, Ahmedi 6/342, Ibėn Huzejme nė “El Muhala” 2/200.

Nga tė dyja hadithet e mėsipėrme kuptojmė se uji ishte i pėrzier me njė lėndė tjetėr, por meqėnėse ajo lėndė nuk ishte realisht e mjaftueshme pėr ta ndryshuar natyrėn e ujit, ky i fundit ėshtė i vlefshėm pėr pėrdorim.

D- Uji i pėrzier me lėndė tė papastra
Kjo kategori pėrfshin dy gjendje tė cilat janė:

· Kur lėnda e papastėr ndryshon shijen, ngjyrėn dhe aromėn e ujit. Nė kėtė rast, ky ujė nuk mund tė pėrdoret mė pėr pastrim. Sipas Ibėn El Mundhir dhe Ibėn El Mulakin, ekziston njė unanimitet i dijetarėve pėr kėtė ēėshtje.
· Kur uji konsiderohet ende ujė absolut, gjė qė do tė thotė se lėnda e papastėr, e pėrzier me tė, nuk ka arritur t’ia ndryshojė shijen, ngjyrėn apo aromėn e tij. Ky ujė konsiderohet i pastėr dhe po ashtu mund tė pėrdoret pėr pastrim.Kėtė e vėrteton hadithi i mėposhtėm:
Ebu Hurejra transmeton se njė beduin (Beduin quhet nomadi, qė nuk ka njė vendbanim tė qėndrueshėm; endacak, shtegtar.)urinoi nė xhami. Njerėzit e ndodhur aty u ēuan pėr ta ndaluar atė. Profeti (a.s.) u tha: “Lėreni dhe hidhni njė kovė ujė mbi urinėn e tij. Ju jeni dėrguar pėr tė lehtėsuar dhe nuk jeni dėrguar pėr tė vėshtirėsuar”.Transmeton “Grupi”, pėrveē Muslimit. Buhariu 220, Ebu Daudi 380, Tirmidhiu 147, Nesai 56,330, Ibėn Maxheh 529, Ahmedi 6957, Bejhakiu 2/428.

Ebu Said El Hudri e pyeti Profetin (a.s.): “A mund tė marrim abdes me ujin e pusit tė Budaah(Pus uji nė Medine. Ebu Daudi, nė lidhje me kėtė pus, na rrėfen se kur kishte e matur vetė thellėsinė e kėtij pusi, i kishte0 dalė rreth 6 Dhira’ė (njėsi matėse e gjatėsisė ekuivalente pėrafėrsisht me 102 inch.) (njė pus nė Medine)?” Profeti (a.s.) i tha: “Uji ėshtė i pastėr dhe asgjė nuk e ndot atė”.Hadith Sahih. “El Irva” 14, “El Mishkat” 288. E ka nxjerrė Ahmedi 3/31,86, Ebu Daudi 66, Tirmidhiu 66, Nesai 326, Ibėn Xharudi nė “El Munteka” 47, Darakutni f.11, Bejhakiu 1/4-5.

Nė lidhje me kėtė hadith, Ahmedi ka thėnė: “Ky hadith ėshtė sahih dhe Jahja ibėn Main dhe Ebu Muhammed e kanė cilėsuar si tė tillė gjithashtu”. Tė njėjtin mendim kanė edhe Ibėn Abasi, Ebu Hurejra, El Hasan El Basri, Ibėn El Musejib, Ikrime, Ibėn Ebu Lejla, Eth-Thauri, Daud Dhahiri, En-Nehai, Maliku dhe tė tjerėt.
Pėr kėtė El Gazaliu thotė: “Do tė doja qė mendimi i Shafiut nė lidhje me ujėrat tė ishte si ai i Malikut”.
Ekziston gjithashtu edhe njė hadith nga Abdullah ibėn Umer, nė tė cilin transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kur uji tė jetė nė sasi sa dy kova, ai nuk mban papastėrti”.Hadith Sahih – i saktė. “Tamamul Mineh” 46, “El Irva” 23, Sahihul Xhami 758, “El Mishkat” 477. E ka nxjerrė Ebu Daudi 63, Tirmidhiu 67, Nesai 52, Ahmedi 1/314, Darakutni 1/187, El Hakim 1/133, Bejhakiu 1/260. Ky hadith transmetohet nga “tė pestėt”(Me “tė pestėt” nėnkuptohen katėr sunetet dhe Ahmed ibėn Hanbeli).


Ibn Abdul Berr ka thėnė nė “Et-Temhid”: “Pėrsa i pėrket mendimit tė Shafiut, i cili bazohet nė kėtė hadith, ai ėshtė i dobėt nė shqyrtim dhe nuk ėshtė i konfirmuar nga tė dhėnat historike”.

vazhdon inshaAllah.

hasanmehmeti
06-07-08, 23:22
Uji i mbetur

“Uji i mbetur” ėshtė uji qė mbetet nė njė enė pasi ėshtė pirė njė pjesė e tij. Ky lloj uji ndahet nė pesė grupe tė ndryshme. Ata janė:

1- Uji i mbetur nė enė, pasi kanė pirė njerėzit nė tė
Sipas Sheriatit, ky ujė konsiderohet i pastėr, pavarėsisht nėse nė tė ka pirė njė musliman, njė jobesimtar, njė njeri xhunub apo njė grua me menstruacione. Edhe pse Allahu thotė nė Kuran:
إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ
“Me tė vėrtetė, idhujtarėt janė tė papastėr” (Et-Teube: 28), ky ajet nuk i referohet gjendjes sė tyre fizike, por asaj shpirtėrore pėr shkak tė besimeve tė kota qė ata praktikojnė. Ata mund tė kenė kontakt me papastėrtitė, por kjo nuk do tė thotė se trupat e tyre janė tė papastėr. Nė fakt, kėta njerėz kishin lidhje tė ndryshme me muslimanėt. Emisarėt dhe delegacionet e tyre e vizitonin tė Dėrguarin e Allahut si dhe hynin nė xhaminė e tij. Profeti (a.s.) nuk urdhėronte asnjėherė qė tė pastroheshin objektet e prekura prej tyre. Pėrsa i pėrket grave me menstruacine, Aishja (r.a.) tregon: “Unė pija ujė nga njė enė, ndėrkohė qė isha me menstruacione. Pastaj ia kaloja atė tė Dėrguarit tė Allahut dhe ai pinte nga i njėti vend ku unė kisha vendosur buzėt”.Transmeton Muslimi 690, Ebu Daudi 259, Nesai 70,278,281,340, Ibėn maxheh 643, Ahmedi 6/210.

2- Uji i mbetur nė njė enė pasi nė tė ka pirė njė kafshė “e lejuar” (mishi i sė cilės ėshtė hallall)
Ky ujė konsiderohet i pastėr ngase jargėt (pėshtyma) burojnė nga mishi i pastėr, prandaj dhe uji ka marrė tė njėjtėn dispozitė.
Ebu Bekėr ibėn El Mundhir ka thėnė: “Dijetarėt kanė rėnė dakord qė ky lloj uji ėshtė i lejueshėm pėr t’u pirė si dhe pėr t’u pėrdorur pėr abdes”.

3- Uji i mbetur nė njė enė, pasi ka pirė nė tė njė gomar, mushkė, egėrsirė apo shpend grabitqar
Edhe ky ujė konsiderohet i pastėr, bazuar nė hadithin e Xhabirit, nė tė cilin i Dėrguari i Allahut ėshtė pyetur nė lidhje me marrjen e abdesit me ujin e mbetur nė enėn ku kanė pirė gomerėt. Profeti (a.s.) ėshtė pėrgjigjur: “Po, lejohet, po ashtu edhe uji i lėnė nga kafshėt e gjahut”.
Hadith Daif – i dobėt. “Tamamul Mineh” 47, “El Mishkat” 484. E ka nxjerrė Shafiu nė “Musnedin” e tij f.8, Darakutni 1/62, Bejhakiu 1/249.

Transmetohet gjithashtu nga Ibėn Umeri se i Dėrguari i Allahut doli njėherė natėn, ndėrkohė qė ishte nė udhėtim dhe kaloi afėr njė burri qė ishte ulur pranė njė pellgu me ujė. Umeri i tha atij: “A ka pirė ndonjė egėrsirė nė pellgun tėnd sonte?”
I Dėrguari i Allahut i tha burrit: “O pronar i pellgut! Mos i trego atij (Omerit)se nuk ėshtė e nevojshme. Pėr tė (egėrsirėn) ėshtė ēfarė ka marrė nė stomakun e saj, kurse pėr ne ēfarė ajo ka lėnė; pra uji pėr tė pirė dhe pėr t’u pastruar”.
Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48. E ka nxjerrė Darakutni 1/26

Jahja ibėn Seid tregon se njėherė Umeri ishte nė njė grup me disa tė tjerė ku bėnte pjesė edhe Amr ibėn El As. Kur ata iu afruan njė pellgu, Amri tha: “O pronar i pellgut! A vijnė e pinė ujė egėrsirat nė pellgun tėnd?” Umeri i tha: “Mos na trego, meqenėse njerėzit pijnė pas kafshėve dhe kafshėt pas njerėzve”.
Hadith Daif. “Tamamul Mineh” f.48-49. E ka nxjerrė Maliku nė “Muata” 1/46, Bejhakiu 1/250, Darakutni 1/22; nga Jahja ibėn Abdurrahman ibėn Hatib; nga Umeri... dhe jo nga Jahja ibėn Seid.

4- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė macja
Edhe ky lloj uji konsiderohet i pastėr. Kjo rezulton nga hadithi qė transmeton Kebshe bint Keab, gruaja e Ebu Katades, ku thotė se i shoqi hyri nė dhomė dhe ajo i nxori ujė pėr tė pirė. Nė ato momente erdhi njė mace pėr tė pirė ujė dhe Katade e anoi pak enėn, nė mėnyrė qė macja tė pinte prej saj. Kebshe tregon: “Ai e vuri re se po e shikoja dhe mė pyeti: “A po habitesh?” Unė ju pėrgjigja: “Po”. Pastaj ai tha: “I Dėrguari i Allahut (a.s.) ka thėnė: “Ajo (macja) nuk ėshtė e papastėr. Ajo rri me ju”.
Hadith Sahih. “Irvaul Galil” 173, “El Mishkat” 482. E ka nxjerrė Maliku 1/22, Ebu Daudi 75, Nesai 68,340, Tirmidhiu 92, Darimi 1/187-188, Ibėn maxheh 1/131, El Hakim 1/159-160, Bejhakiu 1/245, Ahmedi 5/303,309.Ky hadith transmetohet nga grupi i “tė pestėve”. Tirmidhiu e ka cilėsuar atė si hasen sahih, ndėrsa Buhariu dhe tė tjerėt e kanė cilėsuar kėtė hadith si sahih.
5- Uji i mbetur nė njė enė nė tė cilėn ka pirė derri apo qeni

Ky ujė konsiderohet i papastėr dhe duhet tė shmanget pėrdorimi i tij. Buhariu dhe Muslimi kanė transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nėse njė qen pi nė ndonjė nga enėt tuaja, atėherė lajeni (enėn) shtatė herė”.Buhariu 172, Muslimi 648, Nesai 63, Ibėn Maxheh 364, Ahmedi 2/460, Bejhakiu 1/240.
Ahmedi dhe Muslimi transmetojnė edhe njė shtesė tjetėr:
“Nėse qeni ka lėpirė ndonjė nga enėt tuaja, lajeni atė shtatė herė dhe larjen e parė bėjeni me dhé”. Muslimi 649, Ahmedi 2/427, Ebu Daudi 71, Bejhakiu 1/240

Pėr sa i pėrket ujit tė lėnė nga derri, ai konsiderohet i pistė dhe i papastėr pėr shkak tė papastėrsisė dhe ndyrėsisė sė tij.


ps/vleresimi i haditheve ne vertetesi eshte ber nga Imam Albani rahimehullah.

hasanmehmeti
24-08-08, 13:35
2. PAPASTERTITE (NEXHASET)


Fjala “nexhese” ka tė bėjė me lėndėt e papastra, tė cilave muslimani duhet t’u largohet dhe t’i lajė nėse ato ndotin rrobat, trupin e tij etj. Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ
“Dhe rrobat e tua pastroji!”. (El-Muddethir, 4)
Nė njė varg tjetėr kuranor, Allahu thotė:
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
“Vėrtet Allahu i do shumė ata tė cilėt i kthehen Atij me pendim dhe ata tė cilėt e pastrojnė vetveten”. (El-Bekare: 222)
Gjithashtu, i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Pastėrtia ėshtė gjysma e besimit”.Muslimi 533, Tirmidhiu 3517, Darimi 1/132, Ahmedi 4/250, 5/342.



Llojet e papastėrtive


Papastėrtitė mund tė jenė ose konkrete si urina dhe ujėt e trashė, ose jokonkrete por qė konsiderohet si papastėrti, si gjendja e personit pas ejakulimit.

A. Kafshėt e ngordhura

Ky lloj i papastėrtive lidhet me rastin kur kafshėt ngordhin nga “shkaqe natyrore”, d.m.th. jo me mėnyrėn e duhur tė therjes islame. Ky grup pėrfshin edhe ēdo gjė qė hiqet nga njė kafshė e gjallė. Ebu Vakid El-Lejthi ka treguar se Profeti (a.s.) ka thėnė: “Ajo ēka ėshtė hequr nga njė kafshė e gjallė, konsiderohet e ngordhur”.Hadith Saih. “Gajetul Meram” 41. E ka nxjerrė Ebu Daudi 2858, Tirmidhiu 1480, Ibėn Maxheh 3216, Ahmedi 5/218, Bejhakiu 1/23 (Pra, quhet kafshė e patherur nė mėnyrėn e duhur). Ky hadith transmetohet nga Ebu Daudi. Tirmidhiu e klasifikon atė si hasen dhe thonė se dijetarėt veprojnė nė bazė tė tij.
Nga ky rregull pėrjashtohen:


1- Kafshėt e ngordhura tė detit

Ibn Umeri tregon se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshėsh tė ngordhura janė tė lejueshme pėr ne. Dy llojet e kafshėve tė ngordhura janė peshqit dhe karkalecat. Ndėrsa, dy llojet e gjakut janė: gjaku i mėlēisė dhe ai i shpretkės”.Hadith Sahih. “Es Sahiha” 1118, “El Mishkat” 4142. E ka nxjerrė Ahmedi 2/97, Ibėn Maxheh 3314, Bejhakiu 1/254, Darakutni 4/270, Begaviu nė “Sherhus Suneh” 3/185.Ky hadith transmetohet nga Ahmedi, Shafiu, Bejhakiu dhe Darakutni.
Mė parė mėsuam thėnien e Pejgamberit (a.s.) nė lidhje me detin kur thotė: “Uji i tij ėshtė i pastėr dhe ngordhėsirat e tij janė tė lejueshme”.Hadith Sahih. Nxjerrja e tij ėshtė pėrmendur mė sipėr.

2- Kafshėt e ngordhura qė nuk kanė rrjedhje gjaku si: bletėt, milingonat etj.

Ato konsiderohen tė pastra. Nėse bien nė ndonjė lėndė dhe ngordhin, ajo lėndė nuk ndotet.
Ibn El Mundhir ka thėnė: “Nuk di tė ketė ndonjė kundėrshtim pėrsa i pėrket pastėrtisė sė njė uji tė tillė, me pėrjashtim tė asaj ēfarė ėshtė transmetuar nga Shafiu. Dihet fare mirė qė ai e shihte kėtė ujė si tė papastėr. Sidoqoftė, ai nuk shqetėsohet nė rast se diēka e tillė bie nė ujė dhe nuk e ndryshon atė”.

3- Kockat, brirėt, putrat, leshi, pendėt dhe lėkura e kafshėve tė ngordhura

Tė gjitha kėtokonsiderohen tė pastra, ngase nė tė gjitha kėto merret parasysh pastėrtia nė parim dhe nuk ka argument pėr tė gjykuar mbi papastėrtinė. Pėrsa i pėrketkockave tė elefantit e tė tjera tė ngjashme me to, Zuhriu ka thėnė: “Kam takuar disa nga dijetarėt e hershėm selefė qė i pėrdornin objekte tė tilla si krehėra, enė pėr vaj dhe nuk e shihnin kėtė gjė si tė gabuar”.E transmeton Buhariu.
Ibn Abasi ka thėnė: “Shėrbėtores sė Mejmunes iu dha njė dele si lėmoshė dhe ajo ngordhi. I Dėrguari i Allahut (a.s.) kaloi pranė saj dhe tha: “Pse nuk ia heq lėkurėn, ta pėrpunosh atė dhe ta pėrdorėsh?” I thanė: “Ajo ėshtė e ngordhur!”. Profeti (a.s.) i tha: “Vetėm ngrėnia e saj ėshtė e ndaluar”. Transmeton “Grupi”, porBuhariu dhe Nesaiu nuk e pėrmendin pėrpunimin e lėkurės. Buhariu 1492,2221,5531, Muslimi 804, Ebu Daudi 4120,4121, Nesai 4235,4236,4237, Ibėn Maxheh 3610, Ahmedi, Bejhakiu 1/15.

Transmetohet se Ibėn Abasi ka pėrmendur ajetin kuranor:
قُلْ لاَ أَجِدُ فِي مَا أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ
“Thuaj (O Muhamed): “Unė nuk gjej nė atė qė mė ėshtė shpallur mua ndonjė gjė tė ndaluar pėr ngrėnie pėr atė njeri qė dėshiron tė hajė prej tyre, pėrveē kafshėve tė ngordhura, gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre) ose mishit tė derrit (nė cilindo gatim tė tij)...” (El En’am: 145).
Pastaj ai ka thėnė:“Ajo ēfarė ndalohet, ėshtė mishi i saj. Kurse lėkura, enėt e bėra prej saj, dhėmbėt, kockat dhe leshi janė tė lejuara”.Darakutni 1/46,47, Bejhakiu 1/23.

Po ashtu, edhe qumėshti e mullėza konsiderohen tė pastra. Kjo bazohet nė faktin se kur sahabėt hynė nė Irak, ata hėngrėn djathin e adhuruesve tė zjarrit, i cili ishte bėrė me mullėz, edhe pse kafshėt e tyre tė therura konsideroheshin sikurse “tė ngodhurat”.
Konfirmohet nga Selman El Farisi se kur u pyet nė lidhje me djathin, gjalpin e kulluar si dhe lėkurėn e kafshės, ka thėnė: “E lejuar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė tillė nė Librin e Tij dhe e ndaluar ėshtė ajo ēka Allahu e ka bėrė tė ndaluar nė Librin e Tij. Atė qė nuk e ka pėrmendur, Ai e ka bėrė mėshirė pėr ju”.
Mėsohet se ai u pyet edhe pėr djathin e adhuruesve tė zjarrit, sepse nė atė kohė Selmani ishte mėkėmbės i Umerit nė Medain nė Irak.

hasanmehmeti
21-03-09, 18:35
B. Gjaku

Nė kėtė grup hyn gjaku qė del nga trupi i kafshės sė therur me pėrjashtim tė sasive tė vogla tė tij qė nuk vihen re.
Ibėn Xhurejxh ka thėnė nė lidhje me ajetin kuranor “...apo gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre)...” (El En’am: 145), se ai ėshtė gjaku qė derdhet jashtė.
Gjaku qė nuk derdhet jashtė, por qė mbet nė vena, ėshtė i lejuar. Kjo tregohet nga Ibėn El Mundhir dhe po ashtu edhe nga Ebu Mixhlez nė diskutimin e tij pėr gjakun qė mbetet tek delja e therur apo tek tenxherja (gjatė gatimit)?”
Ai u pėrgjigj: “Nuk ka problem. I ndaluar ėshtė vetėm gjaku qė rrjedh jashtė, gjatė therjes ”. Transmeton Abd ibėn Humejd dhe Ebu Shejh.

Gjithashtu, transmetohet nga Aishja (r.a.) se ajo ka thėnė:
“Ne e hanim mishin kur gjaku kishte zėnė shtresė nė tenxheren e gatimit”.

El Hasani ka thėnė: “Muslimanėt faleshin gjithmonė, madje edhe kur ishin me plagė”. Buhariu e ka pėrmendur Mualak (nė shėnimet e tij pa sened), ndėrsa Ibėn Ebi Shejbe e ka transmetuar me zinxhir tė lidhur e tė saktė, siē thuhet nė “El Fet’h” 1/281. Shih “Tamamul Mineh” 50.

Tregohet se Umeri falej, ndėrkohė qė nga plaga e tij pikonte dhe rridhte gjak.
Transmetim Sahih. “l Irva” 209. E ka nxjerrė Maliku 1/39, Ibėn Sead nė “Et Tabekat” 3/350, Ibėn Ebi Shejbe nė “El Iman” 1/190, Darakutni f.81, Bejhakiu 1/357.

Duke e sqaruar kėtė ēėshtje, Ibėn Haxher thotė nė “Fet’hu El-Bari” (Koment mbi Sahih El-Buhari): “Ebu Hurejra nuk shihte ndonjė gjė tė keqe nė rrjedhjen e njė apo dy pikave tė gjakut gjatė kryerjes sė namazit.”
Transmetim i dobėt – Daif. “Tamamul Mineh” 50-51. E ka nxjerrė Ibn Ebi Shejbe nė “El Musanef” 1/137-138.
Ebu Mixhlez ėshtė pyetur nė lidhje me qelbin qė bie nė trup apo nė rroba dhe ka thėnė: “Nuk ka asnjė problem pėr tė. Allahu ka pėrmendur vetėm gjakun dhe jo qelbin”.
Duke komentuar kėtė ēėshtje, Ibėn Tejmije thotė: “Eshtė e detyrueshme tė pastrohen rrobat nga qelbi apo nga gjėra tė ngjashme me tė”.
Ai thotė gjithashtu: “Nuk ka asnjė argument pėr sa i pėrket papastėrtisė sė tij”.

Preferohet qė muslimani t’i shmanget kontaktit me kėto lėndė sa mė shumė qė tė jetė e mundur.

C. Mishi i derrit
Sipas ajetit tė mėsipėrm kuranor, (El En’am: 145), tre gjėrat e pėrmendura nė tė janė tė papastra. Pėremri “ata”, u referohet tė trijave.
Sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, lejohet pėrdorimi i qimeve tė derrit pėr thurje.

vazhdon inshaAllah