PDA

View Full Version : Nevojshmeria e ndersjelle Diaspore -Atdhe


Dilaver
21-06-08, 09:22
Nevojshmeria e ndersjelle Diaspore -Atdhe

Nga Uk Lushi

Diasporat kane qene dhe vazhdojne te jene te rendesise primare ne determinimin e zhvillimeve ne vendet e tyre origjinale qe nga perpjekjet per dalje nga zgjedha e roberise e deri te ceshtja kruciale e perparimit ekonomik. Shqiptaret ne gadishullin ballkanik, sot, kane nje diaspore globale nder me te fortat dhe larmishmet si nga prejardhja territoriale etnike ashtu edhe per nga shperndarja gjeografike neper bote. Porse ne jemi prapa te gjithe tjereve ne Ballkan sa i perket mbeltimit te marredhenies vend i prejardhjes- diaspore.

Sukseset, fuqia, profesionaliteti, dhe rendesia e diaspores shqiptare jane deshmuar ne menyre konsekuente prej se ekziston historia e saj. Fatkeqesisht, perfaqesuesit e institucioneve te shqiptareve ne Ballkan, me shpesh se me rralle, e kane trajtuar diasporen sikur te ishte nje karte nen menge per te cilen mendohet vetem kur nevojitet. Koha ka ardhur qe relacioni vendlindje- diaspore shqiptare te vendoset ne binare instituticionale dhe te ndersjellshmerise. Kjo thirrje behet edhe me urgjente kur venerohet fakti qe tani Kosova eshte e pavarur dhe Ballkani eshte ne udhekryq se cfare drejtimi do te merr ne aspektin e (ri)organizimit politik dhe ekonomik.

Organizata te shumta ne diaspore kane qene vazhdimisht te angazhuara dhe tash jane duke arritur klimaksin e perpjekjeve per lobim (ekonomik) ne perfaqesite e shteteve nga mbare bota ne KB ne New York e Gjeneve dhe ne zyrat e Kongresit dhe Senatit te fuqise numer nje ne planet, SHBA-ve, ne Washington D.C. Sido qe te jete, ndersa eshte arritur objektivi i shpalljes se pavaresise se Kosoves, radiusi i veprimtarise se diaspores per te miren e vendlindjes eshte zgjatur shume dhe rrezikon te arrije pike inflekcioni ne kah te indiferences, margjinalizimit, dhe terheqjes nga aktivizmi patriotik nese ai nuk merr perkrahje nga vendet tona ne Ballkan. Diaspora shqiptare nuk mund te mbaje barren e reprezentimit vullnetar te interesave te shqiptareve ne Ballkan pa bashkepunimin dhe kunderpeshen e vijes se institucioneve nga vendlindja. Ora eshte dymbedhjete pa pese dhe ende kemi edhe pese minuta qe me ne fund te shtyjme perpara ide te kahershme dhe te nevojshme sic jane pjesemarrja ne qeverisje dhe perfaqesimi i diaspores me delegate direkt ne Kuvendet e Republikes se Shqiperise, Kosoves, Maqedonise, dhe Malit te Zi. Diaspores shqiptare i nevojiten kanale zyrtare komunikimi dhe bashkerendisje me vendlindjen ashtu qe ajo te mund te jete efektive dhe efikase. Nje pune tjeter qe nuk pret eshte hapja e zyreve per bizenes te ngjashme me dhomat e komercit ane e kend ku ka shqiptare neper bote.

Mergata shqiptare ne fillim te shekullit XXI eshte duke u ngjitur me shpejtesi drejt nje zeniti premtues. Ajo asnjehere me pare nuk ka pasur gjak kaq te fresket, anetare kaq te edukuar, kaq te sukseshem ne biznes, shkence, lobim, dhe, te shpresojme seshpejti, ne politiken amerikane ose te vendeve ku jetojne shqiptaret. Diaspora jone dergon mbi nje miliard dollare ne Ballkan ne formen e remitancave per cdo vit, mirepo cfare nevojitet per ndryshime ekonomike rrenjesore jane investime private ose direkte te jashtme, te cilat mund te vijne ose te ndermjetesohen nga anetare te diaspores, qe punojne per korporatat dhe fondet me te medha dhe moderne ne bote apo kompanite private te tyre. Natyrisht, nga entitetet tona ne Ballkan kerkohen sisteme politko-ligjore qe jane stabel dhe penalizojne korrupsionin.

Qeveria e Kines aktivisht ka mirembajtur relacionin me diasporen kineze qe nga fillimi i hapjes ekonomike duke theksuar rendesine e patriotizmit por duke ofruar paketa shume stimuluese taksore dhe te investimeve per kinezet nga diaspora dhe sidomos nga Tajvani. Perndryshe, investimi direkt i jashtem ka qene faktori qe ka percaktuar Kinen te behet fuqi e rendesishme prodhuese dhe tregtuese ne ekonomine boterore. P.sh. ne vitin 2002, nga 48 miliarde dollare, qe kane rrjedhur drejt Kines si investim direkt i jashtem, me se gjysma e asaj shume zanafillen e ka pasur ne diasporen kineze. Pyetja qe shtrohet ketu eshte: a kane entitetet shteterore shqiptare ne Ballkan te tille strategji per investoret nga diaspora shqiptare dhe a ka, fjala bie, Republika e Shqiperise te tille trajtim per investoret nga Kosova apo anasjelltas?

Eshte nje fakt qe meriton te ceket, remitancat qe Kina ka marre prej viti 1991 deri me 1998 kane qene vetem 4 miliarde dollare. Kjo e dhene reflekton perfundimin se relacioni i Kines me diasporen e saj ka qene nje model biznesi, qe ka pasur si parakusht transferin e kapitalit the dijes profesionale. Entitetet shqiptare ne Ballkan jane ndoshta te vetmet sot ku nuk ka tregje formale kapitali dhe bursa(t) ekzistojne vetem si eksponate. Diaspora shqiptare mund te jete infuzioni i trurit, qe do te etabloje tregjet e kapitalit monetar dhe atij njerezor. India, ne vitin, 1998, p.sh. emitoi nje shitje te madhe te bonove te thesarit me afatizim prej pese vitesh te garantuara nga Banka Shteterore e Indise. Bleres te ketyre bonove me leverdi financiare per Indine dhe investoret mund te ishin vetem indianet jorezident nga diaspora. Izraeli, Meksikoja, Ekuadori, Argjentina, Malejzia, Franca, jane vende tjera qe rrine ne kontakt dhe i ikin ambivalences se panevojshme ne raport me diasporat e tyre. Shembujt jane te shumte dhe ne shqiptaret nuk nevojisim te rizbulojme rroten por te kerkojme nga njerezit e instituticioneve ate per cfare jane votuar- te qeverisin per interesin e qytetareve dhe njerezve te tyre ne diaspore.

Diaspora shqiptare ne mbare boten, sidomos ajo ne SHBA, mund te jete burim i avantazhit politik dhe ekonomik. Qeverite qe jane indiferente, mosmirenjohese, dhe perjashtuese per diasporen me gjase te madhe i heqin vetes nga dora nje mjet te fuqishem per perparim. Strategjia per diasporen nuk eshte zevendesim i politikave zhvillimore, mirepo te dyja sebashku mund te prodhojne rezultate me sinergji te larte.

Shekulli i XXI-te ka vazhduar tkurrjen metaforike te koncepteve kohe dhe distance dhe bota sot, virtualisht, i ngjason nje fshati global. Sot eshte koha e transnacionalizmit. Rendesia e diaspores eshte e padiskutueshme, por pervoja e te jetuarit larg nga vendet ame eshte nje shpate me dy teha. Ne histori, diasporat, hera te shpeshta, edhe jane zhdukur pa shenje e nam duke u bere pjese e bashkesive njerezore te reja ose paraekzistuese ne vendet e emigrimit. Nevojshmeria e ndersjelle diaspore-atdhe do te mundesoje qe ky relacion te jete me fitues te dyanshem. Shumica absolute e njerezve ne diaspore jane te bindur per kete. A jane qeveritaret tone ne entitetet tona ne Ballkan?

lirik
26-06-08, 22:26
Kjo temė e dilaverit mė pėlqen shum aq shum po pėrpiqem kėt temė ta aktualizoj edhe jam perpjekur nė vargje e ku do por si duket nuk e kuptojn sa duhet se qfar rėndėsie jetike ka lidhjet diaspor atdhe dhe lehtesimet e kontaktet e dyanshme
rreth ksaj teme i gjith kombi intelektualt lexuesit mediat do te duhej te debatonin e diskutonin
lidhjet dhe shtigjet per nji gjetje te nji forme sa ma tė mirė ne mes nesh do te duhej ta bėnin insttitucionet mendoj se ato fare ne ket drejtim nuk jan te intresuara
Nė radhė tė parė ne diasporė duhet te shuhen partit politike e te ndertohet lobi i mergimtarve qe i paraqet interesat tona dhe imponohet
Tė ZGJIF DHET MENJIHER ME VOTA KRYETARI I DIASPORES PA DHE SEKRETARI QE PERFAQSON KOMPLET DIASPOREN
Diaspora ka nevio oj ta ket perfaqsuesin e vet i cili ka ndikim te fuqishem ne qeveri ne shtet ket duhet ta realizoj shteti dhe diaspora pasi qe ma shum se gjysma e kombit gjenden jasht dhe kjo esht shum temė serioze

lirik
25-07-08, 06:47
Titulli: Nevojshmeria e ndersjelle Diaspore -Atdhe

--------------------------------------------------------------------------------

Kjo temė e dilaverit mė pėlqen shum
aq shum po pėrpiqem kėt temė ta aktualizoj edhe jam perpjekur nė vargje tė mia
e ku do
por si duket nuk e kuptojnė sa duhet se qfar rėndėsie jetike kombtare kan lidhjet diasporė mėrgatė atdhe
dhe lehtesimet nė lėvizje pa viza e kontaktet e dyanshme qė jan tė nevojshme urgjentisht tė krijohen
urgjentisht ne ket drejtim qeveria jonė ne shqiperi e kosovė duhet ti shkrij te gjitha energjitė dhe mundėsitė qė nė asnjė mėnyrė tė mos ehumb kėt kapital flori mėrgaten shqiptare
burimin ma te qmuuar potencial ėsht koha efundit dhe vagoni i fundit neser mund te jet vonė pa dyshim qeveria dhe atdheu e populli duhet ta kuptojnė kėt

rreth ksaj teme i gjith kombi intelektualėt lexuesit mediat do te duhej te debatonin e diskutonin
lidhjet dhe shtigjet e mundshme
per njė gjetje te njė forme sa ma tė mirė nė mes nesh pėr kontakte me mėrgimtarin
ajo qeveri qe i shmanget ksaj strategjie te madhe dhe te rendsishme gjithkombtare e nuk punon
nė kėt drejtim nė maksimum ajo ėsht qeveri sabotatore dhe antikombtare dhe e bėn me qėllim qė tė shuhem mėrgata shqiptare.
KUJDESIN maksimal dhe angazhimin
do te duhej ta bėnin insttitucionet e shtetit por jo te na vijn e te na perqajn partiakisht
vetem si bashksi mund te shpetoj diaspora dhe lidhjet tona te shpershta ne funksion te bashkpunimit
qdo fromė tjeter grupore apo partiake esht e desmhme per diasporen
mendoj se ato pra institucionet e shtetit as ne kosovė as ne shqipwri
fare ne ket drejtim nuk jan te intresuara tragjike esht kjo
Nė radhė tė parė ne diasporė duhet te shuhen partitė politike e te ndėrtohet lobi i fuqishėm i mėrgimtarve nė europė dhe nė turqi qė i paraqet interesat tona dhe imponohet se bashku me lobin shqiptarė tė amerikes
Tė ZGJIF DHET MENJIHER ME VOTA KRYETARI I DIASPORES LOB DHE SEKRETARI QE PERFAQSON KOMPLET DIASPOREN SHQIPTARE NE DHE TE HUAJ NE MERGIM
Diaspora ka nevoJ ta ket perfaqsuesin e vet i cili ka ndikim te fuqishem ne qeveri ne shtet
ket duhet ta realizoj shteti dhe diaspora
pasi qe ma shum se gjysma e kombit gjenden jasht ATDHEUT
dhe kjo esht shum temė serioze

lirik
25-07-08, 07:08
Aq shum mė duket nganjėher e lanun pas dore mėrgata nga ana e shtetit nga qeveria shgqiptare
nga qendrat e shteteve shqiptare
por aq shum edhe mėrgata mė duket e tjetersuar e shpartalluar
sa qė them njė vyshkje tė tillė edhe sikur ta ujisim
me shekuj nuk ringjallet
dhe shpesh her mendoj vet me vete e them se jemi populli ndoshta nė botė mė i pa organizuari
mė i
pa kordinuari.
Vėshtirsitė shekullore dhe vuajtjet nė shekuj si komb nuk kan ardhė kot
shkaqet jan pikrisht ktu DUKE MOS I MARR DETYRAT ASNJIHER SERIOZISHT E DUKE MOS JI U NDEJT DETYRAVE TE MDHA KOMBTARE GATI AS PUNES SE DISCIPLINUAR DHE NIVELIT TE PERGJEGJSISė
KTO JAN SHKAQET E ROBERIS TONė SHEKULLORE QE ISHIM PRORE NEN THUNDREN E ARMIKU T
tė gjitha tė zezat dhe mjerimet kombtare na kan ardh nga mos seriozitetiti i punes nga mosperfillja mos angazhimi nga hilja dhe bajraktarizmi e injoranca E PERQARJA
nuk thoshte kot i madhi publicist Faik Konica
figurė e famshme e kombit
kur thot
Armiku ma i madh i Shqiptarit ėsht shqiptari vet

NėSE NUK PERVJELEN DUART ME SERIOZITET E SINQERITET PRAP DO TE PERJETOJM TE NJEJTAT TRAGJEDI SHKELJE E ROBERI NEPERKEMBJE DHE HUMBJE TERITORESH
Prap do tė vuajn brezat prap do tė qajnė e do tė vajtojnė gjithqka mbahet me punė e jo me lot
nėse shqiptari nuk e krijon kultin e punes po e them hapur qė kėtu qysh tani ky popull do te jet i vdekur
pa kultin punes dhe disciplines
kulti i punes dhe discil plines si dhe lufta e madhe pėr vetedijen duhet krijuar nga strategt e kombit dhe duhet gjet menyra e praktikimit ne popull e ne levizje kombtare per shpetim kombtarė#
perndryshe do te jemi te humbur dhe koha ne menyren ma tallse do te luaj lojen tragjiko komike me ne
posh“truese dhe zhdukse si qenje e si komb si atdhe
Tokat e te parve tanė i moren sllavt qe nuk kishin kurfar shpirti luftarak as nuk shquheshin
per asgjė thjesht erdhen si nomad ne ballkan dhe arriten ti zhdukin ilirt po thujse krejt me perjashtim te disa fiseve qe shpetuan mshehur mbas shkembije te shqipėrisė
Kjo ndodhi jo pse sllavt ishin te aft per pushtime jo ata ishin krejt te thjesht pa ndonje civilizim qe mund te shquhej por kjo ndodhi per shkak se populli shqiptar edhe paraardhsit etyre ishin jo puntorė mospėrfillssa nuk qanin koken per atdhe siq thot fishta poeti ynė i madh qė po sa tė ua tregosh kuleten vrapojnė tue dihatė me u shit pėr njė zallotė.
Egoizmi shekullorė mosperfillja ndaj rreziqeve qe i kanosen atdheut dhe mos puna mos disciplina emos organizimi si dhe natyre teper bajraktariste individualiste egoiste dhe mosdisciplina jan shkaktare te tmershme te shkaqe te tragjikave te kti kombi qe kurr nuk arriti nivel discipline te organizimit e te shkalles se vetedijes ndaj pergjegjsis dhe detyres madhore
---------------------------------------------------------------------------------------