PDA

View Full Version : Si tė mbroni identitetin tuaj online!


PRADA_
02-07-08, 06:47
--------------------------------------------------------------------------------
Kurrė mos iu pėrgjigjni tė panjohurve! Gatishmėria pėr t'u dhėnė informacion personal tė panjohurve mund tė shndėrrohet nė njė rrezik konstant pėr identitetin tuaj dixhital. Interneti gjithmonė e mė shumė po krijon mundėsi tė reja pėr gjetje, shkėmbim apo pėrdorim informacioni.

Nė shumė site pėrdoruesve tė rinj u kėrkohet qė tė regjistrohen pėr tė pėrdorur kėtė sit. Kur regjistrohemi pėr tė marrė informacion nga njė portal nė Internet, kur lexojmė lajmet online, kur vendosim njė emėr pėrdorimi dhe njė fjalėkalim pėr postėn elektronike, e kėshtu me radhė, nė tė gjitha kėto rasteve krijojmė njė identitet dixhital qė pėrbėhet nga njė bashkėsi informacioni personal (emėr, mbiemėr, adresė, numėr telefoni etj.), si dhe nga njė mėnyrė identifikimi dhe njė fjalėkalim.

Ky identitet dixhital na lejon tė marrim informacion, tė blejmė tė mira dhe shėrbime nė botėn virtuale online. Por duhet pasur shumė kujdes qė tė tregohemi tė kujdesshėm pėr tė mos rėnė nė dorė tė mashtrues dixhitalė. Kėta tė fundit pėrdorin teknika tė shumta pėr ta bėrė tė tyren identitetin tonė dixhital, dhe mė pas pėr ta pėrdorur pėr vjedhje apo pėr tė shkaktuar tė tjera dėme, ne ose tė tjerėve. Mė poshtė po listojmė 10 kėshilla pėr tė parandaluar vjedhjen e identitetit, si online ashtu edhe nė jetėn reale.

Mos i tregoni askujt mbi fjalėkalimet personale. Mos tregoni as mėnyrėn se si i krijoni kėto fjalėkalime. Mos i shkruani nė copa letrash, qė lehtėsisht mund tė bien nė dorė tė gjithkujt.

Pėrpiquni qė tė mos pėrdorni gjithmonė tė njėjtin fjalėkalim, pėr tė hyrė nė site apo shėrbime tė ndryshme nė internet. Gjithsesi, do tė ishte e udhės qė me njė sforco minimale tė mund t'i ndryshoni rregullisht fjalėkalimet tuaja kryesore, minimalisht ēdo 90 ditė.

Pėrdorni fjalėkalim tė pėrbėrė nga, tė paktėn 8 shkronja, midis tė cilave kėshillohet tė pėrfshini edhe numra. Shmanguni gjetjes sė fjalėve tė pėrdorimit tė pėrditshėm pėr fjalėkalimin tuaj nė Internet. Shmang gjithashtu edhe tė dhėnat personale, si emrin e qytetit tė lindjes, emrat e rrjetit familjar, ditėlindjen e kėshtu me radhė.

Shmangni pėrdorimin e fjalėkalimit me tė njėjtėn emėr tė pėrdorur edhe si fjalė identifikuese apo tė kombinimit tė shkronjave qė nė tastierėn e kompjuterit qėndrojnė afėr me njėra-tjetrėn.

Jini tė kujdesshėm nė dhėnien e informacionit personal tė panjohurve, informacion qė nė pamje tė parė mund tė duket si i parėndėsishėm, si data e lindjes, pasi mund tė pėrdoren kundėr jush pėr t'jua zbuluar fjalėkalimet.

Nėse ju kėrkohen tė dhėna personale (emėr, email, adresė, telefon, numrin e llogarisė rrjedhėse etj.) verifikoni mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre, pra qė tė mbahen sekret dhe tė mos ndahen me askėnd tjetėr.

Gjithmonė verifiko identitetin e kujt personi apo kompanie po tė kėrkon tė dhėna personale. Nėse jeni nė duar tė sigurta, nuk keni pse tė ndruheni pėr tė dhėnė numrin e telefonit dhe adresėn fizike, pėr tė bėrė verifikimin. Nė tė kundėrt, hiqni dorė!

Kėrkojini ofruesit tuaj tė shėrbimeve internet (bankės online ose Internet provider-it), nėse ofron instrumente mė tė sigurta se vetė fjalėkalimet, pėr t'u mbrojtur nga pėrdorimi i paautorizuar tė llogarive tuaja rrjedhėse nė Internet.

Kur bėni blerje online, verifikoni qė nė pjesėn fundore tė faqes sė hapur tė jetė e shfaqur ikona e njė ēelėsi krahas emrit tė adresės, ku gjendeni momentalisht. Kjo tregon se lidhja juaj internet ėshtė e mbrojtur. Pėr mė tepėr, klikoni dy herė mbi kėtė ēelės dhe nė ekran do tė shfaqet informacion mbi sitin dhe mėnyrėn se si jeni lidhur pėr tė pėrdorur shėrbimin qė kėrkoni.

Mos u mashtroni nga posta elektronike, nė dukje tė pafajshme, por nė realitet absurde tė tipit "ju keni fituar njė shumė tė madhe parash" etj. Banka apo organizata tė tjera serioze nuk u kėrkojnė kurrė klientėve tė tyre tė dhėna tė rezervuara nėpėrmjet email-it, si fjalėkalimin apo numrin e llogarisė rrjedhėse.