PDA

View Full Version : Perditshmeria e VIP-ve


Jana
20-07-08, 08:18
http://www.telegrafi.com/fo/intervista/f.0714072158114_m.jpg

Ka hapur njė studio tė tijėn por po kompozon pėr tė tjerėt. Jeta i ka mėsuar shumė gjėra dhe po kėrkon tė kapė kohėn e humbur. Tani njė studio muzikore “underground”, nė njė pallat kėtu pranė Zayet Center.
Keni vendosur tė mblidhni kėngėtarėt, dhe tė bėni muzikė tė tė gjitha rrymave?

Pirro: Po, kanė filluar bashkėpunimet e para, dhe momentalisht jam duke punuar kėngė pėr Anjeza Shahinin, Besa Kokėdhimėn, Mariza Ikonomin, etj.

Pėr njė kantautor si ju ēfarė ėshtė menaxhimi i studios muzikore?

Pirro: Truri bėhet shumė produktiv kur fillon tė mendosh pėr tė tjerėt. Tani nuk mendoj mė pėr vete, por nė ēdo moment mendoj se si tė krijoj pėr tė tjerė kėngėtarė, dhe krijimtaria patjetėr qė do jetė mė e madhe. Qė nga viti ’88-tė kur nisa karrierėn si kompozitor, tani e shoh si rikthim. Ėshtė sfidė nė jetėn time. Mendoj, qė ėshtė momenti ta pėrballoj.

Me kė po bashkėpunoni?

Pirro: Alban Male, ėshtė djali qė po punojmė bashkė. Ėshtė i talentuar, shkruan muzikė, ka ritėm tė brendshėm, orkestron, besoj do bėjmė kėngė tė bukura.

Njė pėrpjekje kjo pėr tė ndryshuar jetėn tuaj?

Pirro: Nė fakt doja tė kapja ritmin e jetės, jo vetėm si kantautor i 12 kėngėve tė mia nė kėto vite, por pėr tė kapur dhe ritmin e muzikės qė pėlqejnė momentalisht tė rinjtė.

Besojmė s’do u mbetet kohė tė kompozoni kėngė pėr vete?

Pirro: Nė fakt po. Sepse kam gjashtė muaj, qė dua tė bėj njė singėll pėr vete, por ende nuk ka ardhur momenti. Shpresoj ta kem gati nė shtator. Pėr tė mos folur pastaj pėr albumin, qė ende nuk kam asnjė plan, pasi duhen dhe 8 kėngė tė tjera.

Po shfaqeni gjithnjė e mė shumė edhe si autor tekstesh?
Pirro: Po, qė kur krijova tekstin e kėngės “Diferenca je ti”, njė duet me Elsa Lilėn, dhe kėngėn “S’tė mbaj dot peng” tė Samanta Karavellos. Tani jam duke punuar pėr tekstin e kėngės sė Anjeza Shahinit, dhe tė singėllit tim.

Kėngėt e shkruara nga ju para 20 viteve, tani qarkullojnė si ringtone. Fitoni para nga ato kėngė?
Pirro: Deri tani jo. Pėr shembull kėnga “Veē njė herė jetojmė”, ėshtė krijuar 20 vite mė parė, e vazhdon tė dėgjohet nė ringtone, edhe pse unė ende s’i kam marrė asgjė. Unė ende e ndiej veten kėngėtar tė regjimit socialist, qė punoje dhe nuk merrje asnjė shpėrblim. Po unė jam kėngėtari i parė, qė kam licencuar kėngėt e mia me rregullat tė reja, qė kanė hyrė nė fuqi pėr tė drejtėn e autorit. Kėshtu qė tani e tutje gjėrat do ndryshojnė.

Anthony, djali juaj i ka shfaqur prirjet?

Pirro: Para pak ditėsh ėshtė kthyer nga Franca. Ai ėshtė rritur tashmė, ėshtė 13 vjeē. Dhe ka prirje tė kėndojė, madje mė duket shumė pranė interpretit. Ndoshta bėhet kėngėtar lirik, po pse jo dhe aktor. E ka tė trashėguar gjenin e kėngėtarit dhe rrezaton diēka tė veēantė. Ndaj do jem i pari, qė do tė eksperimentoj talentin e tij nė kompeticione si, Top Fest, etj. Mendoj ėshtė njė test shumė i mirė pėr tė, pasi ai zotėron instrumentin e pianos, qė ėshtė njė instrument, qė tė lejon tė bėsh shumė gjėra nė muzikė.

E latė Parisin pėrgjithmonė?

Pirro: Isha para katėr javėsh nė Paris, atje kam rezidencėn, kėtu kam punėn, karrierėn. Ėshtė shumė e vėshtirė pasi kjo punė qė kam marrė pėrsipėr do t’i rrish nė kokė.

Kjo ėshtė arsyeja e vetme qė jeni kthyer nė Tiranė?

Pirro: Mė pėlqen tė kontribuoj, dhe do desha tė merrja suksesin. Puna me studion ėshtė njė mėnyrė qė tė mbetem nė treg edhe pėr 20 vite. Dhe kjo qė unė bėra me kėtė studio ėshtė zgjedhje intuitive e imja pėr disa arsye.

Strategjia qė do ndjekėsh pėr tė mbetur nė treg dhe 20 vite?

Pirro: Duke ndjekur modėn nė muzikė. Pėr shembull kėnga ime e re, ėshtė muzikė house e pėrzier me pop- rock, qė e eksperimentoj pėr herė tė parė.

Po i largoheni muzikės elitare pėr t’iu afruar masės. Nuk ėshtė pak e rrezikshme?
Pirro: Albumi im i dytė “Mos mė krahaso”, ishte njė album shumė intelektual dhe unė falėnderoj “Supersonic” qė bėri lansimin e duhur. Ishte njė album qė nuk kuptohej nga tė gjithė. Por pėr pyetjen qė mė bėni them se nuk ėshtė njėsoj. Sepse tė ndjekėsh modėn do tė thotė tė ndjekėsh ritmet muzikore qė vijnė nga vendet perėndimore, apo Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Njė nga pyetjet qė lexuam nė forumin e website-it tuaj ishte: “Je ndarė nga Inva? Si ėshtė e vėrteta?
Pirro: Jo nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe po ua them tė gjithėve, tė jenė tė bindur se asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn time.

Por jemi kuriozė tė dimė se si mund tė funksionojė njė martesė nė distancė?
Pirro: Po mendoj qė martesa dhe familja ėshtė mirėmbajtje. Kjo u jep mundėsinė ta bėni jetėn kėtu si beqar.

Si po e pėrjetoni kėtė moshė?

Pirro: Fundjavat nė orėt e vona i kaloj me shoqėrinė nė karaoke. Por natyrisht qė jam i rebeluar. Mė duket sikur kam dhėnė pak nė jetė. Dhe pėr mua tė japėsh pak, ėshtė sikur nuk ke dhėnė asgjė. Mendoj kam shumė pėr tė dhėnė pėr muzikėn shqiptare. Kam njė etje pėr tė dhėnė mė shumė nė jetėn time.

Vitin e kaluar prezantuat Festivalin e Kėngės, kėtė vit?
Pirro: Qė prej muajit shkurt, jam emėruar drejtor artistik i Festivalit nė RTSH. Po punoj pėr njė festival tė rinovuar, sipas mėnyrės dhe gustos sime.

Jana
20-07-08, 08:23
http://www.telegrafi.com/fo/intervista/f.0719130947304_m.jpg

Afėrdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin nė Michigan tė Amerikės, si modele. Kurse nė Shqipėri, ajo u bė e njohur vetėm pasi mori pjesė nė “Miss Shqipėria 2007”, ku u shpall dhe shoqėruesja e parė e misit. Duke qenė se njerėzit prisnin qė nė fakt titullin ta fitonte ajo, Afėrdita na mbeti nė mendje tė gjithėve. Po kjo edhe pėr njė arsye tjetėr... Ato kohė pėrflitej se bukuroshja nga Mali i Zi kishte njė lidhje me kėngėtarin Shpat Kasapi. Pas njė heshtjeje tė gjatė, pak muaj mė parė ēifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afėrdita tregon se ata tė dy duhen shumė dhe se lidhja e tyre ėshtė serioze. As martesa, s`duhet pėrjashtuar!
Afėrdita, shumė tė reja ka nė jetėn tėnde profesionale… Mund tė na flasėsh konkretisht pėr to?
Afėrdita: Falė Zotit gjėrat nė karrierėn time kohėt e fundit kanė shkuar shumė mirė, jam e kėnaqur. Sa vjen dhe gjėrat bėhen mė mirė... Kam lidhur kontratė me njė nga agjencitė mė prestigjioze nė Miami dhe Los Aneles. Kurse kėtu nė Michigan kam bėrė tre reklama nė televizion, njėra prej tė cilave ėshtė bėrė pėr llogari tė “Chrysler Jeep 2009”, versioni mė i fundit i markės prestigjioze tė makinave, Jeep. Gjithashtu kam sfiluar pėr fashion designer-at Beldga Mishka dhe Escada. Ndėrkohė qė nė Evropė kam nėnshkruar njė kontratė prestigjioze me agjencinė “Scout-International”, e cila do tė mė ndihmojė tė lidh disa kontrata tė rėndėsishme me agjencitė mė nė zė tė Evropės. Kurse lajmi mė i bukur ėshtė, se do tė vendosem pėr rreth tre muaj nė Greqi, nė fund tė muajit gusht.

Ēfarė do tė tė sjellė nė Greqi?
Afėrdita: Kam nėnshkruar njė kontratė me njė agjenci tė njohur nė Athinė, ku do tė punoj si modele pėr rreth tre muaj. Pas Greqisė, kam njė ofertė pėr tė punuar disa kohė nė Japoni, tė cilėn sigurisht qė s‘mund ta refuzoja. Hahahaha. Pėr momentin, kėtu nė Michigan kėtė verė jam nė pėrgatitje tė njė projekti... Do tė jem fytyra zyrtare e njė pijeje energjike.

Do tė jesh nė Greqi, pra shumė afėr Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se do tė tė shohim mė shpesh nė Tiranė?
Afėrdita: Eh, erdhi mė nė fund gushti... hahaha. Mezi e prisja, pikėrisht sepse do tė jem afėr Shqipėrisė. Po, ėshtė e vėrtetė qė Greqia ėshtė shumė afėr, prandaj them se do tė vij e do tė rri ca kohė edhe nė Tiranė. Pėrpara se tė shkoj nė Greqi, gjatė kohės qė do jem atje por edhe mė pas. Hahaha. Gjatė vikendeve modelet janė zakonisht mė tė lira dhe nga Athina, Tirana ėshtė vetėm njė avion larg.

Si shumė e lidhur me Shqipėrinė. Ke menduar ndonjėherė tė vish e tė jetosh pėrfundimisht njė ditė kėtu? E lidhur me Shqipėrinė?
Afėrdita: Normale. E di pse? Sepse jam vetė shqiptare dhe vėrtet qė e dua “tė qenit shqiptare”, jam e lumtur. Duke qenė se jam nė mėrgim, e ndjej edhe mė tepėr dashurinė pėr rrėnjėt, vendlindjen. Tė vendosem njė ditė pėrfundimisht nė Tiranė? Hmmm... E pse jo, tek e fundit?! Ndoshta edhe kjo bėhet nė tė ardhmen. Po, do vij tė jetoj nė Shqipėri njė ditė, po me njė kusht ama... Qė ata qė kam aty dhe i dua shumė, tė mos ikin askund, po tė rrinė aty me mua. Hahaha. S`do ishte diēka e ēuditshme!

Ēfarė tė lidh kaq shumė me Shqipėrinė? Jeta e natės, pabet e bukura apo ēfarė tjetėr?
Afėrdita: Siē tė thashė dhe pak mė parė, mė pėlqen Shqipėria si vend por dhe njerėzit, mėnyra si ata janė gatuar, sa tė ngrohtė dhe miqėsor janė, gjė qė nuk e gjej kėtu nė Amerikė. Mė pėlqen jeta e ditės, jeta e natės, fundjavat... gjithēka nė Tiranė. Gjithmonė kam kaluar bukur kėtu, ndaj fluturoj nga gėzimi sa herė qė kthehem. Pėr herė tė parė ky vend mė ka hyrė nė gjak kur mora pjesė nė “Miss Shqipėria 2007” dhe qė atėherė, jam dashuruar me vendlindjen. Hahaha.

Meqė dolėm te “Miss Shqipėria”... E pe spektaklin e vitit 2008?
Afėrdita: Nė fakt, s‘e pashė sepse isha nė njė sesion fotografik, pastaj oraret ndryshojnė nga Shqipėria nė Amerikė dhe ky pėrbėn njė problem nė kėsi rastesh. Por i jam njohur me vajzat pėrmes internetit dhe prezantimit tė tyre nė “Vizion plus”, i kam parė me kureshtje edhe nė fotografi. Dhe mund tė them se ishin jashtėzakonisht tė bukura!!! Kam folur edhe me Petrin (Bozo) pėr kėtė, ai mė tha treguar disa gjėra interesante pėr konkurentet e kėtij viti.

Po besoj se kur konkurroje ti, vajzat ishin mė tė bukura, apo jo?
Afėrdita: Ēdo vajzė e ka bukurinė e vetė. Unė vajzat me tė cilat qėllova nė konkurrim vitin e shkuar, i kam njohur dhe admiruar jo thjesht nga bukuria fizike, por kam njohur dhe pėlqyer njėkohėsisht personalitetin e sjelljen e tyre.

Shkėputemi nga ky aktivitet. Si ėshtė aktualisht jeta jote nė Amerikė? Mė tepėr punon apo argėtohesh pėr momentin?
Afėrdita: Jeta ime pėr momentin... Jam shumė, shumė e zėnė, me thėnė tė drejtėn. Kam qenė e angazhuar me punėt kėtu nė Michigan, sikurse dhe nė Miami, qė ka hyrė sė fundi nė agjendėn time tė punės. Muajin tjetėr jam gjatė gjithė kohės pikėrisht nė Miami, kam atje njė javė mode. Pas kėsaj, vjen momenti pėr t‘u nisur nė Greqi, sikurse ju thashė edhe pak mė sipėr. Duhet kohė qė tė bėhem gati. Kam gjithashtu njė ofertė nė Kore, e cila vjen pas Greqisė dhe Japonisė. Nėse duhet ta fitoj kėtė kontratė, duhet tė pėrgatitem dhe punoj shumė, kėshtu qė koha ime ėshtė tmerrėsisht e zėnė dhe e ngarkuar. Pavarėsisht se tė jesh modele mund tė duket e lehtė, s‘ėshtė aspak kėshtu, pėr kėtė ju garantoj. Sa pėr argėtimin... Sapo gjej pak kohė tė lirė, normale qė dal dhe zbavitem me miqtė e mi. Besoj se mė shumė qejf do bėj kur tė jem nė Evropė, sepse aty do pėrjetoj plot gjėra tė reja. Mua gjėrat e reja mė entuziazmojnė!

Ti dhe Shpati jetoni nė dy kontinente tė ndryshme... Si e ndjen veten larg tij?
Afėrdita: Tė them tė drejtėn, jemi larg fizikisht por mbetemi shumė afėr me zemėr. Kjo e mposht largėsinė… Pėr fat tė mirė, sė shpejti do tė jemi afėr edhe fizikisht, sepse kur tė jem nė Evropė, herė do vij Shpati tek unė, e herė unė tek ai.

Ti nė fakt, erdhe pak muaj mė parė enkas pėr Shpatin nė Tiranė. Ishte koha kur u shkruan thashetheme pėr tė nė shtyp dhe ti erdhe t‘i qėndroje pranė.
Afėrdita: E vėrtetė! Dua tė jem aty, sa herė qė ai ka nevojė pėr mua!

Meqė jemi kėtu… Tė bezdis fakti qė nė shtyp shkruhen kaq shumė thashetheme pėr tė dashurin tėnd?
Afėrdita: Po edhe mė bezdis, megjithatė, nė momentin qė kemi zgjedhur kėtė profesion, i cili na ka bėrė persona publikė, duhet tė pranojmė edhe pasojat. E keqja ėshtė se shtypi ndonjėherė e tepron nė Shqipėri dhe kėtyre gjėrave u duhet dhėnė fund. Hera e fundit qė kanė shkruar diēka pėr Shpatin, mikesha jonė e pėrbashkėt Ēiljeta kishte thėnė fjalė shumė tė bukura pėr tė dhe pėr mua. Mė kishte cilėsuar “tė bukur” dhe e falėnderoj, po Ēili ėshtė si rrush edhe vetė. Hahahaha. E puth fort!

Si jeni njohur ju me Shpatin?
Afėrdita: Kisha shkuar te tė afėrmit e mi nė Mal tė Zi. Ato kohė nuk e njihja Shpatin, s‘e dija me se merrej. Pėr mė tepėr, tre vjet mė parė ai nuk ishte kaq i njohur sa sot. Miq tė pėrbashkėt mė thanė kur na prezantuan: “E njeh kush ėshtė ky?”. Pėr fat tė keq, s‘e njihja atė qė mė pas do bėhej kaq i rėndėsishėm pėr mua. Po qė nė momentin e parė ama, ndjeva diēka pėr tė. Shpati ėshtė lidhja ime e parė dhe uroj, e fundit!

Inatosesh kur nė shtyp Shpatin “e lidhin” me femra tė tjera?
Afėrdita: Fare s‘na shqetėsojnė kėto qė thuhen lart e poshtė, sepse “na jena na”, siē thotė Adelina Ismajli nė kėngėn e saj. Jemi ne tė dy dhe askush tjetėr! S‘ka vend pėr thashetheme, ato s‘mund ta prishin lumturinė tonė.

Gjatė tėrė kohės shpreheni se lidhja juaj ėshtė serioze. Sa serioze ėshtė kjo lidhje, nė fakt? Aq sa tė kemi njė fejesė apo martesė, sė shpejti?
Afėrdita: Pėr momentin unė dhe Shpati nuk i kemi kushtet tė mendojmė aq konkretisht pėr njė fejesė apo martesė, po sigurisht qė do tė ketė njė tė tillė nė tė ardhmen, ndonėse ne s‘kemi folur kurrė pėr data. Por sigurisht, ėndrra ime ėshtė qė njė ditė tė martohem me njeriun qė dua dhe do tė martohem. Hahaha.

E ke fantazuar ditėn tėnde tė dasmės?
Afėrdita: Ēdo vajzė e imagjinon veten nuse dhe unė s‘bėj pėrjashtim. Megjithatė pėr momentin jam e kėnaqur edhe thjesht me dashurinė qė i falim njėri-tjetrit, sepse jam shumė e zėnė me karrierėn. E rėndėsishme ėshtė qė ndihemi mirė me njėri-tjetrin, kuptohemi dhe duhemi. Kjo na mjafton, tė tjerat janė thjesht formalitete.

Si e ke imagjinuar veten nuse?
Afėrdita: Njė herė madje, jam veshur si nuse… Hahaha. Do doja qė atė ditė tė isha mė e bukur se kurrė, po rėndėsi ka qė do tė jem pėrkrah princit tim tė kaltėr.

Jana
20-07-08, 08:25
http://www.telegrafi.com/fo/intervista/f.0705115732336_m.jpg

Ajo e martuar, ai i divorcuar! Por, ai i propozoi dhe ajo pa dy mėndje e pranoi... Po s’ka lidhje.
Propozimi qė Genc Prelvukaj i bėri Rezarta Shkrutės, pėr ta menaxhuar si artiste tani e tutje, iu duk me fitim kėngėtares. Dhe Rezarta nuk e ka menduar dy herė kėrkesėn pėr t’u menaxhuar nga kosovari Genc Prelvukaj, anėtar i hip hop bendit “Etno Engjujt”.

A thua pse? Sepse tani nuk do tė rendė mė sa nga njė kompozitor te tjetri, por do ta ketė tė pėrcaktuar studion pėr incizimin e kėngėve, qė ėshtė “Gramafon Enterteinement”, nė Prishtinė. Padyshim mė shumė udhėtime drejt Kosovės, pėr tė regjistruar kėngėt dhe klipet e saj. Pėr faktin se ato pėlqehet shumė kėtu.

“Menduam se do na ecė puna me Rezartėn, pasi ėshtė njė vajzė e pėlqyer pėr kosovarėt”, ka thėnė Genci, i cili ėshtė gjendur nė Tiranė disa ditė pėr mbylljen e kontratės. Nga ana e saj, Rezarta ka komentuar si ofertė qė Genci i bėri asaj.

“Pse mos ta pranoja, mu duk me leverdi”. Nuk ėshtė e rastit kjo mani e djemve kosovarė pėr tė menaxhuar vajzat e Tiranės, edhe kjo ka sekretin dhe interesin brenda”, ka thėnė bukuroshja.

Kontrata nė shtator
Ka mbetur vetėm procedura formale, lidhje e kontratės, qė nėnkupton menaxhim, inkuadrim tė plotė tė tė gjitha kėngėve, realizimin videoklipeve dhe marrėveshjet pėr koncertet.

“Tani ėshtė momenti kur ne pushojmė dhe rikthehemi nė shtator, ku do tė nisė puna pėr kėngėt e para tė Rezartės”, ka thėnė Genci.

Rezarta - e martuar

E ka marrė shumė me pėrpjekje, ose mė mirė tė themi e ka nisur jetėn me shumė plane, e duke i rėnė lapsit mirė. Martesa pa asnjė ceremoni para disa muajsh me Ermal Hoxhėn, nuk e ka frenuar aspak pėr karrierėn e saj. Pasi Rezarta ėshtė njė vajzė qė i llastohet shumė bashkėshortit, e kur i fiksohet diēka do e bėjė patjetėr.

Kur mendon qė ėshtė vetėm 22 vjeēe, duket si njė martesė e nxituar. Por nėse pėr tė tjerat jo, pėr Rezartėn martesa qenka avantazh pėr t’iu pėrkushtuar karrierės edhe mė shumė. Njė ditė qė e fillon vonė, por qė nuk dihet se kur do t’i kthehet apartamentit tė saj, s’ėshtė ndonjė ide e keqe pėr njė martesė qejfi. E bashkė me Ermalin, sapo kanė planifikuar pushime nė Turqi, ose Kroaci, por jo s’e nuk kanė filluar ende tė shijojnė plazhin nė pishina.

Genci - i divorcuar

Nuk ka komplekse, dhe e pranon qė bėn njė jetė tė bukur. “I trajtoj njerėzit mirė, nuk gėnjej”. Ishte martuar herėt dhe prej 1 viti ėshtė i divorcuar. Dhe ėshtė vetėm 26 vjeē. Tani i duhet tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi pėr djalin Gjin, qė mbush 3 vjeē nė nėntor. “Ishte dėshira e tė dyve, qė pas divorcit djali tė qėndrojė me mua, edhe pse shumė i vogėl”, tregon Genci. Por e pranon qė i biri, qė 75 pėr qind i ngjan atij, ėshtė frymėzim pėr tė. E rritja e djalit s’e pengon tė bėjė njė jetė tė bukur. Del shumė dhe i kalon netėt duke pirė birra nė lokalet e natės. Ka ditė qė nuk shkon fare nė shtėpi. Marrėdhėnia me femrat? Qė prej divorcit, marrėdhėnia me femrat ėshtė shpėrfillur, janė tė pėrkohshme, kalimtare. Ato e dinė qė nė fillim, sa do tė zgjasė ajo lidhje me Gencin.

Etno Engjujt, vjet pa koncert nė Prishtinė
Pėrgatiten pėr koncertet nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e diasporė. Por vetėm nė Prishtinė jo. Pak e ēuditshme por “Etno Engjujt” kanė 7 vite, qė nuk kanė dhėnė asnjė koncert nė Prishtinė, pasi mendojnė se aty ku janė rritur nuk mund tė bėhen dot VIP. Gjithsesi studion e tyre e kanė nė Prishtinė, dhe nuk e mohojnė qė ėshtė njė vend frymėzimi, takimi, e burim parash kur bėhet fjalė pėr bashkėpunimet me kėngėtarėt e tjerė. Sapo kanė realizuar videoklipin e tretė tė albumit tė fundit me njė titull dialektor “Le pėr mua mama”, nė bashkėpunim me “Makiato band”.

Jana
20-07-08, 08:33
http://www.telegrafi.com/data/image/mihrijebraha01.jpg

Kėngėtarja Mihrije Braha, e cila nė ēift me Naim Abazin shquhen si njė familje e lumtur (tė paktėn ashtu lėnė tė kuptohen nga jashtė), gjatė njė bisede pėr “Bluetooth”, rrėfehet pėr pikėpamjet e saj pėr meshkujt.
Ajo shpesh bėhet nervoze pse femrat janė mė pak tė guximshme se meshkujt, pse ato nuk janė shpėrthyese nė kuptimin e mirė tė fjalės, ashtu si gjinia e kundėrt dhe pse nuk kėmbėngulin nė qėllimet e tyre. Megjithėse nuk do ta kritikojė edhe aq shumė gjininė tjetėr, nė njė farė mėnyrė shihet se i preferon ata pėr kurajėn qė kanė dhe pėr arritjet e tyre karshi femrave.

Kėngėtarja thotė se me Naimin ka njė raport tė shkėlqyer, sepse mė shumė se njė bashkėshort, atė e ka njė shok tė mirė dhe njė partner tė suksesshėm nė profesionin e njėjtė qė kanė tashmė prej njė jete. Megjithatė, ajo pranon se Naimi ėshtė ‘zot’ shtėpie, dhe shpesh herė i duhet t’i lėshojė pe, marrė parasysh natyrėn e tyre pėr tė arritur gjithēka qė duan.

“Fatkeqėsia ėshtė se nė Kosovė ka ende shumė raste tė dhunės nė familje, por besoj qė nė qendrat urbane nuk ėshtė edhe aq e shprehur. Kjo pėr mua ėshtė njė skizofreni. Meshkujt e tillė qė pėrdorin dhunė ndaj femrės, unė i quaj injorantė”, thotė Mihrija.

Ajo e di qė nė Kosovė nuk ka barazi gjinore, por nuk pret qė me kalimin e kohės meshkujt tė bėjnė ndonjė mrekulli. “Ėshtė femra ajo qė duhet tė jetė mė e guximshme, ta thotė dhe ta bėjė atė qė do dhe pėr tė cilėn ka tė drejtė. Femrat nuk duhet tė presin qė gjithmonė tė arrijnė diēka vetėm me pėrkrahjen e meshkujve, duhet tė kenė mė shumė siguri, sepse mund tė arrijnė mė shumė”, u bėn thirrje Mihrija atyre femrave qė jetėn e kalojnė nėn hijen e burrit.

Gjithsesi, nė fund ajo nuk heziton tė thotė sėrish se nė familjen e saj tė gjithė janė tė barabartė, dhe kjo si rezultat i edukatės familjare. Mihrije Braha njihet pėr kthesat e mėdha qė ka bėrė nė pamjen e saj, nė rrymat muzikore dhe gjithēka sa i pėrket anės vizuale.

Derisa nė vitet e mė hershme kėndonte kėngė popullore e veshur me fustane tė gjata, kohėve tė fundit ajo ka njė stil tė veēantė, dhe paraqitet gjithnjė e mė moderne. Vėrehet qartė kujdesi qė i kushton vetes, me flokė tė shtuar, thonj tė gjatė, minifunde, e makinė luksoze. Nga kėtu merret shkas edhe krenaria qė ka gjithmonė pėr burrin e saj, dhe tė kritikojė tė tjerėt qė nuk i pėrkrahin gratė e tyre pėr tė qenė mė tė suksesshme nė karrierė. E nėse dukja e saj ėshtė rezultat i guximit e kurajės, e jo thjesht nga mirėkuptimi i Naimit, atėherė vėrtet Mihrija duhet pėrshėndetur dhe duhet konsideruar si femėr e guximshme.

Mė herėt qarkulluan fjalė se mes Mihrijes dhe Naimit kishte njė krizė e cila po pėrjetohej keq. E pyetur rreth kėsaj ēėshtjeje, ajo u pėrgjigj mjaft e bindur: “Janė vetėm thashetheme. Njė artist gjithmonė ėshtė aktual dhe kur arrin pėrtej kulminacionit, del dikush tė flasė diēka jo tė mirė pėr tė. Madje mund tė them se fakti qė dukem bukur ėshtė edhe meritė e Naimit. Jam njė femėr me fat qė e kam. Ėshtė njeri i madh”.

Platori ėshtė djali qė ka lindur nga martesa e dy kėngėtarėve, me tė cilin Mihrije ėshtė mjaft e lidhur. Ajo ėshtė shprehur se para ēdo gjėje tjetėr nė radhė tė parė ėshtė Platori.

“Falėnderoj Zotin qė ai ėshtė nė linjė tė mirė, ėshtė inteligjent, ėshtė njė nxėnės i mirė dhe pėr momentin nuk kam probleme. Por tani qė po vjen faza e pubertetit kam dėgjuar nga plot nėna, qė kanė probleme me fėmijėt e vet. Mė besoni qė jam nė gjendje ta le edhe muzikėn, vetėm qė tė mos mė devijojė ēuni”.

Jana
20-07-08, 08:36
http://www.telegrafi.com/fo/vip/f.0718042215167_m.jpg

Genta Ismajli ka promovuar mbrėmė albumin e ri, “Zero Zero”, ku mysafirėve tė saj u ka servuar befasi tė ndryshme, duke filluar nga dashuria qė ajo hapur ia ka shprehur tė dashurit Milotit.
“Milot tė dua shumė”, ka thėnė ajo duke mohuar kėshtu thashethemet e gazetės “Tema”, tė Tiranės. Nė njė pyetje tė Telegrafi.com se ēka hanė, qė duket aq e bukur, kėngėtarja ka thėnė se konsumon mė shumė ushqim tradicional, sidomos flija.

Kurse nė pyetjen se kur i ka thėnė sė fundi herė “Tė dua” Milotit, Genta ka bėrė shaka, duke thėnė se kjo kishte ndodhur nė vitin 1994, kur ajo ka qenė vetėm 19 vjeēare, edhe pse nuk ka treguar se nė cilin vit ėshtė lindur.

Pėrndryshe, pėrveē spotit, Genta ka promovuar edhe kėngėn “Planet Me”, kėngė kjo e shkruar nga Kara Diogardi, e cila kėngė mund tė blihet nė internet nė adresėn www.gentaismajli.blogspot.com

Befasi tjetėr e Gentės ishte mėsuesi i saj i shkollės fillore, shoqet e saja gjatė kohės sė studimeve, dhe disa befasi tė tjera.

Jana
20-07-08, 08:38
http://www.telegrafi.com/fo/vip/f.0718043426619_m.jpg

Kėnga e fundit e grupit “Tingulli 3NT”, e cila ėshtė pjesė e albumit tė ri tė tyre, ėshtė njė ndėr kėngėt mė tė kėrkuara nė emisionin muzikor, “Top Koha Music”.
Kėnga “Kalle Kalle”, ka bllokuar email-in e prezantueses sė kėtij emisioni, duke e bėrė kėtė kėngė tė pakunkurrencė pėr vendin e parė, ka njoftuar njė burim i afėrt me KohaVision.

Po ashtu, mėsohet se Tingulli i 3NT ka shitur edhe njė numėr tė madh tė albumit tė tij tė fundit. Burime nga produksionet thonė se mė shumė se 8.000 kopje tė albumit tė tij janė shitur nėpėr pika tė ndryshme tė Kosovės.

Jana
20-07-08, 08:40
http://www.telegrafi.com/fo/vip/f.0718055906430_m.jpg

Edhe kėngėtari Blero duket se nuk do tė rrijė indiferent gjatė stinės se verės, pasi qė edhe ai ėshtė paraqitur me njė spot tė ri nėpėr mediat e Kosovės.
Blero ka promovuar spotin e tij mė tė ri nė programin e mėngjesit tė Radio Televizionit tė Kosovės. Kėngėtari ka thėnė edhe se teksti i kėngės ka pėr temė dashurinė, ashtu sikurse tė gjitha kėngėt e sotme.

Kėngėtari kosovar, i cili jeton nė Suedi, ka paralajmėruar edhe mbrėmje muzikore nėpėr pishina tė kryeqytetit si dhe nėpėr vende tė ndryshme bregdetare ku jetojnė shqiptarėt.