PDA

View Full Version : Kuriozitet - Qeni nė gjyq


LABI
31-07-08, 14:03
http://telegrafi.com/fo/fun/f.0729023916507_m.jpg


Njė qen ėshtė paraqitur nė njė gjykatė nė Indi, i akuzuar pėr prishje tė qetėsisė. Policia nė shtetin lindor indian, Biha ka kėrkuar veprime tė rrepta kundėr qenit pasi qė kishte kafshuar disa njerėz.
Qeni, me emrin Chhotu, ka pasur telashe me ligjin edhe mė herėt. Nė vitin 2003, njė gjyqtar ia kishte shqiptuar Chhotus dėnimin me vdekje.

Fqinjėt ishin ankuar se ai ishte ēmendur dhe kishte kafshuar disa njerėz. Por aktivistėt pėr tė drejtat e kafshėve arritėn tė ndryshojnė vendimin e marrė nga gjykata.

Chhotu herėn e fundit ėshtė paraqitur para gjykatės pėrplot njerėz nė qytetin Purnea.

"Gjykata ėshtė detyruar tė lėshojė njė letėrthirrje pėr qenin, sepse policia ka konstatuar se ai ėshtė njė kėrcėnim pėr qetėsin dhe ekziston frika se ai mund tė krijojė njė problem pėr rregullin dhe qetėsinė publike", ka thėnė zyrtari rajonal, Rajiv Ranjan.

"Pėrkundėr pranisė sė shumė njerėzve nė sallėn e gjyqit qeni nuk ka kafshuar e as lehur nė ndonjė prej tyre", ka thėnė avokati i qenit, Dilip Kumar Deepak, nė mbrojtje tė klientit tė tij.

Rasti gjyqėsor vazhdon dhe Chhotu ėshtė urdhėruar tė paraqitet sėrish nė gjykatė mė 5 gusht, sė bashku me pronarin e tij, tė venė e pafėmijė, Rajkumari Devi.

"Chhotu ėshtė mbrojtėsi im i vetėm dhe unė e kam rritur sikur tė ishte fėmija im", ka thėnė ajo, duke shtuar se qeni i ka kafshuar vetėm ata persona tė cilėt kanė dashur tė futen me dhunė nė shtėpinė e saj.


Huazuar nga Telegrafi.

mentor*
01-08-08, 19:28
ev labe qe nuk po mendon per radovan karadzicin ket se kame bere me mende ahahahhaahha