PDA

View Full Version : Tirania Shumicės & Elitat


LABI
24-08-08, 21:32
Tirania Shumicės & Elitat

Ne vazhden e titujve te sjellura dhe shqyrtimeve tė bėra per dhe mbi demokracinė vend te vecant zė dhe tematika dhe koncepti i V. Parettos mbi “Tiranine e shumicės”…. Vrejtja kryesore qė i bėhet modelit tė demokracisė sė pėrfaqėsuar nga kritikėt ; Atė nė njė mėnyrė e akuzojnė pėr krijimin e diskriminimit ndaj qytetarit , duke vendosur tė tjerėt nė emėr tė tyre , pavarėsisht qė ata i kanė votuar… kjo nė njė mėnyrė duke zgjedhur pėrfaqėsuesit e institucioneve krijon elitat dhe kjo qonė nė zvoglimin e distancės sė komunikimit nė mes atyre qė qeverisin dhe tė qeverisurve. Vlenė tė theksohet se edhe Sartori pėrmend qė akuza qė i ėshtė bėrė demokracisė vertikale siq e quanė ky , si ėshtė e mundur qė komanda e shumicės tė kthehet nė komand tė pakicės ?
Tani do t’jepja sqarimin se nė cka mendon Sartori kur thotė vertikalitet , ky vlerėson se politika gjatė pjesės mė tė madhe tė kohės ka tė bėjė me mendimin vertikal dhe demokracia vertikale ėshtė sistem qeverisės: “ prandaj ka ardhur koha qė ta shikojm demokracinė si njė sistem qeverisės dhe mė nė pėrgjithėsi strukturimin vertikal tė demokracisė; nė qoftėse demokracia elektorale pėrmbledhė nė mėnyrė tipike strukturėn horizontale tė demokracisė, shprehja ose kthimi i saj vertikal ėshtė demokracia pėrfaqėsuese”
Le tė sqarojmė se si Sartori e sheh vertikalitetin ku shumica shėndrrohet nė pakicė dhe atė e sheh si njė proces qė kalon nė stade . Nė stadin e parė pėrmend elektoratin tė cilėt zgjedhin kandidatėt e vetė , e qė paraqesin njė pakicė nė raport me elektoratin. Stadi tjetėr nga ajo pakicė e kandidatėve zgjedhet prap njė pakicė tjetėr, gjegjėsisht njė qeveri e qė janė edhe mė pak . Dhe stadi tjetėr nga kjo qeveri nė fund mbetet nė krye tė saj mbetet vetėm njė individ .Pėrkundėr kėsaj Sartori thot se nuk u tradhėtua demokracia . Lidhur me kėtė qė cekėm mė lartė do tė pėrmendja njė pėrkufizim tė Shumpeter-it , se: “demokracia ėshtė sundim i politikanit dhe jo i popullit”. Nga kjo qė pėrshkruam mė lart John . S. Milli thotė se : “demokracia nuk ėshtė forma mė e mirė e qeverisjes” . Bazuar pikėrisht mbi vertikalitetin qė pėrmendėm Milli vlerėson se populli nuk mund tė mėsohet kurr tė vihet vet nė njė pushtet tė centralizuar, madje i druhet shumė rrezikut tė njė “legjislacioni klasor” qė krijohet nga parimi i shumicės.
“Kur e mendojm demokracinė si qeverisje tė shumicės, ka mundėsi qė pushteti i qeverisė tė vihet nėn kontrollin e grupeve ose klasave tė interesit dhe kjo qonė nė tjetėr politikė , nga ajo qė ndiqet nė objektiv tė paanshėm nė interes tė tė gjithėve”. Problemi nė kėtė rast quhet tirani e shumicės .
Ėshtė i nevojshėm sqarimi i saj sepse do tė na ndihmonte tė kuptojmė mė mirė sistemin presidencial dhe parimin funksionues tė tij kur tė sqarojmė mė pas
A.Tokvili , sikurse J.S. Milli , e tė tjerėt pas tij studijuan kushtetutat dhe burokracinė amerikane nė veqanti. Ai ka qenė shumė i preokupuar me cėshtjen e barazisė dhe nė veqanti tė botės politike, dhe ky ofron kėtė mundėsi pėr barazinė nė botėn politike: “Ka vetėm dy metoda nėqoftėse duhet vendosur barazi nė botėn politike, ose tu jepen tė gjithė qytetarėve tė drejta, ose tė mos i japėsh tė drejta asnjė njeriu. Pėr kombet qė kanė arritur njė sistem shoqėrore si politikanėt ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrosh njė rrugė tė mesme midis sovranitetit tė plotė tė popullit dhe absolutizmit tė njė njeriu tė vetėm .Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se sistemi shoqėrorė qė pėrshkruhet mund tė ketė si njėrėn pasoj politike ashtu dhe tjetrėn”.
Tirania shumicės ėshtė njė problem serioz i demokracisė , Sartori duke interpretuar Tokvillin kėte e sheh nė tri kontekste : kushtetues , elektoral , shoqėrorė.
a) Nė kontekstin kushtetues, tirania shumicės ėshtė shkelje e tė drejtave tė pakicės e qė nė fakt ėshtė zbatimi absolute i parimit mazhiritar .
b) Nė kontekstin electoral, pakicė janė ata qė nuk zgjedhin askėnd . Pra nė votime pakica si tė thuash nuk ka tė drejta . Humbėsit eliminohen dhe kaq , pamarrė parasysh nėse kanė 49% tė rezultatit nė raport me 51% fitues .
c) Nė kontekstin shoqėrorė tirania shumicės sėrish ndrron kuptimin . Siq duket Tokvili dhe Milli janė nė kurs te njejet ketu , qė tė dy me tirani tė shumicės , kishin parasysh njė shtypje tė shoqėrisė mbi individin .
Si Tokvilli ashtu dhe Milli kėsaj forme i kushtuan shumė rėndėsi sepse ishin tė pėrqėndruar nė lirinė e mendimit, tė alarmuar nga tirania mbi opinionet frigoheshin qė pushteti i shumicės mund tė reflektohej edhe mbi mendimin dhe lidhur me kėtė edhe vet Sartori tėrheqė vrejtjen se shek: XX ėshtė karakterizuar nga njė tirani ideologjike.
Sartori tiraninė e shumicės preferon ta quaj “tirani e numrave” . Ky thot qė mė shumė i pėrgjigjet kėshtu, ndonėse shton qė numrat japin forcė , por jo edhe legjitimitet. Pėr tė theksuar mė shumė : “ hėpėrhė , e ndjejė tė nevojshme tė them se shprehja tirania e shumicės, nuk duhet tė na bėnė tė mendojm se shumica elektorale mund tė tiranizoj”.
I frigėsuar nga mundėsia e keqpėrdorimit tė lirisė dhe nga mospėlqimi qė kishte ndaj parimit tė shumicės, shprehet , Monteskje : “ unė mendoj se tė thuash qė shumica ka tė drejtė tė bėjė q’tė doj me qeverisjen e vendit ėshtė e neveritshme dhe e pabesė. Kur shpėrdorohet liria politike, mund tė shkatrroj rendin dhe qetėsinė nė shoqėri, ta vėrė pronėn nėn kontroll dhe tė qoj nė humbje tė jetės sė njerėzve, duke kaluar kufijt e arsyes dhe drejtėsisė”.

LABI
24-08-08, 21:36
Elitat

Tani le t’i kthehemi trajtimit tė elitave tė cilat konsiderohet qė krijohen si tė tilla …(nė kontekst tė shqyrtimit tonė pėrshkak tė zvoglimit tė distancės sė komunikimit nė mes atyre qė qeverisin dhe tė qeverisurve).
V.Parretto i quan elita, shtresa tė zgjedhura, grup me shumė rezidume supreiore siq thotė, klasė e mė tė suksesshmėve: “duke numruar nė elitė , gjith tė suksesshmit me cilėndo fushė. Parettoja numron si elitė , intelektualėt mė tė aftė, avokatėt, mjekėt, e politikanėt mė tė zot , ushtarakėt mė tė shquar, por jo vetė kėta . Ky pėrfshinė nė elitė edhe mashtruesit mė tė mėdhenjė, hajdutėt mė tė shkathėt, laviret mė nė zė”.
Kėto klasa Sartori preferon t’i quan “pakica kontrolluese” , pėrshkak tė pushtetit kontrollues qė kanė, ndėrsa Dahll-i i quan “ ruling elita”.
Sartori thot: “njė grup ėshtė kontrollues sepse qėndron <lart> . Ėshtė i tillė, sepse pėr tė arritur lart duhet pushtet dhe , anasjelltas, pushteti rrjedh nga tė qenit lart”
Duke cituar Giddensin edhe Veberi i kushton rėndėsi udhėheqjes nė demokraci, dhe sistemi i tij i preferuar ėshtė < elitizėm demokratik > . “ Ai argumenton se sundimi nga elitat ėshtė i pashmangshėm dhe mė e mira qė mund tė shpresojmė ėshtė qė kėto elita tė pėrfaqėsojnė me sukses interesat tona dhe qė kėte ta bėjnė nė mėnyrė tė urtė dhe novatore”. Mbi kėtė bazė Paretto i ndanė elitat nė : elita sunduese (qeverisėse) , dhe jo-sunduese ( sociale – shkencė , kulturė , art).

Dhe pse-hi i ndodhjes “lart” nė kontekstin e temės qė e trajtojm sipas Parettos rrjedh nga e drejta popullore qė e fitojn nė zgjedhjet e lira dhe konkuruese .
“Duke ju pėrmbajtur Makiavellit edhe ky i ndanė elitat politike nė dy familje : tė luanėve ( qė parapėlqejnė brutalitetin dhunėn dhe forcėn) dhe tė dhelprave ( qė parapėlqejnė tė qeverisin me zgjuarėsi , bindje, mbrehtėsi , dinakri)” .

Ndarjen e elitave duke ju referuar Makiavelit pėrmenda pėr faktin qė Paretto-ja i kushton rėndėsi pushtetit dhe mėnyrės sė marrjes sė tij dhe sidomos ruajtjes, dhe lidhur pėr kėtė: “pėrdorimi i forcės ėshtė detyrė kryesore e klasės sundues”.
Kėtu do tė ndėrlidhėsha me “teorinė e qarkullimit tė elitave” . Paretto-ja vlerėson se elitat bijnė nga pushteti kur tė bėhen tė paafta tė mbajnė vetėn nė pushtet , prandaj edhe thot se se nuk duhet shtrohet pyetja nėse duhet apo nuk duhet tė pėrdorėt forca nė mbajtjen e elitės nė pushtet. Paretto vlerėson ajo elitė qė heziton ta pėrdorė forcėn bjen nga pushteti dhe rrezikohet nga pala kundėrshtare e elitave e cila nė fakt pėrdorė forcė qė ta rrėzoj nga pushteti .

Moska flet pėr dy forma tė qarkullimit tė elitave , pėr qarkullimin aristokratik dhe demokratik . “Qarkullimi aristokratik ėshtė i vėshtirėsuar , i ngadalshėm, karakterizohet nga monopolizimi i pushtetit dhe mbyllja e izolimi i sunduesve . Kėtu ėshtė mė i madh pėrmbysja nga revolucioni. Qarkullimi demokratik ėshtė mė i shpejt , mė leht ngrihen individ nga masa nė radhė tė klasės sunduese. Por edhe kėto nuk duhet tė teprohet, sepse nė rastet ekstreme kur qarkullimi ėshtė shumė i shpejt, bėhet i pamundur krijimi i njė rendi dhe i njė structure shoqėrore”
Moska duke analizuar kėtė sistem vertikal tė tė sunduarit nga ata qė janė lart zbulon piramidėn tė cilėn e quan “oligarki”. Kėshtu duke cituar Sartorin , sipas Moskės tė gjithė qeveritė gjithėmon dhe kudo janė oligarki. Ndėrsa pėr piramidėn qė gjeti Moska , Sartori thotė : “ meqenėse nė botėn reale ēdo sistem politik kėrkon vertikalitet, <shtet dhe struktura komandimi>, thotė se atėherė kemi njė hierarki shtresėzimesh (strat-arki) qė ka pėrherė formė piramide”.
Mė tutje ky i fundit vazhdon se ėshtė fakt se sot e kanė qė tė gjithė nė gojė elitarizmin , duke e paraqitur e denoncuar si diskriminues, por demokracia “e mirė” do tė duhej tė ishte njė meritokraci e pėrzgjedhur , dhe nė rrafshin pėrshkrues demokracinė e definon “ poliarki pėrzgjedhėse” , kėte e mbėshtet nė : zgjedhje, pėrzgjedhje, elitė. Ndonėse edhe brenda tyre, Sartori i identifikon tė mirat dhe tė metat”.
Pa teorinė e njė autori do tė ishte paksa e vėshtirė tė kuptohej funksionimi i demokracisė, e ky ėshtė Shumpeteri.
Sartori e quan i ati i teorisė konkuruese, sipas tij kjo teori ka arritur tė shpjegoj mė sė miri prodhimin e demokracisė, ndėrsa konkurimin Shumpeteri e quan metodė demokratike. Pra : “lufta e konkurrencės prodhon responsivensė, ndjeshmėri apo mirėkuptim. Dhe kjo ndjeshmėri ėshtė burma qė venė nė lėvizje gjithė makinėn nė interes tė demosit”.
Mbi pikėpmajet e Shumpeterit mund tė pėrfundojm se , natyra konkuruese nė sistemet demokratike tė grupeve me interesa tė kundėrta bėnė qė kjo konkurrencė supozohet tė ndalon rėnjėn e pushtetit plotėsisht nė duart e njė grupi ose klase.
Pėrshkak tė problemeve tė tilla dhe mundėsisė sė koncentrimit tė pushtetit nė duar tė individit ose grupeve tė ndryshme, mendimtar tė ndryshėm gjatė historisė janė pėrpjekur qė tė gjejnė sisteme tė cilat do tė ishin tė tilla qė jo vetėm nuk do tė lejohej monopolizimi i pushtetit por edhe do tė ketė kontroll tė tij.
Mendimtar si Ruso, Hobsi , Loku, Moteskje , Tokvilli dhanė njė kontribut tė pazėvendsueshėm mbi krijimin e sistemeve ku pushteti do tė ishte i ndarė i kontrollueshėm dhe kushtimisht i pamonopolizuar. Lirisht mund tė themi se mbi idetė e tyre tė shėndosha u ndėrtuan dy nga vendet qė janė shembull tė demokracisė kushtetuese bashkohore , keto janė SHBA dhe Britania e Madhe.

jadore
26-08-08, 10:25
nga kjo analize studimore lidhje me rangun e hierarkise me te larte te shoqerise te quajtur Elite pasi mendova mire e mire dol qe shtresa akuale qe vepron dhe prezentohet apo dhe imponohet ne shoqeri momentalishte tek Ne , as per se aferti nuk e mban kete epitet ..
perkunder kesaj nuk do te thote qe shoqerija Kosovare nuk ka nje shtrese elitare , ajo gjindet dhe ka vleren e saj por ne dekadat e fundit eshte e distancuar nga sharllantizmi qe vepron ketu .. ,
p.s.
per mua personalishte ,pa marr parasysh sdudimin dhe gjenezen e kesaj fjale , antare i nje elite quhet ai person qe deshmon me vleren qe deshmon dhe i kontribon shoqerise ..
shembull ,
nuk mund te quaj elit apo very important person , nje fuksionar qe rastesshte u qend ne poziten qe ka dhe as shkronjat e analfabetit te gjuhes ame nuk i lidh dote , ..distancohem nga e gjithe kjo ..qofte ai Thaqe , Ramush , apo apo ...( eh te Rugova bejme perjashtim , jo per aftesine e menegjimit te politikes se tij , por per ate si individualist dhe titullit akademik te tij ne sferen e letersise , pra politikan i imponuar po akademik ) tjeret nes jane nuk veprojne aktualishte , sa mund ti njohim si vip-a, kur nuk aktivizohen ..!!!
nima , mu kujtua , ka qofte edhe nje te vetem ketu ne Kosove , nje politikan qe u shkollua ne drejtimin perkates dhe qe diapazoni i intelektit te tij mbulon te gjitha fushat e jetes shoqerore .... !!dhe nese ka ju garantoj qe perditeshmerine e kalojne nen hije te distancuar nga aktualiteti kohore duke lexuar shtypin ditore ..
nuk mund te quaj elite te shoqerise per kontributin ne kulture nje Mede , Nore , nje Gjyste apo si quhen tjeret , , askushi dhe asgje jane sa dij une , per mua jane vetem persona argetues qe punen e tyre e kembejne ne te mire materjale personale ..ku mbet elita e shkolluar e keti drejtimi te kultures .. me siguri rropatet me mbiegzistencen sa qe as i kujtohet qe te ekspozohet dhe te nxit ne levizje rrotacionin e kultures ..mbaj mend si femi ne kishim dhe drejtimin e baletit nje kohe , ..atehere kur intelektualet e pare dhe te vertet ishin vertet te etur te zhvillojne kulturen tek ne te jemi dhe ne pjese mondane e vleres ..
nuk mund te quaj as elite ,gjithe stafin e cirkuzgjinjeve , lece, qumil ,stupca e hajgaragjinje te tjere .. kur ata as vete nuk i dine as degjuar per nje rregull dhe me te thjeshtin te miresjelljes ne bonton se lere me shume ..
pak me mire si duket qendron me art situata , nuk kane perkrahje nuk aktivizohen te pakten nuk mund te falsifikojne dhe lakojne emrin antare elite ..
ah , harrova nuk mund te quaj as shtrese elitare e as vip, perfaqesueset e bukurise tek ne sespe nuk jane asgje tjeter veqse nje cope trup i stolisur nga sharllatanat e mjerimit ne tregetine dhe marketingun kosovare te quajtur bisnismenn,
sa mund ti quaj biznizmenet kosovar elit te ekonomis se nje vendi ,kur dy gur bashke nuk i lene duke i rrotullisur ne format e manipulimit dhe genjeshtres se paligjshme ..
cfare absurditeti po jetojme-a, del qe ne asgje nuk kemi me vlere ketu , po ajri qe e marrim sa eshte i vleresuar sepse dij qe vetem toka si vlere dhe materjal eshte origjinal ....ketu tjeter strukture elitare qe ka vlere nuk shof ..!!!

LABI
26-08-08, 12:06
nga kjo analize studimore lidhje me rangun e hierarkise me te larte te shoqerise te quajtur Elite pasi mendova mire e mire dol qe shtresa akuale qe vepron dhe prezentohet apo dhe imponohet ne shoqeri momentalishte tek Ne , as per se aferti nuk e mban kete epitet ..
perkunder kesaj nuk do te thote qe shoqerija Kosovare nuk ka nje shtrese elitare , ajo gjindet dhe ka vleren e saj por ne dekadat e fundit eshte e distancuar nga sharllantizmi qe vepron ketu .. ,
p.s.
per mua personalishte ,pa marr parasysh sdudimin dhe gjenezen e kesaj fjale , antare i nje elite quhet ai person qe deshmon me vleren qe deshmon dhe i kontribon shoqerise ..
shembull ,
nuk mund te quaj elit apo very important person , nje fuksionar qe rastesshte u qend ne poziten qe ka dhe as shkronjat e analfabetit te gjuhes ame nuk i lidh dote , ..distancohem nga e gjithe kjo ..qofte ai Thaqe , Ramush , apo apo ...( eh te Rugova bejme perjashtim , jo per aftesine e menegjimit te politikes se tij , por per ate si individualist dhe titullit akademik te tij ne sferen e letersise , pra politikan i imponuar po akademik ) tjeret nes jane nuk veprojne aktualishte , sa mund ti njohim si vip-a, kur nuk aktivizohen ..!!!
nima , mu kujtua , ka qofte edhe nje te vetem ketu ne Kosove , nje politikan qe u shkollua ne drejtimin perkates dhe qe diapazoni i intelektit te tij mbulon te gjitha fushat e jetes shoqerore .... !!dhe nese ka ju garantoj qe perditeshmerine e kalojne nen hije te distancuar nga aktualiteti kohore duke lexuar shtypin ditore ..



Ne kontekstin e jetes politike ne Kosove nocioni i elites dhe elitarizmit - nuk eshte relevant (MUND T'BEHET FJALE PER KLASE POLITKE, por jo dhe per ELITE) ... Por, nuk gaboj dhe nese them qe ky lloj emertimi eshte i pa pershtatshem. jo adekuat ( i paqelluar) dhe per rrafshet tjera te jetes shoqerore (arte, muzike, film).

Te thuash kemi elite shkencore , eliten juristve, eliten e avokateve, eliten e artisteve ( cilet jane ?!) Do t'thote te kesh te miret ,e me te mireve (te shkenctareve, e juristeve, avokatve, shkrimtareve , artisteve etj). E kjo ne Kosove eshte e paket, dy, tre apo dhe fare hiq ne cdo fushe ..:rolleyes:
Te flasesh per Elita, per nje kontekst shoqerore qe ka kalu , posedon universitet qe 400 vite , apo 200 vite shtetesi , do kishte nje fare sensi !!!


Mendohet qe tre faktore jane percaktues, determinant te emertimit dhe dallimit te ELITAVE , nga format tjera te stratifikimit shoqerore ( nga klasat ). Keto jane :

Pasuria – mendohet ne pasurin e patundeshme , nje njeri qe eshte i pasur ai imponohet paraprakisht si individ apo si grup shoqerore.

Pushteti – eshte nje forc e individit ( forc morale , ligjore, profesionale) segment i rendesishem per te caktuar stratifikimin , nese keto dyja perputhen atehere njė grup do te jet i perkrahur, do te ket me shume pushtet .
Me pushtet nėnkuptojm shkallen deri tek e cila individet apo grupet shoqerore mund tu imponojne vullnetin e vet te tjereve me pajtimin apo pa pajtimin e tyre . Lloj imponimi kur dikush ta imponon me apo pa vullnetin tend , qe ta akceptosh njė gje me forcen e pushtetit.

Prestigji respekti ne shoqeri (autoriteti i gezuar - jo i privilegjuar ...)

Kur keto tri elemente piketakohen tek nje njeri apo grupe personash/njerzish , atehere mund t'konstatojme qe ekziston nje forme e caktuar e elite .


NJE FISNIK, BUJAR I VARFER MUND QE PER NJE KOHE TA RUAJ RESPEKTIN-AUTORITETIN-PRESTIGJIN QE GEZON NE SHOQERIN KU JETON DHE E RRETHON ... NDERSA, PSEUDO-BIZNIMENET , PERFITUESIT DHE PASANIKET e BEME BRENDA NATES ---> VUAJN, JANE TE ETUR PER PRESTIGJ (pushtet dhe autoritet)... DHE KETA DO BENIN C'MOS, DO PAGUANIN CFAREDO CMIMI QE JU AFROHET VETEM , E VETEM QE T'A PERVETESOJN (blejne) RESPEKTIN/PRESTIGJIN... POR , SIQ DIHET JO CDO GJE BLEN PARAJA. DHE JO CDO RAPORT , MARDHENIE, SHERBIM KRYET ME APO PER PARA !!

Zakonisht keta "hiq" biznismenet dhe politikuajt e vuajn , e kane komplekse kete fare puneN , faktin(vetdijen) per veten "e te qenit hiq" ... Dhe kjo ju shkakton nje konflikt, ankth , trishtim , gerrdi , brenda perbrenda , per veten ... Pasuria s'e zevendeson , s'e kompenzon , s'e blen dot respektin , prestigjin e shoqerise, qytetareve..